E enjte, 28.03.2024, 06:14 PM (GMT)

Mendime

Lavdrim Lita: Anija e “hidhur” e arratisjes së refugjatëve

E marte, 11.09.2012, 07:04 PM


Anija e “hidhur” e arratisjes së refugjatëve

Nga Lavdrim Lita

Me 8 gusht të 1991: një anije me 20 mijë persona dhe 10 mijë tonelata sheqer kubanez në barkun e saj prek portin e Barit.  Anija nisej nga Shqipëria dhe quhej “Vlora”.  Bërtitjet: “Italia”, “Italia” çajnë rrugën përmes kanalit të Otrantos dhe duart e shumë njerëzve ngrihen lart në shenjë fitoreje, më pas disa prej tyre zhyten për të kapur bankinën e portit: është fillimi fundit, ajo i fitimit të të drejtave njerëzore pas 50 vitesh obskurantizëm komunist. “Anija e ëmbël” është titulli i një dokumentari, me regjisor italianin Daniele Vicari që fitoi në festivalin e filmit Venecias çmimin “Passineti” për dokumentarin më të mirë jashtë konkursi dhe pati 10 minuta duartrokitje.  Një film i fortë emocional, i thellë në aspektin e imazheve, i nevojshëm. Sipas gazetave italiane “historia e zbarkimit të shqiptarëve në brigjet e Barit 21 vite më parë rikthehet për të jetuar në ekranin e madh. Kjo është meritë e një regjisori si Daniele Vicari, i cili në këtë fazë të krijimtarisë së tij, duket i kujdesshëm për të qëmtuar historinë bashkëkohore italiane dhe hijet e saj”. Nga ana e tij, regjisori pugliez Vikari thotë se “në vitin 1991 isha 24 vjeç. E kujtoj ardhjen e “Vlorës” si një kataklizëm mediatike. Një ngjarje mbresëlënëse: imazhet e arkivave edhe sot të kallin tmerrin. Më janë ngulitur në kokë pamjet që shihja në kronikat e lajmeve ndërsa ndodhesha në barin e nënës sime. Ai zbarkim shënoi fillimin e një revolucioni socio-kulturor të përmasave të paimagjinueshme”.

Përtej fitores së çmimin prestigjioz në festivalin e filmit në Venecia, filmi prek plagën e hershme  të emigracionit shqiptar që ka qenë një aventurë sado e vështirë me fund të lumtur që brenda kishte një dhimbje të paparë të njerëzve në kërkim të lirisë dhe demokracisë. Mungesa e lirisë e dhe shtypja e organizuar përmes frikës dhe dhunës nga regjimi komunist ndrydhën njerëzit në një burg kolektiv ku vetëm arratisja po masive çndrydhte shpresën nga vargonjtë e mjerimit material. Personalisht kam parë grupe njerëzish që niseshin në këmbë nga Tirana për në Durrës sepse kishin marrë vesh se porti ishte hapur dhe njerëzit po largoheshin drejt një jetë më të mirë.

Pavarësisht mirëpritjes së njohur mesdhetare të të huajve, po ashtu dihet dhe problemet e njohura të transferimit të refugjatëve shqiptarë, sipas modelit kilian të Pinoçetit, në stadiumin e San Nikola të Barit dhe trazirave brenda saj. Sigurisht qyteti i Barit dhe Italian nuk ishte e përgatitur për këtë eksod me përmasa biblike të dëshpëruarish. Kryebashkiaku Enrico Dalfino atëherë propozoi sipas stilit të emergjencave civile ngritjen e çadrave pritëse në Port, por autoritet qendrore në Romës vendosën në mënyrë të çmendur t’i mbyllnin 20 mijë njerëz të uritur e të etur, në stadium. Dihet pastaj që struktura u kap nga disa banditë që grumbullonin ushqimet dhe nuk vonoi revolta me policinë. Në fund vetëm 1.500 vetë ia dolën të fiton statusin e azilkërkuesi, pasi një pjesë e mirë e refugjatëve u kthyen në Shqipëri me avionë shtetërore që në nisje u thoshin do t’ju çojmë në Romë ndërsa përfundonin në Rinas.

Sidoqoftë njëzet vjet më pas arrijmë të kuptojmë jo vetëm sjelljen e autoriteteve italiane, por mbi të gjitha arrijmë të kuptojmë nevojën për të zgjeruar lirinë dhe punuar për demokracinë si një domosdoshmëri per një jete dinjitoze.



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora