E merkure, 24.04.2024, 06:15 AM (GMT+1)

Mendime

Blerim Rrecaj: Shkurt e shqip

E hene, 10.09.2012, 07:13 PM


Shkurt e shqip?

Nga Blerim Rrecaj

Këtij shkrimi ia nis sikurse një loje. Pa të shohim se çfarë do të dalë e çfarë do të zë ngoje. Dhe fillimisht rendis vertikalisht ca elemente për të thurrur më pas fjalë, a fjali horizontale: analiza a komente… Të filloj(më) diç të them e diç të thomë. Për kodin (telefonik të )e bashkimit nën avujt e mjegullës, flakëve a tymit. Për fundin e mbikëqyrjes së pavarësisë, për zgjatjen e mandatit të Eulex-it a për peticionin kundër privatizimit të Trepçës, PTK-së e KEK-ut. Për spotin e Rita Orës,(Brad Pitit athue i hahet buka a i hahet pitja…) për lotët e saj, mungesën e shiut a ankesat e bujqëve , për ndonjë bletë që kullot luleve aty ku duhet apo për një shoqe të saj që kullot nëpër perdet e sallonkuzhinës dhe për “Lumin e Vdekur”. Për një jetë që vazhdon dhe një stinë që mbretëron. Për kombëtaren që nisi mbarë dhe për ndeshjen e radhës ku luajnë siç thanë jo njëmbëdhjetë po gjashtëmbëdhjetë shqiptarë. Për amnistinë në Dubravë dhe fjalët e bacës Adem për burgun e vogël dhe për burgun e madh. A është ma mrenda jashtë se ftohtë, jashtë  ma mbrenda a ma mbrenda jashtë, për një mori kundërpërgjigjesh, reagimesh e sqarimesh e për fjalën: Nxjerr një kashtë e dalin gjashtë. Për krenarinë dhe marrëzinë e për ditët që po ecin dhe për ato që po vijnë.  Për renovime, riparime, për investime të qëlluara e për investime kot-ësh dhe për turbulenc a e vlime. Këtë a mos e thashë pak përnjëmend e pak me mahitje, por me gjithë aktualitetin a nuk ishte e tëra një ripërsëritje…Me fjalë fëmijësh pse mos ta përfundoj këtë shkrimth-lojë: Përndryshe-dallëndyshe… E çka ka të re- maca plle…



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora