E premte, 29.03.2024, 12:13 PM (GMT)

Mendime

Ismet Uka: Diskriminohen pensionistët

E diele, 09.09.2012, 05:27 PM


Të drejtat kushtetutare dhe legjitime të pensionistëve,  parlamenti dhe qeveria i kanë futë si në lojë pingpongu!

Nga Ismet Uka,  Vushtrri - Ish punëtor i Kombinatit Trepça

Pensionistët kontribut pagues të Kosovës me pa durim e kanë prit seancën e 6 shtatorit të vitit 2012 duke menduar që institucionet e Kosovës diskriminimin që janë duke e ber ndaj pensionistëve të Kosovës, me aprovimin e ligjit për pensione këtij diskriminimi institucional të deri tanishëm kanë vendos mej dhanë fund, dhe pensionistet e Kosovës të trajtohen si masë kushtetute e ligji.

Mirëpo fatkeqësisht nuk ndodhi ashtu, këto dy pushtete legjislativi edhe ekzekutivi i Kosovës në seancën e 6 shtatorit te vitit 2012, edhe se qeveria ligjin e solli në parlament për ta aprovua fare pa e përmirësuar ashtu qysh i kishte propozua parlamenti,  dhe ja kishte kthye ne rishikim dhe përmirësim dhe përshtatje të nevojave të kësaj kategorie qeveria le që se kishte krye punën e vet por në nenet ku e kishte prek ligjin e kishte ber ligj diskriminues mbi baza nacionale. Tani grupet parlamentare gjëja se të zhgënjyera, me punën e qeveris dolën me propozim se ligji ne fjalë të prolongohet për debat në ndonjë seancë tjetër, dhe ky propozim i grupeve parlamentare u aprovua, duke ua shuar shpresën pensionistëve se diskriminimi institucional ndaj tyre dot pushoj së vepruari.

Diskriminimi institucional ashtu qysh, po veprohet me pensionistë të Kosovës na bën të kuptojmë se njerëzve në krye të këtyre institucioneve ju mungon etika njerëzore, humane dhe morale. Sillja në ketë mënyrë ndaj njerëzve që e dhanë shëndetin për ndërtimin e zhvillimin e Kosovës, shkollimin e gjeneratave që bash sodë disa janë në institucione e tu shkelen të drejtat e pensionistëve,  kushtetuare dhe legjitime duhet ta kenë të çart se këto institucione vet janë duke e ushqye krimin e organizuar institucional kundër pensionistëve në radhë të par dhe ndaj kategorive tjera dhe sjellja në ketë mënyrë e rrënon çdo shpresë të qytetarit të Kosovës se vërtet jemi duke e ndërtuar një shtet legjitim dhe demokratik që pik synim e ka mirëqenien e qytetarit të Kosovës.

Lojën e grupeve dhe grupacioneve në ministrin për punë dhe mirëqenie sociale, që janë duke e ber kundër pensionistëve dhe nuk i merr parasysh as rekomandimet e parlamentit, por këto grupe i hyn edhe një, diskriminim, tani edhe më të vrazhdët mbi baza nacionale na jep të kuptojmë, se institucionet tona në këto veprime nuk i dhanë llogari e as përgjegjësi askujt por brenda tyre ekziston një anarki e rrezikshme që nga kjo anarki e instaluar në parlamentin e Kosovës dhe qeveri, janë duke pësuar kategori qytetaresh ku në rastin konkret nga institucionet e Kosovës parja e pensionistëve është duke u keqpërdor dhe në vend që të përgjigjet ministri para parlamentit, pse nuk e ka krye shërbimi i ti punën e vet të rekomanduar .Deputetëve ju erdh më letë që të propozohet prolongimi i ligjit për një seancë tjetër dhe problemi i pensionistëve të hedhet prapë në toborrine diskriminimit institucional kundër tyre.

Pra të drejtën kushtetuare dhe legjitime të pensionistëve të Kosovës, parlamenti dhe qeveria e Kosovës e kanë shenduar në lojë pingpongu, qeveria e qon ligjin në parlament parlamenti në qeveri, prapë qeveria në parlament prapë parlamenti në qeveri e në ketë lojë institucionale po bahet diskriminim ndaj një kategorie njerëzish që shëndetin e tyre e dhanë duke e ndërtuar Kosovën dhe duke i nda mjetet , në para që ti harxhojnë në ditët e pleqërisë. Prandaj pensionistet nuk janë duke kërkuar lëmosh po,  po i kërkojnë parat e veta që ju takojnë me ligj e kushtetutë, institucionet sa ma par duhet të hjekun dorë nga diskriminimi, i kësaj gjenerate të ndrit të Kosovës.



(Vota: 3 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora