E premte, 29.03.2024, 06:38 AM (GMT)

Mendime

Alban Voka: Forumi i majmunëve me hundë të përgjakur

E diele, 09.09.2012, 07:04 PM


Forumi i majmunëve me hundë të përgjakur

(Pamflet amoral për dështakët e Internetit)

Nga Alban Voka

U lele hunda!

Nja 200 vjet më parë, gjatë konvertimit të shqiptarëve të Shipkovicës nga krishtërimi në islamizëm, në kohën kur mungonte kleri islamik në atë fshat, u bë një skandal qesharak në xhami, sepse shqiptarët vrrullmëdhenj e me karakter që faleshin vertikalisht në kishë, tani duhej të shndërroheshin në gra, duke ngritur vithet përpjetë gjatë ceremonisë së faljes. “Ej xhemat! Çka do them unë, thoni edhe Ju! Çka do bëj unë, bëni edhe Ju!” Kështu pat thënë hoxha asokohe, kur Dinin e bënë Xhemaludin, Palin Selam dhe Danin Ramadan, kur nuk kishte qylima në xhami. Në kohën kur hoxha ra në sexhde me vithet përpjetë, i hyri hunda mes dërrasave të çara, dhe në vend që të bërtasë “Allahuekber”, bërtiti “U lele hunda!” Dhe kështu, pas tij të gjithë filluan të bërtasin “U lele hunda!”.

Dhe ç’ndodhi më tej? Herën e dytë kur ra në sexhde, në rradhën e parë të xhematit, ishte edhe një kosovar i cili e kishte futur cigarallëkun e gjatë në jakë të lurkës. Dhe me rastin e përuljes me kryen në sexhde, cigarallëku u mbështet mbi vithet e hoxhës, hoxha i fyer u kthye e ia mëshoi kosovarit një shuplakë, dhe meqë pat thënë “Çka do bëj unë bëni edhe Ju”, u kthyen të gjithë nga rendi i parë duke ua mëshuar nga një shuplakë atyre të rendit të dytë, dhe shuplakat arritën deri në rendin e fundit. Si mund të shpjegohet titulli i këtij pamfleti? Ja se si! Forumi i Myslimanëve Shqiptarë, për të justifikuar antishqiptarizmin e tij, shkon e i fut në listën e zezë nja dhjetë revista e gazeta të mirënjohura shqiptare, pa patur guxim të hapë një listë të zezë edhe për portalet e përskitura që kultivojnë ksenofobinë antikristiane, duke i bërë temena ekstremizimin islamik. Po japim dy fotografi në kontekstin e këtij pamfleti: Katedralen e Kombit në Prishtinë dhe djallin që leh kundër Bubullimës së Bukureshtit.

Anija e fundosur

Thonë se  kur e vërteta del në shesh, mashtrimi bëhet një zvarranik që e ndryshon lëkurën sipas tekeve. I prirë nga përvoja e jetës për afirmimin e mirësisë dhe fshikullimin e ligësisë, na është bërë shprehi t’i lëmë pa brekë kundërshtarët që manipulojnë me shpifje dhe e shfrytëzojnë gënjeshtrën si instrument të albanofobisë. Për t’u bërë i “famshëm” me një portal të përskitur me gënjeshtra kundër vlerave shqiptare, njëri ndër ta (analfabet në fushë të gjuhës shqipe), duke mos patur guxim të dalë para pasqyrës për ta parë surratin e tij, mbet me gishtin në gojë që nga koha kur filloi të kërkojë lesh në lëvore veshë, duke e sulmuar Zemrën Shqiptare pa kurrfarë logjike publicistike Në hapësirat e parapara për komentet e lexuesve nuk lejohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve si dhe ndaj çdo grupi shoqëror, qofshin ato kombëtare, fetare, shtetërore, etj. Redaksia e mban të drejtën e mosbotimit apo fshirjes së komenteve që i thyejnë këto rregulla. Komentet që s’kanë të bëjnë me temën e artikujve nuk botohen.

Kështu shprehet Dielli Demokristian, kurse KosovariMedia nuk e përfill këtë mendim konstruktiv, duke u shndërruar në një anije të përmbysuar, mos të themi e mbushur me m..., si pasojë e së cilës shkon duke i humbur lexuesit e saj. Para nesh kemi një majmun me mjekërr cjapi dhe surrat psikopati, që provokon tensione dhe konflikte elektronike përmes sintagmave “meleze” etj. Moderatori i këtij portali të ndotur me pallavra antishqiptare, jo vetëm në adresë të autorit të këtij pamfleti, është një analfabet që e ka përvetësuar teknikën e manipulimit përmes plasimit të shpifjeve të tij edhe në Facebok. Lexuesit e sinqertë nuk kanë nevojë për gënjeshtra, dezinformata, shpifje, etiketime dhe sintagma raciste. Pse nuk veprojnë kështusoj botuesit e Zemrës së famshme Shqiptare, që në krahasim me disa fletushka minore, është një fuqi nukleare për demaskimin e ligësisë dhe afirmimin e vlerave të mirëfillta të botës shqiptare. Nuk mund të arrish asgjë pa guxim, ngase pas nderit, guximi është cilësia më e madhe e njeriut, theksonte Aristoteli në kohën e tij. Guximi i atyre që tentuan të sulmojnë drejtuesit e Zemrës Shqiptare, të Drinit dhe të Shqiptarit, është një guxim i çakërdisur, prezent sot e kësaj dite në halet e një nevojtoreje elektronike që e shfletojnë vetëm analfabetët.

Para do vitesh, tentuan edhe nja dy maskarenj tjerë t’i ngrejnë shpatat e ligësisë kundër meje, dhe e humbën betejën. Emrat e atakatorëve nuk ka nevojë t’i përmendim, sepse sa më shumë që e përmend emrin e djallit, aq më shumë mbushesh me mëkate. Për fatmirimin tonë, numri i tyre është më vogël se numri i gishtërinjve të dorës. Thonë se njëri ndër ta, ishspiun i sigurimit komunist, dridhet nga frika kur dikush ia përmend emrin tim. Po qe se nuk Ju besohet, pyetne Dr. Ismet Dërmakun në Prishtinë dhe Ju tregon se për kend është fjala. Një tjetër që pat pat plasuar një serë shpifjesh të gërshetuara me gënjeshtra me bisht në librin e tij të gjymtë, zoti e ndëshkoi me një sëmurje të rëndë (prostata, prost rumanisht i thonë budallait), edhepse ende nuk e kam bërë publike të vërtetën se ditën e parë kur hynë partizanët e Titos në fshat (1945), babai i tij brohoriste te Gjuri Sakakut: “Ej katundar’! Ta dini se Stalini e ka hyp nanën teme, ene m’ka ba mu!”. I gjori tashmë ka vdekur, dhe për të ndjerin vetëm fjalë të mira duhet thënë.

Llapaqenët e Tiranës

Një tjetër, ishmiku im i mykur, me origjinë fisnike nga një familje atdhetarësh, i përkëdheluri i pushtetit komunist i rritur në ambasadën shqiptare të Moskës, ngucakeq dhe ekspert për mbikqyrjen e refugjatëve shqiptarë, me një turmë projektesh metalurgjike dhe me asnjë vepër letrare apo publicistike, të cilit ia konsolidova jetën familiare, shkon e shkruan për të njëjtën revistë minore një pamflet për “shkrimtarin”, pa patur guxim të ma përmendë emrin, sepse jo vetëm unë ia di mentalitetin diktatorial dhe origjinën e gjakut të prishur komunist, përndryshe, njohës i mrekulleshëm i historisë shqiptare dhe simpatizues i majmunëve të një lige të ligë që ia zhvat lekët komunitetit shqiptar, siç ia zhvati ky “mik” edhe vëllaut tim 200 euro, për një rrugëtim joproduktiv që nuk kushtonte më shumë se 50-të. As këtij s’po ia përmendi emrin sepse ngucakeqllëku është një përrallë e përjetshme.

Nuk më pëlqen ndasia, urrejtja, mëria, xhelozia, sintagmat kosovar, maqedonc, tiranas etj., por pas likuidimit të Plakut të Maleve konform përkrahjes serbe, dhe pas shitjes së Manastirit shqiptar të Shën Naumit, llapaqenët e Tiranës e likuiduan revistën Kosova që delte në Konstancë të Rumanisë, konform direktivave të Beogradit, Ministria e Jashtme e Shqipërisë duke intervenuar te Qeveria rumune që të suspendohet kjo gazetë dhe u supsendua, një vjet pas daljes së saj (1933). Llapaqenët e Tiranës, për motive politike, për të mbrojtur Zogun dhe klientelën e tij filopashiqiste, ndikuan te Qeveria rumune që më 1938 të ndërpritet botimi i gazetës më të madhe dhe më të pasur të diasporës shqiptare Shqipëria e Re (1919-1938). Një llapaqen i Tiranës, anëtar i Akademisë së Shkencave, përmes direktivave të Sigurimit, mënjanë e shoqëronte, ndërsa në anën tjetër e spiunonte albanologun Grigore Brënkush gjatë një ekspedite të tij shkencore në Shqipëri. Për llapaqenjtë e sotshëm të Tiranës që bashkëveprojnë me deputeten e këtushme antikosovare që e gëlltit buxhetin qeveritar të komunitetit shqiptar, një herë tjetër.



(Vota: 25 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora