E premte, 19.04.2024, 02:01 AM (GMT+1)

Kulturë » Berisha

Revista "ShqipëriEtnike" Nr. 3/2012 (II)

E diele, 09.09.2012, 08:03 PM


SHQIPËRIA ETNIKE
Revistë e pavarur tremujore:
informative-kulturore-politike
Për:
-Shqipërinë Etnike në kufijtë e saj
-Riatdhesimin e Shqiptarëve
të dëbuar me dhunë
-Luftëtarët e Rënë të Kombit Shqiptar
Viti XIII nr. 3/2012  (I)
Çmimi: për Mërgatë: 5 CHF, 3 €, 3 $
për Vend: ( Kosovë-Maqedoni-Shqipëri) 1.50 €
Prokredit Bank- Prishtinë-(Kadri Osmani)
Nr. i llogarisë:1110162085000136
Drejtor: Fazli Maloku

Kryeredaktor: Idriz Zeqiraj
Zv.Kryeredaktor: Zeqir Lushaj
Redaktorepërgjegjëse: Ajshe Rexhbogaj

Zv.Redaktorepërgjegjëse: Zyrafete Manaj

Redaktore: Fatjeta Muçolli
Lektor:  Kadri Mani
Redaktorteknik: Besnik Mehmeti
Anëtarë Nderi në Redaksi:
Rexhep Bunjaku, Ibrahim D. Hoxha,
Fetah Berisha dhe Ramadan Rexha
Simboli: Qamil Nivokazi
Adresa:
"Shqipëria Etnike"
c/o Kadri Osmani            
Rr. “Hasan Jashari” p. n.
10000 Prishtinë
etnike@gmail.com
Redaksia ka të drejtën e redaktimit
e të lekturës të punimeve
Shkrimet dhe fotografitë mund
të kthehen: me kërkesën dhe
shpenzimet e autorit.
________________________
Lidhja Shqiptare të Prizrenit

(1878-1999) është busulla jonë

orientuese. Edhe numri i parë i

revistës tonë "ShqipëriEtnike"

doli më 10 Qershor 1999:

në 121-vjetorin e kësaj Lidhje.

./.

Tracey Ann Jacobson zëvendëson Christopher Dellin

Publikuar: 24.01.2012

Washington, 24 janar– Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, ka bërë publike qëllimin e tij për të nominuar Tracey Ann Jacobson në postin e ambasadores së SHBA-së në Republikën e Kosovës, merr vesh “Koha Ditore”. Kjo është bërë e ditur zyrtarisht nga Shtëpia e Bardhë, në një informatë në lidhje me nominimet e reja që presidenti Obama ka vendosur ti bëjë në poste të ndryshme në administratën e tij si dhe në pozita përfaqësuese diplomatike në disa vende të botës.
Ambasadorja Jacobson, një diplomate karriere nga Shërbimi i Lartë Diplomatik, momentalisht shërben si zëvendës drejtoreshë e Institutit për Shërbim të Jashtëm (FSI).
Sipas informatave zyrtare nga Shtëpia e Bardhë, Jacobson më parë ka qenë ambasadore e SHBA-së në Taxhikistan (2006-2009) dhe në Turkmenistan (2003-2006), ndërsa para këtyre detyrave ka shërbyer edhe si zëvendës shefe e misionit në Ambasadën amerikane në Rigë të Latvisë.
Ambasadorja Jacobson ka shërbyer edhe si zëvendës sekretare ekzekutive në Këshillin Kombëtar të Sigurisë, ndërsa ka punuar si diplomate në Seul të Koresë jugore, Massau të Bahameve dhe Moskë të Rusisë.
Pasi të jetë konfirmuar nga Senati, Tracey Ann Jacobson do të zëvendësojë Christopher Dellin, i cili ka shërbyer si ambasador i SHBA-së në Kosovë prej vitit 2009, ndërsa sipas informatave të publikuara më parë nga Koha Ditore, ai pritet të vazhdojë punën në Gjermani, në postin e zëvendës komandantit në Komandën e Ushtrisë Amerikane për Afrikë, që Shtabin e ka në Stuttgart të Gjermanisë.
“Duket se më në fund do të më bëhet të jetoj në Gjermani për postimin tim të ardhshëm, si zëvendëskomandant i Komandës për Afrikë në Stuttgart. Është e vetmja komandë e unifikuar ushtarake e SHBA-së me një zëvendës civil”, pat thënë Dell në një mesazh të postuar në rrjetin social, Facebook, pat raportuar ‘Koha Ditore’ nëntorin e kaluar.
Sipas mesazhit të atëhershëm që Dell e ka ndarë me miqtë e tij në rrjetin social, në Gjermani tashmë ka siguruar vend pune edhe për bashkëshorten e tij, Teodora Dell. 
Megjithatë, deri më tani ende nuk është bërë zyrtare nëse Dell do të nominohet për postin në Gjermani, ndërsa në listën e emërimeve dhe nominimeve të reja të presidentit Obama, të bëra publike të hënën mbrëma, përveç nominimit për Kosovë, figurojnë edhe nominimet e ambasadorëve të ri për Ugandë, Libi, dhe Haiti, si dhe emërime të ndryshme në poste brenda administratës amerikane.
Sipas praktikës së administratës, pas bërjes publike të nominimeve brenda javës lista me emrat i përcillet Senatit për konfirmim. Pasi të jetë konfirmuar nga Senati, kandidati bën betimin, dhe e tërë procedura prej nominimit deri në betim mund të zgjatë deri në dy muaj, por në disa raste edhe më shumë.
Ambasadori i tanishëm i SHBA-së, Dell, ka shërbyer dy herë në Kosovë, në krye të përfaqësimit diplomatik amerikan, së pari si shef i Zyrës Amerikane, në vitet 2000-2001, dhe tani, si ambasador i SHBA-së.
Megjithatë, gjatë mandatit të dytë në Kosovë, ambasadori Dell ka nxitur edhe reagime negative, posaçërisht në atë që është parë te jetë ndërhyrje në proceset politike dhe ekonomike në vend, si dhe me sulmet e hapura ndaj medies së lirë – para së gjithash gazetës ‘Koha Ditore’ – për çka edhe ka pasur reagime të shumëta, mes të cilave edhe të organizatave që mbrojnë liritë e njeriut dhe të shtypit, sikur që janë Human Rights Watch, Reporterët pa Kufij, OSBE, SEEMO, etj.

100-VJET PAVARËSI:

KËSHTU DO TË FLISTE LUIGJ GURAKUQI

Nga Frank Shkreli

Ndërsa po bëhen përgatitje dhe ndërkohë që po mbushet kalendari i veprimtarive për të nderuar figura të shquara historike të kombit shqiptar me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, të kujtojmë Luigj Gurakuqin, bashkountorin më të ngushtë të Ismail Qemalit, njëri prej figurave më të mëdha të kombit shqiptar, për të cilin Stefanaq Pollo ka shkruar se ''Nuk ka ngjarje të madhe politike, shoqërore e kulturore në këtë çerek-shekulli ku të mos ketë qenë prania e tij, ku të mos jetë ndier fjala, urtësia e vullneti i tij, ku të mos ketë spikatur patriotizmi e demokratizmi i tij.''   Figura e Luigj Gurakuqit, sipas tij, bëhet edhe më e madhe dhe më madhështore, ''po të kemi parasyshë armiqtë e shumtë që duheshin përblluar, vështirsitë e mëdha që duheshin kapërcyer, komplotet dhe intrigat e kobshme që thureshin kundër atdheut, rreziqet e panumërta që i kanoseshin jetës së tij në çdo hap.''

Megjithëse është shkruar shumë për kontributet e mëdha të Luigj Gurakuqit, jo vetëm si njëri prej figurave udhëheqse politike më të shquara të kombit, por edhe si poet, shkrimtar, linguist e mësues - Ernest Koliqi, i cili thotë se në vitin 1924 në Tiranë ka shërbyer si sekretar privat i Luigj Gurakuqit, në një artikull shkruar në vitin 1965 në revisten ''Shëjzat'', pasi e kishte njohur nga afër atë, nenvijon për lexuesin fuqinë frymëzuese dhe tërheqse të Gurakuqit:  ''S'kam pa ndër Shqiptarë..... nji tjetër që të kishte lidhje miqsore e politike aqë të shumta e të ndryshme sa Gurakuqi.   Gegë e Toskë, qytetarë, katundarë, malësorë, priftën, popa e hoxhallarë, analfabeta dhe eksponenta të intelektualizmit, arbëreshë, të huej që interesoheshin për Shqipëni, qinda e qinda vetësh, i drejtoheshin atij me një frymë të çuditshme besimi.... besojshin në përpjekjet e tij të çdo lloji....''

Në artikullin e tij përkujtimor me rastin e dyzet vjetorit të vrasjes së Luigj Gurakquit, Ernest Koliqi, si bashkpuntor i ngushtë dhe sekretar privat i kësaj figure të madhe të kombit shqiptar, shkruante se Luigj Gurakuqit i Madhi Zot i kishte falur aftësi e zotësi si rrallë ndonjë njeriu tjetër, por sipas Koliqit,  vetia që e dalllonte Gurakuqin nga të tjerët e kohës së tij,  ''Ishte ajo që me bashkue e me miqasue ndër vedi gjindën me mendesi, prirje, rritje në kundërshtim.  Përhapej nga zemra e Tij nji fuqi vëllaznuese e tillë sa me tubue rreth vetes burra me idena mesjetare, doktora te rij plot hov modernizues, anëtarë kleresh të ndryshme, bashkatdhetarë visesh të ndryshme, të rij rrymash të ndryshme.   Mbretnonte harmonia aty ku Ai qindronte. ''

Luigj Gurakuqi e konsideronte detyrën e deputetit si të rëndë e me përgjegjësi të madhe , të një rëndësie kombëtare dhe si detyrë e shënjtë që ia kishte besuar populli.   Mbi rolin e Luigj Gurakuqit në kuvendin shqiptar, Koliqi sjellë kujtimet e tija duke thënë  se ndërsa “në parlamentin shqiptar kumbojshin zane si ato të Fan Nolit, Ali Klisurës, Stavro Vinjaut e Bahri Omarit, të dënja me jehue në Dhomën e Komuneve (të Anglisë), Gurakuqi, kryetar i njoftun i opozitës kundërshtonte me matuni:  bashkë me kolegët që përmenda, përpiqej të jepte shembullin e nji kritike të fortë por jo fyese, ndërtuse jo rrënuese….’’

Roli patriotik,  ndërtues dhe bashkpunues i Gurakuqit për të mirën e Shqipërisë njihej dhe respektohej nga shumë patriotë shqiptarë të asaj kohe.  Mihal Grameno i shkruante atij me 24 Korrik 1919 se “Shqiptarët  kanë simpati dhe besim tek juve’’, dhe  më 15 Tetor, 1919, Pandeli Cale i shkruan Gurakuqit, duke pasqyruar  në këtë mënyrë, besimin e tij të plotë në veprimtarinë patriotike  të tij,  duke I shkruar  Gurakuqit me një vendosmëri bindëse se ‘’Kini në dorë fatin e Shqipërisë… bëni detyrën patriotike si ju thotë ndërgjegja’’.

Megjithëse fjalët e të tjerëve për Gurakuqin dhe veprimtarinë e tij hedhin dritë mbi këtë figurë të madhe të kombit shqiptar, janë fjalët e tija, ato që në të vërtetë pasqyrojnë vlerat dhe idealet e larta njerëzore të këtij patrioti dhe njeriu të madh, e të cilat sikurë dëgjohen edhe sot si tepër aktuale.   Në mbledhjen e parë të parlamentit shqiptar me 21 Janar 1924, i frymëzuar nga nevoja e madhe për ndryshime politike, shoqërore dhe ekonomike, Gurakuqi iu drejtua anëtarve të kuvendit duke thënë se si përfaqsues të popullit,   ‘’populli na ka tregue edhe udhën që do të ndjekim.  Populli na thotë:  Ky jam, këto nevoja kam, pra mbas dëshirës sime, mbas nevojave të mia, mbas zakoneve që kam, bani ligjet themelore që të mund të rroj i lirë dhe i lumtur si shqiptar.’’

Për më tepër, në këtë 100-vjetor të pavarësisë së Shqipërisë, fjalët e tija edhe sot tingëllojnë si largpamse e bujare dhe si të tilla duhet të shërbejnë sot dhe në të ardhmen, për të mbajtur gjallë kujtimin e veprës së tij të madhe në dobi të kombit shqiptar.   Po të ishte gjallë në këtë 100-vjetor të pavarësisë, Luigj Gurakuqi do të këshillonte kështu:

''...Nuk asht sot dita të përmendim nepër sa të liga ka shkuar Shqipënia në këtë mot të gjatë e sa ka vuar e po vuan akoma; dua vetëm të shtoj se ne këtë ditë fatbardhë, që do të mbetet e paharrueshme në kujtimet e shënjta të kombit tonë, lipset që zemrat e të gjithë shqiptarëvet të lidhen, të bashkohen, të bahen një.

Duke kujtuar e duke kremtuar ditën e sotshme duhet të përsëritim prapë besën që i dhamë shoqishoqit vitin që shkoi; e duke sjellun përpara sysh rreziqet e tmerëshme, që i vareshin Atdheut përmbi krye, e shpëtimin tonë të çuditshëm, t'a forcojmë dashuninë e vëllezëninë e t'i japim dorën njëni tjatrit për të mbajtun, për të rritun, për të shtuar mvehtësiën e Shqipënisë sonë të dashun.

“Ta dijmë mirë se çarjet, zihjet, anmiqësitë tona na turpërojnë përpara Evropës, e cila vitin që shkoi nxitoi duke njohun me një herë mvehtësiën tonë; u shtojnë rreziqet vëllëzënvet tanë të mjerë, që ditë më tjatrë po presin të lirohen nga zgjedha greke e të bashkohen me ne; e ma tepër u thyejnë zemrën atyne fatzesve, që patën rrezikun e math të mbeten jashtë Shqipënisë së lirë.''

(Marrë tekstualisht nga Luigj Gurakuqi: ''Mvehtësia e Shqipëniës'', 1913)

Në një artikull që Gurakuqi kishte shkruar në Paris në prag të 28 Nëntorit 1919, e në të cilin duket se ai i bën thirrje pikëspari vetvetes por dhe të tjerëve që të reflektojnë, por këjo është edhe një thirrje e sinqertë vëllazërore, nga ana e tij, që fatet e Atdheut të jenë mbi të gjitha, një thirrje që çuditërisht është gjithnjë aktuale.   Ai shkruante:

''E kremtja e 28 Nandorit duhet të jetë për ne të gjithë, jo vetëm një ditë gëzimi e dëfrimi, por edhe një ditë pendimi në të cilën të mbledhim mendjen e të bajmë shqyrtimin e vetdijes sonë.  Në këtë ditë, duhet të vemë të gjithë dorën në zemër e të pyesim veten tonë nëse e kemi bamun gjithkund e gjithmonë detyrën që kishim përpara Atdheut.   T'i tregojmë pa turp e t'i njohim fajet tona, të harrojmë hidhnimet e anmiqësitë që na ndajnë, t'i japim vëllaznisht dorën njani-tjetërit e të betohemi mbi besën e gjyshave tanë se sot e mbrapa do të përpiqemi me të vërtetë për të mirën e Atdheut, për lulëzimin e kombit, për nderin e flamurit tonë.''

Vet Luigj Gurakuqi, kishte shkruar se, “Një popull që nderon burrat e vet, një popull që pavdekëson kujtimin e tyne, jo vetëm ndër faqet e historisë, por edhe mbi rrasa e në monumente, ai popull tregon se ka ndërgjegje, se ka ndiesi të holla, se njeh miradijen e ka dëshirë me u sjellun e me u drejtuem mbas shembullit të të Mëdhejvet të vet.’’

Luigj Gurakuqi ishte dhe mbetet njëri ndër të Mëdhejtë e kombit shqiptar. Fjalët e Luigj Gurakuqit flasin vet, jo vetëm për periudhën që ai jetoi, por   mund dhe duhet të shërbejnë si një fuqi frymëzuese për të gjithë në këtë 100-vjetor të pavarësisë.

-------------------

N? 100- vjetorin e çlirimit t? Shkupit

MARSHIM I MADH?RISH?M MBAR?KOMB?TAR

Nga Bedri TAHIRI

Dhe, dikur, na thoshin se historia ec?n veç  p?rpara e nuk p?rs?ritet dot. Ah, jo, t? keqen v?llaçko, nuk paskeshin pasur fare t? drejt?. M?suesja e jet?s u p?rs?ritka q? ç’ke me t?. Madje, p?r t? mir? e p?r t? keq. Ama, t? k?qijat t’i flakim tej e tej n? humner? e t? mirat t’i varim vath n? vesh e t’ua l?m? brezave amanet...

Shekulli i shqiptar?ve

Sivjet po p?rmbyllim nj? nj?qindvjeçar t? madh komb?tar, q?, me t? drejt?, shum? mendjendritur po e cil?sojn? si shekulli i shqiptar?ve. ?sht? ky nj? 100- vjetor i shum?fisht?: i luft?rave e i betejave t? p?rgjakshme, i vuajtjeve e i sakrificave mbinjer?zore, i cop?timit e i gjymtimit t? trungut komb?tar, i ngritjeve dhe i r?nieve t? nduarduarta, i Pavar?sis? s? Shqip?ris? dhe i Pavar?sis? s? Kosov?s. Tekefundit, ?sht? nj? shekull q?, n? t? mbaruar,  t? na sh?rbej? p?r realizimin e synimeve tona mij?ravjeçare, duke filluar me kryeprincin Sk?nderbe e deri tek  legjendari, Adem Jashari, pra p?r RIBASHKIMIN TON?  KOMB?TAR!

Nga Prishtina n? Shkup

Çdo vep?r madhore ngjizjen e ka diku gjetk? dhe shum? m? her?t se sa ka dal? sheshit. Edhe Pavar?sia e Shqip?ris? gjysmake, e shpallur n? Vlor?, m? 28 N?ntor 1912, z? embrion n? Shkupin e lasht? dardan, n? kryeqytetin e Vilajetit t? Kosov?s. Kjo tashm? dihet hapur dhe ?sht? pranuar nga t? gjith? historian?t. I madhi Hasan Prishtina, q? ishte Truri i L?vizjes Komb?tare Shqiptare, duke par? se 14 k?rkesat e tij, t? aprovuara n? Kuvendin e Junikut (21-25 maj 1912), nuk po jet?soheshin nga xhonturqit mashtrues, pasi i çliroi radhazi qytetet e vendbanimet e Kosov?s, u vu n? ball? t? krer?ve kryengrit?s, t? cil?t pas veti kishin 30.000 luft?tar? sypatrembur dhe, vendosm?risht, ia m?syn? Shkupit. Dhe, pasi e çliruan edhe kryeqendr?n e Vilajetit, b?n p?rgatitjet p?r ta shpallur Pavar?sin? e t? gjitha Trojeve Etnike Shqiptare, por ngjarjet mor?n rrjedh? tjet?r...

Pik?risht m? 12 gusht 2012, nj?qind vjet m? pas, n? shenj? respekti, nderimi dhe synimrealizimi t? asaj vepre madhore, pinjoll?t dhe pasardh?sit e atyre burrave t? m?dhenj, organizuan nj? marshim madh?shtor komb?tar, simolik? e asaj dite, dhe, t? p?rkrahur edhe nga qytetar? e familjar? t? tjer?, ia dol?n mban? me sukses.

N? fakt, organizimi qe i p?rmasave m? t? gjera e nd?rshtet?rore. Mir?po, dy ishin koordinator?t kryesor: kryetari i komun?s s? Çairit te Shkupit, z. Izet Mexhiti dhe pinjolli i Hasan Prishtin?s, z. Mehmet Prishtina. Ceremonit? do t? fillonin n? t? nj?jt?n koh?, n? or?n 12, por t? ndara, n? Prishtin? e n? Shkup, p?r t’u unifikuar n? or?n 17, n? Kalan? e Shkupit.

N? Shkup, n? or?n 12,  në Shtëpinë Memoriale të Nënës Terezë  zhvillohet nj?  meshë në gjuhën shqipe për nder të Kolë Bojaxhiut, babait të Nënë Terezës, themelues i korit "Zani i Maleve", kurse n? 13 e 30  postat e Maqedonisë promovojn? nj? pull? me të njëjtin emër.

Prishtin?, 12 gusht 2012. Ora fiks 12. Nj? freski e leht? zbuste vap?n p?rv?luese. Shtatorja e Hasan Prishtin?s para Rektoratit t? Universitetit t? Prishtin?s mezi dukej nga njer?zit dhe flamujt komb?tar. Dhe, para nisjes, p?rqafime, p?rg?zime, njohje, fotografime, rikujtime. Pas nj? informacioni t? shkurt?r e nj? urim rrug?mbar?sie te z. Mehmet Prishtina, marshimi nisi rrjedh?n e vet harmonish?m.

Kolona e gjat? zu t?  gjarp?ronte drejt Ferizajt. Vetur?n ton?, q? e ngiste st?rnipi i Shaqir Smak?s, z. Gani Smaka, n? t? cil?n, pos dy vajzave t? tij; Valerin?s e Edelin?s, isha un? (Bedri Tahiri), Ferat Imeri e Ibush Hetemi, vazhdimisht e ndiqte ajo e pinjoll?ve t? Ukshin Kovaçic?s, Avdi, Avdyl e Selatin Imerit me t? cil?t ishte edhe  z. Galip Avdiu.

Pritja n? qytetin e Ferizajt qe e mrekullueshme. Muzik?, pije freskuese, ?mb?lsira, bujari qytetare dhe fjal? p?rsh?ndet?se nga udh?hqja komunale. Dhe, radh?t tona po shtoheshin sikurse dikur ato t? kryengrit?sve çlirimitar?.

E nj?jta gj? edhe n? Kaçanik. Kryetari i komun?s, z. Besim Ilazi me nj? pjes? t? stafit te vet, qytetar? e grupe valltar?sh me veshje komb?tare me nj? flamur t? madh kuqezi varur n? murin e lasht? te Kalas? historike, q? vite me radh? ruajti besnik?risht Gryk?n e Kaçanikut, na prit?n p?rzem?rsisht. Pasi b?m? nderim para luft?tarit t? liris?, d?shmorit t? UÇK- s? Agim  Bajrami, vazhduam ecejak?n ton?. Sakaq, seç m? erdh?n nd?rmend vargjet e k?ng?s popullore:

...Kaçanikut i raft? pika,

Nuk po din se çka asht frika;

Shtat? sahat tue u therr? me thika..

As Hani i Elezit  nuk na l?shoi pa  kafen e mikpritjes, duke na e shtuar edhe m? numrin e krushqve ogurmir?.

Po kufiri i mallkuar v?llandar?s!

Nj? mish dhie n? trupin  arb?ror q? lypset shkulur sa m? par?. Sado q? ishte organizim i lajm?ruar, iu n?nshtruam ca formaliteteve...

N? shoq?rim t? motorist?ve “Dardania”

Defilimi, imitim i marshimit triumfues t? kryengrit?sve shqiptar? m? 12 gusht 1912, n?p?r rrug?t e Shkupit e b?m? mahnitsh?m, duke na prir? motorist?t “Dardania”, t? stolisur me flamuj tan? komb?tar. N? sheshin “Sk?nderbeu”, ku Gjergji yn? n? kal? e t?r? buzagaz na d?shironte mir? se ardhje v?llaz?rore, k?cisnin daullet e lodrat pa pushim.

Vallja na p?rcolli edhe p?rgjat? sh?titores se tregut t? vjet?r shtruar me kalld?rem. U ngjit?m edhe lart n? Kalan? e njohur iliro- dardane, e cila m? madh?shtin? e vet u kishte p?rballuar stuhive shkat?rrimtare. Eh, sa e sa burra t? motit, me arm? n? dor? e zjarr n? gji kishin gicur gur?t e saj t? latuar ngesh?m nga t? d?nuarit me vdekje.

N? l?ndin?n para saj, zbukuruar me drunj t? llojllojsh?m, nj? bin? e rregulluar p?r lakmi, priste k?ng?tar?t shqiptar? p?r ta p?rmbyllur manifestimin diku pas mesnat?s.

Kur dielli si saq i skuqur fshihej tej majave t? larta t? maleve k?sul?bardha ne zbritnim shkall?ve e kalld?remeve t? gurta p?r n? shesh ku n? tryeza na priste nj? ushqim i begat?. Në kuadër të këtij manifestimi, komuna e Çairit, te xhamia e Murat Pashës, kishte shtruar iftar, ku të pranishëm ishin kryesia e BDI-së si Ali Ahmeti, zëvendëskryeministri Musa Xhaferi, ministra e funksionarë të kësaj partie. Nj? iftar i veçant? e simbolik. Edhe  k?tu e nj?qind vjet m? par?, kishte qen? muaj i agj?rimit dhe, kur kryengrit?sit shqiptar?, t? lodhur e t? rraskapitur nga rruga e betejat, mu k?tu kishin gjetur sofrat shtruar nga dyqanxhinjt? e nga shkupjan?t zem?rhapur.

Ndarja e Mir?njohjeve p?r luft?tar?t e liris?

Fill pas iftarit nisi pjesa akademike e kulturo- historike. N? foltore dol?n z. Izet Mexhiti, z. Musa Xhaferi, z. Azgan Haklaj, z. Ali Ahmeti. Ata fol?n p?r r?nd?sin? e k?saj date historike dhe rolin vendimtar q? pati Kryengritja e P?rgjithshme Shqiptare e vitit 1912,  udh?hequr nga ideologu largpam?s, Hasan Prishtina.

N? em?r t? familjar?ve dhe pinjoll?ve t? kryengrit?sve nga t? gjitha trojet shqiptare p?rsh?ndeti z. Mehmet Prishtina, i cili pos tjerash tha:

Një burrë i madh, që ka shkrirë çdo gjë, pasurinë dhe jetën, për ta bërë kombin shqiptar të tërin dhe komb modern, ishte edhe Hasan Prishtina.  Historia moderne shqiptare e ka obligim shkencor dhe moral t’ua mësojë shqiptarëve luftën për liri të Komandantit të kryengritjes shqiptare, Hasan Prishtinës...Shënimi i Ditës së Çlirimit të Shkupit nga kryengritësit shqiptarë të komanduar nga Hasan Prishtina, në 100-vjetorin e saj dhe të krijimit të shtetit shqiptar, është njëri nga idealet e mëdha të jetës dhe luftës së tij për ta pasur tërësinë e atdheut, ashtu siç e kishte shpallur Kuvendi Kombëtar i Vlorës më 1912.,,

Pjesë e kësaj tërësie të atdheut tonë, është edhe lufta për liri e Hasan Prishtinës, është edhe lufta për çlirimin e Shkupit nga pushtuesit e atdheut të shqiptarëve, në ditën e sotme, 100 vjet më parë!

Si pinjoll i familjes së Hasan Prishtinës, si trashëgimtar i idealeve të tij, dua të besoj se shënimi i kësaj dite në 100-vjetorin e çlirimit të Shkupit, është përmbushje e një pjese të idealeve të Hasan Prishtinës, për lirinë e tërësisë së atdheut, për të cilin kishte shkrirë edhe pasurinë edhe jetën.

Siç e thash? edhe n? fillim, historia po u p?rs?ritka. M? 12 gusht 1912 Hasan Prishtina u priu 30.000 çlirimtar?ve e sot, m? 12 gusht 2012, Mehmet Prishtina i priu marshimit ton? p?rkujtues. Mrekullia vet?. Dhe, dikush edhe mund t? hamendet e t? pyes: Vall?, historia b?n njer?zit apo njer?zit b?jn? historin?!

Pas fjalimeve dhe z?rit t? bukur t? rapsod?ve tan?, ku nuk mund t? mos e p?rmend Shaban Baksin nga Drenica dhe k?ng?n e tij t? bukur kushtuar Hasan Prishtin?s,  u b? edhe ndarja e Mir?njohjeve p?r trimat e liris? q? vepruan e kontribuan brenda k?tij shekulli. Me Mir?njohje u nderuan: Hasan Prishtina, Ded? Gjo Luli, Idriz Seferi, Isa Boletini, Ahmet Delia, Shaqir Smaka, Azem Galica, Tring? Smajli, Kuvendi i Junikut, Bajram Curri, Mehmet Konjuhi, Halit Bajrami, Shaban Palluzha, Mehmet Gradica, Ukshin Kovaçica, Tahir Meha, Adem Jashari, Fehmi Lladrofci, Ilaz Kodra, Zahir Pajaziti, Afrim Zhitia, Ukshin Hoti etj.

Manifestimi për nder të 100 vjetorit të çlirimit të Shkupit është përmbyllur me një koncert madhështor, ku morën pjesë këngëtarë të njohur shqiptarë.

Si pjes?marr?s i k?tij evenimenti, q? sh?noi ngjarjen m? kulmore t? historis? son? komb?tare: 100 vjetorin e çlirimit t? Shkupit, i cili edhe i parapriu Shpalljes s? Pavar?sis? s? gjymtuar n? Vlor?, shkrimin tim do ta p?rmbyllja me fjal?t:

Lavdi p?r t? gjith? ata q? me gjakun e tyre hapen shtigjet e liris?, nderim p?r Ju pjes?marr?s dhe respekt p?r organizator?t!

--------------------------------

Si do të kishte qenë Shqipëria pa turqit?!

Nga Elvi Sidheri

Një pyetje legjitime kjo, e cila me siguri do t’i ketë vajtur shumëkujt në mendje gjatë këtyre viteve (gati 100), pas shporrjes finale nga territori ynë, të çallmëmbajtësve, jataganpërdorësve dhe shallvareqelburve turq.

Ndaj dhe, supozoj se unë s’jam as i pari e as i fundit, që e lodh trurin tim, me këto mundime hipotetike, të cilat shpesh s’të çojnë askund, përveçse në ndonjë drejtim hamendësues për lidhur me atë çfarë do të kishte qenë një zhvillim i caktuar, po të kishin vajtur gjerat ndryshe dikur.

Shumë herë neve njerëzit, aq më tepër ne specja njerëzore e quajtur “shqiptarë”, jemi gjendur dhe do të gjendemi para disa udhëkryqesh ditore dhe historike.

Në ato situata, me zgjedhjen tonë të lirë, ose të shtyrë nga rrethana imponuese si dhe nga forca e fatit apo dora e padukshme e Zotit, neve detyrohemi të marrim një drejtim të caktuar, përgjithmonë më pas për t’u gëzuar apo penduar me këtë vendim të tonin.

Kjo gjë na ka ndodhur rregullisht dhe s’qe habi që mes opsioneve momentale që na ofroheshin pas vërshimit të llumit osman në trojet tona 600 e ca vite më parë, neve zgjodhëm disa të ndryshëm ndërmjet tyre.

Pati nga ata, të cilët nuk e bënë dysh mendjen dhe pa hedhur shumë vickla iu nënshtruan pa një-pa dy turkut.

Prej tyre, Jakobi, brenda natës u bë Jakup dhe kështu ia doli që të mbronte posedimet e tij, tokat, kështjellat, bujkrobërit, influencën etj.

Po ashtu edhe një Ilia, u transformua sa hap e mbyll sytë, në një Iliaz dhe në këtë mënyrë, mbajti peshën e vetë specifike politike në ambjentin e tij.

Po kështu një “dukë” apo “princ” shqiptar-arbëror çfarëdo, vajti të flejë me këtë titull fisnik dhe në mëngjes u zgjua nga gjumi halldupshëm me titullin e ri turk “pasha” apo “bimbash” e ku di unë çfarë.

Gruaja e tij brenda pak sekondash kaloi nga Miriam në Mejreme, djali nga Adam në Adem, tjetri nga David u kthye paritmas e papandehur në Daut dhe vajza e mbetur nga Eva në Hava.

Çështje interpretimi është edhe kjo puna me emrat.

Fundja dikush do thoshte se të njëjtën origjinë kanë shumica e tyre.

Pra vijnë nga hebrenjtë e lashtë dhe nga Torah-u i tyre, libri i parë i madh monoteist.

Ai që njeh një Zot të vetëm dhe i cili e ndau njeriun modern nga adhurimi i shumë zotave, pra që fuqinë e erës, shkrepëtimën e shkëndijës që rrapëtin nga qiejt e përflakur përmbi tokën e etur për shi, forcën e valëve të detit dhe lindjen apo përëndimin e magjishëm të diellit, ai libër i shenjtë nuk ja veshi më shumë perëndive të ndryshme.

Por vetëm atij që në gjuhë dhe religjione të ndryshme, të treja fetë, e krishtera, myslimane dhe hebreje, ne i themi të gjithë Zot, sadoqë emrin ia përmendim me tinguj të ndryshëm.

Prandaj edhe ideja e emrave dhe kuptimit të tyre, është deri diku relative.

Sepse shumë prej atyre që menjëherë pas ngjitjes së turqve deri këtej nga anët tona, ndërruan fenë dhe emrat e tyre, këtë e bënë për përfitime personale dhe larg e larg, ata e dinin që kalimi mund të bëhej lehtë, jo rrallë pa ndryshuar shumëçka në thelbin e identitetit të tyre, sepse forma e emrit, për shkaqe të ditura, ngjan shumë me atë të mëparshmen, sido që të jetë, si në formën hebreje origjinale, atë të krishterë apo edhe myslimane.

Një prakticitet ky, për të cilin ne shqiptarët njihemi.

Po aq sa e dimë që jemi të aftë të përshtatemi gati me gjithçka.

Qoftë edhe me një zgjedhë të tejzgjatur, prapambetëse, asimiluese, shfarosëse, çidentituese dhe shkatërruese nga të gjitha këndvështrimet, siç ishte ajo turke-osmane ndaj nesh.

Si edhe në gjëra të tjera, ne shqiptarët, perëndinë e gjithëfuqishme, kemi një mënyrë tonën se si e quajmë.

Ne i drejtohemi asaj me fjalën e vjetër “Zot”!

Helenët në jug, perëndisë së tyre më të madhe dikur në antikitetin e tyre madhështor, i thoshin “Theos”-“????”.

Bota këtë perëndi, sot e njeh si “Zeus”.

Kështu i thonë në italisht, në anglisht, në frëngjisht e spanjisht.

Neve në shqip i themi dhe i kemi thënë ashtu siç padyshim që edhe do t’i themi përherë, sa kohë që gjuha jonë e mrekullueshme do të vazhdojë të flitet dhe shkruhet, pra do t’a quajmë vetëm “Zot”!

Zeusi, nga tregimet dhe fjalët e autorëve të kohës, siç thotë edhe Homeri & Co, njihet si perëndia më e madhe, që si karakteristikë kishte mbi të gjitha “Zërin” e tij kumbues, me të cilin lëshonte urdhërat e tij ndaj vdektarëve të zakonshëm që popullonin tokën.

Dhe është e qartë si drita e diellit, që fjala e sotme shqipe “Zë”, mund të gjehet fare lehtë në emrin ashtu si edhe veprimin e kësaj perëndie të lashtë.

Pra ne shqiptarët, marrëdhëniet me Zotin, i kemi personale, edhe në mënyrën se si e quajmë dhe i drejtohemi atij të plotfuqishmit në qiell.

Pastaj a preferojmë të besojmë dëgjuesin e urdhëresave në malin Sinai, pra Moisiun që u transmetoi hebrenjve të shkretëtirës 10 urdhëresat e shenjta, a jemi për profetin dhe birin e Zotit, Jezusin në kryq, apo për profetin e fundmë Muhamet, këto gjëra janë gjithmonë zgjidhje të tonat thelbësisht personale.

Kjo sepse ne shqiptarët, që të jemi të lirë e kemi në gjak, në origjinë, në ADN-në tonë esenciale dhe mbi të gjitha për shkak se kjo gjë është e shkruar dhe vulosur në historinë tonë dhe në emrin tonë më të lashtë “ILIR”.

Stërgjyshërit tonë, nga secili fis të vinin, të ishin Ardianë, Lynkestë, Mesapë, Kaonë, Dardanë, Dalmatë, Japodë, Thesprotë, Enkelej, Dasaretë, Albanë apo Liburnë, ata prapë bashkoheshin nën emrin e madh të përbashkët, që i njihte si njerëz të lirë, pra si ILIRË.

Kjo qënie në thelb, prej njerëzish të lindur për të qenë të lirë, ka bërë që neve t’ia dalim me Helenë ekspandues e kolonizues të brigjeve tona ilire e me Maqedonas pushtues si edhe mbretërit e tyre mitikë, Filipi gjysëm ilir dhe Aleksandri i Madh 3/4 me origjinë po ilire.

Më pas as 7 shekuj qeverisje romake, nga perandoria më e qytetëruar dhe modernizuese, zhvilluese dhe e kulturuar që njerëzimi ka njohur ndonjëherë, as ato nuk mjaftuan që të parët tanë të harronin gjuhën dhe identitetin e tyre të veçantë brenda Perandorisë Romake.

Pranë nesh, maqedonasit e vërtetë të lashtë, u zhdukën nga faqja e dheut, pas helenizimit masiv që në kohën e Aleksandrit, i cili pushtonte botën me shpatën e helenizmit në dorë, pas romanizimit dhe së fundi me dyndjen zjarrvënëse sllave më vonë.

Kushurinjtë tanë të parë Dako-Thrakë, ata që sipas çdo të dhëne flisnin në mos të njëjtën gjuhë, së paku një dialekt tjetër, më të afërt në leksik se shumë diferenca aktuale mes të folurave të shqipes në Shqipëri dhe përreth saj, ata pra u asimiluan totalisht nga romakët dhe kolonët apo veteranët latinë që u vendosën në ato toka gjatë sundimit të Romës.

Një pjesë jo e vogël e trungut ilir, po ashtu u asimilua të paktën gjuhësisht dhe u kthye në latinisht-folëse.

Ata janë sot vllehët apo arumunët dhe në tokat shqiptare ata përbëjnë të njëjtën rracë me ne, pasi rrjedhin po nga i njëjti shtrat me ne, si dhe po ashtu ndajnë me ne po të njëjtën histori dhe mbi të gjitha kanë të njëjtin gjak ilir në origjinë.

Kjo është arsyeja, pse mes nesh nuk ka pasur kurrë përplasje.

Prandaj kolonia shqiptare e Bukureshtit në Rumani si dhe princërit Gjika me origjinë shqiptare në atë vend (Elena Gjika po ashtu), kanë spikatur për veprimtarinë atdhetare në të mirë të çështjes shqiptare dhe të rilindjes sonë kombëtare.

Prandaj në qytetin më të madh me prezencë vllehe në tokat shqiptare, në Voskopojë pra, ka qenë vatra e të parës tentativë të rilindjes shqiptare që në fund të shekullit të shekullit të XVIII-të.

Prandaj në shtypshkronjën e Voskopojës, e vetmja e perandorisë osmane në atë kohë (viti 1720), janë shtypur librat në shqip dhe jo në ndonjë gjuhë tjetër.

Po ashtu në Voskopojën e rrënuar jo pak por plot tre herë, në 1769-ën, 1789-ën dhe së fundi në vitin 1916—ë, u lëvrua dhe u mësua e u shkruajt gjuha shqipe, njëkohësisht me etërit e gjuhës sonë në veri, pra me Gjon Buzukun, Frang Bardhin dhe Pjetër Bogdanin e madh.

Të mos kishte qenë Voskopoja qytet shqiptar, aty nuk do të ishte përkthyer Dhiata e Re për herë të parë në shqip për komunitetin e gjerë orthodhoks nga kavajasi Teodor Kavaljoti (1710-1789).

Ishte një kohë kur gjuhët e vetme me të cilat njiheshin fjalët e Biblës për besimtarët e këtij riti të krishterë, ato ishin ekskluzivisht Greqishtja dhe Sllavishtja kishtare e rrethinave të Ohrit.

Në Voskopojë Kavaljoti  krijoi për të parën herë në histori një alfabet unik të gjuhës shqipe, tashmë të humbur , edhe më pas me të shkroi disa vepra filozofike si :“Logjika”, ”Frika” dhe “Metafizika”.

Ky ishte një njeri i madh dhe për fat të keq, shumë pak i përmendur në historinë tonë, e cila e mbushur siç është me personazhe banale, të zbrazta dhe të cekta, gjithmonë i shtyn në cepa të humbur dhe i lë të pluhurosen nga harresa njerëz si ai dhe shumë të tjerë të llojit të tij, të cilët për këtë popull dhe vend kanë bërë gjëra të tilla jashtëzakonshme.

Për të prof. Dhimitër Shuteriqi citohet të jetë shprehur kështu:”Kavaljoti u shqua si përkrahës i ideve iluministe dhe shkroi një sërë veprash, që për fat të keq janë zhdukur, ku shpreh pikëpamjet e tija filozofike.I pajisur me kulturë të gjerë, ai u bë udhëheqës i lëvizjes kulturore jo vetëm në Voskopojë, por edhe në krahinat e tjera të Shqipërisë së Mesme dhe të Jugut.Ai është një nga dijetarët shqiptarë të kohës që bëri përpjekje për t’i dhënë Kishës Ortodokse të Shqipërisë një karakter shqiptar.Vetë Kavaljoti për këtë qëllim, sikurse thuhet, ndërmori përkthimin e Dhjatës së Re në shqip”.

Veprën e tij në shërbim të gjuhës shqipe, e ndoqën edhe Zëvendësrektori i Akademisë së Re në Voskopojë, Grigor Voskopojari,  i cili përfundoi përkthimin në shqip të të dyja Dhiatave (Vjetër dhe Re), ashtu si edhe Theodhor Bogomili që na ka lënë pas një predikim të lirë fetar në shqip.

Ashtu veproi edhe Dhaskal Todri, i cili pasi krijoi vetë një dialekt me 53 shkronja për gjuhën tonë, me qëllim që bashkëatdhetarët e tij të lexonin në gjuhën e tyre amë, më pas vajti nëpër Europë ku me ndihmën e atdhetarëve Voskpojarë, bleu shkronjat që i nevojiteshin për këtë projekt dhe në fund u vra pabesisht, sipas çdo indikacioni, me urdhër të Helenëve në Patriarkanë.

Kështu vepruan edhe Kostë Ikonomi që bëri disa tekste tre gjuhëshe, etj.

Kështu shkrimi me këto alfabete origjinale dhe këndimi (leximi) më në fund në shqip dhe jo në greqisht, u përhap rreth Voskpojës e deri në Elbasan.

Kjo ishte diçka e paimagjinueshme për kohën kur ndodhte, pasi ishin përkthyer në gjuhën vendase (pra shqipe), librat kishtarë.Vetë liturgjia fetare në kisha thuhej edhe në shqip.Në vetë punën mësimore të udhëhequr nga kleri në akademitë e Voskopojës hyri në përdorim gjuha shqipe, jo vetëm në lëndët fetare por edhe më gjerë.

Voskopoja, e pandehur qëllimshëm në ditët e sotme, jo vetëm nga partizanët e helenizmës apo rumanizmës, por edhe nga shumë filoturq fondamentalistë shqipfolës, si qendër e arumunizmit dhe greqizmës, ajo në të vërtetë ishte djepi i të parës Rilindje të herët Kombëtare Shqiptare.

Aty u fol, shkrua, lexua dhe u lëvrua për herë të parë, së paku në jug të Shqipërisë, gjuha shqipe.

Për të shkruar shqipen, për herë të parë nuk u përdorën shkronjat helene dhe kështu u përkthyen shumë vepra të cilat në gjuhën tonë u lexuan nga breza të tërë shqiptarësh të asaj zone e më tej.

Ky qytet, normalisht për shkak të madhësisë dhe kulturës së tij, i banuar jo vetëm nga shqiptarë, por edhe nga helenë dhe vllehë me identitet shqiptar, ai vend pra, shërbeu si bazë për krijimin e identitetit modern shqiptar dhe si pika nga ku u kalua nga një protoidentitet nacional i yni, në identitetin tonë të mirëbrumosur nacional dhe ku u ndikua shumë krijimi i mëpasshëm i nacionalizmit kombëtar  shqiptar, vite të tëra para grekëve, serbëve apo bullgarëve.

Voskopoja qe një dritë, një far në detin e trazuar ku notonte varka shqiptare, të cilën ky qytet dhe kultura e tij, po e orientonte drejt pavarësisë jo vetëm nga Perandoria Osmane por edhe nga Patriarkana helene e Stambollit.

Siç thotë historia dhe studiuesit tanë, kjo ishte pika e dobët dhe mëkati kapital i Voskopojës së madhe shqiptare.

Prandaj sot, veç helenëve ziliqarë dhe ndonjë evgjiti rumanishtfolës, edhe shumë shqipfolës turkdashës, e veshin këtë qytet me aq shumë urrejtje sa duket se do e djegin edhe 100 herë të tjera dhe sërish nuk do u dali mëria që ndjejnë për këtë qytet, dëshmi të gjallë historike të shqiptarisë së tij, të dashurisë së qytetarëve të tij ndaj gjuhës sonë dhe po aq edhe të shqiptarisë së banorëve të presupozuar vllehë jo-shqiptarë të tij dikur.

Sepse siç thuhet:”Gjuha shqipe ishte kulmi dhe vdekja e Voskopojës.Sepse gjuha shqipe e folur  në atë kohë (dhe po ashtu sot)... deri në rrethinat e Athinës, po të ishte shkruajtur, do t’a shkruante ndryshe historinë e Shqipërisë dhe Greqisë”.

Kjo kthesë e vogël në mes të shkrimit, që bëra për të vajtur dhe për të folur pak mbi Voskopojën, ishte e nevojshme të bëhet sidoqoftë.

Kjo sepse Voskopoja dhe voskpojarët, janë ekzekutuar nga armiqtë e shqiptarisë dhe gjuhës sonë tre herë historikisht, por ata rregullisht vazhdojnë të goditen kriminalisht ditë pas dite, kur kush mundet vazhdon t’i shesi ata dhe mundin e tyre legjendar për vendin dhe gjuhën tonë dhe t’i bëjë ata dhe qytetin e tyre si grekë ose arumunë jo-shqiptarë.

Në Ballkan veç Rumanisë ku flitet gjuha rumune me origjinë rreth 86% nga latinishtja dhe pjesën tjetër nga gjuhët sllave përreth e nja 300 fjalë të tjera të lidhura me shqipen tonë moderne, gjuhë arumune fliten edhe në Serbi, FYROM, Shqipëri e Greqi.

Por përveç “çobanëve” shtegtarë arumunisht-folës, të cilët s’e kanë të qartë identitetin për shkak të migrimit të tyre të vazhdueshëm, pjesa tjetër e vllehëve sedentarë (që rrinë në një vend), sipas një llogjikimi normal dhe pa hipoteza idiote të pabaza dhe pabesueshme, ata me siguri që rrjedhin nga romanizimi dhe latinizmi gati total i ilirëve, thrakëve apo helenëve të lashtë.

Kjo ka bërë që në shoqëritë moderne shqiptare apo helene, vllehët të jenë dhe të kenë qenë nga pjestarët më kontribues, luftëtarë dhe besnike të çështjeve nacionale shqiptare dhe helene.

Ashtu siç edhe ish-dakët e latinizuar në Rumaninë e sotme, janë rumunët aktualë, me një gjuhë deri diku të ngjashme me vllehët dhe çobanët e jugut të Ballkanit, por të ndryshëm nga ta për nga origjina.

Pra një vlleh dhe një rumun, mund të jenë po aq një popull, sa edhe një Kanadez anglisht-folës me një Zelandez apo Australian që flet të njëjtën gjuhë për shkak të kolonizimit anglez.

Prandaj dhe vllehët shqiptarë kanë qenë pjesë aktive e historisë tonë kombëtare, kanë luftuar për Shqipërinë, kanë dhënë jetën për gjuhën shqipe dhe kanë lënë vepra të paçmuara për historinë tonë shqiptare.

Por ndër të tjera, duke u kthyer tek titulli i shkrimit, gjërat me siguri do të kishin qenë shumë të ndryshme edhe për këtë pjesë të pandashme të popullit tonë, po të mos kishim pasur të bëjmë me pasardhësit e Atilës “fshikullimit të Zotit” dhe Xhengiz Khanit të tmerrshëm, pra me turqit.

Për shembull Voskopoja nuk do të ishte shkatërruar dhe do të ishte ende aty e gjallë, plot jetë e kulturë, duke na transmetuar të gjithëve njohuritë e Bibliotekës së saj tashmë të zhdukur.

Shtypjes dhe përgjumjes së popullit tonë nën zgjedhën turke, nuk do t’i ishte bërë aleate e pandarë Patriarkana dhe Fanariotët helenë të Stambollit e kështu as që do të kishte nisur proçesi i helenizimit të trojeve shqiptare si dhe nuk do ishin shpikur edhe mbështetur teza debile të modelit se gjithë vllehët janë realisht grekë dhe rrjedhimisht edhe trashëgimia kulturore e tyre, si Voskopoja për shembull, të rezultojë po ashtu paturpësisht helene.

Po të mos ishte djegur nga themeli Voskopoja, duke ndërprerë kështu në të lindur Rilindjen Kombëtare dhe Gjuhësore e Kulturore Shqiptare që po ngrihej atje, ashtu siç u shtypën edhe përpjekjet dhe kryengritjet me në ballë klerin katolik në veri të vendit me peshkop Pjetër Bogdanin në krye, atëherë pavarësia jonë dhe zhvillimi i identitetit tonë nacional, do kishin ardhur shumë më parë se të gjithë fqinjët tanë.

Po ashtu, hedhurina njerëzore të ndryshme shqipfolëse, nuk do gjenin guximin e marrë, që si reagim ndaj shpalljes festive në Prizren të unifikimit ndërshqiptar të mësimit të Abetares së përbashkët shqiptare, ata të kujisnin si sorra të zeza, se kështu do të detyrohen që fëmijët e tyre të mësojnë “gjuhën e vllehëve të Shqipnies”!

Sepse sipas tyre, kështu fëmijët e tyre do të rriten pas as një fije ideniteti kombëtar.

Ja pra, ku qëndron ideja e këtij shkrimi!

Ja ku janë pasojat e gjalla të hordhive turke në trojet tona.

Njerëz që shqipen e lëvruar në shtetin të cilit ende i thonë “amë”, e konsiderojnë me përçmim, gjuhë vllehësh, pra të huaj dhe banorët e Shqipërisë, si grekër , vllehë e serbë po të jenë të fesë Ortodokse, si një Zot e di se çfarë (italianë?) po të jenë katolikë, si të pafe po të jenë Bektashi dhe si tradhtarë po të jenë myslimanë besimtarë ose të moderuar, por sigurisht jo turkomanë dhe arabofilë.

Sigurisht që po qe se nga fundi i shekullit të XIV-të, turqit e tyre të dashur, të mos na kishin ardhur këtej për  një “vizitë të paftuar dhe të zgjatur”, atëherë edhe tipat e tillë, të cilët zjejnë nga një urrejtje e pafundme dhe patologjike ndaj Shqipërisë dhe qënies shqiptare, megjithëse në jetën e përditshme flasin një tip shqipeje bastarde me përkthim simultan nga idetë që u vijnë serbisht dhe duke përdorur qindra flalë turke, ata pra, pa ardhur vëllai i tyre turk këtej, vështirë se sot do të ekzistonin.

Por problemi i tyre themelor, është shqipja e folur në Shqipëri dhe sipas tyre mungesa e identitetit shqiptar tek ne.

Ndërsa vetë nuk e vënë kurrë të qënit shqiptar para origjinës së tyre fetare dhe largqoftë të kenë imagjinuar ndonjëherë se çfarë do të thotë një martesë shqiptare mes njerëzish me fe të ndryshme, ashtu siç në Shqipërinë e nëmur prej tyre ditë e natë, ndodh akoma në të paktën 80% të martesave.

Njerëz që fëmijët e tyre do i rrihin për spital minimalisht, po të kishin guxuar të mendonin që të lidheshin me ndonjë shqiptar tjetër me fe të ndryshme.

Njerëz që qajnë me dënesë ikjen e serbëve nga toka e tyre dhe ende mendojnë se një serb çfarëdo vlen më shumë se një shqiptar Shqipërie, apo largqoftë se një shqiptar Ortodoks apo Katolik jo-turkdashës e laik.

Njerëz këta, që sa herë bie fjala të jenë në prezencë të ndonjë të huaji apo ndërkombëtari, hiqen si eruditë të mëdhenj dhe vetëkrenohen me qënien e tyre si shqiptarë, duke u lavdëruar me shumë-konfesionalitetin fetar të popullit tonë.

Njerëz që Fan Nolin, Mihal Gramenon, Kostandin Kristoforidhin, Papa Kristo Negovanin, Motrat Qirjazi, Elena Gjikën, Alfred Moisiun e deri tek Eliza Dushkun e John dhe James Belushin, kur ua do interesi, i shpallin si bashkëatdhetarët e tyre, për t’i hedhur më pas në rastin më të parë, me përbuzje të thellë në gropën me të errët sapo kthehen në ambientin e tyre, duke i anatemuar sërish si grekë, sllavë apo vllehë të poshtër.

Para të huajve këta shqipfolës turkomanë serbdashës, hiqen vazhdimisht si modernë dhe marrin si lavdi personale fetë e ndryshme të shtetit dhe kombit shqiptar, bëjnë sikur ua do zemra lirinë dhe bashkëjetesën fetare mes shqiptarëve.

Më pas, në momentin e parë që janë vetëm pa të huaj rrotull, apo në bashkëbisedim me ndonjë sllav a turk, ia nisin të gjithë bataresë së mallkimeve të tyre të zakonshme.

Ashtu rikthehen edhe njëherë tek vllehët dhe grekët që bëjnë si shqiptarë ortodoksë dhe tek të pabesët katolikë, për t’a mbyllur me të pafetë bekatishinj që i binden fjalëve të Naimit dhe vëllezërve të tij, të cilët me të gjitha forcat e shtynë Shqipërinë larg turkut, për në Perëndim.

Myslimanët apo të krishterët shqiptarë që ndihen më shumë shqiptarë se të një religjioni të caktuar dhe që si të tillë sillen, jetojnë e martohen njëri me tjetrin, ata i quajnë si pa gjak, si njerëz pa moral dhe si armiq sidoqoftë.

Këta njerëz që hiqen si shqiptarë dhe që jetojnë e veprojnë si serbi e turku më i keq, arrijnë deri aty sa edhe shqiptarë ortodoksë si kryeministri socialist me origjinë nga Devolli, burri i urtë dhe tejet nacionalist Pandeli Majko, edhe atë t’a shpallin si “shka”, pra si serb për shkak të fesë së tij të dyshimtë në sytë e tyre!

Ku ka më turp dhe pabesi se kjo?

Djalin e ri 30 vjeçar, që pa asnjë eksperiencë u ul në karrigen e kryeministrit në vitin e zjarrtë 1999-ë, pas luftës civile të 1997-ës dhe në kulmin e Luftës së Kosovës.

Njeriun që mori mbi shpatulla përgjegjësinë historike që të paqëtonte gjaqrat në Shqipëri, të unifikonte qëndrimin nacional dhe politik në Tiranë, kundrejt Kosovës dhe më pas të mbante shtetin shqiptar në këmbë gjatë krizës së refugjatëve kosovarë, të cilët me qindra-mijëra erdhën në Shqipëri dhe që shteti e banorët e vendit tonë, nga veriu në jug, i mbajtën me bukë dhe u hapën dyert e u shpëtuan jetët.

Po ky djalë i ri, nisi tanket për në Kukës, kur repartet speciale serbe hynë në territor shqiptar dhe më pas u tregoi “shkijeve” të vërteta, grykën e topit në ditët e para të majit të 1999-ës.

Ai ishte kryeministri simpatik, gjakftohtë dhe i dashur për të gjithë shqiptarët, i cili doli fitues përballë “Kasapit” Millosheviç.

Ndërsa ai kryeministronte në Tiranë, lufta në Kosovë u fitua nga NATO dhe më pas banorët shqiptarë të Kosovës që kishin gjetur strehim, ushqim dhe strehim në Shqipëri, u kthyen në shtëpitë dhe tokat e tyre.

Që atëherë, ai njeri nuk ka marrë shpërblimin e merituar politik për veprën etij të papreçedenttë gjatë asaj periudhe të zjarrtë dhe vendimtare për gjithë popullin shqiptar.

Por mirënjohjes  së përgjithshmë në Shqipëri e Kosovë për këtë figurë të dashur dhe të papërlyer të politikës sonë nacionale, i shtohet edhe kjo urrjetje e verbër fetare që më ka qëlluar jo rrallë t’a has në shkrime dhe faqe të ndryshme interneti.

Po të jetë Pandi “shkije” për shkak të fesë së tij të urryer nga dikush, atëherë çfarë janë ata që e epitetojnë kështu në këtë formë bastarde këtë personalitet mbarëshqiptar?

Ata janë thjesht dhe aspak më shumë se, mbeturina të turkut, turqizmës dhe ithtarëve të shumtë të asaj kauze mes nesh.

Këta njerëz, gjejnë aleance natyrale me këdo që është i predispozuar të jetë kundër Shqipërisë dhe kombit tonë.

Dhe prandaj s’ka se si këta njerëz të mos gjejnë dhe japin mbështetje për Turkun, Serbin apo Helenin!

Duke ditur që është pikërisht pushtimi, shfarosja që solli ai me vete dhe sundimi arkaik e djallëzor përçarës turk, arsyeja përse populli ynë ra në gjendjen që është edhe sot dhe pse sllavër e grekër na ranë aq lehtësisht në qafë, atëherë s’ka dyshim që këta njerëz origjinën e armiqësisë së tyre gjenetike ndaj shqipes dhe shqiptarizmës e kanë të lindur bashkë me filoturqizmin e tyre natyror.

Kur ishte puna për t’ia mbathur me të katërta, nga majat thembrat nga serbi, këta njerëz gjakshpëlarë ” ia mallarën” (ia futën vrapit në dialekt tirons) për në Shqipëri, tek ata grekët, vllehët, italianët  e myslimanët e pafe që martohen me “edepsëzët” e krishterë!

Ndër të tjera, me dokumente zyrtare, dihet që për shembull, Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, ajo kisha e urryer e grekëve, serbëve dhe vllehëve të “Shqipnies”, ka mbajtur në kampet e saj me bukë, përkujdesje të gjithëanshme, shërbim mjekësor, psikologjik e kurim të mirorganizuar e të përzemërt, aty pra kanë qëndruar mbi 33 mijë qytetarë, shqiptarë të shpërngulur të Kosovës.

Por kush e çan kokën për këtë?

Të vihesh e të lexosh shkrime e faqe interneti shqipshkruese, vëren reportazhe fantazmagorike për vizita në “Toskëri”, e cila dukshëm paraqitet si rajon dhe rrezik popull më vete.

Aty më pas tregohen me detaje idiotësi nga më të ndryshmet, që flasin se si në çdo qytet të Shqipërisë ku gjenden të krishterët Ortodoksë, në të vërtetë popullsia përbëhet nga “Shulet maqedonase”, ”Vllehët rumunë” , ”Serbët shqipfolës” dhe padyshim qershia mbi tortë janë “Grekët”!

Dhe këto janë faqe të ashtëquajtura shqipfolëse, të cilat për shqiptare hiqen.

Padyshim që famëkeqja “Asfali” helene si dhe ku e di unë si quhet tani... ”Shërbimi sekret ish-UDB serb”, nuk do kishin ditur të villnin më mirë helm antishqiptar se këta pseudo-shqiptarë.

Ashtu siç shqiptarët e vërtetë të Kosovës dhe po ashtu edhe me siguri shqipfolësit në fjalë, qëndruan, hëngrën, pinë e shpëtuan jetët e tyre në Kukës, Shkodër, Dibër, Pukë e Lezhë, ata po aq u strehuan dhe u ndihmuan me përzemërsi të paçmuar e të pashoqe edhe në qytete të “Toskërisë” helene, maqedonase-sllave, serbe e vllehe.

Dhjetëra-mijëra shqiptarë Kosove, qëndruan dhe u ushqyen e jam i sigurtë që ndihen mirënjohës edhe sot ndaj pritjes që për ta u ofrua me një përkujdesje vëllazërore të pashembullt edhe në Gjirokastër, në Korçë, Pogradec, Berat, Fier , Vlorë e deri në Sarandë ku ca grekë minoritarë Shqipërie jetojnë me të vërtetë.

Si s’u ra mendja që atëherë të ankoheshin për këtë “Toskërinë” greko-sllave-vllehe këtyre palaçove antishqiptarë?

Apo sepse në atë kohë po iu digjej e pasmja dhe s’kishin ku të shkonin tjetër sepse asnjë nga vëllezërit e tyre turq apo arabë s’ua hapi portat, por veç Shqipërisë dhe pjesës shqiptare të FYROM-it, i mbajtën me bukë dhe i mbrojtën vetëm shtetet perëndimore, duke futur këtu edhe vendin e”jahudive” të urryer, Izraelin?!

Nuk e mohoj se edhe në Turqi dikush shkoi në atë vit, por po ashtu kujtoj mirë se Turqia e tyre e dashur, u shpreh disa herë zyrtarisht kundër përfshirjes së saj në atë luftë dhe po të kishte qenë për të dashurit dhe shumë të shtrenjtët turq, Kosova do ishte bërë shkrumb e hi dhe këmbë shqiptari s’do të kishte mbetur mbi dheun e asaj toke martire.

Kështu është puna me këtë prototip njerëzish.

Pa asnjë mëdyshje të vetme, po të mos ishte hedhur turku mbi tokat tona, edhe ky lloj profesionistësh të dyfytyrësisë shqipfolëse, nuk do të kishte ekzistuar.

Nuk do të shaheshin e nëmeshin as shqiptarët e tjerë të “Shqipnies”, për shkak të afërsisë së tyre jo vetëm gjeografike por edhe gjuhësore, por mbi të gjitha kulturore, me Perëndimin dhe Italinë e italishten kryesisht.

Një gjuhe që në Shqipëri është kultivuar me kohë, që para dy mijë e ca vjetëve, gjatë shekujve të sundimit romak, kur siç thashë më lart, edhe lindi pjesa latinisht-folëse e trungut ilir, që më pas u zhvillua në degën vlleho-shqiptare të kombit tonë.

Një gjuhe që në territorin arbëror-shqiptar gjeti përdorim gjatë dominimit të gjatë Venecian në bregdetin tonë.

Një gjuhë që më pas u mbajt gjallë për shkak të lidhjeve kulturore dhe tregtare me anën tjetër të detit në Itali dhe po ashtu për shkak të prezencës së qindra-mijëra arbëreshëve në tokën italiane.

Gjuhë që mori zhvillim me influencën italiane mbi mbretërinë e porsaformuar shqiptare, e cila në përpjekje për t’iu larguar “otomanzimit”, sa edhe “helenizmit” dhe “serbizmit”, u afrua me këtë fuqi pa tendenca asimiluese mbi shtetin e ri Shqiptar.

Fundja Italianët, njëherë që deshën të na shkëpusnin një copë tokë, i hodhëm në det pa ua bërë të gjatë, vumë gunat mbi tela dhe me Selam Musain me shokë në krye e të gjithë Labërinë në këmbë, bashkë me vullnetarët nga e gjithë Shqipëria, i kthyem sërish në Bari nga kishin ardhur në 1920-ën.

Më pas, mbyllja e vendit nga regjimi, na la si dritare të vetme televizionet italiane, për të njohur dhe parë botën jashtë vendit tonë.

Kjo gjë si dhe aftësia e pakrahasueshme e shqiptarit për të mësuar gjuhët e huaja, bënë që njohja e kësaj gjuhe në Shqipëri të jetë ende tek 60-70% me aftësi minimale komunikimi.

Por shumëkujt, edhe mjaft prej atyre që turqishten e kanë “bukë me djath” dhe sadoqë jetojnë në qytete 98% shqiptare, flasin më shumë këtë gjuhë se shqipen, apo edhe të tjerëve që serbisht mendojnë e rraka-zhdraka  përkthejnë këto ide pa asnjë lloj rregulli gjuhësor në shqip, gjithë këtyre njerëzve, njohja e italishtes, përveç të folurës perfekte të shqipes letrare (asaj të vllehëve sipas tyre) nga shumica e banorëve të shtetit shqiptar, kjo gjë u del si problem madhor!

Normale që asnjë gjuhë e huaj nuk mund të lejohet të kalojë përdorimin e gjuhës sonë mëmë, pra shqipes sonë të bukur dhe për këtë s’ka asnjë objeksion të mundur.

Por që nga këta tipa të mallkohen ndër të tjera, bashkëatdhetarët nga shteti amë, sepse përveçse për shkak të sistemit të shkëlqyer arsimor dhe fundja të lindjes dhe rritjes në shtetin e tyre që quhet jo rastësisht “Shqipëri” dhe ku pa asnjë dyshim “Shqipja” është e vetmja gjuhë zyrtare, pra të nëmen pareshtur sepse dinë shqipen letrare dhe njohin dhe disa gjuhë perëndimore, mes tyre edhe italishten, kjo po që minimalisht të habit!

Sa për rastin specifik të shtetit shqiptar, fortësia e gjuhës sonë shqipe, sistemi i fuqishëm arsimor si dhe shpirti nacional shqiptar, kanë ndalur mjaft përparimin e influencës së fqinjëve dhe gjuhëve të tyre.

Tentativat asimiluese ndaj shqiptarëve njihen dhe s’ka nevojë të flas për to më tepër.

Por prezenca e shtetit shqiptar, ka ndihmuar ngahera jo vetëm shqiptarët në Kosovë që të kenë një fushë magnetike shqiptare që t’i tërheqë dhe t’i largojë nga rrymat egocentrike serbe apo kryesisht turke.

Pra forca e rrezatimit shqiptar nga prapatoka e shtetit tonë, ka ndihmuar po ashtu minoritetet kufitare shqiptare edhe në Helladhë, ku popullsitë jo-greke gjithmonë kanë hequr në kurrizin e tyre çdo lloj gjëme, derisa janë asimiluar në grekë.

Por sot e kësaj dite, ishuj shqiptarë ka akoma në rrethinat e Kosturit e Follorinës pranë Korçës, në fshatrat plotësisht shqiptare ku ende flitet pastër shqip, në Negovan e Bellkamen.

Apo shqipja ruhet deri brenda në qytetin e Janinës, në Filat, Igumenicë dhe fshatrat çame-ortodokse të atyre zonave.

Por veç kësaj, njohja kolektive dhe orientimi pro-perëndimor dhe pro-italian i hasur kudo nëpër Shqipëri, ka bërë që të frenohen sulmet kulturore dhe gjuhësore sa të grekëve, turqve apo edhe sllavëve, gjuhët e të cilëve njihen shumë më pak se italishtja e preferuar masivisht si gjuhë e parë e huaj, dhe të cilat fliten pak vetëm nëpër zonat kufitare me fqinjin përkatës.

Greqishtja, përveç banorëve me kombësi shqiptare dhe origjinë greke minoritare dhe emigrantëve të shumtë në Greqi, do kishte pasur shumë më tepër influencë dhe përhapje, po të mos ishte përballur dhe ndalur përpara avancimit të parrezikshëm të italishtes, qoftë edhe në qytetet më pranë Greqisë, në Sarandë e Korçë për shembull.

Po kjo gjë do kishte ndodhur edhe me gjuhët sllave në kufinjtë me FYROM-in dhe Malin e Zi.

Shqiptarët e atyre zonave, do ishin bërë si shumë shqiptarë në Malin e Zi, të cilët shpallin me krenari se dinë më mirë serbishten se shqipen dhe që fluturojnë pupthi përpjetë nga gëzimi kur në anën tonë të kufirit gjejnë dikë që di serbisht.

Dhe në fund turqishtja në Shqipëri do të ishte përhapur minimalisht si dhe sa shumëkund në trojet shqiptare në ish-Jugosllavi dhe anët shqiptare të FYROM-it, duke na sjellë edhe njëherë aromën kundërmuese dhe mbytëse të Anadollit, në mes të qyteteve tona.

As serialet dhe televizonet turke, s’ia kanë dalë dhe nuk do t’ia dalin, megjithë sponsorizimin dhe favorizimin e qartë që një dorë e “padukshme” u bën në televizionet tona, sepse sërish popullariteti i TV-së dhe prodhimet televizive turke, në Shqipëri do të mbeten dukshëm më poshtë se shikueshmëria e televizonit dhe prodhimeve italiane.

Për shkak të kësaj prirje të shqiptarëve dhe të shtetit shqiptar, fundja edhe pas pavarësisë, në kufinjtë e atij shteti që na mbeti, nuk u guxua të shpallej ndonjë palo minoritet shallvaregjërësh turq.

Prandaj edhe njohja e gjuhës mongole turke, ra menjëherë në pikiatë pas pavarësisë dhe për fat të Zotit, asnjëherë ndokush nuk u vlerësua në Shqipëri si më i fisëm dhe i ditur, për shkak të aftësisë së tij për të folur në turqisht.

Prandaj menjëherë pas pavarësisë, gjuhëtarët dhe vetë populli iu futën pastrimit me themel të shqipes nga mbetjet toksike të turqishtes, ato që tani sërish një dorë e “padukshme”, e paguar me siguri nga ambasada turke a dikush tjetër në institucionet e Ankarasë që janë përgjegjëse për ish-Rumelinë, po rreket t’i rifusi në përdorim.

Edhe këtë problem gjuhësor, me turqit, pasuesit e tyre dhe jo vetëm, nuk do t’a kishim pasur me siguri, po të kishte qenë e mundur që osmanët dhe mëkëmbësit e tyre, të mos e kishin prurë kokën në vendin tonë para 600 vjetësh.

Nuk them që duhet ekzagjeruar, pasi edhe tejmbushja e shqipes sonë të bukur dhe të pasur me fjalët e saj, me terma italiane apo angleze të panevojshme, edhe kjo gjë përbën një atentat ndaj konstruktit të gjuhës tonë.

Por kur një fjalë italiane apo angleze sulmohet si të jetë krim kundër njerëzimit, nga ana tjetër përdorimi  i çfarëdo turqizme të mundur dhe ndërkohë edhe zhvarrosja dhe nxjerrja nga arkivoli i kohës i sa e sa termave osmanë të para 200 viteve, stimulohet mediatikisht dhe financiarisht sa nga turkomanët tanë e sa nga shteti turk, sipas një politike të mirëmenduar dhe tejet të përpiktë.

Po aq shumëkujt i erren sytë nga aftësia e dikujt për të folur jo vetëm gjuhën italiane, por edhe anglishten, frëngjishten e spanjishten.

Kur në anën tjetër njohja dhe përdorimi në masë tmerrësisht të gjerë e turqishtes, quhet gjëja më normale në botë, gjest i lavdërueshm dhe po ashtu edhe një dëshmi e çertifikuar e të qenit “shqiptar-arnaut  i mirë”, sipas dikujt.

Se po të mos e duam dhe largqoftë mos e flasim turqishten, s’jemi më shqiptarë neve kështu?

U kthyem tek “poshteni albanci” me këtë ritëm dhe mënyrë të menduari.

Atëherë që të ishte shqiptar i mirë në sytë e serbit, shqiptari duhej të harronte që ishte i tillë dhe mbi të gjitha jo vetëm në publik, por edhe brenda në shtëpi të vet, duhej të fliste me familjarët e tij në serbisht, deri sa serb të bëhej “një copet”, pra prej vërteti.

Tani dalëngadalë këtë teori antishqiptare, po na e kthejnë në modelin, që për të qenë shqiptar i denjë, njeriu sipas këtyre ideve duhet që të ndihet turk, të jetojë si i tillë, të urrejë Shqipërinë më shumë se këdo tjetër, të flasi 90% të kohës në turqisht dhe të pijë çaj rusi (që është Sri Lanke me të vërtetë).

Epo, nuk jemi të gjithë të tillë për fat!

Nuk flasim me dëshirë dhe përkushtim e përdëllim njëkohësisht, as serbisht e aq më pak turqisht.

Po na bëri kjo gjë më pak shqiptarë... ..më fal Arnautë e thënë më mirë, në sytë e tyre, kush e çan kokën?!

Kush është i dashuruar me gjuhën e atyre që i kanë shfarosur të afërmit, i kanë djegur vendin e tij, i kanë shpëlarë identitetin, bashkë me atë pak tru që u ka mbetur dhe i kanë bërë njerëz pa ndërgjegje nacionale, ai dhe ata janë të lirë të jenë të tillë, askush nuk i detyron të ndryshojnë.

Por njëkohësisht, kjo gjë nuk u jep aspak të drejtën të fusin hundët në punë që s’u takojnë dhe të na çajnë kokën neve të tjerëve me pallavrat dhe debilizmat e tyre pafund.

Por siç edhe e nisa, asgjë prej këtyre që po diskutoja më sipër në këtë shkrim, nuk do të kishin ndodhur dhe ne nuk do flisnim për këto tema, po të mos kishte ndodhur këtu e gjashtë shekuj të gjata më parë, që ca sulltanër të gjatë sa një gomar, me tipare të forta mogole dhe me çallma në kokë e shallvare të shëmtuara nëpër këmbë... të mos i ishin sulur vendit tonë!

 

---------------------

 

KRENAR TË JESH SHQIPTAR

 

Nga Prof. Sali Bollati - Sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës Çamëria, Sh.B.A.

 

Këto kohët e fundit, shkrimtari shqiptaro-amerikan me banim në Nju Jork, zoti Pierre-Pandeli Simsia doli para lexuesit me një libër të ri të titulluar:

"Dr. Selahedin Velaj, Legjenda vlonjate në Amerikë"

kushtuar jetës dhe veprimtarisë së një ndër burrave të ndritur të Diasporës Shqiptare në Sh.B.A, vatranit veteran, themeluesit dhe drejtuesit të Shkollës Shqipe në Nju Jork, Dr. Selahedin Velaj.

Duke lexuar vler;simin dhe pritjen e mirë që i ka bërë lexuesi këtij libri (Këtu kam parasysh komentet që ka bërë gazetari i mirënjohur, Z. Albert Zholi, i cili është edhe botuesi i librit, dhe shpërndarja e librit në libraritë e Tiranës) libri pati fatin e mirë që të bëhej edhe prezantimi (promovimi) i tij në qytetin bregdetar, Vlorë, nga ku e ka edhe origjinën edhe Dr. Selahedin Velaj.

Fotografitë, videot filmike dhe komentet e ndryshme të pjesëmarrësve vlonjatë në ditën e promovimit, si edhe pjesëmarrja e autorit të librit së bashku me bashkëshorten dhe dy djemtë e tij, shkuar enkas nga Amerika në Vlorë, e tregojnë më së miri suksesin e madh që ka patur libri, autori Simsia dhe vetë personazhi kryesor, Dr. Velaj.

Isha i interesuar ta lexoja atë libër dhe, për fatin e mirë, m'u dha mundësia ta kem edhe unë në bibliotekën time në shtëpi, midis librave të shumtë.

Duke shfletuar faqet e librit, që në rreshtat e parë e deri në mbarim të tij, kuptohet qartë që libri është shkruar me ndjenjë, dashuri, respekt të veçantë nga z. Pierre-P. Simsia.

Gjuha e thjeshtë dhe frazat origjinale që përdor autori Simsia në libër, si studiues, duke na sjellë pjesë të ndryshme nga jeta e Dr. Selahedinit, që nga fëmijëria e tij e hershme nga Vlora ku u lind dhe u rrit, vështirësitë e emigracionit, vështirësitë e punëve të rënda, etja e tij për shkollim, diplomimi i tij si ekonomist, akademik, Dr. shkencash, tregojnë, jo vetëm figurën e ndritur të këtij atdhetari të nderuar që gjithë jetën në emigraion ia ka kushtuar atdheut, çështjes shqiptare, por edhe punën kërkimore të kufizuar të shkrimtarit Simsia në gjetjen e materialeve për të dalë para lexuesit me një libër, sido që të jetë ai, i madh apo i vogël nga numri i faqeve të tij.

Shumë të nderuarin Dr.S.Velaj, e kam takuar dhe njohur prej vitesh në tubime bashkëatdhetarësh në Komunitetin Shqiptar të New Yorkut.

Ai gjithmonë me gjallëri shprehet, këshillon dhe ndihmon me bujari në zgjidhjen me urtësi të problemeve familjare e kombëtare që ndeshim si emigrantë këtu.

Por duke lexuar paraqitjen shumë të goditur e kuptimplotë nga autori z. Pierre P. Simsia, kuptova se vërejtjet dhe këshillat që pata degjuar më parë ishin pjesë e shpirtit dhe zemërs së këtij Shqiptari të Madh.

Sot shkruhet e flitet shumë për ADN e njeriut, por jo aq sa është e vërteta e brymosjes dhe trashëgimisë familjare. Gjyshi, babai, atdhetari 90 vjeçar i sotëm, ishte vetëm një djalë i ri, kur u detyrua të largohet nga familja dhe Atdheu.Them u detyrua për arësye se luftoi dhe e donte familjen dhe atdheun jo nën komunizmin antishqiptar. Por me krenarinë e të qenit Shqiptar, djaloshi i ri punoi me këmbëngulje ne çdo punë të vështirë që iu ofrua, studjoi me pasion e vendosmëri deri sa arriti në majat më të larta intelektuale, krijoi një familje të ndershme e të denjë për kohën e vendin nga ka ardhur dhe këtë që jetojmë sot.

Gjuha është një nga tiparet më karakteristike të kombit; gjuhën e ëmbël shqipe, jo vetëm ua mësoi dy djemve të tij (megjithëse nënën e kanë italiane!) por, duke hapur, ndihmuar dhe drejtuar shkolla shqipe këtu në NY, u krijoi mundësinë fëmijëve të bashkëatdhetarëve tanë, të mos e harrojnë gjuhen shqipe.

Dhe për këtë meritë të madhe, hapja e Shkollës Shqipe, siç e përmend edhe autori Pierre-P. Simsia në libër, që në shumë raste Dr. Selahedini ka ditur të zgjedhë heshtjen, e lartëson atë edhe më tepër, pa e ngritur zërin të bërtasë e të mburet me atë që bën. T'i shërbesh kombit me dashuri, vetmohim dhe në heshtje, pa ekspozuar atë që bën, është gjëja më humane që mund të bëjë njeriu, duke marrë vlerësimin, dashurinë, respektin e bashkatdhetarëve dhe bekimin nga vetë atdheu dhe kombi.

Pjesëmarja e Dr. S.Velaj ne simpoziume ndërkombëtare si në Itali,Kosovë për gjuhën shqipe është shumë e vlerësuar.

Një nga karakteristikat dalluese tonat, toleranca fetare, simbolizohet te Dr.S.Velaj.

Me respekt ndaj Zotit, e ndjejmë vehten krenarë për emrin dhe besimin që na kanë

dhënë prindërit. Ai dashuroi, dhe kjo dashuri e respekt reciprok vazhdon per afro 70 vjetë, nje vajzë italiane me besim katolik.

Kur prifti italian, siç na e jep edhe autori Simsia në libër, nuk pranoi ti kurorizojë, vetëm se dy të rinjtë e dashuruar nuk ishin të së njëjtës fe, Kryetari i Bashkisë së qytetit italian, nga ku ishte edhe bashkëshortja e Dr. Selahedinit, edhe ai italian, e firmosi martesën e dy të rinjve të dashuruar, të cilët pavaresisht nga emrat dhe besimi që trashëguan, bashkëjetojnë në harmoni dhe respekt të plotë ndaj njeri tjetrit.

Nderin dhe krenarinë e shqiptarit e ka shpalosur Dr.Velaj kudo, nga Spanja në Japoni.

Kur e pashë me Flamurin dhe kostumin karakteristik shqiptar duke referuar në Universitetin e Tokios për zakonet e të drejtat e shqiptarëve, pata përshtypjen se po shohim të gjallë të madhin shqiptar Faik Bej Konicën!

Dr. S.Velaj gjatë gjithë jetës lufton për të drejtat e shqiptareve në trojet etnike. Me punën e palodhur e vendosmërinë e tij si në Washington, Rambuje, Prishtinë e deri në Tokion e largët ka angazhuar senatorë, deputetë e qeveritarë e profesorë të shquar duke ju bashkuar problemeve për zgjidhjen e të drejtave tona.

Kur shovinistat bizantinë grekë, si me petkun e diplomatit palaço, ashtu edhe të deputeteve tip nazista, rifilluan provokimet me kerkesa mesjetare ndaj shtetit shqiptar, Dr.Velaj megjithëse ishte ne pikëllim shumë të madh për humbjen e djalit të tij , Dr.Drinit; na telefonoi. dhe na mblodhi ne një grup të madh intelektualësh atdhetarë. Aty duke u shprehur se pavarësisht se fizikisht ndodhemi larg Tokës Nënë, me mendje dhe zemër jetojmë bashkë. Dhe me porosi të tij, u drejtuam me këto shqetësime, një promemorie politikanëve dhe qeveritarëve në Tiranë Fatkeqësisht, ata ishin duke u sharrë me njeri tjetrin, pra nuk ju tepron koha per shqetësime të tilla, shqetësimet e diasporës, që janë edhe shqetësimet e mbarë kombit tonë.

Dhe ashtu siç flitet në libër “least but not last”, një tjetër karakteristikë e veçantë për Dr.Selahedin Velaj, është modestia e tij njerëzore.

Në dallim nga disa bashkëatdhetarë që pa kontribuar në drejtim të zgjidhjes së problemeve të komunitetit shqiptar, shtyhen për të dalë në fotografi e gazeta.

Siç e ka përmendur edhe vetë autori Pierre-P Simsia, ky libër mbetet i hapur, në të janë shkruar të thënat e të pathënat, për vetë modestinë që e karakterizon Dr. Velaj-n, i cili është gjithmonë i mbyllur për veten e tij, duke mos e ngritur zërin për atë që bën, i duket mburje.

Dua ta falenderoj autorin e librit, z.Pierre P.Simsia, për punën e tij studimore që ka bërë, në përkushtimin dhe ndjenjen e respektit dhe dashurise shqiptare që na prezanton këtë vepër të denjë atdhetare.

Ai, me këtë libër të vogël ( Ari është i vogël, por vlerën e ka të madhe), na tregon figurën e vërtetë të një Atdhetari, që me të drejtë unë e quaj si shumë bashkatdhetarë të tjerë NDER I KOMBIT SHQIPTAR.!

------------------------

Edhe një herë mbi dënimin e krimeve të komunizmit

Nga Reshat Kripa*

Dëgjova intervistën e Këshilltares për Çështjet Ballkanike pranë Ligës Civile Shqiptaro-Amerikane, zonjës Shirley Cloyes Dioguardy,  dhënë televizionit “Zëri i Amerikës” para disa ditësh dhe më tërhoqi vëmendjen njera nga përgjigjet e saj:

Një nga arsyet pse nuk kemi shtet të fortë ligjor dhe që drejtësia mbetet një institucion i brishtë është se nuk ka pasur ballafaqim me të kaluarën. Procesi nuk duhet të drejtohet nga qeveria apo një parti e vetme politike, ka plot institucione që ofrojnë përvojë. E gjithë kjo varet nga vullneti politik dhe nga dëshira për të bërë më shumë, duke u larguar nga praktika e margjinalizimit të atyre që vuajtën, ose e ngritjes së duarve duke thënë se s’mund të bëhet asgjë, apo me justifikimin se nuk ka shpresë dhe se procesi do të manipulohet për përfitime personale. Nuk e shoh të mundur që Shqipëria të ecë përpara, pa u përplasur me të kaluarën. ndërkombëtare.

Një kambanë alarmi për politikën shqiptare. Një sirenë kushtrimi për popullin shqiptar. Ai sot është zgjuar. E kupton fare mirë kush është e mira dhe kush e keqja. Di të ndajë të bardhën nga e zeza. Këtë e ka treguar në zgjedhjet parlamentare të viteve të fundit. Vini veshin! Pjesmarrja ka qenë tepër e ulët. Më e shumta e popullsisë nuk ka pranuar të shkojë në votime. Përse? Sepse nuk e gjente veten në asnjë krah të politikës shqiptare dhe kjo është e dhimbëshme. Do të kisha dashur që në Kushtetutën e Shqipërisë të kishte një nen ku të parashikohej që zgjedhjet  të ishin të pavlefshme në rast se pjemarrja do të ishte nën 50% e votuesve, ashtu siç parashikohet për referendumet.

Përse ndodh një gjë e tillë? Shkaku kryesor dhe, do të thosha i vetmi, është se në Shqipëri, megjithëse kanë kaluar njëzetedy vjet nga rivendosja e demokracisë, ende nuk janë dënuar krimet e kryera nga regjimi komunist. Ende në administratën shtetërore, në Kuvendin e Shqipërisë, në prokurorit dhe gjykatat, në partitë politike e shoqatat, në mediat e shkruara e ato vizive si dhe në të gjitha sferat e shoqërisë shqiptare gjenden elementë të përlyer me asistemin komunist. Është pikërisht ky element i përlyer që helmon gjithë hapsirën shqiptare.

Kambanat e alarmit po bien me të gjithë forcën e tyre. Paralajmërimet e opinionit ndërkombëtar dëgjohen gjithmonë e më tepër. Ne po aspirojmë për të hyrë në Europë. Por, a do të na pranojë Europa pa dënuar krimet e komunizmit? Unë mendoj se jo. Eksperienca e vendeve të tjera të lindjes e vërteton këtë. A nuk i kërkoi Bashkimi Europian Bullgarisë, si kusht për pranimin, hapjen e dosjeve të komunizmit? Hidhni vështrimin në ato vende. Kudo bie në sy lufta për zhdukjen e pasojave të komunizmit, që tek rishikimi i historisë, ngritja e muzeumeve të krimeve të komunizmit, ngritja e memorialeve të viktimave dhe plot vendime të tjera për zhdukjen e këtyre pasojave të hidhura. Por mos harroni! Shqipëria mban vendin e parë në Europë për krimet e kryera nga regjimi komunist. Vendet e tjera janë shumë larg. Po përsëris edhe një herë njoftimin që bëri përfaqësuesi sllovak në Kuvendin e Shoqatës së të Burgosurve Politikë dhe Viktimave të Komunizmit, zoti Piter Bielek, mbajtur në Tiranë në muajin prill 2009, ekzekutimi i fundit në Sllovaki ishte bërë qysh në vitin 1956. Krahasojeni këtë me ekzekutimin e fundit në Shqipëri, atë të poetit  Havzi  Nela  varur    10  gusht  1998,  për    mos  përmendur

vrasjet  pa  gjyq    kufi    vitet 1990-1991 dhe do të  bindeni  mbi  madhësinë  e  ushtrimit 

diktaturës në vendin tonë.

Por   le      shikojmë   rastet  e  tjera    kambaneve    alarmit  dërguar  Shqipërisë  nga

institucionet ndërkombëtare. Më datën 20 mars 2010 lexova në median elektronike “Tribuna Shqiptare” lajmin e mëposhtëm, të shkruar nga drejtuesi i kësaj medie, zoti Ajet Nuro:

Para disa ditësh lexova një lajm që më bëri shumë përshtypje. Aty thuhej se një delegacion i Kombeve të Bashkuara i ka kërkuar Shqipërisë të dënoj komunizmin… Kuptojeni mirë, Një delegacion i Kombeve të Bashkuara i kërkon Shqipërisë të dënojë krimet e komunizmit...

Që një delegacion i Kombeve të Bashkuara të kërkoj që Shqipëria të dënoj komunizmin, punët janë shumë keq. Sepse ky delegacion duhet t’i ketë parë gjurmët e kësaj murtaje kudo, aq sa është i shqetësuar. Dhe kjo njëzet vjet pasi Shqipëria pretendon se e hodhi poshtë komunizmin.

Mendova se më në fund kishte ardhur koha që edhe vendi ynë, sikurse edhe vendet e tjera ish socialiste të Europës Lindore, të dënonte krimet e regjimit komunist. Megjithëse i vonuar ky lajm më ngjalli shpresat për ndriçimin e së vërtetës mbi atë periudhë të errët të historisë së vendit tonë. Këtë shpresë ma shtoi më tepër Ligji Nr. 10242 datë 25.02.2010 “Për Institutin e Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri” miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë në bazë të Vendimit Nr. 43 datë 14..01.2009 të Këshillit të Ministrave. Megjithëse u desh më shumë se një vit që të miratohej ky vendim, përsëri u gëzova se më në fund mori udhë çështja.  Shpresova gjithashtu që ky ligj të mos mbetej në letër, ashtu si paraardhësit e tij. Kisha parasysh Rezolutat Nr.1096 (1996) ”Masat për të çrrënjosur trashëgiminë e sistemeve totalitare komuniste” dhe atë me Nr. 1481 (2006) “Domosdoshmëria për dënimin ndërkombëtar të krimeve të regjimeve totalitare komuniste” të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, të cilat pothuajse kaluan në heshtje si nga organet qeveritare ashtu edhe nga mediat e shumta që ishin në vendin tonë.

Fitorja e së djathtës në zgjedhjet e 2005-ës m’i ngjalli shpresat se një gjë e tillë do të merrte rrugë. Me të vërtetë nuk kaloi më shumë se një vit dhe Kuvendi i Shqipërisë miratoi, në tetor 2006, një rezolutë, në mbështetje të atyre të mësipërme të Këshillit të Europës, Rezolutën “Për Dënimin e Krimeve të Kryera nga Regjimi Komunist në Shqipëri” në miratimin e së cilës deputetët socialistë, sipas urdhërit të liderit të tyre Edi Rama,  nuk denjuan ta votojnë duke treguar haptazi se janë kundërshtarët kryesorë të zbardhjes së krimeve të komunizmit. Kanë kaluar gjashtë vjet nga miratimi i saj dhe deri më sot nuk shohim të realizuar pothuajse asnjë  pikë të kësaj rezolute. Përse...?

Por le të kthehemi tek rezoluta për hetimin e krimeve të komunizmit. Së bashku me të u miratua edhe një Vendim i Këshillit të Ministrave, ai me Nr. 42 datë 14.01.2009 “Për Simbolet e Përkujtimit të Viktimave dhe të Krimeve të Komunizmit në Shqipëri”, në nenin 5 të së cilit thuhet:

Këshilli i Ministrave të nxjerrë aktin e nevojshëm nënligjor, për ngritjen e “Obeliskut të Viktimave dhe të Krimeve të Komunizmit”.

Ndërsa në realcionin shoqërues të këtij projektligji, në njërin nga paragrafet e tij, thuhet:

Projektligji përcakton ngritjen e një obelisku, përmes të cilit  do    përkujtohen  viktimat

dhe krimet e komunizmit. Ky obelisk do të jetë “dëshmitar” i përhershëm i krimeve të komunizmit dhe, si i tillë, do të ndihmojë brezat, e tanishëm dhe të ardhshëm, të kujtojnë dramën që komunizmi i shkaktoi Shqipërisë dhe shqiptarëve. Për të realizuar këtë mision kaq të rëndësishëm, obelisku duhet të vendoset në njerin nga sheshet kryesore të Tiranës, si një zgjidhje arkitekturore e një niveli të lartë internacional. Në bazë të këtij ligji, Këshilli i Ministrave ka hapësirën e mjaftueshme ligjore, për të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshme për ngritjen e obeliskut.

Kanë kaluar dy vjet e gjysmë nga miratimi i këtyre ligjeve dhe për ligjin e ngritjes së obeliskut as që bëhet fjalë për vënien në jetë të tij. Kudo sundon heshtja. Përse...? Mos vallë mungojnë fondet? Po të jetë e vërtetë kjo unë do t’jua tregoja zgjidhjen. Bëjuni një thirrje biznesmenëve të përndjekur dhe do të shihni se ata do të jenë të gatshëm për një gjë të tillë. Hidhni vështrimin rreth e rrotull. Kudo do të shihni simbole të pushtetit të përmbysur. Mozaiku në fasadën e Muzeut Historik Kombëtar, basorelievi në godinën e Kryeministrisë, ylli i kuq në përmendoren “Nënë Shqipëri” në varrezat e dëshmorëve dhe plot simbole të tjerë dëshmojnë për mungesën e dëshirës për dënimin e krimeve të komunizmit. Vështroni emërtimet e shesheve, rrugëve, shkollave dhe institucioneve të tjera shtetërorë. Janë të mbushura me emra ngjarjesh dhe personazhes të epokës së përmbysur. Kujtoni emërtimet “Komuna e Parisit”, “Konferenca e Pezës”, “10 korriku”, “11 janari” “21 dhjetori” e të tjera dhe përgjigjuni. Çfarë simbolizojnë këto emërtime? Asgjë tjetër veçse një ringjallje të kohës së errët të së kaluarës së hidhur. Vështroni emrat e pesonazheve të asaj periudhe të ringjallura në këto emërtime. Do të gjeni një mori kriminelësh që si detyrë parësore të tyre kishin zhdukjen fizike të nacionalistëve të ndershëm  dhe intelektualve të shquar, apo ish udhëheqës të lëvizjes komuniste që u bënë promotorë të fitores së diktaturës në vendin tonë. Po marrë vetëm një shembull, “Heroin e Popullit” Qemal Stafa. Çfarë shërbimi i bëri Shqipërisë ky “hero”? Ai u vra në moshën 21 vjeçare, në një kohë kur rezistenca antifashiste porsa kishte filluar dhe në kushte të dyshimta ku nuk përjashtohet mundësia e vrasjes nga shokët e tij. Përse sot emri i tij vazhdon të dominojë në shumicën e shkollave, rrugëve dhe shesheve të Shqipërisë? Po stadiumi kombëtar përse ende mban emrin e tij kur dihet se ai as që e kishte parë ndonjëherë fushën e futbollit? Mos vallë pse ishte njëri nga themeluesit e Partisë Komuniste Shqiptare, varrmihëses së kombit shqiptar?

Më falni se ndoshta u zgjata pak në këtë pikë, por dua të kthehem edhe njëherë në ligjin mbi krijimin e Institutit të Hetimit të Krimeve të Komunizmit. Shkruajta më sipër se shpresoja që ky ligj të mos mbetej në letër. Por, për fat të keq, kjo ndodhi. U desh më shumë se një vit e gjysmë nga miratimi i tij që,  më në fund,  ky institut të ngrihej dhe të fillonte funksionimin. Në nenin 5 të këti ligji thuhet:

Pika “e” – Grumbullon të dhëna, dokumenta dhe dëshmi për ndriçimin e veprimtarisë së organeve dhe të strukturave të Sigurimit të Shtetit, të formave të persekutimit dhe formave të rezistencës kundër tyre, si dhe të të gjitha veprimtarive, që kanë çuar në dhunimin e të drejtave e të  lirive themelore të njeriut në vitet e regjimit komunist.

Pika “ë”- Evidenton personat, që kanë qenë pjesë e organeve apo autoriteteve vendimarrëse, përgjegjëse për propagandën komuniste, për aktet administrative  dhe vendimet, të cilat kanë çuar, në mënyrë të drejtpërdrejtë a të  tërthortë, në veprime represioni, në jetën shoqërore dhe kulturore, përfshirë luftën e klasave, kolektivizimin, luftën kundër fesë, izolimin nga Perëndimi, pamundësinë për t’u informuar dhe censurën në art, kulturë e shkencë, si dhe kufizimin e furnizimit me ushqime, përmes tallonave të ushqimit.

Nuk e di nëse organet shtetërore, njësitë e qeverisjes vendore, organizatat, tërësisht ose pjesërisht buxhetore, organizatat që financohen nga qeverisja vendore, arkivat dhe të gjitha strukturat e tjera, që disponojnë dokumenta e materiale arkivore, që i përkasin periudhës së komunizmit, janë të gatëshme t’i ofrojnë këtij instituti pa pagesë, siç e parashikon neni 6 i tij, kopje të këtyre  dokumentave arkivore. Unë dyshoj se jo të gjitha, në kushte e sotshme, e kryejnë një detyrim të tillë. Atëherë çfarë duhet bërë? Detyrimisht Shqipëria ka nevojë për një ligj të ri lustracioni, një ligj të studjuar mirë nga institucionet përgjegjëse dhe të diskutuar me shoqërinë civile të interesuar për të, ku në rradhë të parë mendoj se duhet të jenë shoqatat e të përndjekurve politikë. Një ndihmë e mirë, në këtë drejtim, do të jetë edhe konsultimi me Komisionin e Venecias.

Le të shohim edhe një kambanë tjetër alarmi. Në dhjetor 2010, lexova në median tjetër elektronike “Zemra Shqiptare”, shkrimin e zonjë Sadie Kryeziu mbi një letër zyrtare, të nisur më 14 dhjetor 2010, nga ana Ministrave të Jashtëm të Lituanisë, Letonisë, Bullgarisë, Hungarisë, Rumanisë dhe Çekisë, me nismën e Ministrit të Jashtëm Lituanez, zotit Audronius Azubalis. drejtuar Komisares Europiane për Çështjet e Drejtësisë, zonjës Vivian Reding, Zonja Kryeziu njoftonte se Komisioni i Be-së, të cilit i ishte drejtuar letra, kishte marrë përsipër shqyrtimin e saj me seriozitetin më të madh. Letra në fjalë përmbante propozimin për ngritjen e një gjykate ndërkombëtare për dënimin e krimeve të komunizmit.

Do të kishim dashur që krahas firmave të ministrave në fjalë të kishte qenë edhe ajo i ministrit tonë, si përfaqësues i shtetit me përndjekjen më mizore. Por ajo nuk ishte. Megjithatë mendojmë se nuk është vonë që edhe tani përfaqësuesit e kësaj ministrie t’i bashkangjiten zyrtarisht kësaj nisme. Një gjë e tillë do të ishte në nderin dhe dinjitetin e çdo personaliteti  shtetëror  shqiptar. Të mos harrojmë se kjo është edhe një nga kërkesat kryesore që BE-ja dhe Kombet e Bashkuara i kanë paraqitur Shqipërisë.

Çfarë duhet bërë atëherë? Asgjë më shumë se të zbatohet plotësisht Rezoluta e Kuvendit të Shqipërisë “Për dënimin  e Krimeve të Kryera nga Regjimi Komunist në Shqipëri”. Çfarë parashikon ajo rezolutë?

1. Dënimin dhe heqjen zyrtare të të gjitha titujve dhe dekoratave kryediktatorit Endver Hoxha.

2. Rishikimin e të gjitha datave simbol të komunizmit dhe heqjen e tyre nga protokollet shtetërore.

3. Bërjen publikë të të gjitha dokumentave që dëshmojnë krimet komuniste.

4. Hapjen e dosjeve të ish Sigurimit të Shtetit për të gjuthë qytetarët e Republikës së Shqipërisë.

5. Hartimi i një strategjie kombëtare për eliminimin e të gjitha pasojave të totalitarizmit enverian dhe përmbushjen e të gjitha detyrimeve ligjore që dalin nga Statusi i të Përndjekurve Politikë për integrimin, arsimimin, punësimin, strehimin, dhe dëmshpërblimin e tyre.

6. Ngritjen e një komisioni shtetëror dhe akordimin e një fondi për gjetjen dhe rivarrosjen e të zhdukurve me ose pa gjyq për arsye politike dhe ndërtimin e një varreze të veçantë për ta.

7. Rishikimin urgjent të historisë së Shqipërisë dhe të teksteve të shkollave shqiptare.

8. Hapjen e muzeumeve, kthimin në muze të burgjeve dhe kampeve më të tmerrshëm, si dhe ngritjen e memorialeve në përkujtim të të rënëve për lirinë dhe demokracinë e vendit.

9. Organizimin e një konference kombëtare me pjesmarrjen e përfaqësueve të parlamentit, qeverisë, partive politike, shoqatave të të përndjekurve politikë dhe shoqatave të tjera homologe, akademikëve dhe historianëve për të analizuar krimet e kryera nga regjimet komuniste.

Deri më sot asnjë nga këto pika nuk është realizuar. Pa zbatimin e tyre nuk mund të ketë Shqipëri Demokratike, nuk mund të ketë hyrje në Bashkimin Europian.

Jemi në njqindvjetorin e Shpalljes së Pavarësisë. Mendoj se në këtë përvjetor të madh Shqipëria duhet të hyjë ashtu siç i takon, ashtu siç e kanë ëndërruar paraardhësit tanë. Përveç kasaj jemi në një vit zgjedhor. Ky duhet të jetë një vit reflektimi për forcat e djathta, pasi për të majtat as që bëj fjalë pasi jam i bindur për qëllimet e tyre të errëta. Ftoj forcat e vërteta demokratike të bashkohen me mendimet e shprehura në këtë shkrim. Po të ndodhë kjo, jam i bindur në fitoren në zgjedhjet e ardhëshme. Në të kundërt mjerë Shqipëria pasi, siç shkruante dikur poeti, në vitet 90-të:

Fitmtarët, fitimtarë,

Të mundurit, të mundur në përjetësi,

Atëherë, po të jetë kështu,

Mos ardhsh kurrë demokraci!

*Kryetar i Shoqatës Antikomuniste të të Përndjekurve Politikë Demokratë të Tiranës

-------------------------------

 

Kadri Mani

 

Rexhep Bunjaku (10.06.1928) i burgosur i mirëfilltë

 

O tek len dielli-o dhe praron-o hana

O Rexhep Bunjak-o ma nuk-o ban nana!

 

O burrë i moshuar-o plot dinjitet-e

O i vuajti burgjet-o pa hiç marifet-e!

 

O më keni dënue-o po s’m’ka hy tuta

O po gjuhën shqipe ma lejon “kushtetuta”!

 

O kushtetuta s’ma lejon himnin kombëtar-e

O andaj jam në burg-o veç pse jam shqiptar-e!

 

O po jam-o shqiptar e kërkoj-o mëvetësi-e

O rretherrotull-o kah i thonë-o Shqipëri-e!

 

O po edhe bijën tonë e quajtëm Lirijeta

O s’pranojmë “dobardan”-o veç tungjatjeta!

 

O po moj Serbi-o bre po e vjetra-o skile

O po shekuj me radh-o na i ke bërë-o me hile!

 

O mor dirigjent-o ti përgatite-o korin

O po sot kemë pavarësinë-o 100-o vjetorin!

 

O po qinda vjet-o bre po kemë luftue

O po për-o këtë ditë-o lirinë-o me gëzue!

 

O të mos na dhebset jeta-o pleq e plaka

O mjaft-o robërisë-o që i dhamë-o shuplaka!

 

O shumë gjatë kohë-o kemë ndjet-o në pritje

O po nuk ikte robëria-o bre pa kundërgoditje!

 

O po mblëdhëm forcat-o e dijet zenitore

O po që gjeneratat-o t’jetojnë në liri prore!

 

O shumë vjet në burgje-o pata mall çarshinë-e

O po në Kaçanik t’gurit-o po e kam-o shtëpinë-e!

 

O po shumë vjet n’burgje-o pa dasma as dajrja

O ne gërrynim nga brenda nga jashtë Salih Bajra!

 

O po midis lulesh tri lule dallon sot Kaçaniku

O Rexhep Bunjaku, Salih Bajra e Bedri Kyçyku!

 

O medet për mendët e këngëtarit gati u bë beteri

O për pak që s’u harrue dhe veterani Idriz Seferi!

------------------------

 

Emigracioni…, nderi dhe turpi

Nga Pandeli Majko

Shqipëria u bë vendi ku “eksporti” i emigrantëve ka qenë “lënda e parë” me të cilën shqiptarët ju ofruam botës pas përmbysjes së komunizmit. Kjo shtresë popullsie u bë protagoniste e padiskutueshme në mënyrën se si vendi u zhvillua prej 22 vjetësh. Ky protagonizëm filloi me emigrantët e parë që u futën në ambasadat perëndimore në 2 korrik 1990-të duke i dhënë zemër shoqërisë së tulatur shqiptare për ndryshimet e mëvonëshme.Sot, vendi ynë për frymë popullsie, zë vendin e parë në Europë për emigracionin. Rreth 20-25% e popullatës së vendit tonë është larguar në emigrim.

Sipas të dhënave “statistikore” (ende të paqarta), përllogaritet që popullsia shqiptare (në Shqipëri) të jetë pakësuar me 7.7 për qind në një dekadë. Shifrat janë kontradiktore dhe konfuzioni i tyre është vec pjesa e dukshme e ajsbergut të “ceshtjes” së emigrimit në shoqërinë shqiptare.

Sipas statistikave të Bashkimit Europian, shqiptarët janë të parët për frymë popullsie në nivelin e emigrimit. Pas tyre vinë turqit dhe të tjerët…

Emigrimi i popullsisë në Shqipëri është e dhëna që bie në sy pas publikimit të treguesve të “Censusit”. Instat e deklaron vendin me 2 milionë e 830 mijë banorë i cili përbën një zvogëlim popullsie prej 237 mijë banorësh(!) (Ironikisht, kjo shifër bie në kundërshtim me listat e zgjedhëve të KQZ-së, të cilat konfirmojnë një numër më të madh të popullsisë!)

Në ITALI, numri i emigrantëve shqiptare është mbi 500 mijë, sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Punëve të Brendshme të këtij shteti.
Gjatë viteve numri i shqiptarëve ka shënuar rritje të vazhdueshme. Ai, sipas statistikës italiane arriti në janar 2011 kuotën 482.627 emigrantësh të rregullt në territorin italian i cili përbënte 10,6% të totalit të emigrantëve në shtetin italian.

Në GREQI saktësia statistika e emigracionit shqiptar është e paqartë. Në këtë vend numri i emigrantëve shqiptarë është më i lartë se në cdo vend tjetër, përfshi edhe Italinë.

Sa është numri i shqiptarëve të cilët kanë lënë vendin e tyre drejt emigrimit? Ky numër zyrtarisht NUK DIHET!

Duke shkruajtur këtë shkrim, mendova se duhet ti kërkoj një mirëkuptim lexuesit. Nuk jam duke bërë opozitarin. Përgjegjësia e shtetit shqiptar nuk fillon sot…

Përafërsisht, duke marrë së bashku Italinë (500 mijë+), Greqine (700-800 mijë+), vendet e tjera te BE-se (100 mijë+) duke shtuar këtij edhe emigracionin në Amerikën e Veriut (SHBA dhe Kanada), Australinë dhe pjesën tjetër të rruzullit shifra e emigracionit shqiptar të pas viteve 90-ët shkon frikshëm diku mbi 1.5 milionë…

Emigrantët janë historia e re e Shqipërisë. Ata ndryshuan raportin me shpresën për të ardhmen, në një shoqëri të dëshpëruar dhe zhgënjyer postkomuniste. Me shqiptarët emigrantë, vendi u ndihmua në rimëkëmbjen financiare dhe ekonomike të tij. Remitancat, (dërgesat financiare) të emigrantëve në drejtim të Shqipërisë, ishin disa herë më të larta se sa ndihmat ekonomike e dhëna në formë grantesh apo programesh nga donatorët ndërkombëtarë për qeveritë e tranzicionit në Tiranë.

Emigracioni shqiptar ndikoi në nivelin e shkollimit. Ai sa vjen e po bëhet edhe më i mirë edhe falë emigracionit. Mentaliteti, mënyra e të menduarit dhe deri e të veshurit kanë pësuar ndryshime të forta falë “hapjes” së emigracionit. Protagonistët e suksesit shqiptar vijnë, shumica e tyre, nga rradhët e emigrantëve, pavarësisht se një pjesë e tyre reklamohet ose me vonesë ose kur shkëlqimi mediatik ndërkombëtar i bën të i pashmangshëm.

Ndërkaq, qindra e mijëra emigrantë vazhdojnë të kenë probleme me lejet e qëndrimit, bashkimin familjar, sigurimet shoqërore, shkollat shqipe, keqtrajtimet, standardin e jetesës apo nivelin e integrimit në shoqëritë e shteteve ku kanë emigruar. Këto dhe të tjera përbëjnë shqetësimin më të madh në marrëdhënien e munguar që shteti i Shqipërisë ofron për emigracionin e vet “jetim”.

Njohja e sigurimeve shoqërore, është nga problemet më të mëdha që shqetësojnë emigracionin tonë, përballë indiferentizmit të institucioneve të shtetit shqiptar. Ky indiferentizëm me të drejtë indinjon çdo emigrant shqiptar i cili ndodhet në këtë “udhëkryq” të së ardhmes së tij. Zgjidhja e këtij problemi kalon edhe nga relizimi i marrëveshjeve shtetërore të cilat do jenë një zgjidhje fundore për pensionet të tyre të pleqërisë.

Fenomeni i mohimit të njohjes së viteve të punës të emigrantëve shqiptarë aktualisht përbën sot një korrupsion të llojit të veçantë. Ky problem social sa vjen dhe do të bëhet çështje e ditës. Pritshmëria e emigrantëve shqiptarë për njohjen e viteve të punës, në kushtet e krizës ekonomike europiane kanë përballë heshtjen dhe mosprofesionalizmin e institucioneve shqiptare.

Për faj të politikës reciproke, vetëm në Greqi, mbi 300 mijë emigrantë rrezikojnë të humbasin pensionet e tyre. Shteti i Greqisë pak kohë më parë bëri marrëveshje reciproke me Australinë për këtë cështje për emigrantët e vet. Qeveria shqiptare, deri tani, nuk është kujtuar për të biseduar për këtë cështje e cila do të sjellë për emigrantët e sotëm pasoja të parikuperueshme.

Instituti i Sigurimeve Shoqërore të Shqipërisë ka zgjedhur rrugën më të lehtë dhe në kurriz të emigrantëve. Ai u kërkon emigrantëve të bëjnë sigurimin vullnetar pranë tij. Një praktikë tepër e “cuditëshme”, që i detyron emigrantët të sigurohen edhe në sigurimet shoqërore shqiptare. Duket se u zgjodh rruga më e lehtë në kurriz të emigrantëve shqiptarë dhe jo dialogu për njohjen e pensionit nga homologët grekë.

Shteti shqiptar nuk ka një axhendë për emigracionin e vet. Ky është realiteti i dhimbshëm, të cilin për ta ndryshuar duhet më së pari ta pohosh.
Kjo mungesë fillon me nivelin e shërbimeve në ambasadat tona të cilat nuk kanë personel të mjaftueshëm. Ai është një numër, për nga vogëlsia, frikshëm i turpshëm, (nuk besoj të jetë dyshifror) dhe as që bëhet fjalë të ofrojë shërbimet e kërkuara ndaj një komuniteti emigrantësh që numëron sa banorët e bashkive më të mëdha të Shqipërisë në shtete si Greqia, Italia apo si SHBA, Kanada, Gjermani etj.

Thellimi i krizës ekonomike dhe politike në vendet e Bashkimit Europian dhe sidomos në Greqi dhe Itali, po errëson prespektivën e emigrantëve shqiptarë.
Një pjesë e emigracionit shqiptar po rrezikon të përfundojë atje ku nisi rrugën e emigrimit para 22 vjetësh. Ata po kthehen. Të hutuar, të mallëngjyer dhe shpejt edhe të indinjuar. Kthimi i tyre sot është realitet. Ikja nga Greqia sidomos përbën rendin e ditës. Grupe emigrantësh, të detyruar, po i drejtohen përfundimisht vendit të tyre të lindjes për arsyet nga më të ndryshme ku kushtet e legalizimit, ndërprerja e kontratave të punës dhe gjendja e rëndë ekonomike i kanë lodhur së tepërmi emigrantët shqiptarë. Dikur, ata punonin me ëndrrën për të mbledhur para për një të ardhme sa më të mire, ndërsa sot, jeta e tyre varet nga këto kursime dhe mbi të gjitha duke rrezikuar humbjen e viteve të punës. Kjo është një padrejtësi për të cilën shteti shqiptar bën ende të “paditurin” dhe që duhet konsideruar si papërgjegjëshmëri ndaj qytetarëve të vet.

Politika shqiptare nuk ka raporte me emigracionin. Sot, emigrantët në Shqipëri figurojnë votues në lista por votimin e kanë thuajse një mision të pamundur. Prezenca e tyre në listat e votimit është shpesh arsyeja e manipulimeve industriale në zgjedhjet e rradhës. Edhe kur votojnë si emigrantë, kjo është një superlodhje militantësh që me autobuza udhëtojnë drejt Shqipërisë për të votuar. Vijnë si një “mall” eksporti, dhe pavarësisht se kryejnë një akt të paprecedent për një vend anëtar të NATO-s, janë shtresa më kokulur dhe që do me zemër të ardhmen e atdheut të vet.

Shqipëria dhe politika ja ka “borxh” të drejtën e votës emigrantëve atje ku ata jetojnë. Pse po vonon kjo e drejtë?! – mund të pysë dikush. Përgjigja e thjeshtë është se emigrantët janë votues të frikshëm. Ata nuk blehen dhe shiten, për një vend pune në administratë. Standarti i tyre i të kuptuarit të politikës nuk është naiv. Votat e emigrantëve do të jenë një thuajse “revolucion” për mentalitetin politik shqiptar. Vota e emigrantëve, pa asnjë metaforë optimiste, do të ishte “hapja” e dytë e Shqipërisë pas viteve 90-të.

Emigrantët janë heronjtë tanë të tranzicionit. Ata kanë ditur ti japin atdheut që nuk u dha thuajse asgjë Këta kërkues të ëndrës na kujtojnë cdo moment se NDERI ju takon atyre, dhe TURPI mbetet për mosmirënjohësit pa ëndrra…Duket sikur mitingu idiot në sheshin “Skënderbej”, për “dënimin” e atyre që emigruan nga hyrja në ambasadat perëndimore në 2 korrikun e 1990-ës nuk ka mbaruar akoma. Sigurisht!

------------------------

ME TË GJITHË ATA QË I KONSIDEROJNË LIDERËT SHQIPTARË TË PAGABUESHËM!
Nga Elida BUÇPAPAJ
 

Ndërsa po navigoja me mëngjes në shtypin online, ashtu si veproj çdo ditë, pasi ndjek titujt e faqeve të para të gazetave përmes TV të Tiranës, dhe isha ndalur tek gazeta Diellionline, për një çast, u hutova dhe kujtova se isha në faqen time të Facebook-ut, kur më panë sytë një koment të z. Hajro Çini nga ato që ky zotëri bën kur unë vendos statuse, lajme, kronika, informacione, shkrime autoriale tonat dhe të kolegëve që i botojmë së pari në portalin www.voal-online.ch, të cilin e drejtojmë bashkë me bashkëshortin tim Skënder Buçpapaj. Në Facebook,rrjetin social më të populluar të botës, me rreth 1 miliard vizitorë, kam rreth 5600 miq dhe rreth 7500 subcribers – abonentë, pra duke iu referuar  statistikave dhe duke u krahasuar me kolegët e mi shqiptarë, zë një nga vendet e para sa i përket klikimeve dhe vizitorëve të faqes sime. Kolegu ynë i nderuar Dalip Greca ka bërë shumë mirë që e ka botuar „replikën“ e z. Çini, por gjithsesi është e udhës të bëhet një dallim midis gazetarit profesionist dhe atyre që komentojnë opinionet e gazetarëve, ashtu si ndodh në shtypin perëndimor.
Unë u jap një rëndësi shumë të madhe mediave sociale, edhe pse ndodh shpesh të keqpërdoren, por kjo nuk e ul aspak rëndësinë e tyre.
Kështu mendoj edhe sa iu përket komenteve që ka bërë në faqen time të Facebook-ut Hajro Çini, që pastaj i ka sjellë si „replikë“ tek Dielli, me një titull bombastik  „SHISH-i I SOTEM ESHTE MBUSHUR ME ISHSIGURIMSA“, që nuk ka asfare lidhje me statusin dhe shkrimin tim titulluar „SHKARKIMI I SHEFIT TË SHISH VEPRIM AUTODESTRUKTIV I SHEFIT TË EKZEKUTIVIT TË SHQIPËRISË“, ku shpreh mendimin tim sipas të cilit „shkarkimi i ish-kreut të SHISH, duke patur parasysh interesimin e NATO-s, BE-së dhe SHBA-ve, do të duhej të bëhej me një konsultim të kryeministrit me aleatët tanë strategjikë, dhe një veprim i tillë i nxituar, në këtë mënyrë si u bë, dëmtonte imazhin e shefit të qeverisë dhe ishte autodestruktiv. I referohesha gjithashtu një kronike marrë nga Zëri i Amerikës, ku bëhej me dije se Ambasadori Arvizu e kishte mësuar këtë lajm përmes mediumeve. Shkrime të ngjashme, me të njëjtën temë kisha botuar në prag të 6 gushtit, ku i bëja thirrje shefit të opozitës shqiptare të merrte në konsideratë këshillat e shteteve Perëndimore, për të votuar më 6 gusht për heqjen e imunitetit. Në ato opinione shkruaja se, nëse Edi Rama nuk i detyron deputetët e PS të votojnë, ai bëhet „harakiri“ dhe kthehet në „outsider“. Por edhe Sali Berisha, edhe Edi Rama veprojnë me kokën e tyre!
Duke iu kthyer statusit dhe shkrimit që e citon Hajro Çini, i cili hapi diskutime dhe komente, mund të them se komenti i zotit Çini ishte fyes e denigrues dhe ndryshe nga ai që e ka përfshirë në reagim. Po ua sjell tekstualisht si më drejtohet mua Hajro Çini në Facebook për statusin ku unë e shikoja veprimin e kryeministrit të Shqipërisë jokorrekt ndaj aleatëve tanë jetikë. Ja ç’më shkruan zotëria në fjalë: «Zonja Buçpapaj, Është e drejta e çdokujt që të mendojë dhe të shpreh atë që mendon, gjithnjë duke ruajtur pozitat e një njeriu normal jashtë çdo statusi. Edhe ju si person privat keni të drejtë të shpreheni si të don. Deri këtu çdo gjë është në rregull.Gjërat komplikohen kur pas emrit privat, personi përpiqet të mbajë edhe statusin e gazetarit/res. Në këtë moment dalin shpejt në pah disa gjëra që cënojnë, profesionalizmin, etikën apo statusin e gazetarit duke e reduktuar atë në një thashethemexhi kafenesh. (Siç janë në fakt 95% të atyre që mbahen si gazetarë sot në Shqipëri. »(!!!!!!)
Ja si është teksti i ndryshuar që ka sjellë pastaj Hajro Çini tek Dielli: «Duhet thënë qysh në fillim se është e drejta e çdo individi privat të shprehë haptas mendimet e tij/saj dhe është po aq normale që mendimet e shprehura të gjejnë mbështetje të njërës anë dhe kundërshtimin e anës tjetër, sidomos kur këto mendime direkt apo indirekt ndërthuren edhe me aspektin politik. Gjërat bëhen më të mprehta kur individi mban edhe statusin e gazetarit/res…»
Në komentin e bërë në faqen time të Facebook-ut, si vizitor i saj, Hajro Çini nga pozita fyese, denigruese, antiqytetare dhe ex catedra më tregon «se unë si një person privat » e paskam tejkaluar cakun e të shprehurit të mendimeve, dhe se unë Elida Buçpapaj, sipas Çinit,«pas emrit privat përpiqem të mbaj statusin e gazetares (!), dhe meqë unë, sipas Çinit, «nuk qenkam gazetare ose dhe në qënkam», e «cënokam profesionalizmin, etikën dhe statusin e e tij duke e reduktuar veten në një thashethemxheshë, pjesë e atyre 95 % që mbahen sot si gazetarë në Shqipëri » !
Hajro Çini, i cili nga profesioni nuk është gazetar, që me sa pashë, në faqen e tij private të Facebook-ut, nuk i vendos kurrë pikëpamjet e tij dhe që ka një rreth shumë të kufizuar miqsh, rreth 400 syresh dhe gati pak apo aspak klikime, duke shkelur çdo normë të etikës, më fyen dhe më «quan një person privat ose thashethemxheshë kafenesh» ku më cakton kufijtë se deri ku duhet të mendoj dhe se si duhet të mendoj e pastaj më bën dëngla duke më dhënë leksione për shtypin e lirë, duke e konsideruar veprimin e Berishës konform homologëve të tij në Perëndim, çka është nonsens, sepse Shqipëria vazhdon lëngimin si një demokraci në zhvillim, ndërsa ata me të cilët bën krahasimin Hajro Çini janë përfaqësuesit e shteteve që përbëjnë bërthamën e Perëndimit dhe sistemit kapitalist.
Në fakt, është Hajro Çini që i ka kaluar të gjithë kufijtë. Së pari, ai nuk është as gazetar dhe as politolog, por një person privat që ka të drejtë të shprehë mendimet e tij deri në fund në mediumet sociale dhe atje ku ia botojnë, por duke respektuar edhe mendimin e të tjerëve, aq më tepër të një gazetareje profesioniste. Dhe duhet t’i kërkojë ndjesë gazetares kur e krahason me «një person privat që ose paska uzurpuar rolin e gazetares duke e degraduar atë në një thashethemexheshë kafenesh»! Sepse nëse zoti Hajro Çini do të vazhdojë ta vizitojë faqen time të Facebookut e t’i shprehë mendimet e tij me këtë stil fyes dhe denigrues ndaj meje, unë jo vetëm do ta bllokoj dhe heq nga lista e miqve, por edhe do ta reklamoj si person që shkel normat elementare të këtij mediumi social. Zoti Çini të mos abuzojë me lirinë e fjalës dhe të mos marrë kompetenca që nuk i takojnë.
Sa për ish-Sigurimsat, kjo do të përbënte temë tjetër, për të cilët e ha meraku z. Çini, ata nuk mund të hiqen nga administrata e lartë e shtetit, duke ndryshuar kreun e SHISH, pasi në PD dhe postet e larta që ka në dorë kjo forcë politike, ka 20 vjet që bëjnë karierë ish-eksponentë të policisë sekrete të diktaturës dhe ish-eksponentë të superstrukturës. Pastrimi i administratës shtetërore nga figura të tilla pa integritet bëhet përmes Parlamentit të Shqipërisë dhe legjislacionit, ndërsa shqetësimi i z. Çini hyn në demagogji.
Më bëri përshtypje një koment nga Enver Bytyci për « replikën » e z. Çini i cili shkruan: «Une nuk e njoh autorin e ketij shkrimi. Por ky shkrim eshte profesional, ne nivelin e shkrimeve te gazetareve perendimore. Zj Bucpapa ne deklarimet e saj nuk shfaq ate profesionalizem, te cilin e shohim ne shkrimin e z. Cini.“ Nëse ky Enver Bytyçi është ai që njoh unë po ju tregoj një histori. Rreth viteve 2003-2004, Enver Bytyçi shkon në Gjermani për të kërkuar statusin e azilantit politik dhe sa vendoset aty i dërgon një letër Skënder Buçpapajt, kryeredaktor për dhjetë vite i gazetës Bota Sot, që t’i krijohej mundësi bashkëpunimi dhe Skënderi për ta mbështetur e pranon menjëherë. Tani po na thotë se nuk e njeh këtë z. Çini, por i duket profesionist dhe ndërsa për mua nuk thotë fare më njeh a s’më njeh, punë e madhe fort, porse shkrimi im nuk i duket profesionist! Që më njeh, nuk ka dyshim, sepse kur Enver Bytyçi kërkonte të bashkëpunonte tek Bota Sot, unë botoja gati për çdo ditë editoriale, pra ai e di shumë mirë orientimin tim politik, dhe se si gazeta Bota Sot, me një tirazh prej 200 mijë kopje, e mbështeste opozitën e Shqipërisë dhe liderin e saj Sali Berisha! Ndërkohë nuk më intereson fare se çfarë mendon Enver Bytyçi për profesionalizmin tim, por mënyra se si i shpreh mendimet e tij është thellësisht e pakultivuar ndaj një gruaje gazetare.
Ndërkaq, dua të vë re shkallën e mjerë të lirisë së shtypit në Shqipëri, ku pozita dhe opozita kanë nën kontroll të gjitha gazetat e televizionet dhe tani, mesa duket, synojnë që të mbyllin edhe gojën e mediumeve sociale, gjë që nuk mund ta bëjnë dot. Gjatë regjimit diktatorial kemi parë çinovnikë të tij, tani në trazicion ndeshemi me çinovnikët e tranzicionit, një specie e papërgjegjshme e profiterëve.
Në fund, dua të shpreh mirënjohjen time edhe një herë për Steve Jobs e Mark Zuckerberg, që i kanë hapur rrugë të pafundme e të paimagjinueshme komunikimit, duke u krijuar hapësira si gazetarëve ashtu edhe opinionit publik, të cilët përmes mediumeve sociale apo gazetarisë elektronike të shprehin mendimet e veta, duke sfiduar të gjithë ata që synojnë ta përdorin pushtetin për t’u ngritur barriera mendimeve të të tjerëve e për të mbyllur gojë!

A KA PASUR VËRTET MARRËVESHJE ZOGU-PASHIQ PËR SHËN-NAUMIN?

Nga Adil Fetahu

* Askush nuk e ka parë origjinalin e marrëveshjes

* Forin-Ofissi anglez thoshte se kjo është propagandë serbe

* Nëse edhe ka ekzistuar, ajo nuk ka qenë bazë që Shën-Naumi i mbeti Jugosllavisë

 

Dilema nëse ka pasur ose jo marrëveshje?

 

Historia dhe gjeografia  e Shqiptarëve dhe e Shqipërisë është histori dhe gjeografi e  copëtimit, grabitjes, rrudhjes dhe tkurrjes së dhembshme nga të gjitha anët, nga fqinjët e pangopur, por edhe nga fuqitë e mëdha, të cilat, përveç Amerikës, asnjëherë nuk i mbrojtën interesat legjitime të Shqiptarëve. Copëtimi dhe tkurrja është bërë edhe me fajin e përçarjes dhe  tradhtisë së vet shqiptarëve (kujtonie Esat-pashë Toptanin, por nuk ishte vetëm ai).

Shumë pluhur është ngritur rreth një marrëveshje  të fshehtë midis Mbretit të Shqiptarëve, Zogu I, dhe kryetarit të Qeverisë së Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene (Nikolla Pashiq), për kinse faljen e Shën Naumit Jugosllavisë. Pretendohet se “Marrëveshja” është nënshkruar në gusht 1924, kur Ahmet Zogu ishte në ekzil në Beograd, kurse Nikolla Pashiqi asokohe nuk ishte kryeministër as ministër, sepse për shkak të mospajtimeve politike, kishte dhënë dorëheqje më 16 korrik 1924, ndërsa në pozitë të kryeministrit ishte kthyer më 6 nëntor 1924.  Historiografia shqiptare akoma nuk ka mund ta vërtetojë me siguri të plotë ekzistimin e asaj marrëveshje, as nuk e ka në dispozicion tekstin autentik (origjinalin e nënshkruar apo të ratifikuar). Ndërkaq, historiografia serbe as që e përmend ekzistimin e asaj marrëveshje, veçse në mënyrë të tërthortë pohon se ka ekzistuar një premtim i Zogut që Shën-Naumin të mos ia kërkojë Jugosllavisë.

Nëse është e vërtetë se ka ekzistuar ajo marrëveshje, sikur flitet e shkruhet për te, ajo nuk ishte vetëm për Shën-Naumin (pika 10),  veçse të gjitha (15) pikat e tjera të marrëveshjes së pretenduar ishin më të rënda për subjektivitetin dhe integritetin shtetëror të  Shqipërisë, por që fatmirësisht asnjë prej tyre nuk u zbatuan kurrë në praktikë. Nga aspekti juridik, marrëveshja edhe sikur të ishte nënshkruar nga Zogu e Pashiqi, nuk do ishte e vlefshme, sepse nuk ishin persona të autorizuar: Zogu ishte në egzil, kurse Pashiqi asokohe (gusht 1924) nuk ishte ne asnjë funksion shtetëror.

 

Si i mbeti Shën-Naumi Jugosllavisë?

 

Lufta e Parë Ballkanike formalisht përfundoi me Marrëveshjen e Paqes, që u nënshkrua në Londër, më 30 maj 1913, nga ambasadorët e gjashtë fuqive të mëdha të Evropës (Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Austrohungaria, Italia dhe Rusia). Një nga pikat e Marrëveshjes ka qenë vendimi për  njohjen e pavarësisë së Shqipërisë, të shpallur më 28 nëntor 1912, në kufijtë e përvijuar sipas hartës së Shtatmadhorisë Austriake. Mbetej që kufijtë në terren të caktohen më vonë. Sipas Marrëveshjes së Paqes, fuqitë e mëdha e kishin të drejtën për t’i caktuar kufijtë e Shqipërisë së pavarur. Serbia, Mali Zi, Greqia dhe Italia  nuk hiqnin dorë nga tokat shqiptare të cilat i kishin pushtuar. Synimet e Serbisë ishin që të siguronte daljen në Adriatik, por edhe të mbante sa më shumë territore të Shqipërisë. Në këto synime e kishte përkrahjen e Francës dhe të Rusisë. Ndërkaq, Austrohungaria ishte e interesuar të mos i lejonte Serbisë daljen në det, dhe e kishte përgatitur elaboratin për caktimin e kufijve të Shqipërisë, me të cilin kishte paraparë përfshirjen brenda kufijve të Shqipërisë Pejën, Prizrenin, Ohrin, Gjakovën, Dibrën, Korçën dhe Janinën. Italia propozonte që Shkodra dhe Lezha me rrethinat t’i mbeteshin Malit të Zi, duke pretenduar që kjo të ishte njëfar kompensimi për Zarën dhe Rijekën, të cilat i synonte për vete. Qeveria e Serbisë bashkë me atë të Malit të Zi propozonin të merrnin  pjesët lindore dhe veriore të Shqipërisë deri te gjiri i Vlorës, ashtu që brenda Serbisë të mbeteshin   Ohri, Dibra, Prizreni, Peja, Gjakova e Deçani, kurse Malit të Zi: Shkodra e Lezha, ndërsa Greqisë t’i jepej jugu i Shqipërisë me Korçën, Janinën dhe Gjirokastrën. Rusia dhe Franca kishin propozuar që kufiri midis Jugosllavisë e Shqipërisë të shkonte me Drinin dhe Drinin e Zi, prej Ohrit deri në Delvinë në Adriatik, ndërsa Gjirokastra t’i mbetej Shqipërisë, kurse Korça t’i jepej Greqisë.

Kontesti i pikëpamjeve të ndryshme për kufijtë e Shqipërisë u mbyll me Protokollin e Londrës (10 prill, dhe 11 gusht 1913), duke caktuar që nga veriu kufiri të shkonte nëpër lumin Buna deri në Liqenin e Shkodrës, për t’i lënë Shkodrën, Taraboshin e Lezhën Shqipërisë, ndërsa Plava, Gucia, Peja, Deçani, Gjakova, Prizreni, Dibra dhe Ohri mbeteshin jashtë kufijve të Shqipërisë. Me qenë se Protokolli i kishte caktuar kufijtë në bazë  të hartave, për të trasuar kufijtë në terren u caktuan dy komisione ndërkombëtare: njëri komision për caktimin e kufijve midis Greqisë e Shqipërisë, ndërsa tjetri midis Serbisë dhe Malit të Zi e Shqipërisë. Komisioni për caktimin kufirit jugor, midis Shqipërisë e Greqisë, kreu punën e vet vitin 1913, ndërsa Komisioni për trasimin e kufirit midis Shqipërisë e Serbisë dhe Malit Zi, nuk arriti ta trasojë kufirin, për shkak të pretendimeve serbo-malazeze dhe shpërthimit të luftës më 1913, ashtu që mbeti të caktohej pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore. Ngjarjet e njohura që rrodhën pastaj deri në mbarim të Luftës së Parë Botërore e tronditën Shqipërinë akoma pa u konsolidua kurrëfar pushteti. Serbia dhe  Mali Zi nuk i lëshonin tokat e pushtuara.

Me qenë se kufijtë e Shqipërisë me Serbinë dhe Malin e Zi nuk ishin caktuar në terren para Luftës së Parë Botërore, në Konferencën e Paqes në Paris (1919-1920), u debatua se a duhet pranuar sovranitetin e Shqipërisë dhe në cilët kufij. Serbia, e përkrahur nga Franca dhe Rusia, kërkonte revidimin në favor të vet të kufijve të caktuar nga Konferenca e Ambasadorëve (1913). Qeveria e Shqipërisë (Durrësit) kërkonte nga Konferenca e Paqes që Kosova dhe Maqedonia Perëndimore t’i bashkohen Shqipërisë. Kongresi Kombëtar i Lushnjes (1920), kur u rrëzua Qeveria e Durrësit, i dërgoi Konferencës së Paqes notë protestuese kundër aneksimeve dhe copëtimit të Shqipërisë, dhe kërkonte formimin e shtetit të pavarur shqiptar në kufijtë e saj etnik dhe natyror.

Më 17 dhjetor 1920 Shqipëria u pranua në Lidhjen e Kombeve. Kuvendi i Lidhjes së Kombeve (më 2 tetor 1921), vendosi që  Konferenca e Ambasadorëve t’i caktojë kufijtë e Shqipërisë. Konferenca e Ambasadorëve (më 9 nëntor 1921) vendosi se kufijtë e Shqipërisë janë ata që i kishte caktuar Konferenca e Londrës (1913), me disa korrigjime sipas të cilave Jugosllavisë i jepeshin rrethi i Hasit dhe Gorës. Vendimin e Konferencës së Ambasadorëve për kufijtë e Shqipërisë duhet ta zbatonte në terren Komisioni për përcaktimin e kufirit, me në krye komisarin italian, gjeneral Telini. Gjatë punës së vet, Komisioni hasi në dy çështje më kontestuese: Manastiri i Shën Naumit dhe Lugina e Vermoshit. Komisioni më në funt  (më 6 dhjetor 1922), vendosi që Manastiri i Shën-Naumit dhe Lugina e Vermoshit të mbeten brenda kufirit të Shqipërisë. Serbia e kundërshtoi këtë vendim, duke potencuar  dilemën në interpretimin e vendimit të Konferencës së Ambasadorëve, ku ishte thënë se “kufiri në jug fillon në breg të Liqenit të Ohrit, midis katundit bullgar Rodohozhdë dhe katundit shqiptaro-musliman Lin, dhe vazhdon deri në Shën-Naum”.  Fjala “deri në Shën-Naum” lente dilema interpretimi, se a po i mbetet manastiri Sh.N. Shqipërisë, apo Serbisë. Çështja e Shën-Naumit u stërzgjat, dhe më në funt (më 17 qershor 1924) Këshilli i Lidhjes së Kombeve (sikur tash: Këshilli i Sigurimit i OKB-së), ia dërgoi Gjykatës së Përhershme Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, për të dhënë mendimin. Gjykata më 4 shtator 1924 dha interpretimin e vet, se Shën-Naumi i takonte Shqipërisë. Nga aspekti juridik-ndërkombëtar, vendimet e Konferencës së Ambasadorëve në Londër (1913), dhe të Konferencës së Ambasadorëve në Paris (1921) ishin meritore për caktimin e kufijve. Këtë e kishte konfirmuar edhe Gjykata e Hagës. Serbia gjithnjë i kundërshtonte ato vendime dhe kërkonte revidimin e kufirit, duke këmbëngulur se Shën-Naumin nuk do ta lëshonte dhe se do ta mbronte me të gjitha mjetet. Kërkesat e Serbisë i përkrahte Franca në Konferencën e Ambasadorëve në Paris.

Pas kthimit të Ahmet Zogut në pushtet, në dhjetor 1924, me ndihmën e Serbisë, në janar të vitit 1925 me iniciativën e Qeverisë së Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene u zhvilluan në Tiranë negociata diplomatike të drejtpërdrejta midis dy shteteve, për zgjidhjen e çështjes së kufirit. Konferenca e Ambasadorëve e mirëpriti dhe sugjeroi të gjenin marrëveshje. Në emër të qeverive të dy vendeve, negociatat i zhvillonin Myfit Libohova, ministër i jashtëm i Shqipërisë, dhe Aleksandar Cincar-Markoviq, ambasador i Mbretërisë S-K-S në Tiranë. Për shkak të  pretendimeve dhe pikëpamjeve të kundërta, në ato negociata nuk u arrit kurrëfar marrëveshje. Sepse, pala serbe për Shën-Naumin ofronte si kompensim toka shqiptare, të cilat i mbante të pushtuara. Për të ndihmuar negociatat e drejtpërdrejta, Konferenca e Ambasadorëve më 20 prill 1925 e ftoi në Paris Komisionin e kufirit, për të udhëhequr bisedimet midis dy palëve të interesuara. Me qenë se as pas tre muaj negociatash palët nuk arritën marrëveshje, atëherë Konferenca e Ambasadorëve më 6 gusht 1925 mori një vendim arbitrazhi, të cilin ua dërgoi qeverive të dy vendeve, për të dhënë pëlqimin pa kurrëfar rezerve. Sipas atij vendimi, Shën Naumi i jepej Jugosllavisë (MSKS), ndërsa Shqipërisë si kompensim i jepej fshati Peshkopia me rrethinë në jug të Liqenit të Ohrit, dhe Lugina e Vermoshit në veri.Qeveria e Serbisë menjëherë u pajtua me këtë vendim, ndërsa Qeveria e Shqipërisë vendimin e dërgoi për miratim në Parlament. Pasi Parlamenti i Shqipërisë e miratoi propozim-vendimin e Arbitrazhit, më 15 tetor 1925 e njoftoi Konferencën se e pranon vendimin për kufirin. Në bazë të atij vendimi, Komisioni i kufirit e kreu punën në caktimin e kufirit në terren, e përpiloi hartën e kufirit dhe protokollin e marrëveshjes përfundimtare, të cilat u nënshkruan në Firencë më 26 korrik, dhe në Paris më 30 korrik 1926.

Në vija të trasha këtë ecuri të caktimit të kufirit e shpjegon Mehdi Frashëri, i cili ka qenë përfaqësues (komisar) i Qeverisë së Shqipërisë në Komisionin e kufijve, dhe ai e ka ditur më së miri se si kishte mbetur Shën Naumi Jugosllavisë. Ai thoshte se “me cedimin e një kishe Shqipëria merrte një katund; katundin Peshkopi nga ana e Pogradecit në rrezen e Malit të Thatë, dhe tokat e tri katundeve: Tushemisht, Podgoriçan dhe Halamja, me të cilat kufiri jugosllav largohej  13 kilometra nga rruga Korçë – Pogradec, gjë që paraqet. një siguri për qarkullim përgjatë asaj rruge.

Lënien e Shën-Naumit Jugosllavisë e shfrytëzonin për qëllimet e tyre kundërshtarët politik të Zogut, brënda dhe jashtë vendit, duke e quajtur tradhti. Dhe këto reagime Mehdi Frashëri i quante: “Tundej mali, për një mi”! Lënia e Shën-Naumit jashtë kufirit të Shqipërisë, për shkaqe fetare kishte shkaktuar edhe pakënaqësi të ortodoksëve të Korçës.

 

Ahmet Zogu ka vend të merituar në 100-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë

Pa marrë parasysh nëse ka pasur një premtim-marrëveshje midis Ahmet Zogut e Nikolla Pashiqit për Shën-Naumin, sikur del nga ecuria e caktimit të kufijve të Shqipërisë, shihet se ajo nuk ka shërbyer si bazë për lënien e Shën-Naumit Jugosllavisë, por në këtë kanë ndikuar rrethanat në të cilat ishte Shqipëria asokohe, dhe vendimet e fuqive të mëdha. Nga ana tjetër, me kompensimin e tokave që janë marrë në këmbim me kishën, Shqipëria ishte në dobi strategjike për sigurinë e qarkullimit në rrugën Korçë – Pogradec.

Dyshimet për tradhti, përveç motivit të propagandës së kundërshtarëve politik, mund të jenë edhe nga mosinformimi i opinionit dhe duke pasur parasysh qëndrimin e Zogut në Beograd gjatë azilit, dhe ndihmës së Serbisë për kthimin e tij në pushtet. Por, duhet pasur parasysh se kthimin e tij në pushtet, përveç Serbisë e kanë ndihmuar edhe fuqitë e mëdha, të cilat asnjëherë nuk e njohën qeverinë e Nolit, nga frika se po e sjell komunizmin rus në Shqipëri. Ahmet Zogu, sapo u stabilizua në pushtet, ia ktheu shpinën Serbisë, dhe një kohë i shkëputi krejtësisht marrëdhëniet me te, e u kthyer kah Italia dhe Perendimi si partnerë strategjikë për zhvillimin ekonomik dhe demokratik të vendit. Në kohën e Zogut (1925) në Shqipëri kishte katër linja të brendshme ajërore, të cilat i realizonte një kompani gjermani; njëra ndër ato linja ishte edhe Tiranë – Korçë.

Përndryshe, Ahmet Zogu ishte themeluesi i shtetit shqiptar modern, demokratik dhe stabil, me kushtetutë dhe legjislacion të përparuar në shembujt e Perëndimit. Shqipëria vërtetë e shpalli pavarësinë më 1912, por shtet sovran u bë vetëm në kohën e sundimt të Zogut. Edhepse Noli e kishte rrëzuar me grushtet dhe gjithnjë shkroi e veproi kundër Zogut, por jo kundër Shqipërisë,  Zogu jo se nuk e trazoi Nolin, por i dha edhe pension të përjetshëm. Edhepse ka pasur ambicie dhe tentim për ta rrëzuar Enver Hoxhën, Zogu nuk e ofendonte as Enver Hoxhën, por thoshte se po udhëheqë sistem të gabuar politik dhe ekonomik. Nëse krahasohet dinjiteti i Zogut me dinjitetin e liderëve të sotëm shqiptar, ai qëndron lart mbi si toka e hëna.

Prandaj, me gjithë gabimet e bëra e të pabëra por të mveshura nga propaganda e brendshme ose e jashtme, Ahmet Zogu, Zogu I, mbreti i shqiptarëve, e ka vendin e merituar në 100-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë.

------------------------

 

GJERGJ FISHTA (1871-1940)

 

Nga Sabri Hamiti

 

1.Portreti i krijuesit

 

Gjergj Fishta për një gjysmë shekulli ishte figura zotëruese e letërsisë shqipe. Madje për të gjallë u kurorëzua me vlerësimin poet kombëtar. Ai është i pari shkrimtar i madh shqiptar që gjithë shekullin e vet krijues (1900-1940) e kaloi në Shkodër, asokohe kryeqytet kulturor i Shqipërisë. Fama e tij letrare nisi në fillim të shekullit, kurse arriti kulmin kah fundi i jetës së tij. Ai për të gjallë u bë një masë e madhështisë letrare shqipe, i njohur njësoj mbrenda vendit dhe jashtë, kudo ku lexohej e vlerësohej krijimtaria letrare shqipe.

Me përmbysjet ideologjike që bëri komunizmi në Shqipëri mbas vitit 1945, poeti kombëtar Gjergj Fishta u ndalua, u hoq vepra e tij nga qarkullimi letrar, u ndalua studimi i tij institucional, për të shkaktuar një nga vakuumet më të tmerrshme në kulturën kombëtare. Po ai u lexua tinëz dhe u mbajt në mend nga adhuruesit e veprës së tij.

Mbas ndryshimeve të viteve nëntëdhjetë Fishta u rikthye në letërsinë dhe në kulturën shqiptare, tanimë si i rigjetur në korpusin e plaguar të kësaj letërsie.

Zhvarrimi tinëz i tij në Shkodër më 1968 në valën e një çmendie të afetarizmit dhe rivarrimi i tij më 1996 vetëm rikrijojnë mitin për martirizimin e krijuesve shqiptarë, të ngjashëm me Pjetër Bogdanin.

Pra, Fishta në kulturën shqipe ka kaluar dy fazat ekstreme: të pranimit të përgjithshëm dhe të mohimit për një gjysmë shekulli. Kthimi i tij i ri është mundësi për vlerësimin e gjithanshëm.

Vepra e Fishtës në letërsinë e në kulturën shqiptare është e shumanshme. Në fushën e letërsisë, ku punoi dyzet vite, deri në ditët e vdekjes, krijoi një vepër të madhe në të gjitha gjinitë. Me Lahutën e Malcís, sa ishte gjallë u pagëzua “epiku më i madh i shekullit”, duke ndërtuar eposin shqiptar të shekullit 20. Me veprat satirike Anzat e Parnasit e Gomari i Babatasit u bë satiriku më i njohur i letërsisë shqipe. Dy librat e lirikave Mrizi i Zanavet e Vallja e Parrizit shqiptojnë tendosjen shpirtërore që ushqehet nga dashuria, revolta e dhembja për të kurorëzuar tematikën e vet në formulën e përsëritur “Atme e Fé”. Një kërkim të vazhdueshëm e bëri në fushë të dramatikës, që nga melodrama e deri te tragjedia, ku mbeten vepra që kujtohen Juda Makabé e Jerina ase Mbretnesha e Luleve.

Fishta është i njohur me esetë e studimet për çështje të etnopsikologjisë e të kulturës tradicionale shqipe, për probleme estetike të artit dhe për kulturën autentike shqiptare. Dallohet Parathanja e Kanunit të Lekë Dukagjinit, në të cilën bën një tipologji të kulturës shqiptare në gjirin e kulturave të tjera botërore.

Fishta shkroi një tip të veçantë të prozës, në fillim udhëpërshkruese e më vonë një shkrim dëshmues dhe komentues, pra eseistik.

Gjergj Fishta është protagonist i kulturës e i shoqërisë shqiptare të kohës së vet. Qe bashkëthemelues i shoqërisë Bashkimi në Shkodër (1899), që punoi për shqipen e përbashkët, fjalorin, alfabetin, dhe botoi libra me vlerë kombëtare. Ishte kryetar i Komisionit të Alfabetit shqip në Kongresin e Manastirit (1908).

Fishta është drejtori i parë shqiptar i Shkollës Françeskane në Shkodër, ku futi shqipen si gjuhë mësimi, punoi në themelimin e “Komisisë letrare” (1916) dhe është themelues i Liceut Françeskan në Shkodër (1921). Punoi për themelimin e teatrit kombëtar.

Më 1913 themeloi revistën e famshme Hylli i Dritës, të cilën e drejtoi deri në vdekje; një nga revistat më të njohura shqiptare. Themeloi fletoren politike-letrare Posta e Shqypnís (1916), që doli dy vite rresht, dy herë në javë.

Ishte deputet i Shkodrës në Parlamentin e parë shqiptar dhe nënkryetar i tij. Përfaqësues i Shqipërisë në Konferencën e Parisit (1919) dhe përfaqësues i Shqipërisë në Konferencat ndërballkanike më 1930 e 1931.

Ky poet i madh e veprimtar i shqiptarisë gjatë gjithë jetës punoi për kombin dhe vendin duke jetuar në të. Lidhja e përhershme me ambientin e jetës shqiptare, ashtu si dhe përkushtimi shpirtëror i atit françeskan, i vunë përgjithnjë vulën tipit të artit të tij dhe përkushtimit të tij. Ai kishte dashurinë e zjarrtë të Rilindësit për vendin, por jo mallin e mërgimtarit që këndon duke himnizuar, prandaj mbrenda vetes rriste fuqinë vullkanike kundrejt fenomeneve e paraqitjeve të këqija të botës shqiptare. Ai u bë një kritikues i ashpër i realiteteve duke e kthyer artin e vet në tehun qëllimor të satirës, duke prekur fenomene të individit, po dhe të shoqërisë. Prandaj, shprehja e tij dhe poezia e tij janë cilësuar si copë e atdheut, poezi e elementaritetit kombëtar.

Gjergj Fishta me veprën e vet krijuese kërkonte shqiptarin e përjetshëm duke kritikuar shqiptarin e përditshëm dhe u bë një moralizator i madh. Në këtë mënyrë lidhi dy periudha të letërsisë shqipe duke u bërë protagonist i të dyjave. Urimi e mallkimi që ndjekin njëri tjetrin në veprat e tij zbulojnë kontrastin e madh të këtyre dy përkatësive krijuese: himnizuese e kritike njëherësh.

 

2.Epi Lahuta e Malcís

 

Gjergj Fishta, ndonëse botonte shkrime të tjera letrare, gjatë gjithë shekullit të vet krijues punoi në kryeveprën poetike Lahuta e Malcís (1905-1937). Biografët e tij tregojnë se edhe mbas botimit të plotë të veprës më 1937, autori punonte më tutje në tekstin e saj. Bleni I i veprës me pesë këngë u botua në Zarë më 1905 me të hollat që i kishte dërguar Faik Konica. Një vit më vonë u botua bleni II me katër këngë, e kështu në rrjedhë të viteve deri në botimin përfundimtar me 30 këngë.

Vepra epike Lahuta e Malcís, me synimin të bëhet epope kombëtare, kapërcen stilin baladesk të De Radës dhe tregimin historik të Naimit, duke u derdhur me një vrull epik e dramatik. Meqë vepra u shkrua për një kohë të gjatë, ajo nuk ka të njëjtën fuqi te secila këngë veç e veç, ashtu si nuk ka dhe një strukturë të lidhur kontinuitive. Autori në variantin përfundimtar krijoi një renditje të tillë të këngëve që sugjeroi një kronologji të ngjarjeve, që rrokin ndodhitë shqiptare nga gjysma e shekullit 19 deri në pavarësinë e Shqipërisë dhe Konferencën e Londrës më 1913. Kjo është një përpjekje për të sugjeruar bazën historike të eposit shqiptar, poashtu dhe një strukturë të lidhur epike të veprës. Mirëpo, ky është vetëm sugjerim dhe synim i autorit.

Epopeja Lahuta e Malcís përshkruan luftërat e dy brezave, mirëpo këngët e saj më tepër tregojnë ngjarje të veçanta. Ajo nuk është një poemë që ka një veprim kryesor dhe një hero kryesor, siç janë eposet e mëdha. Heronjtë e Lahutës janë të shumtë: Oso Kuka, Marash Uci, Dedë Gjo Luli, Tringa, Abdyl Frashëri, Ali Pashë Gucia, që funksionalisht në vepër janë të ngjashëm, se kanë veçantitë e heroizmit shqiptar.

Vepra nis me këndimin e heroizmave shqiptare për të mbrojtur tokat e veta nga sulmet malazeze, të përqendruara në Shqipërinë e Veriut, mirëpo vjen duke u zgjeruar në hapësirë dhe në kohë për të kapur ndodhitë e cilësitë shqiptare. Vepra nis me trajtimin e një krahine, për t’u zgjeruar në tërësinë etnike shqiptare; nis me trajtimin e burrnisë së një ambienti për të arritur te koncepti i kombit.

Në këtë mënyrë Lahuta e Malcís bëhet vepër për himnizimin e përhershmërive shqiptare, apo projekt i idealitetit dhe i dëshirës shqiptare të Gjergj Fishtës, që nuk kufizohet në zona kohe as hapësire. Duke marrë karakteristikat krejt kombëtare vepra ngritet në nivelin e eposit kombëtar: me mbështetjen në jetën autentike, në ambientimet reale e fantastike të mendësisë shqiptare dhe me kërkimin e modelit të shkrimit që mbështetet në letërsinë popullore shqiptare.

Pa marrë parasysh mbështetjen në modelet krijuese të letërsisë popullore, Lahuta është një vepër e kulluar autoriale. Edhe përgjasimi me këto modele apo tejkalimi e transformimi i tyre hyjnë në rrafshin e krijimit artistik të Fishtës.

Vepra mbështetet në tri tipe këngësh: 1) historike, si Vranina, Kongresi i Berlinit, Lidhja e Prizrenit, Lufta e Ballkanit, Konferenca e Londonit, ku ka referenca te këngët historike; 2) kreshnike, me shpërthimet krijuese imagjinative, që shpien te referencat e ciklit të kreshnikëve apo te këngët baladike dhe 3) autoriale, si Patër Gjoni apo Tringa, që artikulojnë imagjinimet e poetit edhe kur mbështeten në paratekstet baladike, duke i transformuar ato në stilin vetjak.

Në rastin e parë kënga jep ndodhinë historike dhe mbështetjen në kohë, në rastin e dytë fantazia krijuese ngritet mbi korpusin dhe mbi mitologjinë shqiptare (Orët, Zanat, Dragojt), në rastin e tretë punon sa fantazia e autorit, poaq edhe ideologjia e tij autoriale që hyn në strukturën e veprës në trajtën e porosisë përfundimtare. Ky tip i krijimit i prek edhe vetë heronjtë e veprës, mënyrën e ndërtimit të tyre. Prandaj, përballë një Oso Kuke të patrembur, të gatshëm deri në vetëflijim për atdheun, që është një model popullor i therorisë shqiptare, shfaqet Abdyl Frashëri si hero i ideologjisë kombëtare, apo Naim Beu (Frashëri) si hero i kulturës shqiptare (që shfaqet pikërisht në këngën autoriale të Patër Gjonit), apo Tringa, që bashkë me flijimin për atdheun shpalon një bukuri, dashuri, virgjinitet e pafajsi, e cila është pëfundimisht një krijim poetik thjesht i autorit Gjergj Fishta.

Lahuta e Malcís është një vepër epike me një ndërtim të mbrendshëm dramatik ku spikasin veprimet, dialogu, përshkrimi i shkurtë, dhe gjuha e folur e kthyer në gjuhë të shkruar që ka shenjat e emocionalitetit të folësit, të afrueshme me karakterin e personazheve. Duke iu përmbajtur këtij modeli dhe këtij stili Fishta shtin në tekstin e vet format e dendura apo të shkurtra të letërsisë gojore, jo si citat, por si mbindërtim, zakonisht e më fuqishëm në trajtën eurimeve e të mallkimeve.

Kaleshan e sy-pergjakun,

Mje m’sylah e ka mystakun;

Ushton mali, thonë, kur t’flase,

Dridhet fusha kah t’vikase;

E kah t’dredhë t’rrebtë tagân’,

Thue se rrfeja shkrepë per anë:

Burrë kaprroç e trim si zana,

Thonë me kmishë e bâni nâna;

Edhè, thonë, ká lé drangue,

Pse trí zêmra i kan qillue.

Në anën tjetër hiperbola është figura zotëruese e përshkrimit të ngjarjeve, ashtu si e përshkrimit të pamjes së personazheve. Hiperbola është e ndërtuar gjithmonë mbi një krahasim, pra me bazë në krahasim.

Hukubet Zoti e kish falun

Tri pllam buzen kishte pasun

Kish pas’ veshin sa 'i zhgun burri

Sa dy vet’ me te me u mblue…

Faqet më tronditëse të Lahutës së Malcís janë ato ku bashkohen e harmonizohen veprimet epike me shpërthimet lirike dhe lirinë imagjinative të autorit duke krijuar një dramaticitet të paparë në letrat shqipe. E tillë është tufa e këngëve që lidhet me heroinën letrare të Tringës. Aty janë të bashkuara idealitetet fishtjane: trimëria e atdhetaria deri në flijim; bukuria dhe njomësia që rrezatojnë dashurinë; projektimet morale për femrën shqiptare dhe tragjicitetin e saj. Të gjitha këto lidhen me një orkestrim të habitshëm e të magjishëm të natyrës.

Ky projektim ideal dhe idealizues i Fishtës shpreh të vërtetën se fuqinë më të madhe lirike Fishta e derdhi në veprat e veta epike, sepse atje kishte mundësi që në një ambient shqiptar impersonal të projektonte shpërthimet personale, si karakteristika të lirikës.

Këtë impersonalitet ai e ngreh dhe e përgjithëson duke e bërë botë shqiptare, pikërisht duke u mbështetur në modelin apo në paratekstin e Kangës së Gjergj Elez Alisë, tash të mbindërtuar me fuqinë krijuese të autorit të madh. Këtu tash është veprimi invers, i sëmuri (vëllai) vdes dhe është (motra) Tringa, që e mbron nderin, pragun, bukurinë e vet të paprekur-virgjërinë dhe si e tillë, në botën poetike të Fishtës, i dorëzohet jo vdekjes po pavdekësisë.

Ajo që ngjet më tutje me Tringën, në prospektivë dhe në retrospektivë, është endje në botën e mitologjisë shqiptare të zgjedhjes fishtjane: ajo është në duar të simotrave të veta, zanave.

Cikli i këngëve për Tringën zbulon mënyrën e krijimit të Fishtës në Lahutë dhe vetë mënyrën e ndërtimit tëLahutës, si kalohet nga ngjarja, ndodhia reale, nëpërmjet një frymëzimi lirik krijues autorial, në shkallën e përgjithësimit dhe të idealitetit. Kjo është mënyra e zgjedhjes së situatës autentike shqiptare, për ta ngritur atë në nivelin e përjetësisë, që është kërkesë morale jetësore dhe artistike e krijuesit të madh.

Një portretim i tillë moral e i bukurisë, duke u ndërtuar me figuracionin autentik gjendet pikërisht te personazhi i Tringës.

Ardhun shtatit si “breshana”,

Synin hyll, ballin si hana,

Dishka njethë si molla m’rrêm,

Si ajo lulja shperthye m’gêm:

Qi ke dalë m’ká ashtû te dera,

Sikur bân me çilë prendvera;

Sikur bân dielli me dalë

Neper aha, brej e halë:

Se per lila e karajfila,

Per zymyla e per bylbyla,

E per gurra neper curra:

P’r ato hije neper vrrije,

P’r ato flutra neper zalle;

Pasha Orë e Shtozavalle,

Pasha t’rijt e pasha veren,

Per sa bjeshkë e lule bleren,

Mâ fisnike 'i vashë s’e ké

Kryevepra e Gjergj Fishtës, Lahuta e Malcís, është e papërsëritshme në letërsinë shqipe për shprehjen në mënyrë të sistemuar të qenësisë shqiptare dhe për shprehjen gjuhësore letrare me pasuri të leksikut me figurën e moralitetin e saj të provuar si dëshmi e jetës në gjuhë. Vargu i veprës, një tetërrokësh, i përgjasuar me vargun më të njohur popullor shqip, nuk është vetëm ky që e bëri veprën kaq të popullarizuar që në nismë.

Kjo vepër ka një histori të gjatë të shkrimit e të leximit që kanë ndikuar në njëra tjetrën. Është e ditur që Fishta kishte më tepër ambicie me lirikat dhe format e saja artistike. Madje këngët e para të Lahutës i botoi si këngë popullore. Po lexuesi shqiptar i priti këto më fuqishëm se krijimet e tjera të tij. Në këtë mënyrë shija e lexuesit, tani si kërkesë e ambientit, u bë frymëzim i ri për vazhdimin dhe mbarimin e veprës. Është ky një interkomunikim i krijuesit me lexuesin në procesin e krijimit, duke u përpjekur t’i ngjajnë njëri tjetrit. Kjo e bëri veprën popullore. Po, poeti i madh nuk do t’ishte i tillë nëse nuk do të tejkalonte shijen e kohës. Ai vetëm gjeti modelin e komunikimit, kurse qenësitë shqiptare janë të tij, e Lahutën e Malcís e bëjnë të pavdekshme.

 

3.Lirika e kryengritjes

 

Në pajtim me formulën shpirtërore të artit të tij “Atme e Fé”, Gjergj Fishta lirikat i përmbledh në dy librat Mrizi i Zanavet e Vallja e Parrizit. Në librin e parë përfshihen vjershat atdhetare kurse në të dytin vjershat më tepër me frymë fetare dhe me përdegëzime metafizike e personale.

Në librin Mrizi i Zanavet autori këndon atdheun në disa variante: si dashuri deri në adhurimtari, si ankth e klithmë dhe si përhershmëri morale. Së fundi të gjitha këto i përmbledh në një lirikë personale.

Varianti himnizues hap kreun e librit me një tufë poezish ku lavdërohet atdheu fizik, trashëgimia morale e tij, etosi i traditës shqiptare. Autori këndon i ngazëllyer me një solemnitet të pazakonshëm Shqipërinë, Gjuhën shqipe, Flamurin shqiptar.

Edhè hâna do t’a dije,

Edhè dielli do t’két pá,

Se per qark ksaj rrokullije,

Si Shqypnija 'i vend nuk ká!

(Shqypnija)

Ky himnizim i vendit kalon kohë e hapësirë, duke u shprehur me figura të amshimit, kurse vendi merr karakterin e përsosjes morale e fizike për t’u përcaktuar me figurën e madhe Eden i Ballkanit.

Kjo valë e lavdërimit tani kalon në fushën shpirtërore të identitetit të shqiptarëve, te Gjuha shqipe, bukuria dhe fuqia e saj mahnitëse:

Porsi kanga e zogut t’veres,

Qi vallzon n’blerim të Prillit;

Porsi i ambli flladi i eres,

Qi lmon gjit e drandofillit:

Porsi vala e bregut t’detit,

Porsi gjâma e rrfés zhgjetare,

Porsi ushtima e njij termetit,

Njashtû â’ gjuha e jonë shqyptare.

(Gjuha shqipe)

Kështu autori lidh figurat e holla lirike me figurat trazuese e dramatike përbrenda zjarmisë së portretimit të gjuhës shqipe, duke nxjerrë në pah konceptin e vet për gjuhën shqipe dhe gjuhën e poezisë së vet. Në këtë portret të mbrendshëm më shumë duket pikëpamja e Fishtës për veçantitë e veta poetike që njësohen me karakterin e gjuhës amtare. Prandaj, tingëllon i fuqishëm mallkimi për ata që nuk e duan e nuk e njohin këtë vlerë.

Himnin e flamurit kombëtar e nis me figurat e bekimit të famshëm fishtjan:

Porsi fleta e Êjllit t’Zotit

Po rreh flamuri i Shqypnís,

për ta vazhduar me refrenin e botës reale, e cila mbështetet në figurën tani madhështore e tronditëse, me fuqinë e jetës:

Bini, Toskë, ju, bini Gegë!

Si dy rrfé, qi shkojnë tue djegë!

(Himni i Flamurit Kombëtar)

Për konceptin e Fishtës Shqipëri e lirë do të thotë Shqipëri etnike, prandaj edhe në këndimin e tij kalon nga idealitetet në rrafshet reale të shoqërisë. Atëherë kënga e urimit kthehet në këngë të mallkimit, kënga kthehet në vaj. Në qoftë se urimet e tij shqiptare lidhen me një idealitet e me një përhershmëri, mallkimet lidhen me një realitet e konkretësi jetësore. Pavarësia e Shqipërisë nuk solli Shqipëri etnike, të cilën frymëzimi poetik i këtij shqiptari e pranoi si një plagë pa shërim. Të këtij disponimi janë këngët e dëshpërimit, që me fuqinë e vet ua kalojnë këngëve të lavdërimit dhe dëshmojnë se në artin e Fishtës, aty ku shpërthen emocioni, realja del mbi idealen.

Poezitë 28 Nanduer 1913, Nji gjamë desprimit, Surgite, mortui! (Çohi të dekun!) janë lirikat më dramatike atdhetare të këtij poeti, ku thuren përnjëherësh idealet e prishura, ankthi, kushtrimet, thirrjet, dëshpërimi ndaj të huajve që shprehet si mallkim. Në të tri rastet hyrjet në vjersha janë mjeshtërore, me ngarkesa emocionale e përqendrim kuptimor maksimal.

Poezia e parë nis me vargun:

Oj zanë t’këndojm… t’vajtojm, deshta me thânun

që është ndoshta vargu më tragjik i Fishtës, i ndarë në mes me tri pikat e heshtjes, ku ndahet përgjysmë kënga me vajin për Shqipërinë e ndarë më 1912. Zana, si alter ego (vetë e dytë) e poetit është shoqëruesja në këtë tmerr.

Poezia e dytë nis me vargun:

Mbaroi Malcija! Lekë mâ sot nuk ká

që është britmë për humbjen e konceptit të vendit e të trimërisë. Malësi e Lekë, janë figurat themelore të trimërisë e të guximit që ishte ngritur si kult i shqiptarisë në Lahutën e Malcís. Me parashenjat e veta sociale Fishta mendon se aty ku liria mbrohet me guxim, e guximi është tretur, humbja merr përmasat tragjike kombëtare.

Poezia e tretë nis me vargun:

Shqyptarë, a ndiet? Europa mrrutë e ndyt…

Kujt i thërret Fishta këtu? I thërret të vdekurit, sepse heronjtë kanë vdekur apo të gjallët janë të vdekur. Ironia e tij është therrëse dhe e dyfishtë. Kjo bëhet më e qartë në vargje të mëvonshme:

T’u biejë nder mend, se fort mâ e rand âsht thêmra:

E shkjaut kokëtrashë, se guri i vorrit m’krye.

E gjithë poezia është shkruar me thirrje për humbjet e tokave shqiptare dhe thirrje për zgjim, duke e ngritur në kult flijimin për atdheun, e në këtë valë të kërkesave, vetë autori don të bëhet protagonist i heroikës kombëtare, duke kërkuar të bëhet fli për shqiptari. Ky ton kryengritës i zotëron të gjitha poezitë e dëshpërimit.

Figuracioni elementar i mbështetur në ambientin konkret, më shpesh në trajtën e krahasimit të zgjeruar, është karakteristik për të gjitha këngët atdhetare të Fishtës. Ky figuarcion shprehet me një gjuhë “mashkull” për të liruar energjinë e kundërshtimit deri në rebelim të përgjithshëm. Më rrallë ka abstraksion poetik, sidomos kur një figuracion “qiellor” shenjon përhershmëri shqiptare. Këto karakteristika këngën atdhetare të Fishtës e endin nga poli i lavdërimit në polin e dëshpërimit, nga niveli i himnizimit e urimit në nivelin e kryengritjes e të mallkimit, për ta bërë këtë një lirikë kryengritëse. Qëllimi i autorit është që rebelimi i tij poetik të bëhet rebelim i përgjithshëm.

Nji lule vjeshtet, e vënë në fund të librit Mrizi i Zanavet, është lirika më e fuqishme personale e Gjergj Fishtës. Poezia ka karakterin e vetërrëfimit dhe sintetizon idetë e lirikave të mëparshme duke i matur me veprimin, me jetën e me vdekjen e njeriut. Në këtë rast figuracioni ambiental krijon lidhjen tokë-qiell dhe e shpie mendimin nga fizika kah metafizika. Kjo poezi e provon veprimin jetësor me vdekjen për të arritur pavdekësinë. Kjo procedurë poetike dhe kjo ide është artikuluar me një ndieshmëri të lartë personale. Në këtë lirikë për herë të parë autori artikulohet si unë,simbol i të folurit poetik dhe i të ndodhurit “real”.

Një ton i zi elegjiak shpalon dhembjen për të dashurin e vdekur, dhembje që duket edhe në orkestrimin e pamjeve të jashtme të natyrës, ku vendin qendror e zë varri i shprishur. Qenia e dashur e humbur bëhet e amshueshme, kurse poeti ende mbetet qenie tokësore, prandaj dialogu ndërmjet tyre është një ndiesi e hollë që lidh dy botët. Ky dialog, në të vërtetë është një monolog i thellë i vetmisë e i dhembjes, që tanimë identifikohet me dhembjen personale të vetë poetit Fishta, i cili bën ushtrimet shpirtërore me shkrim duke kërkuar identitetin te i dashuri i humbur.

Poezia kap dramën e shkrimit artistik duke ndërtuar portretin e krijuesit që gjakon përjetësinë si shkallën e fundit të bashkimit me të dashurin, për të krijuar portretin e përbashkët në veprime të mira e të dobishme. Me këtë shkallë Fishta shpall programin e vet poetik dhe etik, që do të realizohet në vepra të mëvonshme letrare:

Atë herë un kangët kam me i ndertue kreshnike,

Me t’cillat botës un do t’ia lâ të shkrueme

Se shka vlejn armët besnike n’dorë t’Shqyptarit.

E me kangë t’mija 'i përmendár t’madhnueshem …

(Nji lule vjeshtet)

Krijimi i artit që jeton si përmendore e vetvetes është luftë kundër harrimit, rezonon Fishta në këtë lirikë të bukur. Ky është një gjakim i madhështisë dhe i përjetësisë. Poezia është një kacafytje ndërmjet jetës kalimtare dhe vdekjes si absolut, duke kërkuar shpëtimin në përjetësinë artistike, të mbetur trashëgimi për pasardhësit.

Poeti i ri në bisedë të ndieshme me alter egon e vet kalon imagjinativisht nëpër shkallët e jetës, vdekjes e të përjetësisë. Një projekt i besueshëm për autorin e thellësive të mendimit dhe për njeriun që dashuron të madhërishmen, çfarë ishte Gjergj Fishta.

Fishta në lirikën e vet, të cilën e çmonte si trajtën më të kultivuar të veprës së vet letrare, përdor vargun tetërrokësh shqip, po më dendur vargjet e tjera të letërsisë së kultivuar si shtatërrokëshin e njëmbëdhjetërrokëshin. Strofat e tij të preferuara janë katrena, më shpesh oktava, strofa safike e tingëllimi. Në këto kërkime këmbëngulëse të formës që shfaqin mjeshtrinë e tij poetike dalin ambiciet e tij krijuese. Mirëpo, fuqia e lirikës së tij mbetet përgjithnjë në emocionalitetin e veçantë, në elementaritetin e figurës, në gjuhën shqipe krejt të veçantë, që mund të quhet gjuhë e Fishtës. Ajo fuqi vullkanike, që derdhet në vargje, ai rebelim që lirikën e kthen në kryengritje, janë karakteristikat e para të lirikës së tij atdhetare, fetare apo personale, si te Mrizi i Zanavet si te Vallja e Parrizit.

 

4.Dramat e Fishtës

 

Poeti i madh epik e liriku Gjergj Fishta ka botuar nëntë tekste dramatike. Këto pjesë ai i cilëson formalisht si tragjediapo poema melodramatike e këngë melodramatike. Tematika e tyre ose është marrë nga antikiteti hebraik apo grek ose është ngritur mbi çështje të mbrendshme shqiptare.

Melodramat e Fishtës janë vepra me qëllim më tepër edukues e arsimues të kombit dhe kanë një strukturë më të lirë dramatike. Në to zotëron qëllimi dhe qëndrimi i autorit, kërkesa për theksimin e idesë, kurse teksti më shumë është ekspresiv sepse ka tepër pak ndodhi e dramacitet. Këto forma nganjëherë duken si forma poetike të ndërtuara me një mozaik lirikash që shkëlqejnë. Kurse porositë e tyre ose artikulohen nëpërmjet mitologjisë shqiptare (orët, zanat) duke kërkuar një autenticitet kulturor dhe një thirrje për kultivim shpirtëror; ose nëpërmjet figurave të martiriziuara fetare për të arritur një porosi morale.

Përkah niveli i domethënieve, strukturës dhe vlerës dy veprat më të njohura dramatike të Fishtës janë Jerina ase mbretnesha e luleve dhe Juda Makabé.

Jerina, të cilën autori e shkroi një kohë të gjatë (e nisi më 1914 dhe e botoi më 1940) përmbledh në mënyrë të figuruar të gjitha idetë e melodramave të tjera me syzhe të botës shqiptare. Kjo vepër është një himn për bukurinë e për dashurinë në botën shqiptare, që mbështetet në një figuracion lirik (personazhet janë lule) dhe në një moralitet shqiptar të këngës ku dashuria këndohet vetëm nëpërmjet bukurisë. Vepra ka dhe një ton polemizues, sepse ishte shkruar për të përmbysur tezën e shfaqur serbe, se shqiptarët nuk dijnë t’i këndojnë dashurisë pa fyerje. Fishta provon të kundërtën me veprën e vet.

Në lojën e bukurisë, gjithë lulet e botës i mund Jerina, që është shqiptarja vetë, dhe shpallet mbretëreshë e luleve. Fishta himnizon deri në fund: para bukurisë së saj përkulen Homeri, Dante e Petrarka, kur e krahasojnë me heroinat e tyre të bukurisë: Helenën, Beatriçen, Laurën. Madje hyjneshat antike greke: Afrodita, Hera e Atena nuk grinden më për bukurinë, sepse ajo i takon Jerinës shqiptare të Fishtës.

Mëtesa e Fishtës në këtë vepër është e madhe: duke krahasuar personazhin shqiptar të bukurisë, të krijuar nga ai, me personazhe të tjera, ndërmjetshëm krahason krijuesin e saj me krijuesit e mëdhenj të botës letrare. Në anën tjetër gjithë teksti i saj do lexuar si alegori: krijimi i kultit të bukurisë e të dashurisë është një sprovë për agresivitetin e shëmtitë në botën shqiptare, të cilat i satirizon në vepra të tjera.

Vepra më e mirë dramatike e Gjergj Fishtës është tragjedia Juda Makabé, që temën e merr nga historia hebraike, po e lidh me aktualitetet shqiptare. Në këtë vepër trajtohet tema e atdhetarisë, sepse vetëm kështu duket sheshit madhështia e tragjiciteti i temës. Konfliktin e dramës e krijojnë personazhet kryesore: Juda Makabé, hero izraelit, Alkimi, kre i Izraelit dhe Bakides, kapidan i ushtrisë së Asirit, armike e Izraelit. Prifti, plak dhe Abneri 13-vjeçar janë personazhe të autorit, për të dëshmuar e për të vlerësuar të ndodhurat.

Në aktin e parë heroi Juda Makabé kthehet si fitues kundër armikut, turma e adhuron, e deklaron prijës dhe i brohorit me një zë: Rroftë sa malet Makabeu. Në këtë festë popullore i këndohet therorisë atdhetare me valle e solemnitet. Heroi ngritet në prijës dhe në sytë e popullit bëhet simbol i së drejtës. Por, pikërisht këtu nis të zhvillohet lufta për pushtet. Udhëheqësi Alkimi s’e duron triumfin e heroit Makabé:

Jo, Alkimi i mârrë nuk leu,

M’i a hanger kryet Atdheu,

thotë ai dhe nis punën e tij përmbysëse, duke synuar pushtetin nëpërmjet përçarjes së ushtarëve që bëhet me para, sepse rezonon ai: aty ku sundon paraja nuk ka as Atdhe as Zot.

Veprimi i Alkimit që tradhton në marrëveshje me armikun asiras Bakides, bëhet vepër në ndeshjen e parë ndërmjet dy ushtrive. Ushtarët e paguar nga Alkimi lëshojnë fushën e betejës, ikin pa i ndjekur kush. Juda Makabé mbetet i vetmuar, lufton, por edhe vritet në fushë të betejës. Pra, bie heroi kombëtar i tradhtuar nga prijësit e vendit.

Rënien e Judës, rënien e heroit kombëtar të tradhtuar nga të vetët, Prifti që përfaqëson dije e urti, e sheh si mallkim të përjetshëm për popullin, që do ta ndjekë ndër breza si një kob. Kështu teksti më i fuqishëm poetik i aktit të tretë të kësaj tragjedie janë mallkimet, që marrin përmasa kosmike, duke kaluar konvencat fetare. Këto janë mallkime morale, kosmike e njerëzore që përfundojnë në mallkime të përjetshme të popullit si fat historik e si kob. Mallkimet këtu dalin nga goja e Priftit, në trajtën e thirrjes së fundit të një zemre të plasur për vetëdijesim atdhetar, sepse aty ku nuk ka atdhe nuk mund të ketë as gjuhë as fe:

Mallkue frota e trathtarvet,

Qi Besë e Fé harrue,

Sot kombin kanë sharrue,

Koritë kanë fis e gjak.

…….

O Perendí, a’ ndjevet?

Trathtarët na lanë pa Atdhé,

E ti rri’ e gjuen m’errfé

Lisat nper male kot…!

……

O ju vise të Kananit,

Ju qi rritët trathtarë t’mallkue,

Shi as voesë mos raftë per jú:

Ju m’u bâshi gúr e krep!

Në tragjedinë Juda Makabé Fishta ka ndërtuar tipin e heroit tragjik, luftëtarit të lirisë, Judën, dhe tipin e tradhtarit që shitet për para e për pushtet të rrejshëm, Alkimin. Ideja e veprës është se populli që e zgjedh vetë prijsin e mandej e lë në fushë të betejës, populli të cilit luftëtarët e lirisë mund t’i blihen me para, nuk ka vetëdije atdhetare e shtetërore, nuk e ka dhe nuk e meriton lirinë. Për më tepër, është i mallkuar të mbetet në kurthat e në kthetrat e barbarisë. Kurse këngët heroike mbeten jo vetëm për ngushëllim, por si vetëdije për humbjet, që do të shndërrohen në plagë kolektive.

Tragjedia Juda Makabé është një vepër poetike me thurje dramatike, me një shprehje vullkanike të krijuesit. Format e vargut, trajtat poetike më të llojllojshme, me ritëm të rregullt e me rimë, e shtojnë kumbimin e fuqinë kur vihen në gojë të personazheve dhe kanë një pëlqim me situatat shpirtërore të folësit. Prandaj, ky tekst jo vetëm që është shkruar për t’u luajtur në skenë të teatrit, por është menduar edhe të lexohet me zë në vetmi.

Edhe pse të futura në një strukturë dramatike, shumë pjesë mund të lexohen si poezi të veçanta që artikulojnë një situatë, një ide apo një emocion. Kjo dëshmon se Fishta edhe në dramatikë është një poet i shpërthimeve vullkanike emocionale e mendimtare. Ai as këtu, në këtë gjini më neutrale e më reale, nuk mund t’i ikën temperamentit të vet krijues.

 

Përmbledhje

 

Gjergj Fishta për së gjalli është quajtur shkrimtar kombëtar dhe poeti më i madh epik i shekullit. Ai e ka zotëruar letërsinë shqipe në gjysmën e parë të shekullit.

Duke krijuar me Lahutën e Malcís epopenë kombëtare në shekullin tonë, ai është konsideruar edhe rilindasi i fundit. Mirëpo letërsia qëllimore e tij dhe një shtresë e fortë moralizimi e shpie në dy pole të kundërta të shkrimit: himnizues te Lahuta, kurse satirizues te Anzat e Parnasit e te Gomari i Babatasit. Në mesin e këtyre poleve vendoset lirika dhe dramatika e tij.

Përderisa në vepra epike Fishta ngreh kultin e vlerave të shqiptarit, duke kërkuar një Shqipëri të përhershme, në satira autori përmbys shfaqjet e veseve në aktualitet, duke pasur qëllim krijimin e shoqërisë autentike shqiptare.

Gjergj Fishta mendon se thelbi i jetës rrënjëse shqiptare ruhej te malësorët, ashtu si tharmi i gjuhës shqipe në të folurit e popullit. Duke u nisur nga këto dy burime vepra e tij letrare shfaqet si vepër arti e ngritur përmbi modelet e krijimtarisë popullore. Kjo mbështetje shtrihet në nivel të ngjarjeve, të shprehjeve e të figuracionit duke u shtrirë deri te mitologjitë popullore.

E gjithë vepra letrare e Fishtës është krijuar në vargje, prandaj ai trajtat e ndyshme të vargjeve, popullore apo tradicionale i krijon në varshmëri me temat e motivet e veprave.

Ndonëse shkroi forma të mëdha letrare me tema kombëtare, ku sundon tema e lirisë kolektive e etnike, Fishta sidomos në lirikë, shpaloi preokupime personale, po gjithnjë me një temperament vullkanik.

------------------------

Malësia e Gallapit stoliset edhe me një Lapidar për tre Dëshmorë

 

Nga Fazli Maloku

besio4@hotmail.com

Sot fshati Brainë komuna e Besianës (ish Podujevë) Malësia e Gallapit, pati vërtet festë. Në prani të qindra qytetarëve, u zbulue lapidari i dëshmorëve: Bajram Hajrush Bahtiri-Besniku (04.03 .1961-08.o2.1984), Ismet Nurif Derguti  (02.01.1971-24.12.1998), Agim Osaj (01. 10.1974- -26.03.1999)

Fshati Brainë shtrihet në lindje të Orllanit, në brezin kufitar me Serbinë. Banorët e kësaj ane janë të njohur historikisht liridashës, bujarë dhe rrezistues ndaj pushtuesve me breza. Është shumë i pasur me florë e faunë dhe natyrë piktoreske, me livadhe e pyje me kullosa të bollshme si dhe me burime uji natyror. Në vitet e tetëdhjeta fshati kishte qindra shtëpi-familje me 250 nxënës në shkollën e fshatit. Tani fshati ka rreth 40 shtëpi-familje me rreth 50 nxënës.

Manifestimin e rastit e drejtoi z. Rizah Sheqiri, mësues dhe poet i fshatit. Për jetën dhe veprimtarinë luftarake të dëshmorëve foli ish i burgosuri politik dhe veprimtar i çeshtjes kombëtare z. Osman Beka, profesor dhe njëherësh drejtor në Gjimnazin “Sami Frashëri” në Prishtinë. Ai pos tjerash tha: citoj;

“Tetë shkurti është njëra nga ditët e shënuara në Ditarin e Lavdisë Shekullore të popullit tonë, dita e rënies heroike të Dëshmorit të Kombit , Bajram Bahtiri- Besniku. Bajrami ishte njëri nga ata të rinj shqiptar, të cilët që në moshën jomadhore u rreshtuan në radhët e veprimtarëve aktiv për çlirimin dhe ribashkimin e trojeve shqiptare.Veprimtaria e tij politike fillon të konkretizohet gjatë Demonstratave të përgjithshme popullore shqiptare, të paraprirë nga rinia studentore, të njohura si Pranvera ’81.

Shpërthimi i këtyre demonstratave të përgjakshme e gjeti Besnikun për nga mosha fare të ri, ende pa e mbaruar vitin e tretë të shkollës së mesme. Por, ai diti të veproi drejt dhe për së mbari.

Bajram Bahtiri-Besniku, ishte nga ata nxënës, të cilët që në ditët e para të Pranverës ’81, me dhëmbë dhe grushta të shtrënguara shkruanin në dërrasat e zeza të shkollave: “Republikë, Kushtetutë, ja me hatër ja me luftë”, “Trepça është jona”, “Poshtë pushtuesi jugosllav”, “Liri a vdekje” etj.

Bajrami që në hapat e parë të veprimtarisë së organizuar patriotike u lidh për jetë me shokët e grupit, me të cilët vepronte. Ishte në rreshtat e parë, aty ku rinia studentore dhe punëtorët shqiptarë përlesheshin me policinë serbe. Me ndihmën e vëllait të tij më të madh – Rrahmanit, Bajrami e kuptoi drejt dhe shpejt, se po kryenin një mision sa të rëndësishëm po aq të rrezikshëm. Ai e kuptoi se ky mision kërkonte vendosmëri të paluhatshme dhe sakrificë. Në çdo veprim të tij po vërehej se edukata e shëndoshë njerëzore dhe kombëtare të cilën e kishte marrë nga babë Hajrushi, e nënë Nailja dhe më vonë ajo politike nga vëllai Rrahmani, po jepte frute të shëndetshme.

Besniku u burgos dy herë nga armiku e u torturua rëndë. E mbajtën në izolim për 60 ditë. Gjatë kësaj kohe trupin e tij të njomë e lanë me gjak, por ai qëndroi i pathyer. Sapo doli nga burgu dhe ende me plagë në trup e vazhdoi aktivitetin e tij. Policia serbe, gjatë përpjekjes për ta arrestuar rishtaz Besnikun, për herën e tretë dështoi, sepse ai e çau rrethimin me zjarr nga “shtajneri” i tij i vjetër, trashëgim nga gjyshi dhe u pozicionua në vendin e quajtur “Majdeni i Bullakëve”, në Lagjën Kodra e Trimave (ish Vranjevci) pjesa verilindore e Prishtinës. Nga ky pozicion, Besniku rrezistoi pa iu trembur syri derisa u godit për vdekje nga snajperët e “speciallcave” të ardhur nga Qendra e tyre në fshatin Hajvali, pak kilometra në juglindje të Prishtinës.

 

Bajrami ra heroikisht duke e paguar shumëfish veten e tij

 

Ismet Nurif Derguti, lindi me 2 janar 1971 në fshatin Brainë. Shkollën fillore e kreu në fshatin e tij me sukses të shkëlqyeshëm, po ashtu edhe shkollën e mesme “8 Nëntori” në Besianë – ish Podujevë.Edhe Ismeti si shumë të rinj llapjanë e gallap gjithmonë synim e kishin çlirimin e vendit nga zgjedha e rëndë robëruese sllave. Ishte pjesëmarrës i demonstratave të vitit 1989, në të cilat edhe mori lëndime nga gasi helmues që ua hodhën nxënësve. Në vitet 1990 – 91 detyrohet të shkoi në shërbimin ushtarak jugosllav, me sherbim në Mal Të Zi, kuptohet në periudhën e luftës serbo – boshnjake. Dezërtoi nga lufta dhe me shumë sakrifica e mundime arriti të kaloi në Shqipërinë Nënë. Pas një muaj qëndrimi në shtetin amë – Shqipëri, kthehet në Kosovë, por nuk mundi të qëndroi më shumë se dy muaj ngase e kërkonin vazhdimisht udbashët serbianë. Në këto rrethana detyrohet të emigroi në Gjermani dhe menjëherë kyqet në radhët e LPK-së duke e dhënë kontributin e tij të çmuar si politikisht po ashtu edhe matrialisht. Në Gjermani do të qëndroi gjerë në vitin 1996. Aktiviteti i Ismetit do të vazhdoi edhe në Kosovë, politikisht do të rreshtohet në PKK(Partia Parlamentare e Kosovës), por do të bie në kontakt edhe me drejtuesit e formacioneve ushtarake. Në qershor të vitit 1998, ky kreshnik i lirisë rrugëtoi në malet e Shalës së Bajgorës, ku ishte edhe selia e Shtabit të ZOLL – it ( Zona Operative e Llapit). Kreu me sukses ushtrimet ushtarake duke u caktuar ushtar në Batalionin e kom. Ajet Poterës. Për aftësitë e tija të veçanta dhe cilësi ushtarake, caktohet Komandant Togu në lokacionin “Kodralitë e Llapashticës”. Në ofensivën serbe në “Qafën e Kaqanollit”, tashmë e njohur si njëra nga betejat më të mëdha të zhvilluara në ZOLL, forcat serbiane sulmuan me mijëra ushtarë e paramilitarë, me gjithë arsenalin e këmbësorisë (tanke, topa, praga, mortaja kalibrash të ndryshëm, mitraloza të rëndë e bomba, njësiti i Ismetit u veçua me disiplinë të lartë ushtarake si dhe me shkathtësi e guxim të pashoq, dhe ishte njëra nga shtyllat kryesore që mundësoi të fitohet kjo betejë. Pasi që Ismeti shkëlqeu në këto luftime, nga Shtabi i ZOLL-it do të emrohet Komandant Pike në shumë pozicione ndër ma të rëndësishmet: tek “Pika e Isës”, “Pika e Duriqëve”, kjo e fundit tek “Tabet e Llapashticës” ku ushtria serbiane sulmonte më së shpeshti dhe këtu do të qëndroi gjerë në momentin e rënies dëshmor në altarin e lirisë. Në të gjitha luftimet ku ai mori pjesë, tregoi guxim dhe mbi të gjitha shkathtësi të artit luftarak. Ishte i dashur dhe shumë i respektueshëm si tek ushtarët po ashtu edhe tek komandantët e tij. Sot shokët e luftës të Ismetit me mburrje flasin për një luftëtar trim e besnik dhe shumë të çmueshëm dhe i cili as njëherë nuk urdhëronte ushtarët të sulmonin pa sulmuar i pari. Urdhëri i Ismetit ishte;”Shokë pas meje”!

Ditën e kobshme në drejtim të “Tabeve të Llapashticës” ku komandonte Ismeti dhe nga e cila sigurohej dhe mbrohej Shtabi I ZOLL-it, kishin mësyrë kolonë e gjatë tankesh armike. Ismeti urdhëroi që ta ndiqnin pas barkas derisa iu afruan në 400 metra kolonës. U dëgjua zëri i kom. Ismetit:”Doni një muzikë?” Të gjithë e kuptuam qëllimin. Pa mbaruar mirë fjala e Ismetit, nga mortaja e tij fluturoi tanku serbian, nga i cili dolën trupat e 4 ushtarëve serbianë. Luftimet e kësaj dite zgjatën me orë të tëra. Acari i madh dhe armiku ishin aleat që na sillnin kobin. Zëri i kom. Ismetit “a doni edhe një muzikë”? u përsërit shumë herë atë ditë. Dhe kuptohet pas kësaj palosej një tank armik. Rreth orës 14-të pushuan granatimet nga arsenali i artilerisë tokësore serbiane në drejtim të fshatit Llapashticë, fshat ky rreth 6km në jugpërendim të Besianës. Ora 16-të e 30min. Ushtria serbiane e përforcuar fillon sulmet e furishme me gjithë arsenalin e artilerisë këmbësore. Përsëri do të dëgjohet zëri i Ismetit: “A doni një muzikë”? Betejë pas beteje. Ismeti gjithmonë në vijen e parë të zjarrit ballë për ballë me forcat armike. Në ofensivën e dhjetorit do të bie dëshmor në altarin e lirë s’bashku me shokët: Myftar e Skender Zejnullahu, Lulzim Jashari dhe Isë Havolli-trim i pashoq!

Bashkëshortja e Ismetit do të lind një vajzë, pas vdekjes, e cila do të emrohet “Kosovare”.

Rënja e kom. Ismetit ishte dhëmbje e madhe njëherit edhe humbje e madhe për shokët dhe gjithë luftën e UÇK-së.

Dëshmori Agim Osaj, lindi me 1 tetor 1974, në fshatin Brainë. Shkollën fillore e kreu në vendlindje. U dallua si nxënës i mirë, i dashur dhe i çmuar nga shokët dhe arsimtarët. Shkollimin e mesëm e kreu në Prishtinë, drejtimi i Veterinarisë po ashtu me sukses të mirë. Si gjithë të rinjve shqiptarë në zemër i gufonte zjarri i lirisë, njëherit edhe urrejtja ndaj pushtuesit serbian. Në vitin 1996, për shkak të ftesës për në shërbimin ushtarak serbian, Agimi u detyrua të emigroi në Gjermani. Trupin e kishte vetëm fizikisht në Gjermani, por mendjen dhe shpirtin në Kosovë. Edhe në Gjermani aty ku iu dha mundësia veproi me të gjitha mjetet në ndihmë për Kosovën. Agimi ishte edhe rapsod i shquar i këngëve folklorike patriotike shqiptare, duke iu dhënë guzim dhe një formë kushtrimi njerëzve që t’ua vejnë gjoksin forcave pushtuese serbiane për çlirimin e Kosovës. Shpirti revolucionar nuk e lente të qetë as në Gjermani, shtetin e ëndërrave për shumë të rinj shqiptarë. Më 8 dhjetor të vitit 1998 kthehet në Kosovë dhe pa hezituar kyqet në radhët e UÇK-së, në ZOLL. Kishte marrë urdhërin ta vëzhgoi përsëafërmi kazermën serbiane shumë të sotisfikuar në fshatin Llukar të Prishtinës. Data e 26 marsit ’99 për Agimin, familjen e tij dhe shokët ishte Ditë e kobshme dhe tepër e dhëmbshme. Hetohet nga forcat serbiane, dhe pasi tentojnë ta zënë të gjallë, në një përleshje jo të barabart”një me njëqind” bie në altarin e lirisë. Lajmi për vrasjen e Agimit tronditi thell shokët dhe familjen e tij. Por krenaria e mundi dhëmbjen.”

Pastaj fillon programi artistik. Për dëshmorët recitojnë poezi, vajzat; Kosovare Derguti (vajza e dëshmorit- Ismetit), Miranda Osaj (vajza e dëshmorit, Agimit), Vesa Derguti etj.

Këngë për dëshmorët këndojnë rapsodët e kësaj treve: Ramush e Sejdi Tahiri si dhe rapsodët popullor: Adem e Suad Osaj. Pati edhe valle e këngë popullore nga Ansambli folklorik “Kalabria” të cilat u përshëndetën me duartrokitje të gjata nga të pranishmit.

Erdhi edhe momenti kulminant i gjithë këtij manifestimi. Zbulimi i Lapidarit për tre dëshmorët. Zbulimin e Lapidarit e bënë: z. Bajram Pajaziti (vëllai i Heroit kombëtar – Zahir Pajaziti, z. Fatmir Humolli, ish komandant i Shtabit të ZOLL-it, z. Osman Zhitia, babai i dëshmorit – Afrim Zhitia dhe z. Zeqir Beka, veteran i arsimit. Zbulimi i lapidarit u përcoll me ovacione të gjata duke u kombinuar gëzimi e loti, dhëmbja e krenaria. Lapidari do të ua përcjelli brezave lavdinë e luftës së UÇK-së, do t’ua shtojë atyre krenarsi dhe obligimin që ta ruajnë Atdheun e lirinë si sytë e ballit. Për këtë liri u desht të derdhën lumenj gjaku për shumë breza.

Lapidari i dëshmorëve u ngrit falë iniciativës dhe veprimtarisë të z. Abdullah Dergutit, veprimtar i shquar i çeshtjes kombëtare shqiptare, ish i burgosur politik, njeriu i cili e vuri në

dispozicion të luftës së UÇK-gjithë kapitalin që e kishte krijuar me djersën e ballit, Vehbi Beka, njëri nga ish ushtarët më të mirë që i kishte ZOLL, Mustafë Munishi, ish ushtar i dalluar i UÇK-së dhe tani pjesëtar i FSK-së (Forca e Sigurisë së Kosovës).

Anën financiare për ngritjen e lapidarit e mbuluan:

Kryeministria e Qeverisë së Kosovës me

3.500 euro, Bashkëfshatarët dhe veprimtarë të ndryshëm me 2.850 euro, Familja e dëshmorit – Agim Osaj me 1.500 euro, Gazmend Krasniqi, dhuroi trollin për ngritjen e lapidarit.

Është për keqardhje që Komuna e Besianës, ajo që do të duhej ta merrte barrën kryesore,  nuk mori pjesë fare dhe as nuk kontribuoi fare sikur ky lapidar dëshmorësh të ngritej dikund në Kontinentin e Afrikës!!

Lavdi Dëshmorëve të Kombit:

Bajram H. Bahtiri!

Ismet Nurif Derguti!

Agim Osaj!

Lavdi gjithë Dëshmorëve të Kombit të të gjitha brezave!

Rrnoftë Populli Shqiptar!

Rrnoftë Shqipëria Etnike!

 

E dielë, 29 korrik 2012

 

 

43 VJETORI I PAVARËSISË

-thirrja e liderve të emigracionit-

 

Nga Gëzim LLOJDIA

 

1.

Në ndjekje të fakteve historike ramë në gjurmët  e librit : Russia, the Soviet Union, and Eastern Europe: A Survey of Holdings at the Hoover Institution on Ëar, Revolution and Peace (Hoover Press Survey, 6) by Joseph D. Dëyer and Revolution, and Peace Hoover Institution on Ëar (Nov 1980).Ky botim  në përmbajtjen e tij përfshinë edhe Shqipërinë ku editori në 8 faqet e tij paraqet historinë e këtij vendi .Në faqen 8 të këtij vëllimi përmendet për herë të parë edhe gazeta Flamuri mes 21 revistave dhe 14 gazetave në gjuhën shqipe apo gjuhë të ndryshme. Gazeta Flamuri ishte një periodik mujor e shqiptareve e botuar nga bashkimi agrar demokrat dhe partia e BK me artikujt në gjuhët shqip,anglisht,frëngjisht,italisht.

2.

Gazeta “Flamuri”  me një mori shkrimesh publicistike  sjell të dhëna historike rreth datës historike të 28 nëntorit dhe festimit të saj nga mërgimtarët shqiptarë nëpër botë. Në artikullin 28 Nëndor shkruar nga prof. Abas Ermenji botuar në nëndor 1953 është një thirrje ku shkurtimisht thuhet se : I dimë vuajtjet e theroritë e panumurta të Shqiptarëvet gjatë errësirës së shekujvet për t'arritur në çlirimin e Shqipërisë, në 28 Nëndorin e 1912-ës. E dimë se ç'gëzim kombëtar zgjoi ajo ditë, se ç'shpresa e ç'enthusiazmë ngjalli për një t'ardhme kombëtare të lirë, të ndritur, të lumtur. E prandaj, sa m'i madh që ishte gëzimi e besimi në pamvarësinë e Shqipërisë, aqë m'i thellë u-ndie edhe dëshpërimi i Shqiptarëvet kur Flamurit t'onë i u-mbërthyen si vegla robërie, më parë "shenjat e Liktorit", e pastaj "ylli i kuq", ylli i tiranisë gjakësore. Populli i ynë që e pat fituar lirinë me sakrificat më të rënda, që e pat provuar më fort se kushdo tjetër zgjedhën e plumbtë të robërisë, u-gjend i bashkuar grusht rreth Flamurit të tij, në të dy çastet historike që kërcënuan ekzistencën t'onë kombëtare në këto kohët e fundit. Dhe në të dy rastet u-përpoq për vetëmprojtje me të tëra fuqitë e tij, gjersa u-shkel e u-doq me zjarr e me hekur prej forcash të papërballëshme.Ka dhjetë vjet që Shqipëria është ndërruar në një burg mizor, në një ferr të përgjithshëm torturash e urije. Ka dhjetë vjet që populli Shqiptar ndodhet i lidhur këmbë e duar me vargojt e tiranisë komuniste. Që anë e mb'anë Vendit t'onë s'pipëtin gjëkundi, jo një shenjë lirie, por as hija e mugët e së drejtës njerëzore. Që Dita e Flamurit, si çdo tjetër kujtim kombëtar, merret me tallje prej xhelatëvet të kuq. Por jemi të sigurtë se populli i ynë fatkeq, i kërcënuar siç është ndënë grushtin e tmerrit, i rrahur nga kamzhiku, nga e ftohta, nga urija, e ndjen Ditën e Flamurit me dridhje mallëngjimi, ashtu siç e ndjeu në Vlorë më 1912, e përshëndet në heshtje shenjën e lirisë dhe pret orën e çlirimit ndënë palët e tij.Mundimet dhe torturat i kanë paralizuar trupin, por nuk i a kanë thyer shpirtin popullit Shqiptar, nuk i a kanë shuar vullnetin as shkëndijën për jetesë. Ai, me forcën e qëndresës dhe durimin e zakonshëm, ka kapërxyer shumë shtigje të vështirë gjatë historisë së tij, e prandaj është i vendosur t'a kalojë edhe këtë. Kësaj here është m'i fortë akoma, sepse vuajtjet e pashembullta e kanë bërë t'a ndjejë më mirë nevojën e bashkimit, t'i shohë më larg interesat e tij dhe të paraqitet në skenën e vepërimit kombëtar me një vetedije politike të re. Populli Shqiptar sot nuk është me një rezervë rekrutimi për merçenarët dhe politikanët e tregut të zi, as bëhet mish për topa për hesap të tjetërkujt. Gjaku i derdhur, peripecitë e kohëvet të fundit, rrahjet e përpjekjet në ferrin e tiranivet, i kanë dhënë eksperiencën e duhur dhe e kanë bërë t'a shohë sigurimin, lirinë dhe dinjitetin njerëzor të tij vetëm e vetëm në bashkimin kombëtar, rreth Flamurit t'onë të nderuar, dhe mb'udhën politike që e çon në çlirimin e vërtetë të Shqipërisë. Ai udhëhiqet vetëm prej idesë së lartë të interesavet të tij, të vetë-mprojtjes së tij, dhe do t'eci i bashkuar drejt çlirimit të tij.Në nëntor të vitit 1954 gazeta “Flamuri “sjell këtë mesazh të mesazhi i Komitetit kombëtar demokrat " Shqipëria e lirë "Dita e Flamurit, për ne, përfaqëson luftën mijëvjeçare që ka bërë kombi i ynë për vetë-mprojtje, përfaqëson gjakun e derdhur si gurrë gjatë shekujvet, përfaqëson ahet e një populli në hekurat e robërisë dhe hovet e tij heroike për të dalë në jetë të lirë.Flamuri i ynë nuk është një maskë gënjeshtare për të fshehur

 

 

trathëtinë e atyre që na shkelin me fuqi të huaja, që na përdorin si plaçkë tregu, që na përbuzin, që na shtypin. As nuk është një rreckë për të mbuluar fitimet e koncesionerëvet dhe spekullimet e fajdexhinjvet.Flamuri i ynë, Shqiptarë, është simboli i përgjakur i jetës s'onë kombëtare, është flakë e pa-shuar e etjes për liri. Është fjala e fundit e dëshmorëvet, është besimi i atyre që dergjen burgjevet, është shpresa, është shikimi drejt s'arthmes, është gazi ose zia e një kombi të tërë.U-mbushnë plot dhjetë vjet qëkur komunistët gjakësorë e rrëzuan edhe një herë Flamurin e lirisë. U-mbushnë dhjetë vjet qëkur populli i ynë ra përsëri në robërin' e skëterrtë, në robërinë më të tmerrshëme që njeh histori tij. Por shpirti kombëtar qëndron i pamposhtur. Dhe Flamuri ynë është për ne, sot sikurse dje e si gjithmonë, shkronjë e zjarrtë e bashkimit.Mbahuni ! Shqiptarë : Ju që, n'Atdhen' e robëruar, ju bluan mokër e Kremlinit, që kalbeni nëpër llogoret e ujshme e ju rreh kamzhiku i tiranisë, e ju kput skami e mjerimi, dhe ju që silleni udhëvet të mërgimit me mallin e Atdheut, me mallin e të dashurvet në zemër, bashkohuni të gjithë tok ! se tek bashkimi është fuqia dhe tek fuqia është shpëtimi !Asgjë e madhe s'është bërë në botë pa besim të fortë. Duhet të besojmë në vehten t'onë, në bashkimin t'onë, në luftën t'onë, n'është se duam të jetojmë si popull e si komb.Bashkimi i ynë, Shqiptarë, forca e jonë, e shoqëruar me atë të popujvet liri-dashës, do t'a mposhti më në fund trathëtinë, do t'a shkeli intrigën, do t'a përmbysi tiraninë. Dhe atëhere Dita e Flamurit do të kremtohet në kuptimin e vërtetë dhe Flamuri i ynë i lirë do të valojë mbi një popull të lirë.

Në po këtë numër të gazetës Abas Ermenji shkruan artikullin “Rreth flamurit t'onë “

Në mes të mjerimevet kombëtare, 28 Nëntori vjen, si gjithnjëj, të ngrerë lart zemrat e Shqiptarëvet duke u ngjallur shpresën dhe forcuar besimin në t'ardhmen e Atdheut. Është Dita e Jonë kombëtare, Dita e çpalljes së pamvarësisë.E dimë se me sa mundime, mbas një periudhe aqë të gjatë vuajtjesh e mjerimesh nënë zgjedhen e huaj dhe mbas sa e sa luftrash e kryengritjesh të mbytura në gjak, Shqiptarët arritën më në fund të ngrehin Flamurin e tyre, më 28 Nëntor 1912. Ky ish kurorëzimi i therorivet të pashembullta, realizimi i ëndrrës shekullore të Shqiptarëvet. Pse me të vertetë, nuk ka popull në botë që të ketë vuajtur aqë shumë sa populli i ynë. Prandaj Dita e Flamurit është e shenjtë për ne.Me të gjitha turbullimet dhe rreziqet që kaloi Vendi i ynë gjatë Luftës së Parë Botërore dhe mbas mbarimit të saj, Shqiptarët mundën përsëri t'a sigurojnë pamvarësinë e tyre dhe të venë bazat e Shtetit. Në pakë vjet, arritën t'organizojnë administratën, arsimin, drejtësinë, të ndërtojnë shkolla e rrugë dhe të bëjnë hapat e para drejt një vetqeverimi Shqiptar.Të gjitha këto përpjekje drejt mëkëmbjes së një Shteti me të vërtetë të lirë, ndeshën në shumë vështirësi, qoftë të brendëshme, të natyrës ekonomike e shoqërore, qoftë të jashtëme, sepse fqinjët e Shqipërisë s'pushuan kurrë së bëri intriga dhe ndërhyrje drejt për drejt ose tërthorazi. Dhe, siç ngjan gjithnjë në politikë, këta dy faktorë, i brendëshmi dhe i jashtmi, ishin të lidhur bashkë për t'a mbajtur jetën dhe urinë e Kombit t'onë në një gjendje të pasigurtë. Me gjithë atë, Shqiptarët dhanë provën e guximit dhe të pjekurisë politike duke u-munduar t'imposhtin pengesat. Por sidomos dhanë provën më të qartë të bashkimit kombëtar të tyre më 7 të Prillit 1939, kur i qëndruan me armë shkarkimit t'ushtërisë fashiste, n'atë kohë që s'kish plasur akoma asnjë pushkë kundër divizionevet të Hitlerit që po shkelnin kufi e shtete.Gjatë Luftës së Dytë Botërore, qëndresa Shqiptare, më parë pasive dhe pastaj me armë, tërhoqi vërejtjen e gjithë botës. Aqë sa, qysh në Dhjetorin e vitit 1942, të tre Ministrat e Jashtëm të Shtetevet të mëdhej aleate - Amerikë, Angli dhe Rusi - bënë nga një deklaratë zyrtare ku siguronin pamvarësinë e Shqipërisë.Por fatkeqësitë e Vendit t'onë nuk mbaruan me aqë. Sepse mbas disfatës së militarizmit fashist, një tjetër valë e rrezikshëme e mbuloi Evropën, duke ardhur nga Lindja : komunizmi. Dhe e keqia është që komunizmi, me anën e ideologjisë së tij të gënjeshtërt por që gjen mbështetie në konditat ekonomike dhe shoqërore të kohës s'onë, mund të krijojë më çdo vend baza të brendëshme - kollona të pesta - që i a kanë bërë të mundur Rusisë pushtimin e gati gjysmës së botës. Shqipëria u-ndodh në një pozitë gjeografike dhe në një gjendje shoqërore t'atillë që s'munt t'i shpëtonte këtij rreziku. Lufta civile plasi tek ne, sikurse gjetkë, e rreptë, e tmerrshëme midis forcavet të lirisë dhe veglavet të verbëta të tiranisë. Dhamë gjakun më të mirë për të mprojtur pamvarësinë, të drejtat dhe liritë kombëtare. Por komunizmi, i ndihmuar prej rrethanash ndërkombëtare, mundi t'a ngulë në Tiranë yllin e kuq të Moskës, më 29 të Nëntorit 1944. Dhe dorë-vrasësit e Atdheut 28 Nëntorin e pamvarësisë kombëtare i a nënshtruan 29 Nëntorit të trathëtisë së tyre. Sot mbushen dhjetë vjet qëkur Flamuri kombëtar u-rrëzua përsëri dhe populli i ynë vuan në robërinë më të përgjaktë dhe më shtypëse që ka njohur njerëzia. Por edhe po qëndron me një heroizmë të pashembullt, duke i falur ditë për ditë të tjerë Dëshmorë dhe të tjera viktima Atdheut dhe kauzës së lirisë. Ne Shqiptarët e mërgimit, në këtë Ditë të shenjtë, e çojmë mendjen dhe zemrën tek populli i ynë i robëruar e i mjerë. Ndjejmë bashkë me 'të dhe betohemi bashkë me 'të se do të luftojmë gjer në fund rreth Flamurit t'onë për t'i siguruar Shqipërisë pamvarësinë, tërësinë dhe te drejtat që i përkasin si komb i lirë.

Ky është gjykimi i Prof Ermenjit për ditën e flamurit kombëtar, 28 Nëntorit 1912.

---------------------------

 

 

LYPSARIA, NJË KUMBANË ALARMI PËR TË GJITHË…!

 

Nga Ilir ÇUMANI- Drejtor i Përgjithshëm  i Institutit Kombëtar të Integrimit të Jetimëve Shqiptarë

 

Fenomeni i lypsarisë është një fenomen shumë i debatuar në këto vitet e  tranzicionit shqiptar  nga shumë aktorë institucional dhe politikbërës, qeveritar dhe joqeveritar. Trajektorja me shumë kurba, me ulje dhe ngritje që ka kaluar shoqëria shqiptare në këto 22 vjet, e shoqëruar edhe nga mungesa e planifikimit të politikave sociale mbështetëse për shtresat në nevojë, përfshirë familjet pa të ardhura dhe me shumë fëmijë, ka bërë të mundur lulëzimin dhe institucionalizimin e fenomenit të lypsarisë, që është një plagë e rëndë sociale dhe një problem shumë kompleks për shoqëritë e konsumit që kalojnë nga njëri sistem në një sistem tjetër. Sigurisht, fëmijët që vijnë nga familjet e varfëra dhe me status të dobët social, romët, fëmijët jetimë  dhe ata pa kujdesin prindëror,  kanë qenë dhe janë viktima të  lypsarisë,  si rezultat i abuzimit permanent të prindërve të tyre, apo tutorëve, të cilët i shfrytëzojnë maksimalisht, duke u shkaktuar këtyre fëmijëve një traumë të rëndë të aspektit psikoemocional, e për rrjedhojë edhe një rrezik potencial të shëndetit fizik dhe atij mendor. Edhe pse janë bërë  shumë përpjekje për të minimizuar dhe parandaluar këtë fenomen me anë të masave të marra nga qeveria dhe aktorët joqeveritarë (OJF), ku janë realizuar me dhjetra e dhjetra tryeza të rrumbullakëta nga institucionet e pushtetit lokal dhe atij qendror, ku nuk ka munguar edhe prezenca dhe ekspertiza e institucioneve të huaja, rezultatet janë të papërfillshme, madje do të thosha se janë dëshpëruese. Kurrë ndonjëherë Shqipëria, dhe veçanërisht qytetet e mëdha urbane si: Tirana, Durrësi, Elbasani, Shkodra, Fieri, Berati, etj, nuk ka njohur një fluks dhe dyndje migratore të fenomenit të lypsarisë sa në këto 2 -3 vitet e fundit. Grup-targeti më i madh në numër i lypsarisë janë fëmijët e mitur nga komuniteti rom, fëmijët jetimë dhe të moshuarit e braktisur të moshës së tretë, të braktisur nga të afërmit e tyre dhe pa asnjë të ardhur apo pension pleqërie, si edhe invalidët. Kjo  panoramë e dhimbshme  migjeniane,   me objekt shtresat më të pambrojtura të shoqërisë,  flet qartë për sfondin gri social  në të cilën  ndodhet dhe prezantohet sot Shqipëria, anëtare  me të drejta të plota në NATO dhe vend aspirant i BE – së.

Kohët e fundit,  numri i fëmijëve të mitur  që lypin ka ardhur duke u rritur dita ditës. Lokalet e shumta të kryeqytetit në këto muajt e nxehtë të verës janë “pushtuar” nga  armata e madhe e “ushtrisë” së lypsarëve të të gjitha kategorive.  Situata duket se është jashtë kontrollit dhe ka marrë përmasa serioze. Piksëpari, ky fakt duhet të alarmojë institucionet  përgjegjëse shtetërore për të ndërhyrë me  masa konkrete, duke përdorur mekanizmat ligjorë dhe administrativ, dhe për të frenuar  e parandaluar fluksin në rritje  të lypsave, veçanërisht në qytetet e mëdha urbane. Problemet e mëdha sociale që po kalon sot shoqëria shqiptare, si papunësia, varfëria, divorcet, emigracioni, shtuar këtu edhe efektet e ndjeshme të krizës ekonomike globale ku vendi ynë assesi nuk mund të përjashtohet, kanë  shtuar  edhe arsyet e krizës brenda bërthamës familjare. Si rezultat i kësaj,  është rritur  shkalla e konfliktualitetit, e dhunës dhe e destruktivitetit  të familjes. Në shumë raste, këto konflikte kanë  përfunduar me krime  të rënda dhe  humbje jete të njërit apo të dy bashkëshortëve, duke i lënë këta fëmijë në mëshirë të fatit. Ky është kontigjenti më i riskuar dhe më i përdorur për lypsari nga të afërmit dhe tutorët e këtyre fëmijëve që kanë humbur kujdesin prindëror.

Statistikat janë tronditëse. 700.000 deri në 1.000.000 persona janë aktualisht në një varfëri ekstreme për shkak të krizës e papunësisë. Nga 700.000 shqiptarë që kanë nevojë për asistencë, 184.000 janë fëmijë në nevojë, 31.000 prej të cilëve janë fëmijë jetimë. Mbi 2/3 e kësaj moshe përballen me ekstremin e përpjekjeve raskapitëse për mbijetesën. Por,  më të prekurit nga ky ekstrem varfërie e përpjekjesh mbeten fëmijët jetimë. Një pjesë shumë e vogël e tyre marrin asistencë sociale. Kjo asistencë që garantohet nga shteti mbulon vetëm 5 % të nevojave minimale të jetës së tyre. Nga 31.000 fëmijë jetimë në mbarë vendin, vetëm 400 prej tyre trajtohen në 9 qendra rezidenciale  shtetërore dhe 360 të tjerë në 16 qendra  private (OJF). 100.000 persona janë me aftësi të kufizuara, mes të cilëve, një numër i madh jetimësh gjenden në të njetën situatë varfërie e përpjekjesh për mbijetesë.  Pjesa më e madhe e fëmijëve, kontigjent i lypsarisë,  janë fëmijë dhe të moshuarit e braktisur - endacakë të kequshqyer. Një pjesë e tyre  sot vuajnë nga sëmundjet e gojës, ezofagut, stomakut, zorrës së hollë, mëlçisë, fshikëzës së tëmthit dhe pankreasit,  që në disa raste të çojnë  në MALABSORBIM (keqthithjen e ushqimeve). Me kalimin e kohës, kjo degjeneron  në kequshqyerjen e organizmit që në gjuhën mjekësore quhet MALNUTRICION. Është një kambanë alarmi për institucionet e shtetit shqiptarë, veçanërisht për Ministrinë e Shëndetësisë dhe Ministrinë e Punës dhe të Çështjeve Sociale që, që nëpërmjet zyrave rajonale të tyre,  të marrin  të gjitha masat e duhura për të shpëtuar nga kthetrat e sëmundjes këta fëmijë të abuzuar, por edhe të moshuarit e braktisur – endacakë  që janë kontigjent i lypsarisë për shkak të varfërisë ekstreme dhe pamundësisë së ushqyerjes. Nuk është turp për asnjë shtet, sado i fuqishëm të jetë ai, që në situata të tilla ku vihet re një krizë e thellë ekonomike dhe sociale që rrezikon jetën e qytetarëve të  varfër dhe të pamundur,  të ngrejë  pse jo, edhe “mensat e supës”.  A nuk ndodh sot kjo me vendin fqinj, Greqinë...!? Shumë qytetarë grek kanë humbur vendin e punës e për rrjedhojë edhe strehën e tyre, pasi nuk kanë mundësi të paguajnë qiranë e banesës. Për rrjedhojë ata s’kanë as të ardhura për t’u ushqyer. Në njëfarë mënyre qeveria aktuale e Greqisë me mundësitë e veta i ka marrë në mbrojtje këto shtresa së paku për t’u siguruar një shtrat dhe 1 – 2 vakte ushqimore në ditë në mensat e ngritura enkas për ta. Kjo do të thotë  se, edhe në vendin tonë, në situata të tilla,  këtyre njerëzve  pa të ardhura,  të pangrënë,  le t’u ofrohet falas nga shteti  1 - 2 vakte ngrënie në këto mensa me qëllim që ky kontigjent i popullatës  të shpëtojë  nga kthetrat e  sëmundjeve dhe të vdekjes të shkaktuar nga uria. Kjo gjë mund të realizohet në disa qytete të Shqipërisë ku  është prezente fenomeni i varfërisë dhe e lypsarisë të këtij grup – targeti, nëpërmjet institucioneve të pushtetit lokal në bashkëpunim  dhe mbështetjen edhe të  institucioneve  fetare që janë prezente në vendin tonë.

Është detyrë kushtetuese e të gjitha shteteve demokratike në mbarë botën, e parashikuar kjo edhe në marrëveshjet dhe Konventat  Ndërkombëtare  (sipas të Drejtës Ndërkombëtare), që çdo qeveri t’ju asistojë grupeve të popullatës të riskuar dhe në nevojë me programe sociale mbështetëse dhe  plane masash konkrete, për t’i shmangur qytetarët e tyre nga shkalla e rrezikut, me qëllim që ata të mos jenë të privuar dhe të margjinalizuar, por të bëjnë një jetë të dinjitetshme si të gjithë qytetarët e tjerë.

Instituti Kombëtar i Integrimit të Jetimëve Shqiptarë, por edhe shumë aktorë serioz nga shoqëria Civile që merren me mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve, kanë bërë dhe vazhdojnë të bëjnë  një punë të vazhdueshme për të qenë aktiv, kontribues dhe komplementarë në përpjekjet e përbashkëta edhe me institucionet shtetërore, për të gjetur rrugët dhe mekanizmat efikase për zbutjen dhe parandalimin e këtij fenomeni. Por, fatkeqësisht deri tani, nuk është mundur arritja  e një rezultati konkret. Edhe pse janë ndërmarrë herë pas herë operacione dhe fushata sporadike nga Ministria e Brendshme dhe pushteti lokal, për të larguar nga rruga këta lypës, situata është tepër e nderë dhe alarmante.  Mendoj se nuk është kjo rruga e duhur për të minimizuar dhe për të shmangur njëherë e përgjithmonë këtë fenomen. Herë pas here, janë hartuar strategji në planin kombëtar dhe janë realizuar seminare e tryeza të rrumbullakëta që kanë kushtuar jo pak, por dhjetra e qindramijëra euro… Më pas janë përgatitur raporte periodike dhe janë sinjalizuar institucionet përgjegjëse dhe institucionet politikbërëse dhe ato të ligjit zbatues, për të marrë të gjitha masat e duhura që fenomeni i lypsarisë të luftohet duke gjetur shkaqet e vërteta që e lindin dhe e sjellin këtë fenomen në mjedisin tonë, siç janë mungesa e planifikimit të politikave sociale mbështetëse për shtresat në nevojë, varfëria masive tek shtresat e gjëra të popullatës nëpër zonat rurale, të cilat me shpresën për t’iu shmangur s’kamjes  dhe kthetrave të vdekjes nga uria, shpresojnë për një jetë më të mirë, duke vërshuar pa orientim në një migracion kaotik drejt qendrave urbane. Pra drejt Tiranës dhe qyteteve të tjera të Shqipërisë.

Ajo që duhet të ndryshojë ka të bëjë me ndërgjegjësimin dhe politikbërjen. Është i domosdoshëm  hartimi dhe zbatimi i programeve sociale nga bashkitë, komunat, qarqet, të cilat problemet e mëdha sociale të shtresave në nevojë i prekin nga afër dhe e kanë më të lehtë të identifikojnë rastet e riskut, me qëllim për t’i shmangur nga kufiri i rrezikut duke u asistuar me programe sociale mbështetëse dhe integruese. Me një fjalë, puna me pushtetin lokal është kyçe dhe vendimtare për të ndryshuar dhe përmirësuar gjendjen sociale të grupeve shoqërore që janë në nevojë. Pra, do të thosha se vihet re mungesa e vullnetit politik e atyre njerëzve që kanë marrë votëbesimin e popullit dhe e shpërdorojnë votën e qytetarëve që i kanë votuar.

---------------------------

 

Korça, ky qytet frymëzimi

Fan Noli: ''Shqipëria nuk është vetëm vendi i luftëtarëve  të mëdhenj, por edhe atdheu i artistëve të mëdhenj''

 

Nga Hazir MEHMETI,  Vjenë

 

Në qytetin e Korçës qëndruam bashkë me mësuesit e gjuhës shqipe në mërgatë. Korça e bukur historike hapi zemrën e saj bujare ndaj pishtarëve të  mësimit të shkronjave shqipe nga i gjithë kontinenti. Njerëzit e saj, dje e sot, ishin heronjtë e kultivimit të gjuhës, shkronjave e fjalëve të ëmb?la shqipe.

,,Vrameni po mblidhmani gjakun se do t’u duhet nipërve për të shkruar gjuhën shqipe”- porositi Mësuesi Dëshmor. Dhe, gjaku rrodhi damarëve e mendjeve të ndritura të kombit. Edhe sot. Qindra mësues e veprimtarë të frymëzuar nga vepra e pararendësve, themelojnë mësonjëtore për fëmijët mërgimtarë për ta mësuar origjinën, gjuhën e gjeografinë e Shqipërisë Natyrale ashtu si u krijua me shekuj në Gadishullin Ilirik.

Ja, hapat e rënduar e të matur kalldrëmit të lashtë në zemër të qytetit, të Fluturës nga Greqia, të Melonashit nga Italia, Aides nga Anglia, Nexhmijes nga Zvicra, Miradijes nga Austria, Riz?s nga Suedia, Agimit nga Belgjika, Miftarit nga Finlanda, Dritonit nga Gjermania e shumë mësuesve veprimtarë tjerë nga shumë vende, sikur bartin amanetin e  fundit të mësuesit dëshmor. Porosi që çdo shqiptar e bënë të ndihet borxhli ndaj gjuhës si njeri i të njëjtit gjak.

 

''Vrameni po mblidhmani gjakun se do t’u duhet nipërve për të shkruar gjuhën shqipe''

 

Secili prej nesh sikur ngutej ta ,,zbulonte” Mësonjëtoren e parë të Korçës, bankat e saj shekullore, t’i prek e ndien forcën e tyre. Tani ato nuk janë vetëm një copë dërrase e thjesht, por  më shumë. Ato tani kanë shpirt. Ato  flasin e tregojnë për një të kaluar, për një përpjekje madhështore në natën e errët aziatike. Tani ato ndriçojnë kur njeriu i shikon me dashamirësi, duke treguar gjurmë jete të mësuesve të parë që dhuruan gjakun për bojë shkrimi të alfabetit shqip, të nxënëseve e nxënësve që do shkriheshin sikur qiriri i Bilbilit të Gjuhës Shqipe për ta ndriçuar mendjen shqiptare gjithandej Shqipërisë. Porosia e tyre nuk mungoi asnjëherë dhe nder mend të vjen i madhi Hasan Prishtina, i cili ngriti shkolla në zemra, në fshatra e qytete, në tërë shqiptarinë. Në testament shkroi: ,,Tërë pasurinë time e falë për arsimin kombëtar”. Ja një rreze e ndritur e kurrë e pashuar nga historia jonë!

Shtëpi e histori, ashtu siç ishte jeta e jonë në kohë. Edhe Korça. Aty pranë Mësonjëtores, një hap tutje, gjendet me artin e tij madhështor, Muzeu i Artit Mesjetar Shqiptar i Korçës. Ciceronia, një vashë e bukur korçare, e filloi rrëfimin e  pritur. Kureshtjen tonë sikur e ngacmonin kërcitjet e shkallëve të drunjta nën këmbët e vizitorëve të shumtë. ,,Këtu, në këtë hapësirë të kufizuar, do shihni të ekspozuara rreth dyqind ikona dhe pesëdhjetë objekte arti prej druri të punuara me mjeshtri”.

Para nesh shfaqet hapësira dykat?she me shkallë druri në të katër qoshet. Arti post Bizantin ikonografik shquhet me emra artistësh shqiptarë, për të cilët shumica prej nesh vetëm kishim lexuar. Onufri, një legjendë në ikonografi, do jetë frymëzuesi i brezave të artistëve në shekuj. Piktori gjenial shqiptar, David Selenica, vëllezërit Konstandin e Athanas Zografi, Konstandin Shpataraku e shumë të tjerë, e ngritën artin dhe lanë gjurmë jo vetëm në artin religjioz por edhe në atë kombëtar. ,,Shën Gjon Valentini”, pikturë nga Konstandn Shpataraku sjell përzierje elementesh nga veshja, etnografia kombëtare, mbi të gjitha për herë të parë figurën e princit shqiptar, Karl Topisë, të shekullit të katërmbëdhjetë. Kjo që sheh syri ynë e  plotëson thënien e Fan Nolit se:,,Shqipëria nuk është vetëm vendi i luftëtarëve  të mëdhenj, por edhe atdheu i artistëve të mëdhenj”. Mbresat nga pamjet madhështore të artistëve shqiptarë  nga mesjeta janë të natyrshme.

Pasditë e bukur gushti. Në rrugën gjarpërore për në Voskopojë hapeshin horizonte magjepse që flisnin vet?. Kudo gjurmë kohe, dje e sot. Vijëzimet bregoreve deri në lartësi  tregonin një kohë, një dështim trishtues të natës së kuqe. Tani ato sikur kërkonin ndihmën e dorës së njeriut. Erozioni tregonte lojën e tij me buzëqeshjen ironike të dhëmbëve të gurtë. Vapë. Autobusi ngjitej rrugës  me mundim. Dera e hapur ishte ventilator shpëtimi nga zagushia mbyt?se. Derisa shikonim fotografitë  e njëri- tjetrit me miken time, mësuesen elbasanase, Besmira, kënga mori gjallëri. Nganjëherë dukej sikur vapa ngulfate këngën tonë. Ndihma e pedagogut të ri nga Gjermania, Dritonit, plotë energji e mbante gjallë ison tonë të molisur. Lutja jonë për freski si duket u pranua. Pikat e shiut filluan të rrëshqasin xhamave të autobusit të ,,plagosur” nga koha. Bubullima dhe rrebeshi u bashkuan me jehonën e Luginës së Korçës, duke u mbytur në Lotin Magjik brigjeve të Liqenit të Pogradecit. Vapa u mbyt në shiun e dendur që na përcolli zigzakeve deri tek Kisha e Sh?n Kollit.

Voskopoja, aq sa historike dhe piktoreske, pikonte nga shiu aq i pritur. Aroma e dheut që shuante etje mbaroi n? vrullet e ujit, rropullitë  kalldrëmit të vjetër në ecjen e tij të përjetshme. Kjo sikur trimëroi trishtila e trumcakë që lëshonin zëra gëzimi nga shpëlarja e flatrave të tyre.  Derisa natyra luante lojën e saj të vjetër, ne mësuesit mërgimtarë kërkonim zbulimin e çdo imtësie të magjisë së saj. Na duhej. E ndienim tonën. Voskopoja. Dje, vetëm në ndjenja leximi, sot e preknim atë. Rikujtimet nga librat tani ishin më të afërta. Të prekshme. Rosalba, udhëdrejtuesja, e merakosur nga papërgatitja e jonë për udhëtim në këmbë, kur shiu nuk pushonte, sugjeroi marshimin tonë me tutje sipas agjend?s. Tani zigzakëja  na përcillte teposhtë drejt Luginës. Ylberi shumëngjyrësh mbi Fushën e Korçës kishte zgjatur harkun përtej kodrave dhe dukej sikur e preknim atë në shkëlqimin e pikave të shiut që shkëlqenin para nesh.

Shëtitjen tonë imagjinatave në bukuritë e atdheut do na dhuron koncerti nga nxënës e pedagog? të Liceut Artistik ,,Tefta Tashko Koço”. Krenaria e Korçës. Pritja vëllazërore filloi q? nga hyrja e shkollës. Freskinë në vapën e lartë e sollën tingujt e ëmbël të pianos në lojën e nxënësve të talentuar. Zëri i ëmbël i sopranos na solli në botën e imagjinatës, aty dallohej Tefta Tasho Koço, një zonjë e përjetësuar kudo, portreteve, tingujve, këngëve. Dukej ringjallja e Lasgushit me ,,Kroi i fshatit tonë”  përmes zërit mahnitës të Teftës si relikt në kujtesën melodike të çdo shqiptari.

Sa bukur. Pedagog e nxënës, një harmoni, më shumë se  një mrekulli qyteti e vendi. Në Vjenë kisha parë koncerte të muzikës klasike, por kjo më dukej më e afërt, më prekëse. ,,Talentet korçarë do duhej ta shijojnë kënaqësinë e skenës së djepit të klasikes siç është Vjena”- më thoshte mendja. Edhe Ardita Statovci, kishte vetëm katërmbëdhjetë vite kur erdhi në Austri, kurse tani është në rangun botëror të pianisteve. Kultura i ofron popujt. Ne kemi çka të ofrojmë.

Rrënjët tona janë nga tradita e shkëlqyer në shekuj. Fleminderit ,,Tefta Tashko Koço”! Ne do marrim tingujt e ëmbël porosi në hapin tonë  gjithandej ku jemi si vlerë prezantuese para kulturave të popujve tjerë.

 

-----------

Konferencë Shkencore kushtuar Ndre Mjedës me rastin e 75-vjetorit të vdekjes dhe 100 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë

 

Nga Klajd Kapinova

 

Gjatë gjithë vitit kam ndjekur nga afër punën e palodhur të hulumtuesit Dr. Mentor Quku, përkushtuar rilindasit të shquar erudit, patriotit dhe poetit brilant Dom Ndre Mjeda.

Po këto ditë përmes telefonit, zhvillova një bisedë, me një ndër organizatorët kryesorë studiuesin Dr. Mentor Qukun, nga i cili mora një informacion më të plotë,  mbi zhvillimin e punimeve me sukses të Konferencës Shkencore kushtuar Ndre Mjedës në 75-vjetorin e vdekjes dhe 100-vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, mbajtur në komunën Bushat të rrethit Shkodër (1 gusht 2012).

Në përurimin bustit dhe sesionin shkencorë morën pjesë studiues të afirmuar në shkencat albanologjike, shkrimtarë, artistë dhe personalitete të shquara të artit dhe shkencës shqiptare nga të gjitha trevat shqiptare dhe diaspora.

Konferenca u organizua nga Qendra e Studimeve Albanologjike, Qendra Muzeore “Ndre Mjeda” dhe Komuna e Bushatit. Punimet që u mbajtën në sallën e konferencave të Komunës së Bushatit, u hapën nga drejtori i QQS, Prof. dr. Ardian Marashi, i cili, në mes të tjerave theksoi, se: “Kjo Konferencë, provon interesimin e madh qe ka ngjallur jeta dhe vepra e Ndre Mjedës ne rrethet shkencore”. Të pranishëm ishin gjithashtu deputetët e parlamentit shqiptar Mark Marku dhe Gjokë Uldedaj, si edhe personalitete fetare e kulturore. Kishin ardhe nga SHBA Dom Anton Kçira, Dom Ndue Gjergji, piktori Astrit Tota,  shkrimatari Kolec Traboini  dhe studiuesi Tomë Mrijaj etj.

Kryetari i komunës së Bushatit, Zef Hila, u uroj mysafirëve mirëseardhjen, si edhe foli për rëndësinë, që ka organizimi i kësaj veprimtarie shkencore dhe përkujtimore, që po mbahet në Bushat, për zhvillimin e turizmit kulturor në këtë zonë.

Seanca e parë, u drejtua nga Prof. dr. Shefkije Islamaj, Prof. dr. Mustafa Ibrahimi dhe Prof. dr. Mimoza Priku. Shefja e katedrës së letërsisë në Universitetin “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës, Dr. Elinda Ramadani, ligjëroi një studim kontribues mbi krijimtarinë artistike për fëmijë të Ndre Mjedës. Ajo trajtoi shkencërisht problemin e shumëdebatueshëm të autorësisë Mjeda-Xanoni. Prof. As. Dr. Mark Marku, pedagog i Universitetit të Tiranës, ia kushtoi ligjeratën e tij natyrës së ngjeshur të stilit të Mjedës, duke u mbështetur kryesisht në kulturën klasike, që mori në seminaret jezuite. Ndërsa pedagogu i Universitetit të Prishtinës, Prof. As. Dr. Begzad Baliu, referoi ligjeratën: “Rilindja e Mjedës, kërkime në kolanën përgatitur nga Mentor Quku”.

Më pas, gjuhëtari i njohur, akademik Gjovalin Shkurtaj, mbajti ligjëratën “Përbashkësia e gjuhës si dëshmi e njësisë së kombit shqiptar në veprat e Mjedës”. Në kumtin e tij, ai u ndal në katër çështje: Vjershëria e Ndre Mjedës, ka “vulë” të dukshme e të theksuar atdhetarie; Ato janë kushtrim për ruajtjen dhe mbrojtjen e tërësisë truallësore të kombit e popullit shqiptar; Askush më bukur, po edhe aq me forcë e ndikim në thelb të zemrës së popullit, nuk i ka kënduar njësisë dhe përbashkësisë së dy dialekteve të shqipes, sa Ndre Mjeda; Onomastika shqiptare e Shqipërisë dhe e trevave të saj dhe antroponimia artistike në vjershat e poemat e Mjedës si  përthekuese të idesë së përbashkësisë etnike dhe e ruajtjes së visareve të mëdha amtare e gjuhëruajtëse. Prof. Dr. Klara Kodra, përfaqësuese e QSA, kumtoi temën e saj të preferuar: “Veçoritë gjinore te veprës se Mjedës”.

Seanca e parë, u përmbyll me studimin e Dr. Tonin Çobanit: “Poema Lissus, rilexim”, përmes të cilit solli risi lidhur me komentin e kësaj kryevepre të letërsisë shqipe. Ai solli interpretime me vlerë, lidhur me perënditë ilire e veçanërisht Bahtin Ilir, i cili, sipas tij është themeluesi i vërtetë i qytetit të Lissus-it.

Mbas një pushimi të shkurtër, filloi punimet seanca e dytë e konferencës, e cila u drejtua nga Akademik Gjovalin Shkurtaj, Prof. As. Dr. Begzad Baliu. U lexuan shtatë ligjerata, që ngjallën interes nga auditori i pranishëm.

Punimet e seancës u hapën me studimin e pedagogut të Universitetit të Shkodrës,  Prof. dr. Alfred Çapaliku, i cili, referoi lidhur me artin tek poezitë e Mjedës, kushtuar katër stinëve të vitit, si edhe për nëntekstin filozofik të tyre.

Punonjësja shkencore e Institutit Albanologjik të Prishtinës, Prof. dr. Shefkije Islamaj, kumtoi studimin “Mjeda - mjeshtër i gjuhës”, ku, trajtoi rreth kontributeve të shquara të Mjedës në gjuhësinë shqiptare. Vazhdoi me ligjërimin e tij profesori i Universitetit të Europës Jug Lindore të Tetovës, Prof. asoc. dr. Mustaf Ibrahimi,“Frazeologjizmat në veprat e Ndre Mjedës”. Kurse dekania e shkencave shoqërore në Universitetin “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës, Prof. as. dr. Mimoza Priku, mbajti kumtesën:  “Probleme gjuhësore morfologjike të trajtuara nga Ndre Mjeda”.

Studiuesi i mjedologjisë Dr. Mentor Quku, që e mori fjalën më pas, kumtoi rreth përfundimeve të studimeve të tij mbi 40-vjeçare mbi rolin e Mjedës si misionar i Rilindjes Kombëtare, jo vetëm në letërsinë shqipe, por edhe në fusha të tjera të jetës qytetare, shkencore, sociale. liturgjike, si pionier. Mjeda, solli në shoqërinë shqiptare konceptin mbi modernizimin e bujqësisë shqiptare, të fshatit si dhe të bujkut shqiptar. Këtë e arriti me pjesëmarrje aktive në punët bujqësore dhe ndërtimore. Qe pionier i arsimit kombëtar.

Punimet u përmbyllën nga studiuesja e re Ma. Brikena Smajli,  përfaqësuese e QSA, e cila mbajti ligjeratën interesante rreth një vështrimi krahasues në mes “La vida essue?o”, të Calderon de la Barca, dhe poemës “Andrra e jetës”, të Ndre Mjedës.

Nga ana e tjetër, mësohet se organizatorët e tubimit përkujtimor, kanë marrë përsipër të botojnë gjithë studimet e mbajtura në konferencë, në një vëllim të vetëm, duke realizuar kështu aktin e parë të veprimtarisë së Qendrës Muzeore “Ndre Mjeda”.

Përmbylljen e punimeve të konferencës e bëri  Prof. Ardian Marashi, i cili, tha se  po krijohet një traditë e mirë e mbajtjes, një herë në vit, e ditëve të Mjedës.

 

Përurohet Qendra Muzeore “Ndre Mjeda” dhe shtatorja e poetit në Kukel

 

Veprimtaritë përuruese u zhvilluan në Kukel, brenda ditës 1 gusht 2012. I gjithë kompleksi ishte zbukuruar me flamuj kombëtarë dhe afishe të shkruara për rastin përkujtimor.

Që heret ishin mbledhur për të marrë pjesë shumë banorë të Kuklit dhe të zonave përreth. Të pranishëm ishin edhe shumë studiues dhe personalitete, deputetë dhe intelektualë të shquar nga: Tiranë, Shkodra, Lezha, Malësia e Madhe, Ulqini, Kosova, Shkupi, Tetova,  Presheva, emigracioni shqiptar në SHBA, Norvegji, Suedi, Gjermani, Itali etj.

Aktivitetet filluan me ceremoninë e bekimit të Qendrës Muzeore “Ndre Mjeda” nga Kryeipeshkvi Metropolitan i Shkodrës, Imzot Angelo Massafra. Më pas u zhvillua ceremonia e prerjes së shiritit të Qendrës nga Arqipeshkvi i Shkodrës Shkëlqësia e Tij Imzot Angelo Massafra, Ardian Marashi dhe Zef Hila.

Sipas traditës, u bënë vizita në ambjetet e Kishës së Shën Shtjefnit të restauruar e kthyer në origjinë, si edhe të shtëpisë së Mjedës, aty pranë, e cila pret edhe ajo të restaurohet në një fazë të dytë, në të ardhmen.

Në hyrje të shtëpisë së Mjedës ishte hapur ekspozita e librave të botuara nga Mjeda, kurse në brendësi të saj u vizitua një ekspozitë me fotografi të jetës dhe veprës së poetit. Binte në sy mungesa e tryezës së Mjedës, relike që ishte pritur nga opinioni publik shqiptar më të madhe por që ishte penguar për të zënë vendin e vet për shkaqe burokratike, të cilat nuk mungojnë në këto raste në Shqipëri.

Në sinkron me këtë mungesë të qëllimshme ra në sy edhe mungesa e personaliteteve dhe autoriteteve qeveritare.

Në fjalën e hapjes së veprimtarisë përkujtimore dhe përuruese, Drejtori i “Qendrës Muzeore “Ndre Mjeda”, si edhe famullitar i Kuklit, studiuesi Dom Dr. Nikë Ukgjini, tha: “Përurimi i kësaj Qendre po shoqërohet me rikthimin e këtij rilindësi të Madh në formë shtatore, në vendin që i takon, në Qendrën Muzeore, ku jetoi dhe krijoi kryeveprat e tija jetësore.  E ku ka rast më të mirë që kjo të ndodhë me 1 gusht të këtij viti jubilar, në Ditët e veprimtarisë përkujtimore  kushtuar poetit? Vepra është realizuar nga skulptori i talentuar, Sadik Spahiu, i cili me shumë flijime pa pritur shpërblim, i la vetes dhe kombit një vepër monumentale, shtatoren e poetit Mjeda. Puna e tij u kurorëzua më derdhjen në bronz të shtatores nga fonderia private e Vlladimir Llakaj. E gjithë kjo vepër  e pavdekshme, u financua, jo nga ata që kishin si detyrim, por nga aktivisti i shquar pukjani në mërgim, Zef Balaj nga New York-u. Objekti tashmë Monument Kulture, i cili, rrezaton, para jush në mënyre të shkëlqyer, u arrit të rikthehej në identitetin e tij të mëparshme, më angazhimin e arkitekti Zef Çuni dhe ekipit të tij, të udhëhequr nga Nikolin Marku. Ndërsa, financimet u mundësuan nga Kryeipeshkvi i Shkodrës, Imzot Angelo Massfra, të disa biznesmenëve  nga Shkodra në krye më Gjergj Leqejzen, mërgimtarin në Itali, Tonin Musa, komunitetin “Zoja e Shkodrës”, nga New Yorku në krye me Dom Pjeter Popaj, si dhe komunës se Bushatit në territorin e se cilës gjendet Qendra Muzeore  Ndre Mjeda”.

Një çast solemn erdhi kur u zhvillua ceremonia e përurimit të shtatores së bronxit të poetit. Shtatorja e mbështjellë me flamurin kombëtar u zbulua nga Dom Dr. Nikë Ukgjini, Arqipeshkvi Imzot Angjelo Massafra, Ardian Marashi. Fjalën e rastit e mbajti Drejtori i QSA Prof. Ardian Marashi.

Kryetari i Konferences Ipeshkvnore te Shqiperisë Imzot Massafra, mbajti fjalën përshëndetëse, ku theksoi, se: “Dom Ndre Mjeda, duke u nisur nga parimet universale të shpallura nga Bibla, i frymëzuar dhe nga paraardhësit e tij, Budi, Bardhi, Bogdani, për 30 vite me radhe në Kukel, vazhdoj të krijoj vepra të mrekullueshme, të përmasave kombëtare dhe ndërkombëtare, me gjurmë hyjnore dhe njerëzore, të kapshme dhe të kuptueshme, nga të gjithë, për të mirën dhe emancipimin e shoqërisë shqiptare, prandaj, edhe shqiptari i sotëm bashkëkohor, për ta pasur në jetën e përditshme me te paqësuesshme dhe me te suksesshme, duhet të synoj dhe të perceptoj vlerat universale dhe ato fetare e kombëtare të transmetuara nga mendja e mbrehtë te poetit Mjeda. Duke qenë se jemi në vitin Jubilar të 100 vjetorit të Shtetit Shqiptar, nisur nga ky fakt, Konferenca Ipeshkvore e Shqipërisë,  në emër te cilës jam duke  folur, në  Letrën Baritore, “Fides et Patria” (Fe e Atdhe) , dt. 3 maj 2012, thekson se,  veprimi i Zotit në historinë e shëlbimit duhet të bëhet shprehje e një projekti të madh edukativ fetare e kulturor, i orientuar drejtë një shtegu të ri që shpie në mirësi, dashuri dhe në respekt ndaj vlerës së madhe që ka jeta e secilit njeri e sidomos atij të Vitit Jubilar. Duke qenë i bindur se kjo Qendër e porsa përuruar do luaj një rol të rëndësishme në përhapjen e paqes, mirëkuptimit, studimit të vlerave të poetit Mjeda, shprehi përgëzimet e mija të sinqerta, duke i dëshiruar, punë të mbar dhe të suksesshme në promovimin e vlerave fetare dhe kulturore”.

Veprimtaria perkujtimore vazhdoi me ceremonitë e tjera të planifikuara, si shpallja e fituesit të çmimit vjetor “Ndre Mjeda” për vitin 2012.

Drejtori i QSA Ardian Marashi, ia dorëzoi çmimin skulptorit Sadik Spahia, i cili, duke marrë medaljen, tha se  shtatorja u realizua nga dëshira dhe vullneti i mirë i donatorit bujar Zef Bala.

Në vazhdim të veprimtarive, Dom Nikë Ukgjini, i dorëzoi arkitekt Zef Cunit diplomën për ndihmën e madhe, që ka dhënë në rindërtimin dhe kthimin në identitet të Kishës së Shë Shtjefnit dhe mjediseve të Qendrës Muzeore.

Më pas erdhi fjala përshëndetëse e piktorit Astrit Tota, i ardhur nga New York-u, i cili, lexoi letrën përshëndetëse të zotit Tomë Mrijaj.

Piktori Tota, në mesazhin përshëndetës të Sekretarit të Përgjithshëm të Lidhjes së Prizrenit, Tomë Mrijaj, i cili për arsye madhore nuk ishte i pranishëm në këtë seance, tha:“Afrimi i ngjarjes jubilare të 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë po përkon me rikthimin e dijetarit, poetit, atdhetarit të shquar dhe gjuhëtarit të madh Dom Ndre Mjedës në Panteonin e krenarisë të njerëzve të shquar të kombit tonë. Ka shumë kohë që në New York bashkëatdhetarët tanë pranë Kishës“Zoja e Shkodrës”, përmes famullitarit të nderur Don Pjetër Popaj si gjithnjë i janë përgjigjur pozitivisht fushatës për mbledhjen e fondeve për realizimin e nismës së famullitarit të Kuklit, Don Dr. Nikë Ukgjini dhe Prof. Mentor Qukut, për ngritjen e Qendrës Muzeore “Ndre Mjeda”, në vendin ku jetoi dhe krijoi kryeveprat e tij dhe të tërë letërsisë shqipe. Qysh në fillim kam qenë në kontakt me dy njerëz të palodhur studiuesin skrupuloz të mjedologjisë Prof. Mentor Quku dhe studiuesin dhe klerikun përparimtarë fort të nderuarin Don Dr. Nikë Ukgjini që gjithnjë kanë menduar për realizimin e projektit që nga letra sot është kthyer në një kompleks real fuksional, që do ta kishin zili edhe institucionet e specializuara kulturore shtetërore. Ndjej kënaqësi sot, kur shoh bashkë me ju bashkëatdhetarë realizimin e programit ambicioz për kthimin në identitet të qendrës muzeore “Ndre Mjeda”, apo tek shohim rindërtimin e Kishës së Shën Shtjefnit të Kuklit, si edhe mjedisi përreth. Krenari ndjejmë sot tek rishohim mbas shumë dekadash Don Ndre Mjeden tek bisedon me ne kur na sheh sot të mbledhur për nder të tij nga shtatorja e derdhur mjeshtërisht në bronz, e cila, u bë realitet falë bujarisë së aktivistit të shquar të çështjes atdhetare bisnesmenit të suksesshëm shqiptaro-amerikan, zotit Zef Balaj. Për fat të mirë, kemi një koncidencë, sepse sponsori i shtatores vjen nga i njëjti vend më poetin e bylbylit Mjedën e madh. Kushdo që ndodhet sot përpara këtij kolosi të madh të kombit tonë, e di se Don Ndre Mjeda ishte rilindësi, që tërë jetën rrezatoi idetë e tij  përparimtare, për të cilat u arrestua e u burgos dy herë nga osmanlinjtë, dy herë nga shteti shqiptar dhe një herë nga serbët. Kudo që shkoi me shërbime fetare e atdhetare, ai u mor me veprimtari perparimtare praktike ambientaliste dhe ndërtuese, me vepra bonifikuese, rrugë, pyje, solli makineri bujqësore, farëra të zgjedhura dhe plehëra kimike. Kukli apo trojet shqiptare dhe Mjeda ishin sinonim të njëra tjetrës. Edhe një herë e gëzofshi kompleksin kulturorë dhe fetar, muzen, Kishën e rindërtuar dhe bustin e poetit tonë, që tashmë do të jetojnë me ne, duke qenë dëshmitar i përparimit, që po pëson krahina e Kuklit dhe trojet tona në vitet e demokracisë, për të cilin pat folur dhe shkruar edhe Mjeda ynë”.

Aktiviteti u përmbyll me një program të ngjeshur artistic, me artistë të ardhur nga Shkodra, Prishtina, si edhe me grupe nga nxënësit e shkollave të zonës së Bushatit dhe Mirditës.

Studiuesi i mirënjohur Dr. Mentor Quku,  dorëzoi diplomën e recitueses më të mirë, kurse kryetari i Komunës së Bushatit, Zef Hila i dorëzoi studiuesit të palodhur Dom Nikë Ukgjinit diplomën për kontributet e veçanta në ringritjen e Qendrës Muzeore.

Programi, i cili,  u moderua me profesionalizëm nga gazetari televiziv Gjergj Marku u mbyll me premtimin se veprimtaria “Në kujtim të Mjedës”, do të organizohet në mënyrë periodike për çdo vit.

Ndërkohë mësohet, se kanë lindur projekte, për krijimin e një grupi pune për të vendosur ikonografinë e Kishës së Shën Shtjefnit, për ndërtimin e varrit të Mjedës brenda kompleksit, duke përmbushur kështu një amanet të Mjedës për t’a varrosur në Kukel, në themelet e Kishës.

Gjithashtu një projekt tjetër është, që brenda dhomave të shumta të Shtëpisë së Mjedës të ngrihen: “Dhoma etnografike”, me kostume kombëtare të zones;  “Shtëpia e poezisë”, ku, të mblidhen e të kontaktojnë poetë nga vende të ndryshme; “Dhoma e Arkivit”; “Biblioteka e Mjedës”; “Qendra e studimeve mjedologjike”, etj. Këto ditë piktori i mirënjohur Maks Velo, i dhuroi Qendrën Muzeore të Kishes së Kukelit një piktur përkushtuar Dom Ndre Mjedës.

 

------------------

Rishkrimi i historisë, i panevojshëm; Deklarata origjinale e pavarësisë ekziston

 

Nga Kristo Frashëri

 

Historiani i njohur shqiptar Kristo Frashëri e vlerësoi si të panevojshme thirrjen e autoriteteve për të rishikuar historinë. Profesori 92-vjeçar tha se historianët janë vetë të kujdesshëm për këtë çeshtje dhe të gjithë kanë reflektuar, veçanërisht tani në 100-vjetorin e Pavarësisë. Në këtë intervistë me rastin e këtij përvjetori të Shtetit Shqiptar, prof. Frashëri foli edhe për fatin e deklaratës origjinale të Pavarësisë, të nënshkruar në Vlorë nga themeluesit. Ai thotë që shpreson shumë që poseduesit ta dorëzojnë një ditë në Tiranë në një muze dinjitoz.

 

Nga Ilirian Agolli, Zëri i Amerikës

 

Profesor Frashëri! Ky është viti i njëqindtë i shtetit të pavarur shqiptar. Cilat janë përjetimet tuaja dhe krijimtaria juaj për këtë ngjarje historike të Shqipërisë?

 

Nga jeta ime e gjatë kam patur fatin të kremtoj 25-vjetorin e pavarësisë më 1937, 50-vjetorin e pavarësisë më 1962, 75-vjetorin e pavarësisë më 1987, dhe tani 100-vjetorin. Shpresoj që ta arrij edhe sivjet… Duke i hedhur një sy të kaluarës së këtyre kremtimeve shoh se përvjetori i pavarësisë është kremtuar për meritat e mëdha që ka patur. Natyrisht 25-vjetori më pak, 50-vjetori më tepër, e me radhë; sa më shumë kalon koha, aq më shumë i rritet vlera përvjetorëve të pavarësisë.

Shpallja e pavarësisë është një ngjarje e rëndësishme historike, madje mund të them si historian se ajo është ngjarja më e rëndësishme në historinë e Shqipërisë. Shpallja e pavarësisë është si lindja e një fëmije, është rezultat i një procesi të gjatë ekonomik, politik, shoqëror dhe kulturor. Është dalja e një populli në arenën e historisë si një popull i pavarur me vlerat, meritat edhe me dobësitë e veta.

 

Cilat janë studimet tuaja dhe botimet tuaja për këtë ngjarje?

 

Unë për çdo përvjetor jubilar kam botuar studime për pavarësinë. Edhe në 1937 kam botuar një artikull, edhe në 1962 kam botuar një album për pavarësinë, edhe në 75-vjetor po ashtu. Edhe tani për 100-vjetor, nga frika se a do të jetoj dot më gjatë, kam botuar dy libra për pavarësinë. Njëri libër titullohet “Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë”, që e botova dy vjet më parë dhe këtë vit sapo kam botuar një album për Ismail Qemalin.

Ky album me titull emrin e tij përshkruan jetën e tij, pikëpamjet e tij ashtu siç i ka shkruar vetw ai, jo siç i thonë historianët. Ky album në çdo faqe ka nga një fotografi dhe pranë saj, ka nga një citim nga veprat e tij. Të gjitha janë citime të shkruara nga Ismail Qemali për veten e tij, jetën dhe vlerat e punës së tij, për ato aksione që ka bërë.

 

Profesor Frashëri! Ju përmendët edhe festimet në vitin 1937 për 25-vjetorin e pavarësisë. Atë vit është publikuar edhe dokumenti i pavarësisë, një riprodhim që ju shpërnda popullit atëherë në shumë kopje…

 

Nuk ishte kartolinë, as fletëpalosje. Ishte vetë deklarata e pavarësisë e riprodhuar në zinkografinë e asaj kohe, shumë e pastër, shumë e qartë, veçse me një mungesë. Nuk e di për ç’arsye ndodhi ajo mungesë. Akti i shpalljes së pavarësisë mbushi dy faqet e letrës, përpara dhe prapashpinën e saj. Firmatarët nuk i nxuri të gjithë faqja e parë. Një pjesë e tyre kanë firmosur në prapashpinën e dokumentit. Këtë faqe nuk e botoi Lef Nosi. Për ç’arsye nuk e di. Ndoshta e ka gjykuar të pamundur, apo të panevojshme. Nuk besoj se ka patur motive politike, sepse ata persona që nënshkruan prapa aktit janë miqtë e tij.

 

Ndoshta ka ndodhur për pamundësi të shtypshkronjave të kohës?

 

Ndoshta për pamundësinë e shtypshkronjave të kohës, ose ndoshta që të mos zinte vendin, se donte që të botonte pranë deklaratës së pavarësisë edhe fotografinë e pjesëmarrësve në mbledhje. Pranë tekstit në një foto të madhe është kolektivi i gjithë personave që shpallën pavarësinë. Në foto janë edhe ata persona që nënshkruan prapa letrës, ndërsa në riprodhimin fotografik të faqes së parë të dokumentit firmat natyrisht nuk janë. Në atë publikim mungon pra, faqja e prapme që mban një pjesë të firmave të burrave të pavarësisë.

Prandaj unë kam patur kujdes që në këtë punimin tim të vë në dukje të gjithë ata që ishin pjesëmarrës. Aty ka dy lloj pjesëmarrësish; pjesëmarrës që arritën ditën e shpalljes dhe që firmosën. Sw dyti, ka edhe pjesëmarrës që erdhën disa ditë me vonesë, sepse qe situata shumë e ndërlikuar. Lufta ballkanike ishte akoma në vlagën e saj. Dhe së treti; një 2-3 veta nuk deshën ta firmosnin, sepse nuk ishin dakord me shpalljen e pavarësisë. Ata kanë marrë pjesë në mbledhjen e shpalljes së pavarësisë, por nuk e kanë firmosur.

Ai është një dokument themeltar i shtetit shqiptar; përmban 2-3 rreshta të shkruara me dorën e Ismail Qemalit në gjuhën shqipe dhe në turqishte me penën e Qemal Karaosmanit. Këto unë i di ngaqë kam patur fatin, dhe prirjen time si historian, të interesohem, si historian, qysh në atë kohë për këto dokumenta.

 

Profesor Frashëri! Ç’mund të thoni diçka më tepër mbi fatin e dokumentit origjinal të pavarësisë, pra të deklaratës origjinale të pavarësisë?

 

Ky dokument doli në dritë edhe në vitin 1962. Ai që e kishte, pronari i saj, tha se ia kishte dorëzuar Ismail Qemali me dorën e vet. Ai kishte edhe një letër të Ismail Qemalit që i thoshte: “Ta kesh kujdes. Ky është dokument i madh, me rëndësi të jashtëzakonshme”. Ai e mbajti dhe nuk donte ta jepte. Më 1962 ndoshta kishte frikë se mund ta përdhunonin atë dokument, mund ta shfrytëzonin për emrat që kishte atje brenda. Nuk e di për ç’arsye. Unë kam folur vetë me atë pronar, dhe jam munduar që ai t’ia dhuronte muzeumit kundrejt një shpërblimi. Pastaj u kalua ajo, dhe ai dorëzoi vetëm disa dokumenta.

Kjo është historia e origjinalit. Unë nuk mund të them më shumë. Nuk mund të them më shumë. Ai dokument ndoshta ekziston edhe sot, ndoshta ekziston edhe sot. Kushedi, ndonjë ditë mund të dalë befas, sepse është një dokument me vlera të rralla. Kushdo që e ka marrë, nuk ka mundësi ta ketë prishur. Do ta ketë ruajtur. Edhe nga ana materiale ai ka vlera kolosale.

 

Profesor! Për këtë person, ose për familjarët dhe pasardhësit e tij, a keni ju një mesazh, një thirrje që ata ta dhurojnë, ose së paku ta shfaqin në këtë 100-vjetor? Ky është çasti më i mirë që ky dokument origjinal të dalë.

 

Nuk janë këtu në Shqipëri. Nuk janë në Shqipëri. Më duket se nuk janë. Nuk e di mirë. Problemi është ky; që neve dokumentin, nëse nuk e kemi në origjinal, e kemi të riprodhuar njësoj si originali. Është shumë mirë. Unë kam parë në Vienë aktin e shpalljes së pavarësisë së Austrisë. Me atë hapej. Ishte krenaria e muzeumit. Kjo do të bënte krenari edhe në muzeumin tonë. Por muzeu tonë nuk është akoma në nivelin e muzeut të Vienës. Këtu sapo ikën drejtori ndryshojnë edhe kriteret. Ikën njëri, vjen një drejtor tjetër ndryshon edhe vlerësimin e personave historikë. Nga kjo anë, më mirë që akoma nuk ka ardhur.

Inshallah një ditë vjen edhe të futet në një muze që të jetë i qëndrueshëm, që të mos jetë me njerëz politikë në krye, me njerëz partiakë në krye. Nuk e kam fjalën vetëm për sot, por edhe për dje, edhe për pardje. Në çdo kohë kështu ka qenë këtu tek ne. Unë uroj të vijë ajo ditë kur historinë dhe vlerat historike, qoftë edhe arkivi i shtetit, qoftë edhe muzeu historik, qoftë edhe institucione të tjera të mos jenë të lidhura me politikën, sepse nuk janë akoma të çliruara nga politika.

 

Profesor Frashëri! Cili është komenti juaj lidhur me debatet dhe kërkesat që dëgjohen në qarqet shtetërore, politike dhe akademike për nevojën e një rishikimi të historisë, veçanërisht për disa ngjarje dhe figura të caktuara në historinë e Shqipërisë?

 

Që në fillim po them se thirrja për të rishikuar historinë është krejt pa vend. Historia qysh kur ka lindur ka ndjerë nevojën e rishikimit. Jo sot, por qysh në kohën antike gjenden tekste që e rishikojnë historinë. Aq më tepër sot kur historiografia, si mjeshtëri e të shkruarit, ka edhe kërkesat e veta që ndryshojnë sipas kohës. Prandaj, kërkesa apo thirrja për të rishikuar historinë nuk më duket e drejtë. Ose më mirë të them, është pa vend. Historinë e shkruajnë historianët në të njëjtën kohë në mënyra të ndryshme.

Tjetër punë është historia që mësohet në shkollë. Ajo është unike. Atë duhet ta miratojë jo qeveria, por duhet ta miratojë akademia, e cila supozohet që të jetë jashtë politikës. Sepse edhe qeveria ka preferencat e veta për të kaluarën, për partitë, për njerëzit. Nuk është nevoja që t’u bëhen thirrje historianëve. Unë e kam rishikuar historinë pa më thirrur kurrkush. Edhe kolegët e mi e rishikojnë historinë pa i thirrur kurrkush.

Prandaj, do të bëjë mirë politika, dhe e ka për detyrë, të mos ndërhyjë në shkrimet historike; të mos thotë kjo vlen, ajo s’vlen. Qeveria nuk ka për detyrë ky vlen dhe ai nuk vlen; se për shembull Fan Noli është figurë e madhe, ose është një figurë jo e madhe. Kjo nuk i takon një qeveria demokratike. Qeveritë që flasin për këto dhe ndërhyjnë, e shkelin parimin demokratik të paanësisë së historisë si shkencë.

---------------------------------------

 

-ALI ASLLANI KRYESEKRETAR I  KËSHILLIT TË MINISTRAVE,  TË ISMAIL QEMALIT

 

Reportazh  nga fshati Vajzë - atje u rrit poeti Ali Asllani

 

Nga Gëzim LLOJDIA

 

1.

Për të shkuar në katundin Vajzë të qarkut Vlorë është një rrugë e vetme, që përshkon e ndan mes përmes zemrën ose shpirtin e Labërisë.  Kjo rrugë ka si një zanafillë gati të hershme, kohën kur erdhi ose më qartësisht kur mriti dita për tu bërë rruga Rrugëtimi dytë merr tatëpjetën në të majtë me një kthesë të lehtë nëpër aksin e vjetër Vlorë-Tepelenë.  Nëpër këtë aks duhet të ecim.  Rreth 10 km e para të udhës u bënë me zift që në fillesën e parë të viteve ’90.  Në rrugën e një fshati që ka emër femërore dhe  e bukura fare më shkoqur quhet Vajzë.   Këtu flitet ka lerë Ali Asllani.  I bëjmë një  saktësuar  fjalës është rritur poeti Asllani.

Po ku ka qëndruar poeti lirik, diplomati i shquar dhe kryetari i bashkisë së Vlorës Ali Asllani?

Cila është banesa? Ka një shekull si kufi mes kohërave që rendin të ikin vetiu.  ”.

Ali Asllani lindi ne qytetin e Vlores,  me 20 nëntor 1882 shkruan Dr. Prof B. Gace.  Babai i tij,  Asllan Sulejmani,  nga fshati Vajze,  rreze malit te Gribes,  u vendos ne Vlore pasi kreu shkollën e larte për teologjinë islame ne Stamboll.  Me mbarimin e studimeve u caktua myfti i qytetit.  Gjate studimeve ne Stamboll,  ai u njoh me Isuf Meminin nga fshati Trevllazer.  Kjo miqësi beri qe te martohej me vajzën e tij Hyrie Meminaj.  Ali Asllanit i vdiqen prinderit,  kur ishte ende i vogel. Duke vijuar më këtë shënim thuhet se  Sulejman Rexhepi ne kujtimet e tij shënonte:"Ne katundin Vajze,  Ali Asllani e shkoi femijerine ne konaket e Seit Muharremit.  Me vdekjen e Seitit u vendos ne konaket e Hoxhe Sulejmanit,  i cili i jepte edhe mësime fetare ne turqisht e persisht. ,.  "z.

Pra kush ka lindur në katundin Vajzë të Vlorës, poeti apo i ati i  poetit, diplomatit, politikanit?

Mark Gurakuqi ne studimin e tij monografik "Ali Asllani"  sjell të dhëna të panjohura , ky punim është botuar në librin e Dr. prof B. Gace “Ali Asllani u lind ne Nandor (e jo ne shkurt,  si asht dhane ndonjihere) te vitit 1883 (e jo 1884,  si asht dhene te "shkrimtaret shqiptare",  pjesa II,  faqe 325)1. Ai u lind ne Vlone  thotë Gurakuqi, ne nje familje te shpërngulur me kohe nga fshati Vajze,  prej nga ishte babagjyshi,  qe quhej Sulejman. I ati,  Asllan Sulejmani,  iku nga Vajza ne Vlone,  ne Medrese.  A ndoq mesime fetare te nalta.  Shkoi ne Stamboll ku vazhdoi dhe mbaroi mësimet ne theollogji. Kemi nga ky autor të dhënat që flasin se i ati i poetit Ali Sulejmani vdiq aty nga viti 1889,  kur i biri,  Aliu,  ishte 6 vjec.  Poeti i ardhshëm mbeti me te amen,  Hyrine,  thotë  nga familja Meminaj,  ne fshatin Trevllazen,  buze Vjosës.  Tre vjet me vone,  me 1892,  Aliun e vogel e gjeti fatkeqesia e dyte,  vdiq e ëma.  Per te u kujdesen kushërini,  Seit Muharremi nga Vajza,  e mbas vdekjes se Seitit,  Sulejman Kapua (Hoxha),  po nga Vajza.

Të dhëna të tjera që ka sjell Y. Bora dhe Q. M thonë se poeti në pushimet e verës kthehej në Vajzë ose në Trevëllazër tek dajot.

Vajza është një fshat që aktualisht gjendet  në komunën Kotë në rrethin e Vlorës

Komuna ka në përbërje të saj fshatrat Kotë,  Lapardha , Kotë Vodicë  Vajzë Drashovicë •Mavrovë •Gumenicë , Hysoverdhë , Mazhar • Shkallë-Mavrovë.  Katundi të cilit ai i kushtoi edhe një vjershë është 30 km nga qyteti i flamurit, dhe nëse udha deri në qafë të Dushkut shkon përgjatë Shushicës,  herë po e herë jo atje kthehet.  Edhe banorët kanë dëgjuar  se poeti kthehej këtu në katundin e tyre.  Poeti është rritur në këtë katund si dhe gjejmë  të shtruar faktin tjetër.  Kemi sërish një kthim të tij në katundin Vajzë.  Pak kohë më pas u largua nga jeta politike dhe vajti në fshatin Vajzë të Vlorës.  Kohë që përkon në vitet e luftës së dytë.  Kemi këto të dhëna të përmbledhura për jetën  e tij në katundin Vajzë të Vlora.  Në këtë katund ai krijoi edhe poezitë kushtuar  Perlat Rexhepit dhe poezia tjetër  më e mirënjohur “Hakërrim. 1942

Që nga Jugu ne Veri mbretëron një errësirë, /nëpër fusha,  nëpër kodra,  vërshëllen një egërsirë!

Pra,  o burra,  hani,  pini,  hani,  pini or’ e ças, /Për çakallin,  nat’ e errët,  është ras’ e deli ras’!

Hani,  pini dhe rrëmbeni,  mbushni xhepe,  mbushni arka, /të pabrek’ ju gjeti dreka,  milionier’ ju gjeti darka!Hani,  pini e rrëmbeni,  mbushni arka,  mbushni xhepe, /gjersa populli bujar t’ju përgjigjet: peqe,  lepe!/Ai rron për zotrinë tuaj,  pun’ e tija,  djers’ e ballit, /ësht’ kafshit për gojën tuaj.  Rroftë goja e çakallit!Shyqyr zotit,  s’ka më mirë,  lumturi dhe bukuri, /dhe kur vjen e ju qan hallin,  varni buz’ edhe turi!Hani,  pini dhe rrëmbeni,  është koha e çakenjvet;hani,  pini e rrembeni,  ësht’ bot e maskarenjve;/Hani,  pini,  vidhni,  mblidhni gjith’ aksione,  monopole, /ekselenca dhe shkelqesa,  tuti quanti come vuole!Nënshkrim i zotris suaj nëpër banka vlen milion, ju shkëlqen në kraharuar decorata “Grand Cordon”!Dhe kërkoni me ballhapur (!) komb i varfër t’ju thërres’gjith me emrin tingëllonjës: Ekselenca e Shkelqes’dhe të quheni përhera luftëtar’ e patriot’, në ka zot dhe do duroj’,  posht ky zot,  ky palo zot!Grand Cordon i zotris’sate,  që në gji të kan’ vendosur, ësht’ pështyma e gjakosur e atdheut të vremosur;dhe kolltuku ku ke hipur,  duke hequr nderin zvarr’, /ësht’ trikëmbshi që përdita varet kombi në litar!

Dhe zotrote kullurdise,  diç,  u bëre e pandeh, kundër burrit të vërtetë zë e vjell e zë e leh!E na tunde,  na lëkunde,  nëpër salla shkon e shkunde, /mbasi dora e armikut ty me shok’ të heq për hunde. /Rroftë miku yt i huaj,  që për dita los e qesh, /të gradoi katër shkallë,  pse i the dy fjal’ në vesh!Koha dridhet e përdridhet,  do vij’ dita që do zgjidhet/dhe nga trasta pem’ e kalbur doemos jasht’ do hidhet!Koha dridhet e përdridhet,  prej gradimit katër shkallë/nuk do mbetet gjë në dorë veç se vul’ e zezë në ballë!/Mirpo ju që s’keni patur as nevoj’ as gjë të keqe, /më përpara nga të gjithë,  ju i thatë armikut: “Peqe!”/Që të zinit një kolltuk,  aq u ulët u përkulët, /sa në pragun e armikut vajtët si kopil u ngulët!As ju hahet,  as ju pihet,  vetem titilli ju kihet…/Teksa fshat’ i varfer digjet… kryekurva nis e krihet!Sidomos ju dredharakë,  ju me zemra aq të nxira, /ju dinakë,  ju shushunja,  ju gjahtar’ në errësira!/Ç’na pa syri,  ç’na pa syri!. . .  Hunda juaj ku nuk hyri:

te i miri,  te i ligu,  te spiuni më i ndyri!Dallavera nëpër zyra,  dallavera në pazar, /dallavera me të huaj,  dallavera me shqiptar’/Vetëm,  vetëm dallavera,  dhe në dëm të këtij vëndi/që ju rriti,  që ju ngriti,  që ju ngopi,  që ju dëndi! Nëse kombi vete mbarë,  nesër ju veproni ndryshe, /dylli bënet si të duash,  kukuvajk’ dhe dallandyshe…kukuvajka gjith,  me lajka,  neser silleni bujar, nënë dorë e nënë maska,  shkoni jepni një kapar!

 

2.

Një poezi e Ali Asllanit për fshatin Vajze:”Ne krye te fshatit ka një deli krua/uj i tija akull derdhet ne përrua/dhe ne krahun tjetër varet nga nje mal/një përrua i rreptë me uturim e valë/Mu ne mes te tyre bregu Allatoj/dhe shtepit e fshatit si fole fajkoj/fshati babagjyshit fshati më i mirë/nga ata që thuhen Labëri e lirë?Aty ndën shkallë blegërin shelegu/aty përmbi shkallë po gjëmon dybeku/rreth e rrotull lëmit djamtë heqin valle/nën rap, në hije pleqtë qajnë halle/Lahure qëndisur bedene-bedene/sec i paska hije asaj protoene/asaj protoene me një furk në sqetullë/që e ther e që e gris me sy e me vetull/andej disa koce shkojnë në krua/këtej bagëtia varet në përrua/me krabë në dorë një djalosh/përmbi sy kësulën, vërshëllin përposh. . . . .

Aktualisht fshatin e sotëm të Vajzës unë do ta quaj , qendër të mjerë , por me shtëpi të ra një pjesë të reja dhe më punë të mëdha.  Nikoqiret kanë zbukuruar oborret kanë fshirë  baltërat anës avllive dhe duket se ndrinë fshati nga një pamje e tillë.  Duke lënë pas Vajzën për të shkuar tek shpella është shpellë me gurë të kuqe që rri varur.  Poeti Ali Asllanin përshkrimin e tij ndoshta e ka patur fjalën për shpellën e bletës:” Në katundin Vajzë të Vlorës, më tej bregut Allatoj/kur nise për në Plocë, më të djathtë, rrëzë përrojt, ka pas qen një shpellë e madhe/dhe mbi sup të saj Beuni, rreth me pyje plot sorkadhe/shpella quhej shpellë e bletës, me një maj si thikë e prehur, ledhe- ledhe, hoje-hoje mjalti kish në gjin e saj fshehur. . . . .

Nderimi për Ali Asllanin në këtë zonë.  Një bust dhe emri i poetit dhe pushtetarit Ali Asllani u vendos në një shkollë të mesme në një qytezë të vogël të Labërisë buzë lumit Shushicë.

Gjimazi :”Ali Asllani” gjendet mes një grumbullimi pallatesh të kohës së socializmit në ish-fermës  bujqësore të Kotës.  Ali Asllani qëndron 10 km larg vendlindjes së tij, fshatit Vajzë ku lindi i ati.  Nga jeta politike dhe veprimtaria  e këtij personaliteti do të përmend tre raste, ngase e gjithë jeta e tij është zhbiruar sot me botime nga disa autorë.

1- Pas shpalljes së Pavarësisë,  Ismail Qemali,  i besoi atij detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të Presidencës të Këshillit të Ministrave,  ku qëndroi deri më 22 janar të vitit 1914.

2 -Pas çlirimit është ndër të parët themelues të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve.  Deri në vitin 1952 mbahej nga të ardhurat e pakta nga përkthimet për llogari të Institutit të Shkencave,  por kjo mundësi iu pre më vonë.

3- Vdiq në Tiranë në 20 dhjetor 1966.  A vdesin vërtetë poetët?

 

3.

Veprimtaria e Ali Asllanit në vendin tonë, ishte  shumë e gjerë, dhe në shumë fusha të jetës politike e shoqërore.  Ai dha një kontribut të shquar dhe të pazvëndesueshëm, si intelektual dhe patriot, si pushtetar dhe diplomat, e në të gjitha këto fusha ku punoi, la gjurmët dhe shkëlqimin e tij,  si drejtues me nivel të lartë e me ndërgjegje të pastër.  Duke ndjekur rrefimin e njeriut të poetit Q. Meminaj. Në çdo vend demokratik të botës, thoshte Ali Asllani, institucionet forcohen nga ana e shtetit, kurse qytetarëve iu bëhet e qartë , se ato duhet të respektohen nga të gjithë. Përveç kësaj,  porosiste Kryetari i Bashkisë,  nënpunësit duhet ti njohin mirë problemet e tyre, që mbulojnë,  dhe që i ndjekin për çdo ditë në mënyrë, që dhe rregullat e ligjet e shtetit, të bëhen shumë të kuptueshme dhe të thjeshta, për tu zbatuar nga qytetarët. Dhe këtë, ai e bënte vet i pari dhe në mënyrë të përsosur. Ja si e tregonte babai im Shuhaip Meminaj, djali i dajos së tij nga fshati Trevëllazër, i cili për disa vjet , ka punuar dhe është kujdesur për lulishten kryesore të Vlorës.  Edhe ne,  që e kishim nip biles edhe kushërinjtë tanë dhe bashkëfshatarë të tjerë nga fshati ynë, që Ali Efendiu i njihte dhe iu thërriste dajo, kur venin në Vlorë, nuk shkonim për ta takuar në Bashki, sa herë që të donin.  Sepse , ai sa i dashur që ishte me ne, kur vinte në shtëpit tona, apo edhe kur shkonim ne në shtëpinë e tij, aq serioz ishte në zyrë. Prandaj shumë herë, ose e prisnim sa dilte nga zyra, ose shkonim në shtëpi për ta takuar. Gjithmonë përpara Bashkisë,  ai kishte urdhëruar që të punonte një llustraxhi, kurse brenda në korridor, të vendosej një garderobë me disa xhaketa e bluza. Dhe kushdo që do të shkonte për ta takuar Kryetarin e Bashkisë, duhet ti fshinte këpucët dhe ti lyente me bojë, aq sa ato mbanin. Nqs qytetari nuk kish mundësi të paguante llustraxhinë, atë e paguante Bashkia nga fondi i saj, dhe pastaj sipas kohës dhe nevojës vishte dhe një xhaketë, e shkonte për të takuar Kryetarin, Ali Efendinë. Dalë nga dalë,  qytetarët filluan ta kuptojnë dhe në takim me të shkonin më të pastër dhe të veshur më mirë, sipas edhe mundësive që kishin. Ali Asllani i vendosi këto kushte, jo vetëm se ato ndikonin në rritjen e kulturës qytetare, që atëhere ishte shumë e nevojshme, por edhe për të ndërgjegjësuar qytetarët, se në ato zyra të shtetit, që iu zgjidheshin problemet dhe hallet, që iu mbrohej prona dhe iu garantohej dhe jeta, të shkoje i rregulltë, ti doje e respektoje ata nënpunës e pushtetar, sepse doje dhe respektoje shtetin tënd që athere ndihej shumë nevoja e tij. Ishte ky qëndrim dhe ky preokupim i Ali Asllanit që institucionet në qytetin e Vlorës, të funksionin normalisht,  e të ecnin në rrugë të mbarë, duke i zgjidhur më së miri, hallet e problemet që kishin në atë kohë, Vlora dhe qytetarët e saj. Prandaj ishin të shumtë e përditë jo vetëm banorët e qytetit të Vlorës por edhe banorët të fshatarëve të rrethit, që përherë shkonin të takonin Ali Asllanin, Kryetarin e tyre. Edhe  ai i priste me kënaqësi e në bazë të kompetencave dhe mundësive që kishte, iu zgjidhte ankesat që kishin dhe nuk e mbyllte zyrën , pa ikur i kënaqur edhe qytetari i fundit. Ai i realizonte këto detyra të rëndësishme, jo vetëm me punën e tij e tij të ndershme, por edhe me punën që bënin vartësit e tij, që punonin në zyrat e Bashkisë e kudo në qytet, sepse në to ai kishte zgjedhur dhe vendosur intelektualët më të mirë, ekonomistë, inxhinjerë dhe teknik që kishin mbaruar shkollat jashtë vendit. Pavarësishtë nga stafi që Ali Asllani kishte në Bashki, të cilët ishin me nivel të lartë dhe me arsimin përkatës, sipas funksionit dhe detyrave që kryenin, ai nuk mjaftohej me aq. Gjithmonë kur mbaronte orari zyrtar, Kryetari i Bashkisë nuk shkonte menjëherë në shtëpi, por kalonte andej nga ishin dhënë detyrat në mëngjes, dhe kontrollonte, se sa ishin zbatuar ato,  dhe në mënyrë të vecantë shërbimet urbane. Siç ishin kanalet e ujrave të bardha e të zeza, që ndërtoheshin për herë të parë apo rikostruktoheshin, deri ku kishin arritur ndërtimet, në ndonjë rrugë, objekt në ujë të pijshëm, trotuar, lulishte etj. Në mëngjes kur mblidhte nënpunësit, ai nuk priste që ata të raportonin, se si ishin kryer detyrat që kishin patur ditën e parë, por jepte direkt detyrat e reja, mbasi ai i njihte vet, volumin dhe cilësinë e punimeve, duke iu bërë edhe vrejtjet për punën që nuk ishte bërë mirë. Kjo i vinte në pozita punonjësit që punonin me të në Bashki e gjetkë, prandaj edhe ata filluan të punonin dhe të vepronin ashtu si Kryetari i Bashkisë.  Kështu që  punët në qytetin e Vlorës, përmirësoheshin dhe nga dita në ditë, bëheshin më mirë.

Me Ali Asllanin, nuk kishim lidhje gjaku, por babai im e donte aq shumë, sa që e konsideronte njësoj si vëlla. Kur u nda nga jeta baba im, xha Aliu, ndenji në shtëpinë tonë, plot 40 ditë dhe priti ngushëllimet, si vëllai i tij. Por një ditë, më tha jemi ndodhur shumë ngushtë, sepse na lajmëruan nga lartë, që të dilnim jashtë nga shtëpia dhe dhoma ku priteshin ngushëllimet, mbasi në familjen tonë, do të vinte.  Kryeministri Mehmet Shehu,  për të ngushëlluar.  Isha N/kryetar i K. Ekzekutiv të Tiranës ka treguar vëllai i heroit.  Dolëm të gjithë nga dhoma dhe po bisedonim, se kush ishte  ai burrë që ti thoshte edhe Ali Asllanit, të dilte nga shtëpia.  Nga autoriteti që ai kish, nuk e merrte njeri guximin por më në fund disa miq më detyruan mua që t’ia thosha.  Asnjë fjalë nuk kisha mundësi t’i thosha xha Aliut, dola dhe unë jashtë por gjithmonë me merak, sepse nuk u zbatua, një urdhër i rëndësishëm.  Megjithatë kur erdhi Kryeministri, kalo tek ne që ishin radhitur, na përshëndeti me kokë dhe pa bërë zë, u fut në dhomë duke i dhënë dorën ftohtë Xha Aliut. Sa ndenji aty Kryeminstri, bisedoi vetëm me Xha Alinë , dhe me asnjë nga ne nuk këmbeu fjalë, e me që i pëlqeu biseda ndenji rreth 1. 30.  E thash, që kur erdhi i dha dorën ftohtë Xha Aliut, por ama, kur iku, ai e rroku në qafë dhe e shtrëngoi fortë.  Të them të drejtën, më tregonte ai, na shkriu gjaku, megjithse dita-ditës prisja të më fliste dhe të më jepte ndonjë masë të rëndë. Mbas disa ditësh Kryeministri foli në raport, kryetarët e K. Ekzekutiv, meqë Kryetari i Tiranës, nuk ndodhej aty,  në mbledhje shkova unë. . ”Juve, na tha, nuk kini arritur akoma ti bëni mirë detyrat tuaja ashtu siç i bënte në atë kohë, Ali Asllani, kur ishte  Kryetar i Bashkisë në qytetin e Vlorës. Kur do të arrini edhe ju që t’i kryeni detyrat ashtu siç i kryente ai. Vetëm ahere më doli frika, dhe kur mbaruam mbledhjen shkova menjëherë në shtëpi dh iu thashë pjestarëve të tjerë të familjes, që të mos kenë merak, sepse ajo punë u mbyll mbasi Kryeministri e kish vlersuar, aq shumë , atë bisedë me Ali Asllanin, sa që na tha edhe neve të punojmë ashtu si punonte ai”. Pra arti i të drejtuarit, që kish Ali Asllani, u pëlqente të gjithëve. Pavarësishtë se M. Shehu, kryeministri i asaj kohe, me shokët e tij, e konsideronin Ali Asllanin intelektual borgjez dhe pa vizion të qartë dhe të mirë, për rendin e ri shoqëror që ata e donin aq shumë, artin e tij të të drejtuarit, e pelqenin dhe ja kishin nevojën. Ato vite kur Ali Asllani ishte  Kryetar Bashkie, populli i Vlorës si dhe i gjithë populli shqiptar, kishte shumë nevojë për të siguruar drithërat e bukës dhe sidomos, në vitet që kishte thatësirë të madhe. Por Kryetari i Bashkisë i merrte masat me kohë dhe ndonjëherë e sillte drithin nga jashtë dhe e mbyllte nëpër magazina. Pastaj në bazë të kërkesave që kishte qyteti por edhe nga  fshatrat,  mbështetur në sasinë që grumbullonte, bënte planin e shpërndarjes me grafik të rregulltë për çdo periudhë kohore, duke u bërë furnizimi i tyre në mënyrë normale. Ja si e ka treguar Izet Dauti nga fshati Kërkovë:”Sipas datës që  na ishte  caktuar nga Bashkia, shkuam në magazinat e Portit, që të merrnin drithin që  na ishte  planifikuar për fshatin tonë. Por atje rojet italiane të portit, na nxorrën shumë pengesa, mbasi ata ngrinin cmimin e kontrabandës, për të përfituar për veten e tyre, në rrugë të padrejtë dhe në kurrizin tonë. Katër –pesë burra nga fshati ynë shkuam në bashki, ku na priti menjeherë Ali Efendiu, të cilin e informuan për cfarë na kishte ndodhur. Ai u nervozua shumë sepse i erdhi keq për neve. Me të shpejt shkruajti një letër dhe u foli aty tre xhandarëve të Bashkisë, ku njëri prej tyre ishte  italian. Do të shkoni tek depot në port dhe do të filloni menjëherë nga ndarja e drithit, se nuk ka xhandar nga Vlora apo të huaj, që të bëjnë dallavera dhe të pengojnë zbatimin e këtij urdhëri. Kush të dojë le ta provojë, sepse i shkurtojmë nga  këmbët. Bashkë me ta do të shkoni edhe ju-i tha italianit dhe mbas një ore jam edhe unë atje. Me tu dorëzuar letra, u hapën menjëherë depot për ne dhe për disa fshatra të tjerë që kishin rradhën për funizim. Ndarja e drithit u bë ashtu siç porositi Ali Efendiu, sepse në atë mënyrë nuk kishte asnjë kundërshtim nga ana jonë. Ai vetë kishte ardhur më përpara seç na tha neve, por në atë kohë që ne e pamë. Ka një të fshehtë ndoshta të panjohur, kohën e punës së Ali Aslanit dhe përqëndrimin e tij kundër këtij “kanceri”. Q.  Meminaj ka zhbiruar duke u përqëndruar më tepër tek luftimi që kërkon ndërgjegje të pastër si qelibari sic ishte  shpirti i poetit pushtetar. Kemi shqyrtuar më lartë, luftën që bënte ai në portin e Vlorës për kontrabandën që bëhej nga italianët me cmimin e drithrave që importoheshin. Por Ali Asllani ishte i papajtueshëm me këto fenomene dhe në të gjitha dretjtimet, u bënte luftë të pamëshirshme. Në mardhëniet që ndërtonte ai me nënpunësit e Bashkisë, të institucioneve të tjera të qytetit, të dikastereve qeveritare, me popullin e Vlorës dhe të krahinave, ai ishte tepër korrekt dhe i ndershëm dhe këtë transparencë e kërkonte vazhdimisht edhe nga vartësit e tij. Projektin për merkaton dhe sahatin e qytetit, tregon Dr.  Prof B. Gaçe, Ali Asllani e bëri vet, por fonde për të mbuluar shpenzimet për ndërtimin e tyre, Bashkia nuk kish. Ali Asllani,  organizoi një mbledhje në Bashki dhe në të ftoi dhe intelektual dhe qytetar të familjeve të pasura të qytetit, të disa fshatrave përreth. .  Projekti për kullën e Sahatit dhe merkaton nuk do të zbatohet , u tha ai, mbasi nuk kemi të ardhura për të përballuar shpenzimet e ndërtimit. Por të gjithë pjestarët që ishin në atë mbledhje, iu përgjigjën pozitivisht, duke dhënë nga buxheti i tyre familjar, shuma të konsiderueshme.  Disa familje të fshatrave që nuk iu ndodheshin të ardhura financiare, dhanë bagëti të ndryshme të cilat u konvertuan në bazë të vlerës, që kishin.  Banka e Vlorës,  me prorosi të Ali Asllanit, kishte përgatitur një dokument të posaçëm, vetëm për atë rast dhe që mbahej në tre kopje, për secilin dhurues, një Banka, një Bashkia dhe një dhuruesi.  Emrat e dhuruesve u hodhën menjëherë në Librin e Nderit të Bashkisë, dhe lista me emrat e tyre e gjestin patriotik, u afishuan në shumë vende të dukshme të qytetit, bashkë me falënderimet që u bënte Bashkia. .  Në inaugurimin e tyre përpara popullit të Vlorës, Ali Asllani, jo vetëm i falenderoi ato familje përsëri, që i dhanë qytetit të tyre këto vepra të bukura por edhe në mënyrë analitike, raportoi dhe shpenzimet që ishin bërë zë për zë, dhe në tërësi për objektin. Këto veprime i bënte Kryetari i Bashkisë, jo vetëm të tregonte transparencë për  veten e tij, por tu mësonte edhe vartësve se si të punonin, tu tregonte dhuruesve dhe tërë popullit të Vlorës, se si adminsitroheshin dhe ku shpenzoheshin ato vlera monetare të tyre. Kështu e luftonte korrupsionin dhe kontrabandën në administratë, Ali Asllani që si fenomene të rrezikshme ishin njohur në vende të ndryshme të botës. Këtë rrezik që i kanosej vendit nga këto fenomene negative, dhe që ishin reale gjatë lutës së II botërore, i ka patur mirë parasysh Ali Asllani, kur shkruajti poemën “Hakërrim”. Në atë poemë, ai u bënte luftë shumë të ashpër atyre elemenetëve të pandershëm e të molepësur, që për hirë të pasurimit të tyre, brenda një kohe të shkurtër ishin të gatshëm dhe bënë cdo gjë, në dëm të atdheut, kombit shqiptarë. Prandaj  ai do të shkruante:

“Hani –pini e rrëmbeni, mbushni xhepe-mbushni arka…Është e qartë për të gjithë, se karrigia ku ishte ulur Ali Asllani dhe zyra ku ai ka punuar dikur, qoftë si Kryetar Bashkie, Nënprefekt, Prefekt, Kryeskretar në Qeverinë e I. Qemalit, e S. Delvinës e ka treguar më së miri se po të punosh me ndërgjegje të lartë, këto fenomene negative, nuk ngrejnë kokë. Ali Asllani e dinte dhe e shihte vet vendin e tij që ishte më pak i zhvilluar se shumë vende të tjera të Europës, por ai nuk hoqi asnjëherë shpresat, se Shqipëria, një ditë do të bëhej, ashtu siç i përkiste të kaluarës së saj të ndritur. Dhe për këtë punoi dhe luftoi deri në vdekje. Ai nuk u largua nga Vlora dhe Shqipëria, përveç kohës në shkollë dhe punës si diplomat. U përball me të gjitha vështirësit që i dolën përpara, me persekucionin  dhe varfërinë në familje, me dhimbjen e madhe për fëmijtë e tij, dhe që të gjitha i përballoi, vetëm e vetëm, se donte shumë Vlorën dhe Shqipërinë. Shprehje më të bukur se në poemën  e tij për Vlorën nuk besoj se gjëndet:-Gjesdisa Europën, gjesdisa Azinë-Gjer tek molla e kuqe, vajta gjer në Kinë/-E me re te bardha, dhash edhe mora, /-Hazinera gjeja, kur më hante dora, -E me re të bardha, mora dhe dhashë

-Porsi Vlorën time, një qytet nuk pash…

Poeti dhe Patrioti i shquar, pushtetari e diplomati, Kryebashkiaku i Vlorës dhe shqiptari i madh-Ali Asllani.

---------------------------------

 

ARSIMI DHE E NESËRMJA E JONË

 

Nga Shefik SHKODRA

 

Për fjalë e nga fjalët shumë të pasur dalim, më shumë se askush tjetër. Por, si shihet për shumëçka veç fjalët po na mbulojnë. Do të duhej që të hapim sytë, se, dikush a ndoshta të gjithë, ky brez, do të mbetemi në borxhe për gjeneratat e ardhshme. Një herë, me këta të sotshmit që i kemi para sysh të bëjmë diçka.

Qeveria duhet të bëjë përpjekje pareshtur për mëkëmbjen dhe forcimin e shtetit, gjithnjë në angazhim të të gjithë resorëve të vet. Me ministritë e veta duhet të jetë e angazhuar për një bazë të zhvillimit ekonomik para se gjithash. Në rend të parë do të vinte, prova për prodhimtari sa më të madhe nga vendi dhe një barazim import-eksporti. Por edhe një mbikëqyrje për cilësinë e atyre prodhimeve. Në këtë mënyrë, investimi do të sillte të ardhura në këtë drejtim dhe punësim më të qëndrueshëm. Në resorin e drejtësisë do të merreshin masa për një ligj që do të zbatohej dhe do të pavarësoheshin gjykatat në tërësi. Me mbikëqyrje dhe me siguri, më parë nga njerëzit në institucione që keqpërdorin pozitat e tyre, duke i shkaktuar dëme shoqërisë në përgjithësi. As shëndetësia dhe administrata nuk duhet të lihen anash. Më së shumti duhet pasur kujdes me arsimin tonë sot.

 

Të mos mbetet arsimi sot për nesër

 

E di se ky titull nuk është për herë të parë. Po ka shumë që flitet, e më shumë do të duhej të thuhet si të punohet. Dhe më duhet që edhe kësaj herë t’i përmendi disa gjëra që na sjellin çdo ditë vërdallë. Të gjithë kur i dëgjon, e edhe qytetarë e rëndomtë, të rrëfejnë shumë për rëndësinë e arsimit. Nganjëherë habitem se, nuk po ditsha asgjë për këtë lëmi në krahasim me të tjerët, e edhe  ata që janë përgjegjës në krye të kësaj pune mjaft flasin.

Qeveria në përgjithësi, dhe Ministria e Arsimit në veçanti, pas intervenimeve në infrastrukturë shkollore dhe ngritjen e kuadrit kualifikues, do të duhej të merrej shpejt edhe me veprime shumë adekuate e praktike. Pas vullnetit politik e atdhetar, refleksi duhet të jetë i shpejtë për eliminimin e të gjitha dukurive negative që mund të shfaqen në arsim dhe edukim, duke pas në sy të gjitha lëvizjet. Mbikëqyrja e të gjitha niveleve shkollore për cilësinë e mësimdhënies. Më parë, duhet ta dimë se nuk kemi nevojë aq të madhe për universitete dhe kolegje në Kosovë. Ato universitete, kolegje e shkolla të tjera duhet të kenë një shtrirje të limituar e të verifikuar në çdo pikëpamje. I tërë arsimimi privat universitar do të duhej të ketë kritere për kryerjen e asaj shkalle universitare. Është anakronizëm që kandidati, i cili mezi e ka kryer shkollën e mesme (me dysha, “i hequr qafe”), tash në universitetin privat, ka para, dhe del kandidati me nota të shkëlqyeshme. Kjo mund të ndodhë, por shumë rrallë, për mos me thënë kurrë. Do të thosha, edhe sektori privat edhe ai publik duhet të jenë në syrin vëzhgues. Në sektorin privat do të ishte mirë që të fshihet një pjesë e madhe e atyre universiteteve dhe kolegjeve si të pa nevojshme nga ata të agjencionit për akreditim, të tepërta në prodhimin e kuadrove dhe profileve të reja, me pak merita ose kurrfarë, veç pagesës që i bëhet pronarit dhe mësimdhënësve. Ky shtim është më tepër shumëzim profilesh me karakter komercial dhe jo përgatitje për veprim praktik e me njohuri të mjaftueshme. Në universitete private dhe kolegje, regjistrohen nxënës (kandidatë) që duan një njohuri shumë më solide, prandaj edhe paguajnë dhe sigurojnë kushte më të mira, për një punë më të suksesshme.

Prandaj, do të ishte nevojë shumë e ngutshme, që të shqyrtohet mundësia për kufizimin e atyre universiteteve dhe kolegjeve. Ndryshe, e nesërmja jonë do të bartë pasoja të rënda. Nuk duhet dhënë diploma analfabetëve. Me përjashtim të ndonjërit që punon me vetëdije, është mbushë me profile gjithfarësh.

 

Plan-programet dhe literature

 

Alfabet për mësimdhënësit do ishte plan-programi, përpunimi i tyre prej njerëzve ekspert e me përvojë. Pa tenderë në punimin e tyre, me tekste shumë të zgjedhura për materie. Me zgjedhje, përpilues e përkthyes të aftë. Do të duhej që për përpilimin e plan-programeve të zgjidhen njerëz që vërtet kanë përvojë dhe afinitet në ndërtimin e kornizave veç e veç për të gjitha materiet dhe për të gjitha nivelet e arsimit. Të eliminohen të gjitha familjarizimet, tenderizmat e alibitë e pa dobishme për këtë çështje. Të kthehen dhe rehabilitohen lëndët që janë shumë të domosdoshme në plan-programe, si latinishtja në shkollat e mjekësisë dhe në katedra tjera si filologjia, por edhe në materiet e biologjisë, kthimin e historisë e gjeografisë në disa shkolla profesionale, etj.

 

Është koha të inaugurohet një rregull i përgjithshëm

 

Pa një disiplinë të mirëfilltë nuk ka arsimim të nivelit të duhur e solid. Në kuadër të disiplinës do të hynte puna me orar të saktë e mësimdhënësve; angazhimi i tyre vetëm në një institucion; përgatitjet e tyre me shkrim e me gojë; shkoqitja e plan-programit si duhet. Sjelljet e tyre me nxënës dhe të tjerë gjatë punës në shkollë dhe për shkollën.

Disiplina (rregulli) në institucionet shkollore e universitare, duhet pasur parasysh vijueshmërinë e mësimdhënësve gjithashtu edhe të nxënësve, në të gjitha nivelet. Nuk duhet lejuar që nxënësit (studentët) ta presin mësimdhënësin gjithmonë me orë e me ditë (nëpër fakultete), për ligjërata e ushtrime. Afati i provimit, kur shënohet dhe caktohet, duhet të respektohet pa tjetër, veç në rast sëmundje apo vdekje. Nuk arsyetohet që mësimdhënësi të punojë në dy vende e më tepër. Nuk arsyetohet që ministri apo zyrtari tjetër i institucioneve publike të punojë nëpër ato universitete private, por edhe në atë publik. Shpeshherë ngecja në punë ndodh për këtë arsye. Nuk preferohet në asnjë vend normal në Evropë e botë të mos çmohet hierarkia. Jashtë këtij procesi është të falet dija, apo të blihet sikur po ndodh në disa raste të publikuara e shumë të pa publikuara. Nuk lejohet një shoqërorizim intim me nxënësit (studentët) dhe keqpërdorimi i pozitës së mësimdhënësit. Kjo çdo kund sanksionohet urgjentisht. Arsimtari që ka pas marrëdhënie intime me nxënësen, studenten nuk mund të jetë mësimdhënës edhe më tutje. Këto po ndodhin te ne. Nuk mundet një mësimdhënës të bëhet tiran para të rinjve, sikur që nuk duhet ta lejojë veten të nëpërkëmbet. Edhe nxënësit (studentët) e rregullt duhet ta respektojnë rendin shtëpiak. Në të kundërtën, do të duhej të dënohej mungesa e tij, rrahja, si që ka ndodh edhe vrasja e njëri-tjetrit në shkollat tona. Rregullore për disiplinë nuk mund të jetë, kur nxënësi bën edhe njëqind (100) mungesa pa arsye, largohet për tri ditë dhe kthehet në shkollë. Kësaj i thonë një keqpërdorim dhe një shkelje e çfarëdo rregulloreje juridike. Por, edhe një lojë me personelin mësimdhënës e drejtorinë e shkollës, me drejtorinë komunale, me pedagogët e mësimdhënësit, etj.

Duhet të punojnë entet pedagogjike. Këshilltarët që do të përcillnin punën e çdo mësimdhënësi duhet të jenë njerëz të përgatitur, me përvojë, të disiplinuar e autoritarë. Pas përcjelljes së punës së atyre që për një kohë të caktuar nuk tregojnë aftësi për mësimdhënës dhe nuk duan apo s’mundën ta ushtrojnë këtë zanat le të largohen. Secili nuk është për arsim e edukim. Në Kosovë nuk ka punësim, pos administratës, policisë dhe një numri shumë të kufizuar në shëndetësi, të gjithë konkurrojnë për mësimdhënës nëpër shkolla e universitete. Këshilltarët duhet të përcjellin edhe punën dhe sjelljen e nxënësve bashkë me mësimdhënës të shkollave.

 

Integrimi i kombëtares në procesin mësimor

 

Nuk duhet të mendohet se, veç kozmopolitizmi vjen në shprehje nëpër Evropë e në vende tjera të botës. Edhe ata e kanë lidhjen me vendin e tyre, e  respektojnë dhe shfaqin ndjenjën e atdhetarizmit. Arsimimi dhe edukimi te ne është domosdoshmëri të ruajë komponentin e kombëtares. Të kthehet lënda e historisë nëpër disa shkolla dhe të luaj rolin e vet si shkencë. Pavarësisht se kush e çka dëshiron të bëhen shqiptarët, gjithnjë preferohet ta ruajmë e ta kultivojmë traditën, historinë tonë (jo me nacionalizëm romantik), por realisht për të kaluarën. Nuk duam komb pa emër (asnjanës), duke u shkri në gjithçka që nuk ka emër të vetin objektiv. Kemi thënë edhe më parë, ‘nuk na duan askush më shumë, nëse e braktisim kombëtaren dhe shndërrohemi në diçka tjetër’. Kombëtarja nuk është lëndë e veçantë, por nëpër mes atyre lëndëve mësimore, si gjuha dhe letërsia, historia, etj. Dhe këto i rregullon plan-programi.

Pra, gjatë gjithë të mësuarit në nivele të ndryshme, nuk duhet ta harrojmë edhe elementin albanologjik. Nuk do të duhej të kultivojmë ëndrra për sajimin e një kombi të ri, e një gjuhe të re. Ndryshe, kemi thënë edhe më herët është e pajustifikueshme dhe shumë qesharake me atë “kombin kosovar” dhe atë “gjuhën e nënës”, që po e trumbetojnë disa, të veçantë këtu në Kosovë. Në shkollë fëmija, gjithqysh duhet të mësojë edhe gegërisht, sikur që e mëson këtë gjuhën standarde sot. Është absurde ngase, të gjitha kombet me shtete të veta e kanë një gjuhë të standardizuar. Ne nuk jemi ende komb i pavarur me të gjitha trojet shqiptare, etj. Gjuha mund të plotësohet e të begatohet me të gjitha elementet e të gjitha provincializmave si dhe ato të gegërishtes.

Po rinia jonë, do të ishte më mirë të frymëzohej në diçka shqiptare, në diçka ngjashëm me kulturën dhe traditën për ta mbajtur veten sa më larg shtigjeve të rrezikshme në ditët e sotme. Më mirë me organizime të mbrëmjeve me koncerte muzikore, orë letrare, shfaqje teatrale e me ndonjë ekspozitë etj. se sa të shkojnë të gjithë nëpër kafene edhe gjatë kohës së mësimit. Të gjithë me duhan e me alkool në gojë, e një pjesë e tyre edhe me konsumimin e drogave. Për nj riparim të përgjithshëm do të duhej të angazhohen të gjithë.

----------------------------

 

“KOHA TE DUHEMI”, KY MESAZH I MADH…

Përkujtim për një mik që shkoi siç shkojnë dashuritë…

 

Nga Lulzim LOGU

 

Kur shkon dashuria, rrëfehemi mes dhimbjesh dhe lotësh tek vetvetja dhe miqtë e zemrës, episodet e ndodhura marrin permasa kozmike, figura e shtrenjtë e tij/saj strehohet e madhe në zemër dhe trysnon ditët dhe perjetimet tona të mëvonshme, pendimi dhe malli pikojnë si shi vjeshte në qelqet e syve dhe paretet e zemrës, vargjet oshëtijnë në akustikën e qënjes dhe detajet afrohen kah penda dhe letra e bardhë…

Podrimja shkoi befasisht, pa u ndjerë dhe pastaj trazoi mendjet dhe zemrat e atyre që e deshën fort, të njerzve me të cilët kurrë s’u pajtua, të atyre që e kuptuan dhe shumë të tjerëve që se kuptuan atë dhe as vargjet e tij, të njerzve të thjeshtë, të pushtetarëve dhe qeverive tona dhe të huaja…

Në fund të fundit ai ishte poet, zotërues i shpirtit të madh artistik dhe i vargut posesiv i cili binte mbi mendje dhe zemra si mesazh, ky ishte fati i Ali Podrimes si poet, suporti i madhështisë që prin kah pavdekësia, mundësia e patjetërsueshme të jetë krah emrave të medhenj të kombit, dashuri përherë e kujtueshme dhe e pashlyeshme në memorien kombëtare.

E kam njohur relativisht vonë, diku para 5-6 vitesh, kur ai e vizitoi për here të pare Tropojën dhe unë me kerkesën e tij e shoqërova ngado në takimet e tij, tek gjimnazistët, tek monumentet historike dhe natyrore, por edhe në kontaktet me krijues vendas dhe njerëzit e thjeshtë të qytetit tim, që kur e morën vesh se kush ishte, ja mësynin me dhe pa rregull ta takonin, të kembenin dy fjalë me të, të bënin fotografi dh eta pyesnin për Lumin e tij, djalin dhe librin e famshëm…

Aliu qe mrekulluar dhe habitur njehkohësisht, erdhi dhe tre here më pas në Tropojë me miqtë e tij Rexhep Ferri, Agim Gjakova, Tahir Bezhani etj, duke lënë pas shumë ftesa të tjera, shume takime dhe vende për tu vizituar, brenda dhe jashtë Kosovës.

Tropoja papritur mu shndrrua në dashuri, më tha sivjet kur erdhi perplot dëshirë të marrë pjesë në Edicionin e Tretë të “ ORA E POEZISE” manifestim tashmë tradicional që organizohet nga Shoqata “ KLUBI I SHKRIMTAREVE DHE ARTISTEVE” TROPOJE.

Njeri që e donte protagonizmin, njeri i dashuruar pas çmimeve, i përkëdhelur nga vlerësimet, patriark i poezisë kombetare, mbushur plot dhimbje dhe dashuri, në fakt ishte i vështirë në komunikim, në dukje tekanjoz dhe ndonjëherë i pakomentueshëm në perballjet publike.

Ma perkujtonte shpesh poetin e njohur shkodran, Reshpjen , të cilin e takoja dikur në rrugët e Shkodrës, fektonte si hije në shiun e pandalshëm, i pakuptuar dhe i anashkaluar nga turma, por i adhuruar nga studentët si unë që i afroheshin të degjonin zërin dhe ndonjë varg dashurie…

I veçantë, me botën dhe sjelljen e vet, të bindur në drejtësinë e kauzës dhe mendimit intelektual, të papërshtatshëm ndonjëherë për të zakonshmit…

Me Ali Podrimen pata fatin të jem në tubime dhe manifestime të ndryshme në Shqipëri, Kosovë dhe Mal të Zi, të kembej pikepamje dhe libra, të kem pajtime dhe mospajtime, por gjithnjë respekt dhe komunikim të vazhdueshëm.

Së voni, miku im Tahir Bezhani më tregoi per semundjen e shfaqur, i kishte treguar vetë poeti ne telefon, e kisha pikasur ndryshimin  e tij, gjatë manifestimit poetik të Majit 2012 në Tropojë, ngrihej shpesh nga vendi, dilte jashtë, vështronte nga malet e largëta, nuk e donte shumë bisedën e zhurmshme dhe vendosjen në qendër të vëmendjes, diçka bluante në vetminë e kerkuar…

Dikush interpretoi poezinë e tij të famshme “ Koha të duhemi, mike!” ndersa ishte jashtë, ato vargje mu rikthyen fuqishëm në kujtesë kur mora lajmin e vdekjes, në një tablo të perzier shqiptare të politikes por edhe sociale, me trandje, trishtim, akuza per tradhti dhe spiunë, për shitblerje trojesh dhe emrash, për mareveshje të pista dhe pragfushatash të ndyra, per ndrrime postesh dhe varfëri të tejskajshme, nderkohë që poeteve ju dhemb vazhdimisht në zemër dhe mendje, parehatia e atdheut…

Ali Podrimes i kishte dhembur dhe i dhimbte perjetesisht humbja e të birit, I dhimbte vonesa dhe humbja në prespektiven evropiane, i dhimbte anakronizmi  dhe provincializmi, i dhimbte falsiteti dhe mediokriteti, ndaj perpiqej të ngrihej lart dhe  të shkonte larg!

Edhe me vdekjen u takua larg, për të qënë sa më pranë të birit dhe i lodhur nga të pavertetat dhe pamundësia e kujtimit dhe vuajtja e harresës, që kishte mbrritur papritur si denim i diteve të tij. E la harresën, duke zgjedhur të jetë i kujtuar nga të gjithë, të dashur dhe kundershtarë, duke lënë pas hirin e poezisë së mrekullueshme, nga e cila mund të ndezim papushim zjarre dashurie…

E kujtoj shpesh, do ta kujtoje gjithmonë Tropoja që e nderoi, vargjet e tij kumbojnë mengjeseve alpine, ndersa fjala dhe fotot e tij si rekuiem i dashurisë së humbur shpalosen zemrave tona…

--------

Nga Gjon Neçaj

IKE TE LUM LUMI…

(Ali Podrimjes, me pikëllim)


Para 30 vitesh Lum Lumi kaloi n’amshim,
Ne Parisin e mrekullive,ne Parisin e enderrave;
Ali Podrimja dhe Fitore Podrimja me Lumin u ndanë,
Duke mbetur ne brengen e perjetshme zemershpuar.
Ali Podrimja ndezi driten e vargjeve famemadhe,
E shkroi kryevepren e poezise shqipe,
Me zemren qindfish te lenduar…

Por Ali Podrimja Parisin e deshi si vendlindjen,
Ndaj vargjet rodhen ne poezite e tij te trishta…

Pas 30 vjetesh,ne breg te nje lumi,
Ne nje qytet poetik malor,
Lum Lumi e thirri Ali Podrimjen,
E se bashhku udhetuan si meteore, 
Ne qiellin e bruzte francez per te arritur ne vendlindje,
Pasi aty, ne Prishtinen e tij e pret toka n’amshimin 
e pasour…

Ali Podrimja, endacaku i palodhshem i fjales,
Nenloken e mbajti nenkrejce n’shtatedhje vitet e jetes,
Per te ricikluar ardhmerine,
Prane Hamëz Podrimjes,afer varrit te babes…

Gjakove, mos u ligshto,
Se Kosova prapë do te lind ali podrimja e din mehmeta…

----------------------------

 

Sofra e poezisë

Ali Asllani

HAKËRRIM

Që nga Korça gjer te Shkodra mbretëron një errësirë,

nëpër fusha, nëpër kodra, vërshëllen një egërsirë!

Pra, o burra, hani, pini, hani, pini or’ e çast,

Për çakallin, nat’ e errët, është rast e deli rast!

 

Hani, pini dhe rrëmbeni, mbushni xhepe, mbushni arka,

të pabrekë ju gjeti dreka, milionierë ju gjeti darka!

Hani, pini e rrëmbeni, mbushni arka, mbushni xhepe,

gjersa populli bujar t’ju përgjigjet: peqe, lepe!

 

Ai rron për zotrinë tuaj, punë e tija, djersë e ballit,

është kafshatë për gojën tuaj. Rroftë goja e çakallit!

Shyqyr zotit, s’ka më mirë, lumturi dhe bukuri,

dhe kur vjen e ju qan hallin, varni buzë edhe turi!

 

Hani, pini dhe rrëmbeni, është koha e çakenjvet;

hani, pini e rrembeni, është botë e maskarenjve;

Hani, pini, vidhni, mblidhni gjith’ aksione, monopole,

ekselenca dhe shkelqesa, tuti quanti come vuole!

 

Nënshkrim i zotrisë suaj nëpër banka vlen milion,

ju shkëlqen në kraharuar dekorata “Grand Cordon”!

Dhe kërkoni me ballhapur (!) komb i varfër t’ju thërres’

gjithë me emrin tingëllonjës: Ekselenca e Shkelqesë

dhe të quheni përhera luftëtarë e patriotë,

në ka zot dhe do durojë, poshtë ky zot, ky palo zot!

 

Grand Cordon i zotrisësate, që në gji të kanë vendosur,

është pështyma e gjakosur e atdheut të vremosur;

dhe kolltuku ku ke hipur, duke hequr nderin zvarrë,

është trikëmbëshi që përdita varet kombi në litar!

Dhe zotrote kullurdise, diç, u bëre e pandeh,

kundër burrit të vërtetë zë e vjell e zë e leh!

 

E na tunde, na lëkunde, nëpër salla shkon e shkunde,

mbasi dora e armikut ty me shokë të heq për hunde.

Rrnoftë miku yt i huaj, që për dita los e qesh,

të gradoi katër shkallë, pse i the dy fjalë në vesh!

 

Koha dridhet e përdridhet, do vijë dita që do zgjidhet

dhe nga trasta pemë e kalbur doemos jashtë do hidhet!

Koha dridhet e përdridhet, prej gradimit katër shkallë

nuk do mbetet gjë në dorë veç se vulë e zezë në ballë!

 

Mirpo ju që s’keni patur as nevojë as gjë të keqe,

më përpara nga të gjithë, ju i thatë armikut: “Peqe!”

Që të zinit një kolltuk, aq u ulët u përkulët,

sa në pragun e armikut vajtët si kopil u ngulët!

As ju hahet, as ju pihet, vetëm titilli ju kihet…

Teksa fshati i varfer digjet… kryekurva nis e krihet!

 

Sidomos ju dredharakë, ju me zemra aq të nxira,

ju dinakë, ju shushunja, ju gjahtarë në errësira!

Ç’na pa syri, ç’na pa syri!... Hunda juaj ku nuk hyri:

te i miri, te i ligu, te spiuni më i ndyri!

 

Dallavera nëpër zyra, dallavera në pazar,

dallavera me të huaj, dallavera me shqiptarë

Vetëm, vetëm dallavera, dhe në dëm të këtij vëndi

që ju rriti, që ju ngriti, që ju ngopi, që ju dëndi!

 

Nëse kombi vete mbarë, nesër ju veproni ndryshe,

dylli bënet si të duash, kukuvajkë dhe dallandyshe…

kukuvajka gjith, me lajka, neser silleni bujar’,

nënë dorë e nënë maska, shkoni jepni një kapar!

 

Dhe kujtoni tash e tutje me të tilla dallavera

kukuvajka do përtypi zog e zoga si përhera…

Ja, ja grushti do të bjeri përmbi krye të zuzarve,

koha është e maskarenjve, po Atdheu i shqipëtarve!

 

Edhe ju të robëruar, rob në dorë të metelikut,

fshini sofrat e kujtdojë, puthni këmbën e armikut!

Që ta kesh armikun mik e pandehni mënçuri,

mjafton bërja pasanik, pasanik dhe “bej” i ri,

dhe u bëtë pasanikë, me pallate, me vetura,

kurse burrat më fisnikë, japin shpirtin në tortura!

 

Vendi qënka sofr’ e qorrit, vlen për gojë e për lëfytë,

bëni sikur veni vetulla, shoku shokut krreni sytë…

Dhe për një kërkoni pesë, po më mirë njëzet e pesë.

Le të rrojë batakçiu dhe i miri le të vdesë!

 

Po një ditë që nis e vrëret do mbarojë me bubullimë,

ky i sotmi zëri i errët, benet vetëtimë

dhe i bije rrufeja pasurisë dhe, kësi lloj,

nuk ju mbetet gjë në dorë, vetëm një kafshitë për gojë!

 

A e dini që fitimi brënda katër vjet mizorë

nuk është yti, nuk është imi, është i kombit arbror,

është i syrit në lot mekuar, është i vëndit djegur, pjekur,

Ju do thoni si të doni… po e drejta dërrmon hekur

 

Për ribotim-Kadri Mani

/etnike@gmail.com/

 

---------------

 

UNI HARMONIZUAR MREKULLISHT

tek  “PASAPORTA  e  MAJEMALTHIT”

e autorit  ASLLAN OSMANAJ

 

Nga Haki Zllami

 

Në këto ditë të nxehta, po ecim drejt asaj dite të së “martes së zezë”, të  31 korrikut të vitit 1975. Tridhjetë e shtatë vjet u bënë nga  ajo ditë që nuk harrohet.

Nuk thuhet kot se gjërat,sido qofshin, t’i kujtojmë me qëllim që ndonjëra të mos përsëritet, se mjaft me lëndime zemrash, se boll me këputje këngësh përgjysmë, tejngopur prej thyerje shpirtërash…

Ah, ditë të tilla, mos paçim më në kalendarin e kombit shqiptar!

Ngjarja e asaj dite, lëkundi Tropojën, tronditi si një tërmet i fuqishëm tërë atdheun. Ajo u bë dita e vajtimit mbarëkombëtar.

Çuditërisht autobusat që udhëtojnë me nxënës u duhet me pasë “ frena të shumëllojshëm”,  se zanat e malit bëjnë gjithçka. Rrezik , të shitojnë…

Ende, njerëzit përsërisin: “...pse atë ditë, ç’u bë, përse pikërisht në atë pikë rreziku, përse të rrëzohet një autobus aq i madh i tejmbushur me nxënës… në atë humnerë jetëshuar të Majemalthit të Mirditës. Dhe mendjet fluturojnë sa andej, sa këndej; nga Shipshani, në Mërturë, në Geghysen në Mirditë, në Tiranë, në Budapest, ... duke u përplasur me inat, duke shfryrë: ... po Hasan Qelia, djali që i vuri kapakun e zi truallit të familjes, po Drande Nikaj, më e bukura çikë, shtojzovallja e zonës së  Nikajve, çfarë të themi për Hatixhe Mulgecin, vajzën e dhuntive të rralla, që po e prisnin me padurim nëna e baba i moshuar...

Nuk ka se si të mos na shkoj ndërmend, se sot, ata do të ishin duke përgatitur dasmat e fëmijëve të tyre, mbase ndonjëri edhe në Evropë apo Amerikë.

Po jeta si e rrejshme paska edhe këso sikletesh, se jo të gjitha lulet që çelim, mund të lulzojnë…

A doni të dini më shumë për këtë ndodhi, lexojeni e rilexojeni librin: “Pasaporta e Majemalthit” shkruar nga gazetari, publicisti i rinisë dhe i luftës së Kosovës, i poetit “rebel”, të të njohurit, Asllan Osmanaj.

Përse u ndala dhe po e analizoj këtë libër pas gjashtë vitesh të botimit?

Sepse është një libër i mrekullueshëm. Është një vepër e llojit të veçantë në letërsinë shqiptare, roman monografik i jetëve njerëzore. Një libër që përjeton dhimbje e krenari kombëtare.

“Pasaporta e Majemalthit” është shkruar mjeshtërisht me një dëshirë të jashtëzakonshme nga autori tropojan Asllan Osmanaj, pas 31vitesh të kësaj fatkeqësie. Bëhet fjalë për nxënësit e shkollës së mesme bujqësore të Tropojës të inkuadruar në një brigadë rinie vullnetare në aksionin kombëtar për ndërtimin e hekurudhës së Kombinatit Metalurgjik të Elbasanit, të cilët pasi kryen me sukses aksionin, po ktheheshin të gëzuar, ndodhi ajo që ndodhi. Ngjarja e kësaj të papriture, është lënda kryesore e këtij libri.

Autori Asllan Osmanaj, më i thjeshti nga të gjithë dhe më erudit, shkruan pak fjalë për vetvetën: “Hutimi i krekacorit nga yjet!? Kam një datëlindje dhe një shënjë…shpesh pehama e parashikimit të Yjeve më huton…Çfarë lajthitje kur më thonë: “poet a shkrimtar”…Më kënaq grotesku “ngrehaluc” i talljes së vetvetes… Unë di, se quhem Asllan Zenel Osmanaj”. Njeriu i arsimuar e durimplot i çdo pune: si mësues e artist skene, si ushtarak i shkencave të përpikta, si gazetar e redaktor profesionist botimesh, autor i disa librave të zhanrave të ndryshme, mocanik me ditët e frytshme, mbase i “kënaqur”, kur mrizon një grusht bardhoka në rrethinat e qytetit.

Ky libër me vlera të shumta, i rrallë nga ana kompozicionale dhe me një stil uni zanafilljan. Subjekt i thjeshtë, i shkallëzuar, që kur e lexon të ngjallë kënaqësi estetike përmes artit të fjalës deri në përsosmëri. Romani monografik është tërësia e ngjarjes me “njëmijë e një” përsonazheve veprues, shumica të gjallë, realist, e pa zbukurime. Skalitja e personazheve, qoftë me një fjalë apo me pak rreshta, përthithen nga lexuesit me imazh të gjërë.

Kategorizimi i krerëve të personazheve; si p.sh. personazhe- emra, - të jashtëm, - udhëtar, - më tepër se personazh, -protogonistët e tjerë përbënë një risi për letërsinë tonë.

Asllan Osmanajt, iu desht të bëntë hulumtime të gjithanshme shumëvjeçare rreth kësaj ngjarje tragjike, për të të saktësuar të vërtetën. Libri është i mbushur me portrete, secili me foto, që në shumë raste flasin vet, të bëjnë të meditosh dhe kur i lexon se çfarë është shkruar, mund të thuash diçka për prozën moderne të  autorit. Sidomos pjesët e personazheve kryesor, janë si romane vogëlake me dramat specifike të secilit e secilës. Në kontekst pytjet e fshehura; “Nga vijnë, si ishin, ç’u ndodhi, ku ndodhen, pasojat, gjendjet e tanishme dhe optimizmi..”? Pra, ky libër është si një “pasaportë” për çdonjërin.

Jo vetëm lexuesit, por edhe autori, kur rilexon pjesë të veçanta i mbushen sytë me lot.

Keqardhje, kur disa autor, kanë shkruar libra e kujtime, që lidhen me ngjarjen, me karrierën individuale e kolektive duke përvetësuar drejtpërdrejt materialet e këtij libri, si punë shkencore (për kredo, grada e tituj), pa asnjë referencë për autorin.

Mustafa Spahiu, një figurë e shquar e letrave dhe e mediave në Maqedoni, në një bisedë, në një takim shkrimtarësh të rajonit, u shpreh me vlerësimet më të larta për librin “Pasaporta e Majemalthit”, të Asllan Osmanajt, e cila sa herë të lexohet e të rilexohet të mallëngjen e të përlot, të frymëzon për optimizmin e atyre përsonazheve, të shfaqet madhështia e ndihmës e ndjenjave njerëzore dhe përgjegjëshmëria e fytshme e strukturave të qeverisë së kohës në të gjitha nivelet. Ky studiues u shpreh, se Asllan Osmanaj, po të ishte shtetas i një nga vendet ballkanike, për një vepër të tillë, pa më të voglin dyshim do të kishte marrë pensionin e përjetshëm, të çmimit “Nacional”. Çdo lexues i vëmendshëm ndihet i befasuar për një harresë vlerësimi për një vepër të veçantë e dinjitoze…

Studiuesit dhe kritikët e Rrëshenit; si Gjergj Marku, Aleksandër  Ndoja, në përurimin e këtij libri para ca vitesh, u shprehur shumë të kënaqur për pasqyrimin në libër të solidaritetit të popullit të Mirditës, dhe me një si emërues të përbashkët janë shprehur: “ ky është një libër i shkëlqyer, i përsosur dhe i veçantë në letërsi”. Çudi e pabesueshme! Askush nuk bëri qoftë edhe një shënim të thjeshtë për këtë libër!? Në libër ka edhe një kre: “Dritare reflektive” ku flitet, se të rënëve mund t’u ngrihet një kujtesore, një dhomë apo kënd muze në shkollën e mesme (vazhduesja e asaj shkolle). .. Mendoj, se në atë muze, mes relikeve që mblodhën familjarët, mund të ishte edhe ky libër. Fatkeqësisht, asgjë nuk u realizua. Asnjë fond nuk u gjet, as nga shkolla, as nga Komuna Tropojë, për të marrë qoftë edhe një kopje libri.

Autori me kujdes ka shprehur saktësinë e vërtetësinë deri në copëza si dukuri e pëlqyer nga të gjithë. Veçanërisht i saktë si gjithnjë, Asllan Osmanaj është treguar për rrokjen e leksikut të veçantë nga të gjitha viset. Mbi këtë bazë, libri paraqet sintetikisht një leksik të pastërt të njësuar dhe me formësi të reja. Edhe në krijimin e skenave zanafilljane rrëqethse të ngjarjeve, me bazë kujtesore përmes verifikimeve me ndihmën e përceptimeve e përfytyrimeve; çdo lexues, me sytë e mendjes i gjallohen shkurtazi skenat e fatkeqësisë.

Si mjeshtër i prozës bashkëkohore, autori ka përdorur mjete shprehëse me kuptimësi të shumfishtë duke krijuar kundërpode; si e sa e madhe është dhimbja, shumë më e madhështor ngrihet solidariteti njerëzor. Atë ditë u tund e gjithë Shqipëria tek ai shkëmb vdekjeprurës.

Ritheksoj dukurinë thelbësore, të pahasur në romanet monografike, siç është përdorimi i një numri të jashtëzakonshëm emrash njerëzish real. Natyrshëm secili ngelet në kujtesë dhe kur është përmendur tepër shkurtazi. Në libër janë përshkruar me realizëm, veçanërisht të rënët, por edhe të tjerët. S’mbeti pa iu thënë emri; qoftë nxënës, mësues, oficer, gazetar, shofer, mjek, kyeministër, sekretar partie, prindër…

Flitet me nderim për të lënduarit rënd e të gjymtuarit: Hasime Mërturin.  Zyhra Ahmetaj, Bedrie Memaj, Nurie Kortoçin, Sejdi Berisha, Xhevahire Osmanaj, Bedri Haziri, Ali Beraj, Lumturie Hoxha e cila mbi 73 orë mbeti në gjëndje kome,(sot mjeke në SHBA) e shumë e shumë të tjerë që autori nuk e la asnjë pa përmendur. Dua ta përmendi komandantin e brigadës, Gani  Dizdarin, i cili shqetësimin nga plagët e ndien edhe tani pas kaq vitesh. Një kuadër që mbeti simbol i mirësisë dhe për edukatën e përpikmërinë  me të rinjtë aksionistë.

Edhe për kolegun tim, për profesorin e Bio-kimisë, Sadri Oruçin, i cili me të drejtë, shkrimtari shkruan për të me shkronja të mëdha “I takon kohës së ardhshme” i  cili, ish-zëvëndës komandant i brigadës së rinsë, zv/drejtor i shkollës së mesme të Tropojës. Mbase ishte më i zellshmi për t’u ardhur në ndihmë, nxënësve e njerëzve të tjerë, duke mbetur i gjallë si shpëtimtar i jetës së njerëzve. Sadri Oruçi është modeli i shkëlqyer i komunikimit me njerëzit. Si “shpirti i madh”, që gëlon në zemrat e nxënësve. S. Oruçi në krye të një komisioni me ish-nxënësit e tij (pjesëtar të fatkeqësisë) ndihmuar dhe nga Gani Dizdari, thyen heshtjen 30-vjeçare duke ngritur një kujtesor, në Majemalthin e Mirditës, ku e përkujtuan ngjarjen; mirditor e tropojan, pjesëmarrës e prindër, dëshmitar e ndihmëtar nga gjitha trevat shqiptare. Kjo veprimtari e takimi i B.Currit janë pasqyruar mjeshtërisht në libër nga Asllan Osmanaj.

Gjetjet mjeshtërore, të papërsëritshme, për atë galeri përsonazhesh, që përshkruhen në libër, përbëjnë pasurinë thesare të tij, ku marrin tingëllimë çdo vlerë e letërsisë. Në 210 faqet e këtij libri gjënë opusin e krijimtarisë së Asllan Osmanajt, si një përkushtim e dashuri të flakët për të bërë art, për të thënë të vërtetën, për përshkruar të bukurën, duke zhbiruar botën psikologjike të njerëzve.

Autori në këtë libër është dalluar për shpirtin e tij lirik duke përjetuar ndijimet si oshëtima të shpirtit, që kjo shpaloset në sytë e çdo lexuesi duke u bindur për vetëdijën intelektuale të këtij krijuesi modern.

Përdorimi i mjeteve stilistike e figurave letrare i japin ende më shumë vlera këtij libri të monografive njerëzore, të cilat i gjënë në çdo pragraf, disa nga më të spikatuar:  “shumë fjalë  kanë vdekur, buza pa i thënë”, “visare shpirti”,  “mjekët s‘patën kohë të flasin”,  “Zyhraja qeras me lot malli”,  “Çallamitje  shpirti…”  “koha rrjedh në zemra” e tjera…

Si libër i niveleve bashkëkohore, brezat dhe lexuesitë kanë çfarë të mësojnë, prandaj duhet lexuar e rilexuar, duke mos i harruar gjërat, se harresa është themeli i shpirtit.

 

Bajram Curri, korrik 2012

 

-----------------------------------

 

Sejdi BERISHA

NGA  DRITARJA  IME...

(Elegji e pashkruar por e plasur...)

 

Nga dritarja ime

Sa shikimet më janë përvjedhur

Dëshirat në ëndrra më janë shndërruar

Zëri më është shpërndarë si plasje zemre

 

Nga kjo dritare

Zogun e lumturisë e kam thirr

Bukurisë së tokës lutur iu kam

Për bimën e shëndetshme

 

Nga dritarja ime

Në fllad vere jam shndërruar

Qershizat për t’i pjekur

 

Nga kjo dritare

Për çdo ditë babanë e kam përcjellë

Për në fushat e blerta kur nisej

Nënën kur i milte bardhokat

 

Nga dritarja ime

Me përrallat e gjyshes

Rritën e shtatit e kam mashtruar

 

Nga kjo dritare

Në vapë vere kur mbyste vetmia

Me zukatjen e mizave bëja histori

Deri në dritare mbillja lule e selvi

 

Nga dritarja ime

Krenohesha me bereqetin e arave

Që nganjëherë përcëllohej nga kripa e syrit

Qengjat i kam parë duke lozur padjallëzisht

 

Nga kjo dritare

Parë e kam tretjen e gjetheve në vjeshtë

Dëshmitar i ngjyrës së tyre jam

I kam pikturuar edhe gjurmët e rrotave

Të karrocës së drunjtë

Që e tërheqnin baloja e murroja

Edhe ferkemët e thundrave të tyre në baltë

 

Nga dritarja ime

Gjithçka kam parë

Tinëz e kam parë

Edhe përcjelljen e gjyshit për në varr

Edhe qyqen duke kënduar

 

Nga kjo dritare

Krisma pushkësh kam dëgjuar

Edhe gjurmë gjaku kam parë

E kam parë lindjen e foshnjës

Në ditën e parë të pranverës

 

Nga dritarja ime

E kam parë përmendoren

E lartë deri në qiell

E kam përjetuar edhe lamtumirën

E sime motër

 

Nga kjo dritare

Kam parë rrjedhën e lumit të dhembjeve të mia

I kam kërkuar gjurmët e jetës

Që askund nuk i gjeta

E, në tërë këtë ankth

Pashë se si kapakët e dritares

Ishin afruar për t’u mbyllur

Vetëm shikimi dhe trupi

Më kishin ngelur puthitur me ta

Dritarja ende qëndronte hapur

Kapakët e saj i ngjanin çepengave

Të një dyqani këpucëtarësh në mbrëmje

Në sokakun e ngushtë të që qytetit të Krujës...

 

Nga dritarja ime

Me vite e vite

Muzat si fëmijën më kanë ushqyer

Këngën ma kanë praruar

 

Nga kjo dritare

Me sytë dhe zemrën time

E kam parë vdekjen e poetit

Që kullonte plagë atdheu

 

Në këtë dritare

Tash ka ngelur vetëm hija

Nuk di e kujt

Të cilin kudo e kërkoj por dot nuk e takoj

Këtë shëtitës të çmendur dhe të llastuar

Që assesi nuk rri në mua

-----------------

Shahin Ibrahimi


Mirënjohje detit

E ndjej në shpirt detin
Me valët e tij bisedoj
Aq ëmbël më përkëdhel fytyrën
Sa të fshehtat e zemrës i tregoj.

E ndjej çdo ditë më mbrënda meje
Natën ditën në çdo kohë
Ai më ngroh gjakun në deje
Qoftë dhe në acarin e ftohtë.

Për herë pranë tij jam e do jem
Në mbrëmje dhe mëngjeze
Aromën e tij me dorë e prek
Më kthen frymën e tij në rreze.

Qetë,i ngrohtë,më pëshpërit
Më vesh me blunë e tij të ëmbël
Dhe flas me të si babë e bir
Çdo natë e shoh në ëndërr

Prej tij këshillë kërkoj pa ndjerë
Të më mbrojë nga të marrët
Dhe ai mes meje hyn përherë
Si në rininë e largët.

Ah deti im,si të kanë bërë
Askush stë mbron e stë del zot
Dikur me plazhet sërë sërë
Tani me plehra e me lot.

Të vodhën kripën kaltërsinë
Ca maskarenj e tartakutë
Mes rërës varg pallatet nxijnë
Dhe epshet shfryjnë banda me hajdutë.

Çfarë të bëj unë,të flas me diellin?
Ti derdhë mbi tokë rrezet e nxehta
Këto kohëra veçse përbindsha pjellin
Me trup e mëndje tek kuleta.

Sa shumë më dhimsesh deti im
Çtë bëj më parë për ty
Të shoh dhe shpirti më mërdhin
Të shoh dhe psherëtij

Ti që në shekuj shumë ke parë
Banorë të urtë dhe të këqinj
Por kurrë si këta kaq shumë barbarë
Që mbjellin vetëm zi.

--------------

 

Valter Lazëri

 

-Nga vellimi ‘’SHKRUAR NEPER UDHE’’-
 
KJO MBRËMJE...
 
Mbas dites me shkel syrin hena
Kjo mbremje me beri te  marre!
Trazova gjithe vitet e  lena ,
Mes letrave zverdhur sirtaresh
 
Aty, ti, je dallga e cmendur,
qe vjen me ere plot terbim,
Dhe une nje skemb i goditur,
Me emrin e vjeter -.durim.
 
Te tjera dashuri kaluam...
Te reja, te fresketa rrine prane.
Nga larg, ca kenge zemeruar
Dhe zhurma e dallgeve cale-cale...   
           Usa-1999
 
TRISHTIM
 
Ne dritare vazua
lulethare,
Ne porte dy trendafila
pa jete.
Kalldremi dhe vija
pa uje...
...ne mur vizatuar  rrekeshiu
Larguar!
          Si une dhe shume te tjere.           
               1997
 
THIKAT

 
Te ngulura mbi gjoks i kam,
pa njohur  ende  mire  jeten.
Me dhembin kur dua t`i shkul,
Kur pa dashje them te  verteten.
 
Femij dhe i rritur me to,
I mbajta si briret kaprolli.
I shpuar, i care ky gjoks,
Nje "eh!"ankuar s`e nxorri.
 
U rrita, po plakem me to,
Ne gjunje, jo, kurre, s`me ulen!
Sme dhembin te  gjoksit, qe shoh,
S`duroj, kur pas shpine m`u ngulen.     
                  1997
 
DASHURISË
 
Ne ç`dite te bukur
valle ke lindur
A ç`dite e "lige''
te lindi ty,
kur brenda rron
e s`del nga shpirti
mpleksur ashtu
gjithe "ligesi"?!
.......................
Mpleksur ashtu
gjithe "ligesi",
ne c`dite te  bukur
                             linde ti?!......                          
USA, 2002


 
PO TI Ç’BËHESH?
 
Tek prag i vjeter c`do dite pres...
Lodh gurishtet beje rremuje.
Sekondes syte gjithemon te  mjere:
prape mushkonja,pellgje me uje!
 
Sa larg te dy keshtu u tretem
U pam nje here si per merzi.
Ish kohe puthje per  lejleket,
se s`pruri gje per ne te  dy.
 
Thinjat dhe  vitet na rendojne,
Mbi flok e supe...Ku je ti?!
Shko nje darke tek vat`r e ngrohte,
             Shkruaj te  clodhesh nje poezi.          
                USA-2002
 
TI KUJTOJ
 
Syperlotur tymosur ne cigare,
me te ikur, me the ca fjale:
"S`do te mungojne te ikurit per fare,
do qash te mbeturit gjalle"
 
Dhe keshtu ç`do dite te  kujtoj,
Tymosur tani une me cigare.
Te vdekurit, jane bashke njesoj,
                           te gjallet, nuk di ne ç`livadhe?!                        
 USA 2003
            -------------------------

 

KËNGA E REXHËS

(Versioni origjinal)

 

Nga Demir Krasniqi

 

Oh, para Lidhjes së Prizrenit –
Ngjarje t’ mëdha kanë ndodhë gjithë venit!
N’ Jabllanicë e në Toplicë ,
Kriminelët e Serbisë –
O, s’i lanë ven kund shqiptarisë!

Oh, mbi tetëqind katunde t’ shkreta –
I përzunë prej trojeve t’ veta !
N’ rrugë t’ pa kthime i kanë nisë ,
Vuejtjet e muhaxherisë –
Oh, faqe t’ dhimbshme t’ historisë!

Oh, n’ fshatin Stubëll të Medvegjës –
Herët vdiq , ai baba i Rexhës !
La jetim nji djalë në djep –
Ia kish lanë emnin Rexhep ,
Oh, mbet me nanën për gazep !

Oh, nana e Rexhës , derman s’ pat –
U kthye nuse për kunat !
Kështu zakon , atëherë a kanë –
Mos me e lanë djalin pa nanë ,
Oh, shpi e plang – shkret mos me i lanë!

Oh, mixha i Rexhës , fort ish gëzue –
Me kunatë , që ish martue !
Pa ba darsëm, pa u hargjue ,
Shumë do pare i ka shpëtue ,
O, hisen e vëllaut me e trashëgue!

Oh, kohë e gjatë kështu ka kalue –
Shumë për Rexhën a kujdesue!
U rritë Rexha me u martue –
Nuse t’ mirë i ka fejue ,
Oh, darsëm t’ madhe i ka caktue!

Oh, n’ ditë të darsmës së martesës –
Shumë darsmorë , ju kanë mledhë Rexhës!
Mixha i Rexhës , ish mbërthye ,
I kish hypë dreqi mbi krye –
Oh, po donë Rexhën me e rrëmbye!
Oh, me pishman , darsmën e nisen –
Se tash Rexha , do t’ ma merr hisen!
Sillet mixha , si n’ bela ,
Po banë plan , Rexhën me e vra –
Oh, me ia marrë hisen për vëlla!

- O, hajde Rexhë , o nipi im ,
Me iu qitë kualve ushqim!
Krushqit n’ odë , knojnë kangë të mallit –
Mixha i Rexhës – arushë e malit ,
E vrau Rexhën , n’ grazhd të kalit!

Oh, shpejt u kthye te krushqit mrena –
Ma vranë Rexhën , kualt me shkelma!
Ja la krushqit me bajrak ,
Ja la nusen nër duvak ,
Oh, ja la shkret shpi e konak!

Oh, ja la nanën me duer n’ gji –
E vrau nipin , o, me tradhti!
Vajtojnë zogjtë mbi vorr të djalit –
Mixha i Rexhës , o , ujku i malit ,
Ja la krimin – shkelmave t’ kalit!

Oh, kaluen vjet , kaloi nji shekull –
E vërteta mbeti n’ mjegull!
Për këtë ngjarje të vërtetë ,
Ka kallxue , o, nana e vet –
Oh, ma vrau Rexhën – mixha i vet!

---------------------------------

 

Ese


BASHKIM GJYRIQI, NJË LARGIM I HESHTUR QË NUK E MORËN KRONIKAT

Nga Skënder BUÇPAPAJ

U bë më se një muaj prej kur, papriturepakujtuar, u nda nga jeta artisti i shquar tropojan, miku im që nga rinia jonë e hershme, Bashkim Gjyriqi. Saga e tij, saga e një njeriu të realizuar mund të përmblidhet në fjalët: Pati një jetë jo të gjatë, por pati një jetë të përmbushur. Dhe është një shembull më vete se si një njeri me rol vendimtar në zhvillimet lokale, pamohueshëm e gjen veten të projektuar në rrafshet e vlerave kombëtare.

Bashkim Gjyriqi ishte biri i një familjeje intelektuale nga Kolgecaj. Pak më lart kullës madhështore ku lindi dhe u rrit Bashkimi, do të ishin selitë e vjetra të institucioneve kryesore të rrethit të Tropojës, pak më poshtë asaj kulle do të ishin selitë e reja të këtyre institcioneve. Pra, kulla do të ishte në qendër të qendrës së qytetit Bajram Curri, i cili që nga mesi i viteve Pesëdhjetë do të ishte qendra e rrethit të Tropojës. Dhe në qytetin e ri do të vinin zyrtarët e parë të rrethit, shumë prej tyre tropojanë. Në këto rrethana, familja e Bashkimit do të kishte ndikim themelues në mënyrën e re të jetës qytetëse në Bajram Curri.

Fare pak më lart kullës malësore të Bashkimit ndodheshin edhe blirët e Kolgecajve, më vonë blirët e Bajram Currit. Ishin një mrekulli i vërtetë e natyrës, jo vetëm të rrallë, por edhe të papërsëritshëm. Në çdo stinë ata i jepnin hije, hijeshi e madhështi qytetit. Aty liheshin të gjitha takimet me miqtë nga anët e anëve, aty shkrepeshin gati qind për qind të të gjitha fotografive që mbaheshin kujtim për jetë. Aty drejtoheshin së pari e së fundmi kamerat e fotoreporterëve dhe të kineastëve ngado që vinin. Në vitet Shtatëdhjetë, në kohën kur po ndërtohej Hidrocentrali i Fierzës, nga transformimet që ndodhen në qytetin Bajram Curri, të parët që e pësuan, ishin blirët. Pa ata, njëherë e mirë, qyteti do të mbetej pa identitet. Dhe, sado që u rrit, as në kulmin e lulëzimit të tij, qyteti i Bajram Currit asnjëherë nuk arriti të ketë shtrirjen e fshatit Kolgecaj, ku ai zuri vend, asnjëherë nuk arriti të sfidojë bukuritë e këtij fshati në rrëzë të Malit të Hekurave, pranë pyjeve të gështenjave dhe jo larg njërës prej nyjave të rrjedhës së Valbonës. Fatin e blirëve e pati edhe kulla malësore ku u lind dhe u rrit Bashkimi. Me motrën, prindërit, nusen tiranase dhe fëmijët e tij Bashkimi u vendos në një apartament me tri dhoma e një guzhinë, diku pranë hotelit "Ndërtuesi", tek zona e quajtur Lloçi.

Bashkimi kishte mbaruar Institutin e Lartë të Arteve dhe ishte emëruar shef i muzikës në Shtëpinë e Kulturës të rrethit. Ishte kompozitor, instrumentist - në fizarmonikë dhe piano, ishte orkestrues (aranzhues), ishte drejtues orkestre, organizator i festivaleve dhe veprimtarive të tjera krahinore, ishte mësimdhënës i muzikës në shkollën e qytetit, drejtues i rretheve muzikore jashtëshkollore, pjesëmarrës nëpër juritë e ndryshme etj.. Ishte një talent i njohur dhe i respektuar nga nxënësit, kolegët vendës, por edhe nga profesorët dhe kolegët që vinin nga Tirana apo Shkodra.
Falë rolit të veçantë të Bashkimit do të kishim muzikën e re qytetare, pra këngën, vallen, muzikën orkestrale qytetare tropojane. Mbi sfondin e traditës së përfaqësuar nga artistë të tillë të mëdhenj si Isuf Halili, Murat Alia, Zef Avdia, Riza Zymeri, vëllezërit Bajra etj. etj. do të lartoheshin artistë të mëdhenj të përmasave kombëtare si këngëtarët Fatime Sokoli, Shkëlzen Zalli, Gëzim Nikaj, Fatmira Breçani etj., koreografët e kërcimtarët Skënder Haklaj, Deli Metaliaj etj. Mbi traditën e re të ndërtuar nga Bashkimi, do të vinin kompozitorë si Kolë Susaj dhe Skënder Dozhlani. Ansambli "Valbona" e më vonë ansambli "Dardania" do të kishin famë jo vetëm kombëtare, por edhe ndërkombëtare, duke çuar peshë jo vetëm skenat e Shqipërisë e të Kosovës së asaj kohe, por edhe skenat ndërkombëtare.

Pa zmadhuar gjë, mund të them se më shumë se nëntëdhjetë për qind e repertorit të këtyre ansambleve tropojane do të merrej nga Ansambli Shtetëror i Këngëve dhe i Valleve, do të luhej nga artistët më të mëdhenj të Shqipërisë, prej tyre do të frymëzoheshin Panajot Kanaçi, Besim Zekthi, Agron Aliaj etj.. Kostumet tropojane do të zbukuronin trupën profesioniste të këtij ansambli. Pjesët muzikore orekstrale tropojane do të ishin bazë e krijimeve të hatashme të kompozitorëve të mëdhenj shqiptarë, sidomos atyre shkodranë si Tish Daija, Çesk Zadeja, Ramadan Sokoli etj.. Ariet muzikore mbi këngët popullore tropojane do të bëheshin pjesë e repertorit të artistëve tanë të operas. Dhe njeriu i parë me të cilin këshilloheshin në Tropojë krijuesit nga kryeqyteti ishte pikërisht Bashkimi.

Një pjesë e konsiderueshme e këtyre repertorëve kishin në zanafillë sidomos krijimtarinë e Bashkimit dhe të kolegëve të tij më të vonë tropojanë. Nuk do të arinte të kishte këngë në Festivalin e Këngës në Radiotelevizion, por pati në veprimtari të tjera qendrore, lëvroi këngën për fëmijë dhe arriti të marrë edhe çmime në Festivalin e Fëmijëve në Shkodër, ku madje, siç kujtojnë edhe sot në Tropojë, çmimin e parë e shkëmbeu me një piano për Shtëpinë e Kulturës në Bajram Curri. Bashkimi do të kishte edhe një rol episodik në filmin "Rrugë të bardha" me skenar të Vath Koreshit e regji të Viktor Gjikës, ku një nga rolet kryesore e luante tropojani Sali Doçi, aktor me talent të veçantë, por të ndërprerë nga sëmundja e rëndë dhe pastaj nga vdekja.

Liceu artistik "Jordan Misja" në Tiranë, liceu artistik "Prenk Jakova" në Shkodër, shkollat e tjera muzikore në vend, Instituti i Lartë i Arteve (sot Akademia) do të vërshoheshin sidomos që nga vitet Shtatëdhjetë prej talenteve të reja tropojane. Ata ishin nxënës të Bashkimit, ishin pjesëmarrës të rretheve jashtëshkollore, ishin të zbuluar nga Bashkimi, sepse tek ai paraqiteshin së pari të gjithë ata që mendonin se, po t'iu jepte sigurinë Bashkimi, ata do të kishin sukses në konkurrimet. Duke parë tek Bashkimi njeriun e drejtë dhe plotësisht të besueshëm, prindërit i dërgonin tek ai fëmijët e tyre pa ngurimin më të vogël dhe me kënaqësinë më të madhe. Këta të gjithë sot kanë zënë vend në jetë, jo pak prej tyre duke u shquar në skenat kombëtare dhe ato ndërkombëtare.

PIKËTAKIMET ME FATIN

Çështja e fatit është e përcaktuar nga pikëtakimet me të: nëse je ti i vonuar apo nëse fati është i vonuar, atëherë fatin tënd e rrëmben tjetërkush. Nëse ti dhe fati jeni të njëkohshëm në pikëtakim, atëherë mund të thuhet me plot gojën se të ka buzëqeshur fati. Kështu do të thoshte në një nga përsiatjet e tij të shumta (ose të ashtuquajturat "Këshilla për lumturinë") me të cilat stërviste mendjen e tij të madhe Arthur Schopenhauer, i njohur ndryshe si "filozof i pesimizmit".

Miku im i vjetër, Bashkim Gjyriqi, duket se më së shpeshti nuk ka munguar në pikëtakimet me fatin. Dhe anasjelltas. Do të ishte, pra, i përmbushur si krijues, do të ishte i përmbushur edhe si familjar. Do të përballonte me burrëri, në fillim të viteve Tetëdhjetë, vdekjen e prindërve njëri pas tjetrit brenda dy ditësh, pastaj vdekjen aksidentale të djalit të madh. Dhe do t'iu përkushtohej me sukses të plotë rritjes dhe shkollimit të fëmijëve, sekush prej tyre më i talentuar, kryesisht në muzikë, se tjetri. Pastaj do të përjetonte ardhjen në jetë të nipave dhe të mbesave dhe rolin gjithnjë në rritje të babait e të gjyshit.

Në kushtet kur vajzat do të ndërtonin jetën e tyre e të familjeve të tyre jashtë vendit, kur Shqipëria do të lëkundej me rrënjë e më degë anembanë, Bashkimi prej disa vitesh do të vendosej me shtëpi në kryeqytet. Kështu do të shkëputej nga veprimtaria aktive krijuese dhe do të merrej me mbarëvajtjen e familjes amë e të familjeve të reja. Pa i shkëputur asnjëherë lidhjet me Tropojën dhe me miqtë, të afërmit e kolegët, të shpërndarë tashmë, pikë e pesë, gjithandej rruzullit tokësor. Pastaj do të pajtohej edhe me jetën e pensionistit, të orareve të kafeve me shokët në shtëpi apo nëpër lokalet e kryeqytetit. Dhe do të parapëlqente rolin e ri të të qenit në qendër të gëzimeve të panumërta familjare.

"Lumturia iu përket atyre që i mjaftojnë vetvetes, atyre që kanë botë të pasur vetjake," thoshte dikur Aristoteli. "...Njeriu i pajisur me botë të pasur shpirtërore, shtonte Schopenhaueri, është i ngjashëm me dhomën e ndritshme, të ngrohtë dhe të gëzuar të përgatitur për Krishtlindje në mes të borës dhe akullit të natës së dhjetorit." Pa mbetur jashtë atmosferës së xhunglës rrethuese, aq të rrëmujëshme e plot me të papritura shpeshherë nga më rrënqethëset, Bashkimi parapëlqente të jetë larg bujës e zhurmës, larg mediave, larg kronikave.

Me Bashkimin jemi njohur në rininë tonë të hershme, prej atëherë jemi miq, pa i shkëputur asnjëherë komunikimet. Madje, edhe udhëtimin e fundit që e kam bërë në Tropojë, nëpër Grykën e Dragobisë, në verën e vitit 1995, pra plot shtatëmbëdhjetë vjet më parë, deri tek kroi i Fushës së Gjesë, ku edhe kemi drekuar, e kemi bërë bashkë. Ndërsa vitet e fundit i kishim shpeshtuar ato nëpërmjet rrjetit "fb". Aty edhe kemi sjellë kujtimet tona, kemi diskutuar e kemi debatuar. Nga të gjithë miqtë realë dhe nga të gjithë miqtë virtualë, Bashkimi ishte më i kënaquri ose, të paktën, ndër më të kënaqurit me jetën. Informacione që merrja nga mediat, qoftë edhe ato sociale, i verifikoja më së miri pikërisht në bisedat me Bashkimin. Ndodhte që unë këmbëngulja, në kërkim të argumenteve më bindëse, dhe atëherë Bashkimi më kthehej: "Skënder, jam Bashkimi." Ose: "Ej, Skënder, po flet me mua." Ngulmonte të përbetohesha se, sa të shkoj në Tiranë, do të shkoj tek shtëpia e tij. Dhe, shpesh, kur i dilja në bisedë, më përgjigjej: "Skënder, je në Tiranë? Ke ardhur në Tiranë?"

Kënaqësitë e gëzimet i ndante tashmë edhe me miqtë e "fb". Dhe kur, kohë më parë, njoftonte se ishte bërë gjysh për të satën herë, atij i pëlqente tek i shkruaja: "Bashkim je një patriark i vërtetë, por je një patriark modern. Je gjysh dhe do të bëhesh stërgjysh e katërgjysh." Dhe gjithnjë e më shumë, Bashkimi do të mësohej e do ta përkryente rolin e tij në pult, duke komunikuar në Skype e në "fb" dhe duke shpërndarë këshillat e babait e të gjyshit, të mikut e të kolegut më me përvojë, të dashamirit të çiltër e të besueshëm e të mirëpritur.

Bashkimi ishte ndër më aktivët në "fb", postonte pjesë muzikore kryevepra klasike e të modernitetit, i shoqëronte me komente. Bënte komente pa përtuar në postimet e miqve, të gjitha ishin profesionale, të gjitha hapnin horizont tek bashkëbiseduesit në fushën e muzikës. Pa dyshim, largimi i Bashkimit është një humbje edhe për miqtë e "fb".

Në komunikimet tona në "fb" Bashkimit i pëlqente të sillte kujtimet tona të dikurshme. Kënaqej pa masë kur i flisja për imtësi të atyre kohëve. Sidomos në ekspeditat foklorike që kemi bërë në zona të ndryshme të Tropojës, ne e kalonim rrugën duke luajtur me rima. Gjenim rima sa më të vështira dhe ua kalonim radhën shokëve. Kur gjenim rima befasuese, atëherë i pari që shpërthente në të qeshura të fuqishme, ishte Bashkimi. Kështu bënte edhe kur ia kujtoja pas dhjetëra vitesh.

Një ndër hobet e Bashkimit ishte edhe peshkimi. Grepin e peshkimit e merrte me vete edhe në udhëtime. Kur punoja në Babinë, por sidomos kur punoja në kabinetin pedagogjik më merrte për peshkim në Valbonë, sipër Urës së Kolgecajve. Ai peshkonte trofta dhe unë i bëja rima. Kur nuk kishte sukses, edhe rimat ishin të varfëra. Kur kishte sukses, rimat ishin të larmishme. Të gatuara në një tepsi të madhe për një familje aq të madhe dhe për mikun e shtëpisë, troftat e Valbonës ishin një mrekulli nga më të papërsëritshmet.

 

I PAHARRUAR NGA MIQTË DHE KOLEGËT

 

"Nuk ka shok më të keq për njeriun se shpirti. Të lë në baltë kur më së paku e pret," shkruante në ngushëllimin e vet për Bashkimin një mik.
Pak ditë para largimit nga jeta, Bashkimi shkëmbente në faqen e tij në "fb" me kryetarin e Klubit të Shkrimtarëve të Tropojës Lulzim Logu këto mesazhe: "Përshëndetje! Sot mora në duar librin me poezi të vajzes, Naida, gëzohem që një tjetër emër femëror i shtohet poezisë tropojane, i uroj asaj rruge të mbarë në këtë pasion të bukur si dhe ju shëndet dhe mbarësi si një suport i madh për fëmijët tuaj. Edhe në emër të Klubit të Shkrimtarëve dhe Artistëve të Tropojës, të cilin e drejtoj, i uroj mirëseardhje në mesin e krijuesve tropojanë dhe jemi të hapur për një promovim të këtij libri këtu në qytetin e saj të lindjes. Me respekt, Lulzimi Logu,Tropojë." - "Bashkim Gjyriqi: Flm Lulzim për fjalët e mira dhe të ngrohta. Do vij në B.Curri dhe unë dhe Naida për festën e Tropojës dhe e bisedojmë aty propozimin tënd për promovimin e librit. Me konsideratën më të lartë për ty.Tung."

Bashkimi nuk e mbajti dot fjalën. Nuk shkoi dot në Festën e Tropojës që mbahej pas pak ditësh në Valbonën piktoreske. Dhe largimi i tij do të përjetohej rëndë edhe nga kjo simbolikë.

"Më gozhdoi e më hidhëroi pamase vdekja e papritur e Bashkim Gjyriqit që e kam njohur tash 50 vjet. Kemi punuar së bashku në Shtëpinë e Kulturës e më vonë në Drejtorinë Kulturore të Tropojës. Ai e njihte mirë kulturën dhe artin. Ishte kompozitor me arritje cilësore. Njeri i çiltër dhe fisnik. Për të është e nevojshme të shkruhet shumë më tepër. Ngushëllime familjes dhe gjithë të afërmëve të Bashkim Gjyriqit," shkruante ish kolegu e ish shefi i Bashkimit, Marash Mëhilli, në ngushëllimin e tij.

Ndërsa Ramiz Lushaj, Drejtor i Qendrës së Studimeve Amerikano-Britanike, shprehej në mënyrë poetike: "Iku kaq shpejt e papritun Bashkimi i qytetit te Alpeve, i kangës tropojane, i brezave artistë tue na lanë dhimbje e mos-harresë. JETOI ME EMNIN E VET, KRIJOI EMNIN E VET, E LA EMNIN E VET. Si për koincidencë para 23 orësh iu nis një foto me rrugën drejt Qytetit të Alpeve - atje ku lindi, aty ku do i bahen homazhe, te vendi i prehjes së përjetshme. Së fundit një like e bani për Shqipërinë Etnike, një vlerësim mirënjohjeje për Fatime Sokolin, një falmeshendete me Lulzim Logun për të marrë pjesë në "Festa e Tropojës" e promovim të librit të vajzës, Naidës. Në një festival kombëtar të fëmijëve në Shkodër e fitoi çmimin e parë me kangën e tij, po dikush i pushtetshëm iu lut t'ia linte radha-vendin një tjetri... dhe i premtoi t'i bante ndere. Çka lypi i miri Bashkim: një piano për Tropojën... Sot kanga e vallja tropojane janë në piedestal të kohës: aty e ka emrin e vendin e vet edhe Bashkim Gjyriqi, që kurrë nuk kërkoi lavdi veçse qetësi, krenari, miqësi. Po e përcjellim me lotë dhe do të vijë me kangë. Në vendlindje po e ban rrugëtimin e fundit... të qoftë i lehtë dheu i tokës ku u rrite e të rriti, të qofte i përjetshëm kujtimi e vepra, t'u ndrittë emni në breza të gjakut, të pragut, të Malësisë së Mirë, të Veriut Shqiptar, të Shqipërisë Etnike!"

"Ngushëllime të thella familjarëve të mikut tonë të paharruar. Bashkim Gjyriqi ishe një artist dhe një mik i mirë. Kafen e mbrame me të e kam pirë vetëm para pak javësh. Do t'më mungojë," shkruante poeti Jaho Margjeka.

Ndërsa kolegu i një kohe të gjatë, kompozitori Kol Susaj shprehej: "Më pikëlloi MË PIKËLLOI lajmi i ndarjes nga jeta të kolegut, shokut e mikut tim të paharruar Bashkim Gjyriqi. Ngushëllimet e mia për familjen, të afërmit, shokët e miqtë e shumtë në Shqipëri e jashtë saj, por në veçanti për artistët Tropojanë. EMRI, Jeta dhe kontributi i tij në fushën e artit e muzikës do të jetojnë sot e mot..... ! I PËRJETSHËM KUJTIMI I TIJ !"
Nga komuniteti i fejsbuksave do të sillte ngushëllimet e tij një nga më aktivët e tyre, Ilir Seci: "Sapo mësova një lajm të hidhur, miku ynë në jetë dhe FB Bashkim Gjyriqi qenka ndarë nga jeta! Një humbje e rëndë për familjen dhe të afërmit e tij, një humbje e rëndë për të gjithë ata që e njohën nga afër edhe patën fatin ta keneëmik, një qytetar i denjë i Tropojës që sot la një vend bosh mes nesh! Ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe të afërmëve! Gjithmonë do kujtohesh miku ynë i përbashkët, gjithmonë do e hapim FB me shpresën se dita jonë do plotësohet me një koment tuajin ashtu si i bënit vetëm ju!"

Tropoja ka nxjerrë plot Artistë të Popullit, Artistë të Merituar, Mjeshtra të Mëdhenj e të tjerë artistë me tituj të lartë. Në mesin e tyre, ndonëse pa asnjë titull apo dekoratë, qëndron shumë lart Bashkimi Gjyriqi, pa rolin e të cilit nuk mund të kuptohet jeta kulturore e Tropojës për disa dhjetëvjeçarë.

-------------------

Prishtinë

– Përfaqësues të shqiptarëve të Luginës së Preshevës kërkojnë që në 100-vjetorin e themelimit të shtetit shqiptar, të zgjidhet përfundimisht çështja e tyre dhe tri komunat shqiptare të mbetura në Serbi t’i bashkohen Kosovës.
Këtë synim ata mendojnë ta arrijnë duke u bërë pjesë e delegacionit kosovar në bisedimet e ardhshme në mes Kosovës dhe Serbisë të planifikuara të fillojnë në vjeshtë.
Kryetari i Kuvendit të Komunal të Bujanocit, Jonuz Musliu, vlerëson se pjesëmarrja e përfaqësuesve të asaj ane do ta ndihmonte delegacionin kosovar.
“Përfaqësuesit e popullit në këtë pjesë duhet të jenë pjesë në bisedime dhe ne kërkojmë që të jemi pjesë e delegacionit të Kosovës. Dhe natyrisht se ne do të ishim krah i fortë i zgjidhjes së problemit politik të Preshevës, Medvegjës e Bujanovcit”, ka deklaruar për “Kohën Ditore”, kryetari Musliu.
Ai thotë se në këtë vit kur shteti shqiptar kremton 100-vjetorin e themelimit të tij, çështja e shqiptarëve të Luginës duhet të zgjidhet dhe se tri komunat shqiptare duhet t’i bashkohen Kosovës.
Kërkesën e Musliut për të qenë pjesë e delegacionit kosovar në bisedimet Prishtinë - Beograd, e përkrah edhe kryetari i shoqatës “Vatra”, nga Lugina, Sejdulla Kadriu.

www.voal-online.ch

-------------------------------

 

Barcelona në Vlorë për 100-vjetorin?

 

Një lajm që pritet të ngjallëe shumë reagime, dhe pse jo nostalgji tek tifozët shqiptarë. Në kuadrin e 100-vjetorit, nga qyteti i Flamurit, Vlora, duket të vijë një dhuratë e madhe për sportëdashësit vlonjat dhe të të gjithë Shqipërisë.

 

Të mërkurën në mesditë përfaqësues të klubit të Barcelonës, kanë vëzhguar ambientet e stadiumit Flamurtari. Ky stadium është rikonstruktuar dhe në këtë sezon do të ketë mundësinë të zhvillojë edhe ndeshje në mbrëmje nën ndriçimin e prozhektorëve.

Inspektimi i zyrtarëve të klubit katalanas duket se ka të bëjë me një ndeshje miqësore që për momentin duket ende si pjesë e imagjinatës, ajo mes vendasve të Flamurtarit dhe Barcelonës së madhe, raporton TCH.

Duket se ata pas vizitës i kanë konsideruar ambientet e brendshme të stadiumit si normale për akomodimin, për 90 minuta, të  një prej klubeve më të mëdha europiane dhe më spektakolare të momentit si Barcelona e Lionel Mesit.

Ngjan si një ëndërr, por përfaqësuesit e Barcelonës patën në një takim me kryetarin e Bashkisë së Vlorës dhe njëkohësisht presidentin e Flamurtarit, Shpëtim Gjika, me të cilin diskutuan rreth mundësisë së zhvillimit të kësaj ndeshjeje historike.

Shpresat në ambientin vlonjat janë shumë të mëdha që një gjë e tillë të realizohet, megjithatë, ende nuk ka një konfirmim zyrtar. Nëse vërtetë ndodh realizimi i një ndeshjeje të tille, ajo do të realizohet brenda muajit nëntor, në kuadër të festimeve të 100-vjetorit tonë të Pavarësisë, në qytetin e Pavarësisë.

 

PRIMO SHLLAKU: Kadare e Agolli dëmtuan psikën shoqnore në diktaturë

Kjo intervistë me shumë pyetje, ngacmuese dhe të drejtpërdrejta, (jo pa qëllim) zbërthen një poet të veçantë, i cili kohën e diktaturës e kaloi, brenda dhe thellë letërsisë, por jashtë botimeve. Gjykimet e këtij poeti, i ngjajnë një skaneri të letërsisë tonë të realizmit socialist, që është i ndryshëm nga ai që bëhet ende sot, 20 vite pas rrëzimti të diktaturës. Ndryshimi këtë herë është këndi i shikimit, që na ofron Primo Shllaku, mbase një gjykim të pamëshirshëm për disa, por shumë të qartë për një pjesë tjetër.

Primo jeta juaj nisi në dikturë dhe rinia kulmoi në kohën më të errët që mund të ekzistonte për një poet. A të është dridhur dora kur shkruaje vargje jashtë skemës së realizmit socialist? Si ishte bota juaj krijuese?

Na ishim njerz të epokës së diktaturës. Kishim lé dhe ishim rritë gjatë saj. Na rriteshim si njerz dhe ajo rritej si diktaturë. Ktu duhet të ketë ndodhë edhe ndamja e jonë prej saj. Unë e di se kam të përbashkët me jetën e diktaturës vetëm pjesën e pavetdishme të jetës sime.

Në mjedisin tim familjar shum prej të mdhejve merreshin me shkrime, ose, të paktën, shifeshin të tretun ose të vetmuem para librash të stërpërdorun dhe letrash të bardha të pazana fill. Prindët e mi në kuptimin mâ të gjanë se natyralë merreshin me shkrime. Unë nuk kisha se si të delja poçar ose bari.

Megjithatê koha ishte e vështirë, por poetikisht dhe artistikisht ishte shum interesante, por aq interesante sa mos me dëshirue me ia pà bojën për 1000 vjet. Jeta jonë ishte kontradiktore. Objektivisht ajo ishte interesante, sepse e kishte harlisë sfidën personale të secilit. Subjektivisht secili prej nesh i bante llogaritë me nji diçka edhe mâ të keqe simbas postulatit se "ka keq e mâ keq". Unë ende mendoj se nuk ka mâ keq se me mendue se "ka keq e mâ keq". Brêzi ynë bani nji kompromis fatal me fatkeqsinë dhe të keqen. Dhe mbeti i shenuem me tê përjetë. Të pakët mund të jenë ata që patën nji ringjallje. Pak e aspak. Bile nëse ka ndonji, atë as që e njofim ndopak, kaq i thellë e intim âsht procesi dhe akti i ekspiacionit. Të gjitha ata që ndrruen flamuj dhe melodi mbas 90-ës janë racë xhonglerësh të lemë për cirk e për panaire. Unë mos paça punë me ta. As edhe me mâ të mirin, as edhe me mâ të famshmin.

Jo, nuk m'âsht dridhë dora. Asnji nuk mund të mendonte se ishte tue bâ nji akt trimosh. Thjesht njeriu ndjente se po ndiqte hyllin e vet dhe besojmat e veta. Në rini âsht patetike me qenë kundër rrymës. Të jesh konformist në rini don me thanë me pasë lé tri herë i vdekun, me qenë i gatuem prej balte dhe me iu pasë afrue artit jo për qëllimet e tij specifike e si vokacion. Por ktu ka shum të bâjë edhe origjina dhe back groundi i afërt i individit. Nji pjesë e madhe e çetës artistike e letrare u afruen me letërsinë për të shpëtue prej jetës në fshat dhe prej bujqsisë. Me lé në fshat nuk ka asgjâ të keqe. Por ata t'ia sillnin shpinën vendlindjes së tyne mbasi të ishin bâ poetë e shkrimtarë dhe jo për t'u bâ poetë e shkrimtarë. Sjellja me lehtësi e shpinës ndaj vendlindjes ka qenë fatale për shum të tillë. Rasti mâ flagrant dhe i bujshëm âsht ai i Martin Camajt. Por ai e përktheu në poezi "tradhtinë" e tij ndaj origjinës. Të tjerët, në rastin mâ të mirë, e kthyen në propagandë që vendin që lanë ata, ta zenin disa të tjerë simbas nji ligji të mbrapshtë të shtetit të atëhershëm.

Unë nuk shkrueja mbrenda skemës, por edhe as jashtë skemës. Unë thjesht kam shkrue e shkruej. Mbasi e mbaroj shkrimin herë-herë më duket se e marr vesht se çfarë kam shkrue, kundër apo pro rrymës. Në art nuk mund të jetosh tue ecë alla deriva (kur të merr rryma). Tek na të gjithë që kanë shkue me rrymën janë në pupa si sot, si atëherë. Pra për letrat shqipe faqja nuk u ndrrue. Thjesht kemi h? edhe na që, në kohën kur ata "shinin" e banin ligjin, regjimi nuk do na ndrronte për mish dashi. Tashti na kanë pshtjellë me nji tis indiference dhe shpërnjoftje a thue se ende pritet që na të zbarkojmë në pistën e letrave shqipe.

Po riciklohen emna e po ripropozohen modele të kohës së diktaturës. Sistemi piramidal i vlerave nuk ka ndër mend me u çmontue. Disa po bajnë presing të fortë që të mbeten në pjacë. Dhe po mbeten me nji mijë e nji stratagjema në nji kohë kur vepra e tyne ronitet prej trashendencës së Kohës e të ndrrimit të brêzave. E kuptoj sesa e tmerrshme âsht me të vdekë vepra tue qenë autori gjallë. E krahasoj me dhimbjen për humbjen e nji fmije. Por nuk kam respekt për ket lloj dhimbje sepse askush nuk u ka faj sesi ata e jetuen jetën e tyne. Ky agresivitet, ky fodullëk, ky zell me mbetë në kambë tue pasë për patericë nji vepër të shkallmueme prej verdiktit të kohës, flet për disa njerz, të nji lloji të veçantë e të nji gjeografie të veçantë.

A njihnit dhe si e njihnit ju aktivitetin e Lidhjes së Shkrimtarëve, privilegjet që shkrimtarët vilnin prej saj dhe dënimet që inicioheshin aty?

Lidhja e Shkrimtarëve ishte nji dublikatë e institucioneve mâ eprore të kohës. Nji dublikatë në miniaturë, kuptohet, por me të njajtat struktura, organizime, instinkte e reflekse. Shkrimtarët zyrtarë që shkruenin për organizmat e shtetit trajtoheshin mirë, gzonin prestigj publik dhe merrnin edhe honorare e mbaheshin me leje krijimtarie. Shteti e paguente shtrêjtë artin zyrtar dhe propagandën që ai kishte marrë përsipër. Shkrimtarët kishin privilegje relative. Ata merrnin nga nji rrogë tue u marrë me letërsi dhe me krijimtari. Thjesht nuk kishin detyrimin me u paraqitë diku në nji vendpunim, shkollë, institucion a ndërmarrje prodhimi. I shpëtonin orareve dhe mbikqyrjes së displinës. Kaq, të tjerat ishin uniforme për të gjithë nënshtetasit e Republikës së Dytë dhe të Tretë. Ndërmarrjet, ndër to edhe Lidhja e Shkrimtarëve e Artistëve, ishin vendi ku fitoje bukën, kaloje jetën, rininë, burrninë dhe, me raste, edhe nji hurb pleqnie. Por që të plakeshe aty duhet të ishe me fat ose me lidhje vertikale. Përndryshe rruga ishte plot me të paprituna, guma, stërkambca, tradhti, zili, thashetheme e deri spiunime. Dhe kto të gjitha i ndodhnin atyne që ditë e natë mendonin si e si me ia shpërblye sa mâ mirë shtetit që i kishte bâ poetë dhe shkrimtarë. Edhe në sektorin e artit shteti flijonte kurbanë periodikë sikurse në fushën e egër të politikës ku kurbanët ishin deterrentët e mbajtësit në kambë të nji psikoze lufte të pafund.

A e lexoje letërsinë që botohej aso kohe?

Për nji kohë të gjatë lexoja rregullisht. Kjo për dy arsye. Si njeri i shkrimeve doja me përkitë diku, me qenë diku nëpërmjet të qenit me dikë, i dikujt, i ngjashëm ose vazhdues i dikujt. E kam pasë ndie qysh krejt herët se letërsia jonë ishte nji letërsi atipike, asnji nuk i përngjiste asnjenit, nuk kishim shkollë të mirëfilltë artistike, frymë të përbashkët. Shkrimtarët shqiptarë nuk kishin nji plazëm të përbashkët, me përjashtim të Rilindjes. Por edhe ajo nëmos... Shkrimtarët e RS i lidhte direktiva ideologjike dhe ndërhymja e shtetit në detaje të krijimtarisë. Leximet e mia ishin mâ i bukri zhgënjim. Letërsia funksionale që shkruhej aso kohe ndër ne ishte uniforme, servile, e nënshtrueme, pa ide të reja dhe frigaçe. Rezultati i saj mbi çdo vetdijë të lirë a që priret kah liria e mvetësia: neveri.

E dyta âsht se unë kam qenë msues letërsie dhe detyrimisht duhej të përditsoja nxansit me produktin mâ të ri të kohës. Leximi i asaj letërsie ishte nji torturë në vete. Unë them se edhe nxansit nuk kishin nji interes për tê. Ajo letërsi nuk ngjallte asnji kureshtje. Temat e ndotuna me ideologji dhe "aktualitet" ishin të amshta dhe diheshin pa u lexue. Letërsia nuk e msonte njeriun si me jetue, por si me sakrifikue e si me jetue mâ pak e mâ keq. Personazhet ishin kthye në shejtorë e shkrimtarët në klerike, edhe pse ndër ne kndonte solo e në mi settima ateizmi mâ xhahil.

Çfarë misioni kishte sipas juash letërsia e Realizmit Socialist? Çfarë ndikimi pati tek lexuesit e kohës?

Kjo letërsi nuk kishte asnji mision artistik. Shum-shum mund të themi se kishte nji mision dublikimi të propagandës. Vetdija djallzore e regjimit e kishte të kjartë se deri në ç'masë privohej kjo shoqni prej të mirave që sjell zhvillimi. Dhe, ngaqë shteti nuk kishte mundsi dhe nuk donte që kjo shoqni të kalonte nji lloj limiti zhvillimi, letërsia e artet hymnizonin punën, klasën puntore, fshatarsinë dhe çdolloj besnikie që jepej e merrej pa shpërblim.

Lexuesi i inicuem e përbuzte ket lloj letërsie. Kurse të tjerët që e merrnin dhe formoheshin prej saj direkt nëpërmjet shkollës, unë them se kanë qenë nën ndikimin e saj. Ky ndikim ose i ngurtsonte njerzit dhe i kthente në robotë, në njerz të konfeksionuem e me personalitet të përsëritun, ose i fanatizonte ata dhe i kthente në gardianë besnikë të regjimit të cilët, përmes gradimeve të herëmbasherëshme, e kishin kuptue se mâ shum i shifej hajri dorëheqjes nga liria sesa lirisë vetë.

Cila ishte vepra më e urryer për ju në atë kohë? Po sot?

Unë nuk urrej zakonisht. Urrejtja âsht ndjenjë e njerzve të dështuem ose pa edukim. Urrej diktaturën dhe diktatorin, por edhe ata me kusht. Po të më kthejnë edhe njiherë moshën e rinisë, i fali dhe s'kam punë me ta. Përndryshe nuk kam asnji oreks me ndigjue pinjojtë e diktaturës që kanë luksin me qëmtue e me sajue lista të imta të të mirave që kishte diktatura. Diktatura âsht e keqja mâ e madhe që mundet me i ndodhë nji shoqnie. Edhe kur dikush ka qenë produkt i diktaturës, i privilegjuemi i saj dhe marrsi i favoreve prej saj, në nji moment e ban bilancin se diktaturat, kur mbarojnë me të shpallunit si anmiq, nuk qetsohen dhe nuk kthehen në engjëlltura. Ata i vazhdojnë gostitë e tyne kanibale me mishin e të vetëve dhe se askush nuk e ka imunitetin mos me ra nji ditë në kusi dhe me u servirë në nji pjatë.

Mjerisht shum njerz te na nuk janë zgjue ende dhe mbajnë mend të mirat e diktaturës. Sidomos të mirën e nji lloj hegjemonizmi dinak që kujton se ka lé me qenë i parë dhe me sundue pa dallim. Kjo mendsi e egër shpesh e ka nda shoqninë tonë në dysh dhe ka pasë edhe përvijime gjeografike.

Çfarë përfaqëson për letërsinë shqipe ajo që e quajnë letërsia e shërbestarëve?

Mâ parë duhet të shpallen zyrtarisht emnat dhe veprat e atyne që me të drejtë ju po i quekeni shërbestarë. Unë i di se kush janë dhe janë pikrisht ata që nuk interesohen fare për mue. Ky âsht edhe shkaku për të cilin i njof, bile edhe me emna. Problemi âsht se janë shum dhe ata lobojnë, mblidhen bashkë rreth mkatit të përbashkët dhe saldohen fort. Ashtu i pafsha të salduem rreth mkatit artistik e estetik. Se ashtu janë edhe më dallueshëm për atë çka i kanë bâ vetes dhe shoqnisë shqiptare në nji kohë shum delikate të formimit të saj.

Ajo nuk âsht letërsi mâ. Ajo âsht rrzue si gardh i kalbun dhe e ka humbë betejën e rileximit. Nuk e lexon mâ askush. Shoqnia shqiptare shef nga Europa si nji model edhe i letërsisë edhe i arteve në përleshje me sfidat e përparimit. Ata nuk lexohen dhe nuk harren. Janë arkivue historikisht si vlera të nji eksperimenti me shum të padituna e me shum të panjoftuna. Kjo letërsi përfaqson nji iluzion historik dhe nji ravgim shpirtnor me shum rrënim e shum dam.

Cili është shkrimtari që e udhëheq këtë grup, sipas mendimit tuaj?

Kuptohet që kur flasim për iluzione dhe për dame të randa të psikes shoqnore të shqiptarëve në diktaturë, nuk e kam aspak fjalën për Sotir Andonin dhe "Kandilin" e tij "të shuar". Kadare e Agolli janë korifejt e letërsisë së socializmit e të diktaturës. Ata kanë sundue me shkëlqim qiellin e letrave shqipe dhe kanë lidhë e kanë zgjidhë. Kanë krijue tendencën dhe kanë ushqye me mija fmijë me dashuni për Partinë e diktaturës dhe për Enverin, diktatorin e Partisë. Nëse ka sot njerz që vërtet e shikojnë me nostalgji at regjim dhe atë sistem, padyshim se nji vend të pamohueshëm formimin e tyne prej fanatikësh kanë edhe kta autorë që, me panegjiriket e tyne, i hoqën breroren Zotit të qiellit dhe ia vendosën mbi kokë nji vagabondi të vjetëve 30-40. Ideologjia e kohës e rafinueme me teknikat letrare e "frymzimin " e vetvetishëm të ktyne autorëve kanë zanë vendin e edukimit delikat qytetar e njerzor në vetdijet e qinda mija shqiptarëve që rriteshin e që me detyrim ua msonin përmendsh vargjet si të ishin ato sure të Kuranit ose parabola të Ungjillit.

Çfarë vlerë kanë sot poemat kushtuar Partisë, Enver Hoxhës, jetës së lumtur në komunizëm…një utopie të pazakontë?

Mjerim i madh ka plasë ndër ne kur ende dikush si puna e juej që dini se çfarë flisni e që formuloni nji pyetje të tillë. Asht njilloj si me më pyetë se çfarë mendoj për holokaustin nazist mbi hebrejt. Kjo tregon se shkenca shqiptare po ngurron dinakisht me bâ studime mbi historinë tonë mâ të re. Pa u përcaktue epoka, rrugët, tendencat, domosdoshmënitë dhe rastsitë e saj, qëllimet e vërteta të sundimit dhe mbajtja e nji populli peng për 45 vjet, as te hapi, as te hupi, as te bregu, as te deti vetëm e vetëm që diktatori të vdiste në dyshek, asgjâ nuk mund të fillojë seriozisht në ket drejtim. Sot gjysma e shoqnisë shqiptare mendon se komunizmi erdhi ndër ne si rezultat i nji lufte të mirfilltë civile, kurse gjysma tjetër mendojne tradicionalisht se lufta e shqiptarëve në vjetët 1942-44 ishte nacionalçlirimtare dhe e udhëhequn nga komunistët. Në ket terren kaq të polarizuem, si mund të kemi nji pozicionim të historiografëve të letërsisë ?

Kjo letërsi, në atë braktisje e mjerim ku ka ra, në fakt e ka nji vlerë të madhe. Ajo na tregon sesi nuk duhet me shkrue si dhe na vërteton se askush nuk ka aq pare sa me e blé të kaluemen e vet.

Po disidentët? A kishte vërtet të tillë? Kur i keni lexuar ju veprat e tyre?

Lavdi Zotit që na e kemi nji disidencë. Përndryshe do të ishte si me thanë se kush nuk e ushtron institucionin e lirisë, ka rrezik të mos jetë i denjë për liri. Liria âsht aty për t'u përdorë. Dhe njerzit mandej vlersohen e gjykohen simbas mnyrës sesi e kanë përdorë lirinë e tyne. Pra problemi, parasëgjithash, âsht rreptsisht moral. Nuk kam thanë kurr se shkrimtarët shërbestarë nuk ishin me talent, me aftsi ose të pajisun me dell artistik. Zhgrryemja e talentit mbas nji çeshtje të cilën ti mâ vonë e deklaron se nuk e ke besue, përban kontradiktën dhe fatkeqsinë e autorit si dhe shkakun e bjerrjes së veprës.

Kemi disidentë dhe disidenca jonë âsht sui generis dhe nuk mund të zbulohet me kritere të përdoruna në vendet e Lindjes komuniste. Ata kanë shkrue mbrenda hapsinave të lirisë tyne dhe kanë vendosë vetë se kur do ta nxirrnin veprën e tyne për botim. Fakti që nuk kanë botue âsht nji fatkeqsi për autorët disidentë, për sa kohë që ata duhet të përballonin tundimin e dëshirës për botim, por për veprat asnji dam, asnji rrezik. Ato bajnë pjesë në realitetin letrar e kompeticionin e heshtun të letërsive në kohë të kolerës. Randsi ka që kjo lloj letërsie ka ardhë deri tek na e paprekun, kritike, e mbushun me mesazhe, e pajisun me vlera estetike e, sidomos, me aktin sublim të dëshmitarisë si akt qytetar. Pra disidentët tanë që unë kam fillue t'i analizoj në punimin tim mâ të fundit prej rreth 250 faqesh me titull "Nji letërsi tjetër", e kanë là gjobën historike me faktin se nuk patën rini botuese, por ata i sollën shkrimet e tyne në kohën e sotme të paprekuna, të kjarta, pa alegori dhe detyrim leximi alegorik, dëshmi guximi krijues e guximi qytetar që para nevojës së dëshmisë nuk e llogaritën veten dhe familjet e tyne. Të tillë janë Zef Zorba,Vehbi Ademi, Lec Shllaku, Sandër Gera, Anton Çefa e nji mori të tjerë mâ shum e mâ pak të njoftun, të cilët presin me u lirue karrike e vende që të ulen edhe ata në sofrën e shkrimtarisë shqipare të shekullit XX.

Pse mendon se po forcohet gjithnji e më shumë përpjekja e disa shkrimtarëve për të marrë mbi vete vlera që ngjajnë të pabesueshme për kohën dhe rrethanat e jetës së tyre?

Po ky fenomen ka marrë përmasa gjigande. I pari e ka fillue Kadareja. Kurse Agolli âsht ma konsekuent. Ai nuk u bie mohit ideve të tij, të atëhershme e të sotme. Kjo i ban njifarë nderi sepse fenomenti i travestive ka shpërthye keqas ndër ne.

Duhet të jetë dhimbje e madhe kur e shef veprën tande që i bien fletët si flokët nji të smundi me kemioterapi. Torturë e madhe të jesh i detyruem me mbetë pafundsisht në morg me veprat e tua të vdekuna. Rinia ka kalue, mundsitë për nji rilancim të vetes janë të paka. Kur ke besue nji jetë në rolin tand prej puthadore dhe në mirëqenien që të ka sigurue, tashti âsht e pamundun me u ba kalorës. Kush ka jetue nji jetë si tokës, nuk mund të kthehet në fluturak, aq mâ tepër që dikujt-dikujt i i âsht kthye edhe moti teposhte.

Mendimi im personal âsht se askush nuk ka pasë kërçik me sfidue as direkt, as indirekt regjimin. Atij regjimi mendjezi që e mbante brêzin lshue, nuk e kishte luksin me i kundërshtue kush haptaz, as alegorikisht. Në atë kohë s'kanë pasë lé ata driblues. Sot trimnia mbas luftës, âsht prrallë e neveritshme. Ose, prap po e them, ne na duhet me i bâ skonto diktaturës në egërsi e mizori, që të kalojë prralla e Kadaresë gjoja rreth dobsisë së diktatorit për artin e artistët e vërtetë .

A mund të rishkruhet, të ndryshohet, historia e një shkrimtari? Çfarë rreziku e shoqëron këtë tentativë?

Jeta e njeriut e pson metamorfozën. Unë besoj në rizgjimin e njeriut, bile edhe kapërximin e tij. Rasti i Shën Palit e shën Augustinit janë mjaft elokuentë. Sauli ose shën Pali hyn në histori si përsekutor maniak i të krishtenëve. Nji ditë pson nji shok të mbrendshëm dhe konvertohet. Bâhet mâ i madhi apostull dhe vdes në kryq si martir i idesë së tij. Shën Augustini ishte nji i zdërhallun, por në sajë të së amës, konvertohet dhe bâhet njeni prej doktorëve mâ të ndriçëm të krishtnimit.

Historia nuk mund të ndryshohet, për shkak se rrjedhja e kohës ka kahe të detyrueshme dhe jo të prapsueshme. Por jeta e ofron shansin e konvertimit. Konvertohen vetëm ata që psojnë nji tronditje të mbrendshme, nji shok, nji zbulim që ua përmbys ngrehinën e mendimit. Ktyne shkrimtarë, me sa di unë, nuk u ka ndodhë nji gjâ e tillë, sepse ata, deri në fund, përpiqeshin me u kaurdisë me parimet e RS. Bile kishin ndër mend me e përmirsue sistemin, me e bonifikue që diktatura të zgjaste edhe mâ, diktaturë, por nji çikë mâ e butë.

Asnji nuk rezultoi se mshefte mbrenda vetes nji lloj artisti tjetër, nji lloj ndriçimi tjetër. Na do t'ua uronim dyzimin si fazë mâ e pafajshme drejt lirisë dhe përgjegjsive intelektuale. "Autori nuk mund të jetojë pa lexuesin e vet", thonin disa. Qe, disidentët jetuen pra. Ata kanë h? nëpër derën e iluzionit dhe kanë mbetë deri në fund me iluzionin. E gjithë bota e tyne ishte ajo që shkruejtën. Kush u kërkon mâ shum, ata i përgjigjen me inat :"Nuk kemi qenë trima, nuk kemi pasë veti prej dëshmori."

Mund të japësh një vlerësim nëse përmendim emra konkretë shkritmarësh... P.sh si e vlerëson veprën e Ismail Kadaresë, para '90-ës?

Kadare vjen nga nji qytet pa tradita letrare. Ai u formue në shkolla ruse të cilat janë shkolla me tradite e me autorë të staturës botnore e universale. Kjo ka qenë shum vendimtare për ket autor.

Për poezinë kam mendime të vorfna e deri mohuese, sidomos poemat e tij panegjirike. Ka dell, pa tjetër, por për shkak të përmbajtjes gjithçka ka shkue dam. Nuk e di nëse në atë gjendje forme me përmbajtje kaq haptaz funksionale, dikush mund t'i ketë edhe për model. Kto poema ditirambike për epoka e regjime janë rezultat i nji frymzimi shtetnor, të cilit ai, në fakt ai ia ka pà dobinë e hajrin. Unë nuk e di nëse nji poemë mund të lexohet vetëm për formën dhe stilin e saj pa pasë nji përmbajtje, kur ajo, bile, nuk âsht shkrue as simbas parimeve të artit- për- art.

Veprat e tjera me sfond e pigmentim politik janë ditirambe të diktatorit dhe të diktaturës. Te "Dimni..." të deklasuemit jetojnë bodrumesh dhe lexojnë filxhanat e kafes, kurse te "Gjenerali..." plaka Nicë që, përfaqsonte popullin dhe i njifej statusi i personazhit pozitiv, me aktin e saj të hakmarrjes mbas vdekjes kalon në rituale të kjarta kanibaliste, si vetë regjimi që të pushkatuemit dhe të vdekunit ndër burgje nuk ua dorzonte familjeve. Kadare ka kndue me zell e me forcë, bile unë kisha me thanë, edhe me bindje entuziazmin e tij për socializmin e bashkëqytetarit dhe mecenatit të tij. Kashkarikat që ka pasë në Lidhje ose me ndonji spiun që asokohe ishin me bollëk, janë mizankena për me simulue konvertimin.

Ashtu sikurse thotë edhe prof. Pipa, Kadareja âsht shkrimtari mâ i randsishëm i realizmit socialist. Dhe ksaj nuk i thonë pak. Nuk e di pse e refuzon ket titull ai?

Po veprën letrare të Dritëro Agollit?

Agolli ka specifikën e njeriut që i ka besue deri në fund regjimit dhe me shkrimet e tij âsht mundue ta riparojë sistemin simbas autorizimeve dhe udhëzimeve të Partisë. Para disa kohësh Artan Lame që nënshkruhet si studiues deklaron me entuziazëm se e ka lexue së fundi "Shkëlqimin e rënien e shokut Zylo" dhe ka mbetë i përshtypun sesi dikush, qoftë ky edhe D.Agolli, ka mujtë me shkrue nji vepër kaq kritike. Unë nuk mbaj mend ndonji "tërmet" mbas botimit të ktij libri e, aq mâ pak, ndonji pasojë të autorit. Libri merret me byrokratët dhe në atë kohë partia e kishte vû bat-bat me byrokracinë. Si rezultat i stërkonsumimit politik të regjimit dhe të shterrjes së çdo varianti politikëbamje mbrenda ngushticës së doktrinës, shteti i kohës duhet ta mbante gjallë kujtimin e tij të forcës. Pra duhej "nakatosë" shoqnia, duhej mbajtë në tension, nën psikozë anmiqsh të mbrendshëm, të tmerrshëm që bâhen edhe mâ të tmerrshëm po të harrohen. Dhe lviznin njerzit nga qyteti në fshat dhe fshatarët vinin në qytet me ofiqe por pa merita. Libri i ban jehonë ksaj politike dhe sot mund të lexohet në burg ose spital. Autori i përgjigjej politikave të ditës dhe politikat e ditës i rrahnin shpatullat me komplimentin se je i pazevendsueshëm.

Kurse poezia e tij âsht nji poezi anakronike kur rikthen me tone rilindase shpirtin etnocentrist edhe pse Shqipnia kishte festue 60-vjetorin e shtetformimit dhe të pavarsisë. Hymnizimi i atdheut socialist që mâ kollaj se askush bâhej vrasës për të gjatë krejt vijës së kufinit shtetnor, ka vulën e shërbestarit dhe të njeriut që beson ato çka shef. Ideja për ta idilizue fshatin dhe jetën atje vepron si teh me dy presa. Orientimi shtetnor drejt fshatit mbulonte falimentimin e ekonomisë dhe tregonte kahje regresive me modelet e zhvillimet. Agolli u kndoi ktyne lvizjeve me pasion dhe sinqeritet. Unë nuk do të dëshiroja me qenë në vend të tij.

Të Dhimitër Shuteriqit?

Dh.Shuteriqi shum shpejt e mori vesht se nuk mund të ishte shkrimtar. Në ato fillime shkroi ca tregime me partizanë e Luftë dhe siguroi nji faktorizim. Me romanin "Çlirimtarët" ai u përpoq t'i paraqiste dëshmorët edhe si çlirimtarë. Siç rezultoi ky ekuacion nuk mund të funksiononte. Mbaslufta solli ndër ne nji regjim diktatorial shum mâ të egër se të mbretit. Dëshmorët banë sakrificën sublime, por u përdorën për të instalue nji regjim gjakatar dhe vllavrasës. Shuteriqi nuk u ndal kurr mâ ta rimendonte ketë temë. La letërsinë dhe u mor me studime. Thonë se ka bâ punë me vlerë.

Llazar Siliqit?

Llazari ka qenë optimist. Njeri korrekt e me karakter, por mbeti deri në fund optimist, i pazgjuem prej iluzionesh,edhe atëherë kur e spostuen, edhe atëherë kur e detyruen me shkrue në standard e me braktisë gegnishten e tij të bukur. Llazari ka qenë nji figurë e pastër mbrenda RS. Por nuk u zgjue kurr, ose u zgjue vonë.

Jakov Xoxës?

Jakovi ka lanë nji vepër të mirë. Historike, por të mirë me lang e temperaturë njerzore. Edhe pse me strukturë të randueme prej realisti a la Balzac, edhe pse nuk denjoi me u mshefë sado pak mbas ndonji personazhi,"Lumi i Vdekun" mbetet nji vepër me përjetime prekse e me skena realiste. Edhe pse nën trysni, Xoxe guxoi me prekë erotizmin, bile mjaft të avancuem. I vetmi roman i RS ku dy të rij dashunohen dhe nji palë mbathje grash me gjak lahen në gjolet e Myzeqesë. Primat i hatashëm. Sepse në tanë atë letërsi të RS personazhet ishin qenie unisex, sterilë dhe shyrt e të salduem, puritanë që shumzoheshin me kubikë dhe që i kishin pritë, kur kishin lé, ose mbi lakna, ose te ndonji drandofill.

Fatmir Gjatës?

Fatmiri ka qenë prozator i mirë, por ka endë pëlhurë të politizueme e funksionale. Ka falsifikue ose nuk i ka njoftë të vërtetat. Trembja e tij prej çakamkut në Zurich tregon se nuk mjafton me qenë shkrimtar i zoti, por duhet me qenë edhe qytetar. Regjimi kishte problem me qytetarët ktu mbrendë, e i duheshin kur i çonte jashtë. Po qytetar nuk bâhesh a la minut.

Dhimitër Xhuvanit?

Dhimitri u shque te "Tuneli" për nji thellim realist. Por jo se doli nga klishetë e RS. Shum-shum mund të thuhet për tê se adoptoi ndonji tezë "revizioniste", ku personazhi zhvillohet simbas logjikash të mbrendshme dhe jo i telekomanduem. I trembun sa mâ s'bâhet, Xhuvani bani autokritikën me "Përsëri në këmbë", nji prozë e tipit bolshevik me personazhe që shkojnë pa veten e tyne, që e falin veten e tyne. Mirë që Xhuvani nuk u çue me thanë se unë kam dashtë me thanë se shoqnia shqiptare ishte uloke si Din Hyka. Dhimitri ishte i ndershëm intelektualisht, të paktën.

Tani të flasim pak për shkrimtarët e dënuar…si dhe sa i njihni historitë e tyre?

Kta shkrimtarë po na i tregojnë vetë historitë e tyne. Kemi raste shum të dhimbshme, por ndër ta ka edhe trafikantë identitetesh biografike, letrare dhe intelektuale. Unë mendoj se fjala "i dënuar" âsht fjalë që duhet ridimensionue. Të dënuem simbas meje janë të gjithë ata që për shkak represioni dhe censure nuk e shpërfaqën produktin e tyne letrar dhe mbeten gjatë pa u prezantue në publik. Ata që ju keni ndër mend janë të burgosun dhe mund të quhen edhe kshtu "shkrimtarë të burgosun". Shkrimtarët e dënuem janë të gjithë ata që, në lidhje me veprimtarinë e krijimtarinë artistike letrare, nuk gjetën hapsinë të shfaqen si të tillë. Po t'i hyjmë klasifikimeve simbas hollsive atëherë do të humbisnim në nji labirint fjalësh e lojnash fjale. Pra kemi shkrimtarë që e refuzuen letërsinë zyrtare edhe si estetikë edhe si pjesëmarrje. Ata u angazhuen në hartimin e nji letërsie tjetër si për kah parimet, si për kah orientimet estetike dhe teknike. Me ket akt ata banë dëshminë e refuzimit dhe të mospjesëmarrjes në falsifikimin e destinacionit të artit. Ndërkaq dalja e tyne në dritë mbas 90-ës na sjell edhe lajmin e gzueshëm se ajo letërsi ka qenë edhe cilsisht e zgjedhun.

Pra nëse RS ra dhe la nji vakuum të thellë, kjo letërsi, aniçka se minore në vllim, nuk e la letërsinë shqipe pa degën e saj të lirisë simbas shpirtit të saj tradicional

A besoni edhe ju se ata bënë kompromise me regjimin me shpresë se do t'i shpëtonin burgjeve, internimeve, më keq akoma ekzekutimeve..?

Einstein-i thotë se "kur vjen koha me mbrojtë jetën, na duhet të tërhiqemi". Në tortura dhe në rrethana ekstreme njeriu mund të mos rezultojë ai që mund të dëshirohej. Nji kundërshtar i regjimit më deklaronte me sinqeritet se ndihej me shum fat që jeta nuk e kishte vû në provë, dmth që nuk kishte ra në dorën e xhelatëve të regjimit. Unë mendoj se në trotura dhe sprovime njeriu ka nji rrethanë të madhe lehtësuese. Dhimbja njerzore âsht e respektueshme deri në justifikim të ligshtisë. Ndryshe âsht kompromisi për karrierë e ndryshe kompromisi sepse të dhemb mishi e kockat.

Si duhen shënuar akte të tilla kur të shkruhet historia e letërsisë së kësaj periudhe?

Para se gjithash na duhet të kryejmë punë me realizmin socialist. Të stabilizohen kriteret lidhë me rolin, efektet dhe funksionet e tij në jetën shpirtnore të vendit. Disa thonë se ka mbetë kjo punë kur të largohen natyralisht protagonistët e asaj stine. Unë mendoj se delikatesa nuk âsht e keqe, por na sot kemi nji produkt letrar të ri që krijohet për ditë dhe që, për fat të keq, ky produkt po lindet dhe gjallon nën hijen e nji letërsie të vdekun ose gati sa pa vdekë. Kujdesi për të ardhmen e ban urgjent katarsisin në ketë fushë, ku të gjithë do të thirren si të barabartë ndaj përkatsisë dhe si të ndryshëm për kah kontributet. Vazhdojnë me qenë ende lugë e parë autorë që janë ku e ku mâ poshtë se nivelet e veta gjatë diktaturës. Merren si modele dhe bile edhe si simbole. Kjo kulturë e riciklimit i vonon proceset e rikuperimit dhe tranzicioni po kushtëzohet prej jetësh që askush nuk do të dëshironte që të shuheshin, për me lejue proceset normale të kalimit të stafetës.

Në ç'pozicion është hierarkia e vlerave letrare sot? Si duhet të ishte?

Sot ende në krye të klasifikimit janë Kadare e Agolli. Mendoj se asnjeni as tjetri nuk mund të sundojnë letrat shqipe në epokën tonë. Monopoli që po e mbajnë me dhambë si dhe indiferenca mbytëse ndaj mâ të rijve, të cilët kanë ardhë në ketë fushë për t'i sht? para caqet e arritjeve letrare, nuk janë shêja shndeti të mirë për kulturën shqiptare. Sot kemi autorë që po ngrihen me dinjitet dhe kualitet. Mbajtja në kambë e idhujve të RS âsht anakronizëm, shterpsi dhe vorfni. U gzova kur mora vesht se Kadare do të pushojë se marri me letërsi. Mitet kanë aromë diktature dhe poshtnojnë kombet që i mbllaçkisin. Kultura shqiptare ka nevojë për nji flakje të lkurës së vjetër, për nji dalje nga vetja e konsumueme. Kultura shqiptare duhet t'u përkasë atyne që nuk kanë ende emën, por do ta kenë emnin, që nuk njifen gjithaq fort , por që do të njifen me siguri. Letrat shqipe kanë nevojë për pyllin letrar, jo për piramidat e sfinksat e nji stine që shkoi.

Shkrimi është botuar në suplementin "Rilindasi", te gazetes Shqiptarja.com, me 4 dhjetor 2011

 

PRIMO SHLLAKU: POEZI

 

ALEKSANDRA

Shkojnë autobusat nëpër natë.
Zhurma e njenit duket si gjellë
që heshtaz valon.
Ai të zbret te pragu i derës sime.
Ti sjell me vete mollë,
shkrepse
dhe trokitje padurim

1989


DYSHI

Isha i marrë kur besoja
Se dashunia vjen.
Jo. Dashunia ikë,
Ikë gjithmonë.
Dashunia s'ka ftyrë.
Ka vetëm shpinën.
Ajo jeton në shtjerrje gjithëherë,
Jeton në zgrip ndonjiherë.
Si jeta.
Jeta e vogël, (la vie mineure)
Që zgjat.
Kjo jetë e vogël, e bame prej ne të dysh.
Dhe prej gjithë të dyve të tjerë që janë.
Dyshi.
Numri ma i madh i botës.
I pamatë.
Botë e futun në gjoks.
Botë që shtjerret.
Botë që rri në zgrip.
Botë që zgjat.
Prandej isha i marrë kur besoja
Se dashunia ikë.
Jo, dashunia vjen.
Kthehet e vjen prapë.
Ndoshta?

1978


NJI PLAGË

Qe, ky ishte gjaku im.
Nji çast ma parë ai vraponte nëpër zemër.
Merre këtë gjak dhe vene në qiellin tand
si diell.
Në s'ban,
vene si hanë.
Në prapë nuk ban, vene siç asht,
si gjak
që disa çaste ma parë
vraponte në zemrën time
dhe ndoshta atje i pa,
n'errsinën e kuqe,
sytë
e tu plot drit

1983


GOSTIA

Ne ishim pak
Dhe kishim pak me thanë.
Dielli ishte përshkue nëpër tavolinën tonë
dhe ishte ndalë te pasqyrat.
Vetëm frutat s'i kishte zanë hija.
Dora ndiqte copat e diellit
deri te cepi i tavolinës që mbaronte me zgrip.

Ne pinim ujë të ndêjun,
ndonji dëshironte me heshtë
dhe na e lênim të heshtte
ndërsa dielli i radhës e prekte në shpinë.

Flisnim për motin, për thojzat,
për pikturat me karbon e teatrin.
Flisnim për kambët e Maries.
Ra fjala për frutat që po mbaronin,
u përmendën ato që do të delnin.
Pak ishim që donim të flisnim.
Të tjerët rrinin aty të papranishëm.

Flisnim për ditën që shkurtohet.
Flisnim për freskun e darkës.
Flisnim për gjoksin e Maries.

Na ishim pak,
Askush s'kishte ma qejf të fliste.
Dikush vërejti se këtë radhë
Fjalët kishin sosë para ushqimeve.
Krismat n'tavolinë ishin metalike,
Krueset e dhambëve ishin mbarue të gjitha.

Flisnim për Marien, për vdekjen e saj,
Ra fjala për vorrin.
S'e di se kush tha se ajo ishte skelet tashma.
Lëvizje kambësh nën tavolinë.
Ky ishte shêj se fjalët,
nëse s'kishin mbarue,
ishin kah mbarimi.

Na flisnim për Marien,
për jetën e saj, për fundin,
pinim kafe me thithje të gjata
dhe pyesnim vetveten
nëse do të delte nji tjetër si ajo?

1988

REJA, MALI DHE TI

Ne fund te rruges qe more
erdhi nje shenj kohe
qe mbetet
ti, mali dhe reja.
Ishit vetem te tre.
Vetem.
Bota qe terheqe.
Mes jush frynte nje ere e ftohte pa cak.
Ju shikova
dhe diku thelle ne mue
dicka e vogel u keput.
Ju ndejtet aty te ngrime,
te ardhun prej thellesise se castit
derisa e rrahuna e qerpikut tim
ju shtyu edhe nje hap.
Mbi ecjen tuej te ngadalte,
te shpejte,
te pame dhe ta papame
shuhet ngadalte,
kujtimi
i atij casti
tashma
te harruem.

Drisht, 1978



NE VETEN E DYTE

Ti
i vetmi kujtim i dites tjeter
Ti
E vetmja pasqyre e diellit te zhdukun.
Ti
ma pershperitesi burim i drites.
Ti
shkallare e imet drite qe ngjit kah inteligjenca.
Ti
e vetmja cice e nje shtatoreje te pazbulueme.
Ti
syni endacak i nje trendafili qe jeton moshen e vet blu.
Ti
tel i trashe kontrabasash i shkurdisur nder huj.
Ti
send i ndritshem qe vala hedh ne plazhet e qiellit.
Ti
syni ma i habitun
ma i madh
ma kureshtar i krejt femijenise sime.
Ti
cerdhe e fresket dallendyshash
qe zemra nis pa pushim drejt botes.
Ti
pashkez e lumtun mbi faqen e erret te gjithesise.
Vete shterpe, por dashnore e dashnoreve.
Zemren prush
synin freski.
Ti
e vetmja qe s'e njeh lamtumiren.
Ti
sy i celun me vese mbi nja balle teper tue nderrueshem
Ti qe ne gjuhen time amtare ke emrin tingellues:
HANA

1985


BASHKEKOHES

Kemi linde bashke
dhe koha
per ty njelloj kalon.
nje minut yti
per nje minut timin
ose, per saktesi,
nje minut yti
per gjashte dhjete sekonda te jetes sime kalon,
vjen, barazohet e shkon.
Po.
Cdo casti i imi
asht i njajti cast i yti
a thue se gojet tona
mbi te njajten cice
thithin njeheresh ranen e amshte te zgjatjes se sendeve.
Nje dite do ta marrim vesh
se e vetmja gja qe kishim te perbashket
deri ne fund
ishte saktesia e persosun
se cdo dite e imja
ishte saktesisht e njajta dite e jotja
dhe se, pa e dite,
na kishim jetue kohen e njeni-tjetrit
me titullin ma te lehte te botes:
"bashkekohes"
Me duej pra, se dielli asht njeni prej nesh.
Me duej se ky yll qe pershperit ate heshtjen e vet blu
ndoshta asht nje fill i keputun drite
e Koha s'rrjedh ma per te.
Me shih si nje gja
qe ma kurre nuk do te perseritet mbi toke,
si nje qe ndave me te
saktesisht
e barabar
cdo thermi te kohes tande.

Dyert tona jane te verbeta
dhe syte nuk mund te shtrengojne.
Keta sy qe ndeshen, pyeten
por qe s'preken, s'njihen.
Ah, gati vdekja!
E une kam me te dashte
si due token.
ate toke
ku muzat e vdekuna nuk lane skelet
por bar mbi syte e pleqve

1986


DUER TE PAMUNDUNA

Anes Luka

Kam mall me i pa duert e mia.
Kam mall me i zberthye nje pulle te njohun.
Kam deshire me u krye diku te thembra.
Kam deshire ta deboj kete mize te syni.
Duer mbi tavolinen e nje dasme
Duer te medha ku pushon koha
Duar ere te papritun mbi pemet e prehjes
Duer qe ndezin nje qiri
Duer qe shkruajne ne ajer figura blu
Duer mbi grunin e ri e te vjeter
Duer mbi tavolina, kercenuese dhe andrrimtare
Duer qe rreshqasin pa shkrue
Duer mbi qytet
Duer qe marin nje hane
Duer te besdishme qe s'i se ku t'i futesh.

Kam mall me i pa duert e mia
Kam mall me i ferkue duert e mia
Kam deshire me hape dere ne doren time
Kam nevoje me i shtri duert e mia perpara.
Por duert e mia jane te lidhuna mbrapa.

Duer te shendosha
Duer skeletike
Duer qe s'kane asgja
Duer qe kane gjithcka pikersiht se nuk kane asgja
Duer qe dashunohen
Duer qe urrehen sepse nuk njihen
Duer qe nuk duhen sepse nuk njihen
Duer te vemendshme
Duer te vdekuna nga vemendja
Duer qe dallojne buzen nga thembra
Duer qe humbasin ne pyjet e flokeve
Duer te vdekuna pa zberthye nje gushe
Duer te ndrojtuna ngjyre rranje
Duer qe do te donin me qene duer.

Kam mall me i pa duert e mia
kam deshire me shkrue nje emen
Kam deshire me preke
dicka me dashje
Asht koha me tregue me gisht.

Por duert e mia ende s'kane linde ...

1987

 

GJUETARE

Binte shi ate dite
Dhe femijet do te shkonin per zogj
Nder xhepa llastika dhe gure
Gure te zgjedhun te rrumbullaket

Ate dite shiu s'kishte pushue
por femijet e kishin lane te shkonin
Kercitnin guret neper xhepa
Shkrehnin llastikat ne te thate.

Varg u nisen femijet neper shi
Shoshokut i shkelnin thembrat
Grate shihnin ne enderr fundin e tyne
Burrat shihnin cigaret deri afer thonjve.

Nje per kacube rrinin femijet neper prita
Shiu u lagte floket, duert, syte e shpinen
i njajti shi binte mbi zogjte e strukun
Prandej rrinin thelle ne zemer te ferrave.

Priten me ore femijet kalimin e ndonje zogu
Iu ngrine gishtat ne lastika te pashkrehuna.

Me shi u kthyen femijet, m eshi ashtu si dolen
Neper ajrin blu te dites qe mbaron
i fshehen rrobat, kepucet, i ndrydhen teshtimat
Por askush s'i pyeti, si qysh e tek.

Nen shi shkuen, nen shi erdhen
Me gure u nisen, m egure u kthyen
Zogjte kishin mbetur prej shiut nder skuta
Ai shi prape binte krena te tyne ne shtreten.


SIMFONI

Moxarti asht semunde.
Puthjet mund te mbaronin.
Moxarti lengon.
Une gjeta fjale te reja.
Moxarti dha shpirt.
Ne kemi nje cast lodhjeje per kujtimin tone.
befas Moxarti ngjallet
Nje tjeter simfoni po lindet.
Kesaj here autoret jemi na.

1986


KEPUCET

Me vrisnin kur ishin te reja
Tashti
qe kamba i ka ba per vete,
jane vjetrue.
Ishte nje cast vec,
kur s'me vrisnin fort
e s'ishin te vjetra fort.

1987


KRYET E GJELIT

Ne livadh kryet e nje gjeli qe kendonte.
Syni i poshtem
mbi bar te ashper
qe ther si fjale.
Syni i siperm
drejt nje qielli te gjanev si heshjte.
Shikimi i tij si pyetje retorike.
Qielli, e vetmja liri.
Heshtja e vetmja shkence.
Dashunia i vetmi dimension.

1989


KRIM I PERSOSUN

Nje diktatori

E mbolli aren e Buzeqeshjes me miser te verdhe gjeorgjian
Nxorri jashte ligji Pasten e Brushen e dhambeve.

1992

PESHKU I VOGEL

Ate dite lumi po shterrte.
Mbeti pa grope
peshku
dhe perhere e ma i vogel
bahej rrethi
i rruges se tij

Nje diell i nalte
ia merrte ujin gropes,
nje toke e rreshkun
ia thithte ujin gropes.
Peshku
rrotullohej perhere e ne rrathe ma te vegjel,
ma ta vegjel.
Shpina e tij e murrme
u duk si gunge mbi uje.
barku i tij ndeshi ne zall.
Nje diell i nxehte ia thithte ujin,
nje zall i rreshkun ia vidhte ujin
peshkut.
Ky peshk i vogel
s'mund te rrinte ma vec ne bark.
Syni i tij shihte ne ajer,
tjetri vec koken e turbullt.
Mbas pak ai mbeti,
hasi ne toke
dhe miza celiku iu ndalen mbi sy.
Ai u hodh.
Diku nder make
stuhia kish shperthye
me shi e me rrebesh.
Ujenat e qiellit,
te bame ujenat e tokes,
po vinin neper zall
ne drejtim te peshkut te vogel
qe luftonte me mizat prej celiku.
Lekura po i thahej peshkut
me nje blu te panjohun.
Uji po vinte
me ballin e vet te shkumezuem,
po vinte drejt peshkur.
Ai perhere e ma rralle perpelitej.
perhere e ma fort ...
Dicka si jeta a vdekja
e shqetesonte peshkun e vogel.
Uji po mberrinte
tue e lage zallin me shkumen e vet kakao.
E ndieu peshku rropamen e ujit
qe po vinte afer,
e ndjeu ...
Ah, po te arrije, po te arrije ...
U ngrit peshku nalt me furi,
mizat u shperndane,
trupi ju njom.
Furia e vales
e shtyu ne nje amull.
U peshtet per breg
dhe, me gojen e hapun,
merrte nje fryme me zor.
Erdhi uji, erdhi uji,
i dha vetes peshku,
por trupi s'iu bind ma.
brenda tij sendet po ndaheshin.
I dha prape vetes qe te ndreqej.
Dicka si truni a zemra a muskujt
nuk i punonin ma peshkut.
Erdhi vone ky uji erdhi vone.
Te vinte atehere kur u duken te parat miza.
Atehere te kishte ardhe ...
Mizat prej celiku u duken prape.
Kesaj here peshku ishte i tyne ...

1986 -1988

FUNDI I KSAJ VERE

Ajër i palëvizun
dhe erna të mshefta
që bajnë me mërdhitë ujnat e fundit të kësaj vere.
Gjinkallat sharrojnë zhegun e lodhun,
ndërsa plepat djalosharë bisedojnë atje në majë,
me gjuhën e ndonjë gjethi që s’mbshet ma.
Dhe shtati i tyre avullon nëpër zhegun
me sytë e picërruem
Pjesazhet janë ba të pjerëta
dhe malet janë ngjitë në qiell me lehtësi shpijake,
ndërsa syni i reshkun kërkon pemët e fëminisë,
hijet e përhershme
dhe ujnat e fundit të kësaj stine.
Gjithçka shtihet përpara
nën dorën time që s’mund të zgjedhë
dhe hija e saj fort i përngjet
melankolisë dhe urave të saj që më lidh me botën.
Një diell mizor
që ka zenë vend tamam mbi lëkurën time të pambrojtun,
ma thith nga mendje karvanin e duerve të sime shoqje
që shkojnë të lahen ndër brigjet,
ku reh vala e gjakut tim.
Kjo dritë e fundit të verës
që sytë e si depërton,
më rrzon në shpinë,
më ngroh, më pështjell me nji lbyrje të madhe e të gjatë,
që mue më topit si një dashuni e re
e ndryshme dhe e pa përmbajtshme.


LULE NËN BORË

Po të niste
atë natë papritmas me ra borë,
do të delja shpejt me i mbledhë
të gjitha lulet
që rrejti mot i mirë
Do ti fusja në vathë kto lule,
të gjitha si dele të buta,
të bardha e të bindura...
Të këputuna.
E vatha do të ishte nji buqetë e madhe
me erna të lehta,
andërruse, shtegtuse, dëshpëruse.
Vdekja i përngjet një lulje të bardhë,të ftohtë si ajo bora
që atë natë mund të niste papritmas me ra.
por i përngjet dhe vathës ku delet janë lule
e ajo vetë buqet.
I përngjet erës së çdo lulje të kputun,
që shpirti i del, e i bahet aromë.
Po të niste atë natë,
papritmas me ra borë,
do të delja shpejt me ndejë
dhe unë nën borë me lulet.

ARNA BORE

 

Atë ditë

kur të iki

do të jetë nji ditë me borë.

Kuaj të mdhej

me trokun epsharak

do të pjerdhin me zâ të naltë

gjatë ktij udhtimi.

Zogj të ngrimë,

veshun randë për jaz

glacojnë shpirtin e vet

në vend të duartrokitjes.

Nji çetë e krrusun hijesh

çan me gulshim,

skllopin e ndytë të borës

e lagun deri në sqetull.

Gjurmët e tyne të murrme

e vijat e rrotave

janë poezia ime e fundit

për kët sezon.

Në atë furrë ku do të pushoj,

prapë do të përgatitem,

që të kthej si shpend i nxehtë

në atë stinën tjetër

plot arna bore.

 

- JU UROJMË LEXIM TË KËNDËSHËM DASHAMIRËSVE TANË, NË TË KATËR ANËT E BOTËS DHE GËZUAR KËTË VIT TË 100 VJETORIT TË SHPALLJES SË MËVETËSISË SË SHTETIT TONË SHQIPTAR NGA PERANDORIA OSMANE-

-Nga Redaksia e Revistës Shqipëria etnike-

 

 



(Vota: 12 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora