E marte, 23.04.2024, 11:30 AM (GMT+1)

Mendime

Selim Nëngurra: Tradhëti, ndaj Arbën Xhaferit!

E shtune, 08.09.2012, 04:13 PM


Tradhëti, ndaj Arbën Xhaferit!

-PËR KARRIGE (!), SHQIPTARI E VRET EDHE ZOTIN-

Nga:  Selim M. Nëngurra

Asht pak e çuditshme se si idealistët i shofin gjanat e dhimshme në Atdhe dhe ato ata pastaj i kritikojnë, i sulmojnë dhe krejt kjo me qellimin që ato mos të ndodhin ma, dhe që Atdheu të jetë parajsë.

Kam përjetimet e mia të mërgimtarit dhe e thom këtu se neve mergimtarët ja kalojmë çdo idealisti kur asht puna e atdheut dhe neve shofim edhe ato gjana të këqija që për dikënd që jeton aty, janë normale e të zakonshme.

Përmes formave të komunikimit të sotshem elektronik gjatë këti viti lidha miqësi me disa persona dhe personalitete të hapsinës tonë shqiptare. Një ditë, pas shumë presioneve nga një person që të njifemi, e takova atë, që nuk do e permend me emën, por do them se asht profesor dr. në Universitet diku andej nga Tetova dhe është antarë i Kryesisë së PDSH së Menduh Thaçit në Maqedoni.

Ndejtem bashk shumë dhe biseduem për shumëçka. Unë ndegjoja se çka fliste ai person, dhe kur gjatë bisedës më tha se zgjedhjet e fundit i ka humb PDSH-ja per faktin se asht parti antiislamiste, unë nuk u durova dhe ndërhyna, i thash, se: - Kam pa në YOOTUBE disa fjalime të vetë Menduh Thaçit ku ai mes tjerash thotë; -Shkupi nuk asht i KRYQIT (pra , dihet se ka mendue i fesë ortodokse sllavomaqedone) por do jetë i xhamijave ku do thirret ALLAHUEKBER...

Ai person që ishte me mue e mbronte dhe nuk pranonte se janë ato të vërteta, por as nuk kishte forcë ti mohonte se i mungonin argumentet. Nejse! Në distancën kohore nga fillim-korriku i kësaj vere deri tash ndodhën shumë ngjarje dhe mes tjerave dy ikje në botën tjeter të dy nga figurat ma të njoftuna per dekada të letrave shqipe dhe të analizave social-politike. Në Francë vdiq poeti Ali Podrimja dhe pak ditë pas ti vdiq edhe politikani, analisti dhe publicisti shumë i mirë Arbër Xhaferi i cili edhe ishte themelues i PDSH në Maqedoni dhe  atë vend ja la Menduh Thaçit kur shendeti filloj ti rrenohej Arbërit dhe  nuk kishte ma forca të mirrej me parti.

Neve jemi dëshmitarë se deri sot kemi lexue me dhejtra mos edhe me qindra artikuj e shkrime ku tashma i ndjeri Arbën Xhaferi flet me analiza të mirëfillta intelektuale me nji shpirt patriotik shqiptarë për rrezikun që i kanoset shqiptarisë nga invadimi islam, qoftë përmes islamit ekstrem sikur po e quajnë sot, qoftë edhe permes blerjes së biznesmenëve turq të pronave shtetrore dhe publike në Kosovë e Maqedoni . Arbën Xhaferi, gjithmonë foli për rrugën europiane të shqiptarëve dhe qendrojë kunder invadimit islam në trojet tona.

…!

Pasi u këtheva nga vendlindja, dhe fillova jetën time në Norvegji, ndëgjova se Menduh Thaçi dhe kryesia e PDSH, paska pas mbajt të ashtuquajturin MEVLYD për z. Arbën Xhaferin. Nuk muj e besova dhe nese kjo asht e sakt, le ta din Menduh Thaçi dhe kryesia e partisë së ti (bashk me at mikun tim-profesor), se kan ba një tradhëti , një bllasfemi të poshtër ndaj nji njeriu që kurr nuk ishte dashtë të i bëjë dikush diçka të tillë. Turpi i krejtë botës ju mbuloftë juve Menduh Thaçi me kompaninë tande për jetë të jetës.

Në Dardani ( Kosovë ) punët po shkojnë lamsh, dhe po flitet se duhet me u terhjek Presidentja Jahjaga dhe do mbahen zgjedhje tjera per president. Në vrapin për karrige me ambicje të smura psikopati, Nexhat Daci mbrehi dhambët se mund të kandidoj për President të Dardanisë! Ai, tashma ka pa përvojën se, votat nuk i fiton ai që thotë se asht ma i miri per vetveten, dhr, tash ka ndërrue taktikë dhe ju ka fut në prapanicë (menderë-hiç-methanë) Shefqet Krasniqit, imamit të xhamisë së madhe në Prishtinë, këti antishqiptari dhe njeriu gjarpen që vlerat e kulturës dhe historisë shqiptare e çmendin dhe ai, i lufton ato ditë dhe natë.

Vjen pyetja pse PDSH dhe MenduhThaçi ban mevlyd për Arbën Xhaferin dhe pse Nexhat Daci koketon me antishqiptarin Shefqet Krasniqi?!

Menduh Thaçi mund edhe të jetë besimtar islamik. Këtë nuk e di unë, ama mendojë se ai e ka ba këtë maskarallak e poshtërsi ndaj z. Arben Xhaferit me qellimin që t’i bajë për vete besimtarët shqipfolësa musliman në Maqedoni per ti marrë votat me u fut në koalicion pastaj me partinë opozitare maqedonase dhe per të marr pushtetin. Menduh Thaqi e din, dhe e dijnë të gjithë ata që kan marr pjesë në at MEVLYD publik e partiak se, në KURAN nuk shkruen askund se duhet të mbahen MEVLYDE. Kjo asht një trill i mendjeve të smura bashibozuke islamike të shqipfolësve në Maqedoni e, edhe në Dardani në anët kufitare me Maqedoninë si dhe në krahinën e Llapit. Por u ba MEVLYDI se shpreson Menduhi i vockël me shpirt, e i madh si mushkë me trup, se do marri ma shumë vota!

Edhe ky far Akademiku i jonë Nexhat Daci , që na pat krypë me rrena e pallavra sa ishte lider i LDD-së pjesë dhe faktor i së cilës isha për një kohë edhe unë ,tash shkon e i hyn në prapanicë një antishqiptari tjeter. Nuk e banë këtë vetëm për faktin se asht musliman i mirë edhe në praktikë, por ma shumë per interesin e votave të mjekrroshit Krasniqi dhe mjekrroshave antishqiptarë të kompanisë së ti.

Ma merr mendja se per post e karrige, shqiptari, po të mundej, do e vriste edhe vet Zotin po të mendonte se po i zan rrugën  e karrjeres!



(Vota: 15 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora