Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Elvi Sidheri: 1912-a, pavarësi apo çfarë?

| E premte, 07.09.2012, 08:10 PM |


1912-a,  pavarësi apo çfarë?

Nga Elvi Sidheri

Më lindi natyrale kjo tematikë për të cilën po nis të shkruaj sot, për shkak të një sërë arsyesh dhe të dhënash mediatike e jo vetëm, të cilat të bëjnë të mendosh se sot për sot jemi vënë përballë një strategjie të mirfilltë që synon bastardimin e këtij përvjetori 100 vjeçar të pamvarësimit tonë nacional në atë vit të shenjtë për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Si për t’a ilustruar sa më mirë këtë arsyetim të timin, më qëlloi që këto ditë të më bjerë në vesh, një lajm i cili bënte fjalë për një iniciativë “të admirueshme” të televizionit kombëtar turk “TRT”.

Për ç’bëhej fjalë do thoni ju?

Ja pra, kështu televizion-bërësit turq, na kishin vendosur të na mblidhnin një grumbull këngëtarësh ballkanas në Shkup dhe aty do të organizohej më pas një eveniment kanor i cili do të përkujtonte fundin e luftërave ballkanike të para një shekulli dhe do të lavdëronte e himnizonte paqen në rajon pas kaq vitesh!

E gjitha kjo nën patronazhin e shtetit dhe televizionit shtetëror turk!

Dikujt që nga punët ballkanase dhe mbi të gjitha nga turqit dhe paudhësitë e tyre, s’merr ndopak erë, atij pra kjo inciativë në pamje të parë, e padëmshme dhe paqëtuese, do i dukej si një festival e koncert multi-ballkanik i rradhës.

Vërtetë ore miq, kemi sa e sa festivale teatrosh, muzikore, takime letrare, mbrëmje poetike e ku di unë çfarë më tepër, raste kur ballkanasit pa dallim etnie dhe feje, mblidhen së toku dhe bëjnë sikur s’pyesin për diferencat dhe urrejtjen gjenetike mes njëri-tjetrit dhe ashtu për ca ditë prodhojnë së bashku art dhe jo vrasje e shfarosje!

Pra se shkuan ca këngëtarë shqiptarë, helenë, serbë, bullgarë, boshnjakë, turq e evgjitë (romë)...në Shkup dhe kënduan “hop la la, tra la la” nën hijen e monumentit qiellgërvishtës të Aleksandrit të Madh e pranë aromës jo aq të këndëshme të Vardarit , kjo gjë pak rëndësi do të kishte në të tjera kondita normale.

Por siç na mëson historia dhe eksperienca, me turqit s’merren kurrë gjërat si të mirëqena!

Ky është një gabim që asnjëherë nuk duhet t’a bëjmë!

Sepse sa herë e kemi bërë dhe kundrejt tyre jemi treguar mendjelehtë, ata na e kanë hedhur dhe s’i kemi hequr dot qafe akoma.

Turqit vetë janë një rracë e pa-mirëqenë!

Pse e pohoj me bindje absolute këtë gjë?

Jo se kam gjë veçanërisht kundër tyre!

S’e them dot këtë, sepse në botën ku jetojmë gjej të tjera gjëra dhe fenomene edhe më shqetësuese sesa të “nderuarit” turq, për të cilët po shkruaj sot dhe kam hedhur në kompjuter mendimet e mija edhe tjetërherë më parë.

Çështja është se, problemet e tjera të botës, shpesh rrinë ose gjenden larg vendit dhe nacionalitetit tim.

Punët politike të përdtshmërisë shqiptare, janë shfaqje normale, të cilat megjithë ekseset e shpeshta, sado hyjnë në një rrugëtim të pranueshëm për një vend me histori të ndrydhur politike dhe pa shumë eksperiencë të shprehjes së lirë.

Çështjet e tjera ekonomike e sociale, janë edhe ato të ndjeshme e akute, por secila e ka ose do t’a gjejë dikur rrugëzgjidhjen e saj dhe që kjo të realizohet, të gjithë ne duhet dhe do të japim secili kontributin tonë modest ditë pas dite.

Por ajo që tinëzisht po ndodh me turqit, farën e tyre aziatike-mongole dhe me kulturën, gjuhën dhe traditat, stilin e tyre të jetës dhe gjithçka prapanike që ata dhe rraca e tyre simbolizon, kjo gjë po që për mua paraqet një rrezik më shumë se aktual që i paraqitet vendit tim dhe qënies tonë dhe time si Shqiptar/ë!

Kthehemi tek festivali i TRT-së tani sërish se aty e kishim fjalën.

“Türkiye Radyo Televizyon” pra, që i bie të jetë televizioni shtetëror i Turqisë, kolegu i RTSH-së tek ne në Shqipëri, apo i RTK-së në Kosovë e MTV-së (jo Music Television por Makedonska RadioTelevizija) në Maqedoni, kishte marrë përsipër këtë vepër “madhështore”.

As që e kam idenë më të vogël se si e organizuan, se çfarë suksesi pati, në pati të tillë, se sa turkofilë të atij qyteti me jargët në gojë nga lumturia dhe zgërdhirjen vesh më vesh, dolën në shesh për t’iu gëzuar koncertit në fjalë etj!

Kjo gjë nuk më intereson aspak.

Aq sa më “hyn në qese” (më intereson) mirëzhvillimi apo jo i këtij koncerti, aq edhe më bie mendja largësisht edhe për mustaqet e Erdoganit apo për numrin e këmbës të Gyl-it e për atë turispinaqin Davutoglu, i cili na rreket me mish e me shpirt që të na e paraqesë Neo-Otomanizmin si një nevojë dhe detyrë të kohës për gjithë neve popujt ballkanike të ish-perandorisë së vdekur e varrosur turke-osmane!

Rëndësi për mua ka ideja dhe qëllimi i këtij evenimenti!

Kjo po që duhet studiuar për të kuptuar edhe më tepër po të jetë nevoja, strategjinë e re të rihyrjes turke në Ballkan.

Pra si ide, po të shohësh njoftimet në internet, të agjencive të ndryshme dhe të vetë faqes zyrtare të TRT-së në gjuhë të ndryshme, kupton se për çfarë bëhet fjalë.

Pra, koncerti i sipërpërmendur, merrte përsipër që përmes gazit (po ashtu edhe “gazrave” që dalin nga prapanica e turk-shpifjes neo-otomaniste)...dhe haresë, të festonte me dinjitet përfundimin e Luftërave Ballkanike dhe paqen në gadishullin tonë pas 100 vitesh nga këto konflikte të tmerrshme.

Tani historikisht këtu, ai zyrtar apo historian turk, që në ndonjë zyrë të Anakarasë, ka pasur këtë ide, ai ka qenë siç i themi neve në Tiranë...:”Një copë mishi me dy sy” dhe asgjë më tepër!

Sepse ndër të tjera Luftërat Ballkanike, nuk janë bërë akoma 100 vjet që kanë mbaruar, sepse sipas të dhënave historike, ato kanë nisur kur shtetet Ballkanike, Serbia, Bullgaria, Greqia dhe Mali i Zi, sulmuan Perandorinë Osmane në 8 tetor të vitit 1912-ë.

Ato luftëra mbaruan pas shpërthimit edhe të së dytës Luftë Ballkanike, në 16 qershor të vitit të mëpasshëm kur bullgarët të pakënaqur me ndarjen e Maqedonisë sulmuan Serbinë dhe Greqinë...dhe si kohë të mbylljes së tyre, historia njeh gushtin e vitit 1913-ë dhe Marrëveshjen e Bukureshtit që sanksionoi humbjen totale të bullgarëve dhe fitoren e fuqive të tjera ballkanase.

Kjo gjë do të thotë, se nga fundi i këtyre luftërave famëkeqe përsa na përket neve shqiptarëve, akoma nuk kanë kaluar plot 100 vjet, pasi nga 1913-a deri në 2012-ën ku jemi, nuk janë bërë ende 100 vite, por vetëm “99”!

Edhe një kalama i klasës së parë fillore, me një nocion sado të cekët të llogarive matematikore, edhe ai këtë gjë do e dallonte me lehtësi!

Por çfarë di unë?-Ndoshta andej nga Turqia llogaritjet matematikore i bëjnë ndryshe, ata e dinë fundja!

Meqë ra fjala, Shqipëria këtë vit të bekuar nga Zoti, feston 100 vjetorin e pavarësisë, për shkak se pavarësinë nga osmanëria “pis milet” turke, e ka shpallur para 100 vjetësh, pra në 1912-ën.Dhe këtë e bëjmë sepse në shkollë kemi mësuar se 1+1=2, kurse në llogaritë turke del që 1913+100=2012!

Me çfarë i kanë marrë diplomat në shkollë këta neo-otomanistët e rinj, pyes veten unë?

Apo kur ishin ngelës në shkollën normale, hidheshin këtej nga krahu i nacionalizmit të rilindur osman dhe i siguronin vetes karrierë këta mëkëmbësit e Davutoglut?

Edhe kjo mund të jetë arsyeja ndoshta!

Por për turqit e sotëm si edhe për stërgjyshërit e tyre mongolo-aziatikë, numrat, e vërteta dhe faktet, janë gjëra relative, me të cilat luhet sipas interesit ekskluziv të tyre!

Ja sesi agjencia telegrafike maqedonase (zyrtare), MIA, e paraqet këtë evenimet:

-“Evenimenti muzikor nën moton “Nga luftërat Ballkanike, tek Paqja Ballkanike”, i organizuar nga Televizioni Nacional Turk, u mbajt në Shkup. Balkan Fest i organizuar për të kujtuar 100 vjetorin nga fundi i Luftërave Ballkanike, pati pjesëmarrës nga gjithë Ballkani”.

Më tej vazhdonte me përshkrime “shpirtkëputëse”, që na tregonin sesi këngëtarët nga të katër anët e rajonit tonë, kënduan aty këngët më prekëse, bashkë me meloditë më të mira të repertorit  dhe të trashëgimisë tradicionale të vendeve të tyre.

Më pas ca dërr, dërr, dërr të tjera pa rëndësi të theksuar.

O Zot, faleminderit që erdhën këta turqit sërish, e na mblodhën për veshi ne ballkanasit e “pamarrëvesh” e na çuan në një skenë ku të gjithë së bashku nën dirigjimin e merituar turk, ia morëm këngës e u hodhëm përpjetë duke kërcyer meloditë tona, sipas komandës së orkestrantëve turq gjithmonë.

Se sipas kësaj teorie jo edhe aq të re turke, përherë kemi një turk që i bie “qemanes” (violinës) dhe ne të tjerët, ballkanas pa dallim feje, krahine dhe ideje, kërcejmë nën tingujt e muzikës telendisëse që vjen direkt me “recommandée” (letër e porositur dhe e rëndësishme, në gjuhën postare)...nga Ankaraja!

Turqit që këtë koncert e kishin ideuar dhe organizuar, ishin kujdesur që për shembull, aty të ftonin sa më shumë filoturq edhe mes këngëtarëve pjesëmarrës me ç’pashë me një shikim përciptazi.

Ja, përveç këngëtarëve nga Shqipëria, Kosova, Kroacia, Serbia, Greqia e Bullgaria, nga Bosnja s’kishte si mos vinte një myslimane boshnjake Hanka dikushi, nga vetë Maqedonia vinin një evgjitkë Rexhepova dhe një Ismail Lumanovski, i cili në mos evgjit, do jetë turk Maqedonie edhe ai.

Pastaj kishim edhe nja tre turq Turqie po ashtu.

Sa për cilësitë kanore, muzikore, kulturore etj, të koncertit në fjalë, as e vë ujin në zjarr fare sidoqoftë, sepse ndershmërisht “as më kërcet fare” (nuk më intereson aspak).

Ajo që në këtë mes më intereson sadopak, është mesazhi që ky organizim jep!

Dhe ai është që e keqja e Ballkanit para 100 vitesh dhe akoma tani sipas turqve, kanë qenë vetëm luftërat mes vetë ballkanasve.

Dhe këtë gjë, me dashuri, përkushtim dhe me “lot e me qurre”-siç i themi në Tiranë, ...na e kujtojnë turqit, sikur ata vetë të ishin skandinavë apo çfarë di unë, Belgë që s’kanë asnjë lidhje me Ballkanin!

Ore “kardeshër, anxha a abi” turq, po ku ishit ju more “pizivengjër”, kur këtej nga anët tona, para 100 vitesh shpërthyen Luftërat Ballkanike?

Me ç’di unë, në regjistrin e historisë ballkanike, në ato ditë të vitit të largët 1912-ë, juve nuk keni figuruar si “mungues”, në hartën e rajonit tonë!

Juve atëherë ende na kishit neve poshtë thundërave tuaja të ndotura nga gjaku ynë, i popujve të shtypur të perandorisë suaj, Osmanëria juaj, megjithë një palo sulltan langaraq në krye, akoma ekzistonte.

Shteti juaj “i lodhur” osman, po zbythej cep më cep në atë kohë, por ende kthetrat i kishte të mirëngulura në mishin tonë shqiptar dhe neve nuk na linte kurrësesi të shkëputeshim, ndërsa grabitqarët e tjerë fqinjë ballkanas me bekimin tuaj ishin lënë të lirë që të mprehnin shpatat për të na rënë përsipër dhunshëm, sapo ju të merrnit sërish udhën për në Stamboll.

Ndër të tjera, otomanët e rinj të “zyrhaneve” (mënyrë për t’a quajtur zyrën alla turka, edhe han)...në Ankara, ata jo rastësisht (rastësia me turqit nuk ekziston, siç kam thënë edhe herë tjetër), patën zgjedhur Shkupin për këtë evenimet muzikor filoturk.

Kjo sepse në Shkup ka një komunitet turkoman të mirëorganizuar dhe po ashtu edhe të mirëmikluar dhe mirëdashur nga pushteti sllav i çdo regjimi.

Vetë Maqedonia ish Republikë Jugosllave, është veçuar ngahera për përkujdesjen e ngrohtë dhe “përdëllimin” kundrejt komunitetit turk në territorin e saj.

Në secilin qytet të atij vendi ku shqiptarët janë fshirë nga faqja e dheut, vrarë e deportuar në Turqi, apo asimiluar në turq e sllavë, historia zyrtare e atyshme, flet vetëm për prezencë përveç etnisë sllave, të komunitetetit turk nëpër ato zona historikisht.

Me anë të turqve, mbulohet me dheun e harresës së gënjeshtërt dhe të qëllimshme, historia dhe gjurmët e shqiptarëve të Maqedonisë, në Ohër, Manastir, Prilep, Veles, Shkup, Gostivar, Dibër, Resnjë etj!

Por po ashtu, edhe mes jo pak shqiptarëve të atij shteti artificial, ekziston një admirim sharlatan për Turqinë dhe turqit, gjë që bën që mes tyre propaganda turke të zërë vend me lehtësi sa herë është nevoja.

Por po aq, në Maqedoninë ish Republikë Jugosllave, janë të shumtë shqiptarët, që turqit dhe “bëmat” e tyre në kurriz të shqiptarëve, i njohin shumë mirë e edhe më tepër i përbuzin ata.

Luftërat Ballkanike plasën, sepse Perandoria që kishin krijuar osmanët turko-mongolë shumë shekuj më parë, ajo kishte perënduar përfundimisht dhe as hezitimet e ndonjë fuqie të madhe Europiane, nuk ja zgjasnin më dot jetën asaj kërrme që prej vitesh përpëlitej përgjakshëm, mes jetës dhe vdekjes.

Osmanët turq, në të kundërt të asaj që thuhet poshtë e lart, nga vetëurryesit shqiptarë, ishin plotësisht fajtorë për mbetjen tonë në kuadrin e varrit të përbashkët masiv, në të cilin ishte shëndrruar  shteti i tyre perandorak.

Neve ishim i vetmi popull, që tërësisht ndodhej ende nën zgjedhën e tyre tiranike, mizore dhe shtazore, në nisje të vitit të madh 1912-ë.

Serbët në shumicë gjendeshin në shtetin e tyre kombëtar, përveç ca serbëve që akoma ishin shpërndarë në Bosnjen Austro-Hungareze, apo në Mal të Zi e ndokund me pakicë nëpër rajonet shqiptare të Kosovës.

Bullgarët në shumicë jetonin në Bullgarinë e lirë të pas 1878-ës.Të tjerë, gjendeshin ende jo të pakët në numër në krahinën pjellorë e të rëndësishme të Maqedonisë e deri në brigjet e Egjeut.

Helenët me fondet e pakursyera si dhe rizgjimin filohelenik të aristokracisë, borgjezisë dhe inteligjencës perëndimore, po aq sa edhe me forcën e shpatave dhe gjakun e shqiptarëve me në krye Boçarin e Bubulinën, ata kishin krijuar të parët nën komandën bavareze, mbretërinë e tyre të pavarur nga turqit.

Kështu që në rajonet ballkanike të perandorisë së drobitur osmane, kishim mbetur plotësisht në shumicë absolute, vetëm ne shqiptarët!

E vërtetë që disa toka shqiptare megjithë banorët e tyre, ishin kafshuar nga helenët e malazezët, por edhe nga serbët (Nish etj).

Sidoqoftë në agimin ende të mjegullt dhe shumë të paqartë të vitit 1912-ë, pjesa dërrmuese e popullit dhe tokave shqiptare, ende gjendeshin me përdhunë, në territorin e keqadministruar nga turqit.

Ajo që mbetej nga tokat ballkanike të osmanëve, ishin territore ku jetonin grekë, bullgarë e ndonjë copëz populli tjetër, por sido që të jetë, çdo minoritet tjetër jo-turk në pjesën ballkanase të osmanërisë, e kishte një shtet amë ku të mbështetej fort.

Neve s’e kishim, sepse s’na kishte lënë kush t’a bënim dot shtetin tonë!

Të parët që kishin bërë të pamundurën dhe që s’kishin lënë gjë pa bërë që të na e ndalonin këtë ëndërr, ishin pikërisht ata, TURQIT!

Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, s’e shtypën dot, as serbët, as grekët e as malazezët!

Atë e shkelën turqit, kur e panë se po iu dilte duarsh dhe po krijonte një identitet dhe kërkesa puro shqiptare!

Turqit Lidhjen e Prizrenit, si fillim nuk mundën t’a ndalnin dhe ishin që ishin edhe mund të kenë menduar se shqiptarët, mërinë dhe zemërimin e shtypjes shumëshekullore, le t’ia nxjerrin fqinjëve, të shqyhen e vriten me ta dhe më pas, siç edhe ndodhi në realitet, turqit do të ktheheshin si zotër të vendit, gjë që pas 1878-ës, edhe e bënë.

Po ashtu me serbishtfolësit boshnjakë turkomanë dhe turqit e zonës, të cilët i infiltruan në kuvendet e Lidhjes, turqit tentuan të nxirrnin përfitimet e tyre dhe të mos e lejonin atë lëvizje që të shkonte drejt kërkesave radikale për shkëputje totale nga sqetulla e ndotur turke.

Si përfundim, duke qenë edhe mjaft praktikë, osmanët u përpoqën që atë gjë të cilën me armë nuk e bënin më dot prej kohësh, pra suksesin në fushën e betejës, pasi prej shumë kohësh hanin shqelma një pas një në të pasme, këtë pra t’a arrinin pa e lëvizur prapanicën nga shiltet komode të Topkapisë, duke ua lënë luftën dhe mbrojtjen e tokave të tyre në Ballkan shqiptarëve, aty ku ata banonin të paktën.

Por shtet të tyrin, sikur edhe thjesht autonom për “arnaut miletin”, as që bëhej fjalë!

Shkolla shqipe për ta?-Në asnjë mënyrë, kurrën e kurrës!

Ajo gjuhë e nëmur, s’duhej të guxohej as të përmendej e jo më të flitej, studiohej e lëvrohej me të.

Shqiptarët, aty ku ende s’ishin kthyer dot në fenë e osmanëve, do të duhej të asimiloheshin në identitetin e helenëve po të ishin ortodoksë dhe katolikët në veri të izoloheshin nëpër malësi apo t’u liheshin në dorë sllavëve.

Grekët fundja, kishin qenë që nga fillimi shërbëtorë të çmuar të turqve.

Ata kishin drejtuar me sukses marinën turke, kishin bërë tregtinë e perandorisë dhe rrallë e për mall e kishin ngritur kokën kundër “afendikove” (padronëve) osmanë.

Helenë e turq, sa herë kishte qenë koha t’u binin në qafë të tjerëve, e veçanërisht shqiptarëve të pabindur, ata ishin marrë vesh për mrekulli!

Edhe kur grekët, me forcën e paepur të shqiptarëve, ia kishin dalë të kishin një shtet të tyrin, për osmanët, ata pak përbënin ndonjë problem, pasi armiqësia dhe smira e tyre kundrejt shqiptarëve, si dhe qëllimet tyre ekspansioniste kundrejt ortodoksisë dhe tokave shqiptare, këto gjëra i shkonin më shumë se përshtat osmanëve edhe në 1912-ën.

Pra edhe njëherë për ata që i kanë veshët plot me dyll dhe s’duan ose s’dëgjojnë se janë shurdhuar nga kakofonia e simfonive antishqiptare me të cilat ushqehet përditë, media dhe mjedisi shqiptar:

-Nuk ishim ne që ishim të paaftë të shkëputeshim nga turqit dhe ngrehina e tyre e zbërdhylur, të cilës i thoshin Perandori Osmane, deri kur një turmë ushtrishë lara-lara ballkanine e hodhën me mollaqe përtokë!

Ishin turqit që me neve bënë gjithçka, që të mos na linin të shkëputeshim prej tyre dhe të mos ishte për vetëndërgjegjësimin tonë kombëtar dhe po ashtu edhe për rrethanat e atyre viteve, as që do t’a kishin këputur zverkun nga trojet tona.

Sesa u nevojitej turqve gjaku jonë i pastër dhe i lashtë europian, e treguan kur si një thithlopë e etur për gjak, tërhoqën me dhunë dhe në marrëveshje me autoritetet jugosllave serbe, qindra-mijëra shqiptarë të Jugosllavisë dhe me ta veçse populluan rajonet e harruara nga Zoti të Turqisë Qemaliste, më pas edhe rindërtuan shoqërinë e tyre, që sot e kësaj dite mëton që Europës dhe botës së civilizuar, t’i tregojë vetëm trajtat europiane të qytetarëve të saj me origjinë ballkanase dhe shqiptare.

Ky është edhe qëllimi i këtij shkrimi!

Që t’u kujtojë njerëzve, kuptimin e vërtetë të ngjarjes madhore të ndodhur në vitin e shenjtë 1912-ë!

Shqipëria dhe shqiptarët në atë vit, luftuan me armë në dorë, me shpirtin nëpër dhëmbë, me një qëllim mbi të gjitha...dhe ai ishte që Shqipëria të bëhej një shtet i pavarur.

Që kjo të arrihej, neve duhej që së pari të shkëputeshim njëherë e përgjithmonë nga Turqit dhe nga karakatina e tyre që ende për turp të Zotit, megjithëse i kishte të dyja këmbët në varr dhe po vazhdonte të zhytej në fekalet që vetë kishte lënë pas gjatë ekzistencës së saj, ajo sërish quhej Perandori dhe veten e quante qeverisëse të territoreve shqiptare.

Po të na kishin lënë turqit, sadopak autonomi reale dhe liri në veprimet tona, qoftë edhe brenda suazave të Perandorisë së tyre të “leqendisur” (dobët), neve sidoqoftë në vitin e pavarësisë, do të kishim arritur më të përgatitur, bashkuar e armatosur.

Por ndërsa edhe në 1911-ën, një vit para pavarësisë, ende kacafyteshim me zagarët e turqve, atëherë ishte mëse logjike, që serbë.malazezë e helenë, Shqipërinë e porsaformuar, e gjetën si pre të lehtë për t’a sulmuar dhe shqyer në shumë copa.

Të mos ishte që vetë osmanëria perandorake dhe sulltani i saj teveqel, edhe ata u shkrinë dhe u tretën vetë si kripa në ujë, gjatë Luftës së Parë Botërore, ata kurrë sido që të jetë nuk do t’a kishin njohur pavarësinë e shtetit të ri shqiptar.

Më pas Mustafa Qemali me origjinë shqiptare, si njeri i kohës dhe si person me sensin e masës, e kuptoi qartësisht, se nën sqetull nuk mbahen dy kunguj.

Kështu që, vendosi sado me dhimbje, që t’i linte mënjanë problemet ballkanike dhe të fokusohej tek mbrojtja e asaj çfarë mbetej e mbi rrënojat e osmanërisë së dikurshme, të krijonte shtetin modern turk.

Atij njeriu, më shumë se për Ballkanin, siç duket i digjte Stambolli e Izmiri ku kishin hyrë dhe bënin “kokrrën e pallës” grekët.

Ndaj dhe u kujdes që të ndalte helenët, të cilët ndershmërisht, ia thonë për dinakërira të panumërta, por jo për luftë prej vërteti...dhe pasi i mundi dhe i largoi grekët, krijoi shtetin laik, bashkëkohor turk.

Ky shtet turk, për ca kohë na la të qetë e edhe për meritë të regjimeve jo filoturke në Shqipëri, s’i futi dot hundët në punë tona për një kohë të konsiderueshme.

Derisa në Shqipëri, ra regjimi totalitar dhe me hyrjen e demokracisë së shumëpritur, vendin në shtetin me kufinj të shqyera, e gjetën edhe misionarët e turqizmës së re.

Turqia na u ribë Motër e Vëlla, populli turk na doli vëlla e kushuri gjaku e shkollat turke mbinë si kërpudha toksike (nga ato të helmatisurat që të lenë shakull në vend e s’hahen kurrësesi).

Duke mbajtur në majë të gjuhës këngën e rrezikut (të vërtetë s’them gjë) grek, arab etj, sidoqoftë nëpër vendin tonë u përhapën mijëra tentakula të sferave financiaro, fetaro-kulturore të Turqisë dhe turkomanizmit modern.

Banka, telefoni fikse dhe celulare(që mban për turp dhe si një sfidë e hapur e neo-otomanizmit ndaj nesh, emrin e simbolit tonë kombëtar, Shqiponjës krenare), metalurgji, pastiçeri, restorante, shkolla ku rregullisht bëhet në një mënyrë tejet tinëzare trushpëlarja turkomane e fëmijëve shqiptarë me vlerat “e larta” të gjuhës dhe traditave turke.

Këto të bashkuara me politikën agresivë të ekspansionit të ri neo-otoman të Davutoglu & Co, si dhe filmografinë e përfaqësuar nga dhjetëra seriale turke që vërshuan si të kishte plasur papritur ndonjë tubacion i madh ujërash të zeza, bëjnë që kjo jashtëqitje turke, tashmë të ketë pushtuar thellësisht jetën e përditëshme dhe hapësirën televizive shqiptare.

Më ka qëlluar, të shikoj kanale boshnjake, maqedonase etj, por stacione televizive që transmetojnë brenda një dite deri në 5 seriale turke, për fat të keq vetëm tek shqiptarët kam parë!

Edhe kanali më i suksesshëm televiziv turk, do e kishte zili një dukuri të tillë.

S’do mend pastaj, që tani tezat anormale dhe antinatyrore filoturke, që na e bëjnë 1912-ën si një “tragjedi kombëtare” se u ndamë nga osmanët, këto gjëra edhe zënë vend në një audiencë gjë çdo ditë “mahnitet” nga veprat e personazheve turke, të gjithë pa përjashtim bjondë, të gjatë, me sy blu, të cilët në shtëpitë tona na kujtojnë tradita “të bukura”, të cilat uronim t’i kishim harruar tashmë.

Shtëpiaket shqiptare kështu, shohin sërish, gjëra që dikur i kishin jetuar gjyshet e tyre, sesi për shembull pasi vjehërra ka helmuar nusen, del në kuzhinë dhe i buzëqesh për shtatë palë qejfe djalit të saj.

Apo sesi djali tradhëton dhe vret gruan e më pas shkon qetësisht me të motrën e të ndjerës.

Sesi gjindja turke, që e tillë është për nga sjellja, por kurrësesi nga pamja, e cila mendoj se për shkak të ndonjë ligji sekret ose të pashkruar, me rregull treshi, duhet të jetë përherë me trajta të bukura europiane, sesi pra ky popull, i ka varrezat vendin më të preferuar, ku ngrysen natën dhe flenë ditën.

Sepse bota e re neo-otomane po na rikthen edhe njëherë këmbëkryq, këtë imazh të errët, të shpifur dhe varrezor të jetës që kanë turqit.

Popull me mendësi të thellë FATALISTE!

Njerëz që dashurinë, këtë ndjenjë të çiltër, të pastër e të gëzueshme, e shohin vetëm si një burim vuajtjeje të pashtershme dhe si një arsyetim për çfarëdolloj gjëme apo rrengu që dikush do t’i punojë tjetrit.

Sepse një turk i dashuruar, siç e paraqesin besnikërisht këtë realitet edhe serialet e tyre, ai pra është një person që me lejen e dashurisë së tij, ka të drejtën të vrasi vëllain e tij e t’i marrë gruan për këtë qëllim.

Një turk për dashuri, kalon mbi të ëmën, heq qafe të atin dhe mbyt me duart e tij edhe fëmijën e personit që ai dashuron.....por e ka një “shfajësim”, se këtë e ka bërë për “Dashuri”!

Sepse thoshin gjyshërit tanë:”DASHURIA E TURKUT, ËSHTË SI DASHURIA E UJKUT”!

Shoqëria e pastër dhe besnikëria që kudo në botën normale të qytetëruar, do lidhte dy miq, këto gjëra në botëkuptimin që serialet turke po përhapin si armë kimike që alterojnë mirëqënien mentale të shqiptarëve, ato janë diçka tërësisht  e panjohur.

Sepse miku i ngushtë për turkun, sipas vetë serialeve të tyre, është dikush të cilin mund t’a marrësh për hunde, t’a mashtrosh, t’i nxish jetën, t’i rrëmbesh fëmijën, t’i vrasësh prindin dhe në fund t’i përdhunosh edhe gruan.

Ja ç’fund të përçundnuar ka gjetur miqësia në mendjet turke!

Një marrëdhënie mes vëllezërish e motrash, kjo lidhje kaq e fortë dhe e shenjtë kudo tjetër, për turkun dhe kulturën që ata vetë po shpërndajnë me prodhimet e tyre famëkeqe televizive, ajo është veç një luftë ku vëllai lufton pa përjashtim goditjesh, vëllain tjetër dhe ku motra është gati të presi motrën në fyt, për të arritur qëllimet e saja në jetë.

E lëmë pastaj mënjanë cilësinë inekzistente të këtyre serialeve, ku në mungesë totale të fantazisë së realizuesve e regjizorëve të tyre, për të krijuar një rast që të tërheqi vëmendjen e publikut në shtëpi, patjetër personazhet duhet ose të përfundojnë 5 herë në javë në spital e 2 ditët që mbeten t’i kalojnë rregullisht në burg!

Po të matet e mesmja e pjesëve të një seriali turk dhe sasisë së herëve kur personazhet e tij, plagosen me thika, enë kuzhine, bisturi, tentojnë pa sukses të vrasin veten, iu qëllojnë pas dhe para shpine, pësojnë aksidente trafiku, u rrëzohet avioni, qëllojnë nëpër ambiente ku po ndodhin shkëmbime zjarri ose pengmarrje, ndodhin fatkeqësi natyrore etj, atëherë Rekordi Guinness  në këtë fushë, nuk është edhe aq larg.

Pastaj do shtohej tmerrësisht më tepër, po të llogarisnim që secili personazh i serialeve turke, sëmuret rregullisht njëherë në javë me kancer, me leucemi, i bie damllaja në mëngjes, pika në drekë e të fikët në darkë.

Një dasëm në botëkuptimin monstruoz që serialet dhe kultura turke po na sjellin mes nesh, ajo domosdo nuk është si kudo në botën normale, një rast lumturie dhe festimi, por një ngjarje që patjetër do shoqërohet me vdekje, atentate, vrasje e kulisa nga më të errëtat.

Një fëmijë që duhet të lindë dhe një nënë në shtatëzani, për turqit paraqet vetëm vuajtje e okazion për të punuar njëmijë e një të zeza.

S’më ka dalë film i denjë turk deri tani, ku shtatëzana e gjorë, të mundet t’a lindi fëmijën e qetë, me burrin e familjarët e saj pranë krevatit!

Fëmija i shkretë, s’kam parë njëherë të mos lindi mes vuajtjesh të patregueshme, gjithmonë 2 muaj para kohe shtatanik, në inkubator duke luftuar me mish e me shpirt kundër kosës së vdekjes!

Njeriu nganjëherë edhe pyet veten:”A martohen dot e mbi të gjitha a i lindin dot fëmijët qetësisht pa u vrarë e vdekur njeri, këta turqit”??????????????

Turku thotë “vdeksha për ty” dhe nënkupton “ti vdeksh po s’erdhe me mua”!

Dhe kjo gjë shpjegon pa shumë mundim edhe shumë sjellje kafshërore që shfaqen e rishfaqen në Shqipëri, ku gratë shkojnë vu në botën tjetër, pasi vriten shtazërisht e keqtrajtohen.

Kjo është kultura mongolo-turke, të cilën këta që sot duan të na paraqiten si “esenca e qytetërimit”, na kanë lënë pas.

Ideja e turkut dhe e serialeve të tyre për dashurinë është e thjeshtë, kur burri ose gruaja turke dashuron, atij/asaj s’i plas fare për ndjenjat e tjetrës/tjetrit!

Si parim, dashuria tek turku është e njëanëshme!

Kur personi refuzon të dashurohet, ose nuk ia kthen dashurinë partnerit, atëherë ky ose kjo, kanë të drejtën që në emër të dashurisë së tyre të njëanëshme, t’i shkaktojnë personit që sipas tyre dashurojnë, çdo fatkeqësi të mundshme, t’i vrasin çdo njeri të dashur dhe t’i shkatërrojnë jetën fund e krye.

Kjo është dashuria turke, që mediat tona transmetojnë shumë herë në ditë nëpërmjet filmave turke!

Dhe sa e sa krime për pseudo motive dashurore në Shqipëri, do shpjegoheshin me këtë mendësi vrastare turke, të cilën tashmë po na e rifusin me prepotencë në përditshmërinë tonë.

Si përfundim, vetë familja turke, jo sipas meje, por sipas vetë serialeve turke, të cilat bujarisht u ofrohen TV-ve tona, me një “shtysë” të qartë nga qarqet filoturke neo-otomane, si mjet i ri për rikthimin e influencës turke, ...ajo është një fole nepërkash dhe gjarpërinjsh të cilët përleshen, theren, vriten pas shpine, helmohen në gjumë etj!

Por të cilët kjo gjë nuk i pengon që së bashku të hanë “kahval-in” (mëngjesin) e pasur turk, ku ndërsa dënden në ushqim, shikohen sy më sy me të njëjtën armiqësi që gjatë natës i ka bërë t’a urrejnë, godasin pas krahëve dhe tradhëtojnë njëri-tjetrin.

Por rregulli i artë i trashëguar pas sundimit shumëshekullor turk edhe tek ne , ai  i “për sy dhe faqe”, vlen ende dhe mbretëron sovran gjithmonë!

Pra në familjen turke, nipi me gjyshin që në jetë luftohen, mbesa me tezen që dashurojnë të njëjtin burrë, nëna me bijën që bëhen fërtele me njëra-tjetrën, babai dhe biri e vëllai me vëllanë që shuajnë familjet e njëri-tjetrit, të gjithë këta, në fund si një familje e lumtur, do mbildhen së bashku në “konak” dhe aty do rrinë si asgjë të mos kishte ndodhur, pikërisht për “sy e faqe”, sepse aparenca dhe rregullat turke e duan kështu!

Kjo është në vija të gjëra, shoqëria turke, ky shembull më shumë unik se i rrallë, i një varrimi moral, i një kurvërie që edhe baxhella më e ulët në Perëndim, s’do t’a arrinte dot dhe i një sahanlëpirje e pafytyrësie që e karakterizojnë atë kryekëput.

Shumë nga këto efekte, turqit edhe na i kishin lënë përgjatë shekujve, por këto tradita, me kalimin e kohës dhe afrimin sërish me Perëndimin, këtu e njëqind vite, që kur turqit e thyen qafën, ato ishin zbehur dhe zëvendësuar me sjellje normale prej europianësh që edhe jemi.

Tani, po shohim sesi në një kohë mjaft të shkurtër, si pasojë e rikthimit të fuqishëm turk, serialet, antikultura dhe doket prapanike turke, po na shtrohen prapë këmbëkryq në jetën tonë, me efekte që po nuk iu dol para, do të jenë katastrofike për shoqërinë tonë, e cila edhe kështu ka mjaft probleme vetë.

Por kur i futesh një pune, nevojitet t’a fillosh nga shkronja ” A” dhe më pas t’i marrësh me rradhë shkronjat e tjera.

Kjo do bërë edhe me turqit!

Prandaj edhe unë e nisa me atë titull, pra që çfarë përfaqëson në të vërtetë për Shqipërinë viti 1912-ë?

Pavarësinë apo çfarë?

Sepse siç po guxojnë me shumicë të thonë tani, në atë vit ka ndodhur gjithçka përveçse ajo që vërtetë ka ndodhur!

Pra pavarësia nga turqit dhe perandoria e tyre osmane.

Së pari Perandoria në fjalë ishte 100 % turke, pasi turqit e kishin krijuar dhe e drejtonin.

Turqishtja me shkronja arabe, ishte gjuha e vetme e perandorisë.

Turq ishin sulltanët që e komandonin.

Feja e turqve ishte feja e privilegjuar dhe unike e kastës drejtuese të perandorisë.

Dhe në fund, XhonTurqit që deshën t’a shpëtonin këtë perandori, ata synuan pa sukses, kjo edhe falë qëndresës së shqiptarëve, që shtetit të tyre shumëetnik, t’i jepnin një karakter vetëm turk.

Kjo gjë çoi edhe në shuarjen e osmanërisë sulltanore dhe më vonë në lindjen e shtetit turk.

Por neve pavarësinë e shpallëm nga fuqia e huaj, që na kishte pushtuar prej 4 shekujsh e gjysëm, dhe ata ishin Turqit dhe askush tjetër!

Sot flitet për gjithçka, përveçse për këtë fakt themelor!

Të jetë për ata që janë përgjegjës për kremtimin e këtij viti shumë të rëndësishëm të qindvjetorit të pavarësisë dhe ekzistencës së shtetit të mëvetësuar shqiptar, as që do përmendej fare se nga kush neve u pavarësuam!

Flitet vetëm për luftërat e mëdha dhe epike që vërtetë ne zhvilluam me vetëmohim të admirueshëm e stoicizëm të rrallë, ndaj gjithë fqinjëve, të cilët pas largimit të turqve, u sulën drejt trojeve tona për të zënë sa tokë të mundeshin.

Por e vërteta është që ne nuk e shpallëm pavarësinë as nga Serbia, as nga Greqia e as nga Mali i Zi!

E shpallëm nga Perandoria Osmane dhe pikë!

Perandoria e tyre turke, na la të zhveshur, pa armë, të pambrojtur e të pazhvilluar, në dorë të qëllimeve shfarosëse të fqinjëve tanë, të cilët prej disa dhjetëvjeçarësh përgatiteshin e armatoseshin, ndërsa prisnin fundin e pashmangshëm të turqve dhe dominimit të tyre në Ballkan.

Si të them që të shpjegohem më qartë?

Amerikanët, pasi mundën kushurinjtë anglezë, më pas luftuan edhe me kanadezët, meksikanët, spanjollët etj.

Por pavarësia e tyre me 4 korrik, festohet solemnisht, si dita e shkëputjes nga Mbretëria e Bashkuar, jo nga Meksika, Kandaja apo Spanja.

Kroacia, pas luftës me serbët e Krajina-s, luftoi edhe në Bosnje, sa me boshnjakët, me serbët lokalë dhe me Ushtrinë Jugosllave, por ata pavarësinë e festojnë si shkëputje nga Jugosllavia!

Kurse ne, çfarë bëjmë?

Me ç’shoh unë të paktën, tani njerëzit sikur i ka zënë turpi t’i përmendin më turqit si pushtues dhe po aq edhe shpalljen e pavarësisë nga zgjedha e tyre shumëshekullore.

Turp, po të ishin njerëz dhe burra prej vërteti, do të nevojitej t’u vinte turqve të sotëm, për ato kafshëri, mizori e masakra që gjyshërit e tyre kanë bërë në Ballkan e sidomos mbi shqiptarët.

Neve kurrësesi dhe asnjëherë s’duhet të kemi as edhe një lloj skrupulli kundrejt turqve dhe asaj çfarë ata kanë paraqitur për ne.

Por turqit, turq kanë qenë, janë dhe do mbeten!

Edhe ky koncerti festiv në Shkup, me të cilin e hapa këtë shkrim, këtë gjë tregon pa asnjë hije dyshimi.

Ideja është se turku po vjen e po na mbledh bashkë dhe po na vë në rrjesht të festojmë paqen ballkanike, që erdhi shumë vonë, pasi turku “paqedashës dhe dashamirës”, iku dhe më pas ne ballkanasit e pagdhendur, u shqyem njëri me tjetrin.

Jo ore turq, ato luftëra të përgjakshme, ku ndër të tjera e pësuam më tepër territorialisht dhe në humbje njerëzore, pikërisht neve shqiptarët, ato pra shpërthyen sepse kaosi dhe padrejtësia që turqit lanë pas, ishte e atillë, që edhe sot nuk ka gjetur zgjidhje.

Por unë vetë e njoh historinë e vendit tim aq sa të mos kem dyshime.

Trushkretët që nuk e duan apo njohin historinë e tyre si popull dhe të atdheut të tyre, edhe ata s’janë të pakët.

Prandaj edhe koncertet si ky për të cilin fola, kanë publik që i ndjek me ëndje, ashtu siç ka ithtarë të konsiderueshëm edhe çështja e turqizmës .

Por të gjithëve këta lapangjozët e neo-otomanizmit, s’na e hedhin dot sidoqoftë.