E enjte, 28.03.2024, 03:19 PM (GMT)

Editorial

Këze (Kozeta) Zylo: Requiem per profesorin tim te nderuar, Bedri Deden

E shtune, 12.04.2008, 10:30 PM


Bedri Dede
Nga Këze (Kozeta) Zylo

Requiem per profesorin tim te nderuar,
  Bedri Deden

Seç m’u zgjuan kujtimet sot,
Në këtë stinë të ylbertë, pranvere,
Ndoshta nga një lot pëllumbi,
Pikuar në parvazin e dritares sime,
Që, çuditërisht, humbi,
Në çurgën e lotëve të mia,
Duke lagur si vesë mëngjesi,
Faqet e librave të tij, hapur sot,
Si panair me shumë botime ndër vite!
I marr dhe i shfletoj me radhë,
E në çdo faqe lexoj, Bedri Dede,
E pastaj përzier me krenari dhe dhimbje,
Shkruaj sot në përvjetorin e ikjes së beftë,
Të tij,
Requiem për profesorin tim të shtrenjtë!
E kështu trëmb dremitjen e atyre viteve,
Te moshës se artë, në Elbasanin e lashtë,
Që tashmë më freskojnë si fllad,
Orët e veçanta të Psikologjisë,
Dhënë mjeshtërisht nga ai!
Cdo faqe libri, skanon trurin e cdo njerit,
Si rrathët e Dantes, në Komedinë Hyjnore!
E ndjej se mund të ketë gërvishtje në këto skanime,
Por sidoqoftë unë i shoh si ëngjëj të bardhë,
Që më prekin membranën e kujtesës,
Si ish studentja e tij, vite më parë!
Kujtimi im është një memorie e kohës,
Që kapërcen pragjet natyrisht,
Dhe portat e qelqta, për të larë sytë,
Me ujë bjeshke, pa ujë të turbulluar!
Pastaj bulëzat e ujit nëpër qerpikë sysh,
Do të ndricohen, nga yjet,
Se planeti ynë, ka shumë nevojë për ta...!
O Zot sa më dhimbsen Yjet!
Vecanërisht, ata që i fsheh muzgu i qiellit shqiptar!

New York, 12 prill, 2008

Ne kujtim te profesorit tim te nderuar Profesor Bedri Dedes, ne kater vjetorin e vdekjes.  Mjeshteria e dhenies se mesimit nga ana e tij ne lendet e psikologjise dhe te pedagogjise, ne Universitetin “Aleksander Xhuvani”, do te ngelen te pashlyeshme ne kujtesen e qindra studenteve!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora