E shtune, 20.04.2024, 03:37 AM (GMT+1)

Mendime

Selim Nëngurra: Folklori nuk është bazë për historinë

E enjte, 06.09.2012, 09:17 PM


JO GJITHNJË FOLKLORI  ËSHTË BAZË PËR HISTORINË

-Në vend të një replike me mikun tim, maestro Demir Krasniqin -

Nga Selim M. Nengurra

Populli shqiptar, pa fajin e vet, nëpër shekuj u detyrue të jetojë jetë paralele, të baj jetë të shumëfishtë për të mbijetue. Pothuej me shekuj i pushtuem dhe i vershuem nga ardhacakët pushtues e kolonist, shqiptari u detyrue ta respektojë ligjin e pushtuesit vetem për të mos ra ndesh me të dhe me shtetin pushtues, ndërsa mes shqiptarëve ai ligj i ati pushteti pushtues asnjihere nuk vlejti.

Çka po due të them me këtë?! Due të them se shqiptari asht dasht të jet turk publikisht dhe tu perulet ligjeve të sheiratit të shtetit pushtues turko-osman , por nese shqiptari asht perplasë me shqiptarin, ato ligje nuk kan vlejtë , nuk kan vlejtë qellimisht sepse shteti pushtues ka nxitë edhe në këto mënyra luften vëllavrasëse mes shqiptarve per ti zhduk ata sa ma shpejtë.

Konfliktet mbrenda etnisë shqiptare me shekuj janë zgjidh me pleqnar të ndryshem që zakonisht ishin analfabet, shumëhere edhe pa asnji njohuni të mirfilltë, por ata e trashigonin poziten e pleqnarit pasi vdiste babai pleqnar, apo dikush nga mashkujt  e familjes së ti që kishte ba emen si pleqnar.

Edhe në kohen e pushtimit serbosllav u vazhdue me të njejten metodë. Duket se sikur Turqia kur u detyrue të ik nga Gadishulli Ilirik ta ketë mesue Serbinë dhe sllavet tjerë se si tua thejnë qafen sa ma shumë dhe sa ma lehtë shqiptarëve autokton. Them këtë jo vetem pse unë i konsideroj anmiq si Turqinë e turqit si Serbin e serbet me sllavet tjerë, por per faktin se per një shekull pa pushtetin e Turqisë, por të pushtuem nga serbosllavet shqiptari i shkretë i vuejti po të njejtat vuajtje pa asnji ndryshim. Pra metoda ishte e njejtë vetem se ai që e ushtronte atë metodë ishte ndrrue.

Dhe në mungesë të ligjit, apo thanë ma mirë të barazisë si qytetar para ligjit, shqiptari ka ba vetë ligjin dhe bazë per të ba ligjin gjithmonë ka pas KANUNIN që asht nji kod zakonor shumë i perfolun  mbasi deri vonë edhe nuk ishte i shkruem dhe i permbledhun ( derisa e mblodhi dhe kodojë At Shtjefen Gjeqovi ) dhe meqense pleqnaret që flisnin, që denonin, e pajtonin në emen të Kanunit ishin analfabet, normal se janë ba edhe padrejtësi, dhe shumkush pastaj nuk ka respektue as vendimet e pleqnarve e të Kanunit, por ka veprue në krye në vete per ta sjellë drejtësinë në vend. Të pa arsimuem dhe të pa asnji fije emancipimi, normal se edhe kemi ken injorant dhe nuk kemi pas aftësi të gjykojmë drejtë, por kemi ra në trysni të emocioneve dhe interesave egoiste dhe kemi ba veprime të pamatuna, të pa asnjë shije, por nuk jemi ndalë. Qellimi i jonë per ta mbrojtë veten, antarin e aferm të familjes, fisit e bajrakut na ka ba egoistë të paskrupull dhe jo vetem burrat që kan pas telashe me këtë, por edhe gjinija e bukur, femnat tona janë ba vegël e primitivizmit dhe jan ba pjesë e injorancës.

…!

Para disa kohe ,profesori i muzikës, njohësi, interpretuesi dhe studjuesi i mirëfilltë i folklorit maestro Demir Krasniqi, botoj nji shkrim me titull " GRABITËSIT E GRAVE TË HUEJA "  dhe shembull kishte marr dy kangë ( unë do i fusja në thojza se ato nuk janë kangë, por janë turp ) kangën e RAMË ALISË dhe të SEJDË ZAJÇEVCIT. Nuk do flas per këtë të dyten se sado që e kam ndegjue me dhjetra here nuk di se cili ka qenë motivi i autorit të tekstit të saj. Unë do flasë per të paren sepse ngjarja që i parapriu kangës asht shumë e dhimshme dhe se gjithçka ndodhi pas vrasjes së Ramë Alisë (hajn, plaçkitës i grave të hueja , sipas Demir Krasniqit) kishte permasat e një tragjedie jo vetem mes familjeve që u vranë mes veti, por tragjedi gjithshqiptare per atë rajon të cilit i perkas edhe unë dhe per ngjarjen kam ndegjue me qindra here të flasin vetë aktoret e saj, i kam njoftë personalisht të gjithë, pos të ndjerin Ramë Alinë dhe atë gruen që ky e paska "vjedh" , "plaçkitë" dhe paska ken e Vesel Ibishit.

Vesel Ibish Blakaj ka qenë djal axhe me gjyshen time nga nana, me gjyshen Zojë past ndjesë. Pra Vesel Ibishin e kam dajë të nanës, ndersa Ramë Alia asht i familjes së mirënjohun të Bicajve nga fshati Vrellë të Istogut dhe nuk e kam farë as fis dhe kurr as mirë as keq nuk ka pas familja ime gja me ta e as unë personalishtë.

( Bana këtë prezantim që lexuesi mos të mendojë se po shkruej me far interesi, jo unë thjeshtë po baj këtë shkrim per ta rrefye të vertetën dhe per ta demaskue deri në harresë atë kange që ju ka kendue rastit të Ramë Alisë me Vesel Ibishin, dhe edhe këte nuk e baj pse i urrej dajet e nanës, perkundrazi unë i respektojë ata dhe  ata më respektojnë, por mendojë se ngjarja në fjalë duhet të harrohet, kanga nuk duhet të kendohet dhe të gjitha kanget e karakterit të tillë duhet të zhduken sepse ato nuk janë emancipuese as nuk tregojnë histori e ngjarje, por perkundrazi tregojnë injorancë, prapambetje, me një fjalë, dergojnë mesazhe të këqija per brezat e ri. )

Para se me dalë te kanga po spjegoj pak, por sakt se cilat ishin ngjarjet që u banë shkak të bahet kanga dhe kush e pse e bani atë kangë.

Ishin vitet kur në Istog e rrethinë sundonte dhe torturonte shqiptaret autoktonë në tokat e shetpijat e veta, Vojvoda i Kralit të Beogradit Miliq Krrstiq i njoftun në popull si Miliq Kërrsta. Në këtë kohë nuk ishin vetem serbet e sllavet tjerë që ishin vojvodë, kishte deputet që ju thonin posllanik, kishte xhandar, e edhe vojvodë edhe të etnisë shqiptare. Në fshatin Vrellë Ramë Alia ishte vojvodë. Rama kundershton që nga naltë pushteti qendror në Beograd ti zgjedhin se kush do jet xhandar i ti. Ai mbledh rreth vetes djemet ma të zotet dhe ma trima kryesishtë të Vrellës, por edhe të Studenicës dhe të katundeve per rreth dhe ban nji ushtri të fortë me të cilen shkon në Istog dhe kerrcnon Miliq Kërrsten me këto fjalë; - Po dole andej STANIT TË MUSË TAHIRIT, (vendkufi mes fshatrave Lubozhdë dhe Vrellë), do të djeg për së gjalli ty, xhandaret e tu dhe krejt Lugun e shkijeve në Istog!

Pra Ramë Alia sado që ishte në sherbim të pushtetit të Mbretnisë SKS (serbo-kroato-sllovene), megjithate tregon trimni e burrni dhe merr në mbrojtje fshatin e vetë dhe të gjitha fshatrat e rranxës nga ana e prendimit të Istogut që po i numrojë me radhë: -Vrellë, Kamenicë, Prigodë, Studenicë, Orroberrdë, Kaliqan, Jabllanicë e Vogël, Jabllanicë e Madhe, Radafc, Novosellë dhe të dy Dybovat, të voglen dhe të madhen. Per sa ishte gjallë Ramë Alia, Miliq Kërrsta kurr nuk ka guxue të baj zullume në keto fshatra.

Dhe padyshim se Miliq Kërrsta kurr nuk ka pushue per të ba plane se si ta hjek qafe këtë burrë të fisit Kastrat që me aq guxim i doli para. Personalisht e ndaj mendimin me ata burra bashkëkohës të asaj kohe që thoshin se do jetë padyshim Miliqi me shkijet e vetë ai që nxiti ngjarjen tragjike me të vetmin qellim per ta vra Ramen vetë shqiptaret. Gjyshi im Mushak Bajram Kukleci, Ali Sadri Osaj, baba im Mustafë Hasanaj, Azem Sadri Rugova, Halil Canë Haskaj, Shaban Mursel Çetina etj, etj, thoshin se nga pushteti serb dhe nga vetë Miliq Kërrsta asht ba skenari per vrasjen e Ramë Alisë.

Nipi i Ramë Alisë, arsimtari Ilaz Bicaj që jeton në Suedi ka ba nji liber per SELMAN KADRI HASANAJ, që ma vonë pat vra Miliq Kërrsten, dhe aty Ilazi thotë se një mbramje vjen dhe futet në oborr një vajzë dhe thotë se asht dashnorja e Ramë Alisë, se e kan fejue atë per Vesel Ibishin dhe ajo nuk e pranon atë fejesë andaj ka ra në NDORË të juve dhe ZOTIT. E strehojnë gratë e shtëpisë sipas zakonit në shtepin e zjarrit dhe e zoja e shpisë njofton burrat në odë. Mblidhen ata dhe Ramë Alia i shtymë në moshë,( kishte kalue të pesë dekadat e jetës ), ju tha se nuk pranon ta martojë atë vajzë, dhe vendosin të e nxjerrin nga shtëpia dhe të ja dergojnë të fejuemit të saj Vesel Ibish Blakaj, por axha i Ramës, Fazli Syla nuk pajtohet dhe ju thotë; kur femna të futet në shtëpi nuk ban me e nxjerr jasht, nese ti Ramë nuk don ma sillni mue se unë bie me të.... Kjo e irriton Ramen deri në at masë sa ai pranon dhe martohet me atë vajzë. Kjo ishte vajza e Arif Tahir Januzaj nga Lubozhda. (Ma gjansisht per këtë kerko në librin: Ilaz Bicaj " SELMAN KADRIA DHE E VERTETA PER VRASJEN E TI" nga faqe 75-81)

Tash çka ndodhi? Perhapen njerzitë  sherbëtorë të pushtetit e të Miliq Kërrstës dhe shkojnë e i bin në qafë Vesel Ibish Blakajt: - Ta ka marrë gruen Ramë Alia! Duhet të veprosh sipas Kanunit! Pra, tash nuk u respektojke ligji i shtetit , por vihej ai zakoni në fuqi. Pak nga këto presione por edhe nga lajkat e Miliq Kërrstës i cili sipas bashkëkohanikve e josh Veselin me premtime , e atij, ma në fund i mbushet mendja. Vesel Ibishi duhet me e vra Ramë Ali Bicajn per ta pastrue ftyren se Rama i paska marr gruen. Ama si ti dilte para? Nuk ishte lehtë sepse Ramë Alia ishte i armatosun, kishte edhe herë pas here truproje dhe ai posa do e shifte Veselin do e vriste nga frika se do e vret Veseli ate.

Vesel Ibishi vendos me perdorë metoden tjeter. Shkon dhe lut mikun e ti që ishte kunat i vajzës së axhes së Veselit, Hasan Bajram Kuklecin nga Prekalla ( ky ishte axha i nanës time. E kam ndegjue nga ai vetë këtë ngjarje me dhjetra here. Hasani ka vdek në vjeshten e vitit 1978) dhe  nipin e vet Qazim Mulliqin nga Mulliqi dhe ju thotë: - Banu burra e qitni pushkë per mue e ma pastroni turpin që më ka ba Ramë Alia. Gjakun e marr unë mbi veti dhe juve nuk do keni asgja me Bicajt e Vrellës. Nuk e kam njoft se nuk e kam takue kurr Qazim Mulliqin sado që ishte tezak i nanës time, por di se Daja Hasan Bajrami - Kukleci ka ken trim dhe shumë i zoti fizikisht e aspak nuk ju ka tremb syni nga askush. Ai vet më ka tregue se si percjellin Ramë Alinë së bashku me Qazim Mulliqin dhe kur e shofin se si Rama dorë per dore me nusen e ti ecin nëper Çarshi të Pejës e blejn një bisht të kazmes dhe nga prapa e qellojnë Ramë Alinë në krye. Nga ramja e fortë dhe e pa mëshirshme rrexohet per toke ai burrë i Vrellës dhe vdes. Aty menjihere paraqitet Vesel Ibish Blakaj dhe merr at bisht kazme nga duert e Hasan Bajramit dhe thotë: - E vrava unë se luftova per fytyrë se ky ma ka pas marr gruen.

Veseli arrestohet aty per aty, ndersa familja e ti sipas zakonit mbyllet në burg shtepiak nga frika e hakmarrjes së Bicajve. Në këtë kohë të shkurt, disa vajza motra dhe vajza të axhes së Veselit ( unë ua di emnat dhe i kam njoftë mirë sepse ishin tezet e nanës time dhe ato nuk jetojnë ma), derisa kan ba pajat e veta të nusnisë nen hijet e pemëve thurin një kangë per vëllaun e tyne Vesel Ibishin dhe e naltojnë vepren e ti në histori. Veselin e bajnë hero, ndërsa Ramë Alinë e paraqesin si grabitës, si njeri të pabesë etj, etj dhe me atë tekst kange arsytojnë vrasjen e Ramë Alisë.

Unë tash do spjegoj ngjarjen ma tutje. Nuk vonon dhe vëllau i Ramë Alisë, Smajl Ali Bicaj, pothuej ju futet në oborr Smajl Isufëve dhe vret Adem Ibishin (vëlla i Veselit) që ishte tu shkue në sherbim në armaten e shtetit atë ditë dhe plagosë në kambë Nezir Rexhep Blakaj kusheri i afert i Vesel Ibish Blakajt. Menjihere pas kësaj, i bie popullariteti kangës së Veselit që i kenduen motrat e ti analfabete, ndersa Miliq Kërrsta shkon naten dhe me disa njerëz shpiuna të vetë që i kishte në Vrellë fut pushkë në minaren e xhamisë ( disa thonë se ato i ka fut aty vet imami Mulla Jashari ) dhe të nesermen shkon e i gjan ato aty dhe kjo i bahet ati si pretekst që ti mbledh e torturon mizorishtë me dhjetra burra të Vrellës, i djeg me dhjetra shtëpi dhe dhunohen disa femna shqiptare, nga këtu vazhdonë me ekspeditën e vetë në Studenicë dhe nëper Orroberrdë, Kaliqan, në të dy Jabllanicat del në Radafc e Novosellë dhe vret mbi 120 burra të cilet ma parë i detyron ta hapin varrin dhe pasi i pushkaton i hudhin në at gropë të madhe në varr masiv. Po këtë natë edhe kallë rrafsh me tokë pothuej të gjitha shtepitë dhe pronat e këtyne fshatnave dhe dhunohen me dhjetra femna shqiptare.

NJË PËRJETIM PERSONAL QË LIDHET ME KËTË NGJARJE

Viti 1976 muaj maj. Vija nga Lublana me tren per në vendlindje. Duhej ta ndrroj trenin në Beograd. Deri te koha per trenin që shkonte nga aty per Pejë kisha 11 orë. Njifsha qytetin mirë dhe dola e shkova në kopshtin zoologjik, nga aty u këtheva në parkun e TERAZISË dhe u ula në nji bankë aty. Kisha ble në stacion të trenit gazeten RILINDJA. E hapa dhe fillova ta lexojë. Aty pari vjen nji plak dhe me pyet a ban të ulet në skajin e bankës se asht lodh.  Shtyhem pak anash dhe i thamë se “po”.  Pas pak ai më drejtohet në gjuhen shqipe pastër me këto fjalë; " nga të kem o djalë i mirë, mos me thuej nga Kosova, as nga ndonji qytet i madh, ma trego katundin nga je. U befasova pak dhe e lash gazeten anash.  Jam nga Istogu i thash. - Je bash i Istogut a i katunit? - Jo jam nga Lubozhda ja dredh unë, e po ashtu më thuej bre bir, hajt tash më trego a janë gjallë dhe si janë Hysen Murati, Sadik Çetina, Sejdi Zenuni, Ali Sadria, Mil Koli, Miliq Jovani, dhe më trego i kujna je ti?  Befasia ime rritej dhe unë tashma edhe vet kurreshtar të shof ku do del ky plak i them: -Jam i Mustafë Hajdinit. -Po a nipi i Hylës qenke ti a, po si e ke emnin more djalë? - Selim i thamë unë. - Eh , po, po e bajsh me shendet e me nder, ta ka lan gjyshja at emen se ajo ka vdek me shkrum të djalit të saj Selimit që ja pat helmue katili Bllagoje Simiqi ( unë edhe nga ky pohim kam vertetue se axha im emnin e të cilit e mbaj asht helmue per vdekje ) . Më pyeti ky plak per shumçka dhe para se të ik më tha: - Duhet të shkoj se kam dy nipa të vegjel e reja shkon pas pak në punë e duhet të kujdesem per ta. Unë kur pash se po lexon RILINDJEN  kuptova se je shqiptarë. I kisha tregue se punojë e studjojë në Lublanë dhe ai më tha. -Më dukesh se qenke djalë i mirë, të mirë e të ndershem i ke pas gjysh e babë andaj të uroj shendet e suksese, por nji gja po ta thamë, juve shqiptarët jeni populli ma budalla në rruzull, jeni të tillë se jeni katil per njani tjetrin . Ti nuk e din, por dvete baben dhe të tregon. Në Vrellë ka ken njifar Ramë Alia vojvodë i Kralit, por mbrojtës i katundeve shqiptare nga Vrella deri në Radafc nga sulmet e mizoritë e Milq Kërrstës. Ramen e vrau me mercenar Vesel Ibish Blakaj dhe të nesermen ju hap shtegu Miliq Kërrstës me ba kerrdi në ato katunde që ti permenda, jo vetem se vram mbi 120 burra, dhe kalli gjithçka ishte pronë shqiptare, por xhandaret e ti dhunuen me disa dhejtra femna shqiptare. Andaj djali i baces si nuk muj e duruet një shkërdhymje të shqiptarit Ramë Alia , a ma mirë nja me qef apo dhetra sosh me zor nga shkijet e rjepavt e të dehun me shlivovicë?! Unë jam Radulle Peroviqi dhe i ban të fala babës kur shkon në shtëpi. Ma zgjati doren dhe iku.

Mi numrojë këto fjalë ky plak malazezë që dikur kishte jetue si kolon në Vrellë dhe unë mbeta paksa i irrituem ato qaste dhe pranojë se mendova ta rraf, por u permbajta, më pat ardh shumë inati, , ndersa tash dhe edhe shumë vite ma parë sa herë kujtojë këtë ngjarje i jap ati të drejtë dhe thamë se mirë më ka thanë dhe ka ba gjykim të drejtë per ne shqiparet e atyshëm.

Pra unë mendojë se neve thurim kangë edhe per gjana banale, per veprime të pista, thurim kangë per inate, per qellime provokuese, ju kendojmë njerzve oda e hymne ndersa ata njerz janë hiq, janë mbeturina, janë matrapaz, janë kriminel. Thurim kangë per raste si ky i Vesel Ibishit dhe shajmë e denigrojmë Ramë Alinë per nji fajë të vetem që tek e fundit nuk ishte faj por trimni e burrni, sepse pranojë të rrezikojë veten dhe jeten e vetë per ta mbrojtë tash moralin e nji femne, i doli Zot asaj dhe plotësoj kerkesat e sajë. Mbi cilen të drejtë mund të thirret Vesel Ibish Blakaj se ajo paska ken grueja e ti, në të drejtën se nji shkues ( msit ) ndoshta dhe padyshim se po, per interesa të veta gjen dhe lyp atë vajzë dhe arrin ta merr miratimin e prindit të saj per ta fejue me Vesel Ibishin, unë di se ajo e ka njoftë mirë Veselin sepse shtëpija e saj ka ken në mes të distancës së Smajl Isufëve dhe Bicajve. Veseli ka ken nji mashkull i pa pashem, per mos me thanë shemtim, ndërsa Rama nji burr i zoti dhe i bukur, ndoshta zemra e kësaj vajze pat pas apo jo gja ma parë me Ramë Alin, megjithate mund ta ket imagjinue dhe ta ket dashunue. Tash kur i kanoset rreziku per tu ba pre kunder deshires së saj e Vesel Ibishit ajo ik dhe kerkon shpetim te Ramë Alia.

Pse pra të kendohet kjo kangë edhe sot, pse pra të lavdohet ai që nuk duhet e të shahet ai që nuk e meriton shamjen?!

Raste si kjo asht edhe rasti në Zhur i Demë Salihit, nji kangë banale po si kjo e Ramë Alisë, pastaj ajo e Sejdë Zajçefcit, e Isuf Agës, bile kjo shkon aq larg sa nxit urrejtje nderfetare, në tekstin e saj perdoren fjalet ma banale kunder Maleshit që del ta merr të dashuren e vetë dhe per ta marr ban luftë me Isuf agën. Po si nuk i punon logjika kangtarit e të mendojë, se po ta kishte dasht grueja Isif agen ajo do i ndihmonte ati në dyluftim e jo Maleshit. Neve kendojmë kangë dhe e ngritim në qiell si veprim heroik edhe tradhtinë që ban Azem Bejta kur vret Zefin e Vogël, kur vret Beqir Efendi Vokshin dy këto nga figurat markante të asaj kohe të çeshtjes kombëtare. Pse masi po u dashka të thurim kangë edhe kur larika na ban viçin, pse nuk thurem kangë per Azem Bejten, aleat i Vojvodë Kosta Simiq- Peçanac në Luftën e parë botnore kur së bashku me çetniket e Kostës, Azem Bejta zan rob 300 ushtar austriak dhe i dorzon ata në Mitrovicë te ushtria franceze dhe që të gjithë pushkatohen. Ishte edhe kjo nji falemnderim tipik shqiptarë per miqet dhe aleatet austriak që na ndihmuen dhe mbrojten Shqipninë e Vlorës të 1912-tes.

Pra, i dashur dhe miku im Demir, me një fjalë, neve neper shekuj kemi marrë bazë per histori krijimet popullore  gojore edhe te analfabetëve injorantë e shpesh keqdashes.Unë them se, jo gjithmonë folklori është bazë per historinë.Jo çdo varg që thuret e eshte thurë dikur, duhet te kendohet e propogandohet sot.

Ndaj, është  normale se, edhe  sot e kësaj dite, historia e jonë nuk ndihet ma larg sa aq sa ndihet tingulli i telit të çiftelisë.



(Vota: 21 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora