E premte, 29.03.2024, 11:25 AM (GMT)

Mendime

Rashit Alidema: Letër për kryeministrin Hashim Thaçi

E enjte, 06.09.2012, 06:54 PM


“Voc clamantis in deserto” (Të klithësh në shkretinë)

Shpresoj që kjo thënie latine të mos vlejë ndër ne.

LETER E HAPUR KRYEMINISTRIT TË KOSOVËS HASHIM THAÇIT

Nga Rashit Alidema

Hashim Thaçi!

Presidenca, kryeministria duhet të dinë krejt çka bëhet në vend..

Si profesor i UP-së që jam gjithnjë në kontakt me të rinjtë, studentë e studente, dhe me njerëz të tjerë të ndryshëm, të të gjitha moshave nga mbarë vendi. Shumica e intelektualëve të Kosovës janë bashkë me popullin, por për shumë çështje edhe me partnerët ndërkombëtarë. S’ka asnjë autoritet mbi popullin. Ajo që unë dua t’ju them Juve, në parim sigurisht  është e njohur, por dyshoj që Ju nuk mund t’i merrni me mend  përmasat  e mjerimit në vend.

Ju, natyrisht, e dini mirë fjalën  «varfëri» - ulje e cilësisë së jetës (materiale dhe shpirtërore).

Menjëherë pas çlirimit, pas vitit 1999, varfëria mesatare në vend ishte afër 30%. Qanin, por paguanin.  Sot kjo është 70%. Unë i di mjaft mirë rastet, që varfëria tani ka mbërri edhe mbi 90% (jetë të vështirë po përjetojnë gati të gjithë shqiptarët e Ballkanit, në veçanti në Maqedoni dhe në Luginën e Preshevës).  Për këtë e di tërë vendi. E di dhe hesht, pasi që një pjesë e banorëve me këtë varfëri edhe ushqehet, ndërsa ana tjetër (shumë më e madhe) frikohen të humbin edhe mbetjen e tridhjetë. Unë e di që ju do të thoni – le të paraqitën në gjyq. Ata nuk do të shkojnë në gjyq,  Hashim Thaçi, sepse gjyqi ynë i sotëm  – ose është bërë makinë për  dënim, ose aparat për marrje parash  prej paditësve - problem drejtësia dhe reformat.

Kjo dukuri vërehet edhe në institucionet tjera publike - të pushtetit, te zyrtarët e lartë, sipërmarrësit, biznesmenët , komunat, e sidomos në atë të kryeqendrës. Tanimë janë të njohura  mitomanit e kësaj, jomirëqenia, moszotërimit i ligjit, duke shndërruar kryeqytetin  dita-ditës, me ndërtim të egër, pa infrastrukturë (që ndikon në rritjen e  vendeve të punës), pa ujë, ... me një fshat të çoroditur, të shëmtuar, deri në dëshpërim e neveritje, e që është pasojë, e udhëheqjeve po në vazhdimësi, të “ LDKISTËVE”. Demokracia ndërtohet me dije, punë sistematike deri në vetëdijesim dhe emancipim intelektual e moral.

 

Tani a mund të zhvillohemi, të rritemi, të mbulohemi me lëvdata, të mendojmë e të punojmë me sukses, në kuptimin e jetës, të shkojmë kah lumturia, gëzimi e shpresa, me pasione të gjithfarshme, si popujt tjerë të civilizuar, në këto kushte tona të sotme, kur çështja kombëtare kurrë s’ka qenë më e ulët?  Sigurisht, jo! Por, ç’duhet bërë? Zgjidhja? Së pari, po i përkujtoj dy fjalët që na i la, njeriu i mençur, politikani e diplomati i shquar botëror, ish kryeministri i Britanisë së Madhe, dhe miku ynë i madh, Tony Blair, që para dy muajve vizitoi vendin tonë: “Veriu integrohet, duke forcuar rendin dhe ligjin ”.Kjo është ndër specifikat e para të ndërtimit të shtetit, ndërsa, OKB: ”Veriu i Kosovës është i dominuar nga Serbia”; po – aty është edhe Trepça.

Më tej, rrënjët e problemeve bashkëkohore të Ballkanit, dihen, prej vitit 1878, kur në Kongresin e njohur të Berlinit u shmangë rreziku i luftës në Europë, për shkak të pretendimeve territoriale të perandorive të ndryshme. Mirëpo, atëbotë, shqiptarët e paguan shumë shtrenjtë. Në bazë të vendimeve të Kongresit, Serbia e Mali Zi morën pjesë të tokave shqiptare. E mandej, deri në fund të çerekut të parë të shekullit 20, d.m.th. edhe pas luftërave Ballkanike ( të Parës e të Dytës), Serbia i pati zgjeruar kufijtë e saj për 9.5 herë në tokatë shqiptare, që ajo tani duhet t’i kthejë e lere më të kërkoj të tjera edhe prej një “grusht” Kosove të mbetur, në krahasim me atë të Dardanisë – që shtrihej prej Bjeshkëve të Nëmura e deri në kufi me Bullgarinë, prej Knjazhevcit të sotëm e deri në Manastir. Përmendet Kongresi i Berlinit – e tash jemi në “Kongresin e Berlinit (Kongresi i dytë)”. S’është preokupim i së kaluarës, por domosdoshmëri e ngjarjeve të sotshme!  Për këtë, me Serbët do të kemi negociata të gjata, të kujdesshme, aspak të shpejtuara, në kohë për problemet mbi njëqind vjeçare; gjatë tri dekadave të fundit, ne vetë i kemi parë (i shohin edhe sot) ndryshimet e mëdha politike, ekonomike dhe sociale, si dhe konfliktet e tmerrshme me Serbinë.

Serbëve duhet thënë edhe këtë: edhe Herodoti në “Luftërat greko-persiane” (455-452 p. ep. sonë) i përmend paraardhësit e shqiptarëve, iliret. Emri “serb” përmendet shumë më vonë, në shekullin XI, d.m.th. ne jemi autoktonë të Ballkanit, ndërsa serbët ardhacak;  ku mbaresa – cak përcakton të ardhurit me apetite të mëdha dhe të paskrupulla që është dashur dhe duhet pasur kujdes nga rreziqet që që sjellin ata.

Sot e rëndësishme është të zbatohet këshilla e T.Blair-it, që gjithkund në territorin e Republikës së Kosovës të sundojë ligji dhe kushtetuta e saj,

Beogradi zyrtar kërkon të negocioj edhe për çështjet politike me Kosovën që  në kushtetutën e saj, Kosovën e ka krahinë të veten  edhe pse tanimë për çështjet e humbura në GJND është e qartë se nuk mund të ulët në tavolinën politike. Duhet ditur se serbet  e kanë vetëm një qëllim themeltar: ndarjen e Kosovës  sipas projektit të Akademisë së Shkencave e Arteve të Serbisë dhe të Kishës Ortodokse serbe , të cilin qeveria e tyre, në krye me S. Millosheviqin,nuk mundi të kryej, e mandej të bëhet pjesë e Serbisë; analog i Bosnes. Në teknikat tjera të tyre duhet pasur kujdes, janë të prirë në shpikjen e tezave të paqena (mashtrime, e njëjtësojnë të pavërtetën me të vërtetën, P.sh, ata thonë Kosova është e jona, e në fakt kurrë s’ka qenë e tyre). Siç dihet, kjo një kohë i mbetët Jugosllavisë nga luftërat Ballkanike, e pastaj me 31 janar të vitit 1946 ia bashkangjesin Serbisë, kurse  me kushtetutën e vitit 1974 Kosova (mezi) bëhet element konstituiv i federatës jugosllave, por edhe për krye kësaj Serbia vazhdon ta konsiderojë territor të vetin. Ja ky është krejt problemi. Ky mashtrim i tyre, i përpunuar (një prej mënyrave) nga zyrat speciale të tyre, por edhe në bashkëpunim me aleatët e huaj,  riqarkullon (dhe për fat të keq) kudo në botë. E diplomacia jonë e jashtme nuk e shfrytëzon potencialin intelektual të vendit që marrin pjesë nëpër Konferenca Ndërkombëtare Shkencore, që do ta kthenin kryengulthi atë çka u tha më lartë.

Prandaj, çfarëdo marrëdhënie a traktati tjetër me Serbinë në të gjitha fushatë, Kosovës,  popullit të saj, nuk i nevojitën!  S’ka më kurrfarë detyrimi ndërkombëtar! Ata duhet angazhuar në caqet kryesore me Serbinë, p.sh.,  në shuarjen e strukturave paralele e të ngjashme.

Konsensusi mes partive politike, për të krijuar mbështeten më të madhe të forcave politike pro bisedime, në bazë të karakterit psikologjik të njerëzve tanë. të ndërtohet vetë, me përgjegjësi të gjendjes së shtetit (i cili ende është në paterica). Krahas me këtë është i domosdoshëm një konsensus për bisedimet politike edhe me Serbinë, - çka duhet të diskutohet me këtë shtet fqinj, edhe pse qëllimin kryesor të tij të njëanshëm e dimë (shih më sipër). Faktori ndërkombëtar, në këto debate, duhet të jetë - garant që procesi vërtet të përfundojë me përparimin e Kosovës, Rezoluta 1244 e OKB, përmban fjalën “Jugosllavi”, e cila më nuk ekziston, sepse Serbia nuk është më “Jugosllavi” por “Serbi”. S’ka çka të nxitë më perceptime juridike dykuptimëshe -  mes “Shtetit” e “Krahinës”. Kurrfarë rihapje debatesh më s’mund të bëhen edhe me  NATO  rreth vazhdimit të prezencës ushtarake në Kosovë, e cila garanton paqen ; Kosova është njohur nga fuqitë më të mëdha dhe kuptohet si realitet edhe nga të tjerët që ende nuk e kanë njohur. Kosova tanimë ka marrë zgjidhjen historike me shpalljen e pavarësisë dhe mendimin e GJND-së.

Në bisedime me Serbinë vetëm e vetëm me të ashtuquajtura – “teknike”!

Por, po e zëmë se patjetër duhet ulur në bisedime politike (pasi Kosova  është e ndërkombëtarizuar, që në këtë rast mund të këtë pasoja të rënda për vendin), ose qeveria në bazë të Kushtetutës ka të drejtë që të negociojë me cilëndo qeveri të një shteti tjetër, atëherë medoemos del parimi i paritetit: nëse bisedohet për statusin e serbëve në veri, është e drejtë e Prishtinës  të negociojë edhe për të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, si fqinjë të një kombi. Po me këtë, Serbia nuk është në favor të shkëmbimit të territoreve, se Luginën e Preshevës ajo e sheh si pikë të sajën strategjike. Prandaj, Serbia me këtë nuk do të pajtohej kurrsesi. Në veri të Kosovës janë vetëm disa a grup i vogël i njerëzve që po pengojnë serbet të marrin pjesë në jetën e Kosovës, edhe pse plani i Ahtisarit ua mundëson serbëve një pozitë të privilegjuar dhe zbatimi i tij do t’i bënte më të privilegjuar në Kosovë. Jam skeptik se a do mundeni të bëni ndonjë ndryshim për të qenë, jashtë modelit të Juaj triumfues.

... Shumë e pakuptimtë është shmangia e planit të magjistrales Morinë-Merdar (e pafilozofuar - në kundërshtimin tonë edhe para se të fillojë ajo), - kah Malisheva, jo kah Shtimja, - ishte gabimi i juaj. Ndërkaq, populli i anës juglindore të Kosovës, këtë padrejtësi ndaj tyre kurrë nuk do t’jua falë! Pse kjo ndodhi kështu? Limajt e Krasniqat e kanë vështirë të përgjigjen. Aspak s’është shkaku i tuneleve e 20 km më gjatë. Kjo kahje do të bënte Kosovën më funksionale, më interesante, më atraktive (tërheqëse). Në këto raste nuk kursehet, jo! ,Ajo anë mbulohej me magjistralen Prishtinë-Pejë, Prishtinë-Gjakovë, ndërsa kjo – me kurrgjë; për dikën si mos të jetë kjo anë e Kosovës, - zell i egoizmit të mirëfilltë...

Madje, situata e sigurisë në Kosovë, jo vetëm në veri, gjithkund - e ndjeshme.

... Për ta shpejtuar shpëtimin e vendit nga katastrofa dhe për ta përmirësuar gjendjen dhe për ta rikthyer besimin tek populli e për ta njoftuar e bindur Europën  e  botën e civilizuar se klasa politike e Kosovës është e përgjegjshme ndaj shtetit, është e domosdoshme është të bëhen menjëherë një varg ndërrimesh, që po i quaj – reforma radikale:

1.         Me urtësi e maturi të mbahet në kontroll  e tërë situata në vend;

2.         Të shikohet interesi kombëtar mbi të gjitha;

3.         Jo më tutje njerëzit e pushtetit të pasur e populli i varfër. Andaj, menjëherë duhet hulumtuar prejardhja e paligjshme e pasurisë të tyre, përndryshe mund të priten  protesta gjithëkombëtare;

4.         Jo të ecim, po të vrapojmë me kohën, - e cila është duke punuar për ne;

5.         Opozita duhet të jetë më objektive, njëherë nuk ka kulturë koalicioni e kompromisi;  duhet më parë t’i mësojë specifikat e ndërtimit të shtetit në ndonjë vend civilizues  (më së miri në Gjermani); por edhe partia juaj duhet ta mbajë nivelin e duhur. Duhet plotësuar me njerëz të aftë e moral; duhet gjetur ata, ka vendi mjaft të tillë (Platoni: “Shtetin duhet të mbajnë intelektualët...”). Edukimi – zë i ndërgjegjes, arsimimi – krah i shkencës, së bashku kultura, me të tria – njeriu ndërtohet;

6.         Universiteti i Prishtinës të shpërngulet prej këtij vendi, të gjendet vendi i përshtatshëm i studimeve; e kemi hulumtuar vendin – në juglindje të Prishtinës, me një largësi 3-4 km, dhe të quhet – qyteti i studentëve. Financimi: prona, vendi i tanishëm  i UP-së s’është aspak i përshtatshëm për studime, përkundrazi ky vend është i përshtatshëm për banim, biznese me ndërtim të lartë, që do t’i jepeshin edhe pamje të mrekullueshme qytetit. Shitja vetëm e tokës (pa objekte) së tij është e shtrenjtë; vetëm me këtë mund të ndërtohet qyteti i studentëve, njëherë, me 17 ndërtesa 12-kate, me aq sa ka fakultete tani UP-ja. Unë kur kam konkurrua për rektor në vitin 2006, e kam bërë këtë projekt dhe ai duhet të jetë në arshivën e universitetit. Me këtë zgjidhje, në rend të parë do të pranoheshin të gjithë kandidatët e merituar për regjistrim, dhe, çka është më e rëndësishme, nuk do të ketë më studime piramidale – ato private!...

Universiteti si institucion më i rëndësishëm arsimor – edukativ – shkencor duhet ta ruaj traditën dhe të përkujdeset për kuadrot e shquara shkencore, duke shfrytëzuar potencialin e tyre deri në fund, ashtu siç veprojnë universitet evropiane.

 

7.         Unë, në vitet e fundit e kam hulumtuar veprimtarinë  e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, dhe në tmerrin e sajë pash, se  vlerat  e saja  shkencore  dhe  kontributi i sajë kombëtar  - janë të mjerueshëm. Akademia duhet të riformohet  dhe të redaktohen aktet tjera statutare.

8.         T’i jepet fund, kontrabandave, trafikimeve të diplomave e të ngjashme, edhe të doktoratave të mjera, në veçanti atyre të institucioneve private e sidomos të atyre të importuara nga jashtë; të ndërpriten me çdo kusht politikat e individëve dhe grupeve me prirje patriarkale, komerciale, e të injorancës, me masat e drejtësisë,  dhe stopohet rrënimi i arsimit kombëtar;

9.         Masat parandaluese në luftën kundër radikalizmit  Islamik në Kosovë, - blasfemisë,  drogës në vend, trafiqeve njerëzore, shitblerjeve të  femrave  shqiptare (në Kosovë, e sidomos në Shqipëri) në tregun sllav – Serbi, Mal i Zi e Maqedoni, deri sot të martuara sipas agjencive 387 , jashtë informatave të tyre - më shumë, natyrisht, degët varg e vi shumohen (turp, turp për gjithë ne)!  Ngjarje tanimë e pandreqshme.

10        Në komunat me shumicë serbe, siç dihet – valon edhe flamuri serb, ne memorandumet e tyre – Republika e Serbisë, nën te - Autonomia e Krahinës së Kosovës e Metohisë, plan-programet e shkollave të njëjësuara me ato të Serbisë, që financohen nga dy anë – nga Kosova  e Serbia!.Pse kjo lejohet, është e pa shpjegueshme për njerëzit normalë! Të ndërpriten menjëherë;

11         Si mund t’ju lejohet shqiptarëve në bazë të deklaratave të tyre të kthehen në rom, me qëllim azili, si në regjimet jugosllave, kur kosovaret merrnin në Shkup, Beograd e tjera vende nënshtetësinë e huaj, përnjëherë, për një ditë bëheshin  turq ku, sot, sipas statistikës 2004, në këtë vend janë 10 mln  shqiptarë?!... Në Ukrainë 7 mln, në Rusi (?), në Serbi 300 mijë, në Maqedoni shumë më shumë se 35%; në Greqi me letra 850 mijë, pa letra 500 mijë; në Mal të Zi shumë ma tepër se 13% etj. Dhe, këta shqiptarë nëpër vende përkatëse, siç dihet, kurrfarë të drejta nuk gëzojnë, e serbët e Veriut që janë 1/3 e tyre në Kosovë, me afër 60 mijë, duanë status të veçantë. Po, do të marrin, kur do t’i shohin veshtë e vet!

12        Të përmirësohen kushtet e kthimit të atdhetarëve që gjenden në punë të përkohshme jashtë vendit.

...Me këto, dhe në mbetjen e buxhetit 30% ne bëhemi gati të forcojmë mbrojtjen, të ndërtojmë rrugë, të zhvillojmë industri, në veçanti bujqësinë, medicinën e arsimin dhe ta rregullojmë çështjen e veriut? Nëse situata urgjentisht nuk ndërrohet – kjo do të jetë një katastrofë e përgjithshme.

Unë po iu shkruaj këtë letër Juve, sepse çdo ndërrim serioz në jetën tonë sot është duke u bërë, kryesisht me vendimin e Juaj, me fjalën e Juaj, me pikëpamjet e Juaja.

Unë nuk besoj, se Ju nuk kujdeseni për vendin, i cili  ju ka zgjedhur për kryeministër.



(Vota: 3 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora