E shtune, 20.04.2024, 07:49 AM (GMT+1)

Shtesë » Shoqëria

Xhovani Shyti: Duhani, vrasësi i madh i femrave

E enjte, 06.09.2012, 08:35 PM


Duhani, vrasësi i madh i femrave

Një femër që konsumon duhan është e rrezikuar nga menopauza e hershme, nga impotenca seksuale, nga kanceri i qafës së mitrës dhe ai i fshikzës urinare. Por edhe nga lindje para kohe e dëmtime fetale gjatë shtatzanisë, nga anomali të ndryshme gjenetike, nga aborti spontan, sindromi infatil i vdekjes së menjëhershme etj.

Nga Xhovani Shyti

Ulur këmbë përmbi këmbë, midis një ambienti të mbyllur luksoz, ku tymosja e cigareve është e ndaluar, pa përfillur shenjën e dukshme: “Ndalohet pirja e duhanit”, në prezencë të grupit shoqërues, ndërsa ligjëron dhe gjerb, herë pas here, diçka nga filxhanë që mban para, ajo vazhdon të thith e nxjerr ritmikisht tymin ngjyrë gri. Duke mos e përfillur rrezikun që i vjen nga ai që përditë e më shumë po besohet se e meriton cilësimin vrasësi i madh.

Duhani, vrasës i madh. Femrat më të rrezikuarat!

Nuk është më obsesion, por një realitet. Shifrat e studimeve shkencore të fushës së shëndetit publik e konfirmojnë këtë. 600 milionë njerëz që jetojnë sot e janë konsumatorë të duhanit do të vdesin. Më shumë se gjysma e tyre janë fëmijë. Më shumë se 20 përqind femra, organizmi riprodhues i të cilave përveçse veten rrezikon edhe bebet. E bën më pak vital shëndetin e nënës duke ulur sistemin imun. Të ecim më tej në shifra e fakte: Çdo vit nga sëmundjet që shkakton duhani vdesin mbi 5 milion njerëz. Nga viti 2030 parashikimi konstaton se numri i të vdekurve do të ritet në 11 milion njerëz. Në vendin tonë shifra e vdekjeve shkon në rreth 3300 njerëz.

Janë raportime të institucioneve shëndetësore serioze, të tilla si Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH), por edhe e institucioneve të vendit tonë. Shifra dhe fakte vërtetë tronditëse, shpesh të ditshme edhe nga konsumatorët e duhanit që, megjithatë nuk kanë vullnetin t’a ndërpresin konsumin e tij, duke u rreshtuar në kontingjentin e atyre që për hatër të trillit pranojnë riskun.

Një prej tyre është edhe femra e cituar mësipërmi, që e ulur këmbë përmbi këmbë në mjedisin e barit luksoz, vazhdon të thith e nxjerrë ritmikisht tymin e cigareve. Duke  ngritur zërin në ligjërimin e vet, rreket t’u shpjegojë bashkëbiseduesve se është 28 vjeç, ndërkohë që gjykuar prej cilësisë së lëkurës çmohet për më shumë. Rrudhat në fytyrë i japin disa vite më tepër nga sa thotë. Në këtë shtim moshe ka vendin e tij edhe zakoni i duhanpirës. Madje jo vetëm në plakjen e parakohshme, por edhe më shumë. Le të vazhdojmë me të dhënat ndërbotërore që thonë se, gjysma e duhanpirësve të rregullt do të vdesin nga duhani, duke humbur 16 vite jete. Duhanpirja shkakton 1/7 e sëmundjeve kanceroze në të gjithë botën, është shkaktari më i madh i sëmundjeve të zemrës. Burrat me moshë 30-40 vjeç, të cilët konsumojnë duhan, kanë ulje të potencës seksuale deri në masën pesëdhjetë përqind. Femrat duhanpirëse rrezikojnë katër herë më shumë në lindjen dhe zhvillimin e kancerit të gjirit, krahasuar me ato jo duhanpirëse. Ky rrezik vazhdon të rritet edhe më tej me vazhdimin e kohës së pirjes së cigares.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora