E premte, 19.04.2024, 07:34 AM (GMT+1)

Kulturë

Kënga e Kral Nikollës

E merkure, 05.09.2012, 05:04 PM


"Kënga E Kral Nikollës"
- Ky tekst u dërgua nga bingo -
/Këndon Nazife Bunjaku/

O kral nikolla u çue në kambë e
llaf me t'shoqen krajlit pe ban e

o llaf me t'shoqen krajli pe bane
kurrrkund shoqin per krajl s’e kam e

o s’e kam çiftin në Mal të Zi e
pe marr Plaven o me Guci e

o edhe Shkodren o me Malsi e
krejt Kosovën me shqiptari e

o krejt Kosovën me shqiptari e
po m’vdes uni o mali zi e

o çka i ka thanë e shoqja e krajlit
ti s’i njeh-o bijt e shqiptarit

o me pa njoftë ti-o Oso Kukën
krejt me gjak o ta lanë trupin

o Krajl Nikolla koka idhnue
dorën n'thikë e paska çue

o po pin kafe ish kon mileva
shkina i hongër fjaltë e veta

o kadal e Krajl Nikolla
per mahi këto fjal i fola

o për mahi o këto fjal t’i fola
se t'jet hatri o s’e kujtova

o Krajl Nikolla ka ra në dert-e
e po shkon te Baba Mbret- e

o pe marr Plavën me Gucinë- e
edhe Shkoden-o me Malësi-e

o krejt Kosovën me shqiptari- e
po m’vdes uni o Mali Zi- e

o sulltani u çojke n'kam- e
o shqiptarë thojke ku ju kam- e

o shqiptarë thojke ku ju kam- e
Krajl Nikolla ku na ka ardhë- e

o pe lyp Plavën-o me Guci- e
dhe Kosovën me shqiptari- e

dhe Kosovën me shqiptari- e
po i bashkon me Malin e Zi- e

o do shqiptarë u çunu  në kambë- e
për hajr tokën i paskanë thanë- e

o Ali Pasha aty ish kanë- e
Ali Pasha-o prej Gucie

oh Ali Pasha-o prej Guci-e
hiq s'po lujka prej karrige

o a po ngon ore sulltan-e
vendin tim o s'muj me ta dhan- e

o për pa mbetë-o Kosova n'çika
kurrë te na s’un sunon ku Nika

o Krjal Nikolla sa mirë e diti
kurrë shqiptari vendin s’e shiti

o kurrë shqiptari vendin s’e shiti
për Malësi- o sa shpejt ai iki

oh për Malësi o sa shpejt ai iki
me hqiptarë- o luftën e nisi

o me shqipaterë-o luftën e nisi
o gjë s'fitoi ascerin e myti

o gjë s'fitoi ascerin e myti
oho more fjala e t'shoqes o dallash ja qiti o heeej!

Për botuesin-Kadri Mani
/etnike@gmail.com/



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora