E enjte, 25.04.2024, 11:03 PM (GMT+1)

Mendime

Shaban Peraj: Mungesë kujdesi dhe maturie

E merkure, 05.09.2012, 07:50 PM


Mungesë kujdesi dhe maturie

Shkruan: Shaban Peraj

Nga ajo që lexojmë e dëgjojmë për rrjedhat politike të shqiptarëve në Mal të Zi duket se skenari për të dalur me një listë të përbashkët në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen më 14 Tetor, do të jetë një frazë boshe e ideatorëve  politik shqiptar. Edhepse kam besuar se nga radhët e tyre ka individë që do të logjikojnë drejt rreth pozitës që ndodhen shqiptarët në Mal të Zi, duket se të njëjtit po i qëndrojnë fuqishëm politikës aktuale tash e 22 vjet, me çka po dëshmojnë se nuk kanë forcë për të dalur nga euforia personale e individuale karrieriste, me politikë shkatërruese e të paparë ndonjëherë në këto troje. Pa dashur të bëjë dallime në mes të politikanëve duket sikur të gjithë pikësynim kryesor kanë pozitën, karrigën në parlament, ndryshe çështja jonë do të ishte më e qartë, më e kristalizuar, sidomos kur është në pyetje çështja jonë kombëtare. Pavarësisht deklaratave të tyre shterpë gjoja se ka mundësi dhe forma për t’u marrë vesh njëri me tjetrin, duket se pikësynimi i tyre qëndron gjetiu e kurrësesi te ai për të cilin janë themeluar, duke vënë në zbatim planet e tyre personale në njërën anë dhe frazat boshe që lëshojnë përme mediave dhe komunikatave në opinion në anën tjetër.  Retorikat  dhe lavdërimet se kush me kë po bënë marrëveshje të bëjnë të mendosh se të nëjtit nuk tregojnë pjekuri politike, nuk janë në nivelin e dëshiruar, përkundrazi dëmtojnë imazhin tonë, për të cilin nuk merakosen shumë, thjeshtë dëgjon replika në distancë dhe asgjë më tepër.

Shumë nga njohësit e rrjedhave politike për shqiptarët në Mal të Zi janë skeptik për ate se diçka e mrekullueshme do të ndodh para se të dorëzohen listat e kandidatëve për deputetë në parlamentin malazias. Ka pakë rëndësi se si do të rreshtohen, me një listë, dy apo tri lista, ajo që të bënë të dyshosh në sinqeritetin e tyre është se udhëheqësit e shqiptarëve në Mal të Zi e kanë të vështirë të bashkohen dhe këta ose janë të nxitur në mënyrë të njëanshme nga faktorë të tjerë që veprojnë në Mal të Zi, ose lakmia për pozita i bënë të patolerueshëm. Shkojnë aq larg sa që deklarojnë se:”do të shkëpusim marrëdhëniet me këtë e atë subjekt politik për mossinqeritet”, gjë që vështirë të kuptohen “hallet” e tyre! Kjo është krizë që vazhdon tash e 22 vjet, kësaj krize i fryjnë pikërisht ata që akoma nuk janë ngopur me pozita, privilegje, ndaj i gjithë ky turr për të “luftuar për të ardhmen” ka edhe koston e vet politike, e atë do ta paguajnë votuesit shqiptarë pa të drejtë për përmirësim. Hartuesit e pamjeve mjegullore janë aty brënda faktorëve politik dhe ata bëhen sikur të tjerët nuk e shohin botën si është në të vërtetë. Nga ditët e para të pluralizmit politik përvoja dhe dëshmia na kanë bindur se të vetmit që bien pre e mashtrimeve politike janë votuesit duke bërë parashikime që as edhe në një rast të vetëm të jenë në anën e logjikës. Përkundrazi, këto 22 vjet nuk janë asgjë tjetër vetëmse mashtrime, trillime nga më të ndryshmet, takime mëshehtas si të mbijetohet në piramidën politike pa pasur qëllimin e mirë që së paku njëherë të dëgjojnë zërin e atyre që ankohen çdo ditë për varfërinë, papunësinë, arsimin, kulturën, çështjen kombëtaree duke harruar thënien “të jemi, apo të mos jemi”.

Derisa gjërat të mos qartësohen rreth koalicioneve të mundshme, çdo ditë do të dëgjojmë e lexojmë allishverishe politike, do të besojmë për gjetje të zgjidhjes përfundimtare, pavarësisht se disa “ekspertë politikë” lëshojnë alarmin se për partitë politike shqiptare do të ishte kulmi i suksesit sikur këta të dilnin me një apo dy lista për parlamentin e ardhshëm malazias, po ku ti gjejmë vullnetmirët që tjetër deklarojnë e tjetër veprojnë. Votuesit të lodhur tashmë nga veprimet e tyre kanë të drejtën të presin ardhjen e një koalicioni të mirfilltë, apo të një partie serioze me shpresë se prijësit politik do t’i kuptojnë drejt hallet e tyre për të mos lejuar që kahja të marrë një drejtim tjetër. Duke e pranuar egon e vet si peshore për të gjitha sjelljet dhe qendrimet e mira apo të këqija të tij ndaj të tjerëve, të njëjtit duhet të dinë se ajo që nuk u pëlqen për vete nuk ka pse të shtrihet te të tjerët, bile së paku mos tu bëjnë keq votuesve. Së paku të mos premtojnë po nuk e çuan në vend premtimin, të mos dënojnë të tjerët për interesa të tyre personale e të tregohen vigjilentë karshi masës, në të kundërten nuk kanë për të gjetur atë që mendojnë sepse shumë vota kanë për t’u djegur me fajin e tyre.Atëherë...



(Vota: 5 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora