E merkure, 24.04.2024, 08:16 PM (GMT+1)

Kulturë

Engjell Shehu: Dilni zot atdhetar

E marte, 04.09.2012, 06:24 PM


Engjell Shehu 

Dilni zot atdhetar

Perse heshtin këta burra
perse s’flasin djemtë e rinj
Është e ardhmja  qe lëngon
e ka marre brinje me brinje

A ka mendje te mençura
ku janë trimat qe nuk duken
Se mbi dhe nuk i shoh
ku janë fshehur e ku struken

Veç një pyetje dua tu bej
për këtë dhe o njerëzi
Sytë e mi ç’fare nuk shohin
ku është besa me ndershmëri

Ku është besa qe lidh shqiptaret
se ka vite qe ka humbur
Ku janë fjalët e shqiptarit
qe me lufte dot si janë mundur

Trupi shpesh me  ndjen dhimbje
e fjala ime flet me gurin
flet me token,qiellin, detin
qe te tund e shkund burrin

Qe te tund e shkund burrin
dhe ti thonë vetes burra
Te bashkohen mos te ndahen
te krijojnë me shume ura

Ura lidhje ura miqësie
dhe  shqiptaret te jene një
Se me grindje e përçarje
vendi ynë s’fiton as gjë

Ka ca zëra e flasin mekur
qe e ardhmja peng te merret
Por ky vend është i lodhur
nga mashtrimet, dallaveret

Veç një fjale dëgjojeni mire
ju te mekur ju te shitur
Se ky vend s’ka për t’ju falur
dhe pse mbaheni si te ditur

Lëni mënjanë zënkat, sherret
bolle i fryte xhepa tuaj
Dilni zot si atdhetar
qe ky vend te mos  vuaj

Vuan vendi ane e mbanë
gjithë Shqipëria është ne hall
Ndaj dhe  drurët, gurët te inatosur
thonë se janë akoma gjallë

Pra e nesërmja do te jete vone
kur dhe gurët  do tju sulmojnë
edhe  drurët do bëhen bashke
dhe  ne koke do t’ju qëllojnë

Ngrihuni, shkunduni nga pluhuri
nga ai pluhur i armiqësisë
Lartësoni nderin kombit
ashtu siç i takon shqiptarisë

25/08/2012



(Vota: 4 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora