E premte, 29.03.2024, 11:37 AM (GMT)

Mendime

Selim Nëngurra: Befasime nga vendlindja

E marte, 04.09.2012, 07:05 PM


BEFASIME NGA VENDLINDJA

-JA SE SI JU DALIM HAKUT HERONJËVE TË KOMBIT-

Nga Selim M. Nëngurra

Qytetarët e shteteve (shqiptare!), të Shqiprisë dhe Dardanisë ( Kosovë ) si duket janë mësue me prapshtitë e veta, dhe  me prapshtitë e idiotizmat e pushtetëve të shteteve të tyre sa, per asgja ma, nuk ju han palla. Janë ba imun dhe asnjë gja të keqe nuk e shofin as nuk e ndëgjojnë. Çudi!!

Më rastisi sivjet gjatë pushimeve të verës të shof shumçka në at Istog të dashur dhe e them publikisht se u deshprova dhe u zhgenjeva thellësishtë në shpirt me ato që pash.

Njerëzit ishin tjetersue dhe ba si të egër, si të pa logjikshem. Asgja nuk ishte ashtu si ishte dikur, njerëzit ishin po ata, ama nuk ishin si unë i kisha njoft per 57 vite jetë që kam aty. Dy muej qendrim në Istog, pata edhe kohë të shetis nëper fshatrat e ti,dhe ato, ishin lidh  me rrugë të asfaltueme dhe me këto asfalte mburreshin pushtetaret e komunës dhe simpatizantet servil të tyne. Ama diçka tjeter të mirë, diçka moderne dhe bashkohore në infrastukturen e qytetit nuk kishte. Por nuk asht qellimi im tash të flasë per këtë temë.

Unë si istogas, si qytetar i kesaj qytetëze të bukur të Podgurit gjithmonë kam pa me sy kritik gjithçka ka ndodhë këtu. Në veren e vitit 2001, desh u çmenda kur pashë se ish burgu famkeq” KULLA E POPIT” në Istog ishte rrafshue me tokën dhe ma nuk kishte asnji gjurmë të sajë. Pata mendue se mund ta ken shkatrrue pushtuesit serb per ti zhdukë gjurmet e krimit të tyre që kan ba kunder shqiptarve aty gjatë dekadave. Ma vonë mësova se atë kullë e kishte rrafshue me tokë dhe uzurpue at oborr e pronat e saj njifarë "PATRIOTI"  i një fshati të Mivadës dhe ai tash aty ka ndertue shtëpia dhe ka hap bizneset e veta nga të cilat përfiton para të majme.

Kam pas qenë banor me qera shtatë vite në atë kullë që ma vonë, pushteti nga burg e shendrroi në ndertesë banimi dhe ju dha në pronësi gjykatsit të gjykatës komunale z. Mirko Popoviq. Disa herë kam hyp tinzash në tavanin e saj Kulle,sepse dija historinë e sajë dhe gjithmonë doja të hulumtojë se a kan mbet aty far gjurmësh.

Mbaj mend se në tavan ka pas 14 sandukë asi çfarë kishte ushtrija e ish Jugosllavisë, të mbyllun me dry dhe ishin të rand sa nuk mund i peshoja i vetem. Në nji qoshe ka pas një dollap dhe aty ka pas perplot letra e dokumente të lidhuna me spaga të forta dhe i kishte mbulue pluhuni. Nuk kam guxue ti marr së paku ato ,sepse padyshim do dihej se unë i kam marr dhe gjendja ime familjare me at vorfni që jetoja nuk më jipte guximin ti marr femijet në qafë e ti la pa baba dhe pa të ardhuna per buken e gojës. Per to i kam pas tregue babait tim i cili dikur edhe ishte i burgosun në at Kullë dhe veç atij, i kam tregue edhe Ali Rrustë Rugovës  dhe askujt tjetër deri tash që po baj këtë shkrim.

Nja dy tri vite ma vonë kujtohen "TRIMAT"  e UÇK-së dhe aty mbajnë nji mbedhje me ç’rast vendosin nji pllakatë të metalit në të cilen shenojnë “SHESHI I GJAKUT”.

Sot ajo plakatë asht e rrenueme dhe askush nuk e shef as askujt nuk i banë pershtypje. Pra me nji potez të nji patrioti dhe me miratimin e kampanjonve të sojit të ti zhduket historia e dhimshme e mbi 300 burrave dhe një grueje ( Heroina Fanë Elezaj ) shqiptarë që me torturat ma mizore i mbyti xhandarmaria serbe në atë kullë. Këtë histori nuk e zhduki serbi pushtues , por e zhduken vëllezerit e mi, shqiptarët injorantë e kriminelë që nuk dinë se çka asht vlerë as histori.

Nji rast tjeter që pashë sivjet per herë të parë. Zakonisht delja në mbramje me zonjen time me shetit dhe shkonim në Hotel restorantin TROFTA  per ta pi ndonji pije freskuese. Rash neper hapsinen e tregut të gjelbërt dhe kur shkova te nji vend mu kujtue se aty ka kenë një çesme nga e cila rridhte uji e  freskoheshin fshataret që dilnin në treg.

Ishte errësue dhe mezi e gjeta sepse , niveli i saj ka kenë i ultë rrafsh me token gadi ,dhe tani që edhe ishte shtrue me zhavor, pothuej se ishte mbulue fare. E gjeta dhe fillova ti spjegojë zonjes time historinë e saj kur shof para meje një pllakatë. Nxora telefonin celular dhe ndeza driten dhe pash se në të shkruente “TRE HERONJËT E KOMBIT”.  U ndala dhe lexova krejt çka shkruente. Nuk mund i ndala lotët, dhe ashtu si i çmendun piskata sa munda dhe shava gjithkend , shava popullin tim dhe veten time pse i perkas këti populli kriminel në shpirt.

Unë nuk do shkruej ma shumë këtë here dhe per këtë rast, nuk do shkruej, sepse as nuk e di shumë historinë e këtyne tre heronëjve, ama di se ata ishin Hero dhe ja se si i perkujton sot populli shqiptarë heronjët e e kolosët e vetë.

Çuditëm se si nuk i kan nuhat jevgjitet, të cilet bredhin rrugve të Dardanisë dhe me ardh e me i marr per ti shitë si hekurishte, këtë plakatë dhe  atë te KULLA E POPIT.

Le ta gjykon lexuesi i ndergjegjëshem.   Cilet jemi neve.?

Shpresojë se kuptohet mesazhi im me këtë shkrim.



(Vota: 13 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora