E marte, 23.04.2024, 06:43 PM (GMT+1)

Kulturë

Kur shqiptaret "jetonin" me Rikardin

E premte, 11.04.2008, 06:52 PM


Anisa Ymeri - Koha Jone

Te parat qe te japin mireseardhjen jane fotografite e filmave, qe kane bere historine e kinematografise shqiptare. Mes kesaj galerie te madhe imazhesh, hyjne nje nga nje aktore, regjisore, skenariste a njerez te filmave shqiptare per t'i uruar Rikard Ljarjes vjetorin 65-te te lindjes. Disa prej tyre vijne edhe me vonese, por ama nuk harrojne te sjellin urimet dhe lulet per Rikardin, mikun dhe kolegun e tyre. Batutat qe shkembehen mes tyre kete dite jane deshmia e qarte e dekadave dhe jetes se tyre ne sheshet e xhirimit, apo edhe ne ato mjedise te Kinostudios "Shqiperia e re".

Ndersa ne ekranin e madh te kinemase, pas shpines se tij, shperfaqen nje nga nje rolet e dekadave, Rikard Ljarja tregon: "Une kam lindur ne nje dite te keqe, diten e rrenave, me 1 prill, por gjithmone, edhe me pare e kam festuar ne date 3, pasi atehere merrnim rrogen dhe keshtu, kishim me shume para per ta kthyer nga nje gote". Nder shakate mes miqve ka edhe falenderime te perzemerta. Jo vetem nenen e baben, jo vetem per forcen qe bashkeshortja e tij, Marjeta, i ka dhene gjate gjithe jetes... por edhe per shkodranet, duke pohuar: "Ju jam mirenjohes per tere jeten!". Sekuenca te tera te filmave u shfaqen ne ekranin e madh. Jane salla ku perhere mblidhen artistet per te kujtuar pervjetoret e njeri-tjetrit. Jane pare dhjetera, madje edhe qindra here, pasi keta filma kane qene e pernatshmja e shqiptareve. Te gjithe i kundrojne me endje. Shfaqen edhe ata qe nuk jane me! Ata qe u shuan nje nga nje, vit pas viti, dite pas dite. Rikardi nuk permend asnje emer, pasi me te drejte frikohet mos harron ndonjerin, pasi ata qe kane shkuar jane shume. Pandi Raidhi a Sul Pitarka, Kadri Roshi... te gjithe te paperseritshem. E diku-diku, shfaqen edhe ata te dy bashke, Marjeta e Rikard Ljarja. Tok ishin edhe paraditen e djeshme, perkrah njeri-tjetrit, duke e pare jeten e tyre ne dublet e filmave. Jane kujtuar qofte dhe nga nje fjale e vetme, dreka e darka mes tyre, si edhe sheshet e xhirimeve, veshtiresite e medha, lodhje, zheg e debore. Nuk mund te vecoje asnje prej tyre, pasi "jane te gjithe si gishtat e dores, jane te gjithe te mijte", belbezon ai. Ndersa kur merr ndonje ngacmim qe i quan rolet e tij, "heronj te partise" reagon, duke thene: "Nuk jane heronj te partise, jane njerez te thjeshte. Ato figura qe kemi interpretuar ne, kane qene pak skematike dhe te gjithe aktoret, me ta edhe une dhe regjisoret, jemi perpjekur t'i japim mish e gjak, qe t'i nxjerrim jashte skemes". Ngjante me nje takim intim, dhe pse drejt tij ishin te fokusuar objektivat e kamerave e te aparateve fotografike. Nga fundi i salles, Ljarja pikas regjisorin Hysen Hakani. Per te, Rikardi ka nje tjeter fraze: "I dashur, te dua fort".

E nese ne krah pergjate jetes ka pasur aktoren Marjete, ne filma partnerja e tij, gati "e perhershme" ka qene Roza Anagnosit. Duken si cifti ideal! Keshtu i kane pare jo pak regjisore te filmave shqiptare. "Me Rozen kemi filluar sefte te jemi ne filma dhe kemi mbaruar para 2 muajsh", rrefen Rikardi. Ndersa Roza Anagnosti, me modestine qe s'e menjanon kurre prej vetes, shton: "Eshte nje jete qe na shfaqet para syve kur kujtojme keto sekuenca te filmave te mbledhura te gjitha bashke". Secili prej atyre qe gjendej dje ne kete feste ditelindje te Rikard Ljarjes mund te rrefente dicka, pasi nuk jane vite, por dekada qe lidhin jetet e tyre.

Ferri: Rikardi cdo nate ne TV

Teksa shkeputeshin copeza kujtimesh, Xhevdet Ferri i drejtohet Ljarjas; "Trego Rikard, qe kur pyesnin dikur se c'njerez ke ne shtepi, pergjigjja ishte: Gruan, 2 femije dhe Rikardin". Ishte nje shaka kjo qe qarkullonte ne ate periudhe, ne vitet '70-'80-te, kur cdo nate do jepej ne TV ndonje prej filmave ku luante Rikardi. E asovitesh, filmat ne ekranin e te vetmit televizion shqiptar ishin argetimi i vetem per shqiptaret.

Anagnosti: U shfaq gjithe jeta jone

Kane qene partnere ne pjesen me te madhe te filmave. Roza Anagnosti e Rikard Ljarja ishin "cifti ideal" per regjisoret. Roza rrefen: "Eshte nje jete qe na shfaqet para syve kur kujtojme keto sekuenca te filmave te mbledhura te gjitha bashke. Rikardi eshte shume korrekt, per t'u admiruar! Kam respektin me te madh per te si artist dhe si njeri". Nisen ne vitin 1966 me filmin "Komisari i drites" dhe me pas kane qene ne dhjetera filma.

Marjeta: Nuk kam qene xheloze

Ka edhe pakez "ngacmime" ne kete dite feste te 65-vjetorit te Ljarjas, per bashkeshorten e tij, aktoren Marjeta. Roza dhe Rikardi qene "cifti i pandare" ne ekran, por Marjeta pohon: "Kurre nuk kam qene xheloze". Eshte fjalepake ne kete dite, dhe shijon bashke me Rikardin kete feste ne mjediset e Kinostudios, ku edhe jane njohur per te qene jo vetem partner ne filma, por edhe ne jete.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora