E premte, 19.04.2024, 08:32 AM (GMT+1)

Kulturë

Myftar Memia: Dy duar për një krye!...

E hene, 03.09.2012, 07:02 PM


DY DUAR PËR NJË KRYE!...

-Ose UÇK, UÇK, UÇK...-

Nga Myftar Memia

1.

Baca Shlëzen mjekërbardhë
vuri dorën strehë mbi ballë
mrrolshëm foli disa fjalë:
-shih bre vëllain tonë në atë anë
kapluar e kanë disa dimra të randë
dimra të randë e kanë kapluar
lukuni ardhacakësh e kanë sulmuar
për ta zhbi e për ta shformësuar...

Sihariq i madh për ne:
në mbrojtje të pragut,
Kosova lindi një Shotë të Re
pagëzuar e ka U Ç K-e!

Shqiptarin s`mundën me e zhbi as me shfaruar
se kurrë nuk mundën SHQIPTARIN me rrëzuar
s`mundën me rrëzuar as me zbrit
fara e të huajit aty s`ka për të të mbirë
serbosllavët sado egërsisht të sulen
rrënjë iliridardane kurrë s`mund t`i shkulin!
agresorët po vrasin gra, pleq e fëmijë
por edhe nënat me fëmijë në gji...

Fshatrat shqiptare po i bëjnë shkrumb e hi
po ju o politikanë e diplomatë po rrini sehirxhinj
madje rusi francezit po ia shkel njërin sy!
por bijtë e tokës Arbërore me dy duar për një krye
me thonj e me dhëmbë po mbrojnë vlerat stërgjyshore
jetën, nderin, dinjitetin kombëtar
siç e kanë mbrojtur gjysh-stërgjyshërit prore!
Me të duart për një krye, ashtu si shqiptarit i ka hije!

2.

Ah, Evropë njerkë edhe tash po bën sehir?!
kështu po e ndërsen agresorin pamëshirë...
po të sulmonin vlerat tuaja lukuni gjenocidistësh qe besa
madje po t`iu cenonte vetëm tregun, apo t`iu zinte pakëz shtegun
ju do t`i përgjigjeshit me raketa, tanke e topa
sa do të kthehej në tym e flakë jo vetëm Evropa...
po vetëmbrojtjen e shqiptarëve e quani "terrorizëm"
e pushtuesit shfarosës i quani të ligjshëm!!!
madje kolonizimin e gjenocidin  në vatrat tona stërgjyshore
e kualifikoni demokraci!- a s`është kjo çudi mbi çudi?!!
Ju zotërinj politikanë e diplomatë të Evropës njerkë
agresorin e lini të shfarosë një popull që kërkon liri?
a nuk e kuptoni se me këmbë jeni në prag të shekullit të ri
por me gjykim e vendimmarrje po qëndroni tek Kongresi i Berlinit ogurzi?!

3.

Jo zotërinj, këtë dijeni mirë
Shqiptarët kërkojnë liri, paqe, barazi
por kurrën e kurrës mëshirë
se ai ka vendosur açik për fatin e tij
për liri e barazi, madje për bashkim kombëtar
me hir a me pahir
këtë Evropa ta dijë mirë.
Ju zotërinj ia nxorët bojën vetes, pasha besën
atë çka vendosni sot e përmbysni nesër.
po Jua themi açik pasha besën
po bërët tregti me çështjen shqiptare edhe kësi shtegu
e detyroni vullkanin shqiptar të shpërthejë
lumenjtë e trojeve tona arbërorë dalin nga shtrati
Ibri, drinat, Vjosa, Vardari, Shkumbini, Valbona...
se pasha besën e shqiptarit
kush ka lakmuar këtë tokë
ka ardhur me brirë
por është kthyer pa kokë!...
këtë zakon amanet na e lanë të parët
e brez pas brezi nuk e kemi çartë
çartë s`e kemi por e kemi forcuar
pse historia kështu na ka mësuar.
Shqiptari kurrë nuk do t`i ngriti dy duart përpjetë
as sot, as kurrë në jetë!
Ai dy duart ka për një krye
ashtu siç shqiptarit i ka hije!

4.

Sihariq i madh për ne
në mbrojtje të pragut
e në lumenj të gjakut,
Kosova lindi një Shotë të Re
Pagëzuar e ka UÇK-e!

------------

Tiranë, 11 mars 1998

(Myftar Memia, është Anëtar Nderi i Bashkësisë Shqiptare Kantonale të Bernit në Zvicër)

-E solli në ZSh, redaktori ynë në USA, Zeqir Lushaj, shtator, 2012-



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora