E shtune, 20.04.2024, 08:29 AM (GMT+1)

Kulturë

James Dean

E premte, 10.03.2006, 09:59 PM


Xhejms Din, aktori idol

Me vetëm tre filma, Xhejms Bajron Din u radhit ndër idolët e shekullit të 20-të


James Dean
Kur më 30 shtator të vitit 1955, aktori Xhejms Din në moshën 24 vjeçare u përplas me Porshen e tij, Amerika humbi njërin ndër aktoret më të talentuar. Vetë Xhejms Dini dikur ka shkruar: "Vdekja. Ajo është e vetmja që meriton vemendje. Ajo është e vërteta e pashmangshme dhe e pagënjeshtërt. Të gjitha të tjerat kanë një pikëpyetje, por vdekja është e vërtet. Në atë qëndron e vetmja fisnikëri dhe pas saj e vetmja shpresë".

Valle këtë e ka thënë një 24 vjeçar? A janë këto mendime dhe ndjenja të një të riu, i cili ka arritur lavdinë për të cilën moshatarët e tij vetëm mund të ëndërrojnë? Këtë citat të Xhejms Dinit e sjell shoku i tij shumëvjeçar, shkrimtari, William Bast, i cili idolit të të rinjve dy vjet pas vdekjes së tij tragjike ia kushtoi një libër ku në bazë të kujtimeve provon të përshkruaje rrugën e jetes se aktorit.

Xhejms Din u be i famshëm brenda gjysmë viti, me vetëm tre filma hollivudian, si: "Matanë parajses", "Se ata nuk dinë çfarë bëjnë" dhe "Gjigandi". Tri role, të cilat në të vërtetë ishin sinonim i karakterit të tij : djaloshi i pjekur i cili nuk do të bëhet si jenerata e prindërve të tij dhe ndonëse i dëshiruar për dashuri dhe ngrohtesi, ishte agresiv përballë gënjeshtrave të jetës. 15 vjeçarja e atëhershme Anne Beyer kujton: "Në kohën kur erdhën filmat, jemi identifikuar me ta dhe dhe ai që i ka parë është ndjerë poaq i merzitur sa ai. Sepse mendonim se i kemi gezuar prinderit dhe megjithate nuk pranoheshim ashtu siç prisnim. Ndoshta per kete ishte edhe adhurimi aq i madh. Sepse, kishim dikë që na kuptonte dhe mendonim: Shiko! Nuk je i vetmi që ndjehesh kështu."

James Byron Dean u lind me 8 shkurt të vitit 1931, në Marion të Indianes. Ne moshen 5 vjeçare e ëma e tij u shpërngul në Los Angjelos. Mbetur pa nene që në moshen 8 vjecare, James Dean u kthye në Indiane tek farefisi i tij dhe u rrit në një fermë. Por, Kalifornia e terhoqi gjithnjë. Pas përfundimit të shkollës së mesme, filloi studimet teatrale në Santa Monika. Hapat e parë i bëri me trupat teatrale të Xhejms Uitmorit, ku futen edhe role te vogla të karrierës së tij.

Ishte viti 1955, kur James Dean ne moshen 24 vjecare mori rolin kryesor ne filmin" Pertej parajses", sipas romanit te Gjon Shteinbekut. Shoku i tij dhe bashkëudhetari, Ëilliam Bast, personalitetin kompleks te Xhejms Dinit, që brenda pak kohësh u bë një legjendë, e pershkruajnë kështu: "Në njërën anë Xhimi ishte një idealist përplot ndjenja, i cili dëshironte të ndryshonte botën me ndjenjën e dashurisë dhe i dëshpëruar kërkonte një vend për të fshehur, ku mund të shtrihej pa frikën se do t’a arrisnin ata që do t'ia prishnin iluzionet. Në anën tjetër ishte një inividualist i tmerrshëm, një realist në kuptimin më të thellë të fjalës, i cili mbronte të drejtën e
tij të bënte, të ndjente dhe të mendonte ashtu si i pëlqente atij".

Ne 30 shtatorin e vitit 1955, në moshen 24 vjecare aktori, Xhejms Din humbi jetën në një aksident automobilistik. Aktori, i cili brenda vetëm pesë vjetëve katapultoi nga një djalosh i panjohur në një idol të viteve 50 –të dhe 60-të mbeti idol i rinise së të gjitha kohërave.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora