E premte, 19.04.2024, 06:12 PM (GMT+1)

Përjetësi » Mani

Kadri Mani: Art me erë luleblini

E diele, 02.09.2012, 03:33 PM


ART ME ERË LULEBLINI

 

-Një vështrim estetik-psikologjik-atdhetar-

 

Brenda kësaj vjershe të poetit Zeqir Lushaj, do të thosha se ka çka s’ka në krejt veprat e Rexhep Qosjes!

                                                                                                              

Nga Kadri Mani

 

KËTU, I KAM TË GJITHA NDJESITË

-Monolog nën hijen e blinit-

 

Nga Zeqir Lushaj

 

Këtu, ndjehem mirë,                    Këtu baj kryq, te Kisha,                   Këtu jam një çoban

(Edhe kur jam keq),                    falem dhe si mysliman,                   /nuk ndjehem keq/

Siç ndjehet vetë Blini,                  Këtu jam kamikaz (!),                     Zanati i fëmijërisë

Mes lëndinës-serbes.                    Atesit… a protestan.                   Përmallshëm, si meleq.

 

Ndjehem burrë i mirë,                 I kam gjithë ndjesitë,                      Këtu jam tropojani,

/si poet jam më i keqi/,               Ç’ka janë rreth Botës,                      Përplot me dinjitet,

Të haujve ju baj nderin,               Këtu jam trim-kapedan,               S’i baj dredha plumbit,                

Timin nuk e përqeshi.                  Dhe-jo, servil i Evropës.                  Jetoj…, si  dua vetë

                                                                                                               …!

Këtu ndjehem mirë,

/edhe kur jam keq/

Siç ndjehet vetë Blini

Mes lëndinës-serbes.

 

Po fillojmë nga titulli e nëntitulli: ndjesitë, mbresat nga vendlindja, fëmijëria, mikpritja, solidariteti me skamnorët, hija e blinit, flladi i lehtë erakëndës i gjetheve të blinit, ujët e ahishtës është si ilaçi mjekues, tretës! Qumështi i dhisë ilaç për mushkëri, u hoqën dhtë, u hapën dispanzeret kundër tubërkulozit!

Çunaku i zgjuar 14-vjeçar, Zeqir Lushaj, përpinë dhe asimilon çdo fjalë burrash nga tradita shqiptare:

Këtu, ndjehem mirë,

(edhe kur jam keq)

Siç ndjehet vetë Blini

Mes lëndinës serbes.

Ndjehet mirë, edhe kur është keq; skamjet fshatareske me furnizime të pakta, me pak para për një fletore e një laps ose dërrasë të zezë prej guri! Por me shumë vullnet, me thonjë e me dhëmbë pas bukës e pas dijes! Siç ndjehet vetë Blini/Mes lëndinës serbes! “serbes”- ballëhapur, rëndë-rëndë, si zotni! Në tëndën shtëpi, shprushë gështenja, te oxhaku në hi, e pluhuri shkon në tavan, pa i dhënë kujt llogari! Nuk je me qira, zotnisë a zonjës me i ndejt gatitu, -pse fole të madhe, a -pse tu kollit fyti...

Këtu jam kamikaz (!)

Ateist... a protestan

“kamikaz”- shqiponjë e kreshpëruar mbi  folenë e vet, mbi zogjët e vet, që fe mbi fe, ka një atdhe! Kamikaz për pushtuesit barbarë! Që e çon veten në ajër/ kalli veten e të djeg ty!/trojeve të mia mos jua mësy!/se s’kam tjetër/veç këtë vatan!

Këtu jam një çoban

(nuk ndjehem keq)

Zanati i fëmijërisë

Përmallshëm, si meleq

As si çoban nuk ndjehet keq, zanati i fëmijërisë/përmallshëm si meqleq. Poeti shqiptar ka fjalor edukativ: qengj, engjëll... zanati, zanafilla, nostralgjia... nuk ndahet dot fëmijëria nga vendlindja, edhepse mund të ndahet fizikisht, atje i rrahë zemra, atje i sheh ëndrrat, lodrat, frymëzimet i merr nga andej dhe bën art me erë lulebliri...

E para është nëna që të ka lindur e të ka edukuar, e dyta është nëna natyrë! Fshati Gri! Çka s’ke pa e çka s’ke ndi! Kurmi i poetit me blerim shtresuar! Natyrë e qetë, poet paqësor! Solidar me skamnorë! Tash këtu e tutje ndër breza, pas traditës nga Nënë Tereza!

Krejt e dinë s’je kamikaz, por as nuk kotësh si pëllumb n’kafaz! 12-vepra po na i falë/ 100 herë të qoftë hallall! Ti e meriton lirinë, festoje serbes pavarësinë! Tok me zonjës Sabrie, i  keni vënë punët përfije!

Ndjehem burrë i mirë,

/si poet jam më i keqi/,

Të haujve ju baj nderin,

Timin nuk e përqeshi.

Kur burri është i mirë, kurrë nu mund të jetë poet i keq, anasjelltas, kur burri është i keq, poetit i del içi mbi përpeq! A e dini pse Qosje nuk qe kurrë kaq modest? Ngaqë ish prepotent! Mendjemadh! Nihilist! I fryer sikur bibani kur i fishkëllojnë! Të vetët përgjeshi, me ligësi u zgërdhi! Për 40 ditë e shkroi librin Morfologjia... ngaqë ishte i sëmurë nga patologjia!

Qysh ta zvogëlojmë Qosjen fatos, e ta çojmë në çerdhe te Zeqir Lushaj, mbase ishte bërë dikushi!?- se kështu ngeli kurrëkushi!

I kam gjithë ndjesitë,

Ç’ka janë rreth Botës,

Këtu jam trim-kapedan,                

Dhe-jo, servil i Evropës

Të gjitha ndjesitë që ka rruzulli, në vendlindje i ndjen njeriu (Zeqiri në rastin tonë), ndaj është trim-kapedan, por jo servil i Evropës!

Kjo strofë pasqyron poetin që është i vetvetes, i cili me djallin nuk bën tregëti! Nuk hyn në dallavere ti-mua, unë-ty!

Këtu jam tropojani, (..),  hej, e dini ju se çka do të thotë të jesh malësor!? Të jetosh në lartësi marramendëse tok me shqiponjat! Do të thotë të mos jesh myzeqar-laluc!-lëri mos i nguc!

Të jesh me ndjesi, të mos jesh i topituar ndjenjash, i drusuar... shpesh kemi dëgjuar: lëri punët e huaja, këqyri punët tuaja! As pa iu shkuar mendja se ata që shikjnë punët e veta, nuk janë njerëz: ata janë shtazë-shpezë-insekte!!!

Filozofia e krrokamës, i thotë Sylemanj Aliu, Qosjes në librin e vet; : krra-krra!- këtu kurrgjë s’ka, thotë Kadare.

Njeriu është qenie shoqërore, kur jeton në mesin e shoqërisë, dhe reciprokisht solidarizohesh, ndryshe populli nuk të pranon, mësa ujët vajin!

Në këtë vjersshë ka dashuri njerëzore, lidhja e ngushtë me natyrën, me florën e faunën që na rrethon krijuesin.

Jetoj…, si  dua vetë/

Sikur shqiponja mbi kreshta... zogu i shqiponjës apo i dallëndyshës, dallon nga zogu i qyeqes-Qosjes!



(Vota: 16 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora