E shtune, 20.04.2024, 01:58 AM (GMT+1)

Speciale » Karanxha

Ilia S. Karanxha: Dokumenti më i çmuar për historinë e artit bizantin në koleksionin e Nikolla Leonik Tomeos

E diele, 02.09.2012, 01:31 PM


Dokumenti më i çmuar për historinë e artit bizantin në koleksionin e Nikolla Leonik Tomeos

Nga Ilia S. KARANXHA

Një  ndër objektet më të  çmuara  në koleksionin  e Tomeos që i  bëri një përshtypje  të veçantë Marco Antonio-s  ishte një  histori mbi Izraelin  ose Libri mbi Xhozue-në.  Në këtë rast kemi të bëjmë  me një rrotullë në pergamena të gjatë 10.46 m e të gjërë 31.1 cm  ekstremet e të cilit fillimisht (në gjëndjen si e ka pasur Tomeo) ishin të fiksuar në dy shkopinj të gjatë 38 cm me diametër  3 cm ku secili, sipër e poshtë, mbanin nga një tjetër rrotull.  Ky objekt  pas disa kalimesh përfundoi më 1623  në Bibliotekën Vatikane (Codice Palatino Greco 431) e sot  ai  gjendet i shpërbërë  në 15 tabela të mëdha me dimesione të ndryshme që lëvizin në gjatësi nga 43 deri në 90 cm njëra dhe me gjërësi 31 cm.

Kjo vepër e  njohur në literaturën bashkëkohore me emrin Rrotuall e Xhozuese (ose  Yehoshua ( ebraisht) ; Rotulo di Giosuè (it.);  The Joshua Roll(ang.);  Josua Rotulus (gjer.).) nga pikpamja fetare i përket njërit prej tetë (octateuch) librave  bazë të testamentit të vjetër  e pikërisht librit të parë mes  tre Librave Historikë brënda kësaj gjinije.

Në tekstet  biblike Xhozue njihet si patriark. Ai  ishte i biri i Nun (thiret edhe i shënjti Jesu i biri i Nave-  sancti Jesu filii Nave) nga fisi i  Efraim. Qe një luftëtar i madh, udhëheqës i popullit të Izraelit që nga vdekja e Mozesë deri në pushtimin e teritorit të Canãan dhe në vendosjen e 12 fiseve në teritoret përkatëse. Thuhet se lindi në Egjypt të paktën 20 vjet para ngjarjeve të Eksodit. Shekulli se kur jetoi  dhe kur u bë eksodi i popullit izraelit mbetet i pa  caktuar definitivisht por ndoshta mes shek. XIII e XII para K.

Tradicioni ebraik shikon ta paraqesë  Xhozue-në si një përfaqësues të  vëmendshëm në studimin e ligjeve të Zotit dhe ta vendosë atë përkrah Mozesë si një yll që kompleton figurën e tij.  Ndërsa traditat kristiane duke insistuar në  domthënjen e emrit e të veprave të  tij  e paraqet si një  pararendës të Jezu Krishti: (Jesus Nave...qui typus Domini non solum in gestis, sed etiam in nomine) Kapërximi  i Jordanisë  konsiderohet  i barasvlefshëm me  kapërximin e  Detit të Kuq, një simbol i Pagëzimit të Krishtit; dymbëdhjetë izraelitët prej të cilëve bëhet që të ngrihet një trofe prej gurësh në Jordani,  simbolizojnë  dymbëdhjetë apostujt; rrënia e Gericos (Xherikos) nga buçimat e trumbetave  parashikon Gjyqin e fundit, më pas Xhozue që udhëhoqi Ebrejtë në Tokën e Premtuar, është simboli që Jezu Krishti i hapi qiellin të gjitë njerzve.   Aty ku mendohej se ishte vari i tij në shkeullin e IV u ngrit një kishë përkujtimi i të cilit  celebrohej  edhe në Jeruzalem më 2 shtaror ndërsa në Martirollogjinë Romake propozohej  1 shtatori. Ai  gëzonte një emër të madh dhe ishte i nderuar në gjithë  botën e krishterë.

Nga pikpamja ikonografike Xhozue nuk ka një tip të caktuar që ta dallojë si për Moze-në.  Në përgjithësi paraqitet si luftëtar, pa kualitete të veçanta dhe futet të bëjë pjesë në rradhën e nëntë heronjve më të shquar të botës feudale  e kalorsiake të përtej alpeve. Kështu ai reshtohet në ikonografi  pas Davidit dhe Xhiuda Maccabeo (Makabeo) duke përfaqësuar  heronjtë biblikë. Figura e tij  gjatë mesjetës  gjendet e paraqitur në një numur të madh ciklesh,  bile edhe profane. Si hero e gjejmë    paraqitur në një statujë në kullën e Maubergeon (Torre Maubergeon) të dukës Jean de Berry në Poitiers- Francë (shek. XIV); në kështjellën e Pierrefonds -Francë dhe në shatrivanin e bukur (Fontana Bella) të Norimbergës. Në Itali  në formën e heroit paraqitet në një afresko në kështjellën e Manta afër Saluzzo (Provinca e Cuneos- Piemonte) ndoshta vepër e një artisti francez të shek. XV;  në shek. XVI është përfshirë në medalionet e korit të Shën Bertrand të Comminges.

Cikle komplete që paraqesin bëmat e tij  duken qysh në fillimet e krishtërimit  në shk. IV në Romë p.sh. në mozaikët e Shën Mërisë së Madhe (S. Maria Maggiore).

Mirëpo cikli  më i plotë e  më i famshëm  i  veprave të Xhozue-it ne literaturën mbi historinë e artit bizanrtin  konsiderohet  pikërisht rrotulla që ka pasur  Tomeo (Vat. Cod. Palat. 431) i cili përmban 23 skena të ndryshme të realizuara në shek e X  por    në fakt  trasmetojnë arkeotipe të humbura shumë  më të hershme nga kjo datë.   Në shk. XIII skena të jetës së Xhozue u  paraqitën në minatura  edhe në librin e psallmeve të Shën Lugjit (Salterio di  S. Luigi) tashmë në bibliotekën kombëtare të Parisit (Cod. gr. 139) ndërsa në shek. XVI  u endën tetë sixhade muri sipas modeleve të pikturuara nga piktori fiaming  Pieter Coecke van Aelst (1502-1550).

Ndër episodet  me tipike që takohen  më shpesh në ikonografi   janë kapëximi i lumit Jordan, rrëzimi i mureve të Gericos nga buçimi i trombetave, pushtimi i qytetit  Ai e ndalimi i Diellit  dhe Hënës gjatë betjës kundra Amorrei.

Kapërximi i Jordan-it i lidhur simbolikisht me ngjasimin e  pagëzimit  e gjejmë më shpesh  të paraqitet  në batisterët (pagëzoret)  së bashku  me kapërximin e Detit të Kuq p.sh. në burimet  pagëzore  Hildesheim në Gjermani. Rrëzimi i mureve në Gerico (Xheriko) shëmbëllen me Gjykimin universal dhe paraqitet në shumë kode me minatura si p.sh. në Biblia e Shën Paolos jashtë mureve të Romës (shek. IX), në një otateuco të manastirit Vatopedi në Malin e Shënjtë (Monte Athos) në Greqi (shek XII) në një minaturë në Antiquités Judaiques të piktorit të famshëm  Jean Fouquet  në Bibl. Nazonale e Parisit (shek XV), në një nga pllakat  prej bronzi në Porta del Paradiso  në Baptistierin fiorentin vepër e Lorenzo Ghibertit(shek XV)

Ndërsa prej shekujsh rrotulla  ishte bërë objekt studimi  i pari që sugjeroi identifikimin e saj me deklaratën e Marcantonios në koleksionin e Tomeos ka qënë Theodor Frimmel  qysh më 1887.  Ky  fakt  nuk reflektovi  më tej në studimin e Pio Franchi de Cavalieri i cili   më 1905 u kufizua të  njoftonte se eksemplari i rallë kishte mbritur në Vatikan nga Biblioteka  Palatina e Heidelberg-ut më 1623. De Cavalieri vuri në pah  se rrotulla  ishte dokumentuar  për herë të parë  në inventarin e kodeve të Ulrich Fugger : i hartuar me  përpikmëri  të saktë nga noteri Filippo Ludovico von Schwechenheim në vitin 1571.  Vetë noteri  von Schwechenheim e kishte përshkruante rrotullën me fjalët:    Histori e vjetër e testamentit të popullit izraelian, e shkrojtur në një tabelë të gjatë pergameni e mbështjellë në vetvete e mbuluar më kartë antike

Si kaloi rrotulla nga koleksioni i Tomeos në  koleksionin e Ulrich Fugger mbetet jo shumë e qartë.  Franchi de Cavalieri  hipotezovi  se mos rrotula ka bërë  pjesë në librarinë e Gianozzo Manetti-t  meqënëse prej tij  në koleksionin Fugger hynë  28 kode dorëshkrim.  Gati të gjithë studiuesit  që pasuan marin si pikë nisje të këtij kodi  këtë hipotezë dhe injorojnë gati krejt  njoftimin e Frimmel se Rrotulla  ka bërë pjesë fillimisht në koleksionin e Nikolla  Leonik Tomeos.  Mirëpo çështja tjetër  se si ky ekzemplar i rrallë mbriti në dorë të Tomeos,  prej cilit vendi a nga kush,  mbetet akoma e pa dokumentuar. Sidoqoftë këtu duhet thënë se Toemos veç faktit si zotëruesi e kujdestari  i parë në Itali i këtij dokumeti të çmuar  nuk  kemi si të mos i njohim edhe meritën e  studiuesit e vlerësuesit    parë  të këtij objkti të rrallë bizantin,  ndërsa Marcantonios, i cili kalimthi bëri vetëm regjistrimin e atij koleksioni, munt ta quajmë si trasmetuesin e atyre rezultateve  duke shkrojtur  atë që i thoshin  ndonjëri nga niprit e  Nikollës,  Angelo  ose Magno Leonico me që regjistrimi duhet të jetë bërë pas vdekjes të Tomeos(1456-1531)

Për  datimin e rrotulës F. de Cavalieri  na referon  litraturen e  shek. XIX ku mendimet e studiueve të shumtë  lëviznin nga ekzaltimet e Winkelmann  që deklaronte  se ishte dorëshkrimi më i vjetër në botë në mendime më të moderuara që e  afrojnë krijimin e rrotulës në pjesën e dytë  të mijvjeçarit të parë. Sidoqoftë Cavalieri për datimin e këtij dorëshkrimi u bazua në paleografia  greke ku dallon dy tipe shkrimesh të cialt i përkisnin dy personave të ndryshëm por të shkrojtura që të dyja në shek. X.

Në mezin e shekullit që sapo kaluam diskutimet në lidhje me këtë histori biblike të Izraelit  kaluan në një tjetër  plan.   Kështu  mbasi pranohet gati një zëri krijimi i saj, ose më saktë shkrimi i  teksteve, në shek. X  diskutohet në se kishim të bënim me një vepër origjinale në kulturën bizantine,  me një “rilindje” me një evolucion  në artin e kësaj kulture,  apo me një riprodhim nga ndonjë arkeotip  më të hershëm. Kuptohet  përparësi në këtë rast mernin   vlerësimet e aspekteve  ikonografike të saj e në këtë këndvështrim  u  projektuan dy shkolla të mendimt disi në kondrapozicion me njëra tjetrën.

Nga njëra anë Charles Rufus Morey(1877-1955)  në një sërë  pubkimesh  ka mbrojtur tezën se pikturimet në rrotullën e Vatikanit janë padyshim pasojë e një sërë kopjimesh dhe data e arkeotipit nuk mund të zbresë më poshtë se  në shek II mbas K.   Ndësa në botimet e Vatikanit prototipin  ikonografik e  shikonin jo më parë se  shek. iv.  Morey  argumetovi që tipi i pikturimit  me bojra uji  të Rrotulës duhej të shikohej në shek VII në bazë të ngjasimeve me pikturat në pjatat prej argjendi të Qipros (sot në New YorkMetropolitan Museum)  në fillim të shek. VII dhe afreskove në kisha Santa Maria Antike në Romë në fund të shek. VII apo në fillim të shek VIII. Në këtë grup Morey futi edhe minaturat më të mira të  librit të Psallmeve të Parizit (cod. gr 139)  duke mbrojtur tezën që të gjitha këto ishin krijuar nga artistë që ishin aratisur nga Aleksandria si shkak i dyndjeve arabe. Minaturat e Rrotullës dhe atë të Psallmeve ishin bërë në Kostandinopoli  qytet në të cilin prototipet ikonografike ishin shpënë gjithashtu në shkullin e VII  për të njëjtat arsye nga aratisja e artistëve nga Aleksandria. Morey ishte gati të besonte që importimi i stilit kalovi nëpërmjet kopjimit të stilit  nga periudha e Bizantit të mesëm  në stilin e shekullit të ix-xi. Ai pretendonte se dy dorëshkrimet ishin shumë antike e komplete që të mund të kuptoheshin nga një kopist i shekullit të dhjetë.  Për pasojë  ato nuk mund të  konsiderohen  si  model për një Rilindje Bizantine.  Morey pranonte gjithashtu përpjekjet në shekullin e dhjetë të sprovave për një ringjallje të antikiteti, por beson që gjenitë e vërtetë që imagjinuan  prototipet  e Psallmeve dhe të Rrotulës  humbën me shuarjen e shkollës të Aleksandrisë.  Sipas pikpamjes së tij, “rilindja” është pak a shumë imitimi  stilistik i  punimeve të shkollës Aleksandriane të cila gjendeshin në  bibliotekat  e  Kostandinopilit e  shpjegojnë  kopimet e shpeshta në shek. ix-xi ndërsa traditat Neo-Atike të Kostandinopolit shpjegojnë ndryshimet  e karakteret e kopjeve.

Në kundërshtim me Morey, në veçanti për të gjitha çështjet që lidhen me Psallmet dhe Rrotullën,  u vu  Kurt Weitzmann(1904-1993) i cili u bë mbrojtësi më i flaktë i minaturave të shekullit të dhjetë duke i konsideruar gjërësisht ato  si një “Rilindje Bizantine”.

Weitzmann duke përmbledhur  pikpamjet mbi Rrotullën në parathënje të veprës së tij do të shkruajë :  “Rrotualla e Vaikanit nuk është  kopje e ndonjë më të hershme, por u bë si rrotull në shek. X prej një cikli  pikturash nga një kodik i hershëm , prej të cilit pikturat e veçanta u kopjuan e u reshtuan  njëra pranë tjetrës  duke formuar kështu një zbukurim të vazhdueshëm....Kur ky trasformim përfundoi, pikturuesit e Rrotullës futën brënda saj një numur të konsiderueshëm të elemetëve klasikë, peisazhe tipike që gjithashtu personifikoheshin, me qëllim që të lidheshin skenat e veçanta origjinale. Për futjen e këtyre motiveve, ashtu siç i kemi qojtur ne,  ilustruesit përdorën minatura klasike të  dërëshkrimeve mitolologjike ose bukolike si modele ”.

Shekulli i dhjetë për pikturat e vazhdueshme me zbukurime, sipas Weitzmann,  mbetet parësor në afrimitetet stilistike me minaturat e të njëjtës periudhe, në mënyrë të veçantë me ato të Biblës Regina (Mbretërshë) në Vatikan (cod. Reg. gr. 1) dhe në karakteret e disa mbishkrimeve të veçanta.   Shkurtimisht ai përmënd pjatat prej argjëndi të Qipros apo afreskot në Santa Maria Antika në Romë të periudhës së hershme  Bizantine por vetëm që të verë në pah ndryshimet stilistike.  Veç të tjerash Weitzmann shkruan: Modelet Rilindase prej të cilit  vijnë Psallmet e Parizit mund të kenë qënë  një gjeneracion më i hershëm  se sa vetë kopja.

Sidoqoftë  Weitzmann beson se Psallmet e Parizit me modelin e saj, Rrotulla e Xhozuesë dhe modeli i kodeksit, janë  prodhuar në shekullin e dhjetë  e për këtë veprat  më raprezantative të rilindjes Bizantine.  Në këtë periudhë janë krijuar edhe kopje të ndërmjetme mes arkeotipit dhe Octateuch-ve të shek. XI (Cod. Vat. gr. 747 / Cod. Vat. gr. 746)  por edhe histori të tjera që paraqesin nga pikpamja ikonografike bëmat e Xhozuesë  të cilat meren në analizë nga Weitzmann duke konkluduar se Rrotulla  është çelsi monumental i rilindjes Maqedonase   udhëheqës  shpirëtëror i të cilës  ka qënë Kostandini i VII Porphyrogenitus i cili vdiq më 959.

Pretendimet e Weitzmann që kërkonte ta shihte Rrotullën si një pikënisje rilindase në historinë e artit bizantin nuk gjetën miratimim nga ana e  studiuesve  të tjerë.  Pavarsisht nga këto fakte studimet  mbi Rrotullën e Xhozuesë  nuk duken të shteruara akoma dhe vlerat e veçanta  e parësore të saj në konteksitin e historisë së artit bizantin nuk janë vënë në dyshim nga askush.

Tavola e IX - Fajtori Achan gjykohet e dënohet se nuk i kishte kaluar Tempullit plaçkën e luftës që i përkiste. - Rrotulla e Xhiosue- ish-koleksioni Tomeo (Vatikan Palt. gr. 431)

Tavola e XII- Ambasadorët e Gabaoniti-t i lusin ndihmë Xhozueit  kundra  Amorrei. Lufta kundra  Amorrei -(BAV Palt. gr. 431)

Tavola e XIII-  Vazhdimi i betejës kundra Amorrei. Xhozue mbi kufomat e vrara i bën thirje Diellit të ndalojë. (BAV Palat. gr. 431)

Tavola e XIV - Xhozue triumfant qëndron mbi një fron më të lartë. Ushtarët  kanë zënë rrob pesë mbretërit e në aleancë me Amorrei. (BAV Palt. gr. 431)



(Vota: 7 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora