Kulturë » Libra
Doli nga shtypi libri i Ramadan Bozhlanit “Pёrballё stuhish”
E diele, 02.09.2012, 12:54 PM
Nga Bedri TAHIRI
Kёto ditё, nё
botim tё SMS, doli nё shitje libri “Pёrballё stuhish”, njё
pёrmbledhje e shkёlqyer poetike, i poetit
tё ri Ramadan Bozhlani, i cili
përmban poezi me përmbajtje kryesisht atdhetarie e tё pёrditshmёrisё sonё
pёrplot me sfida e rrёbeshe stuhish.
Kёtё e ka pёrmbledh mjaft mirё edhe vetё titulli qё reflekton nё gjithё
pёrmbajtjen e tij tё begatё e tё larmishme.
Libri “Pёrballё
stuhish” ёshtё konceptuar nё katёr kapituj tematik: Pёrballё stuhish, Vetёm
lulet, Nё festёn tjetёr dhe Kujtimi qё gёrmon.
Edhe pse ёshtё
libri i tij i parё ai qёndron mbi vlerat mesatare tё poezisё sё sotme shqipe,
duke lёnё prapa edhe pena me pёrvojё. Qё mos t’i lodhim lexuesit kreshtarё,
ngase poezia pёrjetohet vetёm duke u lexuar, kёtu po japim poezinё “Lugetёr tё
mёrrolur”, tё cilёn poeti e ka pёrzgjedhur pёr fundinёn e librit:
Nё kёtё
errёsisrё tё dendur,
Ravijёzohen
lugatё tё buzёqeshur,
Duke u shkrirё
nё kёnaqёsi,
Se veprat e
tyre, na ngrysin jetёn.
Agimi na ndez
shpresёn,
Dita do t’i
asgjёson lugetёrit,
Ata nuk zhduken,
por mёrrolёn,
Se ndriçimi u
jep formё engjёjve.