E premte, 19.04.2024, 06:59 PM (GMT+1)

Kulturë

Neki Lulaj: Ura e përjetësisë

E enjte, 30.08.2012, 07:30 PM


Neki Lulaj
 
URA E PËRJETËSISË
(Kushtuar Babait të Lumit)

 
Frymëmarrje e këputur
Në dysh, dhembje e durim
Një heshtje melankolike
Metaforat ligjërojnë
Engjëjt kremtojnë
Zanoret e fjalës
Belbëzojnë rimat
Mbi vargun hyjnor
Nëpër dekada e mote
Pentagramë metaforash
Strofash mallëngjyese
Ecën me hapa pionierësh
E nga ikja divine.
 
Me vrap veriu
Nuk u çliruan rimat
“Kosova është gjaku im
që nuk falet”
Testament qe nuk e tretë
Asnjë buzëqeshje kohe
Prekur me pupla engjëjsh
Me perjetësi zogjsh
Në një datë lindjeje.
 
Maratonët e qiellit
Rrëfejnë për ashtin ilir
Shkëputjen e metaforave
Dhe çelësin e urës
Së përjetësisë
Lum lumi…
 
NË KOPSHT
 
Idil gjerdani
Në kopshtin e tempullit
Vallëzim
Kurorë vjollcash
Ngjyrë shafrani
Djallëzi e çlodhje
Mbi Oqean
Myshk i rritur faqeve.
 
Ti më mungon
Në çastet e lojës
Së shlodhjes
Zbaticë në shpirt
Qetësi
Në Dardanë.
 
Pasqyrë e thyer
Mbi valë
Në bregdet
Fluturim pulëbardhash
Idilë e vërtetë
Për motin e etur
Mjegulla lanë me ar
kaçurrelat.
 
Parmak dritaresh
Pa xhama
Gazetë e kohës
Perde e natës
Vetëm kur ta shuash etjen
E motiti të ikur
Puhija e përkund
E kupton se jeton.
 
MËRGIMTARËT
 
Mergimtarët janë karvanë
Dhembjesh e kujtimesh
Që shpërngulen
Si zogjët shtegtarë
Që vinë e shkojnë
Si rrezet e diellit
Në verë
Përmallimi i tyre
Është shtërngatë e gjallë.
 
Ata janë si stinët
E thatësisë në Saharë
Të etur e të uritur
Për oda burrash
Tokë të shkriftë
Gjoks i murosur
Për këshilla, biseda
E fjalë në mahallë.
 
Mergimtarët janë
Bebëza me mall
Si rigat e shiut në verë
Ata janë si roje kufiri
Pagues taksash të rrugëve
Personazhe pritjesh të gjata
Me kilometra e orë
Dashuri e mallëngjim
Karvan i pa fund
Që i tërheq Atdheu im.
 
MBI URËN E LUMIT
(Ali Podrimjes për kujtim)
 
Pse e le në mes fjalën
Vargun e poezisë
Lum miku im
Çfarë i lakmove
Shkrelit, Tekiut e Dinit
Vargun e mbushur
Me kujtime
Apo dritën tonë
Metaforë e përjetësisë.
 
Strofat defilojnë
Pranë Lumit
Vargun për ta latuar
Urën kur ta ndërtojmë
Pë mikun
Për ta cakërruar
Dollinë e mbushur
Me lotë përmallimi.
 
Ece bashkë me kohën
E koha iku
Si njalë Bune mes gishtërinjve
Mbi barin e vesuar nga qielli
Ishe varg i gjallë
Në sistemin planetar
Promethe i mendimit
Margaritar i vargut divin*
 
Pishë e ndezur mbi krrupnajë
Klekë shekullore në Çabrat
Vargjet e bukura migjeniane
Kujt ja le testamentin
Dhe mendimin e lirë
Cilit poet e cilit mbret.
 
Edhe Mjeda
Në këtë 75 vjet jete
Ikjes tënde
Nuk i la asnjë testament
Poetët nuk vedesin por jetojnë
Për jetë
Qielli zymtohët
Në çastin e ikjës-mik.
 
*Divin-Hyjnor
 
NOSTALGJIA
 
Nga rrugëtimi jonë i gjatë
Si s`na u nda kurrë
Nostalgjia
Edhe atje ku ngatërruam
Daljen - rrugën
Në terr dhe në dritë
Na përcolli si hija.
 
Si këmishë e lidhur për shtati
Si lak i lidhur për fyti
Drejtë Atdheut
Zgjatej udhëtimi
I dëshiruar si llastiku
Leqeve e rrugëve
Tatëpjetë
Tuneleve, doganave
Në këtë vapë pa freski
Si s`mu nda kjo nostalgji.
 
Ngrohtësi e shpirtit
Një ngricë një mall
Në Baticë një qetësi
Pranë varreve
Të Nanës dhe Babait
Të dashurisë
Nuk na u nda fare
Nostalgjia
Në oborrin
Plotë me bar
Ku derdhet gurra e drunit
E ku unë luaja dikur
Si fëmija
E sot kah na iku
Rinia…
 
KU LIGJËROJNË
 
Nga hymni i Atdheut
Jam berë roje shpirti
Postier i vyer
Në shtëpinë
E engjëjve
Ku ligjërojnë
Hyjnorët.
 
E krelat e mia
Përmbi re
Dritaret e thinjura
Buzagaz kohe
Vrapuesit e ererave
Rrëfejnë lashtësinë.
 
Atdheun e tkurrur
E ju kah më ikët
Pse kështu
Pse po ma shtoni
Varfërinë shpirtërore
Vitet pse po mi grabitni.


(Vota: 24 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora