E enjte, 25.04.2024, 02:47 AM (GMT+1)

Kulturë

Demir Krasniqi: Biri i Stublinës - Enver Ramadani

E merkure, 29.08.2012, 06:47 PM


Në rikujtim të martirëve të lirisë :

BIRI I STUBLINËS – ENVER RAMADANI
Teksti, muzika dhe interpretimi: Demir Krasniqi

Drejt diellit të diturisë ,
Seç e grishte aspirata ;
Bashkë me krushqit e lirisë –
Krah për krah në demonstrata .

Korbazitë prapa iu lëshuan ,
Mu në pragun e shtëpisë –
Para motrës e pranguan
Me fjalë t’ egra t’ barbarisë ...

Refreni:
Biri i Sublinës ,
Shkollarë i Gjilanit ,
Martir i lirisë –
Enver Ramadani .

Nëpër zyrat  policore –
Pera Trajkoviqi i zi ;
Bënë torturat më çnjerëzore ,
Që s’ janë pa në histori !...

Trajkoviqi i bënte krimin ,
Duke i sharë çdo gjë shqiptare ,
Me dorë t’ vet ia bënë kastrimin –
Do t’i  qesë Enverat fare !

Refreni:
Biri i Stublinës ...etj.

Me kastrim , elektroshok ,
Sulej Pera , ai gjakatarë ;
Por si lule e shtriu për tokë :
“S’ ke me lindë ma fëmijë shqiptarë!”

Nga kopshti i diturisë ,
Të këputi nga lulet tjera ;
Dora e zezë e mizorisë –
T’i  vodhi 17 pranvera !

Refreni:
Biri i Stublinës ...etj.

N’ ideale i fortë si gurë ,
N’ asnjë çast nuk u lëkund ;
N’ dorë t’ armikut s’ i  ra kurrë –
Vuajtjeve t’ veta iu dha fund !

Në Kalanë e Përjetësisë –
Shokëve t’ vet, ai , iu bashkua !
Fanar drite e Lirisë –
Mbi Kosovë për të ndriçua !

Refreni:
Biri i Stublinës ...etj.

*****
Demir Krasniqi :”KROI I KËNGËS “ – Gjilan, 2006, faqe 42.



(Vota: 5 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora