E enjte, 25.04.2024, 06:11 PM (GMT+1)

Kulturë

Dedë Sokoli: Pesha e fjalës së urtë (2)

E marte, 28.08.2012, 10:20 PM


PESHA E FJALËS SË URTË (2)

Nga Dedë Sokoli

-B-

– Babaj që len djalin e mirë pas, nuk vdes.

– Babaj të len fukara, nëna të len jetim.

– Babë e nënë- diell e hënë.

– Baçja ka hije me lule, vendi me njerës.

– Bakshishin e pranon edhe mbreti.

– Balta e Atdheut, më e ëmbël se mjalta.

– Balta e mbulon trupin, por jo emrin e mirë.

– Bari i njomë digjet afër të thatit.

– Barka mbytet edhe për një lekurë lepuri.

– Barku është i vllai i detit, sa ti japësh han.

– Barku i gjërë, truri i ngushtë.

– Barrën e kalit mos ia ngarko gomarit.

– Bashkbisedimi konkurencë zërash ku ai që merr frymë quhet dëgjues.

– Bashkë me fjalët: Nënë, bukë, pushkë, mesojmë fjalët vatan, besë dhe qëndresë.

– Bashkimi bën fuqi.

– Bashkimi bën fuqi, ndësia ligështinë.

– Begatia është një shërbetore e mirë por edhe një zonjë shumë e ligë.

– Behari nuk vjen me një lule.

– Bëhemi të moralshëm sa po ndihemi jo të lumtur.

– Bëhu më i mençur se njerezit e tjerë, por këtë asnjëher ua ma shpreh.

– Bëj atë që të thotë zemra, në se do që të jeshë i lumtur.

– Bëj durim sa të kullohet, se njeriu pastaj pëndohet.

– Bëj gosti që të provosh mikun.

– Bëj mirë e harro, bëj keq e kujto.

– Beji nderë fukarasë, se ai ta din.

– Bëni si them unë, mos beni si bëj unë.

– Bëni të lumtur njerzit që keni pranë, sepse ata që janë larg do t’ju vijnë vetë.

– Beqari preferon të dij gjithçka që nuk ka, në vend që të ketë diçka që nuk don.

– Beqari rron si mbreti dhe vdes si qen.

– Beqari, burr që ka humbur rastin të bëjë të pa lumtur një grua.

– Bërtiti bijës që të degjojë nusja.

– Besa e bërë burrë me burrë, i ngjanë çelikut që nuk ndryshket kurr.

– Besimi i tepruar është më i keq se mosbesimi.

– Besimi në vetevete lind pjesën më të madhe të besimit që kemi ndaj të tjerve.

– Besnik bëhu, besë mos zër.

– Besnike janë plagët e shokut, të rrëme janë të puthurat e armikut.

– Besnikeria është mania për të zotëruar.

– Beso vetëm vedin dhe nuk do të të tradhtojnë të tjertë ty.

– Besove, bëre mirë, s’besove ca më mirë.

– Bibla na mëson të duam armiqtë, një lloj si miqtë, ndoshta se janë një lloj.

– Bie molla që ka krimbin.

– Bie një fjalë e nxjerr njëmijë të tjera.

– Bie një gurë, shkoqet nje mur.

– Bilbili në kafaz nuk këndon nga qefti por prej halli.

– Bilbili njifet në kengë, njeriu në punë.

– Bilbilit mos i shiko pëndlat por degjoj zërin.

– Biseden e ushqen më mirë mirbesimi se sa zgjuarsia.

– Bisha tërbohet keq kur e shef se po i vjen fundi.

– Bismark, shprehja jote me përbuzje kundrejt shqiptarve, tregon çmimin tend.

– Bismarku : “Shqiperia mund të jetë një shprehje gjeografike”.

– Bjer o Zot mikun, të hajë edhe i zoti i shtëpisë.

– Blej më parë shtepinë, pastaj mbill hardhinë.

– Bleta ka mjaltë ne gojë e thumbin në bisht.

– Bleta te mëson si të mbledhësh, dhelpra si të vjedhesh, ujku si të grabitësh.

– Bomba atomike- shpikje që i bën të tepërta të gjitha shpikjet tjera.

– Borxhi është i ëmbel kur e merr dhe i hidhur kur e jep.

– Borxhi i vonuar, vjen në ditë të shternguar.

– Bota është burg ku preferohet qelia e izolimit.

– Bota është helm e mjaltë e trazuar.

– Bota është krijuar nga poeti për ëndrrimtarin.

– Bota është magazinë baruti, ku s’është e ndaluar të pishë duhan.

– Bota mund të zotrohet nga veprimi e jo nga pritmëria.

– Bota nuk mund t’ju japi të njëjtin gëzim me atë që ajo ju merr.

– Bota të jep aq sa ti i ke dhënë asaj.

– Botën e komandon mbreti, mbretin e kumandon shëndeti.

– Brengat janë armiqt e jetës.

– Breshka po ferren preferon.

– Breshri e rrehë, e dhia bishtin përsëri perpjetë e mban.

– Brezi i ri është thesar i kombit.

– Budallai nuk ka frikë kurse trimi po.

– Budallaj për ngut, pin çajin me pirun.

– Budallajn mos e pyet, të tregon vetë.

– Bujaria nuk matet me kuletë.

– Bujarin prite me bujari, kopracin prite me kopraci.

– Bujku i mirë ja merr me zor bukën tokës.

– Bujrëm, bukë e krypë e zemër.

– Buka e botës nuk të ngopë.

– Buka në bark, forca në shtat.

– Buka prej qielli s’vjen.

– Bukuria dhe pasuria s’janë për gjithmonë.

– Bukuria e femrës pa mënd, si me i vënë dosës unazën e arit.

– Bukuria e njeriut përbehet nga bukuria e fjales që flet.

– Bukuria është një tirani e shkurtër.

– Bukuria është si urtia, paraplqen adhuruesin e vetmuar.

– Bukuria i tërheq vjedhësit më tepër se ari.

– Bukuria ndodhet në çdo gjë, por jo të gjithë mund ta shikojnë.

– Bukuria një ditë, veprat një jetë.

– Bukuria nuk është veçse një premtim i një lumturie të mundëshme.

– Bukuria pa hijeshi- është si grepi pa kallam.

– Bukuria për njefar kohe, mëndja për gjithë jetën.

– Bukuria të habitë, bukuria edhe të koritë.

– Bunari mbyllet me gur e me dhe, goja e keqe e llafazaneve nuk mbyllet as me shkëmbejt e bjeshkëve.

– Burgu e ka derën e madhe për të hyrë por të vogël me dale.

– Burimet materiale të një vendi, nuk janë asgjë përpara pasurisë intelektuale.

– Burimi i mirë duket në thatësirë.

– Burimi më i mirë duket në gusht.

– Burr e grue, mish e thue.

– Burrat e shtetit janë si kirugët: gabimet e tyre janë vdekjeprurse.

– Burrat gjuajnë, gratë peshkojnë.

– Burrat sundojnë kullat, grate sundojnë burrat.

– Burrat takohen në këmbë, por flasin ulur.

– Burrë të vjetër pa xhaketë e grua pa brekë s’duhet të ketë.

– Burri është ambrella e grues.

– Burri është koka, gruja është qafa.

– Burri i martuar dhe i urtë,dorëzohet me shpejtësi, përdorë anën e tij femërore dhe nuk grindet.

– Burri i mirë flet një here.

– Burri ideal nuk eksiston, burri ideal mbetet beqar.

– Burri ka gjithmonë dy karaktere. Të tijen dhe atë që i atribuon e shoqja.

– Burri lidhet për bese, kau lidhe për brirët.

– Burri me “ orë”, te madhe shkon atije ku duhet, në krye të vendit, sepse sikur magneti e tërheq për aty.

– Burri me dy gra, këmisha pa la.

– Burri pa u bërë trim nuk rritet.

– Burri që është burrë, të mbytë ose të falë, i ligu as të mbyt as të falë.

– Burri s’matet me pëllëmbë por me zemër.

– Butësia mund të fitojë gjithçka, përveç pasurisë.

– Buza e jetimit nuk qeshë kurr.

– Buza me gaz, shendeti pa masë.

– Buzëqeshja është arma më e mirë.

– Buzëqeshja është fjalë e bukur pa shkronja.

– Buzqeshja është pushim për të lodhurit, dritë për shpirtngushtit, diell për të mërziturit, terapi për të sëmurët.

– Buzqeshja fut gëzimin brënda pragut të derës. Ajo është formulë e miqësisë.

-------------------

- C-

– Cilido që nuk ka bërë kurr një gabim, nuk ka provuarë kurr diçka të re.

– Cinik është ai që njef çmimin e gjithçkaje, vlerën e hiqit.

– Ciniku i thotë gjerat si janë, idealisti si duhet të ishin.

– Cinizmi është tentativa e suksesëshme për ta parë botën ashtu siç është realisht.

- Ç-

– Ç’hall ke, vështroje.

– Ç’ka humbë mos e kërko, ç’ka ke në dorë mos e lësho.

– Ç’ka shtepia të mos e marrë vesh komshia.

– Çbluan mëndja e zbulon rakia.

– Çdo berr varet nga këmbët e veta.

– Çdo dështim i mëson njeriut diçka nëse ai don të mësojë.

– Çdo e keqe ka një të mirë, dhe çdo e mirë ka një të keqe.

– Çdo e vërtetë sikurse edhe çdo meritë, ka kunder asajë bashkëkohsit.

– Çdo efekt i bukur që realizojmë, na krijon një armik.

– Çdo fis, ka një pis.

– Çdo gjë hollohet pastaj këputet, vetëm gjynahi trashet pastaj këputet.

– Çdo gjë kalon, vetëm arti i shëndoshë është i perjetshëm.

– Çdo gje njerzore do të zmrapset në se nuk perparon.

– Çdo gjë që na shef syri, është e krijuar prej rrezeve të djellit edhe qumështi i nënës.

– Çdo gje thyhet për shkak të hollesisë, njeriu për shkak të trashësisë.

– Çdo grindje ka një shkak.

– Çdo komb ti vërë vetes një vlerë, sepse atë ja vejnë edhe të huajtë.

– Çdo kush dëshiron të jetojë gjatë, por askush nuk dëshiron të jetë plak.

– Çdo lëmsh i ngaterruar, ka nje fije.

– Çdo mal e din barrën e vet.

– Çdo medalje ka dy anë.

– Çdo njëri duhet të ruhet nga rakia dhe duhani.

– Çdo njeri e don drejtësinë për llogari të të tjerëve, por askush nuk kujdeset që vetë ai të jetë i drejtë.

– Çdo njeri i ç’thurur, e gjenë justifikimin e tij.

– Çdo njeri i shëndoshë, shumë kollaj i jep këshilla atij që është i sëmurë.

– Çdo njeri lind binjak: Ai që është dhe ai që mendon se është.

– Çdo njeri që punon, nga një herë edhe gabon.

– Çdo shpresë fluturon me krahët e sajë.

– Çelësi i një martese të suksesëshme ështe vetëm fati.

– Çelësi që punon vazhdimisht, kurr nuk ndryshket.

– Çezmja i lanë të gjithë, vendin nuk e lane.

– Çfar i shef syri- ia bën dora.

– Çfar bën bushtra, lehë.

– Çfar ka vorba brënda e din luga që e përzien i zoti.

– Çika pa nderë, si lulja pa erë.

– Çika vetëm një hërë bëhët nuse.

– Çilet dera, rritet ndera.

– Çka ta qeshish, do ta veshish.

– Çka dimë është e kufizuar, kurse çka nuk dimë është e pafundme.

– Çka din zemra, atje shkon mëndja.

– Çka ndjell zogu- ja falë vera.

– Çke moj zemër që rënkon, koka bën e koka pëson.

– Çobani i mirë e njef delen kur begerinë.

– Çudi me gratë, për vite të tëra ngulmojnë të ndryshojnë burrin, por kur ja arrijnë qëllimit, ankohen se s’është më ai që ka qënë kur janë njohur.

-----------------

Në numërin tjetër do të ndiqni Fjalë të Urta, që fillojnë me –D-Dh-



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora