E merkure, 24.04.2024, 05:25 AM (GMT+1)

Kulturë

Tahir Bezhani: Takimi në Rinas

E marte, 28.08.2012, 07:33 PM


Tregim nga:

Tahir Bezhani:

TAKIMI N Ë   R I N A S

Mesi i janarit bënte ftohtë ani pse nuk kishte rënë borë e madhe. Vërehej një plusk bore e hollë sa për të përkujtuar stinën në të cilën gjendeshim .Qiellit të kaltër grumbuj resh lodronin para erës që i fërfëllinte gjithandej. Dielli nxirrte herë- herë syrin  idhnueshëm ,ndërsa rrezet  e tij pickonin me gjilpëra acari  dimërorë.

Fatbardha ia kishte hedhur sytë qiellit të vërejtur mbuluar me re bore,të cilat ia trazonin   shikimin drejtuar aeroplanëve  në sfondin qiellorë para se te ateronin. Ajo gjithnjë e kishte drejtuar shikimin qiellit për të parë aeroplanin me të cilin i vinte i biri saj, Sokoli. Sa e kishte marrë malli të gjorën,pa e parë shtat vite! Shtat vite malli iu kishte mbështjellë mushkërive si zharavë e nxehtë që e digjte në heshtje. Kah nuk iu treten mendimet!....

Mendoi për nënat të cilave djemtë iu ishin vrarë në luftë për lirinë e Kosovës dhe ato,kurrë,kurrë nuk do i shohin më!.... Dhimbje e krenari  në zemër bashkë  rrinë...

Ajo lëvizte pa kontroll,nuk shikonte se ku vente këmbën duke shikuar qiellin për të parë aeroplanin me të cilin i vinte loçka e zemrës. Çdo zhurmë i dukej zhurmë aeroplani...

-           A është ofruar koha e ardhjes akoma-pyeti Agronin?- dhe gjithnjë ishte në lëvizje me shikim kah qielli.

-           Nëse nisja është e rregullt,po afrohet momenti i aterrimit,iu përgjigj Agroni.

Oh sa më ka marrë malli për loçkën time! T’ia shoh atë fytyrë të buzëqeshur e të shtalpët,ato flokë kaçurrela!... Më iki nga prehri pa lamtumirë atëbotë!. Deshën katilët të ma dërgonin ushtarë në Bosnje,në fronte lufte,në tokë të huaj.. Ah Zot!...ofshani me gjithë shpirt! Na i përzunë gjithë djemtë,na i lanë duart të thata,sytë të mbushur lot,zemrën plot mall , të zbrazët.

-           Ja,po vjen aeroplani!-foli Agroni. Po vjen edhe djali,loçka jonë e zemrës,shpirti i mamit e babit! Po ateron ngadalë në pistën e Rinasit. Lëshohej si  një pëllumb para folesë se vet.

-           Fatbardha hapte sytë qiellit,sillej duke kërkuar me sy aeroplanin. Më në fund e pa atje larg,në drejtim të Dajtit,fluturonte si një shqiponjë lirisë qiellore.

Tani më në pistën e aeroportit të Rinasit,u dëgjua prekja  e gomave dhe piskama e motorëve të aeroplanit para ndaljes në piken e duhur. Tani të gjithë u drejtuan kah dera e daljes së pasagjerëve. Secili donte të ishte më afër të vetit.

Agroni e Fatbardha gjeten një shkëmb te lartë dhe nga më të parët hipjen maje tij, për te parë të gjithë pasagjeret që dilnin nga dera e kontrollit të aeroportit. Hapnin sytë që i biri i tyre mos te kaloi pa e parë. Bebëzat e syrit të tyre ishin  shndërruar në një detektor për ta zgjedhur birin e tyre në mesin e qindra njerëzve. Sa më afër momenti i takimit me te birin,te Fatbardha e Agroni krijoheshin emocione te forta. Kishin filluar të dridheshin,të mbaheshin për njeri tjetrin,të lotonin nga gëzimi,nga malli që i digjte plot shtat vite pa e parë .

Duke shikuar rreth e rrotull,pa pritur dëgjoi një zë, si një erë që miklon fytyrën kur bënë vapë.

-Ja,shikoi ku kanë hipur!- Në maje shkëmbi- i thotë Sokoli nuses së vet,Pakës.

-Më jepni dorën dhe zbritni ngadalë,shikoni afër e jo larg,ja ku jemi-foli Sokoli ,ndërsa Fatbardha e Agroni zbriten nga shkëmbi duke u hedhur në përqafim të gjatë me djalin dhe nusen e djalit.....

Lotët nuk ndaleshin,dëneset ishin të thella dhe të përziera  me zjarr malli .Heshtje e gjatë në Rinas! Asnjë pyetje nuk mund t’ia bënin njëri tjetrit! Vetëm shikoheshin e ato shikime,digjeshin flakë në gaca përmallimi të kohës që përcëllonte çdo gjë mbi sipërfaqe...

-           Ani,si je nënë me shëndet,si i ke kaluar këto vite,je lodhë e plakë,je dërmuar nga malli,po?!..ia nisi bisedës Sokoli dhe prapë fjala i ngeli në fyt e përgjysmuar.

Fatbardha  nuk kishte përgjigje,flasin lotët e saj....

-           Po ti babi,iu drejtua Agronit,si ke qenë? T’u paskan zbardhur flokët,paskan filluar rrudhat!-shtoj dhe fytyra i lëvizte  çdo sekondë, merrte herë një pamje,herë një pamje  tjetër...

-           Po,mire Sokol, kaluam disi,si në okupim më!... Nuk e kemi akoma lehte,presim të bëhet mirë dhe të ktheheni në vendlindjen e Juaj edhe ju rinia qe humbet të gjithë. Të vazhdoni jetën në trojet e Juaj! Këtij okupatori do i vijë fundi së shpejti!- përfundoi bisedën Agroni gjersa shikonte të birin pa ia hequr sytë nga malli....

Duke ndier emocione të forta e të përziera me nostalgji kohe, Sokoli u mblodh për ta pyetur babin se si kishte kaluar kohen në burg për më se dy vite,por para syve i doli parja e gjyshit,i cili kishte vdekur tri vite pasi Sokoli kishte ikur në azil.

-           Gjyshi iki nga kjo jetë shume herët! Ti u mërzite shumë,të ranë punë të rënda,mirë që je gjallë o baba! Qofshin të kaluara! Mos u përsëritshin më!... dhe lotët nuk kishin të ndalur....

***

Agroni duke vërejt se koha kalonte,dita ishte e shkurtër dhe të ftohtit  e mbrëmjes vinte pa diktueshëm,ndërhyri duke u thënë se  në banesë do bisedojmë gjerë gjatë për çdo gjë dhe për gjithë kohen qe nuk jemi parë, sado pak do çmallemi.

Ikim për Durrës,atje ku kemi zënë banesën dhe presin familjaret e tjerë. Të gjithë u pajtuan !....

***

Ishte mesi i janarit,pikërisht,15 janar 1999,në një lagje të Durrësit banuam një javë. Shpesh  mungonte rryma dhe nuk i shifshim fytyrat e njeri tjetrit aq të përmalluara. Shikoheshim përmes flakës së qirinjve të cilët treteshin shpejtë dhe kundërmonin si të ishim në kishë  për ndonjë festë. Në mungesë rryme për të parë e dëgjuar lajme në TV si zakonisht,kishim rrethuar të gjithë një transistor për te dëgjuar lajmet për Kosovën.

Lajmet e para filluan me ngjarjen e Reçakut ku policia serbe kishte vrarë e masakruar shumë njerëz te pafajshëm. Masakrën e kishte parë me sytë e vet edhe ambasadori Volebec. Në dhomë ra heshtje zie Kjo zbastësi zëvendësohej me  komentime për barbarinë e armikut. Biseda të pa fund......

***

Ditët ikën shumë shpejtë. Azilanti duhej të kthehej në Gjermani,ndërsa Fatbardha e Agroni ,në Kosovën e okupuar,plot zjarr lufte e shumë paqartësi jete!....

Viti 1999 ishte vit shume i përgjakur për lirinë e veshur trupit të heronjve të këtij populli të shumëvuajtur. Malli mbeti brengë e familjeve,ndërsa djemtë tanë, akoma rrugëve të botes edhe pas shumë vite lirie......



(Vota: 4 . Mesatare: 2.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora