Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Sabile Keçmezi-Basha: “Vlerësime historiko- politike”

| E marte, 28.08.2012, 07:43 PM |


Sabile Keçmezi-Basha –VLERËSIME HISTORIKO-POLITIKE

Nga MA.sc. Teuta Shala-Peli

Ditë më parë, nga shtëpia botuese Brezi’81, doli nga shtypi libri më i ri i historianes Prof. dr. Sabile Keçmezi- Basha me titull simbolik “Vlerësime historiko- politike”. Pas një morie librash të zhanreve të ndryshme si në prozë, poezi e dramë, ajo kontributin më të madh po e jep në fushën e historisë duke studiuar periudha e ngjarje kulmore të rezistencës kombëtare në Jugosllavi nga viti 1945-1999. Pas dhjet librave shkencore e 11 nga krijimtaria letrare ajo opusit të vet shkencor i shtoi edhe librin më të ri “Vlerësime historiko-politike”, që ndahet në dy pjesë, që përfshihen në 320 faqe.

Dihej se autorja e librit ka afro 35 vjet që merret me problemet e historisë më të re të Kosovës, por po ashtu ngjarjet historike veçantë i vështron në prizmin e situatave politike ( e fatbardhësisht ajo është edhe një politikologe e diplomuar), që në mënyrën më të thukët shkencore analizon, shqyrton dhe sjell konkludime që zbardhin dhe rrëfejnë qartas ecurinë e problemeve e ngjarjeve historike duke u nisur nga rrethanat politike të kohës e cila që nga viti 1945 ishte e padrejtë ndaj shqiptarëve dhe çështjes shqiptare.

Në pjesën e parë: SHQYRTIME E RECENSIONE, ajo ka një qasje prej studiueses së mirëfilltë për librat e monografitë shkencore që u shkruan dhe trajtuan segmente të ndryshme të ngjarjeve kulmore që strumbullar i tyre ishin kërkesat për barazinë dhe lirinë e shqiptarëve. Ajo me një kujdes të veçantë bënë vlerësimet e shkrimeve dhe jep mendime kritike për ato.

Ndërsa në pjesën e dytë: EDITORIALE E VËSHTRIME POLITIKE, e që në fakt në opinionin i gjerë autorja njihej edhe si një analiste e mirëfilltë e ngjarjeve e situatave aktuale politike. Me sensin e politikologes ka grumbullua të gjitha editorialet e vështrimet e shkruara e të botuara në gazeta të ndryshme si në Kosovë, Maqedoni e Shqipëri, po ashtu edhe në portale të ndryshme të internetit të cilat nga lexuesit e studiuesit e ndryshëm janë pritur shumë mirë. Ajo qysh para viteve të 90 nëpër mes të shkrimeve të shumta ka reaguar dhe ka sensibilizuar situatën e rëndë politike që mbretëronte në vend e që shkrimet e asaj kohe janë të botuara në këtë libër. Po ashtu nëpër mes të editorialeve iu është qasur shumë problemeve historike që kishin konotacione politike në kohë e hapësirë.

Autorja vërehej se në shkrimet e viteve të hershme por edhe më vonë nuk ka bërë asnjë ndërhyrje, ngase ka dashur të jetë besnike ndaj ngjarjeve dhe të vet shkrimeve të saja. Ata që e kanë përjetuar sistemin okupues  por edhe më vonë okupimin klasik të Serbisë, do ta kenë të çart se në çfarë rruge kanë rrugëtuar shqiptaret dhe se sa e vështir ka qenë të qëndrosh vertikalisht në ato vite.

Përveç pjesëve kryesore të librit autorja atë e ka pasurua edhe me referenca të shumta; Parathënie; Përfundim; Tregues te emrave; Literaturë relevante dhe Resumen në gjuhën angleze.

E botoi Brezi’81, Prishtinë 2012. 320 faqe.