Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Fahri Xharra: Vetëtradhëtuesit nga vetëmashtrimi, a jemi ne?

| E marte, 28.08.2012, 07:35 PM |


Vetëtradhëtuesit nga vetëmashtrimi, a jemi ne ?

Nga Fahri Xharra

Gjithëmonë na është mëshefur e vërteta e jonë dhe me daljën  e saj në dritë , vetë po e sjellim vehtën në mëdyshje duke mos i zënë besë vetëvetës. Faktet janë ,faktet kanë qenë por ato na ishin mëshefur historikisht. E na nuk dinim ,mashtroheshim lehtë, pastaj mohoheshim edhe më lehtë dhe së fundi tradhëtoheshim deri në humbje të së vërtetës kombëtare.  E mirë kjo për një komb?

Mbeturinat e qelbosura ne bërllogun  me miza dhe mushkonja, aty ku semundja ngjitese vdekjeprurese  e fillonte inkubacionin, na lyenin kryet me akull , me broçkulla dhe të pavërteta dhe fillonte epidemija e vetëtradhëtimit. Nuk dinim edhe pse donim ta ruanim t`tonën; vetëbllokoheshim, vetëngujoheshim dhe vetëdëmtoheshim.

”E verteta e jonë nuk mund të gjindet as ne librat që janë shkruar në Romë e as në Librat qe janë shkruar në Mekë , e as në ato të Konstantinopolit  e as të Athinës e Stambollit por jashtë tyre, sepse edhe ne shqiptarët kemi shekuj të panumërtë evolucioni, edhe ne jemi pjesë e njerëzimit , pa te cilen pjesë nuk plotesohet historia e njeriut, dhe e gjithë kjo histori është e shkruar në librin tonë të ndërgjegjës dhe është trashëguar brez pas brezi me mijëra e mijëra vite, ;mirëpo ne në vend që të shpalosim librin tonë dhe ta njohim vetën, po mundohem të gjejmë ate në librat e huaja dhe aty po e takojme atë që nuk na duhet (jo- shqiptarin ) dhe po i falëmnderohemi asaj që nga ne mundohet te krijoj jo-njeriun (jo-shqiptarin). (Fatmir Osmani)”. E bukur kjo? Na jep pak mend që të mëndojmë më shumë?

”Në mesin e 100 personave, midis tyre edhe deputetë greke, ra ne sy nje figurë e njohur per opinionin ne Greqi, deputeti i Partisë neonaziste "Agimi i Arte", Kristo Papa, i cili tha se "... nuk ka Epir te Veriut dhe Epir te Jugut, por është një i vetëm (tokë greke). Pakkush e di se deputeti ne fjalë është me gjak e origjinë shqiptare. Jemi të befasuar nga deklarata e deputetit Kristaq Papa, i cili e flet shumë bukur gjuhën shqipe ( gjuhën e nënës fxh).Ai është nga një fshat i Sulit të Janinës ose të themi është nga një fshat i varfër i banuar nga ortodoks shqiptar.. Ai është një nga themeluesit e Agimit të Artë. Ideologu i propagandës naziste të kësaj Organizate”. ( Shënim gazetaresk i këtyre ditëve).

” Himara është tokë greke dhe se Epiri është një. Në shumë raste thonë që ky gjak duhet të jetë gjaku i fundit dhe urojmë që të jetë kështu, por kjo tokë, Himara, toka greke, ka treguar në shekuj të shekujve se ka gjithmonë heronj dhe gjithmonë jep djemtë e saj më të mirë, kurban për lirinë. ( Kristo Papa)”

Duke ”mos pasur ” fakte njeriu bie në një pikëpyetje shpirtërore se kush isha dhe kush jam. ”Mospasja ” e fakteve i shkakton një mori simptomash ligështijeje të cilat e sulmojnë trurin dhe një ”lëvizje”  të vogël të ”dikujt” ,njeriu bie në vetmashtrim. Lartëmadhëria e e tij e ”dikushit” e krijon rrethin e tij i cili përditë e më tepër rritet duke ngërthyer në vehte shumë e më shumë të vetëmashtruar. Të gjithë ata që futën mbrenda rrethit e shohin botë plotësisht ndryshe nga  ata që  nuk janë në rreth. Paaftësia e njeriut për të kuptuar se e ka një problem me vetvetën quhet vetëmashtrim. Vetëmashtrimi është gjëja më e lehtë dhe më e zakonshme në botë. Kur njeriu futet në rrethin e të vetmashtruarit atëherëtë gjithë ata që janë jashtë tij (rrethit) janë : përtacë, shpërfillës,të pa ndjenja, ziliqarë, shpirtëkëqinj dhe tradhëtarë.

Dhe njeriu kur e tradhëton vetën ai fillon ta shoh botën në atë mënyrë që e përligjë vetëmashtrimin e tij. Hapi tjetër i të vetëmashtruarit qëndron në atë që ai fillon ta shtembëron realitetin. Të vetëmashtruarit mbrenda rrethit të tyre nuk munden më të dalin jasht apo të çkoqën nga ai rreth. Futja në rreth i ka  pasojat e veta  në atë se  njeriu fillon t`i zmadhoj të metat e të tjerëve ; i zmadhon virtytet  e tija , i zmadhon gjërat që e përligjin vetëmashtrimin e më e keqja fillon atëherë kur ai  e fillon fajësimin e të tjerëve.

Padashtas i tilli  si i vetëmashtruar ndikohet shumë lehtë ,fillon pra të veproj kundër asaj që e mbronte pa hyrë në rreth ,gjithënjë duke e arsyetuar dhe përligjur vetëmashtrimin e tij.Duke e përligjur vetëmashtrimin ,njeriu kalon në fazën  tjetër të vetëmohimit; mohimin e çdo gjëje që para futjes në rreth ishte për te e pranueshme, e kapshme për realitetin dhe të vërtetën personale. Ky është një moment kritik qën në mohimin e së vjetrës në favor të një të reje që as vet nuk e di se pse. Nuk pranohet qenja,roli, rëndësia ,vlera, domosdoshmëria e të mirave psh. kombëtare.Mohon dhe zhdukë çdo gjë që i jep krah zhvillimit. E mohon  të drejtën mbi vetëvetën;nuk e merr parasysh as të kaluarën e tij.I mohon të mirat. I mohon fjalët e thëna ,mësimin e parë ,e mohon evolucionin shoqëror.  E mohon rolin dhe rëndësinë e vetëvetës që e kishte dikur.Nuk ia pranon meritat  dhe virtytet dikujt.Nuk i përmbahet etikës shoqërore me të cilën ka jetuar ; i quan të pa vlerë e pa dobi. Vazhdimisht shprehë mohim ,mospajtim,mospëlqim.  Jeta i fillon me kuptim mohues ,me të bëma mohuese, me pjesëza mohuese. Mishërohet në kundërshtimin e  mospranimin e çdogjëje që është  jashtë rrethit. I ha fjalët ,e harron vetëvetën dhe e pohon vetëm atë që e bindë rrethi.  Pra, një kukull në duar të askushit për qëllime të rrezikshme të cilat  i servohen çdo moment. Gjendje e rëndë , errezikshme për familjen e rrezikshme për kombin

Si i vetëmashtruar dhe vetëmohues e fillon  bashkëpunimin që sa më shumë njerëz të ketë në rethin e  vetëmashtrimit; e fillon rrezatimin e asaj që tani i duket  se është më e mirë, më  joshëse ; por në të vërtetë vetëmashtruese dhe vetë mohuese.  Po të tjerët si i duken atij ,ata që nuk janë në rreth? Ata  janë ngatërresëtar ,të papërgjegjëshëm të pa rrespektueshëm ndaj qështjes së tyre madhore. ,; Madhore  ” të porositur nga mbreda rrethit. Tani fillon lufta  në mes atyre në rreth që rrezatojnë ide të mbrendarrethit  me atë jashtërrethit. Kjo është një luftë e cila i futë në rreth të tretët me bindje ,me frikë ose me para.

Futja në rrethin e të vetëmashtruarit dhe vetëmohuesit ,me kalimin e kohës  e bën gëdhendjen në mendjet e tyre me karakeristika që i bartin gjithë kohën me vehte. Bëhet mendar;i ”mençur” , ”i zgjuar” dhe dëshiron që ta mbajnë për të mençur. Fytyrë dhe personalitet  prej mendari. Por në të vërtetë bëhët  bartës i një ”virusi” ndjellakeq.

Tani kur e krijuam vetëashtrimin dhe vetëmohimin , a e dini çka na pret? Vetëtradhëtimi. Vetëtradhëtimi është faza më e rrezikshme; njeriu në një stad të tillë nuk nuk njeh asgjë e askënd ,përveq urdhërdhënësit. Shenjat janë mungesa e angazhimit dhe mospërfshirja në rrjedhat normale të  shoqërisë dhe kombit; krijimi i problemeve dhe konflikteve. Të gjitha ndër komandën e urdhërdhënësit:

Kemi shumë shembuj të kësaj rrymeje të vetëshkatërrimit; por një është e sigurtë që ideologët janë të mëshefur, të siguruar nga çdo rrezik ,të pasur dhe vetëm  i infektojnë  qelizat e shëndosha të shoqërisë , dhe sëmundja kombvdekjepturëse sa vjen e rritet

Për të pasur më të qartë se si  duket shembulli tipik i vetëmashtrimit dhe vetëmohimit  është arrijta përfundimtare e Kristo Papës:”... midis tyre edhe deputete greke, ra në sy një figurë e njohur per opinionin ne Greqi, deputeti i Partise neonaziste "Agimi i Arte", Kristo Papa, i cili tha se "... nuk ka Epir te Veriut dhe Epir te Jugut, por është një i vetëm (tokë greke). Pakkush e di se deputeti ne fjalë është me gjak e origjinë shqiptare. ”...

Kurse vetëtradhëtimi është faza më e rrezikshme; njeriu në një stad të tillë nuk nuk njeh asgjë e askënd ,përveq urdhërdhënësit: ” Himara është tokë greke dhe se Epiri është një. Në shumë raste thonë që ky gjak duhet të jetë gjaku i fundit dhe urojmë që të jetë kështu, por kjo tokë, Himara, toka greke, ka treguar në shekuj të shekujve se ka gjithmonë heronj dhe gjithmonë jep djemtë e saj më të mirë, kurban për lirinë”. (Kristo Papa)..  Vetëtradhëtimi është mungesa e angazhimit dhe mospërfshirja në rrjedhat normale të  shoqërisë dhe kombit; krijimi i problemeve dhe konflikteve. Të gjitha ndër komandën e urdhërdhënësit: ”Tradhëtoje Kombin”!

Vetëmashtrimi e sjellë vetëmohimin  kurse vetëmohimi e sjellë vetëtradhëtimin. Që të trijat na sjellin shuarjen kombëtare dhe na drejtojnë drejt vrimës së zezë e cila me fuqi kosmike na përpinë në vorbullen (vortexin) e saj ,në një rrugë të pakthim.