Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Elvi Sidheri: Konflikti sllavo-helen për Maqedoninë dhe ç’vend kanë shqiptarët në të ??!!!

| E diele, 26.08.2012, 01:00 PM |


Konflikti sllavo-helen për Maqedoninë dhe ç’vend kanë shqiptarët në të ??!!!

Nga Elvi Sidheri

Po flas sot për një të ashtëquajtur “luftë të ftohtë” e cila zgjat prej së paku 20 vitesh, që nga shpallja referendare e pavarësisë së Republikës Fyromase të Maqedonisë nga Jugosllavia.

Që në atë kohë, sllavët e shtetit të ri, një popullatë e njohur si grykëse (e uritur) dhe përherë në kërkim të një identiteti të qartë, ashtu siç gjenden vazhdimisht mes influencave bullgare, serbe e helene, ata pra gjetën të rastit t’a quajnë vendin e tyre me emrin e lashtë “Maqedoni”.

Ide kjo, e cila më parë i pati lindur si një llampë e ndezur shëndritshëm në tru, Josip Broz-it, të mbiquajtur Tito, burrit nga fshatrat e Kroacisë, i cili pati gjetur si zgjidhje të konfliktit shekullor bullgaro-serbo-helen për krahinën e Maqedonisë, pra kishte vendosur  që sllavëve të atij rajoni t’u falte një identitet “fringo” të ri.

Kështu sllavët e asaj zone do të qëndronin njëherë e përgjithmonë larg mëdyshjeve identitare, si dhe do të përfitonin zemërgjerësisht nga dora e shtetit të atëhershëm jugosllav, një histori vetëm të tyren, një gjuhë dhe një shkrim më vete.

Por mbi të gjitha ata (sllavët) do të merrnin si dhuratë nga qielli, një republikë totalisht të tyren, brenda suazave të shtetit jugosllav gjithmonë.

Një republikë me “R” të madhe pra!

Një shtet të tyrin, i cili do të qëndronte në kuadrin e federatës së madhe të sllavëve të jugut, si një në mes të të barabartëve.

Pra në të njëjtën lartësi dhe fuqi vendim-marrëse si edhe serbët që fundja ca histori dhe perandori të tyret, si dhe një origjinë të mirëpërcaktuar  i kishin... (pasi patën ardhur në Ballkan siç duket më parë nga Rusia e Ukraina e sotme, kishin kaluar më tej nga lindja e Gjermanisë së tashme, vend i quajtur “Serbia e Bardhë” dikur, ku ende ka një mini-popullsi sllave të quajtur “Sorabë”, në zonën e Cottbus-it e më pas ishin hedhur drejt rajonit tonë para shumë shekujsh).

Sllavët e Maqedonisë, do ishin të të njëjtit nivel edhe me kroatët, që historinë e tyre me “knezë” dhe “zhupanë” e kishin edhe ata plot... (pasi edhe kroatët kishin ndjekur ndoshta dikur të njëjtën rrugë me serbët, duke u nisur nga origjina në fushat e Rusisë, drejt jugut aktual të Polonisë, rreth Krakovës, ku zona qe quajtur Kroacia e Bardhë ose Crobazia, për t’u lëshuar dhe ata më pas si edhe serbët drejt Ballkanit dhe Dalmacisë kryesisht).

Por këta “birbot”, sllavë të Maqedonisë së posaformuar pas 1945-ës, do qëndronin ballëpërballë edhe me malazezët gjysmë shqiptarë të asimiluar e gjysmë serbë bregdeti që njëherë deklarohen si të tillë e njëherë sipas interesit shpallen si malazezë më gjak të ndryshëm nga ai serb.

Në fund sllavët e Maqedonisë, brenda Jugosllavisë, do dilnin të ndryshëm edhe nga boshnjakët myslimanë, me identitet edhe ata tejet të dyshueshëm, në orvatje të përhershme për t’u përcaktuar etnikisht, mes fesë së tyre, ish-vëllezërve kroatë dhe serbë, si dhe babait të shtrenjtë turk.

Por loja e Tito-s së zgjuar, kryesisht drejtohej kundër bullgarëve, të cilëve kështu u hiqej përfundimisht nga duart krahina e tyre pjellore, e bukur dhe e kulturuar e Maqedonisë, si dhe nja një milionë bashkëkombas të tyre të asaj zone, të cilët tani e tutje do të quheshin dhe shpesh edhe vetëshpalleshin si etniciteti më vete brenda trungut sllav, i quajtur “Maqedonas”.

Helenëve në jug, u hiqej po ashtu pretendimi për këtë krahinë, duke e fshirë përplasjen e tyre me serbë e bullgarë dhe duke i dhënë zonës dhe popullsisë sllave të saj, një karakter të ri etnik dhe status të ri juridik, pasi tashmë ishte ngritur në nivelin e “Republikës”, kështu do hiqej qafe çdo pretendim potencial i tyre.

Sa për shqiptarë e vllehë etj, as që e kishte çarë kush kokën normalisht për ta.

Fundja të parët, veç asimilimit të forcuar dhe detyruar, do të shporreshin me të mirë a të keq për në Turqi, donin apo s’donin.

Vllehët do përfshiheshin me vullnetin e tyre jo rrallë dhe më pas do njëhësoheshin me elementin mazhoritar sllav dhe kështu populli i ri Maqedonas do ishte krijuar njëherë e mirë.

Për ata që deklaroheshin me vullnet të lirë apo për shkak të përfitimeve personale si turq, me ta s’do merrej kush dhe në të kundërt të shqiptarëve të këqinj, ata do mëkoheshin dhe mikloheshin papushim nga autoritetet qëndrore jugosllave në Beograd, sa edhe nga maqedonasit e rinj në Shkup.

1-2-3.....tak-fak, ja sesi në disa hapa të thjeshtë, mendja gjeniale e Marshallit Tito, krijoi nga asgjëja, një popull dhe shtet të ri, një gjuhë dhe një origjinë e histori të re!

Një vepër që atij njeriu i do njohur dhe ndoshta edhe studiuar në librat e historisë, për shkak të lehtësisë me të cilën kjo ndërmarrje për të tjerë shumë e vështirë, arriti të gjente realizim brenda pak vitesh dhe 2-3 brezave sllavësh Maqedonie.

Sepse në ditët e sotme, do pranuar se vërtet shumica e popullsisë sllavisht-folëse të FYROM-it, ata ndihen si Maqedonas realisht.

I besojnë me të vërtetë ata gjithë përrallave me mbret që u tregojnë librat e tyre dhe të cilat flasin pareshtur për Car Samuil maqedonas, për Filipër e Aleksandër etj-etj, derisa të lodhen veshët sa t’i dëgjosh të gjithë me rradhë.

Pastaj është çështje më vete, që së brendëshmi, shumë prej tyre ende ndjejnë të fuqishme tërheqjen magnetike, që i çon pashmagshmërisht drejt Bullgarisë mëmë dhe këtë e tregojnë me pashaportizimin në masë me dokumentet zyrtare të këtij vendi, si dhe me mosndërrimin oportun të mbiemrave klasikë bullgarë me “Ev-Ov” në fund dhe refuzimin e “Ski-së” maqedonase moderne.

Por sidoqoftë do pranuar, se plani i Tito-s funksionoi dhe sot kemi deri diku një nacionalitet të ri ballkanas, me problemet e tij të thella identitare dhe zënkat e tij të vazhdueshme me secilin fqinj, por sërish duke i bërë të gjitha këto prapësira, si një popull më vete.

Pra Marshalli ynë Tito nga Kroacia dhe me origjinë ndoshta edhe hungareze, ja doli aty ku s’ia kishin dalë as propaganda, as kisha dhe as bajonetat serbe, bullgare e helene.

Populli kokëfortë bullgar i zonës, tashmë njihet dhe e njeh veten, kryesisht si Maqedonas.

Uria helene dhe bullgare për atë zonë, ka mbetur prapa derës dhe të vetmit zotër të shtetit të vogël, janë sllavët maqedonas si dhe etërit e mëvetësisë së tyre etnike dhe shtetërore, pra serbët.

Serbë të cilët, në periudhën mes 1912-ës dhe viteve 40-të shekullit të kaluar, sllavët në fjalë dhe rajonet ku ata banonin, u përpoqen me çdo mjet t’i kthenin në të serbizuar, duke arritur ndonjë sukses kryesisht në mentalitetin e banorëve sllavë të rajonit, por pa arritur t’i kthejnë ata në serbë të vërtetë.

Kjo bëri që me hyrjen (pushtimin sipas maqedonistëve të sotëm) të trupave bullgare në Maqedoni në 1941-shin, banorët sllavë të kalonin sërish menjëherë në anën e vëllait bullgar me shumicë.

Shumica e tyre hoqi me vrap prapashtesën “Viç” nga mbiemrat në formën e serbizuar dhe sa hap e mbyll sytë, u kthyen tek versioni origjinal me “Ov-Ev” bullgarofon.

Ata që dolën maleve dhe luftuan kundër bullgarëve, bashkë me Narodna Osloboditelna Armija (Ushtrinë Nacional Çlirimtare) të jugosllavëve serbomanë, s’ishin veçse kolonët serbë dhe pjesa filo-serbe e krijuar gjatë viteve të ashpra të sundimit serb në atë që deri vonë para shpalljes së republikës, quhej ende “Stara Srbija-Serbia e Vjetër”.

Ndërkohë që VMRO-ja e vërtetë e Todor Aleksandrov-it, bullgar i kulluar pa asnjë copë lidhje me maqedonizmën moderne, për vite të tëra luftonte regjimin serb, në bashkëpunim të shpeshtë edhe me lëvizjen çlirimtare shqiptarë në Mbretërinë e Serbëve, Kroatëve dhe Sllovenëve dhe me personalitete të shquara si vetë Hasan Prishtina për shembull.

Në vija të përgjithshme, kështu erdhëm deri tek Maqedonia e shpikur me të cilën kemi të bëjmë sot e kësaj dite dhe e cila në kurrizin e shqiptarëve dhe të fqinjëve të tjerë rreth e rrotull, është si një tip herpesi a puçrre e mbushur me qelb, e cila plas herë pas here dhe shpërndan rreth e rrotull lëndën e ndotur që ka brenda.

Në këtë qelb, bën pjesë edhe vetë teoria e “maqedonizmës”, historia e saj, gjuha dhe copëzat e lashtësisë, mbretërve, heronjve e veprave që u janë vjedhur një për një fqinjëve e me të cilët është krijuar kështjella prej letre e shtetit FYROM-as që të gjithë njohim aktualisht.

Kryeqendra historike e Maqedonisë, siç në antikitet njihej të paktën, ajo është në Pela-n, qytetin e Aleksandrit të Madh dhe të atit të tij, Filipit.

Dy mbretër, burra të mëdhenj që i respekton historia e gjithë njerëzimit, të cilët sot monumentet e tyre i kanë ndër të tjera edhe në Shkup.

Kryeqyteti i të ashtëquajturës “Maqedoni të Re”, siç të paktën përvijohet idiotisht në mendjet e qerelepsura (të rrjedhura) të liderëve politikë dhe shkencorë të shtetit që mëton ende që këtë emër të mbajë dhe që me të të njihet edhe me gjerë botërisht.

Kemi aty tani, një megamonument të Aleksandrit, atij që sllavët e Shkupit dhe gjithë fyromasit e tjerë sllavishtfolës, i thonë pa pikë turpi edhe “golemiot junak na makedoncite-???????? ????? ?? ???????????”!

Që në këtë pikë dhe në këtë masë të padëgjuar delirimi nacional të një populli, me të ashtëquajturit “maqedonas” të sotëm dhe me çmendurinë që ata i ka zënë prej disa dhjetëvjeçarësh, me këto gjëra njeriu nuk do ia vlente të merrej seriozisht.

Po aq edhe kockat e të ngratit Aleksandër, aty ku gjenden, në ndonjë varr të humbur, vendndodhjen e të cilit njerëzimi nuk e njeh prej nja dy mijëvjeçarësh, ato pra si dhe skeleti i tij, do rrotulloheshin në arkivol dhe nuk do të gjenin qetësi, për shkak të kësaj marrëzie që vazhdon të spekulohet mbi figurën e këtij njeriu gati mitik.

Ku fillon pra, TË NDERUAR LEXUES, pjesa që na përket neve shqiptarëve, në çështjen sllavo-helene lidhur me Maqedoninë dhe trashëgiminë e saj historike, kulturore, gjeografike dhe tokësore?

Pse unë dhe shumë të tjerë, ndihemi të fyer dhe të prekur direkt, nga kuisja e papushimtë sllave sa edhe helene lidhur me këtë temë?

Pse monumentet dhe emërtimet që bëhen lidhur me figurën e Aleksandrit të Madh dhe familjes e popullit të tij, pse ato na prekin dhe duhet të na prekin edhe ne shqiptarëve?

A mos po ia fusim kot dhe po hymë edhe ne në një çështje që s’na përket?

A mos po bëhemi edhe ne si fqinjët tanë të etur për pasurinë dhe trashëgiminë historike dhe njerëzore të popujve të tjerë pranë nesh?

Jo, nuk e besoj aspak të jetë kështu!

Gjërat në realitet janë tejet të ndryshme dhe punët e kanë dashur që neve shqiptarët, në të kundërt të jemi jashtëzakonisht të mefshtë në këtë këndvështrim.

Kështu kemi lënë të na ikin mijëra mundësi dhe sa e sa ngjarje e personazhe historike, të cilët tashmë njihen edhe nga bota, si helenë, sllavë a sidoqoftë të huaj e jo të tanët.

Por nuk ka gabim që s’mund të ndreqet dhe shprehja popullore që tregon se “asnjëherë s’është tepër vonë për t’a bërë diçka”, ajo vlen akoma!

Kjo bën që në rastin e kontestit të pazgjidhur sllavo-helen për Maqedoninë, ne shqiptarët të jemi ende në kohë dhe të kemi akoma vend për t’a thënë me fuqinë e fakteve dhe historisë, fjalën tonë vendimtare.

Përse përmenda pikërisht fjalën “vendimtare”?

Po ja, e bëra për arsyen e thjeshtë sepse, pa elementin shqiptar, shtet të quajtur FYROM apo Maqedoni, apo çfarëdolloj gjëje të ngjashme, diçka e tillë nuk mundet kurrësesi të ekzistojë.

Dhe kjo është paranteza thelbësore në këtë çështje të ndërlikuar.

Pa i hyrë farë historisë, 700 e ca mijë shqiptarë në një shtet 2 milionësh, janë aq shumë sa me ta s’mund të luhet në asnjë mënyrë dhe se pa miratimin e tyre, ai shtet nuk mund të ketë kurrë një të ardhme të vërtetë.

A do t’u bashkohen këtyre shqiptarëve dhe numrit të tyre, i cili zyrtarisht varion tek 500 mijëshi e ca më tepër, edhe shumë të tjerë deri pak kohë më parë, të vetëshpallur si turq a torbeshë, kjo gjë mbetet t’i lihet kohës për t’a treguar.

A do kthehen prapë në shqiptarë siç bëri Branko Manojlovski nga Reka e Dibrës së Madhe, edhe shqiptarë të tjerë ortodoksë të asimiluar në 50-60 vitet e fundit?

Edhe kjo mbetet për t’u parë!

“Pranvera me një lule s’vjen”-thoshte një këngë e bukur e viteve 80-të, gjë që në lidhje me këtë rast domethënë, se ai burrë plak trim, që kurrë s’e pati harruar gjakun dhe gjuhën e tij shqiptare, ndoshta nuk do ketë shumë shokë në kthimin e tij “në identitet”.

E mundur është kjo gjë.

Por ndoshta hapi i tij, është edhe një shenjë se të tjerë si ai, akoma s’e kanë humbur gjakun e tyre të pastër shqiptar dhe në këtë mënyrë e dinë ç’është dallimi mes të qenit shqiptar apo sllav!

Personat si burri i nderuar Branko, janë për fat të keq të pakuptuar dhe të sulmuar nga vetë familja e tyre, në shumicë tashmë e sllavizuar sipas modelit maqedonas.

Por ata janë edhe të stigmatizuar ekstremisht sa nga sllavët maqedonas, të cilët tek ai shohin një njeri që i ka shpëtuar asimilimit dhe po ashtu edhe rënien e tezës së tyre se shqiptarë të krishterë nuk ka!

Dhe po aq, jo edhe shumë fshehtazi, kjo armiqësi ndaj Brankos dhe asaj çfarë ai paraqet në vetvete, shfaqet edhe mes shumë të quajturve shqiptarë, të cilët në vend që të kënaqen dhe gëzohen me këtë njeri i cili megjithë presionet e shumëllojta, ka vendosur që të mbetet shqiptar, ata sërish ngrysen dhe mbi të gjitha nuk e pranojnë dot idenë, se një shqiptar mund të jetë edhe “i krishterë”.

Dhe çfarë ndryshimi kanë këta tipa me sllavët në këtë pikë?

Asnjë të vetme!

Të dyja palët rendin pas të njëjtave teza, por përdorin metoda të ndryshme për realizimin e tyre!

Sllavët që ende kanë pushtetin, e përdorin atë, me qëllim që tezat e tyre në formë zyrtare shtetërore, t’i shiten edhe botës si pasqyrim i realitetit të përditshëm në Maqedoni.

Shumë të vetëquajtur shqiptarë, duke përqafuar tezat e sllavëve dhe duke mos bërë asgjë në rastin më të mirë, apo edhe duke luftuar kundër rikthimit të ndonjë shqiptari të asimiluar në origjinën e tij shqiptare, ata sidoqoftë, e mbajnë plotësisht “ison” e sllavëve të cilët supozueshmërisht duhet të jenë armiqtë e vërtetë të tyre.

Jo rrallë me ka qëlluar, që në komentet që rëndom bëhen nëpër gazeta apo internet, për rastin në fjalë të Branko Manojlovskit, të lexoj edhe komente histerike të modelit se:- “S’është puna tek sllavët, por fajin e ka Shqipëria, që po i shpall si shqiptarë gjithë sllavët e Maqedonisë, grekët e serbët...sepse janë të krishterë prandaj”!

Lëre njëherë që padyshim tipave të tillë gjithmonë fajet ua ka Shqipëria, se këtë punë e kam mësuar prej kohësh tani.

Kryesisht fajin në të vërtetë Shqipëria e ka, se për shembull fjalët e vjershës së njohur atdhetare...:”Ti Shqipëri më jep nder, më jep emrin Shqipëtar”-këta tipa i kanë transformuar në:”Ty Shqipëri t’a vjedh nderin, t’a ndyj emrin Shqipëtar”.

Por kjo është një temë tjetër me të cilën s’po merrem tani, vetëm të paktën të mos na marrin për budallenj, se i njohim mirë se çfarë këta njerëz janë dhe përfaqësojnë në shoqërinë tonë e cila ndaj tyre është treguar padrejtësisht liberale.

Por kjo është çështje tjetër sidoqoftë.

E cila ilustron më së miri edhe urrejtjen dhe jo vetëm armiqësinë, por edhe smirën që këto krijesa amorfe kanë jo vetëm ndaj shtetit të tyre amë, por edhe ndaj shumë bashkëkombasve të tyre, të cilët edhe duke refuzuar asimilimin, sërish për ta mbeten vetëm “kaurë” të këqinj dhe kurrësesi jo njerëz të të njëjtit gjak.

Të vihet re ndërkohë vetëm përciptazi përbërja aktuale etnike e FYROM-it, si dhe historia e atij vendi pas 1912-ës dhe 1945-ës dhe ca përfundime mund të nxirren fare lehtë pa shumë mundim.

Për shembull, nja 84 mijë banorë të Maqedonisë sllave aktuale që njihen si turq, njerëz që po t’i shohësh mirë nga trajtat e fytyrës, po t’ua dish origjinën dhe vendin ku banojnë.këta njerëz rrjedhimisht fare mirë do duket që së paku 1-2 apo maksimumi 3 breza më parë, kanë qenë absolutisht shqiptarë!

Shtoji këtyre edhe mijëra torbeshë sllavo-maqedonisht folës, të cilët gati përherë jetojnë në fshatra të përzjerë me shqiptarët e tjerë dhe që edhe më lehtë mund t’u përcaktohet padyshim origjina shqiptare...atëherë pasqyra e Maqedonisë së sotme do të ishte shumë e ndryshme etnikisht.

Pse Branko,  i cili nuk ka asnjë faj për shkak se në shkollë i kanë qëlluar mësueset serbe me shkop kokës kur fliste shqip e më pas familja i është asimiluar ca prej dhunës e ca prej miklimit nga përfitimet e shkrirjes me shumicën e krishterë sllave, pra çfarë faji ka ai njeri, që tani në kohë më normale, kundër të gjithëve dhe gjithçkaje, po kthehet edhe publikisht në origjinën e tij shqiptare?

Në vend që të mirëpritet kjo iniciativë, të falenderohen gjerësisht ata që u kujdesën që kjo gjë të ndodhte, të vlerësohen ata historianë shqiptarë të Tetovës e Shkupit, që u kujtuan për të madhin Josif Bageri, i cili i fali jetën e tij shqiptarisë dhe Rilindjes tonë Kombëtare, në vend që të gjitha këto gjëra të ndodhin.....në fund Branko sulmohet nga shqipfolësit më shumë se nga vetë sllavët!

Nuk po them se Josif Bageri për shembull, është më i rëndësishëm se Xhemë Gostivari e Ibrahim Temo me shokë nga trojet shqiptare të Maqedonisë së sotme.

As që e kam ndërmend këtë gjë, po them vetëm që si njëri e si tjetri, janë SHQIPTARË!

Ata kanë bërë për çështjen shqiptare gjithçka dhe këtë s’e kanë bërë për fe, por për ATDHE!

Maksimumi për “fe e atdhe”, por gjithmonë për atdhe sidoqoftë!

Kështu mendonin rilindasit tanë, ndryshe nuk do kishim pasur një rizgjim kombëtar, as pavarësi të Shqipërisë në 1912-ën e as liri e pavarësi në Kosovë.

Po të mendonte Naim Frashëri se Jeronim De Rada ishte burrë i keq e më pak shqiptar, për shkak të fesë së tij jo Bektashjane, apo Mihal Grameno se kryetari i çetës së tij komite Çerçiz Topulli s’ishte burrë i mirë se ishte mysliman, atëherë me atë ritëm askund s’do kishim vajtur si popull ne shqiptarët.

Ndër të tjera, u do thënë shumë spekullantëve injorantë dhe mashtrues, se mjekra e Adem Jasharit, por edhe kapelja që mbante në kokë dhe pelerina që hidhte krahëve, nuk ka origjinë fetare, por ishte thjesht një reminishincë romantike e tij, e lidhur fort me pamjen e komitëve shqiptarë të fillimshekullit të kaluar dhe atë mjekër e kapele e pelerinë i shikojmë edhe në fotografitë e Themistokli Gërmenjit, Çerçiz e Bajo Topullit dhe Mihal Gramenos.

Por rilindasit tanë këtë gjë e dinin (atdheun para fesë) dhe s’e morën kurrë parasysh, pasi gjithmonë dhe në çdo situatë vunë në plan të parë Shqipërinë dhe Shqiptarët!

Shqipëria dhe shqiptarët nuk kanë një religjion nacional.

Kemi atdhe tonin, kemi disa fe të tonat të respektuara, vetëm në Shqipëri ne kemi 5 të tilla zyrtare, Myslimane, Orthodhokse, Bektashjane, Katolike dhe Protestante, por mbi të gjitha neve kemi GJAKUN tonë shqiptar dhe gjuhën tonë që na bashkon në përjetësi!

Ky është sekreti i ekzistencës së shqiptarëve në shekuj.

Prandaj na kanë marrë përherë të keqen, sllavët e ndryshëm, helenët ziliqarë ndaj nesh dhe historisë sonë, turqit mongolë megjithë mënxyrat që na sollën me vete dhe po aq edhe bukëshkalët e shumtë shqipfolës e antishqiptarë që enden mes nesh.

Qënia jonë si shqiptarë, del përmbi çdo ndasi natyrore apo artificiale që kemi.

Ata që në vend të gjakut kanë ujë të ndotur sllavofil, grekofil e turkofil në vena, sado të lehin me tërbim, sërish do të mbeten si ata qentë e lidhur, të cilët u “gëfurren” (u fryhen, u ngërdheshen)...kalimtarëve në rrugë, pa iu bërë dot asgjë prej gjëje!

Ajo që në rastin specifik të Maqedonisë fyromase, më lind si një pikëpyetje e natyrshme, është që pse kur bëhet fjalë për asimilimin e shqiptarëve të krishterë bëhet gjithë ajo potere (zhurmë), ndërsa kur flitet për dhjetëra-mijëra shqiptarë të tjerë të asimiluar në turq e torbeshë, kjo të duket si gjë normale???

Asimilimi etnik, ka të njëjtat trajta dhe pasoja për një popull!

Ai shpie në humbjen e identitetit origjinal dhe më pas në njëhësimin me gjuhën dhe etninë e një populli tjetër.

Pra po qe se asimilimi ka prekur shqiptarët e krishterë apo ata myslimanë, kjo nuk përbën asnjë ndryshim, pasi rezultati është përherë po i njëjti, pra që në republikën Fyromase të Maqedonisë, shqiptarët janë më të pakët në numër dhe kështu mijëra shqiptarë të krishterë (ortodoksë të Rekës, Manastirit, Krushevës etj), katolikë dhe myslimanë, janë përfshirë tashmë prej vitesh në etnicitetin e shpikur “maqedonas”.

Dhe po ashtu, shumë shqiptarë të tjerë, sidoqoftë mungojnë në numrin e përgjithshëm të popullsisë shqiptare të atij vendi, pasi janë shkrirë me llumin anadollak, i cili aty përfaqësohet nga i ashtëquajturi “komunitet turk”.

Komunitet i cili ashtu si edhe në Kosovë, ku pas 1912-ës dhe 1945-ës nga regjimi jugosllav dhe autoritetet e Ankarasë, gati çdo shqiptar quhej më parë “turk”, e më pas nisej me rraqet në krah për Turqi, edhe në Maqedoni pra, ky pseudo-komunitet, ka shërbyer për të njëjtat qëllime identike.

Në këtë mënyrë janë zbrazur qytetet nga banorët shqiptarë të mbiquajtur si turq për shkak të afërsisë fetare me ta, kështu ka firuar popullsia shqiptare e Ohrit, Manastirit, Resnjës, Shkupit qytet (jo komunave përreth), Kumanovës e Tetovës!

Siç tregojnë vetë banorët shqiptarë të FYROM-it, si taktikë për përzënien e shqiptarëve në ato vite, përveç presioneve dhe përndjekjeve e vrasjeve të shumta, funksiononte dhe turqizimi i tyre.

Më pas autoritetet sllave, për të shtyrë popullatën drejt largimit, ”bindnin” me të mirë a me të keqe, figurat më të rëndësishme shqiptare të zonës dhe kur ata vendosnin të iknin, gjindja (masa popullore), domosdo që u shkonte pas...!

Pa përfshirë fare mijëra e mijëra shqiptarët e përzënë për në Turqi nga 1912-a e më tej, sidoqoftë po të llogariteshin shumë-mijëra shqiptarët e krishterë dhe myslimanë (të deklaruar edhe si torbeshë edhe si turq), atëherë popullsia shqiptare në Maqedoninë aktuale, do t’i afrohej me siguri milionit të banorëve.

Kjo pasi zonat torbeshe, pra me maqedonas myslimanë, siç dihet ndodhen të gjitha në territore afër Shqipërisë dhe sidoqoftë mes një popullsie shumicë shqiptare në FYROM, pra kryesisht në zonën perëndimore të saj.

Është e qartë si drita e diellit, që këta njerëz, janë shqiptarë të sllavizuar për nga aspekti gjuhësor, gjë kjo e ndodhur për shkak të afërsisë me sllavët dhe po aq edhe për shkak të mos-shkollimit në shqip apo presionit të fortë asimilues.

Pjesa tjetër e njohur si komunitet turk, s’ka nevojë për asnjë koment, pasi jo rrallë këtyre njerëzve, mjafton t’u shihen mbiemrat tipikë shqiptarë, apo kushurinjtë e tyre po shqiptarë, apo prindërit që akoma u flisnin shqipen si gjuhë nëne, për të kuptuar se çfarë ata janë.

Diversioni sllav, përçarja turke dhe jo rrallë edhe dëshira e tyre për t’ia kaluar më mirë me autoritetet sllave (serbe-jugosllave apo maqedonase), kanë bërë që mjaft prej tyre edhe vullnetarisht apo për dashuri me “babën” turk, të asimilohen apo vetëasimilohen në turq tashmë.

Kjo gjë bën që qytete të mëdha shqiptare në perëndim të FYROM-it, të humbin përqindje të lartë numri shqiptarësh dhe këtu ndërkohë të numërohen shpesh si edhe 12% turqit, duke i ulur dukshëm mundësitë vetëqeverisëse të shqiptarëve.

Siç kam thënë edhe herë tjetër, asimilimi ka të njëjtin efekt dhe rezultat.

Pak rëndësi ka sesi është arritur në asimilim, si përfundim popullsia që asimilohet, pa dallim origjine fetare, më pas, e atij etniciteti që pati qenë nuk do të jetë më KURRË!

Pra një ish-shqiptar mysliman, është njëlloj si një ish-shqiptar ortodoks apo katolik!

Rezultati është ulja e numrit të shqiptarëve dhe shtimi fiktiv në kurrizin tonë, i numrit të sllavëve apo turqve!

Dhe po ashtu, si konkluzion, kushdo prej këtyre shqiptarëve të asimiluar që dëshiron të kthehet në gjuhën dhe origjinën e tij, është i mirëpritur, qoftë ky dikush që mbiemrit i ka hequr zanoren finale shqiptare dhe nga Hasani ka dalë Hasan, apo dikush që nga Kumbaro është bërë Kumbarovski, e nga Petro është bërë Petrovski!

Secili prej tyre që kujtohet për gjakun e tij dhe rilind si “Shqiptar”, ai ka bërë një vepër të madhe duke u rikthyer në origjinën e tij fisnike dhe duke refuzuar asimilimin sllav apo turk.

Pra i lumtë Branko Manojlovski-t dhe do zoti ka të tjerë si ai në Rekë dhe më gjerë, por po aq bravo atyre torbeshëve që në fshatrat e tyre po duan të mësohet gjuha shqipe!

Të gjithë janë të mirëpritur në gjirin e Shqiptarisë!

Këto gjëra pra, gjithçka po shkruaj këtu, tregon sesa vend kanë shqiptarët në konfliktin e sotëm sllavo-helen për Maqedoninë!

Arsyeja kryesore pse shqiptarët nuk duhen lënë dhe nuk duhet të vetëshmangen nga ky konflikt i ngrirë por gjithmonë prezent, është sepse ata në territorin e FYROM-Maqedonisë, janë një popullsi e madhe numerike me rrënjë të thella historike në atë tokë.

Pra sido që të jetë, mendimi i tyre duhet të merret parasysh për çfarëdolloj vendimi lidhur me emrin e atij vendi.

Por ndër të tjera, jo më pak shqiptarëve edhe nga ana jonë e kufirit (të Shqipërisë), duhet të na interesojë edhe sesi do të quhen apo vetëquhen sllavët e atij vendi në të ardhmen.

Nuk është problemi ynë po qe se ata riquhen bullgarë a bëhen serbë, a shpikin ndonjë kombësi të re sllave.

Por vazhdimi i vetëidentifikimit të tyre si “maqedonas”, për ne duhet të përbëjë një problem.

Sepse kështu ata, është e vërtetë që nuk po na bien direkt në qafë neve shqiptarëve, pasi maqedonasit e vërtetë të lashtë, nuk kanë qenë “Ilirë” mirfilli.

Por, kështu sllavët e atij vendi, sidoqoftë duke e shitur sa munden këtë gënjeshtër me bisht, në të katër anët, i dhurojnë vetes në sytë e botës që nuk thellohet shumë në këto punë, një të kaluar shumë më antike në këtë territor që në të vërtetë i ka parë të vijnë vetëm andej nga shekulli i pestë pas Krishtit.

Një i huaj çfarëdo, turist humbameno me pak njohuri dhe nocione historike, kur plandoset si thes patatesh në sheshin “Makedonija” nën hijen e monumentit të stërmadh megalloman të Aleksandrit në Shkup dhe aty rrotull sheh edhe ndonjë “Justinian” e shtëpinë e kukullave (të Nënë Terezës, se ashtu duket vërtetë), ai turist i përhumbur pra, domosdo do mendojë se këta sllavët e Maqedonisë, qenkan vërtetë të një gjaku sa me Aleksandër “junak-un” e tyre e sa me Justinianin dhe Majka Terezën që na është edhe “Skopjanka” pale!

Tani, si i bëhet që këta sllavët rregullisht, mëngjes-drekë-darkë, në çdo libër e bisedë të tyren, të gjithë shqiptarët e Maqedonisë i shpallin si të huaj, të ardhur, të rënë nga qielli etj.....dhe vetëm tek Nënë Tereza nuk bëjnë fjalë dhe e nxjerrin Shkupiane!?

E paskan shumë selektive përzgjedhjen siç po duket puna!

Sidoqoftë, për shkak të gjithë pasojave që sjell një çfarëdo lidhje e stisur e sllavëve të Maqedonisë, me popullsinë maqedonase të antikitetit, prandaj pra shqiptarët dhe shkenca e historiografia shqiptare, duhet që të jenë në lartësinë e sfidës dhe që të thonë fjalën  e tyre vendimtare lidhur me këtë çështje.

Neve nuk e kemi luksin, që ndërsa kushdo fqinj na ka bërë dëm sa ka mundur dhe na ka vjedhur pafundësisht histori tonën, ne vetë t’i lejojmë më të tjerët që vetes t’i dhurojnë histori e bëma të paqena.

Sllavët e Maqedonisë, duhet t’a kenë të qartë, që historia e tyre në Ballkan dhe në rajonin aktual të Maqedonisë, ajo fillon me dyndjet makabre dhe shfarosëse sllave diku nga shekujt e 5-6 pas Krishtit.

Që atëherë ata (sllavët) edhe në Maqedoni, janë fqinjët tanë lakmitarë, vjedhës e gjakatarë.

Po të ishin ata Maqedonas të vërtetë antikë, le të vijnë e të na flasin në gjuhën e lashtë dhe ende të panjohur e misterioze, të Maqedonasve të atëhershëm.

Por në të vërtetë, gjuha e vetme që ata dinë, është padyshim ajo sllave, dialekti i butë perëndimor i bullgarishtes!

Asnjë copë fjalë nga maqedonishtja antike s’ka mbetur e gjallë në fjalorin e sllavishtes së tyre moderne që e quajnë paturpësisht “Maqedonishte”.

Rumanishtja moderne për shembull, është një gjuhë neo-latine, të cilën sipas shumicës së të dhënave dhe mendimit të dijetarëve, e flasin pasardhësit e Dakëve të romanizuar, pra rumunët e sotëm.

Por veç fakteve të tjera të shumta, në gjuhën rumune, gjenden të paktën rreth 400 fjalë të gjuhës së dikurshme Dake, të cilat gjejnë në shumicën e tyre shpjegim edhe në Shqipen moderne.

Kjo pra tregon që sadoqo Dakët e humbën gjuhën e tyre dhe edhe për shkak të përzjerjes me kolonët romakë, u transformuan në latinisht-folës, sidoqoftë pra, gjurmët e Dakishtes mbetën në të folurën e tyre edhe sot e kësaj dite.

Sa për neve as po flas, pasi dihet botërisht se Shqipja rrjedh me një evolucion të pandërprerë nga gjuha e Ilirëve dhe ndoshta ka qenë e lidhur më gjerë edhe me Trakishten dhe Dakishten.

Pra neve kemi si t’a demostrojmë origjinën tonë të lashtë në këtë tokë.duke futur edhe rajonin aktual të Maqedonisë, që edhe në lashtësi rreth liqenit të Ohrit, Prespës dhe zonës së Shkupit, banohej nga paraardhësit tanë Ilirë, Dasaretë, Enkelej e Dardanë.

Po ashtu edhe helenët e Greqisë, megjithëse janë përzjerë me shqiptarë të shumtë, sllavë të zonës së Selanikut, turq e romë, sado sërish, e lidhin autoktoninë e tyre, me faktin e pakundërshtueshëm që ata ende flasin gjuhën e lashtë helene të Homerit dhe Sokratit e Platonit.

Kështu demostrohen faktet, jo me pallavra e përralla që as fëmijët nuk do t’i besonin dot!

Pra interesi aktual dhe historik i shqiptarëve dhe Shqipërisë në lidhje me çështjen e konfliktit sllavo-helen për këtë rajon, është dhe duhet të jetë i madh dhe serioz.

Maqedonia është një rajon që gjithmonë ka pasur prezencë të vazhdueshme Iliro-Shqiptare.

Vetë Maqedonasit antikë, sipas mendimeve më të besueshme (pasi vetë autorët dhe historianët helenë të antikitetit i quanin “barbarë”, pra të huaj, jo-grekë), ata ishin një lloj vazhdimësie etnike mes Ilirëve dhe Trakëve.

Pastaj dihet edhe se vetë Aleksandri, figura për të cilën aq shumë debatohet mes helenësh e sllavësh, ishte një njeri i lindur nga një nënë Ilire-Epiriote dhe me baba gjysëm ilir, sepse Filipi nga e ëma vinte nga fisi ilir i Lynkestëve.

Pra edhe këtë faqe mitike të Maqedonisë së lashtë, arsyen kryesore pse kaq shumë flitet për këtë rajon dhe historinë e tij, edhe atë ne e kemi shumë të tonën.

Kjo pasi vetë figurat e Olimpias (Myrtalit), Aleksandrit dhe Filipit, janë figura që neve na përkasin për nga gjaku i tyre ilir në shumicë.

Të mos futemi më pas më thellë dhe të themi atë që dihet, që Aleksandri disa herë qëndroi tek të afërmit e tij në Iliri, ndërsa në Maqedoni zhvillohej lufta  mes kopilave të tjerë të të atit dhe atij vetë për pushtet.

Apo se gjatë fushatave të tij, që e çuan nga Iliria në Indi, ushtria e Aleksandrit përbëhej në një të tretën nga Ilirët, të cilët sot i gjejmë ende në malet e humbura të Pakistanit, me emrin “Burrush” dhe gjuhën e rrallë “Burrushaski”.

Popujt e vetëm vendas prej vërteti në Maqedoni, nuk janë as helenët e as sllavët.

Ato jemi nëve shqiptarët që vijmë nga ilirët dhe vllehët të cilët përfaqësojnë pjesën e latinizuar nga romakët, të ilirëve dhe maqedonasve antikë, të cilët nuk u shfarosën dot nga sllavët barbarë.

Prandaj neve duhet të na interesojë çështja e emrit dhe identitetit të sllavëve të Maqedonisë dhe shtetit që ende ata e komandojnë aty.

Ndaj dhe, ka qenë një lëshim i panevojshëm nga ana e jonë si shqiptarë, ai që kemi bërë duke mos e kundërshtuar këtë vetëquajtje të tyre (sllavëve) si maqedonas.

Sepse kështu u kemi dhënë shteg gjithëfarë pretendimeve të tyre historike dhe u kemi lënë sllavëve një histori të tërë, e cila nuk u përket aspak, për t’a vjedhur ditën për diell si pa të keq.

Maqedonia.është një rajon me shumë lidhje me shqiptarët dhe identitetin dhe historinë e tyre mijëravjeçare.

Prandaj dhe neve s’mund të qëndrojmë mënjanë kur me këtë trashëgimi historike, të cilën mund t’a pretendojmë vetëm neve shqiptarët dhe helenët e sotëm, kur me të pra luajnë si të duan sllavët dhe si partnerë antagonistë të tyre në këtë lojë, njihen vetëm grekët.

Kështu neve vetëm heqim dorë vullnetarisht nga një tjetër copë e rëndësishme nga trashëgimia jonë e lashtë dhe për pasojë varfërohemi edhe më tej në historinë tonë të madhe e të lashtë.

Jo, këto gjëra fatale për ne, nuk duhen bërë kurrësesi!

Duhet të luftojmë me të gjitha mjetet, ato politike, historike dhe shkencore, për të vënë në vend të drejtën tonë lidhur me këtë çështje.

I vetmi emër për FYROM-Maqedoninë aktuale dhe për popullsinë sllave të atij vendi, të cilin neve si shqiptarë mund t’a pranonim...do të ishte për shembull “Republika e Sllavëve dhe Shqiptarëve të Maqedonisë”, vend ku në këtë përkufizim ligjor edhe shqiptarët, në një republikë të tillë federative do të kishin autonominë e tyre të gjerë.

Një tjetër emërtim, do të ishte “Maqedonia e Vardarit”, e cila do të mbetej në kufinjtë aktualë, të cilët njihen që nga Lufta e Parë Botërore.

Apo pse jo, edhe “Republika e Maqedonisë Prohor Pçinjski”, sipas manastirit në Serbi, ku u mor vendimi për krijimin e popullit, gjuhës dhe shtetit maqedonas sllav,  67 vite më parë.

Sepse çdo emërtim me vetëm emrin Maqedoni, për neve ashtu si për bullgarët e helenët, do të ishte ofensiv dhe i rrezikshëm.

Kjo sepse do të prekeshin pjesë nga historia iliro-shqiptare që lidhet me rajonin e Maqedonisë, pjesë të tjera nga historia e bullgare e mbretërive të Samuilit, Borisit etj... dhe etërve të shkrimit sllav në Ohër, si dhe pjesë nga historia helene, pasi dihet se sidoqoftë Aleksandri i Madh, nëpër botë përhapi kulturën dhe mendimin helen.

Por edhe mbi të gjitha, sepse në historinë dhe gjeografinë e sllavëve të Maqedonisë, harta e tyre etnike dhe idealiste e shtetit sllav maqedonas, përfshin jo vetëm Maqedoninë aktuale dhe zonën e Egjeut deri në Selanik, por edhe disa zona të Pirinit në Bullgari rreth Bllagoevgradit, si dhe rajonet malore të Gollobordës si dhe zonën përreth liqeneve të Ohrit dhe Prespës në anën shqiptare të kufirit.

Pra emri “Maqedoni”, për sllavët e atij vendi, do të thotë se njëherë që do t’a kenë siguruar supozueshmërisht këtë emër për vendin e tyre, ata më pas nën këtë emërtim mund të pretendojnë edhe rajonë të kësaj krahine, jashtë kufinjve të këtij shteti.

Prandaj helenët dhe shteti Grek, bëjnë kaq shumë rezistencë dhe nuk e pranojnë këtë emër.

Sepse ata i dalin përpara, një pretendimi sllav për zonën e Egjeut.

Po ashtu edhe bullgarët kanë po këto rezerva ndaj këtij emërtimi.

Pse të mos të jemi edhe ne të kujdesshëm atëherë???

Së fundi, arsyeve faktike aktuale, atyre historike dhe kulturore, për të justifikuar interesimin shqiptar lidhur me këtë kontest sllavo-helen, mund t’u shtojmë edhe shumë të tjera.

Për shembull, burimet bullgare, të fundshekullit të XIX-të dhe të fillimshekullit të XX-të, japin një pasqyrë mjaft interesante të popullatës në rajonin e Maqedonisë.

Kështu prezenca shqiptare është dukshëm e madhe, edhe në qytete ku ata më sot nuk ekzistojnë.

Bullgarët, sllavë edhe ata, për shkak të rivalitetit të madh me serbë e helenë në Maqedoni, sidoqoftë, në të kundërt të tyre pra, nuk i fshijnë fare shqiptarët nga regjistrimet e tyre etnike, ndaj dhe kështu mund të marrim një pasqyrim të duhur të elementit shqiptar në Maqedoni një shekull e ca më parë.

Do llogaritur po ashtu, që në qoftë se grekët, të gjithë ortodoksët i nxirrnin grekë në regjistrimet e tyre, po ashtu si grekë, serbë, turq e bullgarë, shumicën e myslimanëve i nxirrnin turq dhe po aq edhe bullgarë-myslimanë!-Këto gjëra nuk kanë filluar të bëhen sot, është e qartë kjo punë.

Kështu vetëm në Selanik (qyteti kryesor i rajonit të madh të Maqedonisë), në përshkrimet e Vasil Kançov të vitit 1900-ë (nga Makedonija, Etnografija i Statistika-?????????, E????????? ? ??????????), del që në atë vit të ketë pasur 10.000 bullgarë, 16.000 grekë, 26.000 turq (edhe ndonjë shqiptar i numëruar si i tillë padyshim), 55.000 hebrenj dhe “8500 të tjerë”, ku duke ditur vendndodhjen e qytetit në fjalë si dhe lidhjet  e tij me shqiptarët, prezencën e shumë fshatrave shqiptarë në afërsi dhe pronat që akoma shumë shqiptarë kanë në atë qytet, e gjitha kjo pra, të bën të mendosh së në atë qytet, shqiptarët kanë qenë së paku aq (8500).

Më pas, në Manastir në 1872, konsulli austro-hungarez në qytet, i quajtur Peter Okuli, vëren se banorët e qytetit janë rreth 29.900, ndërsa bullgarët janë 14.300 dhe ndër të tjerët kryesorët janë shqiptarët, më pas hebrenjtë, turqit, vllehët e ciganët.

Në “Etnografinë e vilajeteve Adrianopojë, Manastir dhe Selanik”, të botuar në Stamboll në vitin 1878-ë, aty Manastiri paraqitet si një qytet me 6000 banorë myslimanë (pra shqiptarë e turq), 17.000 bullgarë, 2800 vllehë, 1000 shqiptarë (pra të krishterë ortodoksë, pasi shqiptarët myslimanë ishin të numëruar tek popullsia myslimane e qytetit) dhe 2500 hebrenj.

Prezenca e shqiptarëve myslimanë dhe të krishterë në qytet pohohet edhe sërish nga gjeografi bullgar Vasil Kançov në shkrimet e tij për qytetin në vitin 1900-ë dhe po ashtu edhe nga sekretari i Ekzarkatit bullgar Dimitar Mishev, të vitit 1905-ë, të cilët megjithëse shtojnë fiktivisht numrin e turqve në qytet, duke ulur atë të shqiptarëve dhe po aq shtojnë edhe atë të bullgarëve duke ulur atë të shqiptarëve të krishterë ortodoksë, sidoqoftë, në shënimet e tyre shqiptarët gjithmonë figurojnë të faktuar si popullsi dyfetare e qytetit.

E njëjta gjë ndodh edhe me Shkupin, ku prapë bullgarët në regjistrimet e tyre, fryjnë numrin e bullgarëve, por nuk mohojnë prezencën e shqiptarëve myslimanë dhe katolikë.

Kjo gjë ndodh edhe me Ohrin dhe Strugën në regjistrimet e tyre të fillimshekullit të XX-të.

Për Ohrin shkruhet se kishte 300 shqiptarë ortodoksë, 500 shqiptarë myslimanë, por edhe një numër tejet të ekzagjeruar turqish.

Shumë shqiptarë ortodoksë regjistrohen si bullgarë, të tjerë myslimanë si bullgarë myslimanë dhe turq, por sërish gjurma shqiptarë nëpër ato qytetë faktohet pa asnjë dyshim.

Ajo që më ka habitur, është se në regjistrimet e popullsisë së krishterë ortodokse të bërë nga Ekzarkati Bullgar në vitin 1905-ë dhe statistikës së mbajtur nga sekretari i saj Dimitar Mishev, del se edhe në Veles, ku akoma sot ka disa fshatra të izoluara shqiptare, në atë vit të largët, në popullsinë e qytetit, ende zyrtarisht numëroheshin disa dhjetra shqiptarë ortodoksë.

Po të njëjtat gjurmë edhe më të forta i gjejmë edhe në Resnjë, ku sërish Vasil Kançov flet për prezencë shqiptare në qytet (pa përmendur të krishterët) dhe përveç 2400 bullgarëve e nja 570 vllehëve, flet edhe për disa qindra shqiptarë në qytet.

Numri i shqiptarëve ulet dukshëm, nga numërimi siç duket i qëllimshëm i shumë prej tyre, të cilët edhe mund të kenë qenë në rrugë asimilimi, si bullgarë muhamedanë.

Dhe gjëja tjetër interesante në këtë statistikë, duke ditur se sot në Resnjë, jo-maqedonasit sllavë përfaqësohen kryesisht nga turqit, ajo është pra, se turqit në regjistrimin e 1890-ës, dalin vetëm 30 veta.

Ndërkohë, sipas Ekzarkatit Bullgar dhe sekretarit të saj Dimitar Mishev, në vitin 1905-ë, popullsia e krishterë ortodokse e qytetit, përbëhej përveçse nga 3300 bullgarë, edhe nga 300 vllehë dhe “695 shqiptarë ortodoksë”!

Po të bashkohet ky numër me atë të shqiptarëve të tjerë myslimanë të Resnjës në atë kohë, me siguri edhe nga këto regjistrime që sidoqoftë tendojnë t’a ulin numrin e shqiptarëve, sërish ata në qytet do të kenë qenë rreth 50% e banorëve.

Ndërsa sot brenda në Resnjë popullata shqiptare është e pakët dhe gjithmonë në asimilim kryesisht turk.

Një tjetër fakt që të lë me gojë hapur, është se deri në Gjevgjelinë e largët, regjistrimet e Ekzarkatit Bullgar dhe sekretarit Dimitar Mishev, nxjerrin në pah prezencën e shqiptarëve të krishterë ortodoksë.

Kështu në regjistrimin e popullsisë së krishterë ortodokse të Gjevgjelisë në vitin 1905-ë, del se qyteti ka pasur rreth 4100 bullgarë, 15 grekë, 72 vllehë dhe “30 shqiptarë ortodoksë”.

Po flasim për një qytet që kurrë zyrtarisht nuk ka bërë pjesë në zonën e influencës shqiptare.

Po të merret parasysh edhe popullsia myslimane e qytetit, që zyrtarisht njihej si turke, numri i shqiptarëve aty padyshim që do të shtohej.

Ndërkohë, po të flasim për qytetin e Krushevës, prezenca e shqiptarëve aty  është e dukshme e madhe dhe e faktuar (të krishterë ortodoksë në qytet dhe myslimanë jashtë, rreth tij).

Kështu sipas të dhënave të Vasil Kançov.në vitin 1900-ë, në Krushevë, veç 4950 bullgarëve e 4000 vllehëve, kishte të paktën edhe 400 e ca shqiptarë të krishterë, pra ortodoksë!

Që më parë ndërkohë, verfifikohet prezenca shqiptare në këtë qytet, sepse që në statistikat e para të zhvillimit të qytetit në shekullin e XVIII-të, thuhet se ai u popullua nga vllehët që vinin nga Voskopoja dhe Gramozi, si dhe me ta u bashkuan shumë shqiptarë kryesisht Toskë nga njëra anë dhe bullgarë nga zona e Dibrës, Prilepit dhe Kërçovës nga ana tjetër.

Prandaj në kohën e Ilindenit dhe kryngritjes së dështuar Bullgaro-Vlleho-Shqiptare të atyshme, s’ka dyshim që kundër armikut të përbashkët turk, të jenë ngritur bashkë të treja popullsitë dhe kështu ja pse i diskutuari Pitu Guli luftëtar, mund të jetë një vlleh bullgarofil, sa edhe një shqiptar i zonës me emrin Pjetër Guri, që në vllahisht transformohet në Pitu Guli, për shkak të fonetikës së veçantë të së folurës vllahe.

Bashkëpunim komitësh shqiptaro-bullgarë ka pasur që nga lidhjet e Mihal Gramenos dhe Çerçiz Topullit me komitët bullgarë të zonës afër Korçës në Maqedoninë dhe Greqinë aktuale, lidhje që nxiteshin nga lufta e përbashkët kundër helenizmit dhe turqve osmanë.

Për shembull burimet faktike të verifikueshme, tregojnë se pas kërkesës bullgare të organeve të VMORO-së (organizatës së brendshme revolucionare të Maqedonisë dhe Edrenesë)...që të vihej kontakti me lëvizjen revolucionare komite shqiptare në Korçë...më pas bëhet takimi i vojvodës bullgar Petar Hristov Germançeto, me Mihal Gramenon, në fshatin Grazhdan të zonës së Prespës.

Më vonë në vitin 1907-ë, më datë 20 shtator, të dy palët takohen dhe qëndrojnë së bashku në fshatin Kosinec të Kosturit.

Marrin pjesë gjithësej 55 veta dhe nga pala shqiptare spikasin komitët e njohur legjendarë, Çerçiz Topulli, Mihal Grameno, Jakub Beu nga Tishina dhe gjashtë të tjerë, kurse nga krahu bullgar ishin pjesëmarrës vojvodët Pando Sidov, Hristo Cvetkov dhe Kuzo Bllatski etj.

Delegatët shqiptarë në takim, qëndruan në shtëpinë e Hristo Rukov me ftesë të tij, ku u bënë edhe fotografi të të dyja palëve, të cilat ende ekzistojnë.

Prandaj edhe ajo kryengritje që kishte si objektiv madhor vërtet çështjen bullgare, sërish ishte një lëvizje antiturke dhe prandaj shqiptarët dhe vllehët e zonës e mbështetën, ashtu siç mundet që edhe shqiptarët e Kosturit dhe ndonjë arvanitas të kenë mbështetur grekët dhe turqit në shtypjen e saj.

Por mendoj se në atë kohë, në anën e së drejtës kanë qenë më shumë shqiptarët e Krushevës që bashkëpunuan në një kryengritje kundër turqve dhe miqve të tyre helenë, sesa ata shqiptarë që supozohet se e kanë mbështetur shtypjen e kësaj revolte.

Pjesën faktuese të prezencës shqiptare në Krushevë, po embyll me të dhënat e një tjetër burimi.

Bëhet fjalë për Kuzman Shapkarev, i lindur në Ohër në vitin 1834.

Ky rilindas, shkrimtar dhe folklorist i njohur bullgar, në vitin e largët 1892, ka shkruajtur dhe një vepër, në të cilën flet edhe për rajonin e Krushevës.

Ajo quhet:”??????? ???????? o? Kpy????, ????????? ???????? ? ????????? ? ??????????? ?? ??????? ?????????????? ? ????????”.

Kjo përkthehet:”Përralla popullore apo tregime nga Krusheva, përralla bullgare dhe bestytëni, bashkë me disa të tjera MaqedonoVllehe dhe Shqiptare”.

Këtu ky autor flet për tregimet bullgare të zonës edhe për disa tjera vllehe, të shkruara në gjuhë origjinale dhe bullgarisht e më pas ka edhe 6 përralla në shqip, të gjitha nga qyteti i Krushevës.

Siç shkruan autori, këto përralla janë dëgjuar ngaZoica Malkova (Malko besoj në shqip), shqiptare e pastër e lindur në Krushevë”.

Ato më pas i ka përshkruar djali i saj K.A.Malkov (Malko).

Ja si është kjo në bullgarisht origjinal:”C?????? o? ?????.A.Ma?????.po??? ????? ??????? o? ???????.?????a? c???? ? K.A.Ma????”.

Dhe më tej, gjuha e këtyra përrallave popullore shqiptare, është një shqipe e pastër toskërisht, gjë që tregon për vërtetësinë e tregimeve për popullimin e Krushevës, veç vllehëve edhe me shumë shqiptarë të krishterë toskë.

Për ta mbyllur me shqiptarët në rajonin më të gjerë të Krushevës, edhe sot në ditët tona, Komuna e Krushevës, përbëhet zyrtarisht me regjistrimin e vitit 2002 edhe nga 21.32% shqiptarë.

Tu shtosh këtyre edhe shqiptarët historikë ortodoksë që dikur kanë banuar qytetin, del se më parë dhe në kohën e Ilindenit, aty së bashku mund të kenë banuar rreth të paktën 30 e ca përqind shqiptarë.

Për zonën e Rekës ndërkohë në vitin 1900-ë, sipas statistikave të të njëjtit Vasil Kançov, dimë se në ato vite ajo krahinë e njohur edhe si Reka e Madhe (?????? Peka), ishte e përbërë nga plot 23 fshatra të banuara të gjitha ekskluzivisht me shqiptarë.

Siç thotë vetë bullgari Kançov...:”Hace??????? e ca?? ap????cko”!-Pra që “popullsia është vetëm shqiptare”!

Gjithashtu të dhënat e tij thonë se më shumë se gjysma e popullsisë shqiptare të Rekës, në atë kohë ishte ortodokse.

Kthimi i fesë më i madh i këtij rajoni ka ndodhur sipas këtyre të dhënave, në shekullin e XVIII-të, duke pasur vrullin e fundit të tillë nga autoritetet turke, rreth vitit 1855-ë, kur në fshatin Shtirovicë, janë kthyer në fenë e turkut, 30 shtëpitë e fundit.

Në ditët tona, jo vetëm popullsia shqiptare e krishterë është asimiluar dhe ka emigruar tjetërkund, por edhe popullsia shqiptare myslimane, ka kaluar në krahun sllav maqedonas dhe sot përmendet si maqedonase myslimane dhe kjo gjë duket hapur në Mavrovë (komunën Mavrovë-Rostushë), ku partitë maqedonase përherë fitojnë zgjedhjet me kandidatë myslimanë.

Për më tepër, po të zbresim në pjesën greke të Maqedonisë, për shembull në statistikat e gjeografit Vasil Kançov edhe Kosturi qytet (pasi fshatrat njihen edhe sot si me popullsi të vlerësueshme shqiptare), ka pasur disa qindra shqiptarë në vitin 1900-ë, bashkë me qindra bullgarë, 1600 turq, 3000 grekë, 750 hebrenj dhe ca ciganë.

Nga ana e saj Follorina, sipas të njëjtit Vasil Kançov, në vitin 1900-ë, paraqitet si qytet me 2820 bullgarë, 5000 turq (dhe shumë shqiptarë të paraqitur si të tillë) dhe po ashtu edhe disa qindra shqiptarë të krishterë ortodoksë dhe myslimanë, më pas ka edhe ca dhjetëra vllehë e ca hebrenj.

Për ta mbyllur këtë shkrim lidhur me arsyet tona si shqiptarë, për tu bërë pjesë e përballjes sllavo-helene për Maqedoninë....po rilidhem me përshkrimet e Vasil Kançov në vitin 1900-ë.

Kësaj rradhe po jap përshtypjet e tij nga udhëtimi nëpër fshatrat Kalishtë dhe Radozhdë në breg të liqenit të Ohrit, pranë kufirit shqiptar.

Kançov, kur kalon në Kalishtë, thotë tekstualisht se:”Ka???? ??????  ½  ??? ot C?????.To e e??? ?a??? ????? ?????? ????? ?? ???????.Hace???? ? ???? ? Ap?????”.

Pra ai thotë se fshati ndodhet gjysëm ore nga Struga, është një fshat i vogël buzë liqenit dhe që tani (atëherë) banohet nga Shqiptarët.

Dhe vërtet, sot e kësaj dite në Kalishtë, gjysma maqedonase e fshatit, flet një shqipe të pastër e cila trashëgohet brez pas brezi deri tek fëmijët e vegjël.

Kurse tani për Radozhdën, fshat i tëri sllav-maqedonas ditët e sotme.

Në këtë rast autori Vasil Kançov, gjatë përshkrimit të tij të jetës dhe banorëve të fshatit Radozhdë të asaj kohe, ai që në fillim flet përinfluencënshqiptare mbi banorët e këtij vendi.

Dhe më pas për ta ilustruar këtë gjë me fakte, ai përmend veshjen e meshkujve të fshatit, me rroba tipike shqiptare, për të cilat ai si sllav bullgar që është, sidoqoftë gjen një shpjegim inekzistent, duke deklaruar se kjo është vetëm influencë shqiptare në fshat.

Në të vërtetë duket se Radozhda e vitit 1900-ë, ishte një fshat në asimilim e sipër, por akoma shqiptar dhe kjo dallohet haptazi në veshjet dhe traditat e banorëve të tij, si dhe tek fakti që fshatarët vendas të fesë ortodokse, nuk i përkisnin kishës bullgare, por vareshin nga Patriarkana e Kostandinopojës dhe nga Peshkopi i Elbasanit e jo nga ndonjë peshkop bullgar!

Për më tepër ja çfarë thotë Kançov për veshjen e tyre...:”M????? ????? ???? ?????,  ? ????? ?? ????? ???? ??????????? ???????:Tec?? ?????????, ????...k??? ???? ??????, kak???? ????? ?????????, ? ap??????? pece??? (????), ????? ???? ????? c  y??????? ??????”.

E përkthyer kjo do të thotë që, sipas mendimit të tij si bullgar:”Banorët meshkuj të fshatit Radozhdë në 1900-ën, mbanin veshje  të bardha, në të cilat dukej qartë “influenca shqiptare”, benevrekë të ngushta, brez me pistoletë, gunë të shkurtër të bardhë mbi supe siç veshin shqiptarët dhe xhokë shqiptare (lloj jeleku pa mëngë prej leshi), si dhe fustanellë të bardhë me pala të varura”.

Çfarë duhet më shumë për të kuptuar njeriu sesi qëndronin punët me këtë fshat dhe banorët e tij para 112 vitesh.

A ka pamje më shqiptare se kjo?-A ju kujton katërcipërisht kjo veshje dhe është identike me atë të jugut tonë?

Duke mënjanuar xhelozinë bullgare të autorit Kançov për shqiptarët e Radozhdës gjatë vizitës së tij në ato anë dhe si pasojë edhe maskimin me arsyetimin e influencës shqiptare, të traditave, veshjeve dhe dokeve të atyre banorëve, për të tjera sido që të jetë, ajo që del e pakundërshtueshme, është qënia shqiptare atij fshati në atë kohë.

Pasi padyshim që banorët e tij, visheshin si shqiptarë, sepse shqiptarë ata ishin, por qartësisht në rrugën e asimilimit nga sllavët, gjë që më pas edhe ka ndodhur.

Kjo pra ishte edhe një tip pasqyre e fundit, e arsyes se përse konflikti i ngrirë sllavo-helen për Maqedoninë, na përket edhe neve shqiptarëve dhe përse neve nevojitet ta themi me forcë fjalën tonë lidhur me këtë çështje.