E premte, 29.03.2024, 03:06 PM (GMT)

Mendime

Skender Korca: Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës Rucker apo Skender Hyseni?

E premte, 11.04.2008, 03:14 PM


Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës Rucker apo Skender Hyseni?

Shkruan: Skender KORÇA, Gjilan

Nese Ban Ki Mun thotë se 1244-shi duhet të vleje edhe më pas 15 Qershorit, ministri z.Skender Hyseni është neutralizuar në heshtje.

Kush e ka të drejtë në Kosovë, është dilema e qytetarëve të Republikës së Kosovës. Përrpiqemi të ja qëllojmë se çfarë është kah ngjet në skenën kosovare dhe me politikën e saj. Tash ca ditë kemi edhe Kushtetutën e shtetit. Kemi edhe ministritë te cilat i kemi hapë të gjitha ngadalë, njëra pas tjetrës. Edhe kur ishte vetëm UNMIKU në Kosovë pa ardhë edhe EULEX-i,  nuk "kishim" frikë me i hapë ministritë sikur ajo e drjetësisë, e punëve të brendëshme. Tash i kemi edhe ato. Na ngeli minsitria e punëve të jashtëme në krye të së cilës është emruar ministri i deri tanishëm i Kulturës, Rnisë dhe Sporteve z. Skender Hyseni, dikur edhe antarë i Grupit Negociator të Kosovës. Tash ministri është emruar. Pritet një ditë një emrim në kabinetin e tij për të kompletuar stafin e kësaj ministrie. Të gjitha do kryhen me angazhime dhe do themi me kujdesin më të madh në Kosovë "(s)janë" emruar kabinetet ministrore dhe stafet e tyre. Këtu na ka ngelë të sqarojmë një problem :

Në Rezolutën 1244 të Këshilloi të Sigurimit të OKB-së për Kosovën, deri më tani qështjen e prezentimit të Kosovës në arenën ndërkombetare e ka pasë përfaqësuesi i përgjithshëm i sekretarit general të OKB-së, poste që Kosovë u bënë ndoshta edhe dhjetë prej tyre të emruar…që përfaqësonin Kosovën në arenë ndërkombetare.

U gëzuam shumë kur për herë të parë pas shumë iniciativash për të qenë të ftuar në OKB edhe politikanët e Kosovës, që mezi ja dolën në Qeverinë e z. Bajram Kosumi të shkojnë stafi kosovar të marrin pjesë në cilësinë e vëzhguesit kur për Kosovë referonte PSSP i Kosovës. Ishte gëzim vërtetë se përmes mekanizmit të OKB-së Kosova po zgjidhë problemin e statusit të saj politik. Por kjo nuk ndodhi. Sekrtari i Përgjithshëm i OKB-së  Ban Ki Mun tha çartë se Kosova tash më nuk është në agjendën e OKB-së dhe kjo do kalojë me prioritet si qështje Evrope dhe atje do të zgjidhet. Pas 17 Shkurtit 2008, filloi nje fushatë e njohjës së Kosovës si shtet. Na njohën shtete dhe shtete…Thuhej nga kryeministri Thaçi se do kemi njohje kualitative ….Na njohën ata që (s) kemi pritur…

Fushata e Serbisë në segmentit ndërkombëtar ka të bëjë me mos njohjen e shtetit të Kosovës dhe mos pranimin e saj në OKB.

Jo pa hile prapë Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së thotë se UNMIKU do vazhdojë të operojë në Kosovë edhe pas 15 Qershorit, që kjo nënkupton një kompetencë të rezervuar për prezentim Kosove në rrafshin ndërkombëtar diplomatik. Andaj kush do jetë Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës Rucker apo Skender Hyseni? Nëse i duhet të pres të shikojë se çfarë do bëhet pas 15 Qershorit, besoj se këtë kohë z. Hyseni e ka për të selektuar stafin e tij dhe do ketë kohë që të mos gabojë në përzgjedhje njerzish apo edhe do emrohen ambasadorë dhe kurrë me këtë rezolutë 1244 Kosova të mos jetë e aftë të përfaqësojë vetën në arenën ndërkombëtare….Edhe në media fliet sikur më parë për kompetenca të rezervuara…Tash po pyesim a do shkojë UNMIKU në Kosovë pas 15 Qershorit , apo edhe UNMIKU-n dhe të gjithë Qeverinë tonë do e mbikqyrë EULEX-i, një mission i ri,  që ende nuk e dijmë se në çfarë kufinjësh do jap apo mbikqyrë kompetencat tona apo edhe ato të ministrit të punëve të jashtme. Ndoshta do ndodhë kjo që në Evropë bashkë me Ministrin e Punëve të Jashtme të Kosovës z. Skender Hyseni do kemi një hije-rojë nga EULEX-i dhe për në OKB do kemi një administrator të dërguar nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së.

Nëse vërtetë UNMIK-u në Kosovë do mbetet edhe pas 15 Qershorit, sikur thotë  Ban Ki Mun me 1244-shin , ministri z.Skender Hyseni është neutralizuar në heshtje.

Për të ardhë deri tek emrimet e ambasadorve ka kohë, sepse së pari duhet të definojmë se deri ku guxon të shrijë në botë Kosova përfaqësimet e veta…andaj e tërë kjo është dilemë për të gjithë ne por edhe për ministrin Hyseni…



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora