Kulturë
Kolec Traboini: Zhgënjimi i Ambasadorit Amerikan
E premte, 24.08.2012, 06:53 PM
ZHGENJIMI
I AMBASADORIT AMERIKAN
Një libër që hedh dritë mbi kaosin politik shqiptar
Libri “Zhgënjimi i Ambasadorit Amerikan” i gazetarit Kolec Traboini përmban esè mbi zhvillimet
bashkkohore në jetën politiko-shoqërore në Shqipëri dhe përpiqet të hedhë dritë
mbi kaosin politik shqiptar. Libri ndahet në katër kapituj me trajtesa sipas
problematikave që rrok këndvështrimi i
autorit.
Vendin
kryesor e zë shkrimi që i jep titullin librit e që ka të bëjë me përpjekjet e mëdha
që ka bërë kohët e fundit Ambasadori
Amerikan në Tiranë për sjelljen në një hulli të kahjeve të ndryshme të politikës,
të cilët parapëlqejnë më shumë se mirëkuptimin e debatin e qetë, ndërtimin e
marrëdhënieve konfliktuale deri në mosfunksionimin e parlamentit shqiptar në atë
nivel që kërkon demokracia e vërtetë e jo ajo fallso. Një aspekt i veçantë i kësaj
pasqyre të trishtueshme u pa në zgjedhjen e presidentit ku në parlamentin
shqiptar u luajt si në teatrin e kukullave. Mungesa e Ambasadorit Amerikan në momentin
kur u zgjodh presidenti përbën një rast të paprecedent e megjithatë u kalua nga
politika dhe mediat shqiptare si një çudi që zgjat tre ditë. Mirëpo rrënjët janë
më të thella nga se shfaqen në dukje. Në shkrimin në fjalë që botohet shqip dhe
anglisht analizohen tiparet e kësaj politike që më shumë të kujton mexhliset e
kohës së pashallarëve sesa të një vendi
në shekullin e 21 që pretendon të hyjë në bashkimin e shteteve më të civilizuara
të botës.
Libri përbëhet
edhe nga disa kapituj si “Histori me histeri nuk shkruhet” në të cilin mbartet
shqetësimi qytetar për politika personale pozitat e pushtetit, herë-herë imponuese
sa të krijojnë përshtypjen e reminishencave me të kaluarën e trishtë ku gjithçka
në jetën e njeriut imponohej nga lart me dhunë. Trajtohen edhe probleme të figurave
historike apo lajthitjeve të historianëve të cilët anipse jetojnë në një kohë tjetër
nuk dalin dot prej skemave konceptuale atavike të së djeshmes.
“Brainwashing-
trushplarja” është kapitulli tjetër me esè në të cilin trajtohen efektet e
mbrapshta të politikës dhe medias mbi
njerëzit, të cilët ndodhen nën një presion
thuaj të përditshëm të propogandave partiake, sikur çdo ditë e vitit dhe çdo orë
e ditës të jetë një fushatë demagogjike zgjedhjesh, apo paradokset e
moskuptimeve të krahëve të politikës, ku e djathta del me parulla majtise dhe e
kundërta, sepse asnjë krah i politikës nuk ka një program të qartë dhe ky kaos
politik krijon efektet e veta edhe në popull ku me shumë se njerëz që përkrahin
ide, shfaqen thjesht fansa liderësh partiakë. Në këtë kapitull trajtohet, pos të
tjerash edhe problemi se çfarë në të vërtetë
mishëron parlamenti shqiptar që të kujton më së shumti “muhaxhirët” e Faik
Konicës.
Kapitulli
i katërt “Rrënjët tona janë në Arbëri” përmban shkrime që kanë natyrën e
kujtimeve, ku përkujtohet figura e
arvanitasit më të madh të shekullit të kaluar, Aristidh Kola. Krahas të tjerave ka edhe një përshkrim mbi
mitingun antikomunist të intelektualëve e krijuesve të kryeqytetit në fillimvitin
e 1991 para stadiumit kombëtar, i
organizuar nga vetë autori i librit që atëkohë ishte kineast e punonte në Kinostudio, si dhe shënimet e tij gjatë 15 vjetëve jetë në