E enjte, 25.04.2024, 08:30 PM (GMT+1)

Kulturë

Shefqet Dibrani: Atdheu në zemrën e një mërgimtari

E shtune, 12.04.2008, 09:09 PM


“Atdheu në zemrën e një mërgimtari”:
 
Sintetizim i mendimit me ngjarje reale

Nga Shefqet DIBRANI
 

Shefqet Dibrani
Monografia “Atdheu në zemrën e një mërgimtari” (New York, 2007), është njësintezë e studimeve në fushën e monografisë, të cilën Klajd Kapinova, e kapreferuar për vete si një zhanër i krijimtarisë letrare, duke i vështruarngjarjet e kësaj ane si zhvillime tronditëse, të cilat janë përgjithësuar nënjë tërësi të ngjizur në tabanin ideoemocional të veprës në fjalë. Ngjarjet nuk kundrohen si zhvillime të vetme dhe të ndara nga gjithë ato vuajtjet dhe tortura në përmasat e një krimi kolektiv, që i shkaktoi pushteti komunist kombit tonë, veçmas kjo dhunë u intensifikua kundër klerit katolik shqiptar dhe Veriut të Shqipërisë në përgjithësi.
Ecuria e ngjarjeve, janë kundruar nën prizmin e marrëdhënieve qytetare në njërën anë, dhe aparatit shtetëror, që aplikonte dhunën në anën tjetër, duke nxjerrë përfundime interesante si një lëndë specifike, që ka marrë konotacione të një analize të thuktë studimore.
Kundrimi i ngjarjeve si zhvillime tërësore, përmes protagonistit të monografisë Pjetër Kol Smajlaj, është një arritje e autorit në fushën e monografive dhe sidomos në qasjen, që iu bënë problemeve të gjithmbarshme shoqërore e politike të kohës. Parimisht ngjarja sillet rreth një strumbullari, e ai është Pjetër K. Smajlaj, një statujë profetike që nuk flitet për te, por portreti i tij shëmbëllen si rrëfyes ekzakt, për t’u trajtuar ngjarjet e mëdha të kësaj ane, që do të marrin konotacione trishtuese me përmasa tragjike, nga të cilat duhej të turpërohej bota njerëzore. Këto krime, po sikur të kishin ndodhur në kohëra bizantine apo në mesjetën e hershme janë trishtuese, e le më në shekullin e civilizimit dhe emancipimit modern.
Pjetri, ështëstatuja profetike, si të themi Tempulli vetë, ku, rrëfehet mëkatari, që kërkontë nxjerr fajin shpirtëror. Në rastin konkret ndodhë e kundërta: I pafajshmi –autori, ndodhet përpara Bazilikës – Njeriut, nga i cili ka nxjerrë mëkatet enjë sistemi si tërësi kolektive, duke e bërë lëndën të pranueshme, porgjithsesi ngjarjet dhe bëmat lidhen me personazhin kryesor, që është protagonist i zhvillimeve të shumta, po mëshumë i transformimeve të koncepteve dhe botëkuptime politike të kundruara nganjë retrospektiv e largët, e cila, është gërshetuar me përparimet e mëdhabotërore në vendin e quajtur mrekulli e planetit, nga i cili, reflektohenzhvillimet pozitive të botës dhe njerëzimit.
Autori, kamarrë familjen Smajlajn vetëm shkas, për të shpjeguar më ndjeshëm makabritetine një krimi, që do të zgjas gjatë gjithë kohës së regjimit komunist. Rrekja përgjëra periferike, që shpeshherë duken si të pa rëndësishme, kanë bërë atëlëndën bazë për të shpjeguar më mirë qëllimin e tyre, përkatësisht kanë plotësuar esencën e ngjarjeve, me që rastështë kompletuar dukshëm ana përmbajtjesore e librit si tërësi lëndore,filozofike, po më shumë si një material historik, ku, mund të referohenstudiuesit e kësaj fushe, si dhe ka plotësuar mendimin, që është shfaqur tamamsi një rrëfim, për ngjarje e krime, që kanë ndodhur përgjatë gjysmë shekullit,që sapo ia kemi kthyer shpinën.
Monografia kushtuar Pjetër K. Smajlat, ka dalë si një vështrim i thukët e përgjithësues. Duke i shtjelluar ngjarjet në krahinën e tij, ndodhitë e shumta, luftërat e paepura në njërën anë, dhe në anën tjetër ka qit në pah krimet e barbarit e sistemit komunist kundër Malësisë së Madhe.
Me këtë rast,ai ka arritur ti trajtoj si ngjarje tëveçanta, si dukuri specifike, duke i dhënë kuptim përgjithësues rrëfimit, me qërast e ka bërë më tërheqës, më të kuptueshëm dhe më përjetues. Me një fjalë, kabërë që monografia të bëhet vepër, që i ka paraqitur dukuritë dhe ngjarjet ekohës në mënyrë sintetizuese, duke e lidhur edhe lexuesin më të rëndomtë, icili, nuk e njehë Veriun e Shqipërisë e sidomos Kelmendin t’i përjetoj ngjarjetnë qenien e tij si krime monstruoze, që ka ushtruar shteti komunist kundër njëpjese, një zone dhe një besimi, duke i detyruar banorët e saj t’a braktisinvendlindjen, sa më shumë dhe vazhdimisht.
Lënda e përdorur, përkatësisht mënyra e rrëfimit është një metodë, me anë të së cilës është nxjerrë tërësia e mundshme e ngjarjeve, duke zhveshur lakuriq qëllimin e dhunës. Duke i përshkruar ecejaket e jetës së familjes Smajlaj (qoftë këto si përjetime periferike), ka kompletuar përmbajtjen e monografisë, e cila, na vjen si një vepër e ndërgjegjshme, ku, ka shpjeguar tërësitë e dhunës dhe proceseve politike, nëpër të cilat, është përcëlluar një krahinë e tërë.
Duke lexuarmonografinë mësohen vende, fshatra e njerëz konkret të një krahine, e cila, historikisht është shquar për dije e dinjitet, për besë e traditë dhe heronj efigura të njohura historike siç janë:
Memi i Smajlit, Nora e Kelmendit, Prenkë Cali (1872 – 1945), Major LleshMarashi (1896 – 1946), Toger Gjon Martin Lula, Kapiten Gjelosh Luli (1912 –1946) e shumë të tjerë.
Por në një kaptin të veçantë, autori ka përshkruar veprimtarinë atdhetare të Prenkë Pjetër Calit, si njëra nga figurat qendrore të kësaj ane, personalitet i shquar dhe luftëtar i paepur, i cili, sikurse shumë e shumë të tjerë u vra nga partizanët e Enver Hoxhës në vitin 1945.
Duke lexuarkëtë monografi, jepen detaje të trishtëta të dhunës dhe gjenocidit, që kanëbërë komunistët në krahinën e Kelmendit, me që rast lexuesi mëson për historinëe dhembshme të kësaj ane, por edhe për trimëritë dhe luftërat e paepura. Nëkëto katrahura ishte e u gjend për gjysmë shekulli e tërë Malësia e Madhe, Hotie Gruda, Kastrati e Shkreli dhe fshatra të tjera, që shtrihen përqark Shkodrësqytetit antik me kulturë evroperëndimore, që i dhanë emër Shqipërisë që nga AtMarin Barleci (1460 – 1513), Marin Beçikemi Shkodrani (1468 – 1526) e deri tePashko Vasa (1825 – 1892), Filip Shiroka (1859 – 1935), Prof. Ernest Koliqi(1901 – 1975), At Gjergj Fishta O. F. M. (1870 – 1940), Luigj Gurakuqi (1898 –1925), At Anton Harapi O.F.M. (1886 – 1946), Kardinal Mikel Koliqi (1902 –1997), Don Ndre Zadeja (1891 – 1945), Don Lazër Shantoja (1892 – 1945), Prof.Gaspër Jakova At Donat Kurti O.F.M. (1903 – 1983), Mati Logoreci (1867 – 1941), At Marin Sirdani O.F.M. (1885 – 1962), At Dr. Gjon Shllaku O.F.M. (1907 – 1946),At Justin Rrota O. F. M. (1889 – 1964), Prof. Simon Rrota (1887 – 1961), LindDelia, Zef Zorba, Prof. Guljelm Jak Deda (1914 – 1994), Filip Kraja (1858 –1933), Kolë Kraja (1865 – 1948), Shan Kolë Pici (1904 – 1979), At Prpf. Dr.Andreaw Nargaj O.F.M (1919 –1999), Kolë Idromeno (1860 – 1939), Prof. HashimKoplikaj (1898 – 1956), Gaspër Pali, Don Ndre Mjedja (1866 – 1937), Prof.Martin Camaj (1925 – 1992), Prof. Arshi Pipa (1920 – 1997), Prof. Sami Repishti(1925), Prof. Gjush Sheldija (1902 – 1976), Prof. Kolë Ashta (1918 – 1997),Prof. Qemal Draçini (1922 – 1946), Av. Mysafer Pipa, Osman Kazazi (1917 –1999), Abdullah Kazazi e shumë të tjerëqë s’po i përmendim.
Tani më po dihet, se një krim absurd është bërë në Shqipëri, gjatë regjimit totalitar të atjeshëm, por gjithnjë më mundon e dhëna sesi nga jashtë, nga kosovarët dhe veçanërisht nga një shtresë mërgimtarësh, besohej në lulëzimin e përparimin komunist të Shqipërisë, në kohën kur atje paskan ndodhur gjithë krimet.
Edhe sikur krimet të ishin bërë vetëm në krahinën e Kelmendit dhe po të ishin vetëm këto që përmenden në libër, do të ishin shumë, do të ishin jo njerëzore, por krimet e sistemit komunist ishin më të mëdha ishin shtrirë në tërë vendin, ku, më shumë e ku, më pak, por dihet, se ai element armiqësor dhe hakmarrës i diktaturës, ishte koncentruar ndaj Veriut, sidomos kundër atyre trevave, që i përballuan të gjitha regjimet dhe pushtimet e vendit dhe natyrisht, që kishin krijuar një kulturë, një emancipim më evropian, kurse tagrin ia paguan edhe për shkak të besimit kristian, që lidhte Shqipërinë me vendet evroperëndimore.
Duke lexuarmonografinë “Atdheu në zemrën e mërgimtarit”, jo që ndien dhembje, por bëheshpjesë e dhembjes, sado që në dukje tëparë janë krime që kanë ndodhur moti, (në kohëra bizantine apo në mesjetën ehershme), prapë se prapë, është për tu trishtuar, por ngjarjet po me atëvrazhdësi ka ndodhur, që kur këmba e komunizmit preku këto troje dhepërfundimisht u shua atëherë, kur komunizmi ra në gjithë kampin socialist, edheatje ku polli.
Dëmet, që ia ka shkaktuar vendit, sidomos Malësisë së Madhe, nuk do të kompensohen kurrë nga se kjo krahinë e lënë për një gjysmë shekulli mbas dore u varfërua, u shpopullua, duke marrë botën në sy.
Siç thash mëparë, lexuesi vetvetiu bëhet pjesë e kësaj dhembjeje, banorë i kësaj treve, ndien dhembje e trishtim në çaste të caktuara, aq sa ndien gëzim në momente kurheroi i veprës ka triumfuar, do të ndien krenari, mbase edhe mburrje për heroinnë fjalë, ku, emocioanalisht do të lidhet me te, sepse njohu një jetë e një familje, përmes së cilësreflektohen të gjitha epitetet e një krahine, me doket e zakonet etnografikedhe përgjithësisht atdhedashurie.
Por, përmesudhëtimeve të rastit siç është “Udhëtimi i Shpresës”, ai pelegrinazhi interesantqë del si një ngjarje spontane, e cila në pamje të parë s’ka të bëjnë melibrin, por mënyra e rrëfimit për vende dhe ndodhi, sikur e bëjnë shplodhjen elexuesit, ndërsa në momente të caktuarae inkurajon atë për të besuar te Zoti, se çdo gjë s’ka mbaruar dhe krimit ivjen fundi, ashtu siç i erdhi.
Pastaj sado pak e largojnë lexuesin nga zymtësia, që përshkruhet me kaq hollësi, nga ai stres, që e ka kapluar për të parë jetën me syrin e perspektivës, me syrin e së ardhmes, që kanë fiksuar më mirë qëllimin e rrëfimit, mendimin pozitiv, si mënyrë për t’i tejkaluar dhembjet e mëdha.
Libri, përkatësisht monografia, bëhet si një dokument praktik e shërbyes, për vet faktin se sjell informacione të shumta, saktëson bëma e ngjarje dhe mund të përdoret si dokument, ku, do t’u hyjë në përdorim studiuesve të fushës së historisë, etnografisë dhe lëndëve përkatëse.
Gjithsesimënyra e ligjërimit dhe renditja engjarjeve në një rrafsh real, e bëjnë librin si një vlerë, që përjetohet mëmirë dhe mbahet në kujtesë më gjatë, por siç kemi theksuar edhe më lart, protagonisti i ngjarjes Pjetër Kolë Smajlaj, është zgjedhur vetëm si personazhqë ka rrëfyer, ai është marrë si shkas për të trajtuar figura e ngjarje merëndësi, bëma këto që ia kanë rritur lavdinë krahinës ndërsa vlerënlibrit.

Zvicër, Qershor 2005.
shefqet.dibrani@bluewin.ch



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora