E merkure, 24.04.2024, 05:00 PM (GMT+1)

Faleminderit

Jahë Sadrija: Albert Shala - Prozator dhe poet kryengritës

E enjte, 23.08.2012, 07:20 PM


Përmbledhja në poezi “Pranverë e përgjysmuar”1995

Albert Shala - Prozator dhe poet kryengritës

Nga: Jahë Sadrija

Albert Shala është lindur më, 22.03.l965 në Gjakovë, ku edhe sot jeton e vepron.  Shkollën fillore dhe ate të mesme me sukses i ka kryer në qytetin e lindjes.  Ndërsa studimet në Fakultetin e Drejtësisë i ka ndjekur në Prishtinë. I dhënë pas letërsisë dhe shkrimeve , që kur ishte i ri vendosi  që të studioi edhe Letërsinë Shqipe , poashtu në Prishtinë.  Eshtë njëri nga figurat e shquara e më popullore në luftën e fundit të UCK-së dhe pas saj, me shkrimet e tij të njohura, kushtuar bashkluftëtarëve, dëshmorëve dhe veteranëve të luftës.

Albert Shala ka marrë pjesë në Lëvizjen Nacionale të Kosovës, që nga vjeshta e vitit 1982, kur siç shprehet ai , bëhet pjesëtar i organizatës së patriotit Jusuf Gërvalla. Ka qenë  aktiv në organizimin dhe marrjen pjesë në protestat dhe demonstratat e paraluftës, që organizoheshin në Gjakovë dhe Prishtinë.

Një kohë Alberti ishte edhe pjesëtar i Frontit për Rezistencë dhe Bashkim Kombëtar. Për këtë aktivitet, në viti 1992, nga Gjykata e instaluar serbe në Gjakovë, në Gjykatën për Kundervajtje, denohet me disa ditë arrest, për shkakun se kishte organizuar një Manifestim me shkrimtarët e rinj të qytetit, kryetar i të cilëve ishte vetë Alberti. Për aktivitet e bindje politike në vitin 1996, torturohet rëndë nga, shefi i UDB-së serbe, Camoviç. Nga keqëtrajtimet e shkaktura dhe torturat e rënda, qëndron me dhjetra ditë për kuorim në spitalin e qytetit të Gjakovës.

Në vitin 1998 ishte pjesëtarë i celulave të para të armatosura, kundër forcave serbe , në bashkëpunim me Haradinajt e Gllogjanit. Në pranverën e po këti viti si pjesëtar i UCK-së autorizohet nga z.Adem Demaçi, si gazetar lufte për të gjitha zonat e luftës, në veçanti për Rrafshin e Dukagjinit.  Për shkak të shkrimeve reale dhe propagandaës anti serbe, që bëri në mjetet e informimit dhe RTSH, informata këto, që shkonin në favor të luftës së drejtë dhe të mundimshme të UCK-së, në dhjetor të vitit 1998, policia sekrete serbe shpall fletëarrestin për të.  Disa ditë qëndron larg shtëpisë së tij, ndërsa më 2 prill, të po këtij viti, policia i shkon në shtëpi për ta zhdukur fare, por fal Zotit dhe aftësisë së tij, ai arratiset me ndihmen e disa shokëve për në Shqipëri.

Albert Shala pos veprimtarisë politike e kombëtare, pas çlirimit është dhënë kryesisht pas shkrimeve dhe me plot sukses, sot në Gjakovë e më gjërë veprat e tij lexohen dhe respektohen, si për nga përmbajtja gjithashtu edhe nga motive dhe stili i shkrimit. Eshtë laureate në tregim në konkursin letrar të vitit 1993, shpallur nga gazeta “Rilindja” (Bujku), gjithashtu edhe në konkursin letrar të “Rilindjes”(Bujku), tregimi i tij është marrë për botim.

Deri sot ka botuar më shumë se 10 libra, pothuajse të gjitha me temë lufte.  Ndër më të njohurat janë: “Djemtë e luftës”, botuar në vitin 2002, ku për temë ka luftën e UCK-së në Rrafshin e Dukagjinit, duke bërë intervista me 57 komandatë dhe ushtarë.  Pastaj në vitin 2009 boton prozen me rrëfime”Janar i përgjakur”, kushtuar dëshmorëve të kombit, Xhevat Hoxha dhe Fatmir Kërleshi, si dhe librin: “Beteja e 24 Marsit 1998 në Gllogjan.

Alberti ka shkruar edhe poezi.  Përmbledhja më revolucionare dhe kryengritëse është ajo:”Pranverë e përgjysmuar” më 1995.

Për ta njohur më mire përmbledhjen e poezive, po shkëpusim dy mendime analitike, të poetit tashmë të ndjerë Din Mehmeti ,dhe poetit  që dhe sot vepron Agim Vinca.

Din  Mehmeti-“ Përmbledhja në poezi “Pranverë e përgjysmuar”, paraqet një dëshmi maksimale, që flet për talentin e poetit dhe për mundësin e këtij talenti pët t’u rrokur me tema të llojllojshme poetike.  Poeti është frymzuar nga realiteti jetësor nëpër të cilin po kalon populli ynë sot. Nga këto drama ai ka bërë poezi refleksive, që paraqesin gjendjen e rendë të jetës së popullit tone.

Albert Shala është një poet me sensibilitet modern në mënyrën e trajtimit të motiveve, dhe poet i përgjithësimeve poetike.  Ky frymëzohet fuqimisht prej detajeve të ndryshme jetësore, e pastaj këto detaje i përgjithëson i bënë universale. Pikërisht kjo është njëra nga karakteristikat e poezisë së tij, poezi që jep mjaft shenime , se kemi të bëjmë me një poet, që kërkon me ngulm rrugën e vet dhe stilin e vet” më 1995 Gjakovë.

Agim  Vinca-“Albert Shala është njëri nga krijuesit tanë të rinjë, që e do poezinë dhe e ndien atë. Ai ka nerv poetik. Poezitë e tij tematikisht janë të nduardurshme (mbizotrojnë ato që fiksojnë fragmente të dramës sonë historike kombëtare , por edhe të aktualitetit të sotëm jetësor, si dhe ato që flasin për thyrjet shpirtërore të poetit), ndërsa nga trajta janë kryesisht të shkurtëra, miniaturale.  Pothuajse asnjëra nga poezitë e tij nuk i kalon të 10-15 vargjet.  Dhe kjo është positive. Së paku në këtë faze. Të shprehurit shkurt, qartë e në mënyrë koncize është një prirje organike e autorit.  Poezitë e tij kan një ritëm dinamik dhe një figuracion të qëlluar, here-herë edhe befasues”. Prishtinë më 1995.

Në poezinë “Mesnata në Mesditë”, atëherë kur forcat serbe kishin mbyllur gazeten e përditshme që botohej në Kosovë”Rilindja”, nga mllefi dhe urrejtja që kishte për okupatorin , Alberti shprehet:

“E hënë

Rilindja më nuk botohet

Informatat lexoni

në sytë e policëve”

Alberti edhe sot vazhdon të shkruan prozë dhe poezi, merret dhe me gazetari dhe publicistikë, një varg artikujsh nga ai, janë botuar edhe në “Zemrën Shqiptare” bashkpunëtor i së cilës vazhdon të jetë dhe sot. Jeton dhe vepron në Gjakovë, si botues librash dhe vetëshitës.



(Vota: 10 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora