E enjte, 18.04.2024, 08:02 PM (GMT+1)

Kulturë

Bajrush Morina: Rrëfime nga lufta

E merkure, 22.08.2012, 07:59 PM


Rrëfime nga lufta

"Babi do të kthehet kur të përfundojë lufta"

Nga Bajrush Morina

Prej luftës iket, lufta të nxen peng, në luftë vritesh e zhdukesh pa asnjë gjurmë. Këto fatkeqësi të luftës së huaj i kanë përjetuar edhe shqiptarët që kanë ikur nga lufta, që janë nxënë peng të luftës apo edhe që janë vrarë e zhdukur në luftimet në Bosnjë...

Ikja...

Të gjithë ata shqiptarë që kanë mundur të ikin nga luftimet në Kroaci a Bosnjë e Hercegovinë nuk e quajnë veten frikacakë. Aq më tepër ata thonë se udhëtimi i tyre nëpër fronte të luftës dhe kthimi i tyre në Kosovë ka qenë hapi më i guximshëm në jetën e tyre. Lufta në Kroaci dhe në Bosnjë është luftë e huaj kështu që edhe ne që rastësisht apo me punë jemi gjetur atje kemi qenë të huaj, thonë ata.

Një prej shumë të ikurve nga luftimet në Bosnjë është edhe Nizan Morina nga Kushllini i Hasit, bashkë me të birin e vetëm Lulzimin dhe nipin Hysenin. Udhëtimi i tyre prej Banjallukës e deri në Prizren i ngjan një golgote të vërtetë. “Gjashtë vjet më parë e kam patur një burektore timen në Banjallukë. Dhe një ditë, pas shpërthimit të luftimeve në Bosnjë, në derën e lokalit tim e gjej të shkruar një letër:  "Keni vetëm 2 ditë afat që ta lironi lokalin". Një urdhëresë pa nënshkrim e pa vulë” fillon rrëfimin e tij gjashtëdhjetvjeçari Nizan Morina. Natyrisht të nesërmen të gjitha rrugët na çonin drejt Kosovës. Te dera e autbusit kondukteri i siguronte udhëtarët se prej "këtu e deri në Beograd rrugën na e sigurojnë tanët, çetnikët'. Si "të tyre” kemi udhëtuar me këtë autobus deri në Doboj. Këtu një nga udhëtarët që më njihte më ka thënë:"Nizan, kthehu se do të të vrasin ty dhe djalin!" Por ku të kthehemi, ku të shkojmë?! Rrugët tona ishin pa kthim.

Kur e kemi kaluar Dobojin në një mal mbi qyetetin Majevicë një grup çetnikësh e ndalin autobusin dhe sikur të ishin porositur i zbresin djalin dhe nipin."Ju të tjerët mund të vazhdoni, kurse këta dy pllumba do t'i pjekim për menze!"- flet një nga çetnikët e dehur tapë. Trishtimin e asaj nate ia tregofsha natës së vorrit, vazhdon rrëfimin e tij hasjani nga Kushllini. Pesë orë me duar përpjete kanë qëndruar djali Lulzimi dhe nipi Hyseni e unë në mes tyre. Gjatë kësaj kohe, ky grup çetnikësh të bërë tapë merrte në shenjë herë Lulin e herë Hysenin. Por nuk gjuanin. Më i madhi i tyre  "kishte qejf" që vrasja të kryhej në mëngjes. Ai bile caktoi edhe ekezekutuesin. "Së pari hiqja kokën këtij të voglit e në fund edhe plakut" ishte urdhëri i kryeqetnikut.

Jetën do t'ua shpëtojë një oficierë i ushtrisë jugosllave i cili pak para mëngjesit me togun e tij kalon atypari. Edhe unë jam serb, por nuk jam për këtë luftë do t'u thotë ky oficerë  tre hasjanëve në përcjellje përtej përtej altarin të vdekjes në altarin e jetës. Plaku sot jeton në Prizren me kujtimin e hidhur të asaj nate kurse Lulzimi dhe Hyseni janë strehuar në Gjermani.

Rrethimi...

Kohë më parë nga rrethimi i Sarajevës kanë arritur të ikin plaku 75 vjeçar Jakup Rexha  me të nipin Agimin. Edhe kjo ikje e tyre nga Sarajeva e ka rrëfimin e vet.  Megjithatë, në Saraejvë kanë mbetur të rrethuar edhe dy djemtë e Jakupit, Metushi dhe Uka. Nga një mortajë e rënë në qendër të qytetit plagoset në sy Uka. Njëmijë herë u  përbetohet plaku Jakupi anëtarëve të tjerë të familjes se Uka e ka syrin më mirë, por ata ende jetojne nën ethe për fatin e Ukës. Ata i besojnë vetëm një të vërtete; kur Ukën dota shohin me sytë e tyre në Romajë të Hasit dhe kur Uka me të dy sytë do t'o sheh ata të gjithë.  Por kur do  të kthehet Uka nga Sarajeva? "Babi do të kthehet kur të përfundojë lufta atje!", përgjigjet nje vajzë e vogël, kur e pyesim plakun për mundësinë e kthimit të djemve të tij në Kosovë.

Prej janarit të vitit 1992 në Sarejvë gjendet i rrethuar edhe Hasan Kryeziu prej Xërxës, Pas shpërthimit të luftës në Bosnjë, një vit familja e tij nuk dijnë asgje për Hasanin.  Më vonë merren vesh me telefon përmes një kushëriri të tij në Zvicërr. Se Hasani është "shëndosh ë mirë" e i rrethuar në Sarajevë, marrin vesh edhe përmes xhiruesit të TVP-s, Klokoqit, i cili kohë më parë arrin ta çajë rrethimin e Sarajevës. Tash vëllau i tij, Skenderi, me Hasanin flet një herë në muaj në telefon. Një minut përmes lidhjes me Turqinë kushton 8 marka.  Hasani edhe këto ditë në Sarajevë punon në një furrë buke. Gatuajnë sa herë të sigurojnë miell, na thotë vëllau i tij Skenderi.

Sipas një shënimi jo zyrtar, në prag të luftës, në Sarajevë kanë qenë rreth 11 mijë shqiptarë.  Tash kanë mbetur edhe nja 250 veta, shkruan Hasani në letrën e tij dërguar familjes. Ndër të tjeërash në këtë letër egjejmë të shkruar edhe këtë fjali: "Të gjitha parqet e Sarajevës janë mbushur me varre. Në Sarajevë nuk ka më parqe,  ka vetëm varre!

Të zhdukurit pa varre

Vetëm në luftimet në Bosnjë e Hercegvinë deri më tash janë vrarë rreth 170 veta. Ndërkaq rreth 60 veta ende nuk dihet se ku janë dhe a janë ende gjallë. N.N. profesor nga Shtruza e Vërmicës, i cili me qëllim dëshiron të mbetet anonim, nga "pasuria" e tij ka vetëm 3 varre në Sarajevë dhe një shtëpi të re në Shtruzë.  Ai këto ditë përsëri është nisur për në Sarajevë. Të afërmit e tij tregojnë se gjithë kohën  sa ka qenë  në fshat nuk ka folur fare.  Natën ndizte qirinjë në dritare kurse gjithë ditën sillej rrotull shtëpisë sikur kërkonte diçka. Për profesorin nga Shtruza tre varret në Sarajevë, i gruas, i djalit dhe i vajzës të vrarë janë më të afërta se sa muret e ftohta të shtëpisë së re ne fshat. Të afërmit e tij tregojnë së ai nuk do të kthehet kurrë më në Shtruzë.  Ose mund të kthehet më eshtrat e të vdekurve të tij në valigje. Ndoshta...

Shani Nezaj nga Romaja, prej qershorit të vitit 1992 i ka shkëputur të gjitha lidhjet e tij me familjen. Në fillim kanë marrë vesh se ka qenë në Batkoviq, më vonë dikush u thotë se e kanë transferuar ne kampin e  Omarskës. Këto ditë  në një kanal televiziv gjerman nga inçezimet e "Euronews" nga një llogor serb, është parë edhe fytyra e tij. Në gjurmë të Shaniut, familja e tij i drejtohet edhe Kryqit të Kuq Ndërkombëtar me seli në Gjenevë, prej nga merr përgjigje së ende nuk kanë siguruar asnjë të dhënë për djalin e tyre. Megjithatë, babai i tij Zylfi Nezaj, ende nuk e ka humbur shpresën për Shaniun. Se një ditë do t'u kthehet babai i tyre shpresojnë edhe tre fëmijët e Shaniut, Besirja, Behari dhe Bukurija.

Edhe Hysni Çemi shpreson se babai i tij Nezir Çemi,  "i humbur pa shenjë e pa dokë" në Bjelinë, një ditë do të kthehet. Hysniut, njefarë Velaniqi prej Aleksincit i ka kërkuar 40 mijë marka për lirimin e babait të tij.  Kur Hysniu pranon, dy ushtarët serbë nga Bjelina, të cilët e kishin për detyrë ta nxjerrin nga llogori Nezirin, shkojnë e nuk kthehen më. Kur do të kthehen shqiptarët e nxënë peng nga luftimet në Bosnjë? Kur do të përfundojë lufta, përgjigjen fëmijët që i presin të afërmit e tyre. E kur do të përfundojë lufta?! Këtë e dijnë të mëdhenjtë që nuk kanë ikur nga lufta, që nuk e kanë asnjë të vrarë apo të zhdukur në luftë!



(Vota: 13 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora