E marte, 16.04.2024, 11:03 PM (GMT+1)

Kulturë

Cikël poetik nga Drita Lushi

E merkure, 22.08.2012, 06:45 PM


Drita Lushi


PËRBALLJE  

Ulem përballë vetes,
përballë fytyrës së ndërgjegjes,
flas me të gjatë,
si  t’ishte një tjetër.

I tregoj ç’kam bërë:

Për njërin, që i dhurova paqë,
për tjetrin, që i fala gabimin,
e për një të tretë,
që mësim me dha me bujari.

I tregoj ç’kam ndjerë:

Keqardhje për miken,
që përfiton nga mirësia,
dhëmbshuri për fëmijën,
që ilaçet s’kish të blinte,
e lotët e nënës së tij
ujitnin mjerimin e zi;

më dhimbte  reumatizma e sime mëje,
sikur t’ish e imja,
kënaqësinë që me dha
përqafimi i sime bije,
lumturinë që më dhuroi
puthja mëngjesin e sotëm,
mua të zemeruares,
dhe si dola fitimtare mbi ndjenjën e “unit” -
duke kërkuar falje.

I tregoj ç’kam fituar:

Një ditë më shumë,
 më shumë orë të bardha,
ëndrra të çelura e shpresa të mbjella;
një natë më shumë,
 yje gjithashtu,
mbi të gjitha, fituar kam veten, kur me të bisedoj
dhe ndiej se e kam këtu, këtu!


UNË JAM JETA

U rrita me hijën tënde,
qenie e padukshme,
errësirë.

Nëse ti ndenje me mua,
unë  nuk ndenja me ty,
errësirë.

Hija përpiqet t’më kontrollojë ditët,
por unë ndjehem e lirë prej teje,
errësirë.

Shpirti im, qenia e trupi,
përqeshin pushtetin tënd,
errësirë.

Lërmë të lirë!

Unë në fluturim me zogjtë
shoh
botën,
Lirinë …
Unë shoh …

Ti vazhdon të më lidhësh
me pranga fjalësh,
po unë jam e lirë.

Më kot përpiqesh me mua,
humnerë shpirti,
armik i dëshirave.

Unë jam …
Nuk dua t’ia di në je ti.

Unë jetoj
dhe në mos jetofsh ti …

Unë jam ...
Jeta .…



(Vota: 9 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora