E merkure, 24.04.2024, 09:59 PM (GMT+1)

Mendime

Selim Hasanaj: Populli grindavec, anmik i vetvetes

E premte, 11.04.2008, 11:03 PM


POPULLI GRINDAVEC, ANMIK I VETVETES 

Klementi - Kadare - Fishta - Rugova

 
Nga Selim Hasanaj - Zemra Shqiptare

 

Selim Hasanaj

Titullin i vuna ashtu turr e vrap këtij artikulli që do e shkruej sa vijon.
Në zemrashqiptare.net me 07.02.2008 publicisti dhe gazetari i mirnjohun nga Gurrakoci i Istogut në Kosovë shkruen dhe deklaron botnisht se FALË TOKEN E VET NË KOSOVË PER THEMELIMIN E QENDRES KULTURORE PAPA KLEMENTI I XI. Sot asht 11.04.2008 dhe askush nga miliona shqiptarë anekand planetit nuk u ndegjue per së gjalli. Askush nuk komentojë iden e z. Bajram Kabashi, askush nuk miratojë këtë ide, thanë shkurt shkrimi i Bajram Kabashit hasi në vesh të shurdhet. Kjo deshmon se sa ka populli shqiptarë njohuni dhe respekt per të kaluemen e vet, per kulturen e vet dhe per burrat dhe figurat e mëdhaja të veta.
Para dy dite po në zemrashqiptare.net nga Australia e largët shkruen atdhetari Fritz Radovani nji lajmë me titullin TË GJITHË ATDHETARËVE SHQIPTARË, ku pas sa e sa viteve mister ky burr tregon se ku janë të groposun eshtnat e At Gjergj Fishtes, dhe askujt nuk i bani pershtypje ky lajm. Askush nuk ju gëzue as që don ta dijë per eshtnat e pendes ma të madhe shqiptare deri me sot, të babes së ALFABETIT shqip, të burrit patriot, franceskan dhe politikan me nam. Të HOMERIT shqiptarë , autorit të kryevepres së letersisë shqipe LAHUTA E MALËCISË.
Sot po në zemrashqiptare.net lexova nji artikull të mrekullueshem të z. Roland Gjoza me titull JU TREGOJ SKUTAT E KADARESË dhe ishte pikrisht ky artikull që më inspirojë të shkruej këtë që po e shkruej. Derisa zoti Roland Gjoza kishte shkrue per Kadarenë dhe anatemimin e tij nga disa shtresa që dihen dhe janë ba bajate, unë kënaqesha tue e lexue dhe me krejtë qenjen time i jipja të drejtë. Lexoja , tri herë e lexova dhe si uragan i erës që permbledh gjithcka gjanë para vetes edhe truni im ato qaste permbledhi të kaluemen tonë neper shekuj dhe mu kujtue se nga të gjithë ata burra, nga të gjithë ato mendje të ndrituna që i kishte populli ynë as në gishtat e njanes dorë nuk mund ti numrojë ata që i ka vra ose pre shpata dhe pushka e anmikut. 99% të tyne i kemi pre e vra vetë. Mu kujtue se cka kanë shkrue dhe cka shkruejn e flasin keq per Ismail Kadarenë shqiptaret asnjiherë nuk kanë shkrue dhe folë serbet dhe grekët anmiq tonë tradicional dhe shekullor. Mu kujtue se cka kanë folë dhe shkrue e cka po flasin e po shkruejn perditë per Shejtin e kohës moderne të kombit shqiptarë Dr. Ibrahim Rugova kurr nuk kanë folë as shkrue serbet.
Shumëherë i thamë vetes që asht ma mirë mos me lexue fare shtypin ditor dhe revial, mos me hap faqe të rubrikave të internetit sepse sa ma shumë që po i lexojë ato aq ma shumë po bindem se sa të drejtë ka pas Faik Konica kur ka shkrue RUEJE ZOT SHQIPNINË PREJ SHQIPTARËVE. Nuk kamë ndermend të dalë nga tema andaj po këthehem te ata që shkruejn, komentojnë dhe lexojnë në zemrashqiptare.net. Ku jeni more trima që nuk po u nihet zani i pergjegjes në kushtrimin e Bajram Kabashit?! Ku jeni more intelektual që nuk po ju nihet zani si pergjigje per lajmin e gëzimit të Fritz Radovanit?! Jo juve nuk ju interesojnë njerzit e mëdhenjë dhe zbardhja e misterit të tyne tragjik sikur asht rasti i At Gjergj Fishtes, sikurse as nuk ju intereson se kush ishte PAPA KLEMENTI I XI. Juve popull grindavec, teveqel, ju interesojnë të shiqoni emnat e autorve të artikujve të shkruem në zemrashqiptare dhe në faqet tjera të internetit dhe nese asht dikush që ju e keni marr inati per pa pik arsyeje ju me zell hapni rubriken e komentit dhe i shfryni zorr e mushkni tue sha autorin pa e komentue fare shkrimin e tij. Juve nuk u vjen turp as që ju hanë palla se ato që ju i shkrueni janë trillime, janë rrena, janë fjalë të perserituna dhe të grumbullueme në grumbullin e juve të plehut dhe posa tu jipet rasti ju e shprushni at pleh dhe i jepni erë botës. Pse more të mjerë sa merreni me punë të kota dhe sa shani figurat ma të mëdhaja dhe ma të nderueme të kombit tonë, dhe ketë e bani pa i njoft ato, por vetem me thash e thana, pse nuk angazhoheni per punë të mbara, pse nuk i perkrahni punët dhe iniciativat e mbara të njerzve të mëdhej?! Cili popull pos neve , po ta kishte nji Faik Konicë do e anatemonte deri në person-nongrata?! Cili popull do mundohej edhe eshtnat të ja zhduk nji At Gjergj Fishte?! Cili popull do e shante Shejtin Dr. Ibrahim Rugova?! Cili popull nuk do mburrej me Nanën Tereze?! Cili Popull do e shante Don Lush Gjergjin?! Po cili popull edhe nji Gjergj Kastriot do e shante???!!! Jemi neve populli i mbrapsht, grindavec, teveqel që i bajmë per ditë e per minut këto pisllaqe. Si nuk po keni turp ju ekstremistet shqipfolsa të fundamentalizmit islam që shkrueni me adresa dhe emna të rrejshem llojë llojë pisllaqesh per Engjëll Koliqin, Per Don Lush Gjergjin etj. Si nuk po i vini gishtin kokës kur ju shani Amerikën dhe miqet tonë të tjerë të Evropës të cilet na e dëbuen shkaun nga trojet dhe na e suellen lirinë e mvetsinë.
Jam i vetdijshem se do të vershojnë komentet nga JU soji i mbrapsht posa ta shifni këtë artikull, por u thamë që perpara se mue Ju as më frigoni, as që më vjen keq të ju ofendojë dhe mallkojë. Juve e keni mallkue veten tuej derisa i mohoni vlerat, derisa i urreni miqet. Ju keni mallkue veten tuej derisa i doni ata që nuk i keni fis as farë, ata që janë të krijuem në incest familjar dhe që janë miq dhe dorë e djathtë e Rusisë dhe Serbisë. Janë pra këta vëllaznit e juv araboafroaziatik. 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora