E premte, 19.04.2024, 03:37 AM (GMT+1)

Kulturë

Woody Allen

E hene, 24.05.2004, 09:51 PM


 
Woody Allen
Nje personalitet jo vetem i kinemase, por i shekullit 20

Udi Alen eshte nje nga personalitetet me prestigjioz ne industrine e show biz.

Regjisor, skenarist, shkrimtar dhe aktor, Udi Stjuart Konmismberg lindi ne 1 Dhjetor ne Bruklin te Nju Jork-ut.

I ati nderronte shpesh punet. Kamarier, shofer, furxhi, taksixhi, beri dhe nje kalim ne krimin e organizuar. E ema punonte ne dyqan lulesh.

Ne vargmalin e karieres se tij renditen 3 vepra teatrale, mbi 30 filma, dhe mjaft emisone televizive.

Filmat e tij jane satirik, te gezueshem, te sinqerte, dhe te guximshem. Tematika e tyre shtrihet nga feja e seksi, tek frikat e ankthet e njeriut te sotem.(Jo vetem qe nuk ka zot, por ne fundjave nuk gjen dot as hidraulik, thote ai ne nje prej filmave).

Ne fakt filmat e Udi Alen jane idete e tij per njeriun, per jeten, per zotin. Ata jane nje perpjekje e vazhdueshe e krijuesit te tyre per te zberthyer vetveten, per t'a pare ate me te mirat e te keqijat, per te dhene pergjigje ne gjithe ato ankesa, per te eksploruar unin nepermjet artit me ato mundesi qe arti afron.

S'eshte aspak cudi qe Udi Alen u angazhua me kinemane. Perpara se te mesonte te lexonte tamam, deshira e tij ishte te shkruante historira. Pa mbushur akoma te dhjete vjetet, iu ngulit ideja te krijonte filmin e tij te pare.

Periudha me e dashur e shkolles per te ishin gjithmone pushimet verore. Per sa u perket lendeve mesimore, i vetmi mesim qe i jepte rendesi ishte hartimi. Pak me pas nisi te interesohej per regjizoret dhe rolin e tyre ne krijimin e nje filmi. I interesonin filmat e huaj, dhe historia e kinemase ne pergjithesi.

Ishte ne moshen 16 kur nderroi emrin e tij ne Woody Allen pikerisht atehere kur e zgjodhen per te shkruar dialoge per ne radio dhe emisone televizive.

Gjate periudhes 1961 - 1964 punoi si komik ne nje kabare. Atje e pa nje producent i cili i propozoi te shkruante nje skenar me premtimin se nese do arrinte rezultat pozitiv, do e kthente ne film. Dhe ashtu u be. Filmi i pare i Udi Alen ishte tashme realitet. "What's new pussicat" ishte dhe debuti i tij si aktor, pasi kishte rolin kryesor. Por filmi ne formen e tij perfundimtare pati shume ndryshime nga skenari fillestar. Dhe Udi i premtoi vetes mos te xhironte me asnje film nese nuk do ish vete regjosori.

Mbas kesaj e mori stafeten regjizori Udi Alen. Filmi Tiger Lily, ne 1966, krijoi imazhin e tij si humorist.

Vepra e tij kinematografike eshte pike referimi per vete kinemane ose nje kinema me vete, ne llojin e vet, e nje mikrobote stil Udi Alen. Sleeper (1973), Annie Hall (1977) Manhattan(1979) , Radio Days1987 The Purple Rose of Cairo (1985), Hannah And Fog (1992) Husband And Wives (1992), Bullets Over Broadway1994, Deconstructing Harry (1997), Sweet And Lowdown (1999),Company Man (1999),Small Time Crooks (2000), Why Men Shouldn't Marry (2002), Anything Else (2003) dhe lista nuk ka te mbaruar.

Ne filmat e Udi Alen eshte shfaqur pothuasje gjysma e Hollywood-it. Shume prej tyre kane bashkepunuar me teper se nje here me te. Mia Farow, Diane Keaton, Sean Penn, Diane West, Judy Davis, John Kusac, Cristina Richie jane disa nga keta.

Nderimet dhe cmimet jane analoge me krijimtarine e tij te pasur. Ka qene pretendent per Oskar 20 here dhe e ka fituar ate 3 here, ndersa ka fituar 9 heren Topin e Arte.

Udi Alen eshte dhe muzikant. Fanatik i muzikes xhaz, eshte anetar i grupit xhazz, Eddy Davis New Orleans Jazz Band me te cilet luan saks ne mbremje e spektakle te ndryshme (Woody Allen Show). Eshte gjithashtu autor i shume librave humoristike.

Per sa i perket jetes se tij personale ajo eshte me e veshtire per t'u analizuar se vete filmat e Udi Alen. Ne 1954 martohet me dashurine e tij feminore Harlene Rosen por ndahet ne 1960. Ne 1964 martohet me aktoren Luisse Lasser por ndahet perseri pas 5 vjetesh. Ne 1980 krijon marredhenje me Mia Farrow, musen e tij ne shume filma, me te cilen lind dhe nje djale. Adoptojne gjithashtu dhe dy femije. Ne vitin 1992, ndersa marredhenja e tij me Mia Farrow, vazhdon, Udi Alen krijon marredhenje me vajzen e adoptuar te Mia Farrow, Soon Yi - Previn.

Ky incident mori shume fame, u shfaq ne mediat e gjithe botes, u xhiruan filma te ndryshem me jeten e Woody allen, kuptohet, ne asnje prej tyre nuk ishte ai regjizori.

Kjo e fundit solli perseri ne skene debatin e perhershem ndermjet krijuesit dhe njeriut. Dmth si ka mundesi nje njeri - gjeni sic mund te quhet Udi Alen, te jete shkaktar i nje skandali te tille?

Megjithate, megjithe famen qe mori skandali, Udi vazhdon te bashkejetoje sot e kesaj dite, me Previn, me te cilen u martua ne Venecia ne 1997, dhe se bashku kane adoptuar dy femije.

Ai gjithashtu vazhdon te luaj saksin ne klubin e vete ne New York, kur ne te njejten ore, ne anen tjeter te Amerikes, jepen cmimet Oskar.

Ne hyrjen e shekullit 21 ai vazhdon te shtoj rrathet e arte ne historine e kinemase, e te beje ate qe di me mire, te jete nje krijues i shumanshem e i vertete.


(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora