Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Flet këngëtarja e mirënjohur Valbona Halili

| E marte, 21.08.2012, 05:27 PM |


Më pëlqen veshja dhe kënga popullore tiranase

Nga Albert ZHOLI

Gjithmonë e palodhur me koncerte brenda dhe jashtë vendit. Gjithmonë me atë buzëqeshjen e saj karakteristike që ta bën bisedën të ngrohtë dhe miqësore. Koncertet e saj i kanë kaluar kufijtë e Shqipërisë, por ajo gjithmonë edhe pse kërkesat i ka në rritje, do të këndojë në skenat shqiptare, aty ku mori duartrokitjet e para dhe dëshifroi perspektivën si këngëtare. U rrit në skenë por edhe studioi për kanto, pasi këto studime i dhanë lëmimin e zërit, perfeksionimin e tij, por që e lidhën dhe më shumë me këngën popullore.Dhe pse çdo vit ajo nxjerr këngë të reja  ajo nuk e mohon se suksesin më të madh e ka arritur me albumin “Hall me burrë, hall pa burrë”.

Si ndihet Valbona  këtë verë?

E mbushur me punë. S’kam kohë të marrë frymë. Lëvizje të shumta mbushur me aktivitete dhe dasma. Dihet vera është shumë e ngjeshur për ne këngëtarët popullorë se helbete martohen bota (qesh).

Kështu është për të gjitha këngëtaret?

Besoj se po. Përderisa unë jam plot punë mednoj se dhe koleget po kështu do të jenë.

Ndiheni e lodhur?

Kënga është profesion për mua, pra ëshët punë. Çdo njeri kur në punë ndjen kënaqësi kur shpërblehet nuk lodhet kurrë. Njeriu mërzitet nga puna kur nuk shpërblehet për atë që merr dhe kur kaon në punë rutinë. Unë s’kam punë rutinë pas lëviz në vende të ndryshme, me njerëz të ndryshme dhe me vlerësim maksimal.  Kur punës i heq këta dy elementë ajo ktheht në bezi. Shyqr që jam shumë e kënaqur.

Ju shkoni në shumë dasma sidomos në Shqipërinë e mesme, gjatë këngës nuk tundoheni për të marrë pjesë ën gëzim si dasmorët?

Ahaaaaaaaaaaaaaaa… Aspak. Unë e di vendin tim. Kurrë nuk jam tunduar. E kam edukuar veten me këtë lloj pune.

Kjo do të thotë që nuk pini në tërë ato dasma?

Jo! Nuk pi përveç pijeve freskuese. Madje ato pa gaz. Ushqim ha sa për të thyer paksa urinë. Nuk jam tamaqare në të ngrënë.

Në lidhje me këtë, je dehur ndonjëherë pa dashje?

As me dashje as pa dashje. Pijet alkoolike nuk janë pronë e imja. Thjesht si kam qef dhe nuk paragjykoj asnjë. Se mendoj veten time të dehem . Më duket se s’do të jem më Valbona.

E thashë kur nuk je në punë, kur je mes miqsh..

As athere. Nuk e them se dua të hiqem që jam e arrirë, por thjesjt nuk më pëlqen pija. S’kam qenë kur mike me të. Ndoshta unë kam të tjera huqe. Pastaj të them të vertetën nuk kam parë ndonjë këngëtare që të pijë. Ndoshta është një ligj i heshtur që këngëtaret e kanë pranuar nën zë.

Ushqimi i preferuar?

Ushqimi tradicional tiranas dhe frutat.

Pse çdo gjë e lidh me Tiranën?

Se di. Ngaqë jam tironse dhe në familje kemi ca tardita që koha nuk na i ka zhvleftësuar por na i ka forcuar me kalimin e viteve. Edhe kur dal jashtë gjithmonë këmbëngul në gjellët tradicionale. Më janë bërë pjesë e vetes.

Po ndonjë vegle muzikore je munduar ti biesh?

Kam tentuar por s’ja kam arrit. Besoj se defit i bie. Nuk mbahen dy kungij nën një sqetull.

Po vetë si i ke mardhëniet me kuzhinën. A gatuan?

Kam qef por s’kam kohë. Kur kam kohë të them të vëretten gatuaj me merak. Nodnjëherë bëhem dhe dembele pasi e lodhur kam dëshirë të më shërbejnë (qesh).

Mërziteni shpesh?

Me tënë të drejtën jam tip i qeshur, jam njeri i paqtë. Por dhe zemërohem dhe ndodh që zemërimin e mbaj brenda. Kjo më dëmton, por ç’ti bëj ashtu jam. Më pëlqen humori dhe pozitiviteti në familja dhe në shoqëri.

Çfarë bëni kur mërziteni?

Zë dhe këndoj ose shikoj televizor.

Cila është shprehja më e përdorur kur mërziteni?

Ta marrë e mira ta marrë. Nuk dua të shprehem keq. S’dua të bëhem pjesë e debatit pa rezultat.

Kur ndiheni e emocionuar?

Kur më ftojnë në emisione televizive. Dua të jem e sinqertë ndaj kam emocione.

Por ju si trembeni spektatkleve si i trembeni emisioneve televizive?

Kur jam për këngë e kam mbledh mendjen se mikrofonin e kam për diçka tjetër, por kur flas jashtë këngës stepem. Edhe vetë çuditem. Por është fakt.

Jeni tip kureshtare?

Aspak. Jam tip i qetë që s’më interesojnë thashethemet. Kureshtja të devijon nga realiteti.

Cilat janë problemet e femrës shqiptare sot?

Së pari papunësia dhe mos vlerësimi sa duhet në jetë.

Kjo do të thotë se shoqëria shqiptare është ende maskiliste?

Mund të them se po. Ende shoqëria shqiptare vuan nga ky fenomen. Femra për çdo ditë po fiton terren , por jo aq sa e kërkon koha.

Veshja e prefeuar?

Në përditshmëri veshja sportive, në skenë veshja popullore tiranase.

Kur ndiheni më keq?

Kur më gënjejnë sy më sy.

Je supersticioze?

Në përgjithësi po, por jo shumë fanatike.

Je besimtare?

Jam një besimtare korekte. Ndjek rregullsiht ritet e besimit tim. Besoj në zot pasi ai më ka ndihmuar.

Mardhëniet me librin?

Dua ti kem të mira , por s’më lë koha.

I kushtoni shumë kohë lukut?

Aq sa duhet për një femër, por kurrë nuk e teproj. Ruaj gjithmonë sensin e masës.

Cilat udhëtime të pëqejnë më shumë. Me makinë, avion apo anije?

Me makinë sepse ndalon dhe shijon më shumë

E kujtoni ende këngën e parë të daljes suaj në skenë?

Sigurisht po. E mbaj mend shumë mirë. Ka qenë kënga “Një natë me Hënë” unë jam prezantuar në spektaklin “12 në Hollivud”, kompozuar nga mjeshtëri Fatmir Lela dhe orkestruar nga Shpëtim Saraçi. Ishte një ditë mrekulli. Një ditë që më hapi dyer. Kjo këngë shënoi fillesën e rrugës së suksesit tim. Që atëherë nuk i jam ndarë më kësaj rruge të vështirë dhe të bukur.

Keni kënduar, por edhe keni studiuar. Ju keni mbaruar shkollën për kanto?

Ambiciet e mia i kam bazuar në shkollimin tim. Në vitin 1988 kam mbaruar për kanto. Pikërisht në ato vite kur po liberalizohej jeta shoqërore dhe komunizmi ishte në grahmat e fundit. Në ato vite paraprirëse e liberalizimit ishte muzika, ku njerëzit shpreheshin më hapur dhe frika sikur ishte larguar. Kënga popullore ishte lënë paksa në hije.

Na kohën që studionit a jeni marrë me aktivitete?

Kam marrë pjesë në aktivitetet e shkollës, në dekadat e majit që bënte shkolla. Por të jem e sinqertë kur kam mbaruar Liceun Artistik atëherë fillojnë aktivitet e mia të mirëfillta. Fillimet e mia kanë përfaqësuar shkollën tonë. Kur mbarova Liceun Artistik unë u aktivizova me Shtëpinë Qendrore të Ushtrisë. M’u desh të bëja shumë punë, sepse zërin nuk e kisha ende të formuar.

Dhe çasti magjik “12 në Hollivud”?

E vërtetë. Ashtu mbetet në jetën time. Një moment magjik. Hyra në këtë konkurrim me mendimin jo se do të fitoja (sepse ishte dalja për herë të parë në skenë të tillë), por doja të shihja se deri ku arrinin mundësitë e mia. Vija mbas një fatkeqësie, humbjen e nënës. Dashuria për të, dëshira e saj për të kënduar, ajo ndjesi që kisha brenda vetes se duhet të arrija diçka, bënë që të gjeja forcat e të prezantohesha sa më dinjitoze në këtë spektakël. Jam pritur shumë mirë deri në gjysmëfinale. Ndoshta nuk shkova në finale sepse unë isha në një festival që u zhvillua në Turqi me një grup folklorik. Rëndësi ka që jam pritur mirë. “More djalë me sytë e zinj” “Eja të lutem”, janë këngët me të cilat kam debutuar.

Suksesi dhe albumi i parë..?

Pas suksesit më lindi ideja për album. Ai do të ishte prezantimi më i mirë para publikut tim. E hodha hapin. Me kompozitorin e talentuar të këngës popullore, Fatmir Lela, realizova albumin tim të parë. Ai ishte shtysa që të realizoja këtë album. Ai më futi në këngët e Shqipërisë së Mesme, ku Valbona përfaqësohet edhe sot, pa i ndarë edhe trevat e tjera. Kam qenë një nga këngëtaret e para që kam realizuar një album. Atëherë nuk kishin dalë akoma shtëpitë diskografike. Unë të gjitha tekstet i kam të shkruara dhe kompozuara nga Fatmiri dhe të regjistruara tek studioja e Shpëtim Saraçit. Albumi titullohej “Një natë me hënë”. Ka pasur sukses, si brenda dhe jashtë vendit. Thuajse u përpi. Më dha shumë krahë.

Tashmë vite të tëra në skenë. Aktualisht sa albume keni realizuar gjithsej?

Për momentin kam realizuar albumin tim të katërt. Albumi i dytë është “Sa më mungon, o nënë”, këtë ia dedikoj nënës time. Ky album u realizua në vitin 1996. Albumi i tretë u realizua në vitin 2007 dhe titullohej “Hall me burrë, hall pa burrë”. Ka një titull intrigues.

Në sa vende të botës keni shkuar dhe keni kënduar?

Thuajse gjithë Europën. Më shumë në Zvicër, Gjermani, Itali, Greqi.

Keni studiuar për kanto, keni hequr dorë përfundimisht nga kjo lloj muzike dhe i jeni përshtatur vetëm këngës popullore?

Isha shumë e dashuruar me këngën operistike, por koha, jeta bën të vetën. Tashmë, më mirë jam me këtë zë që kam tek kënga popullore, them se jam mirë këtu ku jam. (qesh)

box

Pushimet e Valbonës

Po ku i kalon pushimet Valbona? Ajo thotë: “Sa herë vjen sezoni i pushimeve ne jemi të ngarkuar me punë, kjo nuk ndodh vetëm me mua. Por them se është periudha e vjeshtës, apo më mirë e dimrit. Jemi të kundërtit e njerëzve. E ka profesioni. Kur të tjerët bëjnë plazh, ne argëtojmë të tjerët. Më pëlqen më shumë t’i bëj jashtë pushimet”.

box

Huazimet dhe kënga autoktone shqiptare

“Në materialet e mia nuk ka pasur huazime, janë gjithmonë materiale dhe kompozime të reja, pa lënë mënjanë materialet e vjetra (të ripunuara), të mbështetura në tabanin popullor. Këtë e kam kërkuar dhe vetë, por ka qenë dhe zgjedhja e vetë kompozitorëve me të cilët kam bashkëpunuar. Kënga po huazohet shumë, por është publiku ai që i dëshiron dhe i mirëpret autoktonet. Publiku është lodhur me këngët e huazuara”.