E premte, 29.03.2024, 09:31 AM (GMT)

Faleminderit

Gëzim Llojdia: Rajvizim për Drita Pelingun

E hene, 20.08.2012, 06:38 PM


RAJVIZIM PER DRITA PELINGUN

Nga Gëzim Llojdia

Drita Pelingu (Kripa), lindi, erdhi në jetë nëpër kohë në saj të një talenti më vital, që kaloi në një mjedis, që zhbirohet kompleks...

... E lindur në Vlorë, atje ku deti llapashitë dallgët, përmes talentit të vet, ajo shqipton njeriun qenien e vet në kohë dhe hapësirë duke synuar të shpalosë botën e vet, ta sqarojë dhe ta lexoj veten dhe shpirtin dhe zemrën e vet. Lindi, 85 vjet më parë, në Vlorë dhe u shkollua, në familjen tregtare të Kripajve. Kur ka mbërritur në kryeqytet thelbore ishte pastërtia, e zërit, thellësia përmes arsyes, që mund të zotohet nga pushteti talentit, ishte e para vajzë, që shkollohet në artin magjepsës të dramës, nën këshillat e Mios. Duke mbërritur viti 1946, gjendet aktore e teatrit profesionist, ndërkohë që është në shkollën pedagogjike me studime. Kryen kursin 3 vjet, aktore-regjizore. Ka përcjellë në radio –Tirana emisione, që të impononin respekt. Posedon 118 personazhe si sintezë më e përsosur e shpirtit dhe zemrës së akumuluar si ngarkesë, që kaloi në heshtje nga regjimi, kur mediokrit preknin qiejt, gjenit zbrisnin në tokë. Përmes qenies së shtypur, Drita bënte pjesë në “brezin e haruar”, nga kritika, përmes zërit kristal dhe idealeve të qëndresës, nuk mbërriti kurrë thyerja, vinte ëndërrimi i botës së artistes, që nuk solli zhgënjim, që luftoi për hir të zilive dhe çikërrimave të vetmive dhe i dashurive dhe urrejtjeve, që ngjallte pathosi artistik i të madhes Drita Pelingu(Kripa). Hysen Pelingu, bashkëshorti i saj, ky artist i madh i skenës u bë ombrellë, për të mbrojtur artin dhe bashkëshorten nga zilitë e atij arti, që zbriste nga labirintet klasore, që e ndante e mbulonte talentin, që kishte mbërritur nga qyteti detar i Vlorës. 100 role në teatër. Veçohet kompleksiteti dhe interpretimi skrupuloz tek dramat e gjenive :”Mbreti Ilir”, ”Otello’, ”Hamleti”, ”Intrigë dhe dashuri”, ”Letra e hunbur”, ”Djali plangprishës”, ”Halili dhe Hajria”, ”Tartufi””Arturo Ui”.

Naim Frashëri, artisti i popullit, bashkëkohës i Dritës në teatër, në fillesën e saj e ka koncentruar obligimin e tij, qysh në atë kohë. Thënia e tij: ”Është kënaqësi të kesh partnere në skenë, Drita Pelingun”. Në botën e filmit, në titrat e tij gjendet emri i Drita Pelingut, që ka gjetur rishtazi një truall të ri, të ngrohur nga një zjarr i brendshëm, ku talenti ka mposhtur krejt ithtarët e pushtetit të kuq, që nëpër buzë, kanë dashur, s’kanë dashur kanë mërmëritur”Luan bukur”. Personazhet e saj: ”Nëna”. ”Budja”. ”Halla”, Mësusja’, ”Mukadezi”. Nga ana regjizoriale ka realizuar :”Kënga e Mjelllmës”, ”Hijet”, ”Shumë zhurmë për asgjë”, ’Kush e solli Doruntinën “, Korrupsion në pallatin e drejtësisë”. Ka vënë në skenë, në teatrot e Shkupit, Vlorës etj. Drita Pelingu ka punuar për 20 vjet si pedagoge në Akademinë e Arteve. Bashkëpunëtorët e saj në teatër Mio, Stillu, Mima, Qesari. Kjo është aktorja e madhe Drita Pelingu (Kripa) e adhuruara e artëdashësve shqiptar, që disponon hapësira, frymëmarrje, rezonancë dhe qëndresë nga cikërrimat e luftës klasore. Kjo është Drita, që ka pushtuar më rolet e saj, zemrat artdashëse, që regjimi i asaj kohe, dot nuk e bëri, ”Artiste e Popullit”, shikuar nga ky kënd rezonimi mund të thuhet se Drita Pelingu është artiste e të gjithë shqiptarëve, është qytetare nderi e Vlorës, pavarësisht se i mungon, ajo sajdisja zyrtare. Arti i Dritës do të jetojë gjatë, ngase jeta e aktorit e shkurtër është por arti tij jeton, ai është futur në panteonin e kulturës, së këtij kombi artdashës. Ky është edhe nderi, që i bën arti kombëtar, veprës së Dritës. Kësaj plejade kaq të ndritur, që bëri shumë për kulturën kombëtare dhe mori pak, i shtohet edhe vlimi vullkanik i 118 personazheve të artistes magjepse Drita Pelingu (Kripa).



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora