Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Lekë Mrijaj: Rapsodja Ardiana Mrijaj - Gjelaj

| E diele, 19.08.2012, 11:34 AM |


 

Ardiana Mrijaj – Gjelaj ,rapsode e shkelqyeshme ne  interpretimin e kenges folklorike shqiptare në New York të Amerikës

Nga: Lekë Mrijaj

Ardiana Mrijaj –Gjelaj është  emër shumë i njohur i folkorit shqiptar ne diasporë ne New York të Amerikes.Ardiana u lind e u rritë ne Queens, New York të Amerikës aty perfundoi me suksese të shkelqyeshme mesimet parauniversitare dhe universitare  Cosmetology në BMCC- Maria Regina High School Hartsdale, New York,është e martuar dhe nënë e dy fëmijve.

Ardiana Mrijaj –Gjelaj interpretimet e saja te para me çifteli në folklorin shqiptar i filloi qe nga vegjëlia  ne rritje e siper me talentin dhe vullnetin e saj qe e kishte për të kënduar këngë folklorike –rapsodike dhe popullore ajo kishte prapa vetit perkrahjen e prinderve të saj babait Tomës shkrimtar,analistit,veprimtarit,atdhetarit ,patriotit të gjallë të kauzes sone kombetare Shqiptare dhe nënes se saj  Lizës veprimtare e shquar shqiptaro-amerikane e shkelqyer ne punen e saj dhe ne pozitat e saja ne SHBA. e cila akoma ushtron aktivitete te rëndesishme politike ne qytetin e New York-ut.

Kengët  e Ardianes te kesaj artiste-mjeshtreje te madhe janë ciceroni me i mire per Shqiptaret qe jetojnë ne SHBA. dhe të diaspores Shqiptare ne pergjithesi  sa here qe u mjegullohen rruget për atdhedashuri e patriotizem  për  trojet tona Arbërore stergjyshore. pra të Shqipërisë Etnike ajo permes zerit të saj magjik te mrekullueshm me anë të telave te çiftelis arrijnë tua freskojë zemrat e mergimtarve pra me kenget e saja ti çmallë sado pak për trojet tona  të Arbërit.

Origjina e Ardiana Mrijaj-Gjelaj  rrjedh  nga fshati Zllakuqan i Lugut të Drinit në rrethin  e Dukagjinit gjysherit dhe stergjysherit e saj  Nikolla I Mrisë (Mrijaj) Preni i Nikollës se -I- dhe gjyshi i saj Nikollë P.Mrijaj –II-keta burra njiheshin si atdhetaret me te devothsem te asaj kohe te hidhur se bashku me shokët e tyre ata i benë  rezistencë perandorive-pushtuesve otomane e asaj serbo-karpatiane si dhe sistemit te kuq stalinist-titist komunist jugosllav ,parardhesit e saj të asaj të Ardianes  ishin çdo here te persekutuar te shtypur të diskriminuar nga forca e atij regjimi te eger barbarian pushtues otoman ,karpatian dhe klikes se eger titiste-komuniste dhe te spiunve te tyre pro-jugosllave.

Prandaj edhe prindi  saj Toma pothuajse ishtë një nder personaliletet e para të shkolluara te asaj kohe ne Lugun e Drinit  i cili pothuajse pati perfunduar normalen e asaj kohe në Gjakovë, pra u shtyp dhe u perndjek nga ai regjim i eger totalitar titist-komunist te asaj  kohe detyrimisht ne menyre te shpejt per shkak të rrezikut qe  i kanosej  leshoi  atdheun- vendlindjen pa dashjen e tij dhe iku –mergoi për në Paris të Frances me vonë kaloi në SHBA.,gjithashtu edhe Nëna e Ardianes Liza e perndjekura me familje nga Shkodra  nga dhuna dhe presioni komunist enverian ,pothuajse ne te njeten  kohe kaluan kufirin ilegal nga Shqiperia per ne SHBA.

Ardiana Mrijaj –Gjelaj është një këngetare-artiste e  njohur ne New York të Amerikës dhe diasporë me kenget e saja te mrekullueshme ajo i mbanë të gjall adhuruesit e saj dhe ju jep  shpirt kengeve te panumerta te tradites sone Arbërore  epiko- lirike ajo i ruan me krenari kujtimet  te shtrenjta te baballarve te saj dhe te historise sone të lavdishme ne ngritjen e ndjenjes patriotike atdhetare Shqiptare.

Kengët  e Ardiana Mrijaj –Gjelaj janë me origjinalitetin e vlerave rapsodike -folklorike dhe ushtimen e zerit te saj drejperdrejte-live!

Duke dëgjuar kengët e Ardiana Mrijaj –Gjelaj thonë shumë adhurues  te saj  të folklorit Shqiptar na behet sikur po degjojme zërin e të madhes sonë Fatime Sokolit pra kushtrimin e Gjergj Kastriotit, Pjeter Bogdanit,A të Gjergj Fishtes , Ise Boletinit, Bajram Currit, Oso Kukes, Haxhi Zekes, Nue Perlleshit, Ahmet Delise , Adem Jasharit e Haradinajve të Glogjanit…klithmat e te djallëzuarve otoman si te Mehmet Pashes… te naçallnikeve, spiunve  dhe mercenarve te tyre serbo-karpatian e komunist per humbjet e tyre te pesuara ne arena te luftes ne fushebeteja, por na behet edhe sikur po e shijojmë Bashkimin e Trojeve Etnike Arbërore me këngen e saja te mrekullueshme siq është  kënga :

Thërret prizreni mori Shkodër

http://www.youtube.com/watch?v=RHyvU3qnSRw

Thërret prizreni mori Shkodër

hajde te rrim se te kam moter

merre Durrësin dhe Tiranën

se na kshtu e gzojna nanen

un thërras Pejë edhe Gjakovë

Drenicë Llap edhe Rugovë

vjen Decani e Mitrovica

Kacaniku e Kamenica

vjen Gjilani e Prishtina

Ferizaj edhe Klina

hej kshtu n'kala

s'bashku te rrina

 

hej kur te vini mos harroni

edhe Krujen ktu ta ftoni

coni lajm ne Gjirokaster

Tepelen e Mallakaster

Mat, Mirdit , Kuksin me thirr

thirre Korcen o me rrethin

thrras Tetoven Gostivarin

thrras Uliqinin e Tivarin

Bujanovcin vjen Presheva

Suhareka,Malisheva

hej tan Gollaku e Podujaeva

hej i kam thirr Plavë edhe Guci

hot e Grud edhe Malsi

kam thirr Dibren Ohrin Strugen

merre Matin edhe Puken

vjen Cameria e vjen Janina

lumes na s'bashku do rrina

Manastiri ka cue fjal

gjithsesi une kam me ardhe

gjithsesi une kam me ardhe

oh se per Korc malli m'ka marre

por ni besë m'kan than e ki

o her do kur te ju do vijm

hej kur te vini dore per dore

mos harroni te shkoni ne Vlorë

conja Vlorës ni porosi

ni flamur le ta merr ne gji

te gjith vllazën edhe motra

eni keshtu po ju thërret votra

ni kuror bashk ta qendisim

ni flamur s'bashku ta ngrisim

le te n'degjon bota mbare

kshtu rrin bashk ooo

gjith populli Shqiptare o hej

Ne atje larg atdheut ne Amerikën e larget thone adhuruesit  e saj sikur  po e jetojme bukurine e nje shteti të perbashket Shqiptar ”, apo edhe te vajzes qe “prej nje shpati” ia leshojme syte... - te gjitha këngët e Ardianes janë te shoqeruara me nje ze te shkelqyeshem ,kumbues dhe tingull te veçante me telat e çiftelisë se saj.

Ndonese edhe ne ketë kohë të ketij stinori të nxehtë me vape te madhe Ardiana Mrijaj-Gjelaj  nuk po i ndahet fare kenges folklorike pra është shumë aktive here pas here na shfaqet me zerin e saj  magjik ne darsma, ndeja, ahengje të ndryshme me kënget e saja.

Ardiana e cila gjatë ketij stinori veror qëndroi ne pushime dy javore ne vendlindjen e prindit të saj në Zllakuqan të Lugut të Drinit,Klinë,ajo rrefen se për mua se është një kënaqësi e madhe dhe privlegj qe i perkas një familje te ndershme dhe të shëndoshë siq eshte familja ime MRIJAJ  ne të cilën rrjedh unë pra nga nje familje intelektuale,atdhetare e patriotike Shqiptare  familje e cila gjithmonë ishte nën anën e vlerave kombetare ,bukëdhenese ku ne odat e tyre pra stergjysherve te mi u mblidhnin burrat te mdhenje te asaj kohe per te berë kushtrimin  unitetin dhe pajtimin e burrave ne Lugun e Drinit të Dukagjinit pra familja ime MRIJAJ ishte dhe është e brumosur me vlera te pergjithshme patriotike atdhetare kombetare dhe fetare.

Ardiana Mrijaj –Gjelaj për adhuruesit e saj thotë se  unë ju dua shumë kudo që jeni, kudo që na dëgjoni ne atdhe apo ne Amerikë kam  shumë respekt për ju adhuruesit  e mi te folklorit Shqiptar  Ju premtoj  se kurrë nuk do te ndiheni te zhgenjyer nga ana ime , gjithëherë do këndoj  sipas shijes suaj. dhe vullnetit tuaj vetem me kenge popullore dhe patriotike.

Nga Ardiana Mrijaj –Gjelaj në të ardhmën ajo premton se pritet Albumi më i ri Cd-DVD me këngë të reja të zgjedhura folklorike e popullore.

Adhuruest e mi me ngrohtësi dhe me plotë zëmer i përshendet rapsodja e folklorit Shqiptar Ardiana Mrijaj –Gjelaj ,duke thënë se  krenohem tej mase  me adhuruesit e mi , por edhe juve adhurues  te mrekullueshem krenohuni me Ardiana Mrijaj –Gjelaj.