| E diele, 19.08.2012, 12:34 PM |
Ardiana
Mrijaj – Gjelaj ,rapsode e shkelqyeshme ne
interpretimin e kenges folklorike shqiptare në
Nga: Lekë Mrijaj
Ardiana
Mrijaj –Gjelaj është emër shumë i njohur
i folkorit shqiptar ne diasporë ne
Ardiana Mrijaj –Gjelaj interpretimet e saja te para me çifteli në folklorin shqiptar i filloi qe nga vegjëlia ne rritje e siper me talentin dhe vullnetin e saj qe e kishte për të kënduar këngë folklorike –rapsodike dhe popullore ajo kishte prapa vetit perkrahjen e prinderve të saj babait Tomës shkrimtar,analistit,veprimtarit,atdhetarit ,patriotit të gjallë të kauzes sone kombetare Shqiptare dhe nënes se saj Lizës veprimtare e shquar shqiptaro-amerikane e shkelqyer ne punen e saj dhe ne pozitat e saja ne SHBA. e cila akoma ushtron aktivitete te rëndesishme politike ne qytetin e New York-ut.
Kengët e Ardianes te kesaj artiste-mjeshtreje te madhe janë ciceroni me i mire per Shqiptaret qe jetojnë ne SHBA. dhe të diaspores Shqiptare ne pergjithesi sa here qe u mjegullohen rruget për atdhedashuri e patriotizem për trojet tona Arbërore stergjyshore. pra të Shqipërisë Etnike ajo permes zerit të saj magjik te mrekullueshm me anë të telave te çiftelis arrijnë tua freskojë zemrat e mergimtarve pra me kenget e saja ti çmallë sado pak për trojet tona të Arbërit.
Origjina e Ardiana Mrijaj-Gjelaj rrjedh nga fshati Zllakuqan i Lugut të Drinit në rrethin e Dukagjinit gjysherit dhe stergjysherit e saj Nikolla I Mrisë (Mrijaj) Preni i Nikollës se -I- dhe gjyshi i saj Nikollë P.Mrijaj –II-keta burra njiheshin si atdhetaret me te devothsem te asaj kohe te hidhur se bashku me shokët e tyre ata i benë rezistencë perandorive-pushtuesve otomane e asaj serbo-karpatiane si dhe sistemit te kuq stalinist-titist komunist jugosllav ,parardhesit e saj të asaj të Ardianes ishin çdo here te persekutuar te shtypur të diskriminuar nga forca e atij regjimi te eger barbarian pushtues otoman ,karpatian dhe klikes se eger titiste-komuniste dhe te spiunve te tyre pro-jugosllave.
Prandaj edhe prindi saj Toma pothuajse ishtë një nder personaliletet e para të shkolluara te asaj kohe ne Lugun e Drinit i cili pothuajse pati perfunduar normalen e asaj kohe në Gjakovë, pra u shtyp dhe u perndjek nga ai regjim i eger totalitar titist-komunist te asaj kohe detyrimisht ne menyre te shpejt per shkak të rrezikut qe i kanosej leshoi atdheun- vendlindjen pa dashjen e tij dhe iku –mergoi për në Paris të Frances me vonë kaloi në SHBA.,gjithashtu edhe Nëna e Ardianes Liza e perndjekura me familje nga Shkodra nga dhuna dhe presioni komunist enverian ,pothuajse ne te njeten kohe kaluan kufirin ilegal nga Shqiperia per ne SHBA.
Ardiana Mrijaj –Gjelaj është një këngetare-artiste e njohur ne New York të Amerikës dhe diasporë me kenget e saja te mrekullueshme ajo i mbanë të gjall adhuruesit e saj dhe ju jep shpirt kengeve te panumerta te tradites sone Arbërore epiko- lirike ajo i ruan me krenari kujtimet te shtrenjta te baballarve te saj dhe te historise sone të lavdishme ne ngritjen e ndjenjes patriotike atdhetare Shqiptare.
Kengët e Ardiana Mrijaj –Gjelaj janë me origjinalitetin e vlerave rapsodike -folklorike dhe ushtimen e zerit te saj drejperdrejte-live!
Duke dëgjuar
kengët e Ardiana Mrijaj –Gjelaj thonë shumë adhurues te saj
të folklorit Shqiptar na behet sikur po degjojme zërin e të madhes sonë Fatime
Sokolit pra kushtrimin e Gjergj Kastriotit, Pjeter Bogdanit,A të Gjergj Fishtes
, Ise Boletinit, Bajram Currit, Oso Kukes, Haxhi Zekes, Nue Perlleshit, Ahmet
Delise , Adem Jasharit e Haradinajve të Glogjanit…klithmat e te djallëzuarve
otoman si te Mehmet Pashes… te naçallnikeve, spiunve dhe mercenarve te tyre serbo-karpatian e
komunist per humbjet e tyre te pesuara ne arena te luftes ne fushebeteja, por
na behet edhe sikur po e shijojmë Bashkimin e Trojeve Etnike Arbërore me këngen
e saja te mrekullueshme siq është kënga :
Thërret
prizreni mori Shkodër
http://www.youtube.com/watch?v=RHyvU3qnSRw
Thërret
prizreni mori Shkodër
hajde te
rrim se te kam moter
merre
Durrësin dhe Tiranën
se na
kshtu e gzojna nanen
un thërras
Pejë edhe Gjakovë
Drenicë Llap
edhe Rugovë
vjen
Decani e Mitrovica
Kacaniku
e Kamenica
vjen
Gjilani e Prishtina
Ferizaj
edhe Klina
hej kshtu
n'kala
s'bashku
te rrina
hej kur
te vini mos harroni
edhe
Krujen ktu ta ftoni
coni lajm
ne Gjirokaster
Tepelen e
Mallakaster
Mat,
Mirdit , Kuksin me thirr
thirre
Korcen o me rrethin
thrras
Tetoven Gostivarin
thrras Uliqinin
e Tivarin
Bujanovcin
vjen Presheva
Suhareka,Malisheva
hej tan
Gollaku e Podujaeva
hej i kam
thirr Plavë edhe Guci
hot e
Grud edhe Malsi
kam thirr
Dibren Ohrin Strugen
merre
Matin edhe Puken
vjen
Cameria e vjen Janina
lumes na
s'bashku do rrina
Manastiri
ka cue fjal
gjithsesi une kam me ardhe
gjithsesi
une kam me ardhe
oh se per
Korc malli m'ka marre
por ni
besë m'kan than e ki
o her do
kur te ju do vijm
hej kur
te vini dore per dore
mos
harroni te shkoni ne Vlorë
conja
Vlorës ni porosi
ni flamur
le ta merr ne gji
te gjith
vllazën edhe motra
eni
keshtu po ju thërret votra
ni kuror
bashk ta qendisim
ni flamur
s'bashku ta ngrisim
le te
n'degjon bota mbare
kshtu
rrin bashk ooo
gjith populli Shqiptare o hej
Ne atje larg atdheut ne Amerikën e larget thone adhuruesit e saj sikur po e jetojme bukurine e nje shteti të perbashket Shqiptar ”, apo edhe te vajzes qe “prej nje shpati” ia leshojme syte... - te gjitha këngët e Ardianes janë te shoqeruara me nje ze te shkelqyeshem ,kumbues dhe tingull te veçante me telat e çiftelisë se saj.
Ndonese edhe ne ketë kohë të ketij stinori të nxehtë me vape te madhe Ardiana Mrijaj-Gjelaj nuk po i ndahet fare kenges folklorike pra është shumë aktive here pas here na shfaqet me zerin e saj magjik ne darsma, ndeja, ahengje të ndryshme me kënget e saja.
Ardiana e cila gjatë ketij stinori veror qëndroi ne pushime dy javore ne vendlindjen e prindit të saj në Zllakuqan të Lugut të Drinit,Klinë,ajo rrefen se për mua se është një kënaqësi e madhe dhe privlegj qe i perkas një familje te ndershme dhe të shëndoshë siq eshte familja ime MRIJAJ ne të cilën rrjedh unë pra nga nje familje intelektuale,atdhetare e patriotike Shqiptare familje e cila gjithmonë ishte nën anën e vlerave kombetare ,bukëdhenese ku ne odat e tyre pra stergjysherve te mi u mblidhnin burrat te mdhenje te asaj kohe per te berë kushtrimin unitetin dhe pajtimin e burrave ne Lugun e Drinit të Dukagjinit pra familja ime MRIJAJ ishte dhe është e brumosur me vlera te pergjithshme patriotike atdhetare kombetare dhe fetare.
Ardiana Mrijaj –Gjelaj për adhuruesit e saj thotë se unë ju dua shumë kudo që jeni, kudo që na dëgjoni ne atdhe apo ne Amerikë kam shumë respekt për ju adhuruesit e mi te folklorit Shqiptar Ju premtoj se kurrë nuk do te ndiheni te zhgenjyer nga ana ime , gjithëherë do këndoj sipas shijes suaj. dhe vullnetit tuaj vetem me kenge popullore dhe patriotike.
Nga Ardiana Mrijaj –Gjelaj në të ardhmën ajo premton se pritet Albumi më i ri Cd-DVD me këngë të reja të zgjedhura folklorike e popullore.
Adhuruest e mi me ngrohtësi dhe me plotë zëmer i përshendet rapsodja e folklorit Shqiptar Ardiana Mrijaj –Gjelaj ,duke thënë se krenohem tej mase me adhuruesit e mi , por edhe juve adhurues te mrekullueshem krenohuni me Ardiana Mrijaj –Gjelaj.