E marte, 23.04.2024, 04:03 PM (GMT+1)

Kulturë

Lulzim Logu: Intervistë me këngëtaren Anila Hoxha

E diele, 19.08.2012, 05:04 PM


Një zë që ka pushtuar zemrat tona…

-Intervistë me këngëtaren Anila Hoxha–

Nga Lulzim Logu

Përpara  disa ditësh në Tropojë u organizua “ Festa e Tropojës” një takim brezash i artistëve, krijuesve dhe sportistëve më të njohur  ndër vite të Tropojës, inisiativë e një grupi nga diaspora dhe Tirana, mbështetur nga Bashkia Bajram Curri dhe Komuna Margegaj, por dhe nga Shoqata “ Klubi i Shkrimtareve dhe Artistëve” dhe Ansambli “ Dardania” Tropojë.

Emra të njohur të artit dhe sportit tropojan performuan rrugëve të qytetit, duke zgjuar kërshërinë e qindra shikuesve, sportistë të njohur dhe të rinj organizuan ndeshje sportive në Parkun Sportiv, krijuesit risollën edhe njëherë traditën e “ Sofrës poetike” ndërsa artistët, vallëtarë dhe këngëtarë i gjallëruan mbrëmjet e kristalta alpine.

Traditë, kostume popullore, rite dhe doke , homazhe për njërëz që s’janë më, por kanë lënë mes nesh emrin dhe  veprën e tyre si dhe promovime librash, albumesh  dhe artistësh të rinj, që jetojnë në Shqiperi, por edhe në SHBA, AUSTRALI, GJERMANI, ZVICER, ITALI etj.

Spikati padyshim Anila Hoxha, aktualisht këngëtare në LA SKALA- ITALI e cila mahniti bashkëqytetaret e saj me zerin brilant, thjeshtësinë dhe dashurinë për vendin e vet, duke u shndrruar në një krenari të re për këtë ikonë tashmë të këngës lirike shqiptare dhe jo vetëm.

Me kenaqësi ajo pranoi ti sjellë lexuesit tone mbresat e saj nga ky aktivitet dhe një pjesë nga biografia e saj e çmuar artistike dhe njerëzore, në intervistën e meposhtme:

Ju ktheheni në vendlindje pas shumë vitesh, një rikthim i mrekullueshëm nostalgjik, por edhe artistik në  ” Festa e Tropojës 2012”.  A mund ti përshkruani mbresat tuaja të këtyre ditëve?

Po vertete eshte nje rikthim shumë nostalgjik mbas 28 vitesh.Nje mrekulli per mua ,kur unë kendova ne stadiumin e qytetit tim ,perpara publikut tim shum artedashes dhe qe me dhane nje emocion te vecante dhe te paharruar.Kjo feste ishte nje organizim shume i bukur dhe nostalgjik ku u takuam me njeri tjetrin mbas kaq vitesh ,duke kujtuar me mall femijerine tone.

Sapo arrita ne B.Curri menjehere  shkuam te shikojme shtepine ,oborrin ,lagjen aty ku linda dhe u rrita,aty ku kalova pjesen me te bukur te jetes time ,femijerine,ishim bashke me motrat dhe vellain tone ,duke shikuar ndryshimet qe jane bere ne kete lagje.

Emocion!Kenaqesi!Mrekulli!

Nga Tropoja në LA SKALAN e famshme, një udhëtim dikur i pabesueshëm, si arritët të përshkruani këtë rrugë të gjatë dhe të mundimshme njerëzore dhe artistike, kush ishte suporti juaj i madh që ju percaktoi në këtë moment jetësor?!

Une  jetoj ne Milano qe ne vitin 1994 dhe bej aktivitete vazhdimisht e disa here kam pasur rastin te kendoj edhe ne La Scala  ku vete Academia e Skales me zgjodhi per te kenduar Fantazine e Bethovenit.

Ndjeva vertete emocion te vecante dhe krenari duke menduar madheshtine e ketij teatrikaq famoz ku kane kenduar artistet me te medhenj boteror.Me kurajon time dhe te familjes kam mundur te ec, por rruga drejt artit nuk eshte asnjehere e lehte aq me shume ne Milano ku eshte baza e artit operistik dhe ku konkurenca eshte shume e madhe.

Me studim dhe perpjekje të vazhdueshme arrita qe ne teatro te ndryshme te Milanos te realizoj me sukses rolet e para,si  rolin e Violetes tek opera Traviata e Giuseppe Verdit, rolin e Mimise tek opera Boheme e Puccinit, rolin e Toskes tek opera Toska e disa role te tjera .

Ju keni lindur dhe jeni formuar në Tropojë, përkatësisht në Bajram Curri, në një familje të thjeshtë, por e cila ka ndikuar fuqishëm në zgjedhjen tuaj. Në fakt si e kujtoni feminine tuaj dhe raportet me vellezerit, motrat dhe miqte e aferm në raport me të sotmen?!

Linda dhe u rrita ne B.Curri(Tropoje)qyteti im ,ku une kendova per here te pare .Familja ime me ka mbeshtetur shume per artin tim qe ne moshe te vogel e per me shume vellai im Cen Hoxha me ka ndihmuar ne interpretimin e kengeve sepse edhe ai ishte nje artist,regjizor dhe aktor ne teatrin e B.Currit.

Por mbi të gjitha ai ishte një mik i vertetë, jo vetëm i imi, por edhe i juaji dhe i shumë bashkëmoshatarëve të tij, në qytetin e vogël malor, që rritej ngadalë fizikisht, duke ndertuar edhe koncepte bashkëkohore të komunikimit letrar dhe artistik.

Me kete mbështetje te madhe qe me jepte familja ime une munda te shkoj gjithnje e me perpara duke fituar konkursin e kantos ne shkollen e muzikes ne Shkoder ,atje ku fillova karrieren time artistike si soprano.

Lexuesi është mjaft kureshtar të mësojë më shumë për rrugën tuaj artistike, për karrierën tënde të ndritshme, për pikat e saj të arta dhe të ardhmen tuaj muzikore!

Fillova te kendoj qe ne moshen 7 vjece ne festivalet per femije te B.Currit duke fituar vazhdimisht cmime te para dhe te dyta deri ne moshen 14 vjece ,kam marre pjese 2 here ne festivalet kombetare ne Shkoder ku fitova edhe atje cmimin e dyte.

Me pregaditjen nga mesuesja ime e muzikes Fatime Sokoli,fitova konkursin per ne shkollen e muzikes Preng Jakova ne Shkoder ku vazhdova aty per 4 vjet si soprano me profesor Ferid Bala.

Ne moshen 16vjeçare realizova rolin tim te pare si protagoniste e pare,operen Mrika, ne rolin  e Mrikes me shume sukses ne teatrin Migjeni ne Shkoder .

Mbasi mbarova shkollen e muzikes ,fitova menjehere konkursin  ne Konservatorin e Tiranes per 4 vjet duke u diplomuar atje  me aktin e 4 te operes Traviata ne rrolin e Violetes ,me notë maksimale.

.Me kerkesen time ,per problem familjare,u percaktova si mesuese e kantos ne shkollen e muzikes ne Fier ku  jetova per 5 vjet.

Ne vitin 1994 shkova ne Milano, Itali, ku e fillova  edhe nje here aktivitetin tim si soprano, duke bere fillimisht nje kurs privat me nje maestro te Scales ku punova shume per tekniken e kantos.Aktivitetin tim e kam ne Milano dhe  atje ku me jepet mundesia te shkoj.

A do të ktheheni në Teatrin e Operas dhe të Baletit për një Koncert Recital dhe natyrisht në Tropojë, në Sallën e njohur të Pallatit të Kulturës “ Dardania” aty ku morën jetë zërat e mrekullueshëm të Fatime Sokolit, Fatmira Breçanit, Gezim Nikes e dhjetra kengetareve të tjerë, tashmë të njohur kudo?!

Deshira ime e madhe eshte qe te kendoj ne vendin tim.Ne vitin 2005 kam dhene koncert recital ne teatrin e operas dhe te baletit  me shume sukses ,ne 2011 kendova ne teatrin Migjeni ne Shkoder  ku u prita  jashte mase mire nga publiku e jam ne pritje  per aktivitete te tjera e pse jo edhe ne Tropojen  time atje u une fillova te kendoj per here te pare,ne Kosove e ne te gjitha trojet shqiptare.

Cili do të ishte mesazhi për fansat tuaj të panumurt në Shqipëri, Kosove dhe kudo nëpër botë?!

Kam 18 vjet qe jetoj ne Itali dhe Fansat e mi deri tani jane me shume atje,sepse e kam atje aktivitetin tim ,por tani jam duke pregaditur nje kenge me video klip me tekstin e Agim Docit e me muzike te Edmond Zhylalit qe do te dale se shpejti .

Një këngë e re në kuader të 100 vjetorit të Pavarësisë, pastaj më vonë një recital, kesisoj do të jem vazhdimisht në komunikim me publikun e  vendit tim, të cilit i jam mirenjohës dhe ndihem shumë borxhlie per mbështetjen dhe dashurinë e tij pa kushte si një këngëtare e re, të cilës i nevojitet patjetër suksesi në vendin e vet së pari!

Shpresoj qe kjo kenge te pelqehet nga publiku  yne artedashes, ashtu si dhe koncerti recital!

 

Faleminderit!!!



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora