Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Demir Krasniqi: Dekoratat e Gjilanit

| E diele, 19.08.2012, 10:02 AM |


Demir KRASNIQI:

DEKORATAT E GJILANIT

Për punën që bëra ndër shumë gjenerata –
Gjilani më nderoi me shumë dekorata !

Për kontributin që dhashë mbi katër dekada –
Gjilani më dekoroi me shumë barrikada !

Për nxënësit  që iu dhashë çdo gjë pedagogjike –
Gjilani më dekoroi me titullin: “Tepricë teknologjike “!

Për këtë popull që  u dogja si brumi nën saç  –
Gjilani më dekoroi me titullin: “Artist rrugaç “!

Për këtë popull që  punova tërë jetën  nën  dhunë   –
Gjilani më dekoroi me titullin:“Artist i pa punë ”!

Për këtë popull që  i këndova gjithmonë nën presion  –
Gjilani më dekoroi me titullin: “Artist  pa  pension “!

Për këtë popull që punova me  shpirt  e  dëshirë –
Gjilani më dekoroi me titullin: “Artist nën  mëshirë!”

Për këtë popull që i këndova trimat legjendarë  –
Gjilani më dekoroi me titullin: “Artist lypsar “!

Për këtë popull që i këndova luftëra edhe gjak –
Gjilani më dekoroi me titullin: “Artist endacak “!

Për këtë popull që i këndova  faqet e historisë –
Gjilani më dekoroi me titullin: “Artist i çarshisë “!

Për këtë popull që i këndova heronjtë kombëtarë –
Gjilani më dekoroi me titullin: “Artist mëkatarë “!

Kur një artist populli , kështu dekorohet –
Herët , apo vonë , dikush do t’ turpërohet !

Gjilan, më 16 . 08.2012.