E premte, 29.03.2024, 01:03 PM (GMT)

Kulturë

Ndërron jetë shkrimtari Valter Lazeri

E diele, 19.08.2012, 09:48 AM


Familjes, Lidhjes Qeparotase dhe Petraq Palit, ngushëllime dhe respekt!
 
KUSHTUAR VALTER LEZERIT:

 
Na iku pa pritur nga kjo botë
Një shok e një mik interneti
Familja dhe vajzat, mbytur në lot
Na pikëlloj të gjithëve poeti.
 
Po Valter Lazeri, liriku i ëmbël,
Do ngelet përherë midis nesh, në ballë:
"S`do të mungojnë të ikurit për fare,”
Do kujtohet përherë si i gjallë!
Luani, nga Vlora
 
Po botojmë disa poezi, marrë nga vellimi ‘’SHKRUAR NEPER UDHE’’, të Valter Lazerit
 
KJO MBREMJE.....
 
Mbas dites me shkel syrin hena
Kjo mbremje me beri te  marre!
Trazova gjithe vitet e  lena ,
Mes letrave zverdhur sirtaresh
 
Aty, ti, je dallga e cmendur,
qe vjen me ere plot terbim,
Dhe une nje skemb i goditur,
Me emrin e vjeter -.durim.
 
Te tjera dashuri kaluam...
Te reja, te fresketa rrine prane.
Nga larg, ca kenge zemeruar
Dhe zhurma e dallgeve cale-cale...   
           Usa-1999
 
TRISHTIM
 
Ne dritare vazua
lulethare,
Ne porte dy trendafila
pa jete.
Kalldremi dhe vija
pa uje...
...ne mur vizatuar  rrekeshiu
Larguar!
          Si une dhe shume te tjere.           
               1997
 
THIKAT
 
Te ngulura mbi gjoks i kam,
pa njohur  ende  mire  jeten.
Me dhembin kur dua t`i shkul,
Kur pa dashje them te  verteten.
 
Femij dhe i rritur me to,
I mbajta si briret kaprolli.
I shpuar, i care ky gjoks,
Nje "eh!"ankuar s`e nxorri.
 
U rrita, po plakem me to,
Ne gjunje, jo, kurre, s`me ulen!
Sme dhembin te  gjoksit, qe shoh,
S`duroj, kur pas shpine m`u ngulen.     
                  1997
 
DASHURISE
 
Ne c`dite te bukur
valle ke lindur
A c`dite e "lige''
te lindi ty,
kur brenda rron
e s`del nga shpirti
mpleksur ashtu
gjithe "ligesi"?!
.......................
Mpleksur ashtu
gjithe "ligesi",
ne c`dite te  bukur
                             linde ti?!......                          
usa2002
 
PO TI C`BEHESH?
 
Tek prag i vjeter c`do dite pres...
Lodh gurishtet beje rremuje.
Sekondes syte gjithemon te  mjere:
prape mushkonja,pellgje me uje!
 
Sa larg te dy keshtu u tretem
U pam nje here si per merzi.
Ish kohe puthje per  lejleket,
se s`pruri gje per ne te  dy.
 
Thinjat dhe  vitet na rendojne,
Mbi flok e supe...Ku je ti?!
Shko nje darke tek vat`r e ngrohte,
             Shkruaj te  clodhesh nje poezi.          
                Usa-2002
 
TI KUJTOJ
 
Syperlotur tymosur ne cigare,
me te ikur, me the ca fjale:
"S`do te mungojne te ikurit per fare,
do qash te mbeturit gjalle"
 
Dhe keshtu c`do dite te  kujtoj,
Tymosur tani une me cigare.
Te vdekurit, jane bashke njesoj,
                           te gjallet, nuk di ne c`livadhe?!                        
 Usa 2003
 

--- On Sat, 8/18/12, Gjivlashi@aol.com <Gjivlashi@aol.com> wrote:

From: Gjivlashi@aol.com <Gjivlashi@aol.com>
Subject: Fwd: [ttkclub] Ngushellimet ju dhe gjithe familjes per ikjen e njeriut te tyre me te dashur! Fw: [Qeparoi] Vdiq ne Amerike shkrimtari dhe poeti Shqiptaro_Amerikan Valter Lazeri
To: qeparoi@yahoogroups.com, ttkclub@yahoogroups.com
Date: Saturday, August 18, 2012, 12:58 AM

 Ngushellimet ju dhe gjithe familjes per ikjen e njeriut te tyre me te dashur! Fw: [Qeparoi] Vdiq ne Amerike shkrimtari dhe poeti Shqiptaro_Amerikan Valter Lazeri

Fort i nderuar z.Petraq,
 
Sapo lexuam ngushellimin tuaj per shkrimtarin e mirenjohur z.Valter Lazeri, njekohesisht dhe themeluesi i forumit "Sterkala".  Jam shume e befasuar dhe ndjeva dhimbje te thelle per kete koleg te nderuar dhe komunikimin qe kishim shpesh per krijimtarine dhe diskutime te tjera shoqerore.
Ai nuk kishte moshe per te ikur, por ja qe jeta ka te papritura te dhimbshme!
Iu prefte shpirti ne Paqe dhe drite iu befte poezia e tij lirike aq e ndjere dhe e bukur!  Ngushellime ju dhe gjithe familjes se tij per humbjen e njeriut me te dashur te tyre!
 
Kozeta dhe Qemal Zylo
 
Si homazh po sjell poezi nga krijimtaria e tij:

 
PA EMER
 
Oh!...(Pa emer)
mbetem si lulia e thare,
...
ne c`mole
ne c`breg te thepisur,
nje pike uje
te vije te te jap.
 
 
Oh!...(Pa emer)!
Sa vite me dogje kaq larg!
S`te vret jo,
as plumbi, as, thika,
te vret dashuria e pare.
 
Oh!...(pa emer),
qe kurr s`te harrova ne jete
As dielli,
as zjarri s`me dogji,
vec kjo dashuri e vertet!
Ti,(ke emer)!
E mban mend
nje puthje plot zjarr?!
Ste vret,
as plumbi,as thika,
Te vret ngrohja e pare.

EVJENI
 
Shumë fjalë të huaja qenë
tonat, ashtu trazuar.
Eh , Evjeni,
... kësaj bote me ty jetuar
.
Në zemër të Europës
dhe më tutje
me ty në dashuri.
Eh, Evjeni!
Me ty
dhe pa ty!
………………….
Shikoj sërisht valët e detit,
Dajtin më të lartin mal
që jam ngjitur.
Dhimbjet shpërthejnë si vullkani.
Si vullkan,
Evjeni!
Në llavën e tij
me ty
e pa ty,
Evjeni!
***
Mban mend si perkedhelnim degët
tek një pemë limoni?
Mban mend si nxirrnim kecat
në kullotë?
Eh , Evjeni,
me ty
dhe pa ty!
Me evjeninë tënde,
Evjeni!
***
Sa herë unë dhe ti
për darkë ftonim Dean.
Ajo kërcente me mua.
Oh!…Evjeni,
ti gjithë xhelozi,
gjithë evjeni!
e 'lige,e lige"
Gjithe dashuri.!
S’kisha prurë në jetë vargje
kaq të bukura,
të ngrohta,
të sinqerta..
Pas puthjes me ty
…e mban mend?
Oh!
Ti gjithë xhelozi!
E marrë, e marrë!
Gjithë dashuri. ..
Eh…!
Kaq sa për t`u kujtuar.
Sot kemi vdekur të dy.
Të dy:
ti dhe unë,
Evjeni!
 

--- On Fri, 8/17/12, Gjivlashi@aol.com <Gjivlashi@aol.com> wrote:

From: Gjivlashi@aol.com <Gjivlashi@aol.com>
Subject: [Qeparoi] Vdiq ne Amerike shkrimtari dhe poeti Shqiptaro_Amerikan Valter Lazeri [1 Attachment]
To: qeparoi@yahoogroups.com, dalanluzaj@yahoo.com
Date: Friday, August 17, 2012, 7:44 AM

 
"Lidhja qeparotase dhe miqte e saj"

Njofton me hidherim te madh se mbreme ne Amerike ne oren 21.00,nderoi jete shkrimtari dhe poeti
 
 Shqiptaro_ Amerikan

z.Valter Lazri.

 
Antar i shoqates se shkrimtareve Shqiptaro_Amerikane si edhe themeluesi e moderatori i Faqes simpatike ne Iternet,

 
"STERKALA"

Me kete rast ngushellojme nga zemra bashkeshorten e te ndjerit,vajzat,motren, vellezerit dhe te gjithe te afermit e Tij.
I pa haruar Kujtimi, le te prehet ne Paqe dhe Qetesi.
Nga Qeparoi

pJp.


(shenim: I ndjeri ishte njekohesisht edhe nipi im,djali i kusherires se pare. pjp)



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora