E marte, 16.04.2024, 11:41 AM (GMT+1)

Kulturë

Luan Kalana: Poeti i stinës pranverore

E diele, 19.08.2012, 10:31 AM


Poeti i stinës pranverore,

"Në vjeshtën e jetës "...poezi nga F.Memeli

Në Shqipëri a në kurbet ?

gjysma më thotë:- "rrugën merr"

gjysma tjetër :- rri në Atdhe !" ....

Nga Luan Kalana

" Ashtu si viti ka katër stinë,mua më duket se dhe jeta e njeriut,kalon në katër " stinë", pranveren do ta krahasoja me femininë dhe rininë ,vjeshtën moshë e pjekurisë,ku do të vendosja periudhën e daljes në pension,si dhe dimrin,vitet e fundit të jetës(normale nga përvoja jetësore),...

....lidhja qendrom në atë se unë po e botoj atë*( vëllimin me poezi për të cilin e kemi fjalën),

në " vjeshtën" e jetës sime,pra në moshën kur dola pension..."

....Janë këto fjalët e krijuesit artist Fuat Memeli,në prologun e vëllimit poetik

"Në vjeshtën e jetës ",botim i vitit të kaluar ,

që kapërcei detet dhe oqenet e na mbriti  tek  ne, si shtegëtarët,në dritaren e  emalit ,

duke pasuruar  fondin  e artë të letërsisë lirike,kombëtare shqiptare.

Pas veprës kinematografike të dokumentarëve të tij ,si një gazetar telekronist

me njestazh gjysëm shekullor në TV ,

dhe kineast profesinist ,ai i dhuron lexuesve ,në moshën e pjekurisë,

nga shënimet e hershme e gjithë talent poetik ,vellimin e parë poetik,

i cili së shpejti do të pasohet nga vëllime të tjera, që autori i ka gati për botim.

"Vitet ikën e poezinë pak e ngava,/për punë të tjera qe shkruar fatim ,

/por rodhi ajo e pastër si ujvara,/në thellesi të shpriti tim./

Janë këto vargje që perifrazone ditëlindje e vjershave të para lirike të tij.

Si nje mergimtar i mallsur por me ndjenja poetike,që mallin e peshon  me "ziqin" e Sinicarit,,kandarin,

siç shprehet nje shoku i tij i ngushtë Fiqiriu...

Fuati hap siparin e vellimit ,me poezine  e vendlindjes :

-:Dhjetra herë kam ardhur ,/e qindra herë do te vij pa përtim,/veç gjithmonë ndodh me mua,

/vij këtu të shmallem,/dhe iki i përmalluar/, viti 1982...fq 5,

...janë këto vargje si lejtmotivi i çdo mërgimtari kur largohet nga vendi i tij i shenjtë siç është Shqipëria...

dhe duke vazhduar deri në mbyllje të librit ,me vjershën epilog ,për Sinicën ,

fshatin e dashur e të paharuar të jetës së tij,

nga ku mori fluturimin poetike dhe shtegëtare,për tu kthyer sërish në Devoll ,..

..."Sinica jonë e bukur aty në mal,/i thërret bijtë e saj se ka mall,/....

...Edhe kur s'vemi ,ënderrat na çojnë,/brenda natës shkojmë e vijmë./

u thinjem larg sinicaret e mij,/kur shkojme aty behemi te rinj,/jane keto vargje te thejshte në dukje, por kapitale,

te paperseritshme qe dalin nga shpirti i krijuesit pa ndonje zbukurim letrar.

Ai i "nget " stinët  ne të shumtat e poezive,siç shprehet e vetë ,ne vargjet dhe na i sjell ato,

me nje pejsazh te ri te njgjyrave ndjesore e lirike,

duke lodruar me dashurinë shpirtetore të njeriut te thjeshtë :

-Shelgjet  nuk tundnin degët atë natë,/gjikallat e prenë këngen vonë,/

nje yll nga larg ra në pikiatë,/si fishekzjarr për dashurine tonë./ fq 8,

Në vjershen "Feminia "  ai thur vargje jetësore e na i sjell ato ne sfondin e jetës si nje dokumentar filmik...,

..Mbresa vitesh të blerta ,/fëminia në tumba kujtimesh më del/,

rjedh në shtratin e viteve jeta ,/vegimet e fëminisë me vete i merr,/..

Autoktonine e jetes se tij ai do ta shpreh me dashurine e profesionit,si një nostalgji,kur thotë :

-Kronisti zgjati mikrofonin,/dhe fjalën tënde priste../fytyrës t'u bin lulekuqe,/e dy fjalë dot s'i lidhje./ fq13..

Ai nuk harron ,por e ka për nder qe është një zanatçi në profesioni e parë, Agranom,

për të cilën ka mbaruar shkollat e para të jetës dhe ka shërbyer për disa vite në disa ekonomi bujqësore,

si atë të mesme bujqësore në Korcë,e me pas  Institutin e Lartë Bujqësor,

sot Universiteti i Kamzës,..

Ashtu siç është shprehur poeti ynë i madh  devolli Dritero Agolli,një idhull i tij por dhe një nga

personazhet më të preferuar të kronikave dhe intervisatve të tija ,

kur thotë që babai ( xha Rizai ,i ati i Driteroit,i cili kishte dëshirë ta vazhdonte shkollat

për agranom ,se atë dashuri ia kish futur në gjak, babai për tokën ,në vitet e fëmnisë )

kur thote ,ne vjershe  jam Agranom, :

..Ndodh qe nga shiu merzitem shume,/ kur buka mund te prishet ne are,

/se eshteb derdhur djersa lume ,/qe te behet kora e grurit si thane,/..fq 23..

e me pas do ti kendoje vargje toke me gjuhen e stineve, poetit ne poezine "Ne ditelindjen e Driteroit." :

-kaq lule e dhurata,/s'kishim parë ndonjehere,/ kur vjeshta  e Agollit,/ukthye ne paranvere,/ fq 57..

Do të ndalem  pak ,një pauzë të shkurtër,në poezia KALLIRI i grurit ,tepër gjurmëprekëse,

pasi kemi diskutuar me kolegë dhe me  poetin lirik, Skënder Kodra ,i cili i mbante përmendesh  ,ku ai thur vargje brilante ,

si një agranom me shpirt e me pasion në profesion,si një prind dhe mjek specialist  i bimëve, por si njeri human kur citon:

..-Një kalli të artë në duar thërmoj,/aromën e bukës  se re ndjej,/duart e fshatarëve sikur takoj,

/në çdo kokër gruri që përkëdhel./..fq 35

...Duke prcjellë pa dashur, nje mesazh filozofik për gjeneratat e reja,

krenari,mirënjohje, për fshatarët, prodhuesit e Kallirit, ata që bëjnë bukën,

respekt e bujari për thërrimet ,sepse miliona  fëmije vdesin në botë për bukë.

Tek  të tetëdhjet poezitë e librit, të shkurtëra e me vargje lirikë klasike,ai do të prekë

e do t'i këndoje njerëzve të thjeshtë, më të dashur të jetës së tij,

Nënes,babanë,gruas ,fëmijeve nipërve e mbesave,mësuesit,fshatarve që i konsideron vëllezer,

bujqëve  e deri minatorëve,muzikantëve,këngëtarit artist popullor  devolli, Ali Kondit,

muzikantit,instrumentistit popullor Sefkës së Cipanit e të tjerë,me një dashuri e mall të pazakontë

duke i përshkruar me metafora e figura të shumta letarare.

Në libër zenë vend dhe janë plot mbresa poezitë per Token e bekuar ,Amerikën,

Bostonin siç e përshkrun  ai qytetin e ti ku jeton sot si dikur Tiranën e dashur

për të cilën ka nostalgji dhe nuk e fsheh,por e qendis me mall e bukuri

në vargjet e tij,pasi atje ai kaloi vitet me te bukura te jetës ,

rininë studentore,pune dhe profesoinin e tij dhe jetën e pasur familjare...

Kudo ku ka shkelur kembat e tij  që nga Sinica e Devollit e deri në Europë e në Amerikë

ka lënë gjurmë në vargjet e poezive të tij,si në vjershat Lumi i fshatit ,Guri i Boshkos,

,Guri i xha Manes,e të tjera,që sic përmend në vargjet e vjershës, janë  "Vatra te poezive te para,"

... e deri në ato te Statuja e emigranti, Era e barit Zviceran, Nje spital te Amerikës,

Palmat e Punta Kanës,dhe në poezine , Buzë liqenit te Miçiganit fq..47 ku shkruan si nje lasgushian:

-Mbi nje gur te madh jam ulur,/buze liqenit ne Miçigan,era reh me valet bregun,/mua malli ,gjoksin ma çan/...

Si gjithe krijuesit, por autori i vëllimit poetik  me çiltërsi e sinqeritet do të shfaqe hapur ndjenjat e tij

shpirtëore e do të bashkëbisdojë me lexuesit ,me shokët ,

miqtë e kolege në vargjet e tij,edhe në disa poezi të veçanta si tek :

Nje vendim që më mundon,.. e të tjera, tek : Mundim i poetit, fq 79:

-me ajkën e fjalëve,/që zgjedh me mundim,/mbush gotat tona,me pijen dehese,/..poezinë....

Po i mbyllim këto pak rreshta të thjeshta,pa ndonjë pretendim analist, për këtë vëllim

të bukur lirik e modest të Fuat Memelit, me fjalët e tij të ngohta e miqësore :

-Le të jetë ky botom,një buqetë lulesh,për miqtë e mij,për ata që më duan dhe i dua...

 

gusht 2012

Luan Kalana

New York,USA



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora