E premte, 19.04.2024, 08:53 AM (GMT+1)

Kulturë

Rrustem Geci: Lirikë me Trojë

E diele, 19.08.2012, 10:17 AM


Rrustem Geci

LIRIKË ME TROJË

-Monolog i lashtë

Unë mbret i vetëm  i  Trojës, zotëra
juaj, gjithë  dijet  ia  fala vendit tim
njerëzëve  të   mirë  të  këtij  qyteti
Hijet  që  lëshojnë   pallatet  e  mia
janë prej yjeve, prej hënës, e diellit
Troja shumë e çmon  lirinë. Pyeteni
filizat  e  ëndërrave  që  rriten këtej
ata  në  ( qeshje ) i  kanë  shkronjat
dhe  në  vaj vuajtjen e dëshpërimin
Gruaja  Trojës, është grua e dashur
grua  e  ditur  dhe  nënë  e  trimave
dashuri e saj e lindi  tërë këtë qytet
Rrugët për në Trojë  janë  mbushur
yje  ka  qielli, dhe  ende  është natë
dardanët  kudo   po   grumbullohen
t´i mbrojnë tokat  dhe  kullat e tyre
Troja nuk jepet, dhe Troja nuk falet
Helena, vet e  deshi  djalin  tim, ajo
marrëzisht  u  dashurua  në  Paridin
Menelau   ishte  i  lindur   pa   kallij
Troja s´ka  pse  të  frikohet, jemi në
vendin   tonë. Një   gjak  janë  ilirët
zemërimi  mund  të   jetë  i  fshehur
po djali e vajza çdo çast përqafohen

Në Trojë po grumbullohen dardanët
që Troja nga heshtja të  mos  digjet
yje  ka  qielli  dhe  ende  është natë
përpara   kemi  një   luftë   të  gjatë
Ky plazh me  rërë  mund  të  duket i
shkretë. Por nata ka humbjen e  vet
Edhe i forti hekur,  prej zjarrit digjet
edhe i forti  hekur, pas  zjarrit  piqet
Iliada  e  Homerit na e ruajti Trojën
na e ruajti gjuhën, qenien të folmen
për  Paridin,  Eneun,  dhe   Kreuzen
kjo   ditë  e  bukur  me   kaq   Trojë
na  shpie  vet  kah  udhë  e  muzave
ku   shkrimtarët  ( i  bëjnë )  këngët
Në  Histori  rrugët  janë  të ngushta
hije e hyut e di  çka  do  të  ndodhë
dhe  dielli  tani  na  njeh të gjithëve
çdo rreze e tij është  fjalë e shkruar
hijet   që   trembin  i   njohim  mirë
pa qenë i mirëfilltë s´bëhesh, Priam
kali që gjëja  i  theu muret e Trojës
ishte sajim i  përshkruesve, Homeri
ishte gjak i ynë, Dhe në veprën e tij
dardanët i këndoi bashkë me Zeusin

Rruga për Trojë shtohet e ngushtohet
Hijet   e   diellit   në   luftë   nxirosen
Troja do të mbetet  një kujtesë e jona
derisa  nuk zbardhet hileja e Helenës
do duhen ndoshta  edhe  mijëra  vjet
që e  vërteta e  Trojës të thuhet, drejt
O fat i Trojës, O tragjedi e Priamëve
I  thërras mëndjet e gjitha  perëndive
popullit unë vetë do  t´ia them; Troja
do digjet, po  edhe  fitorja  e armikut!..



(Vota: 4 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora