E marte, 16.04.2024, 05:42 PM (GMT+1)

Kulturë

Hyqmet Hasko: Poezia bashkëkohore

E diele, 19.08.2012, 04:16 PM


POEZIA   BASHKËKOHORE DHE JASHTËPOETIKA

Nga Hyqmet Hasko, poet

Poezia ka qenë dhe do të mbetet një nga artet më të domosdosheme të njeriut, përsa kohë që njeriu gjithmonë synon drejt të bukurës, drejt përsosmërisë së tij morale, drejt fisnikërimit të ndjenjave,  emocionave, mënyrës së jetesës, raporteve të tij të ndërsjellta me llojin e tij, me kolektivitetin, me natyrën e mjedisin social dhe etik që e rrethon. Qëllimi i poezisë është ta kërkoj dhe ta nderoj poetikishte këtë harmoni, duke krijuar një natyrë të re, më të përsosur dhe më vitale, që mund të krahasohet vetem më magjinë e ëndrrës së kulluar. Poeti  është bir i  harmonisë, të cilën e mbart si një testament gjaku dhe mendimi, si një iluzion, të cilin ua përcjell të tjerëve, për të shijuar si art dhe si perfeksion të bukurisë së brendshme, shpirtërore, si një projeksion të një bote më të mirë të mundshme, e cila më së pari është ndërtuar në projeksionet e poetëve të vërtetë. Pra poeti, me poezinë e tij harmonizon të gjitha fenomenet e përziera në një unitet të vetëm dhe forcën e përmbatjes e shkrin në një tërësi të organizuar, duke na e paraqitur si një realitet potencial të një bote të mundshme, që është një shartim mes botës reale dhe asaj ideale, viruale.

Në themelin e poezisë qëndron kontradikta mes dëshires dhe reales, mes arritjes dhe të paarriturave, mes gëzimit dhe hidhërimit, mes guximit dhe frikës, mes jetes dhe vdekjes. Poeti zgjedh gjithmonë si alternativë fisikërinë përballë makutërisë dhe zvetënimit, idelaitetin përballë batakut të rëndomësive të një realiteti kallp e fals, siç ndodh në gjërat e zakonshme që na rrethojnë çdo ditë. Prandaj poezia është fenomen dialektik si vetë mendimi i madh njerëzor, një zbulim në një botë të ftohtë e të paqëndrueshme, ku ndjenjat zakonisht kalkulohen në veprime aritmetike. Poezia është alkimia e shpirtit të lirë të poetit, kumbimi i një muze që zgjon të gjithë engjëjt e botës të hedhin valle e të këndojnë dhe bën që të struken të gjithë demonët dhe ligësitë e tokës sonë.

Njeriu në jetën e përditshme nuk bisedon as me vargje të lira dhe as me rima dhe ritme, por ai e do poezinë e vërtetë, poezinë që përcjell mesazhe jetësore, poezinë që ngroh shpirtërat e mardhur dhe trupat e munduar, poezinë që iu jep shpresë zemrave të kulluara për të përballuar sfidat e një jete të vështirë por dinjitoze.

Shpesh ndodh që njeriu bisedon me poetin, debaton me të për jetën që jeton, për shqetësimet që jeta ka, dhe mençuria e poetit qëndron që këto shqëtësime dhe halle të njeriut t’i përjetësoi në art, që kur t’i lexojnë gjithkush të ndjehet brenda këtij arti dhe të jetë protagonist i të jetuarit me ndjeshmërinë e përhershme të artit poetik. Lexusi duhet të ndiej kënaqesinë estetike të  artit poetik, thellësinë e tij, shtrirjen horizontale dhe vertikale të dukurive që bën objekt pasqyrimi poezia e vërtetë, ajo që jeton përtej të gjitha kohëve dhe hapësirave etnike e globale.

Kohët e fundit, sidomos mbas rënies së komunizmit, poezia e çliruar nga censura dhe vetëcensura, mori tjetër formë, ajo krijoi tek lexuesi dukuri të reja, duke u zhveshur nga jashtëpoetika dhe duke u veshur nga një ndjeshmëri dhe finesë që nuk ia lejuan ta kishte në kohën e izmave ideologjike. Pra poezia nuk është më e ngurtësuar nga ide fikse, ajo vibron dhe merr udhën drejt lexuesit me nje estetikë krejtësisht të trasformuar, me ndjenja dhe emocione të reja, me një optikë të re këndvështrimi.

Por dhe në këtë kohë, edhe pse nuk ka më tabu dhe ndalesa fiktive, poezia ka shqetësimet e veta, shumë shkruhet e botohet, por vetëm një pjesë e tyre syresh arrin që të prek kordat e shpirtit të lexuesit. Ky është një konstatim që ne e bëjme të gjithë, pra dhe pse shkruhet shumë, pak poezi ngjisin në memorjen e lexuesit, pak fare arrijnë që të ndërtojnë ura të qëndrueshme emocionale me kohën dhe bashkëkohëshin aq të ngarkuar në këtë epokë të informatizimit teknologjik të gjithçkaje.

Ka poetë që me dy tre vëllime poetike kanë gjetur shtratin e duhur të reformimit dhe kanë ngjitur shkallë lartësore në art, duke krijuar profilin  e tyre poetik, me vëllime të ndjera dhe plot nerv që i janë përcjellë lexuesit me vetdije të plotë e të formësuar poetike. Por ka poetë që dhe pse me përvoje nuk i ngjasin klimës sonë poetike më të begatë, ata ngjajne si ato llamapat qe kanë humbur shkëlqimin  dhe ndriçojnë zbehtë, më shumë janë konfiguracione të ndrojtura se realitete vepruese poetike. Ka nga këta poetë që nuk shkruajnë thjeshtë, qartë për lexusin më të gjërë, nuk flasin me lexusin në mënyrë intime, por përdorin zhargone fjelësh që lexuesi i thjeshtë nuk i kupton, pra shkruajnë për vete dhe jo për lexuesin. Si pasojë e kësaj, lexuesi largohet nga poezia dhe krijohet një imazh jo i mirë për poezinë e kohës sonë, madje flitet dhe për një soj krize të poezisë, kur në fakt kjo krizë nuk ekziston, pasi lexuesi e don poezinë dhe poetët e vërtetë, që të dinë të komunikojnë bukur me kohën dhe bashkëkohësin. Poeti me intuitën e tij duhet që elementët popullorë t’i përjetësojë në mënyrë moderne në poezi, por pa u larguar nga ajo që lexuesi kërkon, pra nga ajo poezi që prek kordat e shpirtit të tij dhe bëhet interpret i mesazheve dhe qëndrimeve estetike të kuotave të epërme, që shkojnë deri në lartësitë e akteve profetike.

Poetët e rinj po hynë vrullshëm në poezi, ata po sjellin një art të bukur, që kënaq në mënyrë estetike lexuesin, me larminë e madhe të stileve po krijohet një traditë e mrekullushme, që e bën poezinë shqiptare të qëndrojë denjësisht përkrah simotrave të saj në Ballkan e më gjërë. Këta poetë janë në vazhdën e traditës më të bukur që ka pasur poezia jonë dhe në komunizëm, sodomos në vitet 60, 70, 80, kur apostujt e mendimit të ri poetike si Isamail Kadare, Dritëro Agolli, por dhe ato që erdhën pak më vonë si Xhevahir Spahiu, Petrit Ruka, Ilirjan Zhupa, Sulejman Mato, Besnik Mustafaj, Preç Zogaj, Vullnet Mato, Elsa Ballauri, Ilirjana Sulkuqi,  Bilal Xhaferri, etj, krijuan modele epokale poetike, të denja për poezinë më të spikatur shqiptare dhe europiane.

Poezinë e kristalizuan më tej dhe poetë të tillë si Skënder Buçpapaj, Ndoc Gjetja, Ndoc Papleka, Adem Istefi, Natasha Lako, Skënder Rusi, Moikom Zeqo, Faslli Haliti, Bardhyl Londo etj. Këta e çuan poezinë në lartësi të reja dhe e bënë atë më bashkëkohore, duke e reformuar në formë dhe përmbajtje, në element stilsitikë, prozodikë, teknikë dhe të gamës së mesazheve që përcillnin, për të ardhur në ditët  e sotme, kur teknikat vjershërimit kanë arritur në kuota të tjera, akoma më progresive.

Poetët e kohës së sotme, qoftë këta që punojnë dhe ushtrojnë veprimtarinë e tyre këtu në Shqipëri, por dhe të diaspores, e kanë ngritur poezinë shumë më lartë, qoftë në mundësitë e shprehjes poetike, të trajtave dhe konstrukteve ndërtimore, të figurave dhe gjuhës poetike, qoftë të gjeografisë poetike, të thyerjeve që pasohen nga këndvështrime origjinale, madje dhe unikale. Poezia shqiptare tani ka marrë dhe merr vlerën që i takonte në bashkësinë e vlerave të poezisë së rajonit dhe të kontinentit, pasi siç thotë De Rada I madh, ajo ka lindur në ato brigje dhe në këto brigje poetike do të kthehet, siç dhe është kthyer realisht. Ata që quhen “poetët  e rinj,, sot po i qëndrojnë besnik poezisë elitare shqiptare, duke e pasuruar atë dhe me vlera të tjera estetike.

Poetet  dhe shkrimtaret Kristaq Shabani, Agron  Shele,  Prend Buzhala Rezarta Hode, Esat Loshe, Hyqmet Hasko, Perikli Shuli, F. Maci, K. Zavalani, Violeta Allmuca, Xh. Luca, Hasie Selishta, Shefqete Gosalci, Aleksandra Shabanai, Pëllumb Gorica, Riza Lahi, Drane Xhai, Albana Tufa, Afërdita Krasniqi, Kadrie Dumani, Edlira Macka, Gjergj Nikolla, Jorgo Teloqe etj janë inkoadruar në lidhjen ndërkombëtare të poetëve dhe shkrimtarëve ndërkombëtarë “Pegasi”, Albania, me kulutrën e tyre shumë të lartë po e çojnë poezinë në një stad të bukur e të lartesuar të poezisë moderne, denjësisht në raporte të favorshme me simotart e saj të Gadishullit të vjetër dhe të kontinentit po aq të vjetër.

Por a ka probleme poeza në rrugën e saj për të qenë një mesazhiere e kohës së integrimeve globale ku po hyn, krahas të gjitha kulturave të komunikmit shpirtëror, dhe kultura poetike? Sigurisht që po.

1-Poezisë së sotme i mungon adresimi kohor, pra nuk ka aq sa duhet gjurmët e kohës, të problematikave bashkëkohore dhe për pasojë as gjurmët e etnisë përkatëse. Poezia në përgjithesi, pa përmendur arritjet e mira, nuk e ka sa duhet adresën e kohës,dhe adresën e autorit drejt modernes, nuk pasqyrohet krejt problematika e kësaj kohe, bashkëkohësi nuk gjen sa duhet vetveten në këtë poezi. Rendja drejt sasisë po e dëmton cilësinë e poezisë, temat e përgjithshme gjoja (universale) e kanë shkëputur poezinë nga problematikat e mprehta të  shoqërisë. Ndoshta e kam gabim, por tek disa poetë të rinj, bile dhe të vjetër, është krijuar përshtypja se duke shkruar me varge të lirë, pa rimë dhe ritëm, e quajne veten poetë të kohës, modern, modernist, postmodernistë etj. natuyrisht nuk jemi kundër vargjeve të lira, por poetë të kohës tënde dhe  dhe modernë të bën problematika dhe tematika që ti sjell në poezi, zbatimi me korrktësi i rregullave dhe tipareve që e bëjnë poezinë të jetë e ndjeshme për lexeusin, pa mohuar, sigurisht, një formë të pëlqyeshme dhe një teknikë sa më përsosur vjershërimi.



(Vota: 6 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora