Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Thani Naqo: Perëndimi

| E shtune, 18.08.2012, 09:28 AM |


Thani Naqo

PERËNDIM

Perëndimi vjen me bujë,
Spërkat jod e kripë.
Diellin e zhyt nën ujë
Dhe uji ngopet me dritë.

Gjersa dielli shuhet fare,
Me hënën, s' harron, ti del.
Porsi shtojzovalle,
Syrin djallush ma shkel.

Mbi gjunjë më ulesh, në breg,
Gërrshetin me le ta shprish.
Kur firoma buzë prek,
Marroke e pa puthur ti ik.

Aspak mos më ndill prej së largu:
"Do mbetesh i dashuri im."
Ti do ulesh mbi gjunjët e plakur,
Gjersa unë mos shoh perëndim.

2012