E enjte, 25.02.2021, 06:01 AM (GMT)

Kulturë

Ermira Babamusta dhe Ilir Berisha: Alketa Pireva, burrëresha trime e UÇK-së, sot bukuroshja shqiptare në sfiladat e Londrës

E premte, 17.08.2012, 07:20 PM


Alketa Pireva, burrëresha trime e UÇK-së, sot bukuroshja shqiptare në sfiladat e Londrës

Shkruan: Gazetari Ilir Berisha dhe Ermira Babamusta, Ph.D.

Luftëtare krahas me motrat dhe vëllezërit shqiptar në UÇK

Alketa Pireva portretizon traditën shqiptare ku vashat dhe burrneshat shqiptare ishin të pranishme në luftërat çlirimtare. Alketa Pireva ishte një luftëtare e denjë në betejën për çlirimin e Kosovës në kohët më të vështira të saj.

Duke parë vizionin atdhetar patriotik të legjendarit Adem Jashari, 18 vjeçarja Alketa Pireva u nis nga Londra për në Kosovë, me amanetin e tij mbi supe. Me 10 shkurt 1997 Alketa kapi armët dhe u bashkua me forcat e UÇK-së, për një qëllim - Bashkimin Kombëtar. Si luftëtare femër trime ka fituar respektin nga bashkëluftëtarët e komandës. Me trimërinë e saj ka dëshmuar dashurinë dhe krenarinë për kombin dhe një Kosovë të lirë.

Populli Shqiptar sot duhet t’i le përçarjet ndaj njëri tjetrit. Në vëllazëni dhe të bashkuar mund të bëhemi një komb. Bashkimi bën forcën dhe forca bën fuqinë,” shprehet ish-luftëtarja e UÇK-së.

Në fushën e betejës ndër rradhët e UÇK-së, Alketa Pireva ka treguar guxim dhe ishte e gatshme për të sakrifikuar edhe jetën e saj për Kosovën. Ka luftuar me vendosmëri deri në fund të luftës dhe ka marrë pjesë në Operacionin “Shigjeta”, në betejën e Studenqanit, në betejën e Rahovecit, në luftimet në Bec të Gjakovës, etj. Në tragjedinë e Mejës, të Krushës së Madhe, ka dhënë ndihmë për njerëzit në nevojë dhe në transportimin e kufomave.

Pasi përfundoi lufta në Kosovë, Alketa pati rastin të takojë familjen e saj pas dy vitesh. Pa njohurinë e saj, ajo kuptoi se familja e saj kishte veshur uniformën e bukur të UÇK-së në fronte të ndryshme të luftës. Prindërit avokatë, Hamdi dhe Ilmije Pireva, si dhe vëllai binjak, Tomor Pireva u nisën për luftë. Familja patriotike e saj, bashkë me trimat e UÇK-së luftuan me guxim e heroizëm për të mbrojtur trevat shqiptare dhe mbetën besnikë ndaj vendlindjes dhe vatanit.

Pasi ka përfunduar gjithçka unë kuptova që mami, babi, vëllau, si dhe një mik nga Shqipëria, i cili jeton në Amerikë tani, ishin luftëtarë. Kur erdhën tek banesa në Prishtinë dhe u takuam, aty kuptova që s'kam qenë vetëm unë në luftë po edhe familja, që kishin marrë pjesë në akcionin ‘Shigjeta’. Familja duke ditë që unë jam e vdekur, ndërsa unë për ta duke ditë që janë në Londër. Befasia ime ishte kur pashë mamanë me uniformë të ushtrisë, ishte një ndjenë që nuk mund ta përshkruaj dot me fjalë,” tregon Alketa.

Jeta dhe suksesi në Angli

Alketa Pireva ka lindur në Croydon, Londër, (Angli). Në fushën e artit dhe modës njihet si modele e suksesshme. Modelizmin e ka filluar në moshë të re, që kur ishte 10 vjeçare. Në qershor 2006 ka përfunduar Fakultetin e Arkitekturës në King's College, Londër. Gjatë studimeve dhe pasi kreu shkollën e lartë ka punuar si modele nëpër kompani të ndryshme.

Në 2011 u shpall si vajza më e bukur në Angli, ku zuri vendin 20 në “100 fytyrat më të bukura në Londër” nga revista prestigjioze angleze “The London Magazine”.

Në fillim nuk e kam besuar sepse isha në Dubai. Më thirri shoqja e motrës, Roy, dhe më lajmëroi që ishta rradhitur vendi 20 të femrave më të bukura në Londër. Kur vij në Londër kuptoj që motra Teuta kishte marrë një kopje të Revistës ‘The London Magazine’ dhe e shikoj dhe e vërtetoj. Ishte një ndjenjë shumë e mirë, më e bukura që aty thuhet vendi i 20 për vitin 2011, Alketa Pireva –Albania. Kjo më ka bërë të ndihem shumë e lumtur,” thotë modelja Alketa.

Sot emri i Alketa Pireva ka bërë bujë në sfiladat e modës në Londër, por edhe si trajnuese e modeleve të reja që aspirojnë modelizmin. Është përfaqësuese gjenerale e agjensisë me famë "Top Fashion Models", në Angli, dhe pronare e përgjithshme për Top Fashion Models Agency.

Më ofruan të jem trajnerja e ardhshme e TOP Fashion Models Agency për në Angli ku tash që një vit jam edhe pronare e përgjithshme për TOP Fashion Models Agency. Kjo angjensi në çdo shtet ka seli, kurse unë kam arrit që kjo të dalë në emër timin. Kam ble akcionet dhe tash punoj edhe për shumë firma të tjera përveç Dolce Gabanna, Armani , etj,” thotë Alketa Pireva.

Bukuroshja Alketa synon që në të ardhme t’i prezantohet publikut shqipar dhe anglez si stiliste, një pasion që e ka ëndërr dhe dëshiron ta arrijë.

Moda ka bukurinë e vet së pari të brendshmen, dhe pastaj të jashtmen. Me të brendshmen mund të rrëmbejë çdo person, kurse me të jashtmen, mund ta shfaqësh para çdo personi. Por më e vlefshmja është e brendshja, se si reflekton zemra. Kur njeriu ka vullnet, ka edhe bukurinë.  Në të ardhme mendoj ta kem një markë timen të veshjes, me emrin ‘Albania’, një pasion që e kam në zemër dhe dua ta arrij,” thotë modelja, trainerja Alketa.

Intervistë me bashkë luftëtaren dhe shoqen e luftës së UÇK-së, Alketa Pireva

Intervistoi Gazetari Ilir Berisha me 16 gusht 2012 në Prishtinë

Gazetari Ilir Berisha: Cili ishte vullneti dhe dëshira juaj për t'ju bashkangjitur luftës UÇK-së?

Alketa Pireva: Si për çdo Shqiptare dhe Shqiptar që ka 100% Shqipen Kuq e Zi në zemër, që të luftojmë për vendin tonë, për vendin ku të parët tanë na kanë lënë trashgimi, edhe unë si vajzë e tyre e kam ndier veten të obliguar që të kontriboj sa do që kam kontribuar për Atdheun tim të dashur. Mendoj që nuk e kam dhënë gjithë kontrubutin të cilin e meriton populli Shqiptar sepse shumë vende kanë mbetur në duar të njerzëve të pavlefshëm.

Gazetari Ilir Berisha: Disa përjetime dhe kujtime nga lufta që të kanë lënë përshtypje.

Alketa Pireva: Përjetime dhe kujtime kam shumë sidomos të hidhura. Mund ta ceki rastin në Mejë të  Gjakovës ku një djalë 3 vjeçar ishte ulur pranë prindërve të tij të vdekur dhe ishte bërë i tëri me gjakun e prindërve dhe nuk e dinte  se ça ka ndodh me prindërit. Kjo ngjarje ka mbetur një moment i paharruar që edhe sot e kujtoj. Përshtypje më bënte kur ishim në luftime ndaj armikut, në ishim me armë të lehta ndërsa ata kishin makineri të rëndë e korrnim sukses.

Gazetari Ilir Berisha: Si femër a e ke pasur vështirë të jesh luftëtare e UÇK-së?

Alketa Pireva: Fillimi ishte i vëshirë fakti femër. Kam qenë ndër të paktat ushtare femër tek Komanda  ku unë isha inkuadruar. Po dita ditës gjithçka kaloi shumë mirë dhe kam përfunduar luftën pa asnjë telash dhe kam pas shumë respekt.

Gazetari Ilir Berisha: Flitet se ti ke pas edhe pancirini ushtare po dua te pyes pse e ke mbajtur mbrapa shpine e jo përpara siç duhet?

Alketa Pireva: Shumë e vërtet e kam mbajt pas për arsye se përpara nuk ju frigojsha askujt dhe nuk e kam pas problem po të më vriste dikush ball për ballë.

Gazetari Ilir Berisha: Çka e karakterizon më së shumti frymëzimin tënd për të qenë pjesë e luftës?

Alketa Pireva: Unë jam frymëzuar më së shumti dhe jam inkuadru në radhët e ushtrisë për një arsye, edhe pse ajo nuk ndodhi, Bashkimi Kombëtar - kjo ishte dëshira ime.

Gazetari Ilir Berisha: Si e keni ndie veten dhe pas sa kohe i ke takuar prindërit?

Alketa Pireva: Shumë shumë mirë beso sa që nuk mundem ta përshkruj dot atë ndjenjë. Ishte një përjetim i madh që pas dy vitesh takoj prindërit dhe vëllanë. Nga ana ime ishte e veçantë po edhe nga ana familjare se takuan vajzën e gjallë. Në fakt unë asnjëherë nuk i kam lajmëruar prindërit. Vetëm në fillim kur i kam tregu mamit që kam hy në radhët e UÇK-së pas dy javësh e kam lajmëruar, edhe një hërë tjetër që jam mirë edhe më pas asnjë herë më sepse kisha obligime që ja parashtova vetes. Ishte amanet që duhet të punoja për çështjen të cilën e kisha obligim për popullin Shqiptar.

Gazetari Ilir Berisha: Po të kërkohet edhe një herë kontributi për Bashkim Kombëtar a do te jetë sërish Alketa Pireva në Front?

Alketa Pireva: Po. Së pari do ta kisha shikuar kush po e udhëheq dhe nëse e kisha parë të arsyeshme që t'i bashkangjitem atij apo asaj në radhat e komandës. Po prapë edhe pse jam nënë e 4 fëmijëve do kisha shkuar për të dhënë kontributin tim me aq sa kam mundësi.

Gazetari Ilir Berisha: Përse nuk qëndrove në Kosovë ku ti vetë ke dhënë kontributin për këtë liri sado pak që e gëzojmë?

Alketa Pireva: Për shumë arsye, pas përfundimit të Luftës u bënë shumë klane në vendin tonë, u krijuan shumë parti, filloi përçarja ndaj vëllaut me vëllanë, u vritenin ndërmes veti. Ika pasi pashë se si u bë gjendja dhe nuk pashë ndonjë prespektivë. U riktheva në atdhe që të jetoja me njerëzit me të cilët luftova bashkë me ta. Por kur përfundoi lufta jam e zhgënjyer që disa prej tyre nuk paskan luftuar për Pushtet të Atdheut tonë, po paskan luftuar për të jetë i pari i vendit .

Gazetari Ilir Berisha: Tani jeni Arkitekte dhe merreni me modelizëm. Si e ndieni veten në këtë profesion?

Alketa Pireva: Arkitekturën e kam pasur ëndërr si vajzë e re dhe kam përfunduar studimet në këtë zanat. Kurse në modelizëm, kam punuar si modele në Londër sepse e kisha si hobi si çdo vajzë që ëndërron të jetë në qendër të vemendjes para njerëzve. Njëra ndër ato isha edhe unë ku tash mu ka bë profesion që nuk mundem ta le. Nuk e imagjinoj dot të jem largë Modës.

Gazetari Ilir Berisha: Cili ishte pasioni juaj për këtë profesion?

Alketa Pireva: Si e re më kujtohet sfilata e parë për një butikë në Londër ku kam bë reklama për veshje të vajzave të moshës 10 vjeçe dhe ëndërroja si ta cekja më lart e të bëhem yll në atë kohë.

Gazetari Ilir Berisha: Sa ja keni arritur qëllimit tuaj deri më tani me Modelizëm?

Alketa Pireva: Kam punuar shumë. Atë që kam pasur dëshirë dhe e kam kërkuar ja kam arritur sa do pak mendoj. Ende më presin sfida të mëdhaja në të ardhmen.

Gazetari Ilir Berisha: Ke vizituar shumë vendë të botës. Cili vend të ka lënë përshtypje?

Alketa Pireva:  Përveç Atdheut Shqiptar, do kisha veçuar dhe zgjedhur të jetoj në Amerikë, për shumë arsye.

Gazetari Ilir Berisha: Cili është mesazhi juaj për shqiptarët?

Alketa Pireva:  Së pari dua t’ju përshendes ju Gazetari Ilir Berisha, ish shoku im i Luftës ku kontribuam së bashku për një vizion, për qëllimin e përbashkët për "Bashkimin e Trojeve Shqiptare". Dhe shpresoj që të vijë ajo ditë që sërish t’i bashkojmë duart e ta bëjmë bashkimin dhe t’i tregojmë botës se Shqiptar janë Bashku dhe janë Forcu.

Mesazhi im për Rininë Shqiptare, do i kisha lutur nga zemra të punojnë e të mësojnë se dituria e shqiptarëve e bën bashkimin, bën forcën. Sa më shumë edukatë ne kemi, aq më intelektualë do jemi dhe do ta vlerësojmë historinë e popullit shqiptar, se kush jemi dhe nga kemi ardhë.



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora