E premte, 29.03.2024, 03:59 PM (GMT)

Kulturë

Cikël poetik nga Pal Neçaj

E enjte, 16.08.2012, 06:41 PM


Atdheun e krijuan poetet
- Cikël poetik me 7 vjersha-
Nga: Pal Neçaj, NY, USA

…!
Edhe unë i qëndroj kësaj thënie, se Atdheun e krijuan poetet.
Atdheu kishte qene ketu me shekuj, por në kushtet kur vetëm ne shekullin e XX u lejua alfabeti shqip e shkolla shqipe, atdheu mbetej i mjegulluar. Ai jetonte vetem në kujtesen e rralluar të breznive të plakuar e të molisura.
Rilindasit krijuan letersinë dhe historinë e shkruar, duke i vetedijësuar kështu shqiptarët për rrugën nga vinin dhe ku do të shkonin. Ata i vetedijesuan shqiptaret per vlerat e tyre ne kohen kur Atdheu dhe ekzistenca e tij kishin shkuar ne zgrip.
Poetet, pra, rikrijuan Atdheun.
Nga të dhenat që  jep interneti, kurrë më parë nuk ka pasur poetë, shkrimtarë, artistë etj shqiptare sa sot, në të gjithe metropolet dhe cepat e planetit. Ata po krijojne nje letersi të tere shqipe, anipse jo gjithmonë me nivele të larta. Por në keto libra se pari, është zemra.
Nje liber poetik ku se pari rreh nje zemer e permalluar – eshte edhe libri i Pal Neçajt me një titull metaforik e trondites “Enderren e lashe atje“.
Pal Neçaj ka rreth 2 dekada që jeton ne Nju Jork, SHBA, atje ku nuk dallohet nata me diten, ku s'ka agime e muzgje, per shkak te dritnajes se pafundme ne hapsirë e kohë.
Ky liber ka tre simbole:
Gurin,
Dheun,
Ëndërren,
…!
(Nga parathenia e poetit Hamit Aliaj, për librin “Ëndërren e lashë atje”)

1. Guri me thërret

Del në maje të Kakisë
Një gur ngjyra ngjyra si ylber
E me thërret:

Eja e me merr,
Bej nga unë një statuje të vogël,
Në formen e Atdheut.

Ose me vendos diku
Ne murin e kulles tende.

Eja me merr,
E emrin tend shkruaje në mua,
Se besen të dhashe,
Emrin tend do të ruaj.

E fjale do të coj,
Kur të cele qershia e pare,
E fjale do të coj kur ne degen me të larte,
Do të mbetet vetem nje molle,
kuqelushke vjeshtore.
Duke të pritur ty,

E fjalë do te çoj,
Kur dimri me lot bore,
Do te qaje ne halat e pishes Tek kulla jote.
Eja e me merr
Ne mua shkruaje emrin tend Se besen të kam dhënë
Endrren do të ruaj .

2. LOTI I PYJEVE
(Në kujtim të inxhinierit Geg Sokolit)

S'qan veç njeriu, qajne edhe yjet,
Ehu,cfare loti leshojne pyjet,
Thone se kenga eshte loti i burrit,
Po une e njoh lotin e gurit.

E kam pare lotin , faqes se gurit,
Faqes gurit, Nikaj – Merturit,
E kam pare lisin, kur loti i doli,
Per inxhinierin Geg  Sokoli.

Gjithe jeta e tij shkoi neper pyje,
Neper pyje, ne kuvend me yje,
Dhe pedagog ne auditore,
Ato pyje e shoqeruan prore.

Gege zemerbardhi, burre i pashoq,
Qe kuvendonte pyllit me zogj,
E dinte oren kur del lastari,
Njomzen e ahut kur cel se pari.

Vrasja e pabese preu jeten e tij,
Ne ato pyje , atje mbi Dri,
Ah, si gjemoi vajtimi i yjeve,
Plaget ia lau loti i pyjeve.

Po cou nje here, bre, Geg Sokoli,
Se celi njomeza, pranvera doli,
Mos na u vono,bre, profesor,
Studentet presin ne auditor!
./.
Nju Jork, shtator 1992

3. Veten kur vlereson, bota të respekton

Te gjithe jemi bijt e Shqipes krenare
Gjuha, toka, traditat a nuk na bashkojne?
Trimeria, besa, mikpritja, shume bujare
Ketë vertet kush s'guxon t'i mohojne.

Kombi shqiptar ne lashtesine ilire takon,
Nga te cilet rrjedhim dhe per nder e kemi,
Ballkan, Europian, n'vendin autokton,
Cdo theme tjeter si e pasakte do të mbesi.

Mburrja percillet qe nga Pirro, Teuta,
Gjergj Kastrioti, zeri shume lart na coi,
Nena boterore Tereza ne Kalkuta,
Frasherin, Moisiun, Nolin, bota cmoi.

Ne me gjithcka na duhej sebashku ishim,
Dredhite dhe dhuna e huaj, na copetoi,
Fqinjet grabitqare te benin tjetersimin,
Shqiptari kurre s'u perule, po qendroi.

Armiqte tane synuar kane ngahera
Emri arnaut, aranitas, albanez ose shqiptar,
Mos të ekzistojne!
Te groposen n'humnera,
Te shuhen të digjen, si Bruno ne zjarr.

Qellimin e barbarte nuk e plotesuan
Arberia nxorri shume trima mendimtare,
De Rada, Frasheri, Fishta frymezuan,
Osat, Micat, Selamat, Isat, trima luftetarë.

Kur semundja Bosforin ka ligeshtuar,
Ismail Qemali, Kacorri, Boletini,
Flamurin e mosvarur n'Vlorë kan' çuar
Prej turkut, ndigjuan, sllavet Grekt dhe fashistët.

Pa pyetur Europa, Fuqitë e Medha,
Krahun e majte prene per Maqedonine,
Copen me kryesore t'uritunit, Shkja!
Greku gojhapur le "te hame" Camerine.

Kurre shqiptari kete coptim s'e pranoi,
Varrte e Shqipes bijte trima do ti sherojne
Pena shkrojti, pushka asnjehere s'pushoi
Optimist jemi, kombin do e ribashkojme.

Shovenet i verbon vepra e Nolit, Kadarese,
Qoses, Agollit, Podrimes, Budes, Konices,
Krisamte e Kelmendit, Keshtjella e Mehes,
Zeri i Gervalles, Hadrit dhe Kadrisë.

Shoven grabiqare gabim bejne Ilogorite,
Si bari paskositjes ne shumohemi,
Nga toka e tij, Anteu shqiptar merr' fuqite,
Qielli po hapet, ne shqiptaret do të bashkohemi.

Perëndimi, Lindja, Jugu dhe Veriu,
Myslimane, ortodokse, apo katolike,
Te njejtin gjak, gjuhe, shqiptare vetiu,
Ne menjde të kemi gjithmone, nat e dite.

Te vleresojme veten per te na njohur bota,
Shpata, topi, intriga kurre mos  te na ndaje,
Grushtbashkuar si shega me kokrra,
Korbi i Zi, Shqiponjen s'mund të haje.

O burra shqipetarë! Cohuni sot sa kurre,
Si Gjergj Kastrioti, besen te shtrengojme.
Teresisht të bashkuar perreth Shqipes flamur,
Mencuria, forca ku duhet t'qellojne.
./.
NEW YORK, Shtator 1993

4. KENGETARIT SYK PAPLEKA

Lajmin e rende mora me lot dhe dhimbje,
Kengtari ze bilbil qenka ndare nga jeta,
Djali me xhevahir nga vendlindja ime
Ne prag t' tridhjetepese vjetorit, Syk Papleka

Fshati Lekbibaj, familje atdhetari,
Rreze Alpeve të bukura gjithe frymzim.
U rritet Syk Papleka si shtylle bajraku,
Sebashku me sharkine, kengen gjith' defrim.

Shtatlarte, brun i bukur tere fisnikri,
Gojembel, djal besnik, si zan' mali zanin,
I urt', i dashur per familje, shoqeri,
Vdekja e pa bese na e mori kengtarin.

Kush e njohu Syk Papleken dhe nuk lotoi ?!
I muzikes se lehte dhe popullor kengetar,
Pranvera m' lule zemren ia ndaloi
Artistit "Laurant i cmimit të pare".

Kendoi Atdheun, i kendoi Lirise,
Herojve të kombit, Gjergj Kastriotit,
Bukurise rinore, jetes, dashurise,
Selam Labit, Mic Sokolit.

Perftyroj Zanat bjeshkve te Kakia,
Duke vajtuar me ze, veshur ne te zi,
Gjamen e burrave, piskamen djelmnia,
Lulet e blirit a thua mos jane nxi?!

Mbeti i gjalle ne mes të gjallve,
E kujton Tirana, Lezha dhe Kosova,
Syk Paplekan ze emblin e festivaleve,
Gjirokastra, kurr' nuk e harron Tropoja.

Me lahuten dhe sharkine e tij ' ne dore,
Sa te jete Shkelzeni dhe t' rrjedhin lumi,
Malsia e Gjakoves shikon gjithmone,
Buze Valbones ne Bajram Curri.
./.
Nju  Jork, Qershor 1994

5. Unë dhe Ti,

Krejt ndryshe perceptojme jeten,
Ti si gjeldeti i fryre nga te ndyrat para,
Une jetoj largkombit tim, por i qete,
Ti kapardisesh para nje populli te vuajtur fukara,

Une ndiej dhembje, them:
perseri mbeti.
Shqiperia e zhgenyer buze lumit,
… Pa urë, pa va!
./.
Nju Jork, qershor 1996

6. MBRAPA T’VJEN DETI ME VALË...
( Gjeneral Skënder Doçit, komandant i
batalionit “Atlantiku” në luftën e Kosovës)

Gjeneral me flokë të bardha,
Edhe i herë të erdhi radha,
Gjamë të madhe po leshon dheu,
Në rrezik, prap është Atdheu.

Mblidhi djemtë në Amerikë,
N'batalionin “ Atllantik “,
Fluturo, shqipe mbi dete,
Shqiptarinë e ke me vete.

Kur te bash me hy ne Shqipni,
Ndalu n,Vlorë, si në rini,
Balle per balle me bishen sllave,
Shqiptarisë faqen ia zbardhe.

Kur Shqipnia pati derte,
Komanda, ti ne nëndetse,
Ishin vitet gjashtëdhjetë,
Legjendar mbete përjetë.

Kur të hysh Ti në Prizren,
Niman Syla para të del,
Niman Syla i Krasniqes,
Me flamur në kohë të Lidhjes.

Niman Syla gjyshi yt,
N'jatagana, fyt në fyt,
Bashk me t'gjyshin Oruç Hasa,
Nam të madh kan lanë tek pasha.

Prej Pashtrikut po vjen zani,
Çou njeherë, Veli Nimani,
Djalin tend del e prite,
Te ka ardhe prej Amerike.

Ti, ne luften partizane,
Me brigaden tropojane,
Komandat Veli Nimani,
N'malet tona, larg t'shkoi zani.

Vala e bardhe e Erenikut,
E pyet zanen e Pashtrikut,
“Atllantikut”, kush i prin,
Mbi barbart po ben kerdinë.

Drini i bardhë e Drini i Zi,
Kan me shkrue emnin e tij,
Skender Doçi, deli-djalë,
Mbrapa i vjen deti me valë.
./.
Nju Jork, qershor 1999

7. PËRMALLIMI

Strukur ne zemer me ka mbetur,
fotografia e gjalle e mallit per Ty,
nuk me largohet nga kujtesa per asnje cast.
jam i detyruar të takohem me Te,
ne cdo vakt,mengjes,mesdite, mesnate dhe të të flas !

Nga njehere temperature e larte,
me con ne "shkrirje”.
E si metal i pavlere vetja me duket
duke perballuar zjarmine fatale.

Rastis te behem me shume i ftohte,
se akulli por, nuk ngrihem,
Po perse nuk digjem as nuk ngrihem ?
Se me flet Ti nga qenia ime
e ngulitur ne thellesi e shpirtit, ku asnje kirurg,
nuk mundet te heqira, sepse duhen "operue”
te gjitha qelizat e trupit tim.

Kjo me ben, te mbrohem,
por duke u djegur eshke, nga malli per vendin tim,
nenen me te madhe te shqiptarit
Zonje e rende SHQIPERINE

Kur je larg saj, ia dine vlrene, rendesine
dhe une them me mendje:
Ah sikur te behesha guri i bjeshkes time
ne malin e bukur të KAKISË!
./.
Nju Jork, shtator 1996

(Përgatitur për botim në ZSh, nga redaktori ynë në USA, Zeqir Lushaj, gusht 2012)
Shenim: -Titulli i Ciklit poetik, është huazuar nga parathënia e poetit Hamit Aliaj-



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora