E diele, 24.01.2021, 02:24 AM (GMT)

Faleminderit

Ali R. Berisha: Pak fjalë për jetën dhe aktivitetin tim letrar e gjuhësor

E enjte, 16.08.2012, 07:59 PM


PAK FJALË PËR JETËN DHE AKTIVITETIN TIM LETRAR E GJUHËSOR -

ME RASTIN E 7O VJETPORIT TË LINDJES DHE BOTIMIT TË KATËR VEPRAVE LETRARE

NGA ALI R. BERISHA

Kam lindur në lagjen e bricorëve të fshatit Qallapek të Lugut të Baranit me 20. 7. 1942. Shkallët diturore e arsimore i kam arritur duke filluar prej shkallës së parës që e kam marrë nga prindërit, pastaj në shkollën fillore në Baran dhe në Deçan, në Gjimnazin e Pejës, në Fakultetin Filozofik - Dega Gjuhë dhe Letërsi shqipe, në Universitetin e Prishtinës, ndërkaq shkallën tjetër nga Jeta, nga librat, mediat e kështu me radhë. Kam bërë punë të ndryshme, duke filluar që nga punët e bariut (si fëmijë), të bujkut, e më vonë të arsimtarit, të gazetarit, të përkthyesit, të kulturës, të profesorit të gjuhës e letërsisë, të gjuhës latine etj.. Vendësisht kam punuar në Baran, Prishtinë, Mitrovicë e kohëve të fundit në Gjimnazin “Luigj Gurakuqi” në Klinë, prej ku edhe kam dalur në pension. Dendurisht e më se gjati jam marrë me krijime letrare, gjuhësore, kritikë, publicistikë etj., me të cilat kam filluar që nga bankat e shkollës fillore dhe vazhdoj edhe sot e kësaj dite. Kam qenë dhe vazhdoj të jem bashkëpunëtor i të gjitha revistave dhe gazetave që janë botuar në Prishtinë dhe Shkup, kurse kohëve të fundit edhe me disa që botohen në Tiranë. Përshtypje më të mbresëshme më ka lënë aktiviteti im si aktor me studentët e Prishtinës në fillim të viteve të ’70-ta, kur e kemi përgatitur, në regjinë e Kristë Berishës, dramën Trimi i mirë me shokë shumë,  të Sulejman Pitarkës. Atë e kemi shfaqur anembanë Kosovës, në Maqedoni, në Mal të Zi, madje edhe në Hvar të Kroacisë, duke zënë atje vendin e dytë në festivalin e grupeve amatore  në nivel të Jugosllavisë. Në atë dramë kam luajtur rolin e Engjëllit. Në fushën e punës krijuese jam ndjerë shumë i gëzuar kur me rastin e botimit të Fjalorit të fjalëve të reja, shtypi e vlerësoi shumë lart punën time, duke shkruar edhe këtë; “Hidhen bazat e një leksikografie të re në fushën e neologjisë” – Ragip Sylaj, Zëri(ditor), 6.1.07. Librin e aforizmave shkrimtari Nazmi Rrahmani e quan “Libër të rrallë e me vlera përmasash kombëtare”. Edhe për poezitë e mia janë shprehur shumë pozitivisht kritikët Ali D. Jasiqi, Prend Buzhala e të tjerë.

Kam botuar:

1.Vëllimin e parë: Poezi me titull në fund – “Jeta e re”, Pri. 1997,

2.Vëllimin e dytë: S’ka më po e zi – KL “Vorea Ujko”, Klinë 2005,

3.Vëllimi i tretë: Poezi e lashtore, - KL “Vorea Ujko”, Klinë 2008,

4.Nga fusha e neologjisë: Fjalor i fjalëve të reja, Pejë 2006,

5.Nga fusha e aforistikës, në bashkëautorësi me Luz Përnokajn; Aforizma nga autorë

Shqiptarë në katër vëllime – “Faik Konica” Pri. ; vëllimi I - 2007, vëllimi II, - 2008, vëllimi III – 2011,  dhe vëllimi IV – 2012.

6.Tregimet : Hijet e flladitshme të diellit, “Dukagjini”, Pe. 2012,

7.Vëllimi i katërt me poezi: Agu e hap dritarën vetë, 2012 dhe

8.Monografi për dramën “Trimi i mirë me shokë shumë, 2012.

Jam anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës dhe i Shoqatës së Gjuhëtarëve të Kosovës.

Meritojnë një vëmendje të veçantë edhe dhjetra e dhjetra artikuj: kronika, analiza nga fusha e drejtshkrimit në gjuhësi, e botimit të librave, nga sfera pedagogjike, analiza kritike,  për fjalëformimin e autorëve të caktuar, polemika, e të tjera. Kam drejtuar revista e publikime revista të nxenesve dhe studentëve, revistën lokale “Jehona e Dukagjinit” në Klinë, kam organizuar dhe shfaqur me sukses drama e recitale me anëtarët e SHKA – në Mitrovicë dhe Klinë.

E njoh si fat të mirë përcaktimin tim për t’u marrë me neologji dhe aforistikë, pasi që kjo punë imja më fut në kontakte të dendura me intelektualë të shumtë, të cilët më ndihmojnë pamasë. Pa ‘ta as veprat e mia e as adhurimi për këto fusha intelektualo-shkencore nuk do të lindnin.

Pres edhe ndihmën dhe përkrahjen tënde, lexues i nderuar!

Dy janë projektet e mia afatgjate: Ribotimi i Fjalorit të fjalëve të reja (i plotësuar – tani është shënuar materiali per rreth 20.000 fjalë) dhe vazhdimi i botimit të vëllimeve  të rinjë me aforizma. E të mos i përmend edhe veprat e tjera ne dorëshkrim – 2 romane Fjalorthin e të folmës së Lugut të Baranit, fjalorthin e fjalëve të reja të autorëve kosovarë, të formuara para Kongresit të Drejtshkrimit, Fjalorthin nga leksiku stilistik – zëra dhe onomatope e të tjera.

Me rastin e 100 vjetorit të  pavarësisë së Shqipërisë dhe të 70 vjetorit të lindjes i kam hyrë punës që të botoj 4 vepra:

1.Aforizma nga autorë shqiptarë, në bashkëautorësi me Luz Përnokajn, vëllimi IV,

2.Vëllimin me tregime: Hijet e flladitshme të diellit,

3.Vëllimin me poezi: Agu e hap dritaren vetë dhe

4.Monografinë: “Trimi i mirë me shokë shumë”, në bashkëautorësi me Sylë Osmanajn.

Për mbështetjen financiare për botimin e këtyre veprave më kanë shprehur gatishmërinë: 1.Drejtorati për Kulturë, Rini dhe Sport i Pejës,

2.Korporata “Dukagjini” në Pejë,

3.Restorani “Univers”, në Pejë dhe

4.Ndërmarrja Nedex, Shoping City Në Pejë si dhe dhjetra kolegë, miq e dashamirës të artit të shkrimit,  për çka u shpreh falenderime nga zemra.



(Vota: 8 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora